Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Protesta e PD, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

By: Elva
29 December 2025 at 14:33

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe çështjen e AKSHI-t. Ndërkohë policia njofton se nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë […]

The post Protesta e PD, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim dhe trafik narkotikësh, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja/ EMRI

By: Elva
29 December 2025 at 14:07

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, ndërsa një 26-vjeçar është dorëzuar autoriteteve gjermane. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nga Spanja është ekstraduar shtetasja Marjana Gjona, e dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me 7 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë […]

The post Mashtrim dhe trafik narkotikësh, ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen?

By: Elva
29 December 2025 at 12:08

Një 55-vjeçar, i identifikuar si Hysni Ymeri, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një shpërthimi në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Manush Alimani”. Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua si shpërthim i një boksi elektrik, por më pas OSHEE e përgënjeshtroi këtë version, duke deklaruar se shpërthimi nuk kishte lidhje me matësit […]

The post Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE përplaset me Policinë. Kush gënjen? appeared first on BoldNews.al.

Fotot e këtij polici nga vendet e aksidenteve sot konsiderohen “vepra arti“

29 December 2025 at 12:55


Arnold Odermatt, polic nga kantoni zviceran Nidwalden, fotografoi për më shumë se 40 vjet aksidente dhe vendet e krimit.

Edhe pse fotografitë nuk ishin për publikun, sot konsiderohen vepra arti dhe ekspozohen në muze të ndryshëm në mbarë botën.

Ai gjatë karrierës bëri dhjetëra mijëra foto. /Telegrafi/









Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, një i plagosur

By: Elva
29 December 2025 at 10:35

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një boks elektrik në lagjen “Perash” të Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Raportohet ai ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e shpërthimit. Shpërthen […]

The post Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegale nga Serbia

28 December 2025 at 18:30

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Procesi i votimit në komunat veriore deri në këto momente ka kaluar pa incidente, derisa janë ndaluar hyrjet ilegale nga Serbia për të votuar.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i rajonit të veriut i ka thënë KosovaPress-it, se që nga orët e hershme të mëngjesit, kur është bërë hapja e vendvotimeve në veri të vendit, nuk kemi iniciuar asnjë rast për hetim deri në këtë moment.

“Më herët, gjatë zgjedhjeve të kaluara, kemi pasur informacione se njerëzit po vinin përmes rrugëve ilegale, konkretisht nga ura e Bërnjakut, kalonin tek ne dhe më pas vazhdonin në veri të vendit. Këtë e kemi ndaluar edhe atëherë, por e kemi ndaluar edhe tani paraprakisht. Kjo ka qenë arsyeja pse janë marrë këto masa. Po ashtu, kemi pasur koordinim me Policinë Kufitare, pasi aty janë edhe barkat, si dhe me KFOR-in. Nuk kemi pasur raste për të ndaluar dikë, pasi ata persona janë kthyer nga ajo rrugë”, tha ai.

Elshani komentoi edhe votimin e organizuar të Listës Serbe.

“Në orët e mëngjesit kemi pasur edhe një votim të organizuar, të ashtuquajtur, nga sheshi “Car Lazari” e më pas drejt qendrave të votimit. Kjo ka ndodhur edhe në komunat e tjera të veriut të vendit dhe ka qenë një praktikë e përsëritur edhe herëve të kaluara. Për këtë e kemi njoftuar KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por nuk kemi pasur rast për të hapur”, tha ai.

Ai shtoi se ekziston një plan i përgjithshëm në nivel të Kosovës lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot dhe se ata janë pjesë e atij plani, por me disa specifika për shkak se janë zonë kufitare me Serbinë.

Ai shtoi se në veri ka shumë rrugë ilegale dhe të gjitha janë të mbuluara nga ana e Policisë Kufitare, ndërsa dje edhe nga njësitë e KFOR-it, në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët që kemi.

Sipas tij, deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident në veri. /KosovaPress/

The post Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegale nga Serbia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren/ Elbasan, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

By: Re Nato
28 December 2025 at 17:38

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Ky shtetas aksidentoi për vdekje një këmbësore 64-vjeçare, në aksin rrugor Qafë Thanë–Librazhd.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./abcnews.al

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin

By: Brisi
28 December 2025 at 14:59

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se në sherr është përfshirë […]

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI)

By: Brisi
28 December 2025 at 13:10

Një 57 vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Malaj, është arrestuar nga Policia në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. […]

The post Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Durrës/ 15 vjeçarit i plas fishekzjarri në fytyrë, përfundon te Trauma

By: Brisi
28 December 2025 at 12:55

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit, një ditë më parë. Një i mitur rreth 15 vjeç ka marrë dëmtime në fytyrë si pasojë e shpërthimit të një fishekzjarri. Sipas policisë, i mituri është paraqitur rreth orës 21:45 në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ndërsa më vonë është dërguar në […]

The post E rëndë në Durrës/ 15 vjeçarit i plas fishekzjarri në fytyrë, përfundon te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni

By: Brisi
28 December 2025 at 12:29

Ka ndërruar jetë në spital, 37-vjeçari i cili u përfshi në aksident, një ditë më parë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P përplasi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor. Si pasojë e plagëve të marra 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoferi […]

The post Aksidenti në Elbasan/ Ndërron jetë 37-vjeçari që u përplas nga kamioni appeared first on BoldNews.al.

“Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene

By: Brisi
28 December 2025 at 12:24

Nga Elton Qyno Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit […]

The post “Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene appeared first on BoldNews.al.

Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari

By: Brisi
28 December 2025 at 11:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i regjistruar pak ditë më parë në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se 16-vjeçari ndodhej së bashku me vëllain e tij në një berberhane në Cakran. Teksa priste radhën për t’u qethur, vëllait i kishin mbaruar […]

The post Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO

By: Uesli
28 December 2025 at 12:36

Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri   Policia e Sarandës njofton se, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare në qytetin e Sarandës.     Gjatë kontrolleve të ushtruara në […]

The post Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Kapet me drogë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

By: Brisi
28 December 2025 at 10:35

Një 42-vjeçar, është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, shtetasi A.P, është kapur në fshatin Hajmel me lëndë narkotike në makinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe një sasi municioni luftarak. “Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, […]

The post Kapet me drogë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Albanity, surrogat i kulturës

By: Elsa Demo
28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

E pret një ‘ambient ferri’: Espanyoli merr masa për ta mbrojtur yllin e Barcelonës nga tifozët e tyre

27 December 2025 at 19:01


Përballja e fundjavës së ardhshme në La Liga mes Espanyolit dhe Barcelonës në stadiumin RCDE pritet të jetë tejet e zjarrtë, me dy rivalët e qytetit që përballen për herë të parë këtë sezon.

Tensioni do të jetë edhe më i madh për shkak të rikthimit të Joan Garcias në ish-klubin e tij, për herë të parë që nga transferimi i tij veror te Barcelona.

Kalimi i portierit te rivalët katalanas u kritikua ashpër nga shumë figura të lidhura me Espanyolin, ndërsa tifozët e klubit pritet ta konsiderojnë atë si “armikun numër një” në ndeshjen e së shtunës së ardhshme.

Në pritje të mundshmeve reagime armiqësore ndaj portierit, drejtuesit e Espanyolit kanë vendosur të ndërmarrin masa shtesë sigurie.

Sipas Cadena SER, klubi po planifikon instalimin e rrjetave mbrojtëse pas të dy portave, me qëllim që të parandalohet hedhja e objekteve në fushë.

Espanyoli, i cili është ndëshkuar edhe më parë për raste të ngjashme, dëshiron të shmangë çdo incident në ndeshjen e parë të vitit 2026, pasi Federata Spanjolle e Futbollit mund të vendosë sanksione të rënda në rast të një shkeljeje tjetër.

Klubi e konsideron të domosdoshme vendosjen e rrjetave në të dy skajet e stadiumit RCDE, megjithatë kjo masë ka hasur në kundërshtimin e një grupi tifozësh, La Curva, që është pjesë e Grada Canito./Telegrafi/

Spitali në Skoci djeg trupin e gabuar, nisin hetimet

27 December 2025 at 19:00


Një spital në Glasgow, Skoci, ka nisur një hetim pasi kanë djegur trupin e personit të gabuar.

Gabimi serioz e la një familje pa marrë mbetjet e të dashurit të saj në funeral, ndërsa një tjetër duhet të përballet me faktin se trupi i anëtarit të familjes së saj iu dorëzua gabimisht firmave të varrimeve dhe u dogj, raporton The Guardian.

Spitali Universitar Queen Elizabeth në Glasgow, spitali më i madh i Skocisë, u ka kërkuar falje dy familjeve të prekura nga ky gabim.

NHS Greater Glasgow dhe Clyde, i cili drejton spitalin, konfirmoi se një hetim i plotë është nisur për incidentin muajin e kaluar dhe stafi përgjegjës është pezulluar.

Shkaku u përmend si "gabim njerëzor", me spitalin që pranoi se nuk ishin ndjekur procedurat për identifikimin dhe shënimin e trupave para dorëzimit të tyre nga morgu.

Dr. Scott Davidson, drejtor mjekësor i NHS Greater Glasgow dhe Clyde, u ofroi falje të sinqerta të dyja familjeve.

"Ne kemi procese shumë rigoroze në vend për identifikimin dhe shënimin e trupave që nga mbërritja e tyre në morgjet tona deri në dorëzimin e tyre nën kujdesin e ndërmarrjes së varrimeve", tha ai.

"Na vjen shumë keq që këto procese nuk u ndoqën në këtë rast dhe si rezultat, u shkaktuan shqetësime të konsiderueshme shtesë dy familjeve në një kohë tashmë shumë të vështirë", shtoi Davidson. /Telegrafi/

Katër persona dhunojnë një 17-vjeçar në Greqi, shpallet në kërkim një shqiptar

By: Elva
27 December 2025 at 15:48

Një 17-vjeçar është dhunuar brutalisht mbrëmjen e së enjtes në zonën e Mataragës, në Agrinio të Greqisë, teksa ndodhej në një lokal së bashku me miqtë e tij. Sipas informacioneve paraprake, katër persona të maskuar, të cilët mbërritën me taksi në vendngjarje, kanë hyrë në ambient dhe e kanë nxjerrë me forcë të miturin jashtë, […]

The post Katër persona dhunojnë një 17-vjeçar në Greqi, shpallet në kërkim një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin

By: Uesli
27 December 2025 at 10:07

Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me […]

The post Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin appeared first on Saranda Web.

❌
❌