2026-ta nis me reforma në Këshillin Prokurorial, kush mbetet e kush shkon
Në janar të këtij viti nis zbatimi i Ligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) përmes të cilit parashihet që KPK të ketë 7 anëtarë, nga 13 anëtarë që kishte me ligjin e vjetër.
KPK deri në fund të 2025, nga 13 anëtarë që e përcaktonte ligji, kishte dhjetë anëtarë të emëruar. Ky këshill udhëhiqej nga kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zëvendeskryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci, Dardan Vuniqi, Veton Shabani, Visar Krasniqi, Arian Gashi, Milot Krasniqi dhe ushtruesi detyrës, Agron Qalaj, raporton “Betimi për Drejtësi”
Dhe anëtari që kishte ofruar dorëheqjen Jovo Radovic.
Çka përcakton ligji për plotësim ndryshim të ligjit për KPK-në? Në nenin 9 të këtij ligji përcaktohet se KPK ka 7 anëtar dhe atë si në vijim:
- Kryeprokurori shtetit;
- Tre anëtarë prokurorë të zgjedhur brenda për brenda sistemit prokurorial ku këta një prokuror që vjen prej Prokurorisë Speciale, Apelit apo Zyrës së Kryeprokurorit dhe dy nga radhët e prokurorive themelore;
- Tre anëtarë joprokurorë të zgjedhur nga Kuvendi
Po ashtu, në ligj, neni 37/A, paragrafi 2 siç është thënë më lartë anëtarëve të zgjedhur paraprakisht u është dhënë mundësia që të ushtrojnë mandatin e tyre deri në fund.
“Anëtarët e zgjedhur të Këshillit, përfshirë ata që ushtrojnë pozitën e Kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit të Këshillit, të cilët ushtrojnë këto funksione në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, mund të qëndrojnë në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit të tyre aktual”, përcaktohet në këtë nen.
Këtë mundësi ligjore deri në fund të 2025 e shfrytëzuan, kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zëvendes kryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci dhe Veton Shabani.
Përbërja e KPK nga viti 2026
Bazuar në përcaktimet ligjore të cituara del se anëtarë të KPK mbeten, Visar Krasniqi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Arian Gashi dhe ushtruesi detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj.
Ndërsa Bajrami-Kastrati përmes rrugëve ligjore pranë gjykatës pret që të konfirmohet si anëtare e KPK, ne bazë të mandatit të fituar me 1 nëntor 2025 në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve të shtetit kishte marr 74 vota kundrejt kandidates, Merita Gaka që kishte marr 58.
Në rast se Bajrami-Kastrati konfirmon mandatin edhe me vendim gjykate KPK në përbërje do të ketë 6 anëtarë, duke mbetur që 1 pozitë të plotësohet prej Kuvendi.
Së fundmi gjykata caktoi masë të sigurisë ndaj vendimit të KPK-së përmes të cilit ishte refuzuar certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe në vendim të gjykatë ndër të tjera thuhej se masa sigurisë caktohet për të mos vijuar me shkaktimin e dëmeve ndaj Bajrami-Kastrati.
Ligji përcakton se kuorumi me përbërjen e re të KPK formohet me prezencën e 4 anëtarëve.
“Përjashtimisht nga dispozitat tjera të Ligjit, kuorumi i Këshillit në këto raste dhe rastet tjera në vijim të mos pjesëmarrjes së vazhdueshme të disa anëtarëve të Këshillit, formohet me së paku katër (4) anëtarë të Këshillit, dhe vendimet merren me votat e të gjithë këtyre katër (4) anëtarëve të Këshillit”. /BetimipërDrejtësi/
