Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Këshilli Prokurorial i Kosovës anulon konkursin për rekrutimin e 21 prokurorëve

23 December 2025 at 19:13


Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të anulojë konkursin dhe procesin e rekrutimit për 21 prokurorë të shtetit në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur më 30 prill 2025.

Sipas vendimit të Këshillit, konkursi do të rishqyrtohet dhe mund të rishpallet në një formë të përmirësuar, në përputhje me nevojat e sistemit prokurorial dhe legjislacionin në fuqi.

Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.

Sekretariati i Këshillit do ta publikojë këtë vendim në faqen zyrtare brenda 15 ditëve nga data e miratimit. /Telegrafi/



Before yesterdayMain stream

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli

18 December 2025 at 18:01

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për prokurorin u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Në njoftimin e KPA-së, thuhet se në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/e.i/a.f/r.e/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Supremja rrëzon shkarkimin e Besim Kelmendit, e quan vendim të kundërligjshëm

17 December 2025 at 11:19


Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, duke e anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e tij nga detyra.

Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se vendimi KPK.nr.1056/2025, i datës 20 nëntor 2025, është marrë në kundërshtim me ligjin, duke e kthyer lëndën në rishqyrtim dhe rivendosje në KPK.

“Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmend dhe ka anuluar vendimin si të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Gjykatës Supreme, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore dhe në mbështetje të nenit 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, është konstatuar se përfundimi juridik i KPK-së nuk është i drejtë.

“Qëndrimi dhe përfundimi juridik i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm”, vlerëson Gjykata, duke shtuar se vendimi për shkarkim është i përfshirë në “shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës” të ligjit përkatës dhe të Kodit të Etikës Profesionale për Prokurorë.

Vendimi për shkarkim ishte bazuar në pretendimet se Kelmendi, përmes deklarimeve në Këshill dhe në media, kishte shprehur qëndrime të njëanshme që, sipas KPK-së, kishin cenuar besimin e publikut në sistemin prokurorial.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka konstatuar se këto pretendime nuk janë trajtuar në mënyrë të ligjshme dhe procedurale.

Në arsyetim theksohet se vendimi është “i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë”, duke qenë se është kontradiktor në vetvete dhe i mbështetur në dispozita që “nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar KPK-ja".

Gjykata gjithashtu ka vlerësuar se e gjithë procedura, duke përfshirë rendin e ditës, votimin, procedimin dhe rihapjen e mbledhjeve, ka qenë e pambështetur në ligj.

“Është procedurë e pa mbështetur në ligj deri te vendimi i atakuar për shkarkim”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendim, çështja e Besim Kelmendit kthehet për rishqyrtim në Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili obligohet të veprojë në përputhje me gjetjet dhe udhëzimet e Gjykatës Supreme. /Telegrafi/

​Lëvizja Fol: KGjK ka shënuar progres në transparencë, por jo edhe KPK

16 December 2025 at 13:01


Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë përparime të dukshme në rritjen e transparencës, veçanërisht në publikimin e vendimeve, ndërsa kjo çështje vazhdon të mbetet një sfidë për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këto vlerësime janë dhënë në projektin tre vjeçar me temë “Ngritja e Transparencës dhe Integritetit në Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” të prezantuar sot nga Lëvizja Fol në konferencën përmbyllëse të projektit.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli Nimani theksoi se projekti i tyre ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Është rritur qasja në drejtësi për qytetarët me fokus të veçantë tek të rinjtë përmes hartimit dhe shpërndarjes së një udhëzuesi praktikë mbi të drejta ligjore dhe procedurat gjyqësore...Projekti kontribuoj në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies duke nxitur publikim e vendimeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në faqet zyrtare të institucionet përkatës me qëllim forcimin e besimit dhe mbikëqyrjes publike. Vlen të theksohet se tek KPK ende kemi ngecje në këtë drejtim”, tha ajo.

Menaxherja e projektit, Burbuqe Kastrati u shpreh se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shënuar përparim në aspektin e publikimit të vendimeve, por kjo rrugë nuk është ndjekur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kastrati tha se gjatë vitit 2024 qytetarët kanë parashtruar 124 ankesa disiplinore ndaj gjyqtarëve, 94% apo 117 janë refuzuar, ndërsa janë iniciuar vetëm 9 kërkesa për hetim disiplinor.

“Nëse bëjmë një analizim të gjeturave të raportit të viti 2023 do të kemi që KGJK kemi vërejtur përmirësimin për sa i përket publikimeve sistematike të vendimeve, informacion të qarta në zbatimin e tyre, por tek KPK kemi hasur që vazhdon t’i ketë problem sa i përket kësaj performance. Sa i përket KGJK gjetjet e viti 2024, tregojnë se sfidat e identifikuara në vitit 2023 vazhdojnë të jene të njëjtën formë. Publikim i agjendave shpesh është i vonuar, respektimi i gjithë zyrtare mbetet problematik dhe numri i vendimeve të publikuar sa i përket rasteve disiplinore të prokurove mbetet i ulët. Kjo krijon hendek të vazhdueshëm në mes të vendimmarrjes funksionale dhe njëashtu informimit të publikut.. 07’14 Fol ka rekomanduar që është e rëndësishme që KPK të angazhohet më shumë në publikimin e vendimeve duke marr rast edhe vendimet disiplinore ndaj prokurorëve. E njëjta gjë ka vlejtur edhe për KGJK meqenëse ky Këshill publikon vetëm vendimet që merren për gjyqtarët por jo edhe raportet në tërësi”, theksoi ai.

Zëvendës-kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku tha se sistemi gjyqësor ka ndërtuar standarde me qëllim të rritjes së transparencës dhe besimit të qytetarëve në drejtësi.

“Këto kanë bërë me qëllim që të garantohet një qasje e barabartë në drejtësi për të rritur besimin e publikut dhe për të forcuar përgjegjësinë në të gjitha nivelet e gjyqësorit. Me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies KGJK mban takimet online përmes platformës zyrtare ku të gjitha vendimet janë publike përveç ato çështje disiplinore....13’24 Në fillim të këtij viti këshilli ka miratuar udhëzimin administrativ për publikimin e vendimeve gjyqësore përmes së cilit gjykata publikojnë në kohë reale të gjitha vendimet gjyqësore më përjashtim të disa çështjeve penale”, tha ajo.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Visar Krasniqi tregoi se kanë miratuar strategjinë dhe planin e veprimit për vitin 2025-2027 i cili parasheh hapat për rritjen e transaprencës dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial.

Duke iu referuar të dhënave të vitit të kaluar ku në Agjencisë për Informim dhe Privatësi 80% e kërkesave ndërlidhen me qasjen në dokumente publike, Krasniqi tha se ky është sinjal se objektivat duhet të ndryshohen.

“Tek pjesa kur flitet për transparencën kemi paraparë që dy objektiva kryesore fuqizimin e mekanizmave përgjegjës për përditësimin e web portalit me dokumente e të nevojshëm ju e dini që kemi lansuar web portalin e ri dhe çdo ditë po përditësohet ky portal me të dhëna të reja, sigurisht nuk jemi të kënaqur, por po punojmë shumë që të avancojmë këtë portal....Ngritja e një njësie të re apo përmirësimi i njësisë aktuale të dedikuar për transparencë brenda sistemit prokurorial për të publikuar në kohë reale kërkesat për qasje në dokumente publike, po ashtu kemi paraparë zhvillimin e sistemit aktual të transparencës në web portal që të paraqesim statistika reale dhe në kohë. Po ashtu, tek llogaridhënia kemi paraparë forcimin e sistemit për vlerësim të performancës dhe disiplinimit të kontrollit” u shpreh ai.

“Ngritja e Transparencës dhe Integritetit në Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” i realizuar nga Lëvizja Fol, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /KP/

KPK-ja anulon rekrutimin e prokurorëve të rinj

11 December 2025 at 18:37


Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Ardian Hajdaraj, ka zhvilluar takimin e tij të 280-të, ku u shqyrtuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës dhe u morën vendime me peshë për sistemin prokurorial.

Në këtë mbledhje, KPK vendosi që:

1. Të autorizojë kryesuesin Ardian Hajdaraj të nënshkruajë në emër të institucionit Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Këshillin e Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, një hap që synon fuqizimin e koordinimit institucional dhe shkëmbimin profesional ndërmjet dy sistemeve prokuroriale.

2. T’i procedojë Presidentes së Kosovës kërkesën për lirimin nga detyra të prokurorit Slobodan Bakiq, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas arritjes së moshës së pensionimit, në përputhje me dispozitat ligjore.

3. Të referojë ankesën disiplinore AD.nr.10/2025 tek Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, për shqyrtim të mëtejmë sipas procedurave disiplinore dhe standardeve të vlerësimit profesional.

4. Të anulojë procesin e rekrutimit të prokurorëve, vendim që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e plotësimit të pozitave në sistemin prokurorial.

KPK theksoi rëndësinë e këtyre vendimeve për funksionimin efikas dhe të përgjegjshëm të sistemit prokurorial në vend./Telegrafi/

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj

11 December 2025 at 18:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj appeared first on Reporter.al.

Drama të reja në KPK, shqetësime për ndikim në proceset e drejtësisë në Kosovë

8 December 2025 at 22:16


Teksa fundi i vitit po afrohet, disa nga anëtarët e Këshillit Prokurorial nuk do jenë më në këtë pozitë. Këtu përfshihet edhe kryesuesi i KPK-së Ardian Hajdaraj e katër anëtarë të tjerë, meqë u skadon mandati. Por organizatat që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë thonë se “grupi” i Hajdarajt do mundohet të vendos njerëz të vet në krye të këtij Këshilli.

Me përfundimin e vitit 2025, përfundon edhe mandati për 5 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për Këshillit Prokurorial të Kosovës, që parasheh zvogëlimin e numrin të anëtarëve të Këshillit, nga 13 sa ishte në 7 anëtarë.

Mandati do t’i skadojë edhe kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj ndonëse në krye të kësaj pozite erdhi në janar të vitit 2024, por anëtarë i KPK-së ishte zgjedhur më 1 janar të vitit 2021.

Nga 1 janari në KPK nuk do të jenë as zv.kryesuesja Jehona Grantolli e anëtarët Jetish Maloku, Veton Shabani, Ariana Shajkovci e Jovo Radoviq, i cili ishte pjesë e grupit të serbëve që bojkotuan institucionet e Kosovës në 2022.

Të njëjtit nuk kanë mundësi të rizgjedhjes sërish anëtarë të Këshillit Prokurorial.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se skadimi i mandatit të këtyre anëtarëve nuk do shkaktojë ndonjë problem me kuorumin e Këshillit.

“Prej 1 janarit Këshilli do ketë në bazë të asaj që është parë nëse KPK-ja zbaton ligjin, do t’i ketë 5 anëtarë të vjetër që kanë marr mandatin në vitet paraprake dhe një anëtare e re Elza Bajrami që ka fituar mandat në nëntor të këtij viti që u votua nga shumica e prokurorëve të prokurorive themelore të Kosovës..”, ka thënë Ehat Miftaraj – drejtor i IKD-së.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në këtë institucion, Miftaraj thotë se mund të ketë tentime të radhës për të ndërruar kryesuesin e KPK-së.

“Pa pikë dyshimi e themi se Ardian Hajdari do të bëjë përpjekje titanike që ta lë një trashëgimtarë të tij dhe ky do të jetë me siguri Milot Krasniqi i cili është haptazi edhe në diskutim edhe në debat se bënë pjesë në këtë grupin e stërvjetruar të sistemit prokurorial të Kosovës e them me hëret prej 1 janarit Ardian Hajdarit dhe një numri të madh aktual të përbërjes së stërvjetruar u përfundon mandati dhe në ditët në vijim, do shohim edhe episoda e filma të ri ku do bëhet përpjeke që të emërohet anëtari gjatë këtij viti që përbërja e vjetër të vazhdojë në mënyrën e njëjtë..”, ka thënë Ehat Miftaraj – drejtor i IKD-së.

Javë më parë nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit është shkarkuar Besim Kelmendi, e kjo pozitë iu besua Agron Qalajt.

Shkarkimi i tij u kritikua nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë por edhe nga partnerët ndërkombëtar duke u vlerësuar si pengim i reformës në drejtësi./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa

5 December 2025 at 15:18

Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa paraqiti të premten më 5 dhjetor konkluzionet përfundimtare, duke u qëndruar shkaqeve të ankimit e kërkoi shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Çopa i konsideroi shkaqet të pabazuara dhe kërkoi rrëzimin e ankimit, […]

The post Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA

4 December 2025 at 20:46

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Dritan Nushi, deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit që kanë të bëjnë me pasurinë, profesionalizmin e etikën, si dhe kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. Prokurori Nushi dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja […]

The post Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi i Besim Kelmendit, BE kërkon urgjentisht zbatim të reformës në KPK

3 December 2025 at 16:05


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë takimit të zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), ka kërkuar nga të gjithë anëtarët që të zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë të përbashkët reformat në këtë institucion.

Në njoftimin e BE-së theksohet se sundimi i ligjit mbetet parakusht themelor për integrimin evropian.
“Zyra e BE-së në Kosovë u bëri sot thirrje të gjithë anëtarëve të KPK-së që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e Këshillit, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të ruajnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kjo thirrje vjen pas tensioneve të fundit brenda KPK-së dhe shkarkimit të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi. Për këto zhvillime, Zyra e BE-së kishte kërkuar një takim urgjent me anëtarët e Këshillit.

Ndërkohë, tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar se situata e krijuar ka rritur rrezikun për vendimmarrje të kundërligjshme brenda KPK-së, duke bërë thirrje për ndërhyrje të gjykatës me qëllim garantimin e ligjshmërisë.



Haxhiu: Sot të gjithë po e shohin atë të cilën e kemi paralajmëruar ndër vite, KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi

2 December 2025 at 13:57


Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me zhvillimet në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku ditë më parë është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit.


Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

Sot të gjithë po e shohin qartë atë për të cilën kemi paralajmëruar ndër vite. KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit.

Ky është një realitet i hidhur, por i pamohueshëm.

Reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, dhe ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion.

Që nga viti 2021, kur kemi nisur reformat në drejtësi, synimi ka qenë i qartë, heqja e kontrollit të një rrethi të ngushtë njerëzish, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, eliminimi i ndikimit të grupeve të interesit që e kanë përdorur institucionin për interesa personale e grupore, forcimi i meritokracisë mbi lidhjet apo klanet, dhe krijimi i një institucioni që funksionon në shërbim të publikut, jo të individëve të privilegjuar.

Shumicës së anëtarëve aktualë të KPK-së kjo reformë u ka penguar që nga dita e parë. Ata kanë përdorur çdo mjet të mundshëm për ta bllokuar, por nuk ia dolën dhe nuk do t’ia dalin, sepse drejtësia dhe interesi publik nuk mund të ndalen nga grupe të izoluara interesi. /Telegrafi/

IKD, FOL dhe INPO: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK paraqesin tendencë për bllokimin e reformës në sistem prokurorial

2 December 2025 at 11:57


Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) në një komunikatë për media theksojnë se kanë përcjellë me shqetësim siç i quajnë veprimet e kundërligjshme dhe abuzuese të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shumicën prej të cilëve mandati u skadon në muajin e ardhshëm, të cilët përmes vendimeve të kundërligjshme, në ditët e fundit të mandatit të tyre, synojnë haptazi sabotimin e reformës në KPK.

Ky koalicion i OJQ-ve thekson se përmes këtyre veprimeve, ky grup i anëtarëve të KPK synon të mbajë shumicën në KPK edhe pas reduktimit të përbërjes së KPK.

“Më 20 nëntor 2025, në një mbledhje pa kuorum, në kundërshtim me ligjin, një pjesë e anëtarëve të KPK-së shkarkoi kundërligjshëm U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, duke caktuar në vend të tij në mënyrë të kundërligjshme, Agron Qalaj. Në bazë të këtij vendimi, Qalaj morri pjesë në takimin e djeshëm, duke ua bërë kuorumin e nevojshëm një pjese të anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve kanë mandat vetëm deri në janar 2026, ashtu që të mundësohet vazhdimi i vendimeve të kundërligjshme”, thuhet në reagim.

IKD, Lëvizja Fol dhe INPO thekson se në takimin e djeshëm, KPK nuk miratoi raportin për zgjedhjen e anëtarit të ri në KPK. Kjo me arsyetimin se sipas tyre në këtë proces u premtuan favore dhe kishte presion ndaj prokurorëve për të votuar.

“Më këtë qasje të kundërligjshme, KPK synon që të përmbysë vullnetin e 74 prokurorëve, të cilët votuan për përfaqësuesin e tyre në KPK. Kjo përkundër se janë shtjerrë të gjitha procedurat administrative për konstatimin e shkeljeve në këtë proces.

Neni 12.1. i Rregullores Nr.05/2025 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorëve të KPK i jep mundësi kundërkandidatëve që në rast të pretendimit për shkelje procedurale, të parashtrojnë ankesë në KPK brenda 72 orëve.

Kandidatja në këtë proces, e cila nuk morri numrin e votave të mjaftueshme për tu përzgjedhur në pozitën e anëtares së KPK, ushtroj këtë të drejtë dhe paraqiti ankesë në KPK. KPK refuzoi këtë ankesë me datën 13 nëntor 2025. Sipas paragrafit 3 të këtij neni ‘Pas shqyrtimit të ankesave, Këshilli brenda shtatë (7) ditëve shpall dhe certifikon rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor’”, thuhet në reagim.

Sipas këtij koalicioni të OJQ-ve, kështu, procedura administrative për përzgjedhjen e anëtarit të ri të KPK tanimë ka përfunduar dhe KPK ka obligim të hapur që të shpallë dhe certifikojë rezultatet brenda afatit shtatë ditor, të cilin afat tanimë e ka tejkaluar.

“Sa i përket raportit, bazuar në nenin 12.1 të Rregullores në fjalë, ky raport paraqet vetëm një raport informues dhe në asnjë rrethanë nuk mund të synohet që përmes tij të përmbyset vullneti i 74 prokurorëve të cilët votuan për përfaqësuesen e tyre në KPK.

Tentativat për të komprometuar procesin transparent që u zhvillua, përmes pretendimeve për presion, të padokumentuara nga institucionet e ndjekjes, janë përpjekje të pabazuara dhe jo etike për të shkelur vullnetin e prokurorëve të cilët votuan pro përfaqësueses së tyre të KPK.

Të gjitha këto veprime të kundërligjshme janë duke u marrë nga një pjesë e anëtarëve të KPK, shumicës prej të cilëve u kalon mandati në janar 2026, kur pritet të jetësohet reforma në KPK.

Në këtë situatë, duke parë hapur abuzimin e ligjshmërisë nga KPK, përmes sigurimit të kuorumit përmes një vendimi të kundërligjshëm, Koalicioni i OJQ-ve i bënë thirrje Gjykatës që sa më parë të vendosë masë të përkohshme ndaj vendimit për shkarkimin e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit.

Nëse kjo nuk ndodhë, ka një rrezik real për vazhdimin e nxjerrjes së vendimeve të kundërligjshme, shkeljen e vullnetit të Prokurorëve për përzgjedhjen e përfaqësueses së tyre në KPK dhe sabotimin e reformës në KPK nga një pjesë e anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve e përfundojnë mandatin në muajin e ardhshëm”, thuhet në reagim.

Ky koalicion i OJQ-ve thekson tutje se bazuar edhe në deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian, veprimet e KPK janë duke cenuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“KPK duhet t’i ketë parasysh dhe t’i marrë seriozisht këto vërejtje, në mënyrë që të ruajë ligjshmërinë dhe integritetin e saj si institucion kushtetues që administron me sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Pas shkarkimit të Kelmendit, Qalaj merr pjesë në mbledhjen e KPK-së: Jam vetëm si anëtar ex-officio

1 December 2025 at 11:23


Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, mori pjesë të hënën në mbledhjen e 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke theksuar se pjesëmarrja e tij është vetëm si anëtar ex-officio.

“Në këto rrethana do marr pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral, deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio", tha Qalaj.

Qalaj u caktua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit më 20 nëntor nga pesë anëtarë të KPK-së, pas shkarkimit të Besim Kelmendit. Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta dhe është cilësuar si kundërligjor nga disa, ndërsa vetë Kelmendi ka paditur KPK-në duke kërkuar anulimin e vendimit.

Mbledhja e Këshillit nisi me një orë vonesë nga ora e planifikuar, ndërsa Qalaj nënvizoi se roli i tij në këtë fazë është të sigurojë procesin dhe të ruajë neutralitetin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Besim Kelmendi në mbledhjen e 20 nëntorit u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor nga pesë anëtarë të Këshillit të pranishëm në atë takim, pasi fillimisht takimi u mbyll në mungesë kuorumi me largimin e Kelmendit dhe katër anëtarëve tjerë nga kjo mbledhje. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta dhe është cilësuar si kundërligjor. Vetë Kelmendi ka paditur KPK-në duke kërkuar anulimin e vendimit. /BetimipërDrejtësi/

A do të kalojë filtrat e Gjykatës vendimi për shkarkimin e Kelmendit?

26 November 2025 at 20:08


Ky vendim i Këshillit Prokurorial të Kosovës, për shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit tashmë është ankimuar në Gjykatën Themelore te Prishtinës, në departamentin për Çështje Administrative.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Dukagjinin se ka pranuar padinë e Kelmendit dhe propozimin për caktimin e masën e përkohshme.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ka pranuar Padinë si dhe Propozimin për Caktimin e Masës së Përkohshme, të paraqitur nga pala B.K”.

Por, bazuar në zhvillimet në KPK-së në ditën kur u bë shkarkimi i Kelmendit, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se vendimi është i kundërligjshëm.

“Është një vendim tërësisht arbitrar dhe i kundërligjshëm, në rastin konkret ky vendim u morr në mbledhje që nuk kishte kourum për të mbajtur mbledhjen e aq më pak për të marr vendime, në këtë situatë ky vendim haptas është i kundërligjshëm sic e kemi thënë edhe në ditën kur është nxjerr, ne pamë publikisht se është mbyllur takimi në mungesë të kourumit dhe më pas anëtarët janë kthyer dhe kanë nxjerr këtë vendim”, ka theksuar Gzim Shala- Hulumtues në IKD.

E sipas avokatit Yll Zekaj, gjykata duhet të veprojë me efikasitet në këtë rast, duke pas parasysh rëndësinë e pozitës në sistemin prokurorial.

“Unë mendoj fuqishëm që ai vendim nuk do të mund të e kalojë filtrin e gjykatës për shkak të procedurave deri në marrjen e vendimit… besoj që nëse nuk do merret deri në fund të kësaj jave, në fillim të javës tjetër do të merret gjithsesi vendimi për masën e përkohshme, masën e sigurisë pastaj cështja e vendimit do të shkojë më gjatë”, ka deklaruar Zekaj.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj, një ditë më parë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka insistuar vendimi për shkarkimin e Kelmendit është i ligjshëm, tek ka thënë se do respektojnë çdo vendim të gjykatës.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

25 November 2025 at 17:04

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz (kryesuese), Albana Shtylla (relatore), si dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

KPA bëri të ditur se ky vendim lidhet me shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas vlerësimit të çështjes, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Agron Bushatit nga detyra.

/gj.m/r.e/

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Padia e Kelmendit nuk ndalon KPK-në, Hajdaraj sqaron arsyet e shkarkimit të tij nga pozita e U.D të Kryeprokurorit

25 November 2025 at 14:28


Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e tij nga pozita e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka paditur këtë institucion duke kërkuar anulimin e vendimit.

Lidhur me këto zhvillime brenda KPK-së, sot ka mbajtur konferencë, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Hajdaraj.

Ai tha se vendimi për shkarkimin e Kelmendi erdhi pas takimit të 20 nëntorit, ku sipas tij Kelmendi dhe katër anëtarë të tjerë e lëshuan mbledhjen “në mënyrë të kundërligjshme dhe e pamundësuan shqyrtimin e raportit zgjedhor për zgjedhjen e prokurorit në Prokurorinë Themelore”.

Hajdaraj shtoi se nga qëndrimet e njëanshme dhe denigruese ndaj Sistemit Prokurorial të shprehura nga Kelmendi është zvogëluar ndjeshëm roli unifikues që i takon Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka cenuar besimin e publikut në Sistemin Prokurorial.

“Për këtë arsye kemi marrë vendim për shkarkimin e tij nga kjo pozitë”, tha Hajdaraj.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e funksionimit të rregullt të Këshillit Prokurorial.

“Tentimi për të penguar punën dhe funksionimin e Këshillit Prokurorial përbën sulm të drejtpërdrejtë në punën e këtij institucioni dhe kërcënim për rendin dhe sigurinë juridike”, u shpreh Hajdaraj.

Hajdaraj ritheksoi se Kelmendi ka pasur detyrë të ndjekë rrugët ligjore dhe jo të organizojë konferenca për të shfaqur pretendime për presion apo shantazh.

“Kësisoj ai nuk e ka kryer detyrën e tij sipas Kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh ai.

Po ashtu, Këshilli i ka bërë thirrje U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj i cili u emërua më 20 nëntor, të shqyrtojë pretendimet e Kelmendit dhe të hetojë përgjegjësinë e secilit person të përfshirë në këtë rast.

Hajdaraj tutje ka shtuar se sipas Ligjit për KPK-në dhe sipas Kushtetutës secili anëtarë i këshillit është i pavarur në vendimmarrje.

“Lëshimi i takimit dhe më pas deklarimi i tyre në zyrën e Kryeprokurorit të katër antarëve se Besim Kelmendi nuk do ta lëshoj zyrën e tij përbënëmosbindje dhe mospërfillje e qëllimshme të vendimeve të Këshillit”, tha ai. /Telegrafi/

KPK mohon deklaratat për kërcënime: Takimi për shkarkimin e U.D. të kryeprokurorit ishte i hapur dhe pa presione

24 November 2025 at 17:41


Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj deklarimeve të disa anëtarëve të tij, të cilët javën e kaluar pretenduan se kishin kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë, duke u shprehur se kishin qenë objekt kërcënimesh gjatë zhvillimeve të fundit.

Në reagimin zyrtar, KPK i cilëson këto pretendime si “tërësisht të pavërteta dhe të pabazuara”.

“KPK deklaron se janë tërësisht të pavërteta dhe të pabazuara deklarimet e disa anëtarëve të Këshillit se kinse kanë qenë subjekt i ‘kërcënimeve’ gjatë zhvillimeve të fundit në institucion. Asnjë fakt, provë apo element objektiv nuk është paraqitur për të mbështetur pretendime të tilla”, thuhet në njoftim.

Institucioni thekson se, nëse ekziston dyshim i bazuar për ndonjë kërcënim, ai duhet raportuar tek organet kompetente, e jo të krijohen perceptime të rreme në opinion.

KPK sqaron se mbledhja ku u diskutua shkarkimi i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit është zhvilluar në mënyrë të hapur dhe transparente.

“Takimi i KPK-së ka qenë plotësisht i hapur dhe transparent dhe është zhvilluar në prani të publikut dhe mediave. Katër anëtarë të Këshillit, përfshirë U.D. të Kryeprokurorit të Shtetit, kanë zgjedhur ta braktisin takimin me vullnetin e tyre, pa pasur asnjë kërcënim apo presion”, thuhet në reagim.

KPK thekson se secili anëtar gëzon pavarësi funksionale dhe imunitet në ushtrimin e detyrave, ndaj deklaratat për presione i konsideron “të papranueshme dhe të pambështetura”.

Këshilli njofton se së shpejti do të thërrasë një takim të jashtëzakonshëm për të trajtuar situatën e krijuar.

“KPK garanton publikun se do të mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij kushtetues dhe ligjor, pavarësisht sfidave dhe përpjekjeve të kujtdo për ta penguar këtë proces”.

Reagimi i KPK-së vjen pas një jave tensionesh të brendshme dhe polemikash lidhur me procedurat për shkarkimin e U.D. të kryeprokurorit të shtetit.

Zhvillimet në KPK, ish-prokurori Blakaj: Për keqardhje gjendja e krijuar, Këshilli nuk është pronë apo plaçkë e grupeve të interesit

21 November 2025 at 09:50


Pas zhvillimet të fundit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku të enjten Besim Kelmendi u shkarkua nga detyra e Ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit, në një mbledhje ku ishin të pranishëm vetëm pesë anëtarë ka reaguar ish-prokurori Elez Blakaj.

Blakaj në një postim në Facebook shkruan se është për keqardhje gjendja e krijuar në KPK.

“Mjerimi ka emër! Për keqardhje gjendja e krijuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës!

O kolegë, kthjelluni pak, se KPK-ja nuk është institucion privat, pronë individuale apo plaçkë e grupeve të interesit! Mjaftë!”, shkruan Elezaj. /Telegrafi/


Shkarkimi i prokurorit Elio Mazreku mbetet në fuqi

20 November 2025 at 17:55

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 20 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Elio Mazreku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Sokol Çomo, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post Shkarkimi i prokurorit Elio Mazreku mbetet në fuqi appeared first on Reporter.al.

Pas shkarkimit të Kelmendit, KPK kërkon AKI-në për ruajtjen e sigurisë juridike

20 November 2025 at 18:14


Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka shpërthyer tension i madh brenda institucionit, duke çuar disa anëtarë të tij të kërkojnë ndërhyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) për ruajtjen e sigurisë juridike në vend.

Sipas anëtarëve të KPK-së, në mbledhjen e sotme fillimisht ishin të pranishëm 10 anëtarë, por pesë prej tyre e kanë lëshuar takimin gjatë diskutimeve. Vendimi për shkarkimin e Kelmendit u mor nga pesë anëtarët e mbetur, gjë që disa prej pjesëtarëve të Këshillit e vlerësuan si të paligjshme, me arsyetimin se nuk kishte kuorum për vendimmarrje.

Ata thanë se nuk janë njoftuar për vazhdimin e mbledhjes, ndërsa kryesuesi Ardian Hajdaraj kishte deklaruar se nuk mund të vazhdohej mbledhja për shkak të mungesës së kuorumit. Për këtë arsye, pjesëtarë të KPK-së e vlerësuan vendimin si të pavlefshëm.

Anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi, në emër të kolegëve që kundërshtuan vendimin, tha se ftojnë AKI-në të vlerësojë situatën dhe të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë juridike në vend.

Vetë Besim Kelmendi deklaroi se nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar për shkarkimin e tij dhe se rasti do t’i drejtohet organeve kompetente që kanë autoritet të shqyrtojnë ose pezullojnë një vendim të tillë.

Edhe anëtari tjetër, Arian Gashi, i bëri thirrje prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që të vazhdojnë ushtrimin e autorizimeve të tyre ligjore, duke theksuar se shkarkimi i Kelmendit është i kundërligjshëm.

KPK sot vendosi të shkarkojë Kelmendin dhe, me propozimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj, emri i prokurorit Agron Qalaj u paraqit si zëvendësues i mundshëm.

Shkarkimi vjen një ditë pasi Kelmendi mbajti konferencë të jashtëzakonshme, ku njoftoi se ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale. Ai i quajti shpifje akuzat ndaj tij dhe deklaroi se puna që ka bërë si gjyqtar dhe ftesa për të dëshmuar në rastin e masakrës së Reçakut janë keqinterpretuar.

Kelmendi përsëriti se asnjëherë nuk ka qenë në Reçak para vitit 2001 dhe se, sipas tij, asnjë provë nuk ekziston që e lidh me ngjarjet e masakrës.

Ai madje deklaroi se, nëse shfaqet qoftë edhe një fotografi që e vërteton të kundërtën, do të japë dorëheqje dhe do të largohet nga Kosova.

❌
❌