Drini i BardhĂ«, vendgrumbullim i âlĂ«vizshĂ«mâ mbeturinash Â
Autorë: Besnik Boletini dhe Erisa Kryeziu | Kosovë, Shqipëri
NĂ« fshatin Nashec tĂ« Prizrenit, lumit Drini i BardhĂ« i bashkohet njĂ« rrjedhĂ« tjetĂ«r uji. Nga lart, nganjĂ«herĂ« duket si njĂ« degĂ« e zakonshme lumi. Por mjafton tâi afrohesh pĂ«r tĂ« kuptuar se diçka nuk shkon. Uji Ă«shtĂ« mĂ« i errĂ«t, kundĂ«rmon dhe pĂ«rhapet nĂ« lumin kryesor si njollĂ« ndotjeje.
Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« lumĂ«. ĂshtĂ« kanal i madh, qĂ« shkarkohet direkt nĂ« Drinin e BardhĂ«.
Gjatë verës, kur e vizituam këtë zonë, sasia e ujit ishte më e pakët. Banorët thonë se në këtë sezon ndotja duket më e kufizuar për shkak se ka më pak ujë. Në periudha të tjera, rrjedha është shumë më e madhe.
Megjithatë, edhe në këtë kohë, ndikimi në ndotjen e lumit ishte i dukshëm. Pamjet me dron tregojnë qartë dallimin mes ujit të Drinit dhe derdhjes së kanalizimit, si dy rrjedhje të ndryshme.
Kjo vendndodhje u identifikua përmes analizës së imazheve satelitore, ku derdhja e kanalizimit është e dukshme edhe në Google Maps.

Sipas banorëve të Nashecit, kjo gjendje vazhdon prej vitit 2005 dhe ka dëmtuar mjedisin përreth.
Shukri Quni, kryetar i fshatit, thotë se mbi 50% e ujërave të zeza të Prizrenit dhe disa fshatrave përreth përfundojnë në këtë pikë të Drinit të Bardhë.
âKa qenĂ« vend rekreativ pĂ«r banorĂ«t, tani kundĂ«rmon kanalizimâ, thotĂ« Quni.Â
Ai tregon se më parë ishte planifikuar ndërtimi i një impianti trajtimi, por projekti nuk u realizua. Sipas tij, banorët ndihen të mashtruar, pasi nuk do të kishin pranuar vendosjen e tubacioneve nëse do të dinin se ato do të shkarkonin në lumë.
Nga Komuna e Prizrenit pranojnë se janë bërë studime fizibiliteti, por projekti mbetet i pazbatuar për shkak të kostos së lartë dhe mungesës së mbështetjes nga niveli qendror.
âKomuna nuk ka aktualisht ndonjĂ« plan pĂ«r kĂ«tĂ« drejtimâ, tha nĂ« pĂ«rgjigje me shkrim komuna.
Në mungesë të impianteve funksionale të trajtimit, derdhja e ujërave të zeza në lumenj është bërë praktikë e zakonshme në Kosovë.
Egzona Shala-Kadiu, drejtuese e organizatës EcoZ thotë se vetëm 2% e ujërave të zeza trajtohen para shkarkimeve në lumenj.
âPjesa tjetĂ«r 98 pĂ«r qind, drejtpĂ«rdrejtĂ« shkon nĂ« lumenj apo nĂ« gropa septikeâ, shpjegon ajo.Â
Përveç ndotjes nga ujërat e zeza, Drini i Bardhë mbushet me mbeturina të ndryshme urbane dhe përballet me ndërhyrje të paligjshme në shtratin e tij për nxjerrje të rërës dhe zhavorrit, që ka deformuar shtratin aq sa në disa vende të mos kuptohet qartë shtrati i vërtetë i lumit.
Këto ndërhyrje kanë rritur rrezikun e përmbytjeve në fshatrat dhe qytetet ku kalon Drini i Bardhë. Në janar të këtij viti, mbeturinat e grumbulluara bllokuan rrjedhën në disa ura, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të banuara.
Ngjashëm përmbytje ndodhën edhe në vendet ku ka pasur gërmime në shtratin e lumit duke shkaktuar dëme në vlerë miliona euro.
Shiko videon për më tepër:
Përgjatë Drinit të ndotur: Ujëra të zeza, mbeturina, eksploatime
Drini i Bardhë, me gjatësi rreth 122 kilometra, përshkon Kosovën nga burimi në Radac të Pejës deri në Kukës, ku bashkohet fillimisht me lumin Luma e më tej me Drinin e Zi në liqenin e Fierzës.
Për këtë, ndotja nuk mbetet brenda kufijve të Kosovës. Ajo përcillet drejt Shqipërisë, sidomos gjatë janarit dhe periudhave ku ka reshje. Shtrati i lumit fryhet dhe merr me vete mbeturinat që grumbullohen anëve duke i sjellë në Kukës.
Ndotja nĂ« fakt fillon qĂ« nĂ« burim. Kanalizimet e restoranteve dhe shtĂ«pive pĂ«rreth derdhen direkt nĂ« lumĂ«. Rreth 200-300 metra tutje gjendet njĂ« tub i madh kanalizimi dhe mbeturina â kryesisht plastike.
Problemi vijon nĂ« fshatrat e tjera tĂ« PejĂ«s dhe Istogut. NjĂ« banor i fshatit DubovĂ« e VogĂ«l (Istog), tha se shumica e shtĂ«pive janĂ« me gropa septike ose me kanale qĂ« shkarkojnĂ« direkt nĂ« lumĂ«. Ai cilĂ«soi detergjentet si ndotĂ«sit mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m, pasi sipas tij japin efekt direkt negativ âte peshqit dhe gjallesat e tjera.â
Në fshatin pranë, Baicë, 15 vite më parë qe ndërtuar një impiant i trajtimit të ujërave të zeza. Por, i mbuluar nga bari dhe shkurret, ai duket se nuk funksionon.

I gjendur rreth 20 metra afër lumit, ujërat e zeza që vijnë aty, vijojnë dhe derdhen direkt në lumë duke treguar qartë se impiantet e tilla nuk mirëmbahen.
Fatlije Buza, udhëheqës i Divizionit për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, e konfirmon një problematikë të tillë.
âAskush nuk e merr nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si [mirĂ«mbajtjen], duhet ta marrĂ« pĂ«r shembull ose ndonjĂ« kompani rajonale, ose ministria e Zhvillimit Ekonomi,â thotĂ« ajo.
Monitorimi ynĂ« vijoi pĂ«rgjatĂ« lumit nĂ« RakovinĂ« (GjakovĂ«), Ăifllak (Rahovec) dhe Kramovik (Rahovec), ku krahas mbeturinave tĂ« ndryshme, ndotja shoqĂ«rohej edhe me shkarkime tĂ« paligjshme dhe degradim tĂ« thellĂ« tĂ« shtratit tĂ« lumit nga aktivitetet nxjerrĂ«se.
Ismet Kelmendi, kryetar i fshatit Rakovinë, tha se Drini i Bardhë është tejet i ndotur në këtë zonë. Sipas tij shkarkimet janë bërë nga banorët për të shmangur daljen e lumit nga shtrati.
âJanĂ« bĂ«rĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur tokĂ«n bujqĂ«sore, sepse nuk vjen askush tĂ« ndĂ«rhyjĂ«,â tregoi ai me vetĂ«dijen se duke u munduar tĂ« mbronin tokat, banorĂ«t kanĂ« ndotur lumin.
âĂifllaku kampionâ
Fshati Ăifllak i Rahovecit ishte zona ku konstatuam nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« mbeturinave, por edhe degradim nga gĂ«rmimet.
Pamjet me dron treguan për dëmtime të rënda të shtratit të lumit nga marrja e paligjshme e rërës dhe zhavorrit. Si pasojë e gërmimeve, rrjedha e lumit është devijuar në disa anë.
Përveç kësaj, zona është kthyer në pikë grumbullimi mbeturinash të llojeve të ndryshme: plastikë, qelq, kanaçe, mbetje druri, shtylla betoni dhe inerte. Në këtë vend ishin hedhur edhe qindra goma, disa në breg dhe disa brenda në lumë. Mes tyre, qëndronte edhe një divan i hedhur mbi mbeturina.

Hedhja e gomave në lumë përbën rrezik serioz mjedisor. Me kalimin e kohës, ato çlirojnë substanca toksike dhe mikroplastikë, duke ndotur ujin dhe dëmtuar organizmat ujorë.
Gjithashtu, bllokojnë rrjedhën natyrore, ndryshojnë shtratin dhe krijojnë zona uji të ndenjur, duke rritur rrezikun për përhapjen e insekteve dhe sëmundjeve.
Edhe nĂ« Kramovik, fshatin fqinj tĂ« Ăifllakut, degradimi i shtratit tĂ« Drinit tĂ« BardhĂ« ishte i dukshĂ«m. Kjo ishte njĂ« nga zonat ku Ă«shtĂ« nxjerrĂ« mĂ« sĂ« shumti rĂ«rĂ« dhe zhavorr, duke shkaktuar dĂ«mtime masive.
Pamjet me dron treguan se në një hapësirë të kufizuar, pranë lumit, punonin të paktën tre impiante ndarëse (lavatriçe) për përpunimin e rërës dhe zhavorrit.
Sipas një raporti të Ministrisë së Mjedisit, publikuar në vitin 2022 dhe i bazuar në të dhëna deri në vitin 2018, përgjatë Drinit të Bardhë janë evidentuar 1,393 hektarë të degraduar. Në vitin 2008 kjo sipërfaqe ishte 861 hektarë, çka dëshmon për rritje të vazhdueshme të dëmtimeve.
Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, dëmet përreth lumit ishin gjithashtu të dukshme. Në këtë zonë operojnë katër impiante për nxjerrjen dhe përpunimin e rërës dhe zhavorrit.

Përveç kësaj, banorët e fshatit, në mungesë të një zgjidhjeje tjetër, kishin vendosur tubacionin e kanalizimit drejtpërdrejt në Drinin e Bardhë, rreth një kilometër larg shtëpive.
Edhe pse vendi u vizitua në fund të gushtit 2025, në kushte thatësire, tubacioni vazhdonte të shkarkonte një sasi të konsiderueshme ujërash të ndotura në lumë.
Selami Hoti, kryetar i fshatit, tha se kjo situatë daton prej rreth 20 vitesh.
âE keqja Ă«shtĂ« se jemi ndĂ«r fshatrat e vetme nĂ« KosovĂ«, qĂ« kemi paguar nga 60 euro pĂ«r banor pĂ«r ta çuar kanalizimin deri te lumiâ, thotĂ« ai.
Sipas tij, kërkesat për zgjidhje alternative nuk janë marrë parasysh nga institucionet. Ai thekson se lumi sot nuk mund të përdoret më si dikur, kur shërbente për rekreacion dhe vaditje.
âSot ky ujĂ« Ă«shtĂ« i ndotur dhe askush nuk mund ta pĂ«rdorĂ« pĂ«r asgjĂ«,â thotĂ« Hoti.
Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, pranoi se ata janë në dijeni të situatës, por theksoi mungesën e kapaciteteve financiare për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza duke shtuar se çdo vit kanë kërkuar mbështetje nga qeveria dhe donatorët.

Bazuar në projektet ekzistuese në Kosovë, ndërtimi i një impianti për qytetet kushton nga 20 deri në 40 milionë euro, në varësi të kapacitetit dhe teknologjisë.
Një tjetër burim ndotjeje
Duke ndjekur rrjedhën e Drinit të Bardhë, ndalesa tjetër ishte fshati Gjonaj i Prizrenit. Në këtë zonë, një tub i madh kanalizimi shkarkonte ujëra të zeza drejtpërdrejt në lumë.
Banorët na paralajmëruan për kundërmim të fortë për shkak të përmbajtjeve fekale. Uji i ndotur dallohej menjëherë nga ngjyra, sapo dilte nga tubi dhe bashkohej me rrjedhën e lumit.
Herolind Osmanollaj, kryetar i këshillit lokal, tha se bëhej fjalë për kanalizimin e rreth 5,000 banorëve. Sipas tij në kohë me shi kanali duket si ujëvarë.
Ai tha se lumi dikur ishte i pastër dhe përdorej për rekreacion dhe vaditje, por sot, situata është përkeqësuar ndjeshëm.
Rreth 20 metra nga lumi ndodhej një shtëpi me një pishinë të vogël plastike, një kontrast simbolik me gjendjen e lumit.
âKĂ«rkojmĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« impianti pĂ«r tâu zgjidhur ky problemâ, theksoi Osmanollaj.

Peshkatari Granit Berisha shtoi se mbeturinat hidhen në pika të ndryshme përgjatë lumit dhe degëve të tij dhe kur niveli i ujit rritet, i merr të gjitha dhe i çon deri në Shqipëri.
âKam parĂ« mbeturina nĂ« KukĂ«s qĂ« janĂ« tĂ« paimagjinueshmeâ, u shpreh Berisha.
Në zonën mes fshatrave Lukinë dhe Romajë, një përrua ishte bllokuar nga mbeturinat, përfshirë edhe ato inerte para se të mbërrinte në Drin të Bardhë. Në këtë pikë, mbetjet digjeshin herë pas here. Pranë tij ndodhej edhe një tjetër tub kanalizimi, që përhapte erë të rëndë dhe shqetësonte banorët.
Në hyrje të Lukinës, buzë lumit, ndodheshin pirgje të paligjshme me mbetje inerte. Sezair Shehu, kryetar i fshatit, fajësoi individë të papërgjegjshëm dhe bëri apel për ndërhyrje urgjente.
âDikur kĂ«tu laheshim dhe pushonim gjatĂ« verĂ«s. Sot askush nuk hyn nĂ« lumĂ« pĂ«r shkak tĂ« ndotjesâ, tha ai.
Si në shumë zona të këtij rajoni, edhe këtu ndërhyrjet me makineri të rënda si kamionë apo ekskavatorë kishin ndryshuar rrjedhën e lumit, duke krijuar gropa dhe rrugë në vend të shtratit natyror.
Peshkatari Hasan Qollaku tha se ndotja ka ndikuar drejtpërdrejt në zhdukjen e disa llojeve të peshqve dhe uljen e cilësisë së tyre.

Vërmica është pika e fundit në Kosovë, ku ndotja kalon në Shqipëri drejt Kukësit. Në periudha të caktuara, mbeturinat bëhen më të dukshme, sidomos gjatë pranverës.
Bujar Pulaj, kryetar i bashkĂ«sisĂ« lokale VermicĂ« tha se ndotja e liqenit nuk fillon e as nuk mbaron aty, por vjen qĂ« nga burimi i Drinit tĂ« BardhĂ«.Â
âZakonisht mbeturinat shihen mĂ« shumĂ« nĂ« pranverĂ« pĂ«r shkak tĂ« reshurave qĂ« fillojnĂ« nĂ« atĂ« kohĂ«. NĂ« periudhĂ«n e dimrit Drini Ă«shtĂ« mĂ« i pastĂ«râ, tha Pulaj.Â
Pulaj tha se e gjithĂ« kjo ndotje po ndikon te zhvillimi i turizmit nĂ« VermicĂ«. Sipas tij, disa herĂ« Ă«shtĂ« tentuar tĂ« pastrohet liqeni, por ato kanĂ« qenĂ« pastrime simbolike dhe aksionet ditore bĂ«hen vetĂ«m nĂ« njĂ« pjesĂ«.Â
Nga Vermica vijuam pĂ«r nĂ« Morin. Edhe aty pamĂ« ujĂ« tĂ« ndotur e mbeturina qĂ« ânotoninâ sipĂ«r tij. Â
Në Morinë, ku edhe liqeni i Fierzës merr trajtë, ulja e nivelit të ujit gjatë verës të lejon ta përshkosh me makinë, gjë e cila gjatë muajve të dimrit dhe vjeshtës është e pamundur, pasi liqeni mbush shpatet e kodrave përreth.
Ajo çfarĂ« mpakja e ujit gjatĂ« verĂ«s lĂ« pas Ă«shtĂ« njĂ« mori mbetjesh, shumica prej tyre plastike tĂ« varura nĂ« shpatet e anĂ«soreve tĂ« liqenit, tanimĂ« tĂ« tkurrura nga rrezet e diellit.Â

Alban Xhaferri, guidë turistike në Kukës, tregoi se gjatë dimrit, Drini i Bardhë merr me vete mbetjet nga Kosova dhe i shpie në liqenin e Fierzës në Kukës.
Ky liqen u formua nĂ« vitin 1978, pasi u ndĂ«rtua diga e hidrocentralit tĂ« FierzĂ«s, nga prurjet e lumenjve si Drini i BardhĂ« nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia e Veriut.Â
Por, pĂ«rtej shkĂ«mbimeve ujore, prurjet e mbeturinave dhe derdhjet e ujĂ«rave tĂ« zeza kanĂ« krijuar ndotje konstante, pa gjetur zgjidhje prej vitesh.Â
âThuajse kudo, çdo vend i liqenit Ă«shtĂ« i ndotur. Ndotjet vijnĂ« nga Drini i BardhĂ« dhe Drini i Zi, por edhe nga banorĂ«t thuajse nuk ka ndonjĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sim qĂ« tĂ« mbajnĂ« pastĂ«r liqeninâ, u shpreh mĂ« tej Xhaferri, sipas sĂ« cilit kjo ndotje po bĂ«het problem serioz.
Situata ka ndikuar edhe nismat turistike të Xhaferrit për të promovuar Kukësin dhe zonën përreth për sporte ujore apo guida turistike.
âTuristĂ«t nuk e shikojnĂ« dot nĂ« kĂ«tĂ« gjendje qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« KukĂ«sâ, vijoi Xhaferri ndĂ«rsa shtoi se edhe pse u shpall fitues i njĂ« projekti âstart-upâ pĂ«r blerjen e kajakĂ«ve pĂ«r sporte ujore, pĂ«r shkak tĂ« ndotjes masive qĂ« ka pasur liqeni, ka qenĂ« e pamundur ushtrimi i kĂ«tij aktiviteti.

Edhe pse nuk ka asnjĂ« banesĂ« pranĂ« liqenit nĂ« kufirin e Morinit, panorama qĂ« na u shfaq ishte me mbetje plastike nga pĂ«rdorimi i pĂ«rditshĂ«m, qofshin ato mbĂ«shtjellĂ«se tĂ« ushqimeve, detergjenteve pĂ«r pastrim apo orendi shtĂ«piake.Â
Mbetje kĂ«to, qĂ« kur u larguam nga Morini pamĂ« se e shoqĂ«ronin liqenin nĂ« tĂ« gjitha anĂ«t e tij, me pirgje qĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« rrĂ«pira apo tĂ« grumbulluara nĂ« bimĂ«sinĂ« qĂ« ka lĂ«nĂ« pas tkurrja e liqenit.Â
PeshkatarĂ«t, tĂ« parĂ«t qĂ« ndjejnĂ« pasojat e ndotjesÂ
GĂ«zim Doci gjuan peshk nĂ« liqenin e FierzĂ«s prej 25 vitesh. Sipas tij, ndotja e liqenit ka bĂ«rĂ« qĂ« aktivitete tradicionale sikurse peshkimi nĂ« kĂ«to kushte tĂ« jenĂ« jo vetĂ«m tĂ« vĂ«shtira, por edhe tĂ« papĂ«rshtatshme nĂ« aspektin e shĂ«ndetit publik.Â
âJemi peshkatarĂ« dhe gjysma e rrethit tĂ« KukĂ«sit merren me kĂ«tĂ« punĂ«, pĂ«r bukĂ«n e gojĂ«s. Ndotje janĂ« shishet plastike, bagĂ«titĂ« e ngordhura dhe liqenit i vjen shumĂ« erĂ« e keqeâ, tregoi Doci.Â
PĂ«r shkak tĂ« ndotjes, por edhe gjuetisĂ« sĂ« paligjshme po dĂ«mtohen flora dhe fauna nĂ« liqen, ndĂ«rsa pasojat janĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r ekonomitĂ« familjare tĂ« zonĂ«s.Â
âNdotja e dĂ«mton shumĂ« peshkunâ, pĂ«rfundon GĂ«zimi.Â

PĂ«r Bukurosh Onuzin, aktivist mjedisor dhe drejtues i organizatĂ«s âEkologĂ«t pĂ«r Rajoninâ, me veprimtari nĂ« KukĂ«s dhe zonĂ«n pĂ«rreth, liqeni Ă«shtĂ« pasuri e madhe, veçanĂ«risht pĂ«r sportet ujore dhe turizmin. MirĂ«po, ndotja e ka frenuar kĂ«tĂ« zhvillim.
âNjĂ« sasi e madhe mbetjesh na vjen nga Kosova,â tregon ai duke veçuar zonĂ«n qĂ« lidhet me PejĂ«n, GjakovĂ«n dhe Prizrenin.
Sipas Onuzit, kjo gjendje ka ndikuar nĂ« krijimin e njĂ« âhot-spotâ-i shqetĂ«sues.
âKrijon njĂ« grumbull mbetjesh qĂ« ndikon jo mirĂ« nĂ« zhvillimin e turizmit dhe nĂ« performancĂ«n qĂ« ka bashkia dhe rajoni i KukĂ«sit [pĂ«r tâi pastruar]â, argumentoi Onuzi, sipas sĂ« cilit ndikimi direkt po haset te gjallesat ujore ku peshqit janĂ« ralluar ndjeshĂ«m.
âNdikimi Ă«shtĂ« i dukshĂ«m. Nuk kemi shtim tĂ« popullatave tĂ« peshqveâ.Â

Një rreth vicioz ndotjeje
Shirat e dhjetorit rritën nivelin e lumenjve dhe liqeneve. Bashkë me ujërat, u shtuan edhe mbetjet që ato sollën.
Në brigjet e liqenit të Fierzës, përkrah varkave të peshkatarëve, qëndronte një mjet i pazakontë: një varkë me kabinë xhami dhe mekanizëm grumbullues. Gjatë verës, tërheqja e ujit e nxori në breg. Në dimër, prej tre vitesh, ajo mbledh mbetjet që sjellin lumenjtë në liqen.
âVitin e parĂ« nxorĂ«m rreth 20 tonĂ« mbetje. Vitin e dytĂ«, rreth 18 tonĂ«, pĂ«r shkak tĂ« rĂ«nies sĂ« shpejtĂ« tĂ« nivelit tĂ« ujit. KĂ«tĂ« vit, me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« nivelit, po shfrytĂ«zojmĂ« çdo mundĂ«si pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« sa mĂ« shumĂ« mbetje,â tregoi Lulzim Baumann, aktivist mjedisor dhe ekspert i ekonomisĂ« qarkulluese.
Varka, e sjellĂ« nga Gjermania pĂ«rmes start-up-it âEverwaveâ dhe e menaxhuar nga âRecycAl â Recycling Albaniaâ, i Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion BashkisĂ« KukĂ«s si njĂ« mjet ndĂ«rhyrjeje.
Ndërsa varka punonte në ujë, liqeni mbulohej nga mjegulla e dendur e dimrit. Mbi sipërfaqe pluskonin mbetje plastike, që herë shtyheshin nga era e herë grumbulloheshin në brigje.

âPlastikĂ«n e mbledh kompania âEverwaveâ me stafin e saj. Ne e nxjerrim nĂ« breg. Bashkia merret me transportin dhe depozitimin pĂ«r ndarje. Pjesa e riciklueshme merret nga kompania, ndĂ«rsa mbetjet e pamenaxhueshme pĂ«rfundojnĂ« nĂ« vend-depozitimâ, shpjegoi Valdet Cenaj, pĂ«rgjegjĂ«s nga sektori i pastrimit nĂ« BashkinĂ« KukĂ«s.
Bujar Pulaj nga Vërmica tregoi se kishte kërkuar që kjo varkë të përdorej edhe në Kosovë, përmes një marrëveshjeje sezonale me Bashkinë Kukës. Kjo pasi, sipas tij, nëse mbetjet ndalohen në burim, ose përpara se të kalojnë kufirin, rezultati i pastrimit në liqen do të ishte më i lartë.
Në anën tjetër Baumann thekson se është e vështirë të thuhet për një zgjidhje konkrete e aq më tepër të përcaktohet sasia totale e mbetjeve, pasi ato vijnë nga tre shtete të ndryshme.
âKontributi kryesor negativ vjen nga Kosova. NjĂ« pjesĂ« nga Maqedonia e Veriut pĂ«rmes Drinit tĂ« Zi, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ«, edhe pse mĂ« e vogĂ«l, gjenerohet nga vetĂ« KukĂ«siâ, tregoi ai.
Problemi me ndotjen në Drin, sipas Baumannit, është i vazhdueshëm, por që ai pajtohet se qasja fillestare për të frenuar prirjen është ajo e ndalimit në burim.
Sipas tij, problemi mbetet se çdo ditĂ« ka prurje tĂ« reja mbetjesh.Â

âDuhet tĂ« pranojmĂ« qĂ« kjo situatĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« edhe pĂ«r 20-30 vite nĂ« momentin qĂ« nuk ndalohen mbeturinat nĂ« burim dhe ky Ă«shtĂ« qĂ«llim ynĂ« kryesorâ, tha Baumann.Â
Pjesa dërrmuese e mbetjeve është plastikë. Rreth 80-90% e volumit janë nga ky material flluskues që noton mbi sipërfaqen e liqenit. Kryesisht janë shishe uji, teksa Baumann tregon se plastikat më të rënda fundosen.
Për këtë ai thotë se ka pritshmëri të larta se fundi i liqenit të ketë sasi të shumta plastikash të rënda.
Sipas Baumannit, ndikimi është i drejtpërdrejtë dhe afatgjatë.
âPlastika degradohet nga dielli dhe pĂ«rplasjet me njĂ«ratjetrĂ«n, duke kaluar nĂ« mikroplastikĂ«, kĂ«shtu ajo hyn nĂ« zinxhirin ushqimor, te peshqit dhe mĂ« pas te njeriu. Impakti nĂ« shĂ«ndet Ă«shtĂ« i pashmangshĂ«mâ, shpjegoi ai duke theksuar se pse plastika nuk e ka vendin nĂ« liqen.
Baumann paralajmëroi edhe për ndotjen biologjike dhe kimike që kanë këto mbeturina. Sipas tij, shumë nga mbetjet në lumin e Drinit dhe liqen janë të kontaminuara me detergjentë dhe metale të rënda. Ai theksoi se pavarësisht se ato shpëlahen, ndotësit e tyre mbeten në ujë duke mbetur faktorë rreziku.
Cenaj tregoi se Bashkia Kukës disponon dy vend-depozitime mbeturinash: një për mbetjet urbane dhe një tjetër që synohet të përdoret për mbetjet e gjelbra dhe kompostim.

Megjithatë, vendgrumbullimi ekzistues, i vendosur në pjesën kodrinore mbi liqen, krijon një tjetër burim ndotjeje. Nga larg, ai dukej si një vijë që derdhej në ujë, për shkak të rrjedhjeve nga mbetjet.

Liqeni i KukĂ«sit, depozitĂ« e ndotjesÂ
Në luginën e Drinit, pranë fshatit Bushat (Bicaj), dy djem të vegjël ndiqnin bagëtitë në kullotë.
Por në vend të barit, toka ishte mbuluar nga një shtresë e dendur mbetjesh plastike. Lopët lëviznin mbi plastikë, në përpjekje për të gjetur bar. Për djemtë dukej se kjo pamje ishte e zakonshme. Edhe për bagëtinë.
Pak më tej, lumi i Shejës, i dobësuar gjatë verës, përballej me një pritë mbetjesh tashmë jashtë funksioni. Struktura, e ndërtuar për të ndaluar ndotjen, ishte zhvendosur dhe nuk kryente më rolin e saj.
Në anën tjetër të luginës, pranë urës së vjetër të Kolcit, ku kalon lumi i Lishnicës, shikoheshin pirgje inertesh nga kromi.

Situata përkeqësohet më tej në pjesë të tjera të luginës së Drinit. Inertet e ish-uzinës së shkrirjes së bakrit gërryhen çdo vit nga ujërat që rriten në dimër.
Këto materiale përziheshin me mbetje plastike, mbetje ndërtimi dhe grumbuj gomash makinash.
Në afërsi, disa shtëpi qëndronin pranë zonës së ndotur, ndërsa bagëti të tjera kullosnin pa u shqetësuar nga ndotja.
Studimi: Ndotës kimikë dhe medikamente në ujë
Një raport i viteve 2023-2024, i realizuar nga studiues suedezë të Bordit Administrativ të Qarkut Dalarna, ka nxjerrë në pah ndotje të shumta në Drinin e Bardhë dhe pellgun e tij.

Studimi konsiderohet ndër më të plotët për këtë zonë. Mostrat e ujit u analizuan në laboratorë në Suedi, përfshirë analiza kimike dhe metoda të bazuara në efekte biologjik.
Nga 26 grupe kimike të analizuara, 9 u identifikuan në ujërat sipërfaqësore.
âNĂ« shumicĂ«n e mostrave u gjetĂ«n ndotĂ«s qĂ« dĂ«mtojnĂ« qelizat dhe mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« sistemin hormonalâ, thuhet nĂ« raport.
Analizat zbuluan prani tĂ« metaleve tĂ« rĂ«nda, pesticideve, substancave nga plastika (ftalate), produkteve farmaceutike dhe komponimeve PFAS, tĂ« njohura si âkimikate tĂ« pĂ«rjetshmeâ. KĂ«to kimikate nuk shpĂ«rbĂ«hen lehtĂ« nĂ« natyrĂ«.
âProblemi masiv me mbeturinat nĂ« lumenj dhe pĂ«rrenj duket se rezulton nĂ« ndotĂ«s nĂ« ujĂ«rat sipĂ«rfaqĂ«sore, pĂ«r shembull organofosfatet, tĂ« lidhura posaçërisht me produktet plastike (shishet), u matĂ«n nĂ« tĂ« gjithĂ« trupat ujorĂ«â, thuhet nĂ« raport.
NjĂ« ndĂ«r segmentet e veçanta tĂ« kĂ«tij monitorimi ka qenĂ« edhe analizimi i lĂ«ndĂ«ve farmaceutike nĂ« pellgun e Drinit tĂ« BardhĂ«.Â

Nga 109 substanca të testuara, u identifikuan 34. Mes tyre dominonin antibiotikët, psikofarmaceutikët, ilaçet antiepileptike dhe antiinflamatore.
Përqendrimi më i lartë u regjistrua në Skenderaj në vitin 2024, për ilaçin e diabetit Metformin.
Ndërkohë, edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) në Shqipëri ka evidentuar prani të kadmiumit dhe plumbit (metale të rënda helmuese) në disa zona të monitoruara.
Sipas raportit, ujërat klasifikohen në kategorinë e parë sipas standardeve shqiptare, por paraqesin cilësi më të dobët sipas Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së.
Aktiviteti minerar dyshohet si një nga burimet kryesore të metaleve të rënda, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.
Bashkëpunimi ndërkufitar i domosdoshëm
Ligji për Ujërat në Kosovë parashikon detyrime të qarta në rast ndotjeje ndërkufitare. Institucionet duhet të identifikojnë shkaqet, të ndërmarrin masa dhe të koordinojnë veprime me shtetet fqinje.
Në praktikë, këto mekanizma funksionojnë dobët teksa ekspertët dhe aktivistët kritikojnë mungesën e zbatimit të marrëveshjeve me Shqipërinë.

Një nga idetë më konkrete që është propozuar për parandalimin e ndotjes ka qenë vendosja e barrierave në Drinin e Bardhë për të ndaluar mbetjet përpara kufirit.
âIniciativa u prit mirĂ« fillimisht nga tĂ« dy qeveritĂ«â, tregoi Baumann. Por ajo nuk u realizua.
Sipas tij, Shqipëria nuk e pa të arsyeshme të menaxhonte mbetjet që vijnë nga Kosova.
âDo tĂ« ishte njĂ« zgjidhje funksionale nĂ«se do tĂ« zbatohej siç duhet. Por afatgjatĂ«, çdo shtet duhet tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r mbetjet e vetaâ, shtoi ai.
Edhe eksperti Bukurosh Onuzi mbështet idenë e barrierave si zgjidhje praktike dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare. Megjithatë, zgjidhja thelbësore mbetet ndalimi i mbetjeve në burim.
âDo tĂ« ishte njĂ« zgjidhje e mirĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« jo vetĂ«m tĂ« respektoheshin konventat ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r ujĂ«rat ndĂ«rkombĂ«tare, por edhe tĂ« respektoheshin marrĂ«veshjet dypalĂ«she mes dy shteteveâ, u shpreh Onuzi.Â
Ndërsa Baumann shtoi se hap më konkret ishte ndalimi i mbeturinave në burim, por që për këtë kërkohej bashkëpunim i fortë mes dy qeverive, dhe bashkive të dy vendeve.

Në mungesë të një strategjie të qëndrueshme, pastrimi duket se do të mbetet sporadik.
Organizata si âLetâs do it Kosovaâ kanĂ« zhvilluar aksione nĂ« zonat pĂ«rgjatĂ« Drinit tĂ« BardhĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me komunitetet lokale.
âMĂ« sĂ« shumti gjejmĂ« plastikĂ«, mbetje shtĂ«piake, goma dhe inerte ndĂ«rtimiâ, thotĂ« Luan Hasanaj nga âLetâs do it Kosovaâ.
Në çdo aksion Hasanaj thotë se largohen disa tonë mbetje, por problemi mbetet i përsëritur.
Nga Ministria e Mjedisit në Kosovë pranohet se bashkëpunimi me Shqipërinë ekziston, por mbetet në nivel komunikimi dhe projektesh të pjesshme.
âPo pĂ«rpiqemi tĂ« mos dĂ«mtojmĂ« njĂ«ri-tjetrin, sidomos pĂ«r mbetjet plastikeâ, tha Fatlije Buza nga Ministria kosovare e Mjedisit teksa shtoi se janĂ« ndĂ«rmarrĂ« projekte pĂ«r pastrimin e lumenjve dhe se ato do tĂ« vijojnĂ«.
âNĂ«se grumbullohen sĂ«rish mbeturina [nĂ« liqen], qĂ« shpresojmĂ« qĂ« mos tĂ« ndodhĂ« masivisht, do ta kemi parasysh dhe me marrĂ«veshje do tâi largojmĂ«,â vijoi Buza duke shprehur gatishmĂ«rinĂ« e autoriteteve kosovare pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« parandalimin e depĂ«rtimit tĂ« mbeturinave nĂ« sasi tĂ« mĂ«dha nga Drini i BardhĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Buza tregoi se në prioritetin kryesor të autoriteteve në Kosovë ka qenë ndalimi i marrjes së paligjshme të rërës dhe zhavorrit në lumenj si pjesë më e rrezikshme për degradim.
Megjithatë, kapacitetet duket se janë të kufizuara. Aktualisht, vetëm dy inspektorë mbulojnë sektorin e ujërave në Kosovë. Kjo reflekton një mungesë serioze të pranisë shtetërore në terren.
Nga pala shqiptare, përpos kërkesave të vijueshme për intervistë me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, nuk pati vullnet për të folur për këtë çështje.
Si zakonisht aspektet ligjore janĂ« tĂ« rregulluara mirĂ«, por sfidĂ« mbetet zbatimi siç duhet i ligjeve.Â
Në Kosovë, ndotja e mjedisit dënohet me gjobë ose burgim deri në tetë vjet. Ligji për Ujërat parashikon gjoba deri në 100 mijë euro.
Megjithatë, të dhënat e siguruara nga Komisioni për Miniera dhe Minerale të Kosovës (KPMM) tregojnë një tjetër realitet. Nga viti 2019 deri në 2025, janë evidentuar 38 kompani dhe dy persona fizik që oeronin ilegalisht në shtratin e Drinit të Bardhë.
Sipas të dhënave të KGjK-së, nga gjykatat e lartcekura, nga viti 2002 deri në qershor 2025 janë dhënë vetëm dy dënime me burgim, 112 dënime me gjobë, 32 me kusht dhe tri vërejtje gjyqësore. Kjo tregon për dënime të buta për degraduesit e mjedisit.

Ndërkohë, Prokuroria e Prizrenit pranoi se politika ndëshkuese është e butë dhe nuk ka efekt parandalues.
âKjo qasje [âŠ] ka ndikuar nĂ« pĂ«rsĂ«ritjen e veprave penaleâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigje.
Nga ana tjetër, ekspertët theksojnë se dëmi mjedisor nuk vlerësohet siç duhet.
Egzona Shala-Kadiu thotĂ« se gjykatat duhet tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« vetĂ«dije qĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m vlera ekonomike ajo qĂ« duhet tĂ« konsiderohet nĂ« njĂ« aktgjykim, por janĂ« edhe faktorĂ« tĂ« tjerĂ«, sepse nuk merret kurrĂ« parasysh se kush ka jetuar aty, cilat bimĂ«si apo gjallesa tjera.Â
Gjithashtu, bazuar nĂ« hulumtimet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« ndĂ«r vite nga Preportr, ka rezultuar se lĂ«ndĂ«t e mjedisit janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« parashkruarat nga sistemi i drejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se ata qĂ« kanĂ« ndotur dhe degraduar mjedisin, shpĂ«tojnĂ« pa dhĂ«nĂ« asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si para ligjit.Â
*Në pjesën e hulumtimit në terren kontribuuan: Donjeta Murselaj dhe Bashkim Shala.
**Ky artikull është realizuar me mbështetjen e Journalismfund Europe.

The post Drini i BardhĂ«, vendgrumbullim i âlĂ«vizshĂ«mâ mbeturinash  appeared first on Citizens.al.


























