Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor

8 January 2026 at 21:59


Zjarri që ka përfshirë kompaninë “Comodita” në Gjakovë përbën një goditje të rëndë për industrinë prodhuese të Kosovës dhe për ekonominë e vendit. Ngjarja prek drejtpërdrejt mijëra punëtorë dhe familjet e tyre, qytetin e Gjakovës dhe gjithë zinxhirin ekonomik që varet nga kjo ndërmarrje strategjike.

“Comodita” përfaqëson një shtyllë të prodhimit vendor dhe është një histori suksesi kosovare, e ndërtuar me punë dhe sakrificë ndër vite. Çdo dëmtim i kësaj kompanie reflekton si humbje për ekonominë e Kosovës dhe prodhimin vendor.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me pronarin, Shkëlqim Devollin, menaxhmentin dhe punëtorët e “Comodita”. Po ashtu, ajo kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës, institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, përmes mbështetjes institucionale, financiare dhe administrative, me qëllim rimëkëmbjen sa më të shpejtë të kompanisë dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Në situata të tilla, shteti duhet të qëndrojë fuqishëm pranë prodhuesve vendorë. Mbrojtja e industrisë është njëkohësisht mbrojtje e punëtorëve, familjeve dhe ekonomisë kombëtare.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shpresën që dëmet të jenë sa më të vogla dhe që “Comodita” të ringrihet shpejt dhe më e fortë se më parë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit vendor.

Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Haradinaj: Lajm tronditës për ekonominë e vendit

8 January 2026 at 18:47


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu fabrikën e dyshekëve “Comodita” në Gjakovë, duke e cilësuar këtë kompani si një nga shembujt më të mirë të suksesit të prodhuesve kosovarë.

Haradinaj theksoi se “Comodita”, falë përkushtimit dhe vizionit, ka arritur të jetë konkurrente e denjë në tregjet evropiane dhe botërore, duke përbërë një burim jetese për qindra familje në Kosovë. Sipas tij, lajmi për zjarrin është tronditës jo vetëm për kompaninë, por për ekonominë e vendit në përgjithësi.

Ai shprehu shpresën që nga ky incident të mos ketë punëtorë të lënduar dhe uroi që situata të tejkalohet sa më shpejt, me dëme sa më të vogla.

Po ashtu, Haradinaj falënderoi autoritetet lokale në Gjakovë, Policinë e Kosovës, njësitet e zjarrfikësve si dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për reagimin e shpejtë dhe angazhimin në shuarjen e zjarrit./Telegrafi/


Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje

8 January 2026 at 17:29


(E plotësuar) - Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e dyshekëve “Comodita” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.



Sipas autoriteteve, flakët janë të përmasave të mëdha dhe ndërhyrja emergjente është ende në zhvillim.



"“Rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit".

Elezaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.



"Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka shtuar ai.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie./Telegrafi/


Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”

25 December 2025 at 15:34

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, në kryeqytet.

E kthyer tashmë në një traditë të përvitshme nga bashkia Tiranë, festat fetare vijnë më pranë qytetarëve dhe sidomos shtresave më në nevojë.

E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së kryeqytetit, Anuela Ristani e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe, ndërsa ditë pas dite e gjithë lagjja “5 Maji” ka pësuar një transformim të madh.

“Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin. Ashtu si ndajmë edhe për familjet tona. Një tryezë pak më e madhe se ajo e shtëpive tona, por me të njëjtën ëmbëlsi, dhe të njëjtën ngrohtësi, ashtu si do ta kishim në shtëpitë tona. Më bëhet shumë qejfi që kjo qendra shërben si një familje e madhe”, tha Ristani.

Duke sjell në vëmendje investimet e realizuara në lagjen e re të pesë majit, Ristani thekson se “e gjithë lagjja ka marrë një lloj krenarie që nuk është më ajo që quhej “Bregu i Lumit”, por është lagjja e re “5 Maji”. Një lagje për të qenë krenarë, për të qenë në shtëpi, për t’u ndjerë të respektuar, por edhe për t’u ndjerë ngrohtë edhe mirë me njëri-tjetrin”.

Në fund, Ristani përcolli edhe një urim për festat e fundvitit, me apelin për të qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

“Ata nga ju që kanë mundësi, të ndihmojnë të tjerët. Ndonjëherë vetëm një fjalë e mirë, është shumë më e ngrohtë se çdo ndihmë tjetër materiale. Duhet prania dhe ngrohtësia e secilit. Puna jonë është punë fizike. Por ajo që është më e rëndësishme, është të bëjmë të tjerët të ndihen më mirë. Dhe ky do ishte mesazh dhe urimi për këtë vit, të jeni sa më mirë me veten, me njëri-tjetrin, me familjet tuaja. Suksese dhe shëndet të gjithëve. Gëzuar”, deklaroi Ristani.

Dreka e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”
1 nga 3

/e.i/a.f/

The post Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Solstici i dimrit, fundi i errësirës së gjatë

21 December 2025 at 07:30

NJU JORK, 18 dhjetor /ATSH/ – Dita më e errët e vitit ka mbërritur, por kjo do të thotë se ditë më të ndritshme na presin, shkruan AP.

E diela është dita më e shkurtër e vitit në veri të ekuatorit, ku solstici shënon fillimin e dimrit astronomik.

Në Hemisferën Jugore, është e kundërta, ku është dita më e gjatë e vitit dhe fillimi i verës.

Fjala “solstic” vjen nga latinishtja “sol” për diell dhe “stitium”, që mund të thotë “pauzë” ose “ndalim”.

Solstici shënon fundin e rrugëtimit vjetor të diellit, duke u ngritur ose duke rënë në qiell.

Solstici i dimrit është momenti kur dielli përfundon harkun e tij më të shkurtër dhe më të ulët. Lajmi i mirë për adhuruesit e diellit: ai më pas fillon të lindë përsëri dhe ditët do të zgjasin pak çdo ditë deri në fund të qershorit.

Për mijëvjeçarë, solsticat janë festuar me festime dhe monumente si Stonehenge, të projektuara për t’u përshtatur me rrugën e diellit gjatë solsticave.

Çfarë është solstici?

Ndërsa Toka rrotullohet rreth diellit, e bën këtë në një kënd të caktuar, duke bërë që nxehtësia dhe drita e diellit të bien në mënyrë të pabarabartë në gjysmën veriore dhe jugore të planetit për pjesën më të madhe të vitit.

Solstici shënon kohën kur pjerrësia e Tokës drejt ose larg diellit është më e madhe. Kjo do të thotë që hemisferat marrin sasi shumë të ndryshme të dritës së diellit, dhe ditët dhe netët janë në nivelin e tyre më të pabarabartë.

Në solsticin e dimrit në Hemisferën Veriore, gjysma e sipërme e Tokës është në pjerrësinë e saj më të madhe në krahasim me diellin, duke rezultuar në ditën dhe natën më të shkurtër të vitit.

Solstici i dimrit mund të bjerë midis 20 dhe 23 dhjetorit; këtë vit, është data 21.

E kundërta ndodh gjatë solsticit të verës në Hemisferën Veriore: gjysma e sipërme e Tokës anohet drejt diellit, duke krijuar ditën dhe natën më të shkurtër të vitit. Ky solstic bie midis 20 dhe 22 qershorit.

Çfarë është ekuinoksi?

Gjatë ekuinoksit, boshti i Tokës dhe orbita e saj rreshtohen në mënyrë që të dy hemisferat të marrin të njëjtën sasi të dritës së diellit.

Fjala ekuinoks vjen nga dy fjalë latine që do të thotë “i barabartë” dhe “natë”.

Kjo ndodh sepse gjatë ekuinoksit, dita dhe nata zgjasin pothuajse të njëjtën kohë, megjithëse mund të keni disa minuta më shumë, varësisht se ku ndodheni në planet.

Ekuinoksi vjeshtor në Hemisferën Veriore mund të ndodhë midis 21 dhe 24 shtatorit, varësisht nga viti. Ekuinoksi pranveror mund të ndodhë midis 19 dhe 21 marsit.   /os/

 

The post FOKUS – Solstici i dimrit, fundi i errësirës së gjatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë

16 December 2025 at 16:43

Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.

“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.

Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.

“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë appeared first on Citizens.al.

“Në arkivol do ta sjell”/ Pas 7 vitesh “luftë” më gjyshërit, Afërdita ribashkohet me djalin

By: Elva
12 December 2025 at 21:42

Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional që ka tronditur opinionin publik. Historia e 25-vjeçares Afërdita, e cila prej shtatë vitesh nuk ka mundur të marrë djalin e saj, u transmetua gjerësisht, duke u shndërruar në simbol të dështimit të strukturave shtetërore për të mbrojtur të drejtat elementare […]

The post “Në arkivol do ta sjell”/ Pas 7 vitesh “luftë” më gjyshërit, Afërdita ribashkohet me djalin appeared first on BoldNews.al.

Mjekët: Diabetikët të kryejnë kontrolle periodike, fishat e glukozës falas për grupet në nevojë

14 November 2025 at 09:57

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Në Ditën Botërore të Diabetit mjekët bëjnë thirrje për kryerje të kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën të ditur se me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas në programin e kontrollit bazë, si dhe ofrimi i fishave për matjen e glukozës për grupet në nevojë, ndërsa po punohet për përmirësimin e listës së barnave të rimbursueshme.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri janë të regjistruar 111 mijë persona me diabet, ndërsa çdo vit diagnostikohen 6 mijë raste të reja.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, në videon e publikuar nga MSHMS theksoi se “qeveria shqiptare është e angazhuar në drejtim të forcimit të zbulimit të hershëm. Nëpërmjet programit të check-up-it kryhet edhe analiza e glicemisë esëll për të zbuluar sa më herët rastet me diabet”.

“Gjithashtu është e angazhuar në ofrimin falas të fishave për matjen e glicemisë për grup-moshat e caktuara, për grup-moshat mbi 65 vjeç dhe për personat me aftësi të kufizuar si dhe ka angazhimin për të vijuar trajtimin falas të gjithë pacientëve që diagnostikohen me diabet dhe ndjekin sistemin e  referimit”, tha Toçi.

Drejtoresha e ISHP-së tha se “është shumë e rëndësishme ndjekja e një stili jetese të shëndetshme jetese duke filluar nga ushqyerja, shmangia e duhanit, një dietë e pasur me fruta e perime për të sëmurët diabetikë duhet të kryejnë kontrolle periodike tek mjeku i familjes apo edhe ai specialist, në mënyrë që të shmangin dhe komplikacionet”.

Presidenti i Shoqatës së Diabetit, Florian Toti këshilloi kryerjen e vaksinës kundër gripit dhe COVID-it për personat me diabet.

“Duke qenë se jemi në periudhën e dimrit është shumë e rëndësishme edhe pjesa e vaksinimit, jo vetëm për gripin, por edhe për COVID-in për të sëmurët kronikë, por personat me diabet janë më të predispozuar për të pasur më shumë komplikacione pas situatës së gripit.”

Dita Botërore e Diabetit kujtohet çdo 14 nëntor, në nder të ditëlindjes së Frederick Banting, i cili së bashku me Charles Best zbuluan insulinën në vitin 1922, një zbulim revolucionar jetëshpëtues.

/k.s/r.e/a.f/

The post Mjekët: Diabetikët të kryejnë kontrolle periodike, fishat e glukozës falas për grupet në nevojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tinguj që frymojnë shpirtin e qytetit”, banda Afërdita koncert premierë në teatrin “Skampa”

1 November 2025 at 20:40

ELBASAN- Në Teatrin Skampa Banda Frymore Afërdita prezantoi një  koncert premierë me pjese te njohura shqiptare dhe të huaja.

Nën drejtimin e mjeshtrave të muzikës Emin Palluqi dhe Antonio Pine dhe interpretimin virtuoz të artistëve publiku ka shijuar tinguj që pasqyrojnë shpirtin e qytetit dhe emocionin e skenës.

Ky koncert shënon një hap të rëndësishëm në jetën kulturore të Elbasanit dhe solli për artdashësit një përvojë që nuk duhet humbur.

Kjo premierë e parë e bandës së qytetit është  kthyer në një hap të rëndësishëm për jetën kulturore dhe artistike të Elbasanit.

Organizatorët e konsiderojnë këtë eveniment si një festë të artit muzikor dhe një mundësi për të forcuar identitetin kulturor të qytetit.

“Tinguj që frymojnë shpirtin e qytetit” është motoja e kësaj premiere që mblodhi  dashamirës të muzikës, artistë e qytetarë të apasionuar pas kulturës.

Teatri Skampa me këtë rast ka vlerësuar dirigjentin Emin Palluqi, i cili prej 30 vjetësh dirigjon bandën frymore Afërdita me titullin “mirënjohje për kontributin në drejtimin në vite te bandës frymore”/abcnews.al

Sekuestrohet mbi 40 kg drogë në Mirditë, arrestohen dy vëllezërit dhe miku i tyre

15 October 2025 at 10:07


Është finalizuar pjesa e dytë e operacionit policor i koduar “Processing” në zonën e Mirditës, ku janë sekuestruar 40 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë tre të rinj.

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit janë arrestuar Akil Reçi 33 vjeç, dhe vëllezërit Martin Zefi dhe Erjon Zefi, 34 dhe 38 vjeç.

Droga është gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, ku janë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.

Nga hetimet, ka rezultuar se tre të arrestuarit në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të këtij operacionit, kanë kultivuar lëndë narkotike me qëllim shitjen., në fazën e parë të operacionit policor, u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. /Telegrafi/


Dita Ndërkombëtare e Vajzave, materniteti “Mbretëresha Geraldinë”: Çdo vajzë meriton të rritet e sigurt

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Organizata e Kombeve të Bashkuara prej 2012 e ka përcaktuar 11 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

Në një postim në rrjetet sociale Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, thekson se “çdo vajzë meriton të rritet e shëndetshme, e sigurt dhe me mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen që ëndërron”.

“Sot dhe çdo ditë, kujdesi ynë fillon me respektin për jetën dhe fuqizimin e vajzave, të cilat që janë gratë e së nesërmes”, thuhet në postim.

 

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave për vitin 2025 është “Vajza që jam, ndryshimi që udhëheq: Vajzat në vijën e parë të krizës”.

Në të gjithë botën, vajzat po bëjnë një hap përpara për t’u përballur me sfidat më të mëdha të sotme. Ato po organizohen në komunitetet e tyre, duke luftuar për drejtësi klimatike, duke kërkuar fundin e dhunës dhe duke riimagjinuar të ardhmen e tyre.

Vajzat po kërkojnë të shihen jo vetëm për sfidat me të cilat përballen, por edhe për atë që janë dhe zgjidhjet që sjellin. Megjithatë, shumë shpesh, zërat e tyre nuk dëgjohen, veprimet e tyre injorohen, nevojat dhe të drejtat e tyre lihen mënjanë.

Ndërsa shënohet 30 vjet që nga Deklarata e Pekinit – plani botëror për barazinë gjinore – Dita Ndërkombëtare e Vajzave është një thirrje për t’i parë vajzat për atë që janë vërtet, për t’i dëgjuar zërat e tyre dhe për të njohur potencialin e tyre të pakufizuar.

/k.s/

The post Dita Ndërkombëtare e Vajzave, materniteti “Mbretëresha Geraldinë”: Çdo vajzë meriton të rritet e sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

10 October 2025 at 16:05

Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e […]

The post Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen appeared first on Reporter.al.

FOKUS – Dita Botërore e Kafesë: Pro dhe kundër ekspresit

1 October 2025 at 13:40

ROMË, 1 tetor /ATSH/ – Tetori është Dita Botërore e Kafesë, një element bazë në traditën perëndimore.

Por, a duhet të kufizohet konsumi i saj? Apo të shmanget? Cilat janë përfitimet e kafeinës? Çfarë mund të zgjedhim si alternativë ndaj kafesë?, janë disa nga pyetjet që Massimo Spattini, autor i librit “Tri çelësat e jetëgjatësisë” u përgjigjet këtyre pyetjeve.

Kafeina: Përfitimet dhe pasojat

Kafeina, përmes një sërë mekanizmash kompleksë qelizorë, rrit forcën e tkurrjes së muskujve edhe në frekuenca të ulëta stimulimi.

Ajo nxit rritjen e lipolizës dhe ruajtjen e glikogjenit të muskujve, falë rritjes së oksidimit të acideve yndyrore të lira.

Për më tepër, përmirëson rrjedhën koronare të gjakut (rritjen e rrjedhës së gjakut në zemër), prodhimin kardiak (rritjen e rrjedhës së gjakut në inde) dhe presionin sistolik të gjakut.

Duke kaluar me shpejtësi barrierën gjak-tru, kafeina dhe metabolitët e saj rrisin ngacmueshmërinë neuronale dhe lehtësojnë rekrutimin e neuroneve motorike, duke lehtësuar kështu transmetimin e sinjalit midis sistemit nervor qendror dhe periferik.

Disavantazhet e saj

Rrit prodhimin e kortizolit dhe adrenalinës: 200 mg (rreth dy filxhanë kafe) mund të rrisin nivelet e kortizolit brenda një ore dhe t’i mbajnë ato të larta gjatë gjithë ditës.

Tek njerëzit që e metabolizojnë kafeinën ngadalë, kjo mund të dëmtojë cilësinë e gjumit, duke çuar në një rritje të mëtejshme të kortizolit gjatë natës.

Nivelet e larta kronike të këtij hormoni kanë efekte katabolike në muskuj, nxisin rezistencën ndaj insulinës dhe pengojnë humbjen e peshës.

Për këto arsye, kafeina është një thikë me dy presa: mund të jetë e dobishme në ditë veçanërisht të vështira për të mbështetur performancën fizike ose mendore, por nuk rekomandohet për ata të predispozuar ndaj stresit kronik ose me prodhim të lartë të kortizolit.

Kafeja: Pro dhe kundër

Konsumi i kafesë është i rrënjosur thellë në stilin e jetës së shumicës së perëndimorëve dhe më gjerë.

Studimet mbi efektet e kafesë janë shpesh kontradiktore. Nga njëra anë, kafeina që përmbahet në kafe mund të zvogëlojë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe të rrisë nivelet e kortizolit, duke predispozuar për hipertension dhe rezistencë ndaj insulinës.

Nga ana tjetër, studime të shumta nxjerrin në pah përfitimet e kafesë falë përmbajtjes së saj antioksiduese: konsumi i rregullt (pa sheqer, sigurisht) shoqërohet me një ulje të rrezikut të diabetit të tipit 2 deri në 35%.

Një studim i botuar në ”New England Journal of Medicine” tregoi se pirja e dy deri në tre filxhanëve kafe në ditë zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë me 10% tek burrat dhe 13% tek gratë.

Për shumë njerëz, kafeja është burimi kryesor ditor i antioksidantëve.

Efektet e kafesë, megjithatë, varen shumë nga metabolizmi individual i kafeinës, i cili ndodh në mëlçi dhe ndikohet nga variacionet gjenetike.

Përafërsisht gjysma e popullsisë ka një metabolizëm të ngadaltë të kafeinës: tek këta individë, konsumi mund të shkaktojë nervozizëm, agjitacion, pagjumësi, rritje të presionit të gjakut, përkeqësim të sindromes pre-menstruale, një rrezik në rritje të abortit dhe vështirësi në detoksifikimin e barnave dhe toksinave.

Shkurt, kafeja mund të ketë efekte të dobishme ose negative në varësi të gjenetikës individuale, gjendjes shëndetësore dhe sasisë së konsumuar.

Një alternativë ndaj kafesë: çaji jeshil

Çaji jeshil është një alternativë e vlefshme ndaj kafesë.

Vetitë e tij rrjedhin kryesisht nga prania e polifenoleve dhe katekinave, të cilat bashkëveprojnë me sistemin nervor simpatik, duke stimuluar termogjenezën dhe lipolizën.

Për më tepër, çaji jeshil duket se pengon pjesërisht lipazat e zorrëve, duke reduktuar tretjen dhe thithjen e yndyrnave. Efekti i çajit jeshil varet jo vetëm nga kafeina që përmban, por edhe nga kombinimi i tij me katekinat dhe teaninën.

Kjo e fundit, një aminoacid i pranishëm në sasi të konsiderueshme, kundërvepron rritjen e kortizolit të shkaktuar nga kafeina, duke e bërë çajin jeshil një pije stimuluese, por ne te njejten kohe dhe të ekuilibruar.

Çaji jeshil mund të konsumohet si pije, por përqendrimet e përbërësve aktivë ndryshojnë shumë në varësi të llojit të çajit dhe kohës së infuzionit. Për një efekt më të qëndrueshëm, një zgjidhje është të merrni kapsula me ekstrakt të standardizuar.

E ardhmja e kafesë

Thatësira ekstreme gjatë sezonit të shirave, midis tetorit 2020 dhe marsit 2021, e ndjekur nga një ngricë e papritur në qershor-korrik 2021, e ka gjunjëzuar të gjithë sektorin e kafesë, duke shkaktuar një rritje të papritur të çmimeve të kafesë të llojit arabica.

Edhe në Afrikë pamja nuk është inkurajuese. Sipas një studimi të vitit 2017, Etiopia, prodhuesi i tretë më i madh i arabica-s në botë, mund të humbasë 39 deri në 59 për qind të zonave të saj të kultivimit të kafesë deri në fund të shekullit për shkak të rritjes së temperaturave dhe zvogëlimit të reshjeve.

Pasojat ekonomike dhe sociale për atë vend do të ishin shkatërruese, duke marrë parasysh se afërsisht 15 milionë njerëz punojnë në zinxhirin e furnizimit me kafe në Etiopi./ /f.k/ /os/ a.jor.

The post FOKUS – Dita Botërore e Kafesë: Pro dhe kundër ekspresit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhubleta, thesari ynë i traditës, e hirshmja e malësores hyjneshë, mistikja shprehëse e një shpirti shekullor

By: berti
29 September 2025 at 09:30

Albert Vataj Xhubleta, kjo shprehje e pasurisë shpirtërore, ky ansambël elementesh dhe dekoracionesh, simbolesh dhe kodesh, te cilat janë një dëshmi e një vlere që tejkalon caqet e një veshjeje të zakonshme tradicionale. Çdo stoli dhe zbukurim, çdo simbol dhe kompozicion është një fjalor, është një histori, është gjithë mistika shumëvjeçare e një populli, një tradite që përfaqësohet nëpërmjet…

Source

Dita Botërore e Turizmit, Rama sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik

By: berti
28 September 2025 at 08:09

Në mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një mesazh të veçantë, të dedikuar Ditës Botërore të Turizmit. Përmes një videokartoline mahnitëse, ai sjell një kolazh të bukurive natyrore të Shqipërisë, duke përçuar një ndjenjë krenarie dhe frymëzimi për thesaret që vendi ynë ofron. Nga Alpet te bregdeti magjik…

Source

Dita Europiane e Gjuhëve, Kumbaro: Çdo gjuhë, dritare e re drejt kulturave

26 September 2025 at 10:50

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Sot shënohet Dita Europiane e Gjuhëve, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe nxitjen për përvetësimin e gjuhëve të huaja.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale theksoi se kjo ditë është e veçantë edhe për të si profesioniste e gjuhëve të huaja, ndërsa vuri në dukje se Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja është një kujtesë e bukur se çdo gjuhë është një dritare e re drejt kulturave, miqësive dhe mundësive pa kufij.

“Gjuhët hapin zemrat dhe mendjet” është lajtmotivi i këtij viti vendosur nga Këshilli i Europës që Kumbaro e cilësoi si një e vërtetë që na bashkon të gjithëve.

“Sepse gjuha, që jeton dhe zhvillohet bashkë me ne, nuk është thjesht fjalë – është një mënyrë për të zbuluar botën, një çelës që hap dyert e qytetërimeve”, tha Kumbaro.

Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja festohet çdo 26 shtator, që prej vitit 2001.

Kjo ditë është vlerësuar si një ditë nxitëse, por dhe gjithë përfshirëse, e cila mbështet nxënësit që të arrijnë potencialet e tyre dhe të luajnë një rol aktiv në shoqëritë e ndryshme dhe demokratike.

Qëllimet që ka kjo ditë janë të forcojë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mësimit të gjuhës në mënyrë që të rriten shumë gjuhësia dhe mirëkuptimi ndërkulturor; të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës; të nxisë të mësuarit gjatë gjithë jetës brenda dhe jashtë shkollës.

Gjithashtu kjo ditë ju jep gjithsecilit prej jush një mundësi për të vlerësuar dhe promovuar të gjitha gjuhët dhe kulturat në Europë.

/k.s/j.p/

The post Dita Europiane e Gjuhëve, Kumbaro: Çdo gjuhë, dritare e re drejt kulturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e Detarisë, programe të reja praktike për studentët në portin e Durrësit

25 September 2025 at 15:58

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Porti i Durrësit mirëpriti partnerë, miq dhe dashamirës të sektorit detar në një aktivitet të veçantë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Detarisë, me temën e këtij viti “Sea the Future”.

Ky aktivitet, tashmë i kthyer në një traditë të përvitshme, u zhvillua për të pestin vit radhazi si një moment reflektimi dhe vizioni mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e industrisë detare shqiptare.

Drejtori i Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari tha se detaria nuk është vetëm një sektor ekonomik, por një pjesë e identitetit tonë kombëtar.

Kreu i Portit të Durrësit bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa konkretë për modernizim, investime të qëndrueshme dhe përfshirjen e teknologjive të reja që e afrojnë këtë port me standardet më të avancuara europiane.

“Dy projektet madhore zënë një vend qendror në vizionin tonë. Porti i ri tregtar në Porto Romano, i cili do të jetë një nyje logjistike me gravitet madhor në rajon, por po ashtu edhe projekti i Marinës së Jahteve, i cili me progresin e deritanishëm premton transformimin e plotë të ballinës ujore të Durrësit turistik. Këto investime strategjike do ta transformojnë infrastrukturën tonë portuale, duke e bërë më konkurruese në nivel rajonal dhe duke e kthyer në një pikë referimi për të ardhmen e detarisë shqiptare”, nënvizoi Bajraktari.

Në fjalën e tij, Bajraktari u ndal edhe tek shpallja e programeve të reja praktike për studentët, duke krijuar mundësi konkrete për t’u përfshirë në sektorin detar dhe për të fituar eksperienca reale në administratën portuale dhe terren.

“Të rinjtë janë forca lëvizëse e së ardhmes, ndaj programet e praktikave që shpallim sot nëpërmjet Qendrës së Ekselencës për Çështje Detare janë një mundësi konkrete për t’i afruar ata më pranë sektorit detar, për t’i pajisur me eksperienca praktike reale dhe për t’i bërë pjesë të këtij transformimi”, tha Bajraktari.

Ekspozitat, panelet e diskutimit dhe prezantimet e zhvilluara gjatë aktivitetit ofruan hapësirë për ndarjen e ideve dhe adresimin e sfidave që ky sektor përballet sot.

Dita Ndërkombëtare e Detarisë në Portin e Durrësit nuk është thjesht një ditë festive, por një premtim i përbashkët për të ndërtuar një industri detare më të qëndrueshme, inovative dhe konkurruese. Përmes bashkëpunimit të institucioneve, akademisë dhe komunitetit, si dhe investimeve në infrastrukturë dhe burime njerëzore, po hidhen themelet për një të ardhme më të fortë për detarinë shqiptare. /j.p/

 

/k.s/

 

 

The post Dita Ndërkombëtare e Detarisë, programe të reja praktike për studentët në portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mirditë, grante deri në 500 mijë lekë për të rinjtë me ide inovative në turizëm

18 September 2025 at 09:33

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Platforma e Inovacionit në Turizëm, TIP Mirdita, ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë që duan të zhvillojnë një sipërmarrje inovative në fushën e zhvillimit të turizmit rural.

E mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe projekti gjerman për Zhvillimin e qendrueshëm rural, hapja e thirrjes për financimin grant, është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë e moshës 18–35 vjeç që jetojnë në 7 njësitë administrative të Bashkisë Mirditë.

Fokus kryesor është zhvillimi i sipërmarrjeve në turizëm, bujqësi, blegtori, bletari dhe artizanat në zonat: Rubik, Rrëshen, Fan, Selitë, Orosh, Kaçinar dhe Kthell.

TIP Mirdita ofron grante deri në 500,000 lekë për realizimin e ideve tuaja; mentorim profesional nga ekspertë të fushave përkatëse si dhe mundësi për të ndërtuar një sipërmarrje të qëndrueshme në komunitetin tuaj.

Aplikimit kanë nisur nga sot më 17 shtator deri më 17 tetor 2025.

Në fokus është nxitja e zhvillimit ekonomik lokal përmes fuqizimit të të rinjve me ide inovative dhe të qëndrueshme në sektorët kyç të zonës.

/a.f/

The post Mirditë, grante deri në 500 mijë lekë për të rinjtë me ide inovative në turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌