Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hapen regjistrimet për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit - Kosova 2026

7 January 2026 at 14:49


Bizneset dhe individët e industrisë së turizmit tashmë mund të regjistrohen për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2026, ngjarja më e madhe e turizmit në vend.

Ky panair ofron një mundësi unike për të promovuar produktet dhe shërbimet turistike para partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe për të krijuar rrjete bashkëpunimi dhe mundësi të reja biznesi.

Organizatorët njoftojnë se regjistrimet janë hapur nga sot dhe mund të bëhen online përmes linkut: https://internationaltourismfairkosova.com/

“Ky panair synon të fuqizojë sektorin e turizmit në Kosovë dhe të lidhë aktorët vendorë me partnerët ndërkombëtarë, duke promovuar potencialin turistik të vendit tonë,” thonë organizatorët.

Ngjarja pritet të tërheqë kompani turistike, agjenci udhëtimesh, operatorë hotelesh dhe profesionistë të industrisë nga vendi dhe jashtë, duke bërë të mundur prezantimin e ofertave turistike në një platformë ndërkombëtare të promovimit. /Telegrafi/


Lahuta bashkon brezat në festimin e njohjes nga UNESCO

19 December 2025 at 22:30

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Lahuta, një nga thesaret më të çmuar të identitetit tonë kulturor, është tashmë pasuri botërore, e shpallur pjesë e listës së UNESCO-s për mbrojtje urgjente.

Mbrëmjen e sotme, nën tingujt e duarve të lahutarëve, u bënë bashkë copëza të trashëgimisë shqiptare ndër breza.

Në aktivitetin e organizuar në Kinostudio, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, artistë e lahutarë të njohur, u përcoll një pjesë e kulturës dhe artit të lahutës, përmes tingujve nga mjeshtrat duarartë dhe lahutarëve.

Në fjalën e rastit, ministri Gonxhja e cilësoi këtë si një moment historik për trashëgiminë tonë kulturore.

Gjatë mbrëmjes, u interpretuan në lahutë disa performanca, si dëshmi mes kulturës dhe dialogut që e mban gjallë këtë trashëgimi ndër breza.

Arti i të luajturit dhe të kënduarit me lahutë, është i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare duke përfaqësuar një dimension të kujtesës kulturore kombëtare.

Përfshirja e lahutës në listën e UNESCO-s, siguron vazhdimësinë e ruajtjes dhe trashëgimisë së një simboli unik të identitetit shqiptar.

Të pranishmit në aktivitetin e mbrëmjes së sotme, duartrokitën gjatë çdo performancë artistike të realizuar me valle, këngë e lahutë, duke mos fshehur emocionet pas tingujve që erdhën si dëshmi e çmuar e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.

Tingulli i Lahutës - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 12

/e.i/r.e/a.f/

The post Lahuta bashkon brezat në festimin e njohjes nga UNESCO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: 570% më shumë vizitorë izraelitë se një vit më parë

3 November 2025 at 22:15

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pritën sot në një takim falënderues përfaqësues të kompanisë ajrore izraelite Sundor/ELAL.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja ndau detaje nga takimi, i cili erdhi në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për afrimin e dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se “në shenjë mirënjohjeje iu dhurua CEO-s së SUNDOR, Gal Gershon, çmimi simbolik për mbështetjen në nismën e përbashkët për turizëm gjithëvjetor”.

“Përmes këtij bashkëpunimi, në vetëm pak muaj, Shqipëria ka mirëpritur 570% më shumë vizitorë izraelitë krahasuar me vitin 2024, në 110 fluturime direkte Tel-Aviv–Tiranë, me një projeksion prej 60 000 vizitorësh izraelitë deri në fund të vitit”, tha Gonxhja.

Turistët kanë zgjedhur Shqipërinë jo vetëm për plazhet e bukura dhe klimën e favorshme, por edhe për zonat malore me peizazhe natyrore mbresëlënëse, qytetet e lashta me vlerë historike e kulturore si dhe mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Sot turizmi është kthyer në aktivitet gjithëvjetor, që jo vetëm po gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por gjithashtu po promovon Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor turistik.

/e.i/r.e/

The post Gonxhja: 570% më shumë vizitorë izraelitë se një vit më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërtusha për ATSH-në: Mbi 1,5 milionë turistë gjatë 2025-ës në Durrës

19 October 2025 at 08:30

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Durrësi vijon të mbetet një ofertë turistike gjithëvjetore, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj, nga e gjithë bota. Përpos plazheve, qyteti bregdetar ofron një gamë atraksionesh jo vetëm në muzetë e artit, trashëgimisë kulturore, por edhe aktivitete sportive dhe argëtuese në çdo periudhë të vitit.

Floreta Kërtusha, përgjegjëse e zyrës së turizmit pranë bashkisë Durrës, u shpreh për ATSH-në se edhe ky sezon turistik veror, i cili pritet të përfundojë në datë 31 tetor, ka qenë një sezon turistik mjaft i suksseshëm, duke tejkaluar pritshmëritë dhe parashikimet.

“Qyteti i Durrësit ka qenë destinacioni i parë turistik i miliona turistëve dhe vizitorëve nga rajoni, Evropa dhe e gjithë bota, çka na bën të ndihemi më shumë krenarë si edhe akoma më të përgjegjshëm në punën tonë për të garantuar turizmin gjithëvjetor. Zgjedhja e Durrësit si destinacion i preferuar turistik gjatë gjithë vitit është pa dyshim vija bregdetare e mrekullueshme prej 64 kilometrash si dhe trashëgimia e pasur kulturore e Durrësit. E gjithë vija bregdetare ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm të cilat ofrojnë shërbime turistike për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj. Vitet e fundit, qëllimi ynë si bashki është rivitalizimi i fshatrave turistikë si dhe krijimi i një destinacioni dhe atraksioni agroturistik, i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë, verërave, pijeve apo produkteve të tjera lokale tradicionale”, tha Kërtusha.

Sipas Kërtushës, referuar të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, vitin e kaluar ishin mbi 1 milion turistë që e vizituan qytetin e Durrësit, ndërsa këtë vit ky numër mund të arrijë deri në 1 milion e 500 mijë vizitorë deri në fund të muajit dhjetor.

“Nëse do t’i referohemi statistikave të fundit vetëm nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin, shënohet një rritje e numrit të hyrjeve në Portin e Durrësit, ku vetëm për 9-mujorin e parë të vitit 2025 numërohen 403.554 hyrje në total, rreth 7% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë për vitin e kaluar, ku u regjistruan 377.574 hyrje në total”, theksoi ajo.

“Durrësi është qendra e investimeve strategjike kombëtare, praktikisht një destinacion për investitorët e huaj, sidomos në aspektin e investimeve infrastrukturore, industriale, turistike dhe kulturore. Durrësi tashmë është destinacion i markave ndërkombëtare, ndaj këtë vit ka patur një rritje të numrit të turistëve elitarë. Me miratimin nga ana e Qeverisë shqiptare, këtë vit kanë filluar punimet për ndërtimin e dy unazave të reja të Currilave, që do t’i japin frymëmarrje qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve dhe pritet të ulin ndjeshëm problemin e trafikut të automjeteve. Një ndër ndërtimet më strategjike përgjatë vijës bregdetare është edhe përfundimi i punimeve për ndërtimin e shëtitores “Ura e Dajlanit – Konvaleshencë”, me gjatësi 3 km. Ky investim është në favor të turizmit, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore në një nga zonat turistike që mban fluksin më të madh të turistëve. Një tjetër projekt ambicioz është ai i Akademisë Elitare Manchester City. Kjo akademi elitare do t’i shërbejë fëmijëve të Durrësit, të gjithë vendit dhe më gjerë. Një tjetër lajm i mirë për qytetin ishte krijimi i një tjetër akademie sportive prestigjioze në sportin e tenisit, Akademia e Rafael Nadal, njërit prej tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, pohoi Kërtusha.

Përgjegjësja e zyrës së turizmit pranë bashkisë Durrës, pohoi se ky vit shënon një rritje të numrit të strukturave akomoduese, ku janë regjistruar rreth 237 subjekte që ushtrojnë veprimtari hotelerie.

Kërtusha cilëson se disa nga eventet që kanë tërhequr më shumë vizitorë gjatë 10 muajve të këtij viti janë ART Explora Festival (prill 2025), Giro d’Italia 2025 (maj 2025), Vala Fest (korrik 2025), Panairi “Taverna e Adriatikut”, koncerti i sopranos Inva Mula (gusht 2025), Festivali Ndërkombëtar Folklorik (korrik-gusht 2025) e tjerë.

“Durrësi i cili është një qytet pothuajse 3000-vjeçar, njihet jo vetëm për turizmin bregdetar ku ju mund të shijoni ditët me diell, plazhet e shumta ranore dhe pjesërisht shkëmbore që lagen nga deti Adriatik, por edhe për turizmin kulturor. Nëse do t’i referohemi të dhënave nga Qendra Muzeore Durrës, vetëm gjatë 9-mujorit të vitit 2025, numri i vizitorëve vetëm në Amfiteatër dhe tek Torra Veneciane është 44.113 vizitorë, nga ku shënohet një rritje prej 36% në krahasim me të njëjtën periudhë për vitin 2024, ku numërohen 32.423 vizitorë”, tha Kërtusha.

Sipas Kërtushës, bashkia Durrës po punon mbi disa strategji për promovimin e ofertës turistike të qytetit bregdetar në tregjet ndërkombëtare të turizmit.

“Bashkia Durrës në kuadër të diversifikimit të ofertës turistike, duke synuar turizmin gjithëvjetor, përfshirë këtu turizmin natyror, sportiv, kulinar, kulturor e historik, përgjatë vitit 2025 ka planifikuar realizimin e aktiviteteve të ndryshme. Drejtoria e Turizmit, ka promovuar të gjithë potencialin turistik të qytetit të Durrësit në Panairin e Punës në Athinë (Greqi), në Rrjetin e Kryeqytetit Evropian të Demokracisë (European Capital of Democracy Network), në Rrjetin e vendeve të Ballkanit: B40 Balkan Cities Network etj., ku Bashkia Durrës është anëtare së bashku me qytete të tjera nga Bashkimi Evropian apo nga Ballkani. Gjithashtu, në kuadër të promovimit të potencialeve turistike të qytetit, janë ndërmarrë dhe po ndërmerren një sërë fushatash apo aktivitetesh promocionale me fokus trashëgiminë kulturore, destinacionet turistike, restorantet, subjektet e agroturizmit, shtigjet natyrore për ecje e tjerë”, përfundoi Kërtusha.

/e.i//r.e/

The post Kërtusha për ATSH-në: Mbi 1,5 milionë turistë gjatë 2025-ës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehu: Përfunduam rrugën e bjeshkës, nis investimi prej gjysmë milioni euro për elektrifikimin e Gjeravicës

7 October 2025 at 22:07


Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në rrugën e bjeshkës, ndërsa ka paralajmëruar investimin e radhës në vlerë prej 500 mijë eurosh për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike në zonën e bjeshkëve të Gjeravicës.

Shehu ka bërë të ditur se ky projekt është pjesë e planit të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë lokale, duke krijuar kushte të reja për jetesë dhe aktivitete ekonomike në zonat malore.



“Rrugën e bjeshkës e përfunduam. Po ashtu edhe Master-Plani për bjeshkët është përfunduar. Tani me radhë do të investojmë rreth gjysmë milion euro për rrjetin elektrik në bjeshkë. Në këtë mënyrë po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës”, ka deklaruar Shehu.

Ai ka rikujtuar edhe projektet për ndriçim publik, duke thënë se gjatë mandatit të parë u vendos ndriçimi SMART për herë të parë në Junik, ndërsa në këtë mandat do të investohen mbi 200 mijë euro për ta përfunduar atë në të gjitha lagjet e qytetit.

“Urime Junik. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shtuar kryetari Shehu.

Ardian Shala: Reçani do të zgjedhë drejt, me urtësi e dashuri për vendin​

5 October 2025 at 14:24


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Dr. Ardian Shala, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e fshatit Reçan, të cilin e quajti “fshati i të madhit Abdyl Ramaj, i pleqnarëve e i luftëtarëve që i kanë dhënë shumë Suharekës dhe Kosovës”.

Në këtë takim, Shala ka ndarë vizionin e tij dhe të LDK-së për një qeverisje të përgjegjshme që, sipas tij, do të fokusohet në arsim cilësor, shërbime publike dinjitoze, zhvillim të turizmit dhe një ekonomi lokale të qëndrueshme.

“Reçani di të zgjedhë drejt, me mend, me urtësi dhe me dashuri për vendin, prandaj ka vendosur ta zgjedhë LDK-në. Kësaj here, bashkë do ta kthejmë Suharekën në rrugën e zhvillimit dhe dinjitetit,” ka deklaruar Shala.

Ai ka shtuar se fushata e tij po mbështetet në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në angazhimin për një administratë komunale që ofron zgjidhje reale për nevojat e komunitetit.

Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan pamjet me bukuritë përrallore të Shqipërisë (VIDEO)

By: V K
28 September 2025 at 08:52

Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të Turizmit, duke ndarë një videokartolinë, që pasqyron bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Videokartolina përfshin pamje mahnitëse nga Alpet Shqiptare, liqenet e thellë malorë, lagunat e mbrojtura dhe vijat bregdetare, duke nxjerrë në pah potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit.

Ky mesazh i kryeministrit Rama, vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore të Shqipërisë.

 

The post Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan pamjet me bukuritë përrallore të Shqipërisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dita Botërore e Turizmit, Rama sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik

By: berti
28 September 2025 at 08:09

Në mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një mesazh të veçantë, të dedikuar Ditës Botërore të Turizmit. Përmes një videokartoline mahnitëse, ai sjell një kolazh të bukurive natyrore të Shqipërisë, duke përçuar një ndjenjë krenarie dhe frymëzimi për thesaret që vendi ynë ofron. Nga Alpet te bregdeti magjik…

Source

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht

27 September 2025 at 09:52

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Shqipëria po synon të pozicionohet si një destinacion kryesor turistik në rajonin e Mesdheut, duke ndërtuar një model zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

Vendi ynë, po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve, si një destinacion në rritje në Mesdhe, falë investimeve strategjike në turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale një videokartolinë të Shqipërisë turistike.

Atraksionet më të veçanta nga bregdeti te zonat malore, nga Zonat e Mbrojtura te ato të Trashëgimisë Kulturore, janë vetëm një pjesë e gamës së ofertës turistike që ka vendi ynë për të huajt.

Për periudhën janar-gusht 2025, Shqipëria ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se 94% e të huajve vijnë nga kontinenti evropian. Brenda këtij kontingjenti, Evropa Jugore zë vendin kryesor me 70% të hyrjeve, duke u ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore/Lindore, secila me nga 11%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar është në 98% të rasteve personal, ku mbizotërojnë pushimet, vizitat familjare dhe aktivitetet sociale.

/e.i/j.p/

The post Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Unioni i Turizmit të Kosovës: Rritje e ndjeshme e vizitorëve

26 September 2025 at 15:31


Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, që shënohet më 27 shtator, Unioni i Turizmit të Kosovës ka uruar të gjithë akterët e sektorit për punën dhe sukseset e arritura, duke vlerësuar kontributin e tyre në promovimin e vendit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Në një komunikatë për media, UTK thekson se pavarësisht sfidave, turizmi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave, viti 2024 u mbyll me një rritje prej 34.6% të vizitorëve, ndërsa vetëm në korrikun e këtij viti është regjistruar një rritje prej 34.9% të vizitorëve dhe 33% të netëqëndrimeve, përcjell Telegrafi.



“Këta janë tregues të rëndësishëm për ekonominë dhe për pozitën e Kosovës në hartën turistike ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Tema e këtij viti, e shpallur nga Organizata Botërore e Turizmit, është “Turizmi dhe transformimi i qëndrueshëm” – një thirrje për të ndërtuar turizëm që sjell ndikim pozitiv në ekonomi, shoqëri dhe mjedis.

Unioni i Turizmit të Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë edhe për mediat, gazetarët e fotografët që kontribuojnë në promovimin e vlerave historike, kulturore dhe natyrore të vendit.

Edhe pse këtë vit mungoi organizimi i një ngjarjeje të përbashkët, UTK thekson se mbetet i përkushtuar për zhvillimin dhe promovimin e sektorit dhe për mbështetjen e bizneseve të turizmit.

“Do të vazhdojmë të punojmë me pasion, që 27 Shtatori i vitit 2026 ta gjejë Kosovën me një industri edhe më të zhvilluar, më shumë vizitorë dhe më shumë bashkëpunim,” përfundon komunikata. /Telegrafi/

Festival për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe jo vetëm, arti ngrihet mbi çdo kufizim

25 September 2025 at 19:41

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Në një atmosferë plot emocion, u zhvillua sot në Teatrin e Kukullave, Festivali i Parë Kombëtar Tradicional për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) dhe Jo Vetëm, ku arti, muzika dhe shpirti i bashkësisë u ngritën mbi çdo kufizim.

Ky event, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF) dhe Teatrin e Kukullave, solli në skenë fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara dhe jo vetëm, që përmes talentit të tyre na kujtuan se ndryshimi përqafohet dhe ndërgjegjësimi rritet me dashuri, forcë dhe besim.

Nga tingujt e kitarës së Soirdio Ballës, tek violina e Dea Çaushit, këngët plot shpirt të Erigert Bojnit, energjia e grupit “Autizmi Flet”, vallja e Kukësit, e deri tek zërat e fuqishëm të të gjithë konkurrentëve, çdo performancë ishte një dëshmi se arti nuk njeh barriera.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell foto të interpretimeve të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët në performancat e tyre u shfaqën me veshje popullore tradicionale të zonave të ndryshme të vendit.

Përmes këtij festivali, ku talenti, shpresa dhe pasioni shkëlqyen mbi gjithçka, fëmijët dhe të rinjtë përçuan emocione tek publiku në sallë, i cili i mirëpriti me duartrokitje të ngrohta.

Festivali i PAK dhe jo vetëm, foto: Andrin Hoxha
1 nga 18

/m.q/r.e/a.f/

The post Festival për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe jo vetëm, arti ngrihet mbi çdo kufizim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Rritet numri i turistëve në Kosovë, kërkohet themelimi i Ministrisë së Turizmit

12 September 2025 at 17:40


Turizmi në Kosovë po vazhdon trendin pozitiv të rritjes nga viti në vit. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 është shënuar një rritje prej 5.6 për qind të vizitorëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Nga viti 2020 e deri më sot, numri i turistëve që kanë vizituar Kosovën është rritur. Në vitin 2020, Kosova u vizitua nga 151 mijë e 816 turistë, të cilët realizuan 266 mijë e 491 net-qëndrime. Ndërsa, në vitin 2021 ky numër u dyfishua, duke arritur në 355 mijë e 141 vizitorë, dhe më pas 460 mijë e 467 turistë në vitin 2022. Rritja vazhdoi në vitin 2023, kur vendi u vizitua nga 621 mijë e 486 turistë, me gjithsej 698 mijë e 68 net-qëndrime.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, në emisionin e fundit “Shtylla”, prodhim i KosovaPress kërkon nga institucionet që të trajtojnë sektorin e turizmit si prioritet dhe të krijojnë politika të qarta zhvillimore. Ai ka propozuar që Kosova të krijojë një Ministri të veçantë për Turizëm, e cila do të merrej ekskluzivisht me zhvillimin e këtij sektori strategjik.

“Nëse i shikojmë edhe statistikat, kemi rritje edhe për muajin korrik mbi 34 për qind dhe kjo është një tregues i jashtëzakonshëm që institucionet duhet të fokusohen në mbështetjen e industrisë së turizmit, duke krijuar qoftë politika, qoftë strategji, qoftë pjesën e elementeve përcjellëse, siç është qoftë infrastruktura apo çështje të tjera, të cilat janë shumë të rëndësishme. Ne kemi rekomanduar që ka ardhur momenti që Kosova ta ketë një Ministri Turizmit. Andaj, me ngulm jemi duke insistuar që tashmë Kosova duhet ta ketë një Ministri të Turizmit dhe jo të mbetet në një departament i cili është në kuadër të MINT...Në kuadër të kësaj mendojmë që politikat stimuluese, qofshin ato fiskale, mbështetja institucionale në raport me bizneset, fokusimi në pjesën e promovimit janë kruciale për zhvillimin e turizmit të Kosovës”, thotë Hoti.

Hoti përmendi disa praktika rajonale që Kosova duhet t’i marrë shembull, si subvencionimi i vizitorëve për net-qëndrime të gjata dhe ulja e TVSH-së për shërbimet turistike.

“Kemi edhe modele tjera, sa i përket çështjes së subvencionimit të tërë operatorëve dhe të agjencioneve për vizitorët që flenë nga nata e dytë që qëndrojnë, për shembull Maqedonia e Veriut e ka një stimulim të tillë që subvencionon deri në 14 euro për çdo person që fle nga nata e dytë e më tepër me qëllim që t'i nxisë që të rrinë sa më shumë dhe kjo është një model shumë i mirë që ne kemi rekomanduar që ta merr Kosova... 06:06 Tek pjesa akomodimi, Shqipëria e ka të zbritshme TVSH-në për pjesën e akomodimit me atë standarde, ka 21 për qind TVSH-në standarde dhe ka të zbritshme 6 për qind TVSH-në për akomodimin dhe kjo ka krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për punë, sidomos të këtyre operatorëve, me qëllim që paketat e tyre turistike të jenë me çmim jashtëzakonisht të volitshëm dhe me çmim shumë të lirë në rajon dhe kjo automatikisht ndikon te tërheqja e vizitorëve pastaj që ta vizitojnë dhe ta frekuentojnë atë vend”, thekson Hoti.

Se Kosova është vend tërheqës për t’u vizituar, e thonë edhe disa nga turistët që kanë vizituar Kosovën, të cilët e kanë vlerësuar vendin për çmimet e ulëta, ushqimin e mirë dhe mikpritjen e njerëzve.

Një turiste e cila ka ardhur nga Suedia, thotë se çmimet këtu krahasuar me vendin ku jeton janë shumë më të lira.

“Çmimet mendoj se janë të mira deri tani. Nuk kemi qëndruar shumë gjatë këtu...Më të lira, po. ..Janë shumë më të lira...Vetëm dje kemi arritur, kështu që moti është i mirë”, thotë ajo.

Edhe një turiste tjetër nga Zvicra, tregon pse i pëlqen Kosova për të vizituar.

“Çmimet janë bërë më të shtrenjta se para 8 apo 10 vitesh. Unë jetoj në Zvicër. Po, është më lirë këtu. Unë kam familje. Burri im vjen nga Kosova....Më pëlqen Kosova për anën familjare. Mendja e familjes është gjithmonë bashkë. Në Zvicër nuk është më ashtu...Oh po, shumë (më pëlqen ushqimi) Është shumë i mirë. Pite, trileqe....Më pëlqen shumë Prishtina. Por gjithashtu më pëlqen mali i Lubotenit, për shëtitje”, thotë ajo.

Ndërsa, një turist tjetër nga Suedia thotë se këtu në Kosovë ushqimi është shumë i mirë dhe me çmim më të lirë krahasuar me vendin ku jeton.

“(Çmimet) Janë shumë të ulëta. Ne jemi nga Suedia. Kemi ngrënë dje, pasta “frutti di mare” dhe pagova 5 euro. E pabesueshme. Në Suedi është trefishi... Në Suedi nuk është kaq nxehtë. Dhe po kalojmë shumë mirë këtu, ju premtoj...Gjithçka, nga McDonald's te italiane e deri te ushqimi kosovar. Kemi ngrënë diçka me mish pule. Ishte perfekt. Njerëzit e mirë. Ju jeni shumë të sjellshëm, më pëlqen kjo. Në Suedi jemi gjithmonë të sjellshëm. Edhe këtu, jeni të sjellshëm”, thekson ai.

Derisa, Xhavit Jusufi, menaxheri i restaurantit “Vila Gërmia” tregon për kërkesat e turisteve sa i përket shërbimeve, duke filluar nga ushqimi.

“Ka qenë një fluks. Zakonisht të vjen diaspora në kohën prej qershor deri në fund të gushtit. Ka qenë një fluks...Shërbimet që ata i kërkojnë janë shërbime të ndryshme. Për shembull, prej mëngjeseve të ndryshme, drekave, por edhe ahengjeve të ndryshme, ditëlindje, fejesa, martesa, këto janë që janë kërkuar gjatë këtij sezoni tek ne...Prej ushqimeve varion ne e kemi në mëngjes është një ushqim që e kërkojnë është mëngjesi, Gërmia, apo janë kryesisht ushqime tradicionale, speca, mace, lëng e këto petulla, llakuma”, thotë Jusufi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka treguar Planin e Veprimit të Strategjisë.

“Qeveria e Kosovës, në programet e saja qeverisëse, e trajton zhvillimin e sektorit të turizmit si njërin nga prioritetet e saja. Në Programin Qeverisës 2021-2025, që konsiderohet si dokument bazë për punën e qeverisë, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm nënvizohet si njëra nga fushat me prioritet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. MINT gjatë vitit 2024 ka hartuar Strategjinë e Turizmit të Kosovës 2024-2030, ku përmban 5 objektiva strategjike, objektivi 1: Rritja e aktiviteteve pormovuese, Objektivi 2: Krijimi dhe avancimi i infrastrukturës cilësore dhe të qëndrueshme për zhvillim të turizmit, Objektivi 3: Zgjerimi i ofertës turistike sipas standardeve të qëndrueshmërisë dhe rritja e konkurrueshmërisë, Objektivi 4: Ngritja e kapaciteteve njerëzore për rritje të kuadrove në treg të punës dhe përmirësim të shërbimeve. Objektivi 5: Avancimi i kornizës rregullative dhe të politikave të turizmit. Përmes Strategjisë së Turizmit të cilën e miratuam vitin e kaluar, synojmë që të zhvillojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe konkurrues në rajon”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga MINT.

Ndërsa, sa i përket tri vendeve më të vizituara, sipas MINT, janë Prishtina, Peja dhe Prizreni.

“Prishtina, për shkak se është kryeqendra e shtetit të Kosovës, afërsisë së aeroportit, lidhjes me infrastrukturën rrugore dhe ngjarjeve të shumta kulturore e sportive që zhvillohen aty. Turet ballkanike e kanë gjithashtu Prishtinën brenda itinerareve të tyre. Peja: për shkak të potencialit natyror dhe kulturor, por edhe sepse ekzistojnë tashmë shumë produkte turistike të reja të turizmit aventuror që ofrohen përmes tour-operatorëve të shumtë në këtë rajon. Prizreni: për shkak të potencialit historik dhe kulturor, përfshirë monumentet e trashëgimisë historike-kulturore dhe imazhit si qyteti më i bukur në Kosovë. Gjithashtu për shkak të tolerancës ndërkulturore e fetare që ka komuniteti. Një ndikim shumë të madh në sjelljen e vizitorëve kanë ngjarjet kulturore, veçanërisht festivale si DokuFest”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga MINT.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), dhe të përpunuara nga Departamenti i Turizmit, gjatë vitit 2024 Kosova ka pritur gjithsej 698,068 vizitorë, që përbën një rritje prej 12% krahasuar me vitin paraprak. Rritja është fokusuar sidomos te vizitorët e jashtëm, ku gjatë vitit 2024 kishte rritje për rreth 18,3% krahasuar me vitin paraprak. Numri i net-qëndrimeve ishte 1,522,890, prej të cilave 54,3% nga të huajt. Sa i përket periudhës 6-mujore të vitit 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ka qenë 341,506, sipas të dhënave të raportuara nga hotelet në nivel të Kosovës.

Oferta turistike e Shqipërisë, do orientohet drejt vizitorëve elitarë/ 6.7 miliardë nga turizmi deri në 2030

7 August 2025 at 12:49

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025-2030, që është dokumenti bazë për orientimin de zhvillimin e sektorit në 5 vitet e ardhshme parashikon që vendi të ketë mbi 477 mijë shtretër deri në 2030 me një rritje prej 76%.

Po ashtu qeveria parashikon që kontributi i dhënë në punësim nga ky sektor të jetë i konsiderueshëm .Planifikohet që  deri në vitin 2030 nga sektorët dhe nën sektorët e shërbimeve të punësohen mbi 73 mijë në 2030 përkundër 42 mijë punonjësve që ishin në turizëm në 2023.

Strategjia e turizmit përfshin masa stimuluese për më shumë investime, lehtësi në taksa, por edhe një fokus të  theksuar ndaj informalitetit në sektor, ndërsa të ardhurat nga taksa e fjetjes pritet të arrijë në 70.5 mln euro deri në 2030.

Strategjia Kombëtare e Turizmit projekton gjithashtu krijimin, dhe konsolidimin e produkteve turistike duke e ndarë vendin në 6 rajone turistike: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni qendror, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

Në pjesën e parë të vitit sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka pritur mbi 4.7 milionë turistë të huaj, një rritje me gati 4.8% se kundrejt periudhës janar-qershor të vitit të shkuar.

Vizitorët nga Europa mbajnë edhe peshën kryesore me numrin më të lartë të hyrjeve në vend, teksa vërehet edhe një rritje e turistëve nga Amerika, Azia Lindore e Jugore si dhe turistëve nga Lindja e Mesme.

/abcnews.al/

Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja

By: V K
5 August 2025 at 13:45

Ditën e sotme, kryetari i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit sipas tij është narko-euroja.

Berisha: Përveç kësaj jam para jush për një çështje madhore të vendit. Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.

Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.

Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.

Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.

2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.

Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.
Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.

Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.

Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.

E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them.

Por u them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narkoeuroja.
Narko-euro është toksina e vërtetë e turizmit.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare.

Është e paimagjinueshme se si në kodin e heshtjes, kjo nuk u thotë shqiptarëve.

Rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro.

Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.

Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 përqind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro.

The post Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja appeared first on Albeu.com.

PL: Turistët konsumojnë produkte importi, fermerët shqiptarë të përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Partia e Lirisë deklaroi sot se sektori i turizmit nuk po mbështetet nga qeveria, ndërsa evidentoi disa nga problematikat me të cilat haset ky sektor.

Në një deklaratë për mediet zëvendëssekretarja e përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se bizneset e vogla po goditen çdo ditë, në vend që të mbështeten.

“Sektori i turizmit jo vetëm që nuk ndihmohet nga qeveria, por po goditet çdo ditë. Bizneset e vogla që mbajnë peshën kryesore të turizmit veror, në vend që të mbështeten për të zgjeruar ofertën përtej muajve të nxehtë, të sigurohet furnizimi me ujë dhe drita, po sulmohen me rruspa, dënohen me gjoba selektive, dhe shantazhohen nga inspektorë që vijnë me porosi politike.

“Qeveria po godet bizneset familjare në Himarë, Ksamil, Vlorë e Durrës që rrëzohen njëra pas tjetrës për t’ia lënë vendin oligarkëve dhe projekteve betonizuese”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, më shumë se 80% e ushqimeve që konsumohen nga turistët janë të importuara.

“Fermerët shqiptarë janë të përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit, sepse qeveria nuk ka krijuar asnjë mekanizëm të organizuar për ta lidhur bujqësinë me turizmin. Turizmi në Shqipëri pasuron tregjet e huaja duke lënë bujqësinë shqiptare të falimentojë”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi gjithashtu se bregdeti shqiptar është i ndotur.

“Ujërat detare janë të ndotura me baktere dhe mbetje fekale, në nivele që do të çonin në mbylljen e plazheve në çdo vend të BE-së. Asnjë kanalizim i ndarë, asnjë sistem trajtimi, asnjë strategji kombëtare për mbrojtjen e vijës bregdetare, vetëm fasada, vetëm reklama”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu shtoi se Shqipëria ka nevojë për vizion, për mbështetje reale, për investime në rrugë, ujësjellës, kanalizime, për mbrojtje të mjedisit dhe forcim të ekonomisë vendase.

“Mbështetja e vërtetë për ekonominë shqiptare është te fermeri që prodhon domaten, te punëtori i hotelit që jeton me një rrogë sezonale, te familja që ka ndërtuar një bujtinë në fshat”, tha Haxhiu.

/m.q/r.e/

The post PL: Turistët konsumojnë produkte importi, fermerët shqiptarë të përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet Konferenca Rajonale e Turizmit në kuadër të projektit ndërkufitar “Udhëtim në Kohë”

24 July 2025 at 17:24

Në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe dialogu ndërinstitucional, në ambientet e restaurant “Ujana” në Klinë u zhvillua Konferenca Rajonale e Turizmit, si pjesë e projektit ndërkufitar “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Konferenca u organizua nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) në bashkëpunim me Komunën e Klinës, Qendrën për Iniciativat e Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI) dhe Organizatën Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi (NTO).

Qëllimi i saj ishte promovimi i turizmit kulturor dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe turizmit, akademikë dhe organizata të shoqërisë civile nga të dy vendet, duke shërbyer si një platformë për ndarjen e ideve dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta.

Konferenca u zhvillua nën moton: “Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit kulturor”, duke përfshirë:

Prezentimin e projektit “Udhëtim në Kohë” dhe shtigjeve tematike që lidhen me trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe Mal të Zi;

Promovimin e lokaliteteve historike dhe arkeologjike në Klinë dhe në Mal të Zi;

Diskutimin mbi rolin e lokalitetit arkeologjik të Drsnikut si pjesë e zhvillimit lokal turistik;

Prezentimin e Strategjisë së Turizmit të Komunës së Klinës;

Promovimin e produkteve të turizmit kulturor nga NTO e Malit të Zi;

Iniciativa akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë për zhvillimin e kurrikulës së turizmit.

Një nga momentet më të rëndësishme të konferencës ishte prezantimi i produktit të ri të turizmit kulturor-historik “Udhëtim në Kohë”, i cili synon të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse për vizitorët përmes rrëfimeve të gjalla dhe eksplorimit të destinacioneve me vlerë historike nga të dyja anët e kufirit.

Konferenca u përmbyll me një drekë partneriteti, ku pjesëmarrësit shfrytëzuan mundësinë për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e projekteve të reja të përbashkëta në të ardhmen.

Projekti “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)” po zbatohet në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian.

Ai ka nisur më 1 mars 2023 dhe do të zgjasë për një periudhë 30-mujore, me synim forcimin e zhvillimit kulturor dhe turistik në rajonet përfituese.

The post Mbahet Konferenca Rajonale e Turizmit në kuadër të projektit ndërkufitar “Udhëtim në Kohë” appeared first on Telegrafi.

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

28 May 2025 at 17:10

Më 25 maj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur aplikimin për të përfshirë luginën e Vjosës në listën e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në shtator 2025, gjatë sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera) teksa asgjë duket se nuk do t’i ndryshojë aspektit të mbrojtjes luginës dhe zonave përreth.

“Vjosa sot nuk është vetëm një lumë, është një model i zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Kumbaro, duke e konsideruar me rëndësi aplikimin.

Punën për aplikimin e kanë koordinuar ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Komisioni Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n.

Citizens kontaktoi Besiana Gurin nga EcoAlbania, organizatë e cila ka punuar prej vitesh për të mbrojtur rrjedhën e Vjosës. Ajo tha se ky status është më shumë një “brandim dhe vëmendje ndërkombëtare”, krahas mbrojtjes ligjore ekzistuese.

E pyetur nëse ky status mund ta mbrojë më tepër Vjosën nga projektet infrastrukturore, si për shembull projekti i Ujësjellësit të Himarës, që parashikohet t’i marrë prurjet nga burimi i lumit të Shushicës – degë e Vjosës – Guri sqaron se nëse aplikimi pranohet, zbatimi i rekomandimeve nga UNESCO nuk janë të detyrueshme për shtetin shqiptar dhe nuk parashikohen penalitete për to.

“Vijnë gjëra pozitive me këtë, do ketë më shumë vëmendje në jetesën rurale dhe që të ruhet si e tillë, pra të ruhet jetesa e njeriut në harmoni me natyrën” përmbyll Guri.

Megjithatë, ndërsa Vjosa fiton statuse degët e saj mbeten larg sigurisë së propaganduar.

Në një editorial për Citizens.al, gazetari i njohur i çështjeve të mjedisit, Artan Rama, e ka quajtur procesin e dhënies status mbrojtjeje për Vjosën një lloj fasade të gjelbër të qeverisë, ku simbolika përdoret për të mbuluar problemet e mëdha që prekin lumin.

Parku, edhe pse i shpallur, nuk ka drejtori, staf menaxhimi, konfliktet për shfrytëzimin e ujit janë të thella, ndërsa ndryshimet e fundit ligjore tashmë lejojnë ndërtimin e hoteleve luksoze edhe brenda nën-zonave qendrore të parqeve.

Rama paralajmëron se përtej marrëveshjeve me marka globale si Patagonia dhe deklaratave në samite ndërkombëtare, çështja e Vjosës është kapur nga burokracia dhe politika, duke humbur karakterin e saj publik dhe komunitar.

“Vetëm banorët që nuk largohen kanë motive të thella dhe të qëndrueshme për të mbrojtur lumin,” shkruan ai, duke ftuar për një narrativë të re, që përfshin komunitetin lokal dhe jo vetëm marrëveshje ndërkombëtare.

Aktualisht banorët e zonës së Shushicës dhe organizata mjedisore si Eco Albania janë në beteja ligjore për të ndaluar projektin e Ujësjellësit të Himarës.

Gjykata Administrative e Lushnjës rrëzoi kërkesën për sigurim padie, e cila do t’i bllokonte punimet. Ndërkohë, paralelisht, në të njëjtën gjykatë po zhvillohet procesi për anulimin e kontratës.

Kështu, përtej statusit (të mundshëm) prestigjioz të UNESCO-s apo statusit Park Kombëtar: Ruajtja reale e natyrës dhe jetës njerëzore që është e lidhur ngushtë me të mbeten sfida për Vjosën.

The post “Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten appeared first on Citizens.al.

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

By: Mira Leka
18 July 2025 at 22:06

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse.

Në 5-mujorin 2025, importet e ushqimeve në vlerë arritën në 62.4 miliardë lekë, ose 3% më shumë.

Rritja më e madhe në volum është regjistruar te drithërat, me afro 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Ky është një tregues i qartë i kërkesës së lartë për baza ushqimore që përdorin recetat shqiptare ku mbizotërojnë buka dhe brumi.

Ndërkohë, frutat dhe arrat e ngrënshme, që shpesh janë pjesë e kuzhinës së freskët të stinës apo menutë e hotelerive me ndikim mesdhetar, janë rritur në sasi me afro 6%.

Edhe pse një pjesë e produkteve mund të prodhohen në vend, si frutat, zarzavatet apo bulmeti, struktura aktuale e bujqësisë dhe mungesa e përpunimit industrial e bën të domosdoshme mbështetjen tek importet, sidomos në sezonin turistik, ku kërkesa është shumë herë më e lartë.

Importi i tyre në sasi u rrit me gati 2% në 5-mujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Importet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet fundit.

Në vitin 2024, vlera e tyre arriti në 156 miliardë lekë, me rritje 41.5% nga viti 2019, teksa popullsia e vendit u tkurr me 17% gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje sugjeron se turizmi po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi kërkesën për produkte të gatshme dhe pije, të cilat përdoren gjerësisht në hotele, restorante, bare dhe struktura të tjera akomoduese.

 

Burimi: INSTAT

 

 

 

 

The post Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:12

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

 

Nertila Maho

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024. Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet që kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë. Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

Verë më e dobët, por vitin pritet ta shpëtojë “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj që në sezonin veror, shifrat do të jenë më pak se vjet në lidhje me turistët. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024. Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës.

Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, struktura me kapacitetin akomodues më të madh në këtë bregdet, por edhe ndër më të mëdhatë në vend, shprehet se pavarësisht se maji nisi dobët, sezoni pritet të jetë i mirë për Golemin.

“Nisur nga rezervimet që kemi te struktura jonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje.

Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj që korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës”, shprehet z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Ankesat ishin më së shumti për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

“Punë të mira janë bërë plot por ka shumë për t’u bërë duke nisur që nga lidhjet me aeroporte, te rrugët që duhet të sillen në parametra të pranueshëm, flas këtu për Tiranë-Durrës, apo rrugët dytësore në Plepa-Golem.

Tani, së fundmi, është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjithë palëve”, – thotë z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Polakët mbeten grupi kryesor i organizuar, por nuk shkojnë përtej kontratave aktuale

Një vit më parë, pavarësisht rezervimeve paraprake me kontrata garancie, agjencitë polake rritën kërkesën edhe brenda sezonit për vende shtesë. Ky vit duket se nuk ka të njëjtin ritëm.

Strukturat akomoduese shprehen se agjencitë po respektojnë rezervimet që kanë dhe po sjellin rregullisht chartera.

“Agjencitë e huaja, që kanë kontrata garancie, kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit”, tha z. Çerenishti.

Sipas tij është rritur interesi nga agjencitë e huaja franceze, të cilat po e shohin Shqipërinë si një mundësi për të hyrë me ture të organizuara, por ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Një tjetër treg që po rritet në mënyrë të qëndrueshme në segmentin e turizmit të organizuar është edhe ai spanjoll.

“Spanjollët kanë njëfarë rritje dhe është një treg që po ecën ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”, – tha z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe: 

“Ka më pak rezervime individuale”

“Golemi, mirë me shifrat e turistëve, por mungesa e ujit po bëhet problem serioz”

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

 

The post Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar appeared first on Revista Monitor.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

❌
❌