Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pesë site kulturore në botimin e financuar nga EU4Culture

13 January 2026 at 13:32

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Projekti i Bashkimit Evropian, EU4Culture, publikoi librin “Përafrime -Trashëgimia si infrastrukturë e vetëreflektimit”.

Botimi përmbledh pesë ese të autorëve pjesëmarrës që trajtojnë pesë struktura emblemë të Tiranës, nga mozaiku “Shqipëria” dhe Teatri i Kukullave, te Galeria Kombëtare e Arteve, ish-Legata Italiane dhe Qendra “Sotir Kolea”.

Pesë sitet kulturore vijnë përmes analizave të thelluara, ku ofrohet qasje të re mbi marrëdhënien mes trashëgimisë, shoqërisë dhe identitetit kulturor.

Nëpërmjet këtyre teksteve, trashëgimia konceptohet si infrastrukturë e vetë-reflektimit shoqëror. Botimi është realizuar në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht si dhe është menduar të jetë sa më i arritshëm për një audiencë të gjerë, duke qenë i disponueshëm në versionin PDF në platformën ANNEX PILOT dhe në versionin audio në Spotify.

Botimi, pjesë e programit të granteve nga EU4Culture, është realizuar nga organizata United Nations Association Albania, si rezultat i një procesi kërkimor dhe bashkëpunimi ndërdisiplinor.

Ky botim eksploron trashëgiminë kulturore si një hapësirë dialogu dhe reflektimi mbi mënyrën se si i kuptojmë dhe i përjetojmë hapësirat publike sot. /j.p/

1 nga 5

The post Pesë site kulturore në botimin e financuar nga EU4Culture appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore gjatë vitit 2025

12 January 2026 at 09:39

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Më shumë se 1,5 milionë vendas dhe të huaj vizituan sitet tona kulturore gjatë vitit 2025.

Shifra u bë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ka krahasuar këto të dhëna me ato të para dy viteve dhe rezulton se numri i vizitorëve në sitet kulturore është rritur me 52% krahasuar me vitin 2023. Kjo rritje reflektohet edhe në të ardhurat nga shitja e biletave, rritje e cila llogaritet të ketë arritur në 78% më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2023.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të kryesojë për të disatin vit radhë, listën e siteve më të vizituara, me 307,164 vizitorë.

Të tjera site me numër të lartë vizitorësh janë:

Parku Kombëtar i Butrintit – 295,152 vizitorë

Muzeu Gjergj Kastrioti – 182,083 vizitorë

Kalaja e Shkodrës – 178,942 vizitorë

/j.p/

The post Gonxhja: 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor

20 December 2025 at 09:00

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë kanë shënuar një rritje prej 53% në janar-nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se “1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona kulturore gjatë periudhës janar–Nëntor 2025”.

“Nga muzetë kombëtarë, që kanë mirëpritur 455,872 vizitorë, te Parqet Arkeologjike me 615,047 vizitorë, e deri te Kalatë dhe Monumentet e Kulturës me 421,737 vizitorë, ky vit ka dëshmuar rritje dhe interes të shtuar për trashëgiminë kulturore të vendit”, theksoi Gonxhja.

Rritja e numrit të vizitorëve në këto site kulturore ka ardhur edhe si pasojë e vizitave falas në fundjavën e fundit të çdo muaji.

“E diela e fundit e çdo muaji mbetet ditë me hyrje falas për vizitorët vendas, një ftesë për t’u rikthyer, për të zbuluar më shumë dhe për t’u frymëzuar nga thesaret që na bashkojnë dhe na përfaqësojnë”, tha Gonxhja.

Vizitorët dhe turistët e huaj kanë vizituar plot monumente kulture dhe site, si atraksione turistike dhe historike që nga parqet arkeologjike të Amantias, Orikut, Finiqit, Apolonisë, parkun arkeologjik të Bylisit, Antigonenë, si dhe Butrintin.

Gjithashtu turistët kanë vizituar edhe disa kala si në Shkodër, Berat, Lezhë, Krujë, kalanë e Kaninës, të Himarës, Porto Palermos etj.

/k.s/a.f/

The post Rreth 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Varret Monumentale Ilire nën sulm/ Policia i trajton gërmimet si “gropa të vogla”

By: Brisi
14 December 2025 at 22:43

Ngatërresat institucionale në Shqipëri nuk janë të reja, por rasti i fundit në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme ngre shqetësime serioze mbi mënyrën se si trajtohet trashëgimia kulturore edhe nga institucionet ligjzbatuese. Një ditë më parë, banorët e zonës njoftuan inspektorin e policisë se disa persona po kryenin gërmime të paligjshme në këtë […]

The post Varret Monumentale Ilire nën sulm/ Policia i trajton gërmimet si “gropa të vogla” appeared first on BoldNews.al.

Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë

8 December 2025 at 17:23

Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken, një ekspozitë e fotografit Xhemali Moku rikthen vëmendjen te kovaçët e fundit të pakicës egjiptiane në Shqipëri.

“Shkëndija të trashëgimisë/Sparks of heritage” dokumenton mjeshtërinë që i ka mbijetuar modernizimit dhe harresës.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita, ishte e hapur në qendrën “Tek Bunkeri” deri më 6 dhjetor. Ajo paraqiti portrete të zanatçinjve që formësuan hekurin dhe identitetin e komunitetit egjiptian për breza me radhë.

Profesioni i kovaçit është kaluar brez pas brezi nëpër Shqipëri, veçanërisht në zonat juglindore.

Foto nga Xhemali Moku.

Mjeshtrit e përpunimit të metaleve prodhonin vegla dhe mjete pune, të domosdoshme për ekonomitë lokale të komuniteteve. Ata prodhonin këmborë, sqeparë, sëpata, patkonj, vegla bujqësore, vegla për shtëpi dhe zanate të tjera.

Dikur zhurma e çekanit mbi hekurin e skuqur ishte pjesë e përditshmërisë së shumë fshatrave. Sot, ai tingull është në prag zhdukjeje dhe për shumë të rinj i padëgjuar më parë.

Foto nga Xhemali Moku.

Fotografitë e Mokut ndërthurin stilin dokumentar me ekspozimin e gjatë, duke sjellë atmosferën e punishteve tradicionale.

Ai tregoi për Citizens.al se kishte udhëtuar në gjithë vendin për të takuar mjeshtrit e fundit të metaleve dhe se i kishte bërë përshtypje pasioni dhe dëshira me të cilën ata realizonin punimet e tyre, pavarësisht se raporti punë-fitim ishte i vogël.

Foto nga Xhemali Moku.

“Gjeta kovaçë që ishin dhe brez i tetë me këtë profesion, për shembull Pëllumb Kovaçi, nga Korça, i cili kishte humbur 90% të dëgjimit për shkak të goditjeve të çekanit gjatë viteve,” tregoi Moku.

Ai tregon se shumë prej zanatçinjve përballen me probleme shëndetësore të shkaktuara nga tymi, nxehtësia dhe mungesa e kushteve të sigurisë. Disa kanë mushkëri të dëmtuara nga puna shumëvjeçare pranë oxhakut.

Foto nga Xhemali Moku.

Ekspozita fton publikun, të rinjtë e kësaj pakice të njohin dhe reflektojnë mbi trashëgiminë kulturore dhe vlerën e këtij profesioni.

Moku thekson se rëndësia e fotografive dhe ekspozitës së hapur e kalon qëllimin personal, por tenton të tërheqë vëmendjen institucioneve për arsye se po rrezikohet të humbasë një mjeshtri e veçantë për shkak të mos mbështetjes dhe ky dokumentim i tiji rrezikon të jetë i fundit.

Foto nga Xhemali Moku.

“Ky është dokumentimi i parë fotografik për komunitetin egjiptian si mjeshtër hekuri”, thotë autori.

“Por ekspozita nuk është më e imja, është e brezave të ardhshëm, të cilët do t’i kujtojnë gjyshërit e tyre, si mjeshtër të hekurit,” vijon fotografi.

Xhemali Moku po vijon kërkimet për një publikim që do të mbledhë historitë dhe të dhënat e kësaj tradite por dhe profesioneve të tjera të komunitetit që sfidojnë kohën, teknologjinë dhe konsumerizmin.

Lexoni gjithashtu:

The post Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.

Kullë 20-katëshe te Pallati i Kongreseve

1 December 2025 at 18:20

Truall dhe leje për një kullë 20-katëshe në “këmbim” të rikonstruksionit të Pallatit të Kongreseve. Ky është modeli që ka zgjedhur qeveria për të financuar ndërhyrjen në një objekt që mban statusin Monument Kulture, kategoria II-të.

Rasti përforcon serinë e gjatë të projekteve të ngjashme ku interesi publik zbehet në sfond të zhvillimeve intensive, të cilat favorizojnë interesat tregtare të ndërtuesve privatë në Tiranë.

Thirrja e Korporatës

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) hapi më 27 nëntor thirrjen “duo, projektim dhe ofertë për investim” për projektin “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, e cila do të presë propozime deri më 26 janar 2026. Thirrja parashikon rikonceptimin e hapësirave të brendshme e të jashtme dhe ndërtimin e një kulle me funksione të kombinuara: hoteleri, shërbime, qendër tregtare, banim.

Privati përfiton 4,760 m² truall publik rreth Pallatit dhe të drejtën për të ngritur deri në 50,000 m² sipërfaqe ndërtimi mbi tokë. Me koeficientin tipik të shfrytëzimit 30-50%, kjo përkthehet në një ndërtesë deri 20 kate, që sipas planimetrisë së zonës ka gjasë të ngrihet në lulishten pas objektit, pranë rrethrrotullimit të rrugës “Papa Gjon Pali II”, pronësia e truallit, që sot shërben si park, iu kalua KISH-së nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në muajin korrik.

Projektuesve u jepet liri të ndërtojnë parking të përbashkët për godinën ekzistuese dhe kullën, ndërsa kushti i vetëm për Pallatin është “ruajtja e elementëve arkitektonikë origjinalë, pa tjetërsuar volumin ekzistues”.

Lexo: Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Ndërhyrjet e kërkuara që në janar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila e administron Pallatin e Kongreseve, përfshijnë mjedise pune për Drejtorinë, ambiente zyrash, konferencash dhe hapësira multifunksionale për evente artistike dhe kulturore.

Edhe pse godina është restauruar dy herë brenda dhjetë vitesh, gjatë vizitës së Papa Françeskut (2014) dhe për Samitin e Berlinit (2024), KISH argumenton në thirrjen e saj se ato nuk mjaftojnë për ta sjellë objektin në standarde bashkëkohore.

Institucioni e justifikon ndërhyrjen me raportet e Institutit të Ndërtimit, që evidentojnë probleme me vërshimin e ujërave në katet nëntokë, ajrin e kondicionuar, hidrosanitaret dhe impiantet teknike.

Proces i mjegullt, vendimmarrje pa transparencë

Sinjalet për një kullë të re u dhanë që më 24 korrik, kur Këshilli Bashkiak miratoi kalimin në administrim të KISH të lulishtes 2,261 m² pas Pallatit të Kongreseve – thuajse gjysma e totalit të truallit që sot po i ofrohet privatit.

Në debatet e asaj seance, shumica socialiste pranoi se nuk kishte asnjë informacion teknik për propozimin. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, deklaroi se nuk e dinte nëse do të ndërtohej ndonjë kullë, nëse do të ndodhnin rikonceptime apo dhe vetë shembje e mundshme e Pallatit të Kongreseve. Megjithatë, vota e kolegëve të saj u dha.

Sikurse raportoi asokohe Citizens.al, thirrja e parë e KISH, publikuar më 1 prill si “Rikonstruksion i Pallatit të Kongreseve”, ishte tërësisht boshe: pa relacione, pa vlerësime, pa planimetri. Kjo qasje ushqeu dyshimet e opozitës se procesi synonte t’i ofronte privatëve truall publik nën idenë e mjegullt të “rikonstruksionit”.

Kështu, kalimi i lulishtes u bë me procedurë të shpejtuar, pa transparencë mbi planet e ndërtimit, pa konsultim publik dhe pa garanci për ruajtjen e hapësirës së gjelbër. Thirrja e KISH e konfirmon hapur modelin e zgjedhur: përmbushjen e interesit privat përpara interesit qytetar, edhe në objekte me vlerë arkitektonike dhe historike për Tiranën.

Qeveria duket se nuk gjen dot para as për rikonstruksionin e një ndërtese historike si “Pallati i Kongreseve”, buxheti për të cilin mund të përballohej lehtësisht pa qenë nevoja të jepet në këmbim asgjë.

Por kjo nuk është hera e parë që qeveria aplikon të njëjtën formulë.

Rastet e ndjekura dhe kritikuara vazhdimisht nga Citizens.al me Stadiumin “Selman Stermasi”; Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, “Bibliotekën Kombëtare“, ish-Agjencinë Telegrafike Shqiptare etj – e theksojnë edhe më tej këtë gjë.

Lexoni gjithashtu:

The post Kullë 20-katëshe te Pallati i Kongreseve appeared first on Citizens.al.

Java kulturore Shqipëri-Kosovë, ekspozita, dokumentarë e koncerte deri më 5 dhjetor

23 November 2025 at 12:16

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Java Kulturore Kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës ka nisur këtë javë në Tiranë, duke sjellë një sërë aktivitetesh artistike, historike dhe folklorike.

Programi, që zgjat nga data 21 deri më 5 dhjetor, përfshin ekspozita, koncerte, diskutime dhe prezantime dokumentare që tregojnë trashëgiminë kulturore të dy vendeve.

Këto aktivitete e shndërrojnë Shqipërinë në qendrën e artit, kulturës dhe traditës.

Koncerte, ekspozita frymëzuese, dokumentarë, valle popullore dhe performanca që ndërthurin traditën me modernitetin vjen si një festë e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona.

Java Kulturore Kombëtare do të gjallërojë jetën artistiko-kulturore në disa nga qytetet e vendit, me shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, forume, performanca dhe iniciativa që synojnë të nxjerrin në pah lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Java Kulturore Kombëtare nis me edicionin e parë të projektit Next Generation, më 21-22 nëntor në Bajram Curri në Tropojë, ku qyteti kthehet në një skenë të gjallë arti, krijimtarie dhe diplomacie kulturore.

Next Generation synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët dhe të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova. Programi dyditor sjell forume, performanca, punëtori, ekspozita dhe aktivitete interaktive nga fusha e kinematografisë, muzikës, artit vizual, food design dhe trashëgimisë kulturore, me emra si Oda Haliti dhe Shpat Deda.

Në Teatrin “Metropol” në Tiranë, në datat 21, 22 dhe 23, do të jepet shfaqja “Komisar Daltoniko në Teatër”, një vepër në nder të Naun Shundit, me tekst të Giuseppe Della Misericordia dhe interpretim të aktorit Bujar Asqeriu.

Ndërsa në Qendrën “Sotir Kolea”, hapet ekspozita dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe media”, e cila përmbledh materiale historike, artikuj, libra, kujtime, fotografi, artefakte dhe një dokumentar kronologjik, si dhe parashikon nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë nga data 21–28 nëntor, në Kalanë e Gjirokastrës hapet ekspozita “Prezantimi i Restaurimit të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore në Rajonin e Prizrenit dhe Gjilanit”, e cila shfaq ndërhyrjet dhe arritjet e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në restaurimin e monumenteve të këtyre zonave.

Paralelisht, më 22 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahet koncerti, “Zëri i Shpirtit Tim”, nën drejtimin e Sonila Babocit.

Më 26 nëntor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë shfaqet dokumentari “117” (1976), me regji të Besim Sahatçiut dhe fotografi të Afrim Spahiut, një vepër që paraqet jetën e një familjeje me 117 anëtarë në një kullë në Nivokaz. Po në këtë ditë do të festohet edhe 63-vjetori i Teatrit “Petro Marko”.

Më 27 nëntor, në TKOBAP zhvillohet koncerti simfonik “Nëntori i dytë – Muzika e filmave shqiptar”, nën drejtimin e Gridi Krajës, me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së dhe Korin e TKOBAP.

Nga 27 deri më 30 nëntor mbahet edicioni i dytë i Tirana Art Weekend, me pjesëmarrjen e artistëve dhe kolektiveve që vazhdojnë të formësojnë skenën e artit bashkëkohor shqiptar.

Më 28 nëntor, teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell shfaqjen “Shqipëri i nëna ime”, në një program me këngë dhe valle popullore për nder të Festës së Pavarësisë. Po atë ditë, në sheshin “Tri Racat”, mbahet koncerti “Rinia në zemër të Vlorës”, me muzikë patriotike, valle tradicionale, polifoni, aktivitete rinore dhe konkurse artistike nga shkollat profesionale, ndërsa Teatri “Petro Marko” pret një performancë festive nga Cirku Kombëtar. Aktiviteti “Shqiptaria feston në Vlorë” është një tjetër aktivitet që do të zhvillohet më 28 nëntor tek sheshi para stadiumit.

Më 30 nëntor do të zhvillohet koncerti festiv që bashkon Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, në një program të përzgjedhur me këngë dhe valle tradicionale. Paralelisht Khrais Tërshana prezanton edicionin e parë të Crit Club në Tiranë, një format performancë-debate i krijuar nga artisti Cem A.

Më 1 dhjetor, në TKOBAP jepet shfaqja “Martesa” me regji të Norbert Rakowskit dhe me aktorët Armend Smajli, Shkëlzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.

Më 2 dhjetor, në Qendrën Kulturore të Korçës prezantohet fotodokumentari “Kosovarja” i artistit Afrim Hajrullahu, një cikël fotografish nga vitet ’90 që dokumenton rolin thelbësor të grave të Kosovës gjatë periudhës së dhunës dhe rezistencës, me foto të realizuara në Has, Pejë dhe Prishtinë.

Më 4 dhjetor, në Akademinë e Shkencave, salla “Aleks Buda”, promovohet libri i Rafet Rudit.

Java Kulturore Kombëtare mbyllet mbrëmjen e 5 dhjetorit, në hollin e TKOBAP, me koncertin e grupit vokal “Zanat”, me interpretimet e Elonë Sadikut (soprano), Elida Kryeziut (soprano), Diellza Sylejmanit (mexosoprano), Albana Piperkut (alto) dhe Arstina Kelmendit (alto), të shoqëruara nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në perkusion.

/m.m/a.f/

The post Java kulturore Shqipëri-Kosovë, ekspozita, dokumentarë e koncerte deri më 5 dhjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Shqipëria për herë të parë aktivitete kulturore në Serbi

16 November 2025 at 14:55

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Për herë të parë, Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe me asistencën e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, po organizon një seri aktivitetesh kulturore, artistike dhe identitare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak, me rastin e Festave të Nëntorit.

Lajmin e dha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se, kjo nismë vjen menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në shtator, si dhe pas vizitave zyrtare të zhvilluara këtë vit në Luginën e Preshevës, të cilat u realizuan nën kujdesin dhe vëmendjen e posaçme të Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë këtyre vizitave, nënvizoi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, “u thellua dialogu me komunitetin shqiptar, institucionet lokale, dhe të rinjtë që mbajnë gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë në Luginë”.

Gonxhja thekson se, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbetet plotësisht e përkushtuar të forcojë bashkëpunimin me Preshevën dhe të gjithë Luginën, duke mbështetur nismat kulturore, panairin e librit, artistët e rinj, aktivitetet komunitare dhe çdo përpjekje që ruan, zhvillon dhe promovon identitetin shqiptar.

Sipas kalendarit, aktivitetet kulturore dhe patriotike do të mbahen nga data 28 nëntor deri në 10 dhjetor.

/gj.m/r.e/

The post Gonxhja: Shqipëria për herë të parë aktivitete kulturore në Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Sitet kulturore, 56% më shumë vizitorë se në 2023-shin

13 November 2025 at 12:10

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Prej fillimit të vitit e deri në fund të tetorit, sitet kulturore shqiptare janë vizituar prej rreth 1,5 milionë personash.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shkroi në rrjetet sociale se,

1.431.726 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona kulturore gjatë periudhës janar–tetor 2025.

Kjo shifër është 56% më e lartë se ajo e vizitorëve të së njëjtës periudhë në vitin 2023.

Muzetë kombëtarë kanë mirëpritur 421.661 vizitorë, parqet arkeologjike 602.059 vizitorë, ndërsa kalatë e monumentet e tjera të kulturës mikpritën 408.006 vizitorë, duke bërë që ky vit të dëshmojë rritje dhe interes të shtuar për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Me përfundimin e sezonit turistik në tetor, duke nisur nga nëntori, institucionet e trashëgimisë kulturore do të vijojnë të mirëpresin publikun nga e marta në të diel, ku e diela e fundit e çdo muaji mbetet ditë me hyrje falas për vizitorët vendas.

/r.e/a.f/

The post Gonxhja: Sitet kulturore, 56% më shumë vizitorë se në 2023-shin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panairi i Librit, Java Kulturore Britanike e të tjera aktivitete kulturore gjatë kësaj jave

10 November 2025 at 15:51

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Një nga eventet më të rëndësishme të kësaj jave, por edhe më i rëndësishmi për këtë vit, sa i takon librit, do të jetë Panairi i Librit, Tirana 2025.

Edicioni i 28-të i këtij panairi vjen nën moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, një thënie e të madhit Kadare. Panairi i Librit nis më 12 nëntor dhe mbyllet më 16 nëntor.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme është Java Kulturore Britanike, aktivitetet e së cilës nisin sot me koncertin “Tinguj Madhështie”, ku dirigjenti britanik James Ross do të drejtojë Orkestrën Simfonike të TKOB-it.

Më 11 nëntor është në program një event mbi fuqinë e inovacionit digjital në arsim dhe ndërtimin e së ardhmes përmes teknologjisë.

Ndërkohë më 12 nëntor, vjen ekspozita “Range” e Richard Deacon, një ekspozitë vetjake e skulptorit të njohur britanik që sjell një vështrim të thellë në krijimtarinë dhe filozofinë e tij artistike.

Më 13 nëntor do të zhvillohet seminari Kolonel Aubrey Herbert & Shqipëria, një seminar përkujtimor mbi jetën dhe trashëgiminë e mikut të madh të shqiptarëve Aubrey Herbert.

Në 14 nëntor do të zhvillohet një aktivitet dedikuar të rinjve, në Parkimin e Sheshit “Skënderbej”, ku do të luhet muzikë elektronike si dhe një performancë live nga Henri Bergmann, Malo dhe Andi Q.

Në Galerinë e Artit Tiranë, Oltsen Gripshti vjen këtë javë me ekspozitë dhe libër “Historia e Novelës Grafike dhe Karikaturës Shqiptare”.

/a.f/ /a.g/

The post Panairi i Librit, Java Kulturore Britanike e të tjera aktivitete kulturore gjatë kësaj jave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktivitetet artistike e kulturore të javës

3 November 2025 at 16:04

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Kryefjala e aktiviteteve kulturore të kësaj jave janë eventet e programuara për Javën Kulturore Spanjolle, e cila vjen me pasionin e shpirtin mesdhetar në disiplina të ndryshme, si kërcimi, kinematografia, letërsia e kulinaria.

Përgjatë 3 ditëve: 4, 5 dhe 6 nëntor, në Qendrën e Artit “Agimi” do të ofrohet një udhëtim nëpër historitë, emocionet dhe tensionet e kinemasë bashkëkohore spanjolle me filmat “En los márgenes”, me regji të Juan Diego Botto; “Cien años de perdón”, me regji të Daniel Calparsoro; “Ventajas de viajar en tren”, me regji të Aritz Moreno.

Në datat 3, 4 dhe 5 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit do të vihet në skenë baleti “La Sylphide”, një nga veprat më poetike të repertorit klasik.

Një shfaqje për të cilën publiku ka shfaqur mjaft interes është ajo e Teatrit Kombëtar “Si ta doni”, një nga kryeveprat e Shekspirit.

Shfaqja do të vihet në skenë në datat: 4, 5, 6, 7, 8, 9 nëntor, në ArTurbina.

Në Galerinë “Hermon Madhi”, në Liceun Artistik do të vijojë të qëndrojë e hapur ekspozita e Ilir Kasos, “A retrospective in six lessons”.

Për fëmijët do të vijë këtë fundjavë një aventurë magjike mes natyrës, fantazisë dhe miqësisë së vërtetë: “Libri i Xhunglës”, bazuar në veprën e njohur të Rudyard Kipling.

Shfaqja sjell një histori për guximin, miqësinë, zgjedhjen dhe fuqinë e dashurisë, e cila vjen në datat 7, 8 dhe 9 nëntor në Teatrin e Kukullave, në kryeqytet. /j.p/

The post Aktivitetet artistike e kulturore të javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktivitetet artistike e kulturore të javës

27 October 2025 at 15:55

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Një nga aktivitetet e reja kulturore të kësaj jave është Festivali i Këngës “Luleborë”, i cili zhvillohet sot dhe nesër në Teatrin “Migjeni”, në Shkodër.

Po sonte (27 tetor) në kinemanë “Maks Velo” në Tiranë, zhvillohet Nata e Filmit Italian.

Ditën e nesërme, 28 tetor e deri më 31 tetor do të zhvillohen aktivitetet artistike e kulturore të Javës Kulturore Austriake, e cila do të sjellë për publikun kryeqytetas ditë të mbushura me muzikë, letërsi e ide evropiane.

Në datën 30 tetor pritet koncerti i Ansamblit Simfonik “Johann Strauss” me valsin vjenez dhe kryeveprat e dinastisë Strauss.

Ndërkohë nesër do të prezantohet tek TKOB, libri “Kioskë – Arkitektura e përkohshme dhe botët e gjalla sociale në bregdetin shqiptar”, mbi arkitekturën dhe jetën urbane pas viteve ’90.

Gjithashtu do të ngrihet një panel diskutimi me temë “30 vjet dhe në vazhdim” me reflektime mbi përvojën dhe sfidat e ardhshme të Austrisë, Suedisë e Finlandës si vende që kanë 30 vjet në BE.

Në Qendrën e Artit “Agimi” vijon nga fundjava, të ekspozohen veprat e Grupit Stubrn, në ekspozitën “Shifting views”, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor.

Deri në përfundim të kësaj jave do të keni mundësi të shihni rreth 80 punë të piktorit të mirënjohur Gazmend Leka, në Galerinë FAB.

Ndërkohë që Teatri i Kukullave përveç repertorit të tij, ia ka dhënë skenën edhe një vepre për të rritur siç është komedia “10 vjet martesë”.

Prej nesër e deri më 1 nëntor në Korçë do të zhvillohet kolonia “Ditët e Mios” që mbledh artistë nga Italia, Greqia, Finlanda, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të sjellin ngjyrat dhe frymën e tyre krijuese në koloninë më të madhe ndërkombëtare të piktorëve në Shqipëri.

/e.r/a.f/r.e/

The post Aktivitetet artistike e kulturore të javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërtusha për ATSH-në: Mbi 1,5 milionë turistë gjatë 2025-ës në Durrës

19 October 2025 at 08:30

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Durrësi vijon të mbetet një ofertë turistike gjithëvjetore, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj, nga e gjithë bota. Përpos plazheve, qyteti bregdetar ofron një gamë atraksionesh jo vetëm në muzetë e artit, trashëgimisë kulturore, por edhe aktivitete sportive dhe argëtuese në çdo periudhë të vitit.

Floreta Kërtusha, përgjegjëse e zyrës së turizmit pranë bashkisë Durrës, u shpreh për ATSH-në se edhe ky sezon turistik veror, i cili pritet të përfundojë në datë 31 tetor, ka qenë një sezon turistik mjaft i suksseshëm, duke tejkaluar pritshmëritë dhe parashikimet.

“Qyteti i Durrësit ka qenë destinacioni i parë turistik i miliona turistëve dhe vizitorëve nga rajoni, Evropa dhe e gjithë bota, çka na bën të ndihemi më shumë krenarë si edhe akoma më të përgjegjshëm në punën tonë për të garantuar turizmin gjithëvjetor. Zgjedhja e Durrësit si destinacion i preferuar turistik gjatë gjithë vitit është pa dyshim vija bregdetare e mrekullueshme prej 64 kilometrash si dhe trashëgimia e pasur kulturore e Durrësit. E gjithë vija bregdetare ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm të cilat ofrojnë shërbime turistike për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj. Vitet e fundit, qëllimi ynë si bashki është rivitalizimi i fshatrave turistikë si dhe krijimi i një destinacioni dhe atraksioni agroturistik, i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë, verërave, pijeve apo produkteve të tjera lokale tradicionale”, tha Kërtusha.

Sipas Kërtushës, referuar të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, vitin e kaluar ishin mbi 1 milion turistë që e vizituan qytetin e Durrësit, ndërsa këtë vit ky numër mund të arrijë deri në 1 milion e 500 mijë vizitorë deri në fund të muajit dhjetor.

“Nëse do t’i referohemi statistikave të fundit vetëm nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin, shënohet një rritje e numrit të hyrjeve në Portin e Durrësit, ku vetëm për 9-mujorin e parë të vitit 2025 numërohen 403.554 hyrje në total, rreth 7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë për vitin e kaluar, ku u regjistruan 377.574 hyrje në total”, theksoi ajo.

“Durrësi është qendra e investimeve strategjike kombëtare, praktikisht një destinacion për investitorët e huaj, sidomos në aspektin e investimeve infrastrukturore, industriale, turistike dhe kulturore. Durrësi tashmë është destinacion i markave ndërkombëtare, ndaj këtë vit ka patur një rritje të numrit të turistëve elitarë. Me miratimin nga ana e Qeverisë shqiptare, këtë vit kanë filluar punimet për ndërtimin e dy unazave të reja të Currilave, që do t’i japin frymëmarrje qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve dhe pritet të ulin ndjeshëm problemin e trafikut të automjeteve. Një ndër ndërtimet më strategjike përgjatë vijës bregdetare është edhe përfundimi i punimeve për ndërtimin e shëtitores “Ura e Dajlanit – Konvaleshencë”, me gjatësi 3 km. Ky investim është në favor të turizmit, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore në një nga zonat turistike që mban fluksin më të madh të turistëve. Një tjetër projekt ambicioz është ai i Akademisë Elitare Manchester City. Kjo akademi elitare do t’i shërbejë fëmijëve të Durrësit, të gjithë vendit dhe më gjerë. Një tjetër lajm i mirë për qytetin ishte krijimi i një tjetër akademie sportive prestigjioze në sportin e tenisit, Akademia e Rafael Nadal, njërit prej tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, pohoi Kërtusha.

Përgjegjësja e zyrës së turizmit pranë bashkisë Durrës, pohoi se ky vit shënon një rritje të numrit të strukturave akomoduese, ku janë regjistruar rreth 237 subjekte që ushtrojnë veprimtari hotelerie.

Kërtusha cilëson se disa nga eventet që kanë tërhequr më shumë vizitorë gjatë 10 muajve të këtij viti janë ART Explora Festival (prill 2025), Giro d’Italia 2025 (maj 2025), Vala Fest (korrik 2025), Panairi “Taverna e Adriatikut”, koncerti i sopranos Inva Mula (gusht 2025), Festivali Ndërkombëtar Folklorik (korrik-gusht 2025) e tjerë.

“Durrësi i cili është një qytet pothuajse 3000-vjeçar, njihet jo vetëm për turizmin bregdetar ku ju mund të shijoni ditët me diell, plazhet e shumta ranore dhe pjesërisht shkëmbore që lagen nga deti Adriatik, por edhe për turizmin kulturor. Nëse do t’i referohemi të dhënave nga Qendra Muzeore Durrës, vetëm gjatë 9-mujorit të vitit 2025, numri i vizitorëve vetëm në Amfiteatër dhe tek Torra Veneciane është 44.113 vizitorë, nga ku shënohet një rritje prej 36% në krahasim me të njëjtën periudhë për vitin 2024, ku numërohen 32.423 vizitorë”, tha Kërtusha.

Sipas Kërtushës, bashkia Durrës po punon mbi disa strategji për promovimin e ofertës turistike të qytetit bregdetar në tregjet ndërkombëtare të turizmit.

“Bashkia Durrës në kuadër të diversifikimit të ofertës turistike, duke synuar turizmin gjithëvjetor, përfshirë këtu turizmin natyror, sportiv, kulinar, kulturor e historik, përgjatë vitit 2025 ka planifikuar realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Drejtoria e Turizmit, ka promovuar të gjithë potencialin turistik të qytetit të Durrësit në Panairin e Punës në Athinë (Greqi), në Rrjetin e Kryeqytetit Evropian të Demokracisë (European Capital of Democracy Network), në Rrjetin e vendeve të Ballkanit: B40 Balkan Cities Network etj., ku Bashkia Durrës është anëtare së bashku me qytete të tjera nga Bashkimi Evropian apo nga Ballkani. Gjithashtu, në kuadër të promovimit të potencialeve turistike të qytetit, janë ndërmarrë dhe po ndërmerren një sërë fushatash apo aktivitetesh promocionale me fokus trashëgiminë kulturore, destinacionet turistike, restorantet, subjektet e agroturizmit, shtigjet natyrore për ecje e tjerë”, përfundoi Kërtusha.

/e.i//r.e/

The post Kërtusha për ATSH-në: Mbi 1,5 milionë turistë gjatë 2025-ës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Struga rrezikon trashëgiminë kulturore, qytetarët shprehen të revoltuar

16 October 2025 at 22:50


Struga ngadalë por sigurt po mbetet pa trashëgiminë e vet kulturore dhe arkitekturore, të cilën e humb çdo ditë. Gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një ndërtesë individuale, në pjesën e vjetër të qytetit, u shemb një pjesë e një shtëpie të vjetër përkujtimore. Komuna duhej të kujdesej për këtë objekt.
“Shtëpia që u shemb dje këtu në pjesën e vjetër të qytetit të Strugës është nën mbrojtjen e shtetit. Është shtëpia e autorit të famshëm të himnit maqedonas, Vlado Maleski, dhe në të është ruajtur për vite me radhë një mjedis etnologjik, i cili tani rrezikon të shkatërrohet për shkak të situatës aktuale”, raportoi Miki Trajkovski- gazetar.
Drejtori i Institutit dhe Muzeut të Ohrit, Goran Patçev thotë se puna në terren do të ndalet dhe do të bëhet një vlerësim i dëmeve, pas së cilës do të merren masa urgjente për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme
Shtëpia e Vllado Maleskit është lënë për një kohë të gjatë në mëshirë të fatit, ndërsa është zbuluar tani disa muaj, thonë banorët e Strugës. Objekti që duhet të mbijë pranë ndërtesës së mbrojtur po ndërtohet nga një investitor privat, i cili e bleu truallin.
“Ne nuk kemi asnjë qasje mbi dokumentacionin e ndërtimit, cila është licenca që ka investitori, kështu që në këtë moment nuk do të dinim çfarë të themi, ose ku të drejtojmë gishtin, por duhet të ketë përgjegjësi sepse dëmi që është bërë është i madh”, deklaroi Nikolla Kukunesh – Drejtor i Mbrëmjeve Poetike të Strugës.
“Unë mendoj se e gjithë kjo mund të ishte parandaluar. Godina është lënë pas dore në këtë mënyrë për 3-4 muaj, por mund të bëhej një zgjidhje e thjeshtë, për të stabilizuar themelet e godinës, dhe më pas mund të vazhdonte ndërtimi i godinës së re”, tha Tatjana Sofkoska – arkitekte.
Qytetarët ankohen për kaosin e pakontrolluar që po ndodh në Strugë.
“Jam pa fjalë. Çrregullim, asnjë ligj nuk zbatohet për askënd. Tani kam ardhur të shoh, por është e frikshme. Ky është shkatërrimi i historisë”, u shpreh një banore e Strugës.
Për ndërtimin e objektit nga pronari, Z.K nga fshati Veleshtë iu kërkua nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore një mendim për kushtet mbrojtëse të konservimit, dhe u mor një Aktvendim për prishjen e ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimin e një ndërtese të re. Kjo rrugë në Strugë është një nga të fundit ku ka ende pjesë të arkitekturës autentike të qytetit, e cila po zhduket me shpejtësi. Nga Komuna e Strugës asnjë përgjigje. /Alsat.mk

Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës

By: Ela
15 October 2025 at 11:10

Nga Boldnews.al “Vetëm dy minuta nga qendra e Tiranës”. Kjo është reklama që shpërndan kompania “Am&Zo” në rrjete sociale, për projektin e quajtur “Mara Palace”. Kompleksi rezidencial pritet të jetë një ndërtesë me 16 kate mbi tokë dhe tre kate parkim nën tokë. Gjendet në zonën e “Shkollës së Kuqe”, realisht shumë pranë qendrës së […]

The post Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Mbi një milion turistë në sitet kulturore nga janari në shtator 2025

12 October 2025 at 15:50

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Viti 2025 ka shënuar rekorde historike për turizmin kulturor në Shqipëri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi sot statistikat, ku rreth 1,259,774 vizitorë kanë vizituar sitet kulturore nga janari deri në shtator të këtij viti.

Referuar shifrave, ministri Gonxhja theksoi se kjo është një rritje me 57% krahasuar me vitin 2023.

“Falë miradministrimit, të ardhurat nga biletat janë rritur me 84%, krahasuar me vitin 2023”, vijoi Gonxhja.

Sipas Gonxhes, sitet më të vizituara janë Parku Arkeologjik Butrint me 257,670 vizitorë, Kalaja e Gjirokastrës me 253,407 vizitorë, Parku Arkeologjik Shkodër me 150,927 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 147,178 vizitorë dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë me 109,669 vizitorë.

Turistët e huaj, por edhe ata vendas vizitojnë gjatë gjithë vitit qytetet e vendit tonë, që ofrojnë një gamë të vlerave historike dhe autentike, përmes siteve të trashëgimisë kulturore.

Turizmi kulturor, është kthyer në një qasje gjithëvjetore që gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë.

Pjesa më e konsiderueshme e turistëve përveç atraksioneve si plazhe, natyrë apo gastronomi, preferojnë të vizitojnë parqet e ndryshme arkeologjike, muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

/e.i//a.f/

The post Gonxhja: Mbi një milion turistë në sitet kulturore nga janari në shtator 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga xhudo te matcha, aktivitetet në Javën Japoneze në Tiranë

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Tirana mirëpret Javën Kulturore Japoneze, një ngjarje e shumëpritur që bashkon qytetarët me shpirtin, elegancën dhe thellësinë e kulturës japoneze.

Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nga data 12 deri më 18 Tetor 2025, kryeqyteti shqiptar bëhet një urë kulturore që lidh Shqipërinë me Japoninë përmes një programi të pasur me aktivitete artistike, sportive, kulinarie dhe kinematografike.

Java nis më 12 Tetor, në Parkun Olimpik të Tiranës, me Kupën e Ambasadorit në Xhudo dhe Karate.

Të rinj sportistë shqiptarë do të sjellin emocionin dhe disiplinën e arteve marciale japoneze përmes ndeshjeve dhe demonstrimeve mbresëlënëse.

Në datën 13 Tetor, në ambientet e COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, zhvillohet seminari informues mbi turizmin në Japoni, i organizuar nga Organizata Kombëtare e Turizmit e Japonisë (JNTO). Të pranishmit do të kenë mundësinë të njihen me destinacionet më tërheqëse, këshillat praktike për udhëtimin dhe një “shije” autentike të kulturës japoneze.

Nga 14 deri më 16 Tetor, vëmendja zhvendoset në Vila 31 Art Explora, ku do të mbahen dy aktivitete që sjellin traditën dhe kuzhinën japoneze në qendër të Tiranës. Ndërkohë po nga data 14, deri më 15 Tetor, do të organizohet Ceremonia Japoneze e Çajit, e udhëhequr nga një mjeshtër japonez i çajit.

Ndërsa më 16 Tetor, publiku do të ketë mundësinë të marrë pjesë në një udhëtim kulinarik në Japoni, ku do të demonstrohet përgatitja e mochi-t, tortës tradicionale të orizit, dhe gatimeve të tjera tipike të kuzhinës Washoku. Kjo përvojë interaktive ofron një dritare drejt kulturës përmes shijes dhe aromës autentike japoneze.

Për të apasionuarit pas kinemasë, nga 14 deri më 18 Tetor, Qendra e Artit “Agimi” do të hapë dyert për Javën e Filmit Japonez, një cikël filmash që prezanton pesë kryevepra të kinemasë moderne japoneze. Nga drama dhe komedia tek fantazia dhe introspeksioni, publiku do të ketë mundësinë të eksplorojë dimensione të reja të artit filmik japonez, përtej anime-ve të njohura globalisht. Filmat e përzgjedhur përfshijnë: “The Lines That Define Me”, “MONDAYS: See you ‘this’ week!”, “Neko Ninja”, “Between Us” dhe “Takano Tofu”.

The post Nga xhudo te matcha, aktivitetet në Javën Japoneze në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Trashëgimia jonë kulturore, pasqyrë e shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar

29 September 2025 at 14:39

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh për rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së kësaj pasurie kombëtare.

“Ta ruajmë e trashëgojmë me krenari, siç e ruajtën të parët tanë, dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë, kudo që jemi”, shkroi Presidenti Begaj në Facebook.

Presidenti Begaj e shoqëroi këtë mesazh me një pjesë nga K’cimi i Tropojës, interpretuar nga nxënës shqiptarë të shkollës “Bijtë e Shqipes” në Nju-Jork, të cilin ai i vizitoi një ditë më parë.

“K’cimi i Tropojës” është një nga pasuritë e çmuara të Shqipërisë, i përfshirë së fundmi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

“Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore. Trashëgimia jonë kulturore është pasqyrë e shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar. Ta ruajmë e trashëgojmë me krenari, siç e ruajtën të parët tanë, dhe ta mbajmë gjithmonë gjallë, kudo që jemi”, theksoi Begaj në postim.

Krahas pasurive shqiptare që njihen e vlerësohen në kuadër të UNESCO-s, ka edhe një përkujtesë të përvitshme kushtuar trashëgimisë kulturore në rangun kombëtar. Çdo 29 shtator, vëmendja përqendrohet në dëshmitë e identitetit kulturor të Shqipërisë, të shfaqur në të tre dimensionet e tij: material, shpirtëror dhe natyror.

Si shtysë për shpalljen e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ka shërbyer akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bënja, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë arkeologjike të Apolonisë nga vjedhja e tyre prej ushtrive ndërluftuese gjatë Luftës së Parë Botërore. Bënja ishte një veprimtar i lëvizjes atdhetare, i cili pas shpalljes së pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës si oficer karriere.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Begaj: Trashëgimia jonë kulturore, pasqyrë e shpirtit dhe identitetit tonë kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

29 September 2025 at 09:54

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, solli në vëmendje pasurinë më të çmuar të identitetit tonë kombëtar, që na lidh me rrënjët, historinë dhe shpirtin e vendit tonë.

Ministri i MTKS-së, ndau në rrjetet sociale një kolazh imazhesh të kostumeve e valleve tona folklorike, si edhe të disa prej siteve të trashëgimisë kulturore.

“Është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim me krenari tek brezat që vijnë, duke e bërë Shqipërinë një urë dialogu e bashkëpunimi kulturor me botën”, u shpreh online, ministri Gonxhja.

Krahas pasurive shqiptare që njihen e vlerësohen në kuadër të UNESCO-s, ka edhe një përkujtesë të përvitshme kushtuar trashëgimisë kulturore në rangun kombëtar. Çdo 29 shtator, vëmendja përqendrohet në dëshmitë e identitetit kulturor të Shqipërisë, të shfaqur në të trija dimensionet e tij: material, shpirtëror dhe natyror.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, si shtysë për shpalljen e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore ka shërbyer akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bënja, i cili në vitin 1916 mbrojti pasuritë e Apolonisë nga vjedhja. Bënja ishte një veprimtar i lëvizjes atdhetare, i cili pas shpalljes së pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës si oficer karriere.

Duke marrë komandën e batalionit shqiptar, Bënja iu kundërvu pushtuesve austro-hungarezë që kërkonin të dërgonin në Vjenë, skulptura antike të gjetura gjatë gërmimeve. I gjendur në këtë mision patriotik, së bashku me dy oficerë të tjerë, Bahxhet Manastirliun dhe Abaz Taushanin, majori Bënja u dënua me vdekje, nga gjyqi ushtarak, për tradhëti të lartë.

/a.f/

The post Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhubleta, thesari ynë i traditës, e hirshmja e malësores hyjneshë, mistikja shprehëse e një shpirti shekullor

By: berti
29 September 2025 at 09:30

Albert Vataj Xhubleta, kjo shprehje e pasurisë shpirtërore, ky ansambël elementesh dhe dekoracionesh, simbolesh dhe kodesh, te cilat janë një dëshmi e një vlere që tejkalon caqet e një veshjeje të zakonshme tradicionale. Çdo stoli dhe zbukurim, çdo simbol dhe kompozicion është një fjalor, është një histori, është gjithë mistika shumëvjeçare e një populli, një tradite që përfaqësohet nëpërmjet…

Source

❌
❌