Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar buxhet prej 1 miliard eurove për mbrojtje. Kurti ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm, do të nisë edhe programi i rezervës vullnetare. “Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 […]
Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli ka vizituar një bazë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën, duke dhënë mesazhe të forta në një kohë tensioni të shtuar në rajon. Gjatë vizitës, Vuçiç deklaroi se forcat serbe janë më të përgatitura se kurrë, duke kujtuar mobilizimin e një dekade më parë: “Mos […]
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt “Dita e Forcës” — ku dyert e ushtrisë u hapën për të gjithë qytetarët që dëshironin të shihnin nga afër pajisjet ushtarake dhe strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se sot është një ditë krenarie për vendin.
“Gëzuar Dita e Ushtrisë sonë. Sot është një ditë krenarie sepse ushtria jonë e sotme është pasardhëse e denjë dhe krenare e UÇK-së. Në radhët e ushtrisë sonë çdo ditë po shtohen djem e vajza që duan t’i shërbejnë atdheut. Së bashku do të ecim përpara për ta bërë ushtrinë tonë që çdo ditë e mbron shtetin tonë me sakrificë”.
Ndërsa, ish-kryekuvendari Dimal Basha përshëndeti kontributin e FSK-së, duke thënë se ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Ushtria jonë është vazhdimësi e lavdishme e popullit tonë. Jemi jashtëzakonisht krenar që FSK mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shpresoj që kjo punë e mirë të vazhdojë për një ushtri paqedashëse dhe për të gjithë ata që ranë për vendin tonë”.
Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli për rëndësinë e mbrojtjes dhe sigurisë, përcjell Telegrafi.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë që t’i vizitojmë FSK-në në prezantimin e armatimit të tyre. Kjo na bën krenar që të ndjehemi të sigurt... është ditë e lumtur për të gjithë ne, sepse me FSK dhe me këtë ushtri të pajisur kaq mirë, brezat e rinj do të jenë të sigurt që të jetojnë në paqe dhe të lulëzojnë”.
Ai nënvizoi po ashtu se FSK–ja sot është shumë më e pajisur se më parë.
“Më përpara ushtria jonë ka pasur vetëm automatikë dhe revole, ndërsa tani FSK është e pajisur me pajisje moderne …kemi më shumë se dyfishim të kapaciteteve. Po ashtu planifikojmë të marrim edhe helikopterë tip 'Black Hawk' nga aleatët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Në “Ditën e Forcës” sot, shumë qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë vizituan kazermën.
Ata kishin mundësi të takonin ushtarët, të shihnin pajisjet, e në disa raste edhe të bënin fotografi me udhëheqësit e lartë të shtetit. /Telegrafi/
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës, do të zhvillojë më 15 nëntor 2025 një stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë.
Sipas njoftimit, stërvitja do të përfshijë marshim kondicional dhe lëvizje të këmbësorisë, me prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.
Komuna thekson se aktiviteti zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor të FSK-së dhe nuk ka arsye për shqetësim për qytetarët.
Qytetarët këshillohen të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjeve në zonën e stërvitjes dhe të respektojnë sinjalizimet në terren. /Telegrafi/
Vendi strategjik i Porto Palermos, buzë detit Jon në Himarë, ku ka qenë baza ushtarake dhe tunelet nënujorë për anijet, do t’i jepet privatit për të ndërtuar resort. Projekti është nisur nga Korporata e Investimeve Shqiptare para 3 vitesh, por asnjëherë nuk është bërë publik. Një vendimmarrje tepër e guximshme e drejtuesve të kësaj Korporate, […]
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Venezuelë, duke përforcuar praninë e forcave amerikane në Karaibe dhe duke fluturuar bombardues B-52 pranë bregdetit të vendit këtë javë. Ndërkohë, presidenti venezuelian Nicolás Maduro po përgjigjet duke ripozicionuar trupat, duke mobilizuar miliona ushtarë dhe duke kritikuar aktivitetet amerikane, një tension që sa […]
India ka kaluar Kinën, duke u renditur si fuqia ushtarake ajrore e tretë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kështu bën të ditur raporti më i fundit i Drejtorisë Botërore të Avionëve Modernë Ushtarakë, i publikuar nga Newsweek. Kina, që prej vitesh cilësohej si lideri ushtarak ajror i Azisë, tani […]
Oficerët e BKH-së ushtruar ditën e sotme kontrolle në ambientet e biznesmenit Artan Dulaku, në lidhje me hetimet që po kryen për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë. Gzetari Elton Qyno, i ftuar në Syri tv, tha se procedimi penal është regjistruar që në vitin 2022, por më […]
TEL AVIV, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Ushtria izraelite do të qëndrojë në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu nga Uashingtoni.
“Ne do t’i rimarrim të gjithë pengjet tona, të gjallë e shëndoshë e mirë, ndërsa Tsahal (ushtria izraelite) do të mbetet në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës”, deklaroi Netanyahu, pasi mbështeti publikisht një plan paqeje te presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Plani i Trump parashikon vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi në Rripin e Gazës, ndërkohë që ushtria izraelite tërhiqet.
“Na është thënë se ju duhet të pranoni kushtet e Hamasit, ushtria izraelite duhet të tërhiqet, dhe Hamasi mund të forcohet, të kontrollojë Rripin e Gazës… Jo, jo, kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai në videon e postuar në llogarinë e tij në Telegram./ /f.k/ /os/ a.jor.
Momenti që ushtria izraelite bombardi Kullën e Mekës në Gaza, u regjistrua me një video duke u bërë virale në rrjetet sociale.
Më parë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite lëshoi një urdhër “urgjent” për zhvendosje të detyruar të banorëve të mbetur në lagjet Remal, Sabra, zonën e portit dhe pjesë të Rrugës Beirut në Qytetin e Gazës.
Në mesazhin e tij, ai tregoi një ndërtesë shumëkatëshe, por pa e emërtuar atë në asnjë mënyrë, dhe tha se ushtria “do ta sulmojë ndërtesën së shpejti”, duke pretenduar se brenda ose pranë saj kishte “infrastruktura terroriste të Hamasit”, megjithëse nuk u dhanë prova.
“Ju kërkohet të evakuoni menjëherë ndërtesën dhe të shkoni në jug, në zonën humanitare në al-Maëasi”, tha Andrai. Megjithatë, bombardimet janë duke vazhduar.
Kryeministri Edi Rama ka folur për aleancën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ftuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Rama tha se kjo nuk është aleancë për të sulmuar dikë, por thjesht një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes tri shteteve demokratike.
“Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes. Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar vendosjen e trupave në Portland, Oregon, duke autorizuar përdorimin e “forcës së plotë” nëse është e nevojshme, siç raporton BBC. “Po i drejtoj Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, të vendosë të gjitha trupat e nevojshme për të mbrojtur Portlandin e shkatërruar nga lufta, si dhe çdo objekt të ICE nën […]
Izraeliti Ron Yeffet ka hyrë masivisht në sektorët më të fuqishëm të ekonomisë shqiptare: energji, transport, resorte turistike, teknologji digjitale, dhe së fundmi edhe në industrinë e armatimeve. Të gjitha këto i ka fituar me vendime të qeverisë dhe me bekimin personal të Edi Ramës. Në gusht 2025, Yeffet mori monopolin e armatimeve dhe automjeteve […]
Në fjalimin e saj më të fundit për gjendjen e Bashkimit Europian, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paraqiti një axhendë ambicioze që preku sferat kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Evropës: nga forcimi i mbrojtjes, pavarësia në prodhim dhe investimet në teknologji, tek agjenda e gjelbërt dhe mbështetja për Ukrainën.
Ndërkohë që retorika ishte e fuqishme, ekspertët vënë në dukje për Faktoje se realizimi i këtyre objektivave përballet me pengesa të konsiderueshme, si brenda BE-së ashtu edhe në kontekstin global.
Ushtria europiane
Një nga pikat më të theksuara gjatë fjalimit të Von der Leyen ishte domosdoshmëria që Europa të sigurojë vetë mbrojtjen e hapësirës së saj dhe sigurinë. Koncepti për një ushtri të përbashkët europiane që ka qarkulluar për dekada, së fundi u risoll në vëmendje pas deklaratave të Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, që ngritën dyshime sa i përket qëndrueshmërisë së NATO-s. Gjithësesi kjo ide asnjëherë nuk ka marrë formë konkrete.
Ilir Kalemaj thekson se pavarësisht propozimeve të vazhdueshme për një ushtri europiane, që kanë ardhur kryesisht nga presidentët francezë si Chirac, Sarkozy apo Macron, asgjë nuk ka ndodhur për shkak të NATO-s dhe mungesës së mbështetjes panevropiane.
“Për shkak të nevojës për fuqizim të NATO-s, thellim të partneritetit euro-atlantik, shpenzimet që duhet të shkojnë deri në 5% të PBB-së të vendeve anëtare deri në vitin 2035, mendoj se do ishte gati i pamundur krijimi i një ushtrie të BE në këto kushte
Ilir Kalemaj – Studiues dhe lektor në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime të BE-së
Madje të panevojshëm e vlerëson Kalemaj krijimin e një ushtrie të tillë.
Për ish-komandantin e Forcave Detare, Artur Meçollari, ideja e pavarësisë ushtarake të Evropës vjen si pasojë e situatës globale. Kjo nënkupton pavarësi nga SHBA-ja, gjë që duket tejet e vështirë për BE-në për shkak të disa faktorëve sipas tij.
“Ende (BE) nuk ka një kuptim të përbashkët mbi kërcënimin rus, ka përplasje interesash të forta midis anëtarëve lidhur me buxhetin e mbrojtjes dhe ndihmën ndaj Ukrainës, dhe për më tepër BE nuk ka një shtet lider, fuqia e të cilit të krijojë ballanca të brendshme unifikuese. Kjo, mund të ilustrohet me shprehjen se ‘NATO nuk mund të ekzistojë pa SHBA”
Artur Meçollari, ish-komandant i Forcave Detare
“Ende (BE) nuk ka një kuptim të përbashkët mbi kërcënimin rus, ka përplasje interesash të forta midis anëtarëve lidhur me buxhetin e mbrojtjes dhe ndihmën ndaj Ukrainës, dhe për më tepër BE nuk ka një shtet lider, fuqia e të cilit të krijojë ballanca të brendshme unifikuese. Kjo, mund të ilustrohet me shprehjen se ‘NATO nuk mund të ekzistojë pa SHBA”, argumenton Meçollari.
Realizimi i një ushtrie të tillë përballet edhe me kufizime të mëdha praktike në këndvështrimin e Ledion Krisafit, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo sepse, sipas tij, Evropa ka mungesa të mëdha ushtarake, dhe ekonomikisht është në vendnumëro krahasuar me SHBA-në dhe Kinën.
“Madje edhe teknologjikisht [Europa] është shumë mbrapa SHBA-ve dhe Kinës. Nuk ka asnjë kompani të madhe teknologjike që të jetë në Europë. Vështirë që pa zhvillim ekonomik, pa zhvillim teknologjik dhe me një emigracion masiv që po shpartallon strukturën sociale dhe demografike të vendeve evropiane, të arrijë të realizojë reforma të tilla në 4 vitet e ardhshme”
Ledion Krisafi – ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare
Marrëdhënia BE – SHBA
Një skenar më realist dhe i mundshëm është një bashkëpunim mes Washingtonit dhe Bashkimit Europian në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së kontinentit të vjetër. E ndonëse ideja e një ushtrie europiane mund të duket si kërcënim, në fakt ajo mund të jetë thjesht një formë presioni mbi SHBA-në që të rishikojë angazhimin e saj për sigurinë në Europë.
Nëse Washingtoni do e shohë vizionin e shprehur nga Presidentja Von der Leyen si marrje të më shumë përgjegjësive të shteteve anëtare, duke ruajtur rolin e NATO-s dhe SHBA në sigurinë Europiane, atëherë jemi përpara një zhvillimi pozitiv sipas Artur Meçollarit.
Për Ilir Kalemajn, Washingtoni është i interesuar dhe e ka shprehur që kërkon që vendet europiane të investojnë më shumë brenda NATO-s, dhe nëse BE-ja e ka mundesinë, kapacitetet dhe aftësinë për të zhvilluar dhe një ushtri paralele evropiane, kjo nuk do të përbënte shqetësim real për Washingtonin.
Edhe Ledion Krisafi nuk e sheh të “kërcënuar” aleancën euro-atlantike nga Europa. Sipas tij, BE-ja mbetet e varur nga SHBA për sigurinë e saj, në kushtet e mungesës së një ushtrie të përbashkët dhe të aftësive të kufizuara. “Rritja e buxheteve të mbrojtjes dhe forcimi i mekanizmave europianë është një hap drejt autonomisë, por jo një kërcënim real për NATO-n”, vlerëson ai.
Në fjalimin e saj, Von der Leyen e theksoi disa herë nevojën për të mbështetur fortë Ukrainën dhe kërkoi mobilizim të fondeve për rindërtimin e vendit. Ekspertët vënë në dukje se zhvillimet në Ukrainë do të jetë sprova e madhe jo vetëm që do të tregojë sa e angazhuar është SHBA-ja në mbrojtjen e Europës, por edhe se sa i qëndrueshëm është Bashkimi Europian në vetvete.
“Nëse lufta në Ukrainë vazhdon, BE do të jetë e detyruar të ndërhyjë më shumë. Kjo situatë mund të vërë në dyshim të ardhmen e Bashkimit Europian,” vlerëson Krisafi.
Impikimet për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë
Sesi këto ambicie politike të Bashkimit Europian do të ndikojnë mbi politikat e zgjerimit dhe mbi të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo do të shihet me kohën, vlerësojnë ekspertët.
Ajo që dihet deri më sot, si vijshmëri e proceseve të mëparshme historike të BE-së qysh prej fillimeve të saj, sipas Ilir Kalemajt, është se anxhendat e thellimit, ku përfshihen edhe mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë, shkojnë në drejtim të kundërt me përpjekjet për zgjerim.
Në anën tjetër, një nga pasojat e mundshme të politikave të parashtruara nga Von der Leyen sipas Ledion Krisafit është hapësira për kompromis më të madh ndaj vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
“Zgjerimi në fund të fundit ka qenë gjithmonë një vendim politik. As Bullgaria e Rumania në 2007-ën nuk ishin gati për në BE, por u pranuan. E njëjta gjë më shumë mundësi do ndodhë dhe me Shqipërinë apo Malin e Zi. Po bëhen 12 vjet nga anëtarësimi i Kroacisë dhe 15 e më shumë vite që vendet e Ballkanit Perëndimor janë kandidate për në BE dhe një periudhë kaq e gjatë kohe mund të dekurajojë shumë nga këto vende”, argumenton Krisafi.
Përfundim: Ambicie dhe realitet
Analiza e ekspertëve tregon se, me gjithë retorikën ambicioze të Von der Leyen, realizimi i objektivave të saj mbetet i kufizuar nga kapacitetet reale të BE-së.
“Objektivat që shpalosi Von der Leyen janë gati të pamundura për tu realizuar, duke marrë parasysh buxhetin e Komisionit dhe fuqinë politike të saj, veçanërisht kur disa grupe në Parlamentin Europian kanë kërkuar mocion mosbesimi”, vëren Ilir Kalemaj.
Megjithatë, fjalimi shërben si orientim strategjik, duke treguar drejtimin e Komisionit Europian dhe duke sinjalizuar nevojën për një pavarësi më të madhe në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Sipas ekspertëve, sfidat janë të mëdha, por qasja e qartë dhe ambicioze e Von der Leyen mund të shërbejë si motor për diskutime dhe reforma të nevojshme në dekadën e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe u fokusua te roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.
Kreu i qeverisë tha se vendi ynë po nis rilindjen e industrisë ushtarake.
“Është përherë kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë sonë, por edhe për faktin që ka diçka për të mësuar parej jush. Jemi këtu për të ri konfirmuar gjithçka që ju thatë. Duam të bëjmë më shumë. Po nisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Sigurisht jemi këtu edhe për të folur për mënyrat si mund të qasemi në programin Safe të BE sa i takon sigurisë shkon përtej perimetrit të vendeve të BE dhe mund të jetë i dobishëm për vendet e NATO-s Europë, faleminderit për mikpritjen dhe besoj se jeni 1-sh se keni gjithmonë energji në mëngjes.”, u shpreh ai.
Republika Çeke po rrit fuqinë e saj ushtarake pas tensioneve të shtuar në Evropë, duke porositur 44 tanke Leopard 2A8 të prodhuara në Gjermani, në një marrëveshje me vlerë 1.4 miliardë euro. Ministrja e Mbrojtjes, Jana Černochová, njoftoi se tanket pritet të mbërrijnë gradualisht gjatë viteve 2028-2031. Përveç kësaj, Çekia ka siguruar mundësinë për të […]
TEL AVIV, 29 gusht /ATSH-AA/ – Ushtria izraelite njoftoi se i ka dhënë fund të ashtuquajturës “pauzë humanitare” në Gaza, të cilën planifikon ta pushtojë dhe ku gati 1 milion palestinezë janë strehuar, dhe e ka shpallur atë një “zonë të rrezikshme lufte”.
Ushtria izraelite po intensifikon sulmet e saj në Gazën veriore në ndjekje të pushtimit dhe zhvendosjes me forcë të palestinezëve. Izraeli i cili ka intensifikuar sulmet në Gazën lindore, të cilën planifikon ta pushtojë, synon të zhvendosë me forcë afërsisht 1 milion palestinezë nga zona.
Në një deklaratë me shkrim, ushtria izraelite deklaroi se Gaza është hequr nga e ashtuquajtura “pauzë humanitare”, të cilën e ka shpallur qeveria e Tel Avivit. Në deklaratë Gaza e cila planifikohet të pushtohet, përshkruhet se si “zonë e rrezikshme lufte”.
Pas këtij vendimi, ushtria izraelite pritet të intensifikojë më tej sulmet e saj në Gazën veriore, veçanërisht në qytetin e Gazës.
– Izraeli ka vendosur të pushtojë qytetin e Gazës
Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi një plan më 8 gusht për të pushtuar qytetin e Gazës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një intervistë para mbledhjes së kabinetit se ata synojnë të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.
Lajmet në mediat izraelite treguan se ushtria kishte marrë urdhra për të pushtuar pjesën tjetër të Gazës, por se ky hap nuk pritej të kryhej para shtatorit. Sipas planit, në fazën e parë, afërsisht 1 milion palestinezë do të zhvendoseshin në jug, qyteti do të rrethohet dhe pas sulmeve intensive, ai do të pushtohet.
Faza e dytë parashikon pushtimin e kampeve të refugjatëve në Gazën qendrore, të cilat janë shndërruar kryesisht në rrënoja.
Izraeli e pushtoi Rripin e Gazës për 38 vjet, nga viti 1967 deri në vitin 2005. Sot, Rripi i Gazës, ku jetojnë afërsisht 2.3 milionë palestinezë, ka qenë nën bllokadë të rëndë për 18 vjet. /os/
TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ushtria shqiptare do të pajiset për herë të parë me automjete të lehta shumëfunksionale ‘LMV2’, të prodhuara nga Iveco Defence Vehicles, divizioni ushtarak i kompanisë italiane Iveco.
“Një moment i ri historik për LMV2: Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me automjetet tona…”, shkruan ne postimin e saj në Linkedin, Iveco Defence Vehicles.
Njoftimi i saj po ashtu shpjegon se blerja e automjeteve ushtarake do të financohet nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian për Paqen, ndërsa zbatimi është marrë përsipër nga Agjencia italiane e Industrive të Mbrojtjes.
“Një moment i ri për LMV2: Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me automjete LMV2, në një program të rëndësishëm të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondit Evropian për Paqen dhe të zbatuar nga Agjencia Industriale e Mbrojtjes së Italisë.
Kjo dërgesë përfaqëson furnizimin e parë të IDV me LMV për Shqipërinë, duke konfirmuar më tej këtë automjet si një nga platformat tona më të besueshme dhe më të përhapura gjerësisht në nivel global, të përzgjedhur nga mbi 15 vende për mbrojtjen, shpejtësinë dhe përshtatshmërinë e tij me misionin’, thuhet në një njoftimin e bërë nga kompania italiane.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur për ATSH-në se, “Bashkimi Evropian, nëpërmjet Instrumentit Evropian të Paqes (European Peace Facility), i krijuar në mars 2021 dhe që synon forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendeve partnere si dhe rritjen e sigurisë rajonale e globale, ka mbështetur Shqipërinë me dy paketa ndihmash me një vlerë totale prej 28 milionë eurosh.
Projektet e miratuara do të mbështesin modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Paketa e parë e ndihmës, e miratuar në korrik 2024, parashikon pajisjen me mjete të lehta të blinduara (rreth 20 të tilla) me një vlerë prej 13 milionë eurosh.
Ndërsa paketa e dytë, e miratuar së fundmi, në vlerën e 15 milionë eurove, do të pajisë FARSh me mjete transporti dhe inxhinierike shumëfunksionale, me përdorim të dyfishtë si për mbështetjen e operacioneve të BE-së, ashtu edhe për përballimin e emergjencave civile në vend dhe rajon. I gjithë ky proces, nga pikëpamja buxhetore, prokuruese dhe proceduriale, drejtohet dhe ndiqet nga strukturat e BE-së.
Ndihma e re pasqyron përparimin e marrëdhënieve strategjike BE–Shqipëri, të konsoliduara pas nënshkrimit të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje në dhjetor 2024 dhe nisjes së Dialogut të parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në prill 2025. Ajo vlerëson gjithashtu rolin e Shqipërisë si një partner i ngushtë dhe i qëndrueshëm i BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si kontribuuese në operacionet e BE-së dhe njëkohësisht si aleate e NATO-s.
Sipas ecurisë dhe implementimit të projekteve, media dhe publiku do të mbahen të informuar. Parashikohet që mjetet e para të mbërrijnë në vendin tonë gjatë vitit 2026”.
LMV2 përfaqëson gjeneratën e fundit të modelit të suksesshëm LMV, tashmë i përdorur gjerësisht nga ushtritë e NATO-s.
Ky version sjell mbrojtje të rritur balistike dhe kundër minave, një motor të fuqishëm 220 kuaj fuqi me transmision automatik me 8 shpejtësi, si dhe sisteme të përmirësuara të amortizatorëve dhe rrotave, për t’iu përshtatur terreneve të vështira.
Kabina modulare ofron konfigurime të shumta, nga transporti i trupave deri te përdorimet si ambulancë ose qendër komandimi. Përveç kësaj, LMV2 është i pajisur me teknologji moderne komunikimi, navigimi dhe menaxhimi të betejës, duke siguruar një kombinim të lëvizshmërisë së lartë dhe mbrojtjes së avancuar.
Ky model, tashmë i testuar në misione ndërkombëtare përfshirë Afganistanin, ka zëvendësuar LMV-në e parë në ushtritë e disa vendeve evropiane si Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia. Përmirësimet e tij garantojnë mbijetesë më të madhe për ekuipazhin dhe përshtatshmëri të lartë ndaj skenarëve të ndryshëm operativë.
Për Shqipërinë, LMV2 përfaqëson një hap cilësor në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, veçanërisht krahasuar me flotën aktuale të automjeteve, si Humvee amerikan apo mjetet e pakta MRAP.
Ky zhvillim e vendos vendin në të njëjtin hap me fqinjët, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që tashmë kanë investuar në platforma moderne të ngjashme.
Në aspektin strategjik, furnizimi me LMV2 jo vetëm që rrit gatishmërinë dhe aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura, por gjithashtu forcon partneritetin e Shqipërisë me NATO-n, BE-në dhe Italinë, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit.
Bundeswehr-i ka nevojë urgjente për më shumë njerëz – partnerët e koalicionit, kristiandemokratët dhe socialdemokratët janë dakord për këtë. Kancelari Friedrich Merz, dëshiron ta bëjë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë, e cila kërkon pajisje më të mira dhe dukshëm më shumë se 183,000 anëtarët aktualë. Bazuar në popullsi, por edhe sipas udhëzimeve […]