Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

By: V K
17 November 2025 at 13:31

Seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, është shtyrë.

Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.

Avokatët e Erjon Veliajt, i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.

Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.

Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

The post Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK appeared first on Albeu.com.

U shkarkua për korrupsion/ Berisha tregon përplasjen me Ilir Rusmalin: Vëllai i tij donte tenderin te “Burgjet”, i thashë me këtë që bëre…

By: V K
6 October 2025 at 14:09

Në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar përplasjen që ka pasur me Ilir Rusmalin, i cili në kohën e PD ka qenë ministër i Drejtësisë.

Berisha tha se; “Ilir Rusmali është shkarkuar nga Sali Berisha për korrupsion”.

SIpas kreut të PD-së, vëllai i Ilir Rusmalit, ka kërkuar të marrë një tender tek Drejtoria e Burgjeve.

“Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Ngjarja ka qenë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Dashamir Maçi, kishte hapur një tender.

I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin.

Nuk ishin standardet e Edi Ramës, as të Lubisë, ishin standardet e Sali Berishës.

Ai thotë, ik tani dhe mos u duk këtu se nuk ke punë ti, je vëllai i ministrit, nuk mund të vish këtu për tenderin.

I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se do pësosh këtë dhe atë.

Mençurisht ai e regjistron. Mençurisht Dashamir Maçi e regjistroi kërcënimin dhe e solli në zyrë tek unë.

Ilir Rusmali, në vend që të kritikonte vëllain dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, shkarkon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, në një kohë kur nuk ishte nomenklaturë e tij, ishte e kryeministrit ose e këshillit të ministrave. Ministria kishte vetëm propozimin.

I them, se më duhej të nisesha jashtë, sapo të kthehem do e trajtoj.

Vij unë këtu, ky kishte bërë shkarkimin.

Në qoftë se ishte për të qëndruar ndaj korrupsionit, ministri duhej të lavdëronte drejtorin për qëndrimin që mbajti ndaj vëllait të tij, që i tha jo nuk ke punë ti këtu me tenderin.

Por ministri mbajti anën e vëllait, çka do të thotë se mund të kishte interesa, dhe shkarkoi drejtorin. Dhe unë shkarkova ministrin.

Absolutisht. I thashë, me këtë që ke bërë, duhet të largohesh.

Do bëhej largimi, shkoi në zyrë dhe solli një shkresë dorëheqje dhe kjo është gjithë puna.

Por historia është kjo.

The post U shkarkua për korrupsion/ Berisha tregon përplasjen me Ilir Rusmalin: Vëllai i tij donte tenderin te “Burgjet”, i thashë me këtë që bëre… appeared first on Albeu.com.

Zbardhet emri i autorit të ngjarjes në Tiranë, efektivi dhe bashkëshortja po udhëtonin me motor kur u përplasën nga 31-vjeçari

By: V K
5 October 2025 at 13:41

Zbardhet emri i autorit të ngjarjes te Liqeni i Thatë. Raportohet se autori i arrestuar, është 31-vjeçari Imer Krrashi.

Ndërkohë, policia bën me dije se 31-vjeçari ka tentuar arratisjen, pasi blutë i kanë bërë shenjë të ndalojë sepse do t’i nënshtrohej një kontrolli.

“31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital”, njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

The post Zbardhet emri i autorit të ngjarjes në Tiranë, efektivi dhe bashkëshortja po udhëtonin me motor kur u përplasën nga 31-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

6 September 2025 at 16:52

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., ndezi një tjetër debat të ashpër këtë javë gjatë dëshmisë së tij në Senat, duke sulmuar sërish agjencinë kryesore të shëndetit publik, Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Shfaqja e tij erdhi pak ditë pasi shkarkoi papritur drejtoreshën e re të CDC-së, Susan Monarez, vendim që […]

The post Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

By: Ardit
24 August 2025 at 16:27

Janë publikuar pamjet e para nga aksioni i përplasjeve me armë mes dy grabitësve dhe policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Si pasojë e përplasjes, Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi bëri rezistencë për disa minuta, ra në prangat e policisë. Në pamje duken disa efektivë policie, […]

The post VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para appeared first on BoldNews.al.

Përplasje me Ramën për shkarkimin e administratës? Reagon kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë

By: V K
16 July 2025 at 12:47

Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar pas zërave se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve.

“Përshëndetje të gjithëve! Ju falenderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol. Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndriçim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj.

Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!”.

The post Përplasje me Ramën për shkarkimin e administratës? Reagon kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë appeared first on Albeu.com.

Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sot është dita e gjashtë e aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit në fshatin turistik të Thethit, aty ku po vazhdon shembja e ndërtimeve pa leje.

Në sheshin ku po zhvillohet aksioni i IKMT-së, të pranishëm sot ishin edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Boçi, në një prononcim për mediet, e konsideroi “masakër” atë që po ndodh në Theth këto ditë.

“Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre”, tha Boçi.

Boçi u shpreh se Paketa e Maleve është arsyeja se pse, sipas tij, po ushtrohet ky terror te sipërmarrësit në Theth.

“Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. ‘Kemi urdhër’ dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese, këtu vepron dhe sundon një njeri”, pohoi ai.

Deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia tha se është pranë banorëve dhe sipërmarrësve për t’i mbrojtur ata.

Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar. Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha Spahia.

IKMT është shprehur e vendosur në zbatimin e ligjshmërisë dhe se do ta vijojë aksionin, me qëllim mbrojtjen e territorit dhe rikthimin e Thethit në gjendjen e tij natyrore, duke goditur çdo ndërtim pa leje.

/e.i//r.e/

The post Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ju kam toleruar”- Kreu i IKMT përplaset me banorët në Theth, qytetari: Kemi paguar

By: fra nc
9 July 2025 at 14:41

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj, ishte vetë prezent këtë të mërkurë në zonën e Thethit për të udhëhequr aksionin për prishjen e godinave pa leje.

Metaj u përplas me banorët e Thethit, të cilët kundërshtojnë prishjen e bizneseve të tyre.

Kreu i IKMT, në një prononcim për media, tha se banorët ishin lajmëruar sipas ligjit më herët dhe kanë dhënë fjalën se do t’i çmontonin vetë ndërtimet prej druri. Ai shtoi se shteti është treguar tolerant duke i pritur deri në 2 javë që t’i çmontonin vetë bujtinat.

“Na keni premtuar që nesër në orën 08:00 do t’i çmontoni objektet dhe nuk e keni bërë. Mbani premtimet që bëni. Më keni thënë që nesër i keni të çmontuara. Ju lutem largoni njerëzit dhe na lini të bëjmë punën. Ju kemi lajmëruar më përpara, madje ju kemi toleruar jashtë mase duke shkelur dhe ligjin”, tha Metaj.

Banorët e Thethit thanë se bujtinat janë ndërtuar në tokën e tyre, madje kanë paguar edhe ryshfet në bashki dhe polici për t’i ndërtuar.

“Kena paguar të gjitha me pagesë i kemi bërë. Na kanë kërkuar, kanë ngrënë të gjithë me djersën tonë. Kemi marrë borxh në bankë dhe kemi paguar policinë dhe bashkinë. Pse s’vjen Benet Beci? Ai bashkë me policinë e bashkisë ka marrë kafen”- deklaroi banori i Thethit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ju kam toleruar”- Kreu i IKMT përplaset me banorët në Theth, qytetari: Kemi paguar appeared first on Euronews Albania.

“Zeqineja e SPAK-ut”- Kryemadhi i përgjigjet Metës, i nxjerr vizën amerikane

By: fra nc
7 July 2025 at 15:10

Çifti Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë përfshirë në një seri replikash në distancë këtë të hënë. I pari që reagoi ishte ish-presidenti Meta, i cili iu drejtua Kryemadhit si “Zegjineja e SPAK-ut” dhe kërkoi prej saj që të mos ia përmendte më emrin në daljet e saj publike. Meta gjithashtu ngriti dyshime se si Kryemadhi, nën hetim nga SPAK për lidhje dhe përfitime nga kushëriri i saj në SHBA, Ardian Shatku, mundi të merrte leje nga organi i akuzës dhe të udhëtonte përtej Atlantikut në muajin janar.

Në përgjigjen e saj, Kryemadhi ka nxjerrë vizën amerikane me disa hyrje-dalje dhe shton se ajo nuk është aspak e ndaluar të udhëtojë jashtë vendit.

Kryemadhi shton se nuk ka nevojë të marrë leje për të udhëtuar, përveç ditës kur është në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

Ajo ironizon Metën duke e quajtur “fansi i Zeqinës” dhe nuk lë pa përmendur Tedi Blushin, të cilin e quan “fansi i garderobës së saj”.

Të enjten e kaluar nga jashtë Kuvendit, Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj Tedi Blushit, duke thënë se ai është personi që manipulon Metën dhe që e ka larguar nga miqtë dhe familja.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të jem në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

Siç e shikoni, viza amerikane është me disa hyrje-dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marrë leje askund, madje as fansit të Zeqinës, e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam viza pune.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Zeqineja e SPAK-ut”- Kryemadhi i përgjigjet Metës, i nxjerr vizën amerikane appeared first on Euronews Albania.

“Do të të arrestojmë”/ E moshuara tregon përplasjen me Policinë për të takuar Ramën: Ja se çfarë i thashë

7 July 2025 at 15:27

82-vjeçarja Katina Thanasi isjhte e moshuara, e cila mëngjesin e sotëm u përplas me forcat e Policisë, të cilët nuk e linin ta takonte Edi Ramën në qytetin e Vlorës Në një prononcim për Euronews Albania ajo rrëfeu gjithë episodin, teksa tha edhe shqetësimin që i kishte ngritur Edi Ramës. E moshuara u shpreh se […]

The post “Do të të arrestojmë”/ E moshuara tregon përplasjen me Policinë për të takuar Ramën: Ja se çfarë i thashë appeared first on BoldNews.al.

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

1 July 2025 at 20:50

Emisioni “Në Shënjestër” Një zhurmë e paplotë, por mjaftueshëm e frikshme, çau qetësinë e natës dhe prishi shurdhërinë e orëve të vona, duke lënë të shtangur ata pak vizitorë të pranishëm në një pallat të ri, ende jo plotësisht i populluar nga banorët e rinj. Ishte një shfryrje e panjohur, e cila në atë moment […]

The post Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt appeared first on BoldNews.al.

Trump sulmon Elon Musk: Pa subvencione, do ktheheshe në shtëpi, në Afrikën e Jugut

By: fra nc
1 July 2025 at 13:08

Presidenti amerikan Donald Trump, ka sulmuar sërish miliarderin Elon Musk, duke deklaruar se themeluesi i Tesla-s “do të mbyllte gjithçka dhe do të kthehej në Afrikën e Jugut”, nëse qeveria federale do të ndërpriste subvencionet për makinat elektrike.

“Elon mund të ketë marrë më shumë subvencione se çdo njeri tjetër në histori, dhe pa to, ndoshta do t’i duhej të mbyllte gjithçka dhe të kthehej në shtëpi, në Afrikën e Jugut,” shkroi Trump në rrjetet sociale të martën, duke iu referuar ish-donatorit të fushatës së tij, i cili zotëron kompaninë prodhuese të automjeteve elektrike, Tesla.

Reagimi i presidentit erdhi pasi Musk kritikoi sërish ligjin e shumëdebatuar të administratës Trump, të cilësuar nga presidenti si “Big Beautiful Bill”, duke e quajtur reduktimin e kredive për automjetet elektrike dhe energjinë e pastër si “jashtëzakonisht shkatërrues” dhe “vetëvrasje politike për Partinë Republikane”.

“Elon Musk e dinte shumë mirë, shumë kohë përpara se të më mbështeste publikisht për President, që unë kam qenë gjithmonë kundër detyrimit për makina elektrike. Është absurde dhe ka qenë pjesë qendrore e fushatës sime. Makinat elektrike janë në rregull, por askush nuk duhet të detyrohet t’i blejë ato,” u shpreh Trump.

Aktualisht, nuk ka asnjë ligj në SHBA që detyron qytetarët të përdorin automjete elektrike, por qeveria ofron lehtësime fiskale për të inkurajuar blerjen e mjeteve më miqësore me mjedisin.

“Nuk do të ketë më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të kursejë një PASURI. Ndoshta duhet ta lëmë DOGE-n të hedhë një sy të fortë mbi këtë? Ka shumë para për të kursyer!!!” shtoi Trump, duke kritikuar gjithashtu kontratat fitimprurëse të kompanisë SpaceX të Musk me qeverinë amerikane.

The post Trump sulmon Elon Musk: Pa subvencione, do ktheheshe në shtëpi, në Afrikën e Jugut appeared first on Euronews Albania.

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

26 June 2025 at 08:59

Në një vend si Shqipëria, për vite me radhë drejtësia ka jetuar dhe është ndikuar nga presionit politik dhe i krimi i organizuar.  Rezultati i gjithë këtij zhvillimi është korrupsioni galopant, pandëshkueshmëria dhe pastrimi i parave duke i kthyer këto fenomene në një sistem. Një sistem i cili ka sjellë si pasojë minimin shtetit ligjor […]

The post “Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës appeared first on BoldNews.al.

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

22 June 2025 at 16:00

Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka vendosur të ulë në detyrë mikun dhe ish-shefin e tij, Arben Kraja. Ka informacione brenda SPAK, se tensionet mes dy shefave Dumani-Kraja, lindën për shkak […]

The post Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës appeared first on BoldNews.al.

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

11 June 2025 at 09:32

Nga Boldnews.al Në 22 Maj të vitit 2025, Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur përfundimisht për shfuqizimin e një gjobe me vlerë 63 milionë lekë të reja (mbi 600 mijë euro), të vendosur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranë ndaj kompanisë “TDT & Partners”, e cila po ndërton kullën “Book Building”, […]

The post “Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian appeared first on BoldNews.al.

Perandoritë e Elon Musk “të pasigurta”: Investitorët në alarm pas sherrit me Trump

By: fra nc
7 June 2025 at 14:43

Tërheqja e Elon Musk nga politika, vendim i shpallur pak kohë më parë, u prit me entuziazëm nga investitorët që shpresonin në një rikthim të fokusit të tij tek kompanitë teknologjike. Por përplasja e ashpër mes tij dhe presidentit Donald Trump po e vë në pikëpyetje këtë pritshmëri, shkraun BBC.

Pasi Musk sulmoi publikisht Trumpin, ky i fundit e kërcënoi me ndërprerjen e kontratave federale për kompanitë e tij.

Kjo bëri që investitorët të shqetësoheshin seriozisht për ndikimin e kësaj përplasjeje në aksionet e Teslas dhe të ardhmen e SpaceX.

Të enjten, aksionet e Tesla-s ranë me 14% pas përplasjes së nisur në rrjee sociale. Një rikuperim i lehtë u vu re të premten, por analistët e konsiderojnë situatën të paqëndrueshme.

“Problemi nuk është vetëm kjo grindje, por fakti që kompanitë e Musk janë larg konkurrencës së tregut”, thotë gazetarja e teknologjisë Kara Sëisher. “Tesla ka humbur terren. Ajo kishte potencial të dominonte në taksitë autonome, por tani Ëaymo i Google ka kaluar përpara.”

Ndërsa Musk planifikon lansimin e robot-taksive autonome në Austin të Teksasit, analistët theksojnë se vëmendja e tij duhet të jetë e padiskutueshme. “90% e vlerës së ardhshme të Teslës do të vijë nga teknologjia autonome”, thotë Dan Ives nga Ëedbush Securities.

Por krahas sfidave teknologjike, ka edhe probleme në reputacion. Fushata “#TeslaTakedoën” – protesta kundër Musk dhe ndikimit të tij politik – po merr hov në rrjetet sociale dhe qytete të shumta. Rënia e shitjeve me 20% dhe e fitimeve me mbi 70% në tremujorin e parë të vitit 2025 i ka shqetësuar seriozisht investitorët.

“Ai duhet të fokusohet te kompania dhe jo te luftërat politike,” thotë investitori Ross Gerber, dikur mbështetës i hershëm i Musk. “Ç’kuptim ka të sulmosh një president të SHBA-së dhe të rrezikosh gjithçka?”

Një nga shqetësimet kryesore janë kontratat shtetërore që SpaceX ka me qeverinë federale, të cilat arrijnë vlerën 38 miliardë dollarë. Trump ka paralajmêruar se mund të rishikojë bashkëpunimin, duke vënë në pikëpyetje programet hapësinore si misionet e NASA-s.

Megjithatë, analistët besojnë se kjo është e vështirë për të ndodhur, pasi SpaceX është tashmë thelbësore për infrastrukturën e SHBA-së në hapësirë dhe komunikim satelitor.

Pyetja që ngrihet tani është nëse Musk do të arrijë të rehabilitojë imazhin e tij dhe të rikthejë fokusin tek inovacioni. Shembuj nga e kaluara, si ai i Bill Gates, tregojnë se kjo është e mundur. Por për momentin, e ardhmja e perandorisë së Musk duket më e paqartë se kurrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Perandoritë e Elon Musk “të pasigurta”: Investitorët në alarm pas sherrit me Trump appeared first on Euronews Albania.

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

By: fra nc
6 June 2025 at 14:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati me Elon Musk të enjten.

Në një intervistë telefonike për ABC News, Trump u shfaq mëngjesin e kësaj të premteje i qetë dhe i pashqetësuar.

I pyetur nëse kishte të planifikuar një telefonatë me miliarderin gjatë ditës, ai reagoi me ironi:
“E ke fjalën për burrin që ka humbur mendjen?”- tha Presidenti amerikan, duke shtuar se “nuk është veçanërisht i interesuar të flasë me të tani.”

Në më pak se një javë nga dita kur i thurën lëvdata njëri-tjetrit në Dhomën Ovale, presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ndanë në mënyrë spektakolare.

Në një luftë fjalësh që u përshkallëzua të enjten, të dy ata përdorën rrjetet e tyre sociale për të sulmuar njëri-tjetrin.

Shkak u bë një reagim i mëhershëm i Musk, që e cilësonte projektligjin e Trump për shpenzimet si “të neveritshëm”, pasi sipas tij, do të mbyste amerikanët në borxhe.

Në reagimin e tij, Trump tha se, mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhet ishte t’i jepte fund subvencioneve dhe tenderave në favor të kompanive të Musk.

“Jam habitur gjithmonë përse Biden nuk e bënte një gjë të tillë”, tha ai.

Nga ana e tij, pronari i “Tesla” dhe “Starlink” u përgjigj duke thënë se emri i Trump shfaqet në dosjet e turpshme të financierit Jeffrey Epstein, duke shtuar se kjo është arsyeja përse dosjet nuk bëhen publike.

Replikat vijuan me një reagim të Shtëpisë së Bardhë, që deklaroi se deklaratat e Musk për rastin Epstein ishin vetëm një “episod fatkeq”.

Administrata Trump sugjeroi se kritikat e miliarderit ndaj ligjit për shpenzimet rrjedhin nga zhgënjimi i tij për faktin se nuk përmban politika në favor të tij.

Musk insistoi se ishte ai njeriu që i mundësoi Trump fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe shtoi se tani kreu i shtetit sillet si mosmirënjohës ndaj tij.

Por as Trump nuk mbeti pas, duke deklaruar se, “nuk e di nëse unë dhe Musk do të kemi më një lidhje të fortë”.

Deri të enjten, Musk konsiderohej si një element kyç i administratës Trump, me ndikim të madh edhe në diplomacinë amerikane e fusha të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më appeared first on Euronews Albania.

“Pa mua do t’i humbisje zgjedhjet”- Përballja e ashpër Musk-Trump, akuza e kërcënime

By: fra nc
6 June 2025 at 11:36

Një përplasje e ashpër mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk ka shpërthyer në skenën politike dhe ekonomike amerikane, duke u kthyer në një betejë publike me pasoja të mëdha për tregjet, politikën dhe opinionin publik.

Shkak për këtë konflikt është bërë kritika e hapur e Musk ndaj projektligjit të Trump për taksat dhe subvencionet, gjë që ka sjellë një reagim të ashpër nga presidenti, i cili kërcënoi me ndërprerjen e kontratave qeveritare ndaj kompanive të Musk, përfshirë SpaceX dhe Tesla.

“Ndërprerja e subvencioneve dhe kontratave qeveritare për Elonin do të kursente miliarda dollarë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Përgjigjja nga Musk ishte po aq e drejtpërdrejtë. Ai e sfidoi Trumpin publikisht, madje deklaroi se po përshpejtonte çmontimin e anijes hapësinore Dragon, e cila përdoret nga NASA për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Megjithatë, pak më vonë ai u tërhoq nga ky kërcënim, duke u përgjigjur në rrjetin X: “Këshillë e mirë. Nuk do ta çmontojmë Dragonin.”

Tensioni mes tyre është intensifikuar edhe më tej, pasi Musk publikoi një akuzë të paprovuar, duke deklaruar se Trump mund të jetë i përfshirë në dosjet e abuzimeve seksuale me të mitur të Jeffrey Epstein.

Ndërkohë, aksionet e Tesla pësuan një rënie të ndjeshme prej 14%, çka reflekton ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij konflikti në tregjet financiare.

Në administratën Trump, Musk kishte një rol të veçantë si këshilltar për eficiencën qeveritare, me kompetenca të gjera. Por marrëdhënia mes tyre ka degraduar në një konflikt të hapur që nuk pritet të shuhet lehtë. “Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Trump, duke e theksuar në kohën e shkuar, një sinjal i qartë se bashkëpunimi mes tyre ka marrë fund.

Musk ndër të tjera ndau dhe një postim ku tha se Trump nuk do t’i fitonte zgjedhjet pa mbështetjen e tij, gjithashtu ai shtoi se pa të republikanët do të humbisnin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokratët, në këtë betejë, po mbajnë qëndrim të tërhequr, duke e parë konfliktin si një mundësi për të dobësuar republikanët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pa mua do t’i humbisje zgjedhjet”- Përballja e ashpër Musk-Trump, akuza e kërcënime appeared first on Euronews Albania.

Përplasja fatale me motor, buqeta me lule në vendin ku humbën jetën 2 të rinjtë

2 June 2025 at 16:37

Një ditë pas aksidentit të rëndë me motor që i mori jetën dy të rinjve në Vlorë, vendngjarja është e mbuluar nga buqeta me lule, qirinj dhe një çelës servisi, si simbol nga shokët e viktimave.

Të dy punonin në një servis automjetesh, ku edhe të dielën kishin dalë në punë. Pas përfundimit të saj, të dy u nisën me motor drejt shtëpive, por aksidenti, për të cilin ende nuk ka shkaqe zyrtare nga policia rrugore, u mori jetën Luan Llanajt 19 vjeç dhe minorenit 16 vjeç me iniciale T.M.

Në zonën ku banonin, e njohur si Pusi i Mezinit, të dy njiheshin si djem pa probleme, të edukuar dhe punëtorë. Këtë e pohon edhe një qytetar që jetonte pranë shtëpive të viktimave.

Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës në rrugën e vjetër Fier-Vlorë në zonë e quajtur Çole, ku dy të rinjtë udhëtonin me motor.

Sipas dyshimeve të para, ekspertët rrugorë dyshojnë se motori ka qenë mbi normën e lejuar të shpejtësisë dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me shtyllat në anë të rrugës. Fillimisht humbi jetën 19-vjeçari, ndërsa më pas nuk u mbijetoi plagëve as 16-vjeçari. Të dy të rinjtë ndiqnin studimet në shkollën profesionale industriale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasja fatale me motor, buqeta me lule në vendin ku humbën jetën 2 të rinjtë appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së

By: Ardit
26 May 2025 at 22:35

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja për operacionin “URA” të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës. Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë […]

The post Operacioni “URA”, gazetarja: Troplinët u përplasen me Dakon për listën e hapur të PS-së appeared first on BoldNews.al.

❌
❌