Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Zgjedhjet në Kosovë, angazhohen rreth 100 prokurorë për mbrojtjen e votës së lirë

26 December 2025 at 13:07

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën e 28 dhjetorit, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen këtë të diel, datë 28 dhjetor.

/KosovaPress//r.e/

The post Zgjedhjet në Kosovë, angazhohen rreth 100 prokurorë për mbrojtjen e votës së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Themelohet Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë

24 December 2025 at 17:05

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo shoqatë është ngritur në respektim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur.

Shoqata e Prokurorëve është e para organizatë e këtij lloji që themelohet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore për sistemin prokurorial. Sipas njoftimit të shoqatës, ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Teksa sistemi i drejtësisë përballet vazhdimisht me sfida të ndryshme, vlerësohet si e domosdoshme një qasje më aktive dhe e organizuar edhe nga vetë trupa e prokurorëve. Misioni kryesor i Shoqatës së Prokurorëve është garantimi dhe mbrojtja e statusit, pavarësisë dhe integritetit të prokurorëve, si dhe promovimi i vlerave dhe rolit të tyre në një shoqëri demokratike dhe shtet të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve do të angazhohet aktivisht në proceset ligjbërëse dhe vendimmarrëse që prekin sistemin e drejtësisë, përmes dhënies së kontributeve profesionale dhe mbajtjes, sipas rastit, të qëndrimeve institucionale dhe publike. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv me institucionet shtetërore, shoqërinë civile, mediat dhe aktorë të tjerë.

Shoqata e Prokurorëve ka në përbërje prokurorë nga të gjithë zyrat e prokurorive në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë marrë përsipër angazhimin aktiv sipas fushave respektive. Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në mandatin e parë është zgjedhur prokurori Gezim Spahiu.

/m.q/j.p/

The post Themelohet Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtronin shtetas të huaj, dërgohen në gjyq 7 persona

24 December 2025 at 10:39

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona të përfshirë në skemat e mashtrimit lidhur me bursën “Forex”.

Konkretisht për gjykim u dërguan shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale të “Mashtrimit”.

Në përfundim të hetimeve mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë “Forex”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.

Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit.

Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer transfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29 nëntor 2023, ai ka kryer transfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje.

Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13 dhjetor 2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror.

Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”.

/m.m/a.f/

The post Mashtronin shtetas të huaj, dërgohen në gjyq 7 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorëhiqet kryeprokurori/ Shkup, vendimi para shkarkimit të tij nga Kuvendi

By: xhir jeta
16 December 2025 at 15:22

Dorëheqje përpara shkarkimit nga Kuvendi. Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocevski reflektoj dhe njoftoj pak orë përpara mbledhjes së Kuvendit, që kishte në rend dite votimin për ta larguar atë nga detyra, largimin e tij të parevokueshme nga detyra.

“Në këto gati dy vjet, kam punuar me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe jam krenar për këtë, por edhe i zhgënjyer sepse nuk ka bazë ligjore për të mbështetur pretendimet e mia”, tha Kocevski.

Javën e kaluar, qeveria e drejtuar nga kryeministri Hristian Mickoski miratoi një propozim për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit “për shkak të gabimeve të mëdha profesionale të bëra në menaxhimin e Prokurorisë Publike, të cilat çuan në një ndërprerje të efikasitetit dhe funksionalitetit të këtij institucioni të drejtësisë.

Sipas arsyetimit të qeverisë, kryeprokurori gjatë ushtrimit të detyrës, ka shkelur dinjitetin e këtij funksioni, duke abuzuar edhe me sekretin hetimor.

Vetë Kocevski e cilësoj këtë venndim politik, edhe pse ndryshoj qëndrim nga vendimi i mëparshëm për të mos u larguar nga detyra.

Procedura për shkarkimin e kryeprokurorit ishte njoftuar fillimisht më 1 gusht, por u pezullua përkohësisht. Çështja më pas u zvarrit, për shkak të targjedisë së Koçanit, kur kryeministri Mickoski deklaroj se po I jepte kohë prokurorisë të angazhohej plotësosht në zbardhjen e tragjedisë së Koçanit ku humbën jetën më shumë se 60 persona.

Në largimin e tij, Kocevski gjithësesi e la një mesazh për sistemin e drejtësisë në vend, duke theksuar se institucionet janë më të mëdha se individët, ndërsa drejtësia patjetër të jetë më e madhe se politika.

Për Maqedoninë e Veriut çështjet e drejtësisë dhe korrupsionit janë të rëndësishme për rrugën e saj të integrimit në BE, si angazhim kyç për të ecur përpara në union, edhe pse kjo solli një përplasje mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtuesve te drejtësisë, me një fitore për qeverinë./abcnews.al

Protestoi para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

By: lindita
10 December 2025 at 11:41

Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori Adriatik Lapajn pas vendimit për të protestuar para Kryeministrisë. Sipas policisë Lapaj ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike, duke bllokuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë në këtë zonë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin: • A. L.

Source

Vranë biznesmenin Eduard Reçi, Prokuroria dërgohen në gjyq dy vëllezërit: Ja si u planifikua ekzekutimi

By: lindita
24 November 2025 at 10:17

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal.

Source

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

By: V K
17 November 2025 at 13:31

Seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, është shtyrë.

Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.

Avokatët e Erjon Veliajt, i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.

Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.

Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

The post Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK appeared first on Albeu.com.

“21 janari” në sitën e SPAK/ Ish-prokurori: Hetimet duheshin kryer nga kryeprokurorja Ina Rama

15 November 2025 at 23:49

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se nuk është ushtruar siç duhet ndjekja penale e zyrtarëve shtetërorë për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Në këtë ngjarje u vranë katër qytetarë të pafajshëm, të cilët protestonin para godinës së kryeministrisë.

Ai theksoi se krimi nuk është hetuar siç duhet nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.

“Kjo çështje duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Duhej të hetohej. Përgjegjësia bie mbi kryeprokuroren Ina Rama, e cila duhej të kishte marrë përsipër hetimet. Mosushtrimi i ndjekjes penale është shpërdorim detyre. Për 21 janarin nuk u hetuan zyrtarët. Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, por nuk u pyet për ngjarjen,” tha Karanxha.

Ai shtoi më tej se mund të ketë persona të tjerë, që mund të disponojnë kopje të serverit të kryeministrisë.

“Serveri i Kryeministrisë është riformatuar dhe riformatimi ka qenë i atillë që të dhënat nuk rikuperohen më. Urdhri i dhënë duhet të hetohet. Mund të jetë edhe një person tjetër që e ka kopjen e serverit.”, tha ai.

Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht

By: Brisi
12 November 2025 at 21:31

Në fund të shtatorit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e Florenca Zeqos. Ajo tregoi se prokurorja Esmeralda Basho i kishte sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMW X5 me vlerë 20 mijë euro pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj. Gjykata nxori urdhër të prerë për kthimin e mjetit, por […]

The post Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori Gashi

6 November 2025 at 15:56


Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku dy persona (vëllezër mes vete) kanë mbetur të vrarë nga një person tjetër.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për mediat nga vendi i ngjarjes se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, konkretisht me një vrasje të dyfishtë me dy viktima. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij" ,tha Gashi.

Ai shtoi se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje për shkak të procesit të verifikimit të informatave.

“Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të konfirmoj është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare”, tha më tej kryeprokurori.

Sipas tij, policia është duke zhvilluar hetimet në terren dhe po punon në koordinim të plotë me prokurorinë për mbledhjen e provave materiale dhe personale, pas së cilës pritet të jepet një njoftim më i detajuar për rastin.

Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, aktualisht është në kërkim nga Policia.

Mësohet se ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje". /Telegrafi/

Krerët e prokurorive në Shqipëri e Kosovë diskutojnë rritjen e bashkëpunimit

4 November 2025 at 19:16

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani u pritën të sot në një takim nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj.

Në një njoftim për mediet të Prokurorisë së Përgjithshme në Kosovë bëhet e ditur se takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar po zhvillon në institucionet e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, me ftesë të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Delegacioni nga Shqipëria përfshinte përfaqësues të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, ndër ta: Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Arens Çela, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; Adnan Xholi, drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit; Elion Mustafaj, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; Rozeta Tase, këshilltare në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë; dhe Ada Heqimi, koordinatore për media në SPAK.

Në fjalën e mirëseardhjes, kryesuesi Hajdaraj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy sistemeve prokuroriale, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale dhe forcimin e pavarësisë funksionale të prokurorisë, si dhe rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale të veprave penale.

Ai informoi delegacionin shqiptar për zhvillimet më të fundit në sistemin prokurorial të Kosovës, përfshirë proceset reformuese, avancimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe integritetit, si dhe sfidat në zbatimin e politikave strategjike për forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes prokuroriale.

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, theksoi se kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë së dy vendeve, me synim forcimin e partneritetit strategjik dhe harmonizimin e praktikave prokuroriale në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit, delegacioni nga Shqipëria vizitoi muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”, ku u njoh nga afër me historinë më të re të Kosovës.

/a.f/r.e/

The post Krerët e prokurorive në Shqipëri e Kosovë diskutojnë rritjen e bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

23 October 2025 at 21:59

Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një mashtrim nga agjencia imobiliare “Dita Real Estate”. Ajo kishte rënë dakord të blinte një apartament në zonën e plazhit, me sipërfaqe 58 m² brenda dhe 67 m² me ambientet e përbashkëta, për çmimin 70 mijë euro. Por, në momentin e fundit rezultoi se apartamenti ishte vetëm 52 […]

The post Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen appeared first on BoldNews.al.

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

23 October 2025 at 19:25

Prokurori Sokol Stojani dhe kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani debatuan të enjten në lidhje me procedurën e ndjekur për plotësimin e vendit vakant në Prokurorinë e Sarandës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye […]

The post Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit appeared first on BoldNews.al.

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

20 October 2025 at 22:06

Një vendim i tillë është më shumë se një shkelje administrative, është “një akt i papërgjegjshëm, që ngre dyshime serioze për ndërhyrje, korrupsion dhe ndikim politik” në procesin e përzgjedhjes së magjistratëve. Skandali që ka shpërthyer në Prokurorinë e Elbasanit, pas kërcënimit, bullizimit dhe arrestimit të avokatit Uljan Barjami, nuk është më vetëm një incident […]

The post Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike appeared first on BoldNews.al.

Prokurori e akuzoi për kanosje, avokati Ulian Barjami: E mori personale, unë nuk kërcënova askënd

By: Elva
20 October 2025 at 20:31

Avokati Ulian Barjami mohon përdorimin e fjalëve kërcënuese ndaj prokurorit gjatë seancës gjyqësore në Elbasan. Në një intervistë për gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, Barjami tha se deklarata e prokurorit “unë do e arrestoj” u kuptua nga ai si një reagim personal dhe jo si pasojë e sjelljes së tij. “Nuk […]

The post Prokurori e akuzoi për kanosje, avokati Ulian Barjami: E mori personale, unë nuk kërcënova askënd appeared first on BoldNews.al.

Misione sekrete dhe lëvizje me shofer / Si u mashtruan të rinjtë nga “prokurori” mashtrues i SPAK

By: V K
19 October 2025 at 12:40

Albano Muco, 49-vjec për disa javë provoi t`i dukej vetja person i rëndësishëm, arriti të mashtrojë disa qytetarë duke u hequr si prokurori i SPAK.

Sipas dosjes hetimore, ai kishte krijuar një grup për të hetuar persona të ndryshme, madje mbante dhe një shofer për të lëvizur dhe hante dreka dhe darka cilësore dhe dhoma hoteli, por pa paguar asnjëherë.

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi u zbardh, ku 49-vjeçari Albano Muco përdorte titullin e prokurorit të SPAK-ut për përfitime personale.

Ai shfrytëzonte njerëz si shoferë, por edhe lokale dhe restorante për gatime të shtrenjta.

Sipas dosjes hetimore, Muco kishte mashtruar të paktën tre persona, të cilët, sipas tij, ishin pjesë e një “minisoni” të Ministrisë së Drejtësisë. Nëse kushërinjtë e tyre flisnin me persona të tjerë, urdhri i supozuar i prokurorit ishte i prerë, duke parashikuar denimin me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve.

Pasi krijoi rrjetin, mashtruesi, i prezantuar si prokuror me emrin Luan Muco, hapi një grup në WhatsApp të titulluar “Gjuetia”. Në grup ruheshin procesverbale me shkrim dore për vëzhgimet në terren dhe për personat që do të arrestoheshin. Madje, ata kishin një kontratë pune me të ashtuquajturin prokuror, ku për çdo mision të kryer parashikoheshin përfitime financiare deri në 600,000 lekë.

Përveç lëvizjeve të kryera me shofer personal, 49-vjeçari kujdesej edhe për ushqimin e shtrenjtë. Sipas dëshmisë së një gruaje, qiradhënëse e tij, Albano Muco i ishte prezantuar si prokuror në Tiranë. Pagesa e qirasë ishte 60,000 lekë në muaj, dhe për ushqimin 50,000 lekë, në total 110,000 lekë në muaj. Më datë 2, kur duhej të bëhej pagesa e qirasë, ai nuk i dha lekët, pasi kishte frikë mos personi ishte vërtet prokuror dhe të mund të bënte ndonjë gjë të keqe.

Ai i kërkoi gruas të gatuante gjëra të shtrenjta, si mish dhe peshk, dhe vetëm për ushqimin shpenzoi rreth 200,000 lekë. Për ta bërë rolin e tij më të besueshëm, prokurori i supozuar, i prezantuar si Hermes Muco, lëvizte me shofer personal në vende të ndryshme në Tiranë dhe rrethina.

Sipas dëshmisë së shoferit, ai vizitonte institucione si Gjykata e Apelit, SPAK, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në të gjitha këto institucione qëndronte afërsisht 5 deri në 10 minuta dhe dilte gjithmonë me fletë formati në duar, të cilat dukeshin si dokumente zyrtare.

Përveç këtyre vizitave, prokurori i supozuar lëvizte edhe në qytete të tjera dhe kryente shëtitje me Jet-Ski. Kjo skemë u zbulua pas disa kallëzimeve, dhe më pas ndodhi arrestimi i tij në flagrancë.

The post Misione sekrete dhe lëvizje me shofer / Si u mashtruan të rinjtë nga “prokurori” mashtrues i SPAK appeared first on Albeu.com.

Kryeprokurori flet për Kodin e ri Penal: Është represiv!

By: FAKTOJE
14 October 2025 at 16:23

Sebi Alla Për kryeprokurorin Olsian Çela, diskutimi për sugjerime dhe ndryshime në formë “arnime” të Kodit të Ri Penal është i kotë, kjo në bindjen e tij për shkak të mënyrës sesi është ndërtuar metodologjisë së ndjekur, shpejtësisë që u krye dhe mospasjes së thelbit të problematikës.

“Refuzoj sot të flas për çështje që lidhen me elementë të Kodit Penal se është e vështirë që në konsultim publik e institucional të kryesh një punë cilësore mbi dhënien e opinioneve. Teknika e përdorur për të shkruar kodin nuk është në lartësinë e duhur”, tha i prerë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, gjatë raportimit në mbledhje e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Koha pa kohë e Kodit

Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mjaft kritik për hartimin e Kodit të Ri Penal, Çela refuzoi të bëhej pjesë sipërfaqësore sipas tij e “konsultimit” dhe “sugjerimeve” të mundshme. “Në 9 shtator ka ardhur drafti për diskutim. Janë kryer disa tryeza konsultuese në disa rrethe. Më 10 tetor na ka ardhur një ftesë për të pasur dhe një fjalë përshëndetëse në një tryezë me drejtues institucionesh. Ju vërtet mendoni që për 1 muaj u nis e bitis kjo punë? Duhet të ndërtohet një grup ndër-institucional për t’i bërë një vlerësim atij drafti. Pa qenë ata që e kanë bërë atë draft. Kjo nuk bëhet me punë vullnetare. Kjo është përgjegjësi institucionale shumë e madhe për të thënë po ose jo. Ka nevojë për metodologji”, tha kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ai gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë rrëzoi çdo pretendim se ky kod është hedhur për diskutim publik dhe çdo grup interesi apo institucione të drejtësisë mund të japin mendim për rregullime, shtesa apo sugjerime.

“Nëse ne mendojmë se duke bërë konsultime publike, duke mbledhur prokurorët e gjyqtarët nga dy orë, ky është proces që justifikon në vetvete se ka pasur konsultim publik. Asnjë prokuror sot nuk ka pasur kohë që për 2 orë t’ju japë opinion për 900 nene. E keni proces formal, jo thelbësor. Mungon kritika thelbësore për draftin. Së dyti kalojmë nga një Kod, nga 400 nene në një draft me 900 e ca nene”, tha Çela.

Kod për “sytë” e BE-së

Në një qëndrim të mirëmenduar mbi Kodin e Ri Penal, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme kritikoi jo vetëm metodologjinë, formën e hartimit, qëllimet dhe shtimin e neneve për veprat penale, por edhe qëllimin që u kërkua ky Kod me aq nxitim. Ai pati një përgjigje edhe mbi arsyen që flitet të përafrimit të Kodit Penal shqiptar me atë të vendeve të BE-së.

“O do të bëjmë një proces serioz që unë e mendoj të pamundur, ky është vullneti i qeverisë dhe ky është opinioni im deri në këtë pikë. Nëse e kemi me urgjencë për ta bërë është histori tjetër. Cili është Kodi më i mirë që ka Europa? E marrim e përkthejmë, pse do lodhemi ne. Përkthejmë Kodin Gjerman, meqë na duhet në kod si i BE-së këta e kanë gati”, tha jo pa ironi dhe i bindur në qëndrimet e tij kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Kryeprokurori Çela në cilësinë e drejtuesit të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm nuk është i vetmi zë kritik për këtë Kod, më parë edhe Dhoma e Avokatisë, delegacioni i BE-së apo kreu i SPAK shprehën shqetësimin për Kodin e ri Penal.

The post Kryeprokurori flet për Kodin e ri Penal: Është represiv! appeared first on Faktoje.al.

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

9 October 2025 at 20:37

Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej muajsh prezantohej si prokuror i SPAK-ut, duke mashtruar qytetarë, zyrtarë dhe biznese në disa qytete të vendit. Por pas këtij emri të rremë fshihet një figurë e njohur për organet e drejtësisë: Alban Muço, mashtruesi që ka ndërtuar një […]

The post Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

1 October 2025 at 22:08

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë e vetiongut) ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Milan Laskaj. Vendimi është marrë ditën e sotm nga trupi gjykues i KPA-së,  i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, […]

The post Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

29 September 2025 at 22:02

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i përfaqësuar nga zëvendësi i tij Klodian Braho, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Ylli Pjetërnika për probleme në kriterin e pasurisë e profesionalizmit, shkaqe që u cilësuan prej subjektit të pabazuara dhe si një interpretim i njëanshëm e i përciptë i fakteve. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u […]

The post SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌