Më në fund do të hapet gjuetia. Teknikisht do të marrë edhe disa muaj, por sot projektligji do të kalojë Kuvendin. Më pas i çelet rruga legjislacionit sekondar; vendimet e qeverisë, planet menaxhuese, rregulloret, kufizimet, caktimi i zonave, deri në vendimin e Ministrit të Mjedisit për çeljen e sezonit të gjuetisë.
KĂ«shtu, pas njĂ« ndalese 12-vjeçare me ligj, pas pĂ«rplasjeve dhe debateve herĂ« teknokratike e herĂ« publike, âproâ dhe âkundraâ mes palĂ«ve, qeveria, siç premtonte prej kohĂ«sh, Ă«shtĂ« tĂ«rhequr.
Publiku i di shkaqet e ndalimit (gjuetia e tepërt, abuzimet etj.), por jo ato të hapjes. Nuk ka ndonjë të dhënë, matje apo studim të kryer mbi popullsinë e specieve, karakteristikat dhe dinamikat e saj.
Zyrtarët e ministrisë thonë se fauna është rimëkëmbur, por kjo mbetet, sidoqoftë një pretendim i kompromentuar prej politikës. Arsyetimi logjik na bën të pohojmë se rritja mund të jetë e pashmangshme, por sa, si dhe ku, askush nuk mund të flasë me siguri.
Pas një dekade qetësie relative, pa dyshim, diçka ka ndryshuar, por gjuajtja e kafshëve dhe e shpendëve vijonte në ilegalitet.
Disa habitate u shkatërruan, apo u degraduan prej urbanizimit, zhvillimit dhe konsumit të përgjithshëm. Infrastruktura civile u zgjerua. Programet reale të rehabilimit dhe të konservimit, ndonëse u propaganduan, në thelb munguan.
Për të pasur një ide më të qartë dhe përfundime shkencore mbi efektet e ndalimit 12-vjeçar të gjuetisë, duhen llogaritur edhe vlerat e këtyre ndryshoreve.
NĂ« projektligj organizimi i shĂ«rbimit tĂ« gjuetisĂ« i kalon âmenaxhuesit tĂ« zonĂ«s sĂ« gjuetisĂ«â (Neni 21).
Këtej e tutje, menaxhuesi do të marrë në përdorim, kundrejt qirasë, disa qindra hektarë, përmes konkurimit publik.
Do të jetë ky (person fizik ose juridik) që do të hapë dhe do të mbyllë portën e gjuetisë për gjuetarët. Shoqatat e gjuetarëve do të vijojnë organizimin e anëtarësisë dhe rolin këshillues, krahas grupeve të tjera të interesit, ku futen dhe disa shoqata mjedisore.
Ministria ia kalon përgjegjësinë operative bashkive dhe mban politikat mbi ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të faunës së egër.
Organizimi i ri i gjuetisĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« revolucion nĂ« menaxhimin âe sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«sâ. Ai synon tâu japĂ« fund tĂ« ashtuquajturĂ«ve âbanditĂ« shĂ«titĂ«sâ, njĂ« term nĂ« ekonominĂ« politike qĂ« portretizon politikanĂ«t pa tĂ« ardhme qĂ« shfrytĂ«zojnĂ« njĂ« burim natyror deri nĂ« shterim e mĂ« pas kalojnĂ« te burimi i radhĂ«s.
Të tillë mund të tiparizohen gjuetarët vendas e të huaj, para moratoriumit 12-vjeçar të gjuetisë, sjellja e të cilëve shkatërroi popullatat e specieve në Shqipëri. Autoriteti shtetëror ka kuotat e tij në këtë ndërmarrje kriminale ndaj mjedisit.
Por kĂ«tĂ« radhĂ« hapja e gjuetisĂ« nuk shoqĂ«rohet me hapjen e zonave tĂ« gjuetisĂ«. KĂ«to tĂ« fundit do tĂ« rezervohen vetĂ«m pĂ«r biznesmenĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« njĂ« plan biznesi dhe menaxhimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, kundrejt marrjes sĂ« shĂ«rbimit tĂ« gjuetisĂ« me qira; fjala Ă«shtĂ« pĂ«r qiranĂ« e tokĂ«s qĂ« do tâi paguajnĂ« bashkisĂ«, sĂ« cilĂ«s i pĂ«rket zona e gjuetisĂ«.
ĂfarĂ« garancish japin menaxhuesit pĂ«r zonat e gjuetisĂ«?
Në fakt, garancitë nuk burojnë nga individi, por nga individualizimi i përfitimeve çka e shtyn menaxhuesin drejt një rendimenti të qëndrueshëm në këto zona.
âAsaj qĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shumicĂ«n, i kushtohet mĂ« pak vĂ«mendjeâ, pohonte Aristoteli 2,400 vjet mĂ« parĂ« nĂ« AthinĂ«.
Të tilla ishin habitatet natyrore dhe rezervatet e gjuetisë në Shqipëri, para moratoriumit te gjuetisë, 12 vjet të shkuara.
Duke qenë të gjithkujt ato ishin të askujt. Gjuetarët gjuanin në ekstrem dhe kur popullatat mbaronin, grupet e brankonierëve zhvendoseshin në habitatin ngjitur, më pas te një tjetër e kështu, derisa i mbaruan (shkatërruan) që të gjitha.
TingĂ«llon e hidhur (dhe njĂ«kohĂ«sisht ilustrimi mĂ« i mirĂ«) thĂ«nia e gjahtarĂ«ve se âpo nuk i vramĂ« ne, do tâi vrasin tĂ« tjerĂ«t!â.
Fjala ishte më shumë për burimet e gjuetisë me karakter shtegëtues që lëviznin në territore, aq të mëdha, sa nuk arrinin që të menaxhoheshin nga shoqëria.
Kjo është natyra e burimeve të përbashkëta, të tilla që janë falas për individin dhe të pamjaftueshme për shoqërinë.
Biologu amerikan Garrett Hardin e trajtoi kĂ«tĂ« fatalitet nĂ« esenĂ« e famshme âTragjedia e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«sâ (1968). PĂ«rpjekjen e tij pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« problemit njĂ« zgjidhje, ai e ilustroi me shembullin e njĂ« kullote, e cila pĂ«rdorej njĂ«kohĂ«sisht nga shumĂ« barinj.
Hardin na tregon se qëllimi i çdo bariu është shtimi i numrit të tufës. Si qenie racionale, bariu gjendet përballë një dileme: cila është dobia ime nëse shtoj edhe një kafshë tjetër në tufë?
Në këtë rast zgjedhja për bariun ka dy elementë: një pozitiv dhe një negativ. Elementi pozitiv ka të bëjë me marrjen e të gjitha përfitimeve nga shtimi i tufës me një kafshë të re, ndërsa elementi negativ ka të bëjë me mbikullotjen, si presion i shtuar ndaj burimit.
Por në këtë rast, efektet e mbikullotjes do të shpërndahen mes barinjve. Bariu racional do të arrijë në përfundimin se shtimi i tufës me një kafshë të re është e vetmja rrugë e arsyeshme që ai duhet të ndjekë.
Ky është përfundimi i arritur nga çdo bari që shfrytëzon një pronë të përbashkët. Pikërisht këtu ndodh tragjedia.
Njeriu bëhet pjesë e një sistemi të mbyllur që e detyron të shtojë përfitimet në kurriz të një burimi të kufizuar. Shkatërrimi është destinacioni drejt të cilit nxiton çdo individ në ndjekje të interesit të tij më të mirë, në një shoqëri që beson në lirinë e pronës së përbashkët.
âLiria pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«tâ, pĂ«rfundon Hardin, âna shkatĂ«rron tĂ« gjithĂ«veâ.
I njëjti arsyetim vlen kur burimi është fauna e egër, parqe kombëtare, popullata me peshq, apo edhe vetë cilësia e atmosferës.
Hardin sugjeroi se kërkesa kolektive ndaj burimit mund të kontrollohej, nëse të drejtat e pronësisë i kalonin përdoruesve privatë, pasi në këtë mënyrë ata do të kishin interes mbarështimin e burimit, jo shkatërrimin e tij.
Tezat e shtjelluara nĂ« âTragjedia e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«sâ, u bĂ«nĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r botĂ«n moderne konsumeriste, ku mbipopullimi, shterimi i burimeve dhe ndotja globale pĂ«rfaqĂ«sonin rreziqet e shekullit tĂ« ardhshĂ«m.
Ato nxitën ekonomisten Elinor Ostrom (e para nobeliste grua në fushën e ekonomisë), të kryente studime me bazë të gjerë për gjetjen e një modeli të suksesshëm për administrimin e burimeve të përbashkëta natyrore.
NĂ« krye tĂ« njĂ« ekipi shkencĂ«tarĂ«sh (biologĂ«, ekologĂ«, matematikanĂ«, sociologĂ«, atropologĂ« etj.) ajo mori pĂ«rsipĂ«r tâi pĂ«rgjigjej njĂ« pyetjeje: ĂfarĂ« rregullash duhen ndjekur ndaj sistemeve burimore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« administrimi i tyre tĂ« jetĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m?
Ostrom ndërtoi një model kompleks që shkoi përtej një marrëdhënieje mes individëve të një grupi të vetëm, duke marrë në konsideratë një shumësi të spikatur variablash: diversitetin ekologjik (por që është edhe social), sistemin ekonomik të vendit, atë politik, madhësinë e territorit fizik, ngjashmëritë dhe fqinjësinë kufitare, historinë e shfrytëzimit të tokës (teknikat tradicionale), tipologjinë e organizatave joqeveritare që vepronin në territor, llojin e njësisë së burimit, tipologjinë e burimit dhe çdo gjë tjetër të cilën metodologjistët e vlerësuan të rëndësishme për ndërtimin e funksioneve të administrimit të së përbashkëtës.
Përfundimet ishin të tilla që nuk bëhej fjalë për një model të vetëm administrimi të suksesshëm të së përbashkëtës.
Burime të ndryshme performonin ndryshe. Ato ishin të suksesshme, nëpërmjet administrimit privat, nëpërmjet administrimit shtetëror, por edhe nëpërmjet atij komunitar. Asgjë nuk ishte absolute!
PĂ«r kĂ«tĂ« studim, nĂ« 2009 Ostrom-it iu dha çmimi âNobelâ. Por le tĂ« kthehemi pas, nĂ« tĂ« ardhmen: nĂ« 2025 â tani kur jemi nĂ« prag tĂ« miratimit tĂ« projektligjit tĂ« gjuetisĂ«!
Menaxhuesi është domosdoshmëri
Ka një lidhje thelbësore në frymë të projektligjit me çka u shpjegua më sipër: mbyllja e zonave të gjuetisë dhe kalimi nën administrim nga menaxhuesit, kundrejt qirasë.
Interesi publik garantohet sepse tashmë mirëmenaxhimi është në interes të menaxhuesit.
Nga ana tjetër, marrja nga bashkia e një qiraje për tokën, garanton se pasojat e përdorimit nuk do të prodhojnë kosto të shtuara për komunitetin.
Por hartuesit e projektligjit pranë Ministrisë së Mjedisit nuk duken mjaftueshëm të vetëdijshëm mbi avantazhet e draftit që kanë propozuar.
Zona jepet 5 vjet në përdorim, më të drejtë rinovimi (Neni 27, pika 2).
Madje këtu kemi një tërheqje nga një variant i mëhershëm i draftit, ku kontrata lidhej për 10 vjet.
NjĂ« tjetĂ«r pengesĂ« vihet re nĂ« nenin 12 (Pika 1/b), ku pĂ«r nevoja tĂ« zhvillimit rajonal, zonĂ«s mund tâi hiqet statusi, rrjedhimisht bie edhe kontrata. Kjo pasiguri mund tĂ« sjellĂ«: falimentim ose demotivim tĂ« menaxhuesit, me pasojĂ« braktisjen e zonĂ«s.
Sa e vështirë është për hartuesit e projektligjit për të kuptuar se biznesmeni synon shndërrimin e zonës në një ekosistem bionomik për të arritur maksimumin e rendimentit të qëndrueshëm?
Pikërisht në këtë maksimum ai do të sigurojë edhe të ardhurat më të mëdha, duke ruajtur qëndrueshmërinë e burimit.
Siguria e këtij modeli u garantua matematikisht nga ekonomisti kanadez Scott Gordon, në vitin 1954. Gordon përdori peshkimin për të ndërtuar, për herë të parë, një model formal mikroekonomik, duke integruar variabla biologjike dhe ekonomike në një kornizë të vetme.
Modeli mund të shërbejë për mirëmenaxhimin e çdo burimi tjetër të gjallë të rinovueshëm nën shfrytëzim.
Me pak fjalë, ajo që duhet kuptuar është se menaxhuesi synon përdorimin e qëndrueshëm të burimit të rinovueshëm për një kohë sa më të gjatë dhe për të arritur këtë objektiv, ai ka nevojë për mbështetje, jo për skepticizëm.
Skepticizmi duket haptas në kryerjen e procesit të hartimit të dokumenteve të planifikimit. Plani i Menaxhimit hartohet nga bashkia dhe miratohet nga ministria.
Këtu menaxhuesi nuk mund të ndryshojë asgjë. Lidhur me tarifat e gjuetisë, çmimet për individët e vrarë do të caktohen nga qeveria (Neni 31, pika 1/c), gjë e cila mund të mund të kushtëzojë të ardhurat e menaxhuesit me pasojë mosarritjen e maksimumit të rendimentit të qëndrueshëm, për të cilën u fol më lart.
Të ardhurat e qëndrueshme janë një garanci jetike për mbarëvajtjen e zonës, pasi vetëm një menaxhues i fortë mund të ngrejë një zonë të suksesshme gjuetie. Përndryshe, menaxheri mund të detyrohet që të kërkojë burime alternative të ardhurash, por të ardhurat nga jashtë mund të ndikojnë qëndrueshmërinë e burimit, sepse menaxheri nuk do të jetë më i interesuar për shtimin e gjahut.
Vështirësi të tjera, objektivisht të paevitueshme, do të rëndojnë mbi supet e menaxhuesve të gjuetisë, të tilla si kundërshtimet e pronarëve privatë brenda zonave të gjuetisë, me të cilët duhet rënë dakort, kundrejt përfitimeve të ndërsjellta.
Autoritetet vendore mund të luajnë një rol në sheshimin e konflikteve. Mundësia e marrëveshjeve është e mundur.
Menaxhuesit mund të kontribuojnë në ruajtjen e të mbjellave të fermerëve privatë nga sulmet e grabitqarëve, përmes gjuetisë selektive apo gjuetisë së kontrolluar, por edhe në sigurimin e zonës së gjuetisë nga keqbërës të tjerë të jashtëm, kundrejt lejimit të aktivitetit të gjuetisë gjatë sezonit, nga ana e pronarëve.
Ironikisht, autorët e projektligjit duken jo fort bashkëpunues me menaxhuesin. Ekziston frika për krijimin e një menaxhuesi të fuqishëm, të pavarur ekonomikisht.
Kjo mund të lidhet me paaftësinë e autorëve, ose me mosmarrjen e përgjegjësive operacionale gjatë zhvillimit të gjuetisë; ose thjesht frika nga e huaja për ta, nga e panjohura: terreni fizik.
NĂ« thelb, mbetet i njĂ«jti model i ânjeriut racionalâ qĂ« Hardin prezantoi nĂ« esenĂ« e tij pesimiste âTragjedia e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«sâ: e kanĂ« mĂ« lehtĂ« qĂ« tĂ« shmangin vendimmarrjen e vĂ«shtirĂ« dhe tĂ« garantojnĂ« mirĂ«qĂ«nien personale, paçka se kjo mund tĂ« dĂ«mtojĂ« mirĂ«menaxhimin e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«s.
Në fund, në nenin 52 (pika 4) autorët e projektligjit rrëzojnë gjithçka, duke ofruar si alternativë bashkinë në rolin e menaxhuesit, nëse ky i fundit nuk është përzgjedhur ende.
Por sa mund të vazhdojë mungesa e një menaxhuesi të mirëfilltë dhe alternimi i funksioneve të tij nga pushteti vendor?
Ministria nuk jep afat, por ndërkohë as nuk shqetësohet kur bashkitë (me ndonjë përjashtim) nuk marrin pjesë fare në konsultimet për projektligjin e gjuetisë.
Prezenca do të zgjeronte diskutimin drejt modeleve të tjera adminstrimi, të njohura në traditën komunitare. Asnjë input në kë drejtim; asnjë interes!
Në këtë mënyrë, ne rrezikojmë që të kthehemi në kohën e vjetër të menaxhimit, në kohën kur zonat e gjuetisë ishin të hapura për të gjithë dhe natyrisht nuk i përkisnin askujt.
Një qeverisje e hapur ndaj së përbashkëtës dëmton, në radhë të parë, vetë shoqërinë. Nëse nuk e pranojmë këtë, nuk kemi zgjidhur asgjë.
Lexoni gjithashtu:
The post Ăelja âe koncensionuarâ e gjuetisĂ« appeared first on Citizens.al.