Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete lundruese përmes aferave dhe prokurimeve publike

By: armand
18 December 2025 at 22:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar relacionin e SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Sipas Këlliçit, në relacionin e SPAK përmenden përfitime të konsiderueshme pasurore të dyshuara si […]

The post Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete lundruese përmes aferave dhe prokurimeve publike appeared first on BoldNews.al.

Shehu për buxhetin e Shëndetësisë: Të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave

27 November 2025 at 13:33

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në punimet e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu paraqiti dy amendamente për buxhetin 2026 të MSHMS.

Deputeti Shehu tha se amendamentet e tij kanë të bëjnë vetëm me sektorin e shëndetësisë të MSHMS, dhe jo me pjesën sociale.

“Ajo që përcakton rritjen e një buxheti në vite nuk është vlera absolute e shifrave, por është përfaqësimi i tij në përqindjen e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit. Vlera absolute është relative, varet nga çmimet, nga monedha, nga inflacioni dhe shumë elementë të tjerë. Po të shikojmë buxhetin e MSHMS, ai është rreth 3.9% e PBB, por duke hequr pjesën sociale, ngel 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha Shehu.

Shehu tha se ka një rritje të kontributeve direkte që keni kaluar në 1% të PBB-së.

“Qëndrojmë në 2.8%, por keni një rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar. Edhe sikur të ishte njëlloj kemi nga një vit në një vit, kur Prodhimi Bruto është rritur, pesha e sistemit shëndetësor është zvogëluar. Po të ishit me tempin e rritjes lineare, ju duhet të kishit sot një buxhet prej 3.2% të PBB. Buxheti është zvogëluar dhe kjo është hera e parë që ndodh në historinë e buxheteve. Kjo tregon se sistemi shëndetësor do të vuajë akoma më shumë në vitin që vjen pavarësisht vlerës absolute”, tha Shehu.

Deputeti i PD-së u shpreh se varfëria për qytetarët do të thellohet. Sipas tij, jo vetëm që nuk ka përmirësim të situatës, por nëse do të ndiqen direktivat e OBSH-së, për nivelin ekonomik të Shqipërisë, pesha e sistemit shëndetësor duhet të jetë jo më pak se 4% e PBB-së.

“Ne jemi sot vendi më i varfër në Evropë, por rrezikohet të kthehemi afër vendeve afrikane. Kjo bën që qytetarët të paguajnë. Shëndetësia falas është gënjeshtra më e madhe. Shëndetësia kushton kudo. Jemi në një situatë varfërie shëndetësore, që pasqyrohet në mangësitë e sistemit shëndetësor, me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë, në rënien e peshës e shpenzimeve për shëndetësinë te qytetarët, të cilët janë mbi 50% të financimit sipas Bankës Botërore”, theksoi ai.

Shehu kërkoi që financimi vetëm për shëndetësinë të rritet 1% të GDP-së për të shkuar afër 4%, sipas direktivës së OBSH-së.

Sa i takon amendamentit të dytë, Shehu tha se ka një import medikamentesh në vit rreth 320 milionë euro dhe një rimbursim rreth 110 milionë euro në total.

“Ka dy probleme të mëdha, që jeni në nivelin e rimbursimit nën 50%. Në BE ka vende që e kanë 98% nivelin e rimbursimit të ilaçeve. Kërkoj që të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave. Pra, në rritjen e GDP afër 4% për shëndetësinë, një pjesë të kalojë te rimbursimi i medikamenteve”, pohoi Shehu.

Deputeti i PS-së, njëherësh nënkryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Eduard Shalsi tha se buxheti i MSHMS ka kaluar nga 250 milionë në 750 milionë euro. Një rritje e tillë e buxhetit sipas Shalsit ka mundësuar edhe shtimin e kapaciteteve spitalore dhe shërbimeve të kujdesit parësor.

“Janë rindërtuar 53 spitale, nga të cilët 10 janë spitale të rinj duke përfshirë edhe spitalin Memorial Fier që është një model i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe inovacionit. Janë rehabilituar mbi 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca në gjithë territorin e Shqipërisë duke përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimit. Fondi i barnave të rimbursueshme është pasuruar me 200 medikamente të reja. 210 mijë pensionistë i përfitojnë falas ilaçet. Është fakti i pamohueshëm që shëndetësia e 2025 nuk ka të krahasuar me atë të vitit 2013”, tha Shalsi.

Amendamentet e deputetit Shehu u rrëzuan me shumicë votash kundër.

/e.i/j.p/

The post Shehu për buxhetin e Shëndetësisë: Të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

By: Ela
5 November 2025 at 15:06

Nga Boldnews.al Një qytetar nga Vlora, Mentor Mustafaraj, pretendon se kompania e ndërtimit, “Rigers Konstruksion”, në pronësi të Alaudin Malaj, nuk i shlyen detyrimin për dorëzimin e  20 apartamenteve, të cilat gjenden në një godinë pranë Ujit të Ftohtë Vlorë. Mustafaraj ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Alaudin Malajt, i cili zotëron “Rigers Konstruksion” që […]

The post “I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij appeared first on BoldNews.al.

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

By: Mira Leka
1 November 2025 at 22:12

Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti, për shkak të çmimeve të larta, së bashku me zgjerimin e strukturave të qirasë ditore, që ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të qirasë afatgjatë edhe në vitin 2025. Rritja më e lartë deri në 30% arrin në zonat afër qendrës, që parapëlqehen për qiratë ditore. Në total, në vitin 2024 të ardhurat totale nga qiratë arritën në 350 milionë euro, me rritje 10% krahasuar me 2023, sipas raportit të “Deloitte”.

 

Dorina Azo

Të gjesh një apartament me qira nën 400 euro brenda vijës së verdhë të ndërtimit në Tiranë është tepër e vështirë.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Sipas Stela Dhamit, nga “Colliers International Albania”, në tërësi, në tregun e qirasë afatgjatë, çmimet kanë shënuar rritje, por shtrenjtimi më i lartë vërehet te zonat pranë qendrës, mesatarisht 20 deri në 30% më shumë se vitin e kaluar.

Së fundmi, edhe në raportin e publikuar nga “Deloitte”, ku analizohet tregu i pasurive të paluajtshme për 28 shtete europiane, dhe në të cilin Shqipëria u përfshi për herë të parë, thuhet se të ardhurat totale nga qiratë në vitin 2024 arritën afërsisht 350 milionë euro, me rritje prej rreth 10% krahasuar me vitin e mëparshëm.

“Rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në shtrenjtimin e qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500 – 800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror)”, theksohet në raport.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Sipas AirDNA, mesatarja e thjeshtë e çmimit ditor në Tiranë në 2024 ishte 46 euro dhe fitimi neto 25 euro (duke llogaritur sa për qind të ditëve apartamenti është i zënë).

 

 

Çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në zonat më të kërkuara të Tiranës kanë shënuar rritje të ndjeshme nga viti 2024 në 2025, duke reflektuar shtimin e kërkesës, uljen e ofertës dhe ndryshimet strukturore në treg.

“Monitor” ka analizuar ndryshimin e çmimeve të qirave për apartamentet 1+1 dhe 2+1 për 11 zona në Tiranë. Çmimet mesatare të qirave janë marrë nga finalizimi i transaksioneve për qiratë të disa prej agjencive kryesore të tregut real estate.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet mesatare për 11 zonat e analizuara ndikohen ndjeshëm nga vjetërsia e ndërtesës dhe niveli i mobilimit. Një apartament me ndërtim më të vjetër dhe mobilim të konsumuar mund të ketë një çmim më të ulët, edhe nëse ndodhet në një zonë me vlerë të lartë.

Për apartamentet 1+1, çmimet mesatare të qirave në muajin shtator 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, në vlera janë rritur nga 50 deri në 150 euro. Për pronat 2+1, shtrenjtimi në vlerë varion nga 50 deri në 400 euro.

Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Nga 700 euro në muaj që ishin çmimet vjet, sivjet kanë arritur në 1,100 euro në muaj apo 57% më shumë, për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së ulët sipas agjentëve imobiliarë.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.

Sipas agjentëve imobiliarë, çmimet në zonën pranë Liqenit Artificial kanë shënuar rritje, kryesisht si rezultat i kërkesës në rritje për apartamente brenda kompleksit “Lake View”, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë për funksione zyrash.

Ani Meta, menaxhere në një nga zyrat e agjencisë real estate “CPM”, thotë se kërkesa më e lartë për prona me qira afatgjatë, veçanërisht nga familjarët, është për zonat pranë Liqenit Artificial, Liqenit të Thatë, Komunës së Parisit dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, të aksesueshme lehtësisht me qendrat e punës dhe institucionet arsimore.

Kategoria që kërkon kryesisht banesa me qira janë familjet që nuk kanë mundësi financiare për të blerë një shtëpi, apo ato që e kanë shtyrë blerjen për shkak të kufizimit të buxheteve dhe çmimeve të larta.

Sipas saj, kërkesa në rritje nga kjo kategori është një ndër faktorët që ka ndikuar në shtimin e çmimeve të qirave në këto zona.

“Janë zona shumë të kërkuara, kryesisht nga familjarë që parapëlqejnë të qëndrojnë me qira. Këto zona janë afër qendrës, kanë akses të lehtë në institucionet publike, shkollat për fëmijë dhe linjat e transportit urban.

Bëhet fjalë për familje që e kanë shtyrë blerjen e një apartamenti për shkak të çmimeve të larta. Ato presin një ulje në treg ose nuk kanë mundësi të blejnë për shkak të kufizimeve buxhetore, që zakonisht variojnë deri në 100 mijë euro”, shprehet znj. Meta.

Në zonat si “Don Bosko” dhe “Zogu i Zi”, çmimet janë rritur nga 11 deri në 17%. Në “Don Bosko” për apartamentet 1+1, qiraja mujore ka arritur 500 euro me rritje 11% krahasuar me vjet. Për apartamentet 2+1, çmimet kanë arritur 700 euro në muaj apo 17% më shtrenjtë sesa në 2024.

Për apartamentet e kategorisë 1+1, te “Zogu i Zi” çmimet kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vjet. Ndërsa qiratë për prona 2+1 kanë arritur në 700 euro në muaj apo 17% më tepër sesa vjet.

Në zonën e “Astirit”, çmimet e qirave kanë mbetur të pandryshuara për të dyja kategoritë e pronave.

Qiraja mujore e apartamenteve 2+1 në “Kinostudio”, nga 700 euro, këtë vit kanë arritur 800 euro në muaj, e ndikuar nga kërkesa e lartë veçanërisht prej studentëve pas zhvendosjes në këtë zonë të një universiteti jopublik.

Çmimet janë rritur 14% krahasuar me vjet. Në zonën e “Freskut”, çmimet e qirave për apartamentet 1+1 kanë arritur në 400 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet janë rritur me 14%.

Për pronat 2+1, çmimet e qirave në këtë zonë kanë arritur 450 euro në muaj. Qiratë janë shtrenjtuar 13%.

“Numri i banesave me çmime nga 300 deri në 350 euro të listuara për qira afatgjatë është shumë i ulët, ndërsa kërkesa për to është e lartë. Kjo kategori pronash, sapo publikohet në faqe, merret menjëherë nga qiramarrësit.

Veçanërisht, kjo lloj prone për qira afatgjatë preferohet në zonën e ‘Freskut’ apo deri në ‘Astir’. Më tutje kërkesa është e ulët. Ne kemi prona me qira në këtë nivel çmimi edhe në zonën e Linzës, por kërkesa aty është shumë më e ulët”, pohon Ani Meta, menaxhere në një nga zyrat e agjencisë imobiliare “CPM”.

Pranë Rrugës së Elbasanit, çmimet e qirave për apartamentet 1+1, nga 380–400 euro që ishin në 2021 arritën në 700 euro në vitin 2025. Rritja e çmimeve të qirave për banesat në këtë zonë është 75%.

Në ish-Bllok, një nga zonat më të shtrenjta në kryeqytet në vitin 2021, qiratë varionin nga 440 deri në 500 euro, ndërsa në vitin 2025, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet arritën 650 euro.

Krahasuar me qiratë aktuale, rritja e tyre arrin deri në 47% më shumë se viti 2021. Në Komunën e Parisit, çmimet e qirave variojnë nga 370–500 euro në 2021 në 650–800 euro në 2025. Edhe në këtë zonë, çmimet në raport me 2021 kanë shënuar rritje të ndjeshme që varion nga 60 deri 75%.

Pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, çmimet e qirave të apartamenteve nga 360–400 euro që ishin në 2021 kanë arritur në 600 euro për apartamentet 1+1 për vitin 2025. Rritja është nga 50 deri në 66%.

Pranë stadiumit “Air Albania”, një nga zonat më të frekuentuara dhe të zhvilluara të Tiranës, çmimet e qirave për apartamente të kategorisë 2+1 nga 800–1,060 euro që ishin në 2021, për vitin 2025 arritën në 1,800 euro. Kjo përfaqëson një rritje nga 70 deri në 125% të çmimit.

Edhe në zonat më periferike si “Fresku”, “Astiri”, “Kinostudio”, rritja është gjithashtu e dukshme krahasuar me 2021. Çmimet, në vitin 2021 për apartamentet 1+1 varionin nga 240 deri në 350 euro, ndërsa në 2025, çmimet nisin nga 400 euro deri në 500 euro në muaj. Rritja varion nga 43 deri në 66%.

 

Strehim i papërballueshëm

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave. Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm. Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, shprehet Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”.

 

 

Rritja e kërkesës për strehim, çmimet e larta të shitjes dhe turizmi nxisin shtrenjtimin e qirave

Agjentët e tregut të qiradhënies dhe ekspertët pohojnë se shtimi i kërkesës për prona me qëllim strehimi dhe çmimet në rritje të shitjes së apartamenteve mbeten ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë drejtpërdrejt në shtrenjtimin e qirave në Tiranë.

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm.

Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave. Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm.

Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, shprehet Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”.

Përveç kërkesës së lartë, rritja e çmimeve të qirave po ndikohet edhe nga rënia e ofertës, pasi gjithnjë e më shumë prona po kalojnë nga tregu i qirasë afatgjatë në atë të qirasë ditore.

Kjo e fundit është nxitur së tepërmi nga kërkesa e turistëve. Të huajt parapëlqejnë akomodimin në apartamente me qira ditore, për shkak të çmimeve të lira, sesa në strukturat tradicionale.

“Në vitet e fundit, është regjistruar rritje e ndjeshme e çmimeve të qirave në shumicën e zonave kryesore të qytetit.

Kjo tendencë lidhet ngushtë me kërkesën e lartë për prona, e cila është fuqizuar nga investimet në njësitë hoteliere me qira ditore, që kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme ofertën e pronave për qira afatgjata.

Gjithashtu, fluksi i shtuar i expatriate-ve (shtetas të huaj që jetojnë përkohësisht ose për një kohë të gjatë në një vend tjetër nga vendi i tyre i origjinës, zakonisht për punë, biznes ose arsye personale) dhe individëve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri ka kontribuar në rritjen e kërkesës për banesa me qira, veçanërisht në zonat me akses të mirë në shërbime dhe infrastrukturë.

Si pasojë, çmimet e qirave kanë shënuar rritje të qëndrueshme duke krijuar presion në treg dhe duke e bërë më të vështirë gjetjen e apartamenteve me çmime të arsyeshme për banim afatgjatë”, pohon znj. Dhami.

Sipas Dritan Lekës, tregu i qiradhënies ditore në vitet e fundit është organizuar kryesisht përmes agjencive të specializuara, të cilat menaxhojnë nga 4 deri në 20 prona secila.

“Një numër gjithnjë e më i madh individësh po blejnë apartamente ose marrin prona me qira afatgjatë, për t’i dhënë më pas me qira ditore. Shumë prej tyre zgjedhin t’ua besojnë menaxhimin e pronave agjencive, kundrejt një tarife të caktuar.

Ky model menaxhimi është treguar më efikas sesa menaxhimi i drejtpërdrejtë nga vetë pronari.

Kjo, për shkak se kostot operative janë më të ulëta: një pastruese kujdeset për të gjitha pronat e agjencisë, po ashtu edhe një punonjës mirëmbajtjeje mbulon të gjitha nevojat teknike të tyre duke rritur efikasitetin dhe duke ulur shpenzimet për çdo pronë individualisht.

Ky zhvillim ka sjellë rritje të ndjeshme të kërkesës për prona me qira ditore duke ulur ndjeshëm ofertën në treg për qira afatgjatë. Si rezultat, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët të gjejnë apartamente me qira të përhershme, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike”.

Stela Dhami, nga “Colliers International Albania”, thotë se shtimi i strukturave të qirasë ditore ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme për qira afatgjatë duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

“Çmimet vijojnë një trend të qartë rritjeje, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit. Kjo lidhet ngushtë me rritjen e numrit të rezidentëve në Tiranë dhe me faktin që stoku rezidencial po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për qëllime të tjera.

Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, të cilët kalojnë disa ditë në kryeqytet. Për pasojë, shumë apartamente në zonat qendrore janë konvertuar në njësi për qira ditore, sipas modelit të platformave si Airbnb.

Në Tiranë, një pjesë e konsiderueshme e stokut të pronave rezidenciale po përdoret në funksion të sektorit të hotelerisë. Megjithëse po ndërtohen projekte të reja për hotele, kapaciteti akomodues mbetet ende i ulët për një qytet me këtë nivel të lartë vizitorësh”.

Sipas të dhënave të AirDNA, në prill kishte 23.4 mijë njësi të listuara për t’u dhënë me qira, me rritje prej 38% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, ose rreth 6.4 mijë apartamente apo njësi banimi më shumë.

Në prill 2023, kishte vetëm 12.6 mijë njësi të listuara, pra në dy vjet, numri i tyre është dyfishuar. Numri i apartamenteve të disponueshme për t’u marrë me qira në prill 2025 ishte i njëjti me gushtin 2024, kur gjithnjë shënohet rekord për shkak të kërkesës së lartë në kulmin e sezonit.

Rritja e konkurrencës dhe çmimet relativisht të ulëta të qirasë ditore, që variojnë mesatarisht nga 45 euro në shkurt deri në 80 euro në gusht në kulmin e sezonit, së bashku me normën e zënies që luhatet nga 30 në 60%, po e bëjnë këtë biznes të paleverdishëm, pavarësisht kërkesës së lartë për akomodim që ka nga turistët.

Treguesi i parë që biznesi i qiradhënies nuk është më aq i leverdishëm është rënia e përqindjes së zënies së njësive të banimit.

Në shkurt 2025, norma e zënies ishte 39.3%, nga 42.2% në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në mars, treguesi ishte 37.2%, nga 44.1% në mars 2023. Vetëm në prill, zënia ishte pothuajse në të njëjtat nivele, në 46.2%.

 

Familjet e reja kryesojnë kërkesën për strehim me qira

Teksa oferta është e kufizuar, kërkesa për prona me qira është në rritje. Shtimi i ofertës është një ndër faktorët kryesorë që po shtrenjton qiratë sipas agjentëve të tregut të pasurive të paluajtshme.

Dritan Leka, nga agjencia e shitblerjes së pasurive të paluajtshme CPM, pohon se aktualisht kërkesa dominohet nga çiftet e reja që kërkojnë të banojnë në apartamente me qira, pasi e kanë të pamundur blerjen, studentët dhe shtetas të huaj që jetojnë apo punojnë përkohësisht në vend.

Ndërsa  çiftet e reja, sipas agjentes Ani Meta, parapëlqejnë më shumë prona me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës, për të shmangur përdorimin e makinës.

Kërkesa është e lartë edhe në zonat periferike si “Astiri” apo “Fresku” për banesa 1+1 me çmime të lira, por oferta e tyre është e kufizuar.

Kërkesa nga të huajt kryesohet nga shtetasit turq, kryesisht të punësuar në sektorin e teknologjisë së informacionit. Këtu përfshihet edhe rritja e kërkesës nga shtetas nga Kanadaja apo SHBA që vijnë në Shqipëri për punësim.

 

 

 

 

The post Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët appeared first on Revista Monitor.

Katër çajra që duhet të pini para gjumit për një gjumë më të mirë

24 October 2025 at 10:22


Gjumi cilësor është një nga themelet e shëndetit të mirë, dhe zakonet e mbrëmjes shpesh përcaktojnë se sa lehtë biem në gjumë dhe sa të pushuar zgjohemi.

Ekspertët e të ushqyerit theksojnë se bimë të caktuara mund ta qetësojnë natyrshëm trupin, të ulin nivelet e stresit dhe të nxisin një gjumë të qetë. Gjithashtu rekomandohet gjithmonë që në vend të kafesë, pijeve të gazuara ose alkoolit, të konsumojmë çaj të ngrohtë bimor në mbrëmje, i cili nxit relaksimin dhe qetëson sistemin nervor. Sipas konsulentëve të ndryshëm të të ushqyerit, këto janë disa nga çajrat që mund të pimë para gjumit për një gjumë më të mirë.

Kamomil

Kamomili është një çaj klasik bimor dhe një zgjedhje popullore për t'u çlodhur para gjumit. Ai përmban përbërësin apigenin, i cili ka një efekt të lehtë qetësues dhe zvogëlon ankthin. Nutricionistët theksojnë se pirja e rregullt e kamomilit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe është veçanërisht e dobishme për ata që kanë vështirësi të "fikin mendimet e tyre" para gjumit.

Livando

Përveç përdorimit të saj në aromaterapi, livanda është gjithashtu një çaj bimor i shkëlqyer për relaksim. Ekspertët pohojnë se livanda mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit, një hormon stresi, dhe në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Një filxhan çaj livandoje i ngrohtë para gjumit ofron një ndjesi qetësie dhe e bën më të lehtë të biesh në gjumë.

Mente (mente)

Çaji i mentes lehtëson tensionin në trup dhe ndihmon me problemet e tretjes, të cilat janë një shkak i zakonshëm i gjumit të trazuar. Këshilltarët ushqyes shpjegojnë se menta mund të ndihmojë me fryrjen ose rëndesën në stomak, duke e bërë më të lehtë për trupin të relaksohet para gjumit.

Limon dhe xhenxhefil

Çaji me limon dhe xhenxhefil është i njohur për efektet e tij qetësuese dhe detoksifikuese. Kjo pije e ngrohtë stimulon qarkullimin e gjakut dhe qetëson stomakun, gjë që mund ta ndihmojë trupin të relaksohet para gjumit. Përveç kësaj, xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e tensionit muskulor, ndërsa limoni freskon dhe balancon nivelet e energjisë, duke krijuar një ndjesi lehtësimi para gjumit.

Një filxhan çaj i ngrohtë para gjumit është një mënyrë e thjeshtë për të qetësuar trupin, për të relaksuar mendjen dhe për t'u përgatitur për një natë të qetë.

Arbana reagon pas komenteve për intervistën me Feron: Dëgjojeni përpara se të gjykoni

By: D Marku
23 October 2025 at 15:38

Arbana Osmani ka reaguar pas valës së komenteve dhe reagimeve që kanë shpërthyer në rrjete sociale, pas njoftimit se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e saj “Mirmëbrëma YJE”. Në një postim në Instastory, moderatorja theksoi se e ka lexuar çdo reagim që ka qarkulluar lidhur me pjesëmarrjen e reperit, dhe se e respekton mendimin e secilit ndjekës, duke e marrë gjithë këtë debat si një shenjë vlerësimi për punën e saj.

“I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremajuve. E respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithë të dalin në përfundime të nxituara, të dëgjojnë dhe të kuptojnë arsyen kryesore pas kësaj ftese,”- shkruan Arbana.

Moderatorja i ftoi ndjekësit që ta ndjekin episodin e plotë përpara se të formojnë mendimin e tyre, duke theksuar se gjithçka do të kuptohet nesër në mbrëmje.

“Nesër, ora 20:00 në kanalin tim në YouTube,” -shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se episodi do të zbulojë më shumë rreth motivit të intervistës me reperin, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe sjelljet e tij publike.

The post Arbana reagon pas komenteve për intervistën me Feron: Dëgjojeni përpara se të gjykoni appeared first on Albeu.com.

John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

18 October 2025 at 08:34

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të […]

The post John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara appeared first on BoldNews.al.

Një fyerje e vetme mund të jetojë 20 vite në mendjen tënde, ndërsa një kompliment zhduket për 30 ditë!

By: gaze tare
14 October 2025 at 10:34

Një studim i ri tregon se truri i njeriut mban mend fyerjet dhe kritikat për shumë më gjatë sesa komplimentet dhe fjalët e mira. Fjalët negative, për shkak të reagimeve më të forta hormonale dhe nervore që shkaktojnë, mbesin në mendje për vite të tëra, ndonëse lavdërimet shpesh zhduken pas një muaji.

Truri është i ndërtuar për të mbrojtur individin, dhe në këtë proces, kujton më fort emocionet negative, pasi ato shërbejnë si sinjale të mundshme rreziku. Kjo është arsyeja pse një fyerje mund të të mbetet në mendje për dekada, ndërsa një kompliment i thjeshtë, i konsideruar si një sinjal i sigurt, harrohet shpejt.

Ekspertët thonë se emocionet negative aktivizojnë një përgjigje më të fortë nga truri dhe trupi, duke bërë që fjalët e këqija të jenë më të dukshme dhe më të mbërthyera në kujtesë. Përkundrazi, komplimentet shpesh i përjetojmë si një formë sigurie, prandaj nuk i mbajmë mend për një kohë të gjatë.

Një pjesë e rëndësishme e këtyre studimeve thekson rëndësinë e kujdesit ndaj vetes dhe të tjerëve, duke pasur parasysh se fjalët kanë peshë dhe mund të ndikojnë në mendjen dhe emocionet tona për vite të tëra.

Kujdesi emocional dhe një komunikim më pozitiv mund të ndihmojnë për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

The post Një fyerje e vetme mund të jetojë 20 vite në mendjen tënde, ndërsa një kompliment zhduket për 30 ditë! appeared first on iconstyle.al.

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

10 October 2025 at 22:56

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa  Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi. Ky i fundit është personi që e […]

The post Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa appeared first on BoldNews.al.

Dokumentet themelore të Kushtetutës shqiptare do të ekspozohen në Venecia

8 October 2025 at 19:40

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lejimin e paraqitjes jashtë shtetit të disa dokumenteve origjinale të Fondit Arkivor të Republikës së Shqipërisë, në ekspozitën ndërkombëtare “Demokracia nëpërmjet ligjit”, që do të mbahet në ambientet e “Doge’s Apartments at Palazzo Ducale”, në Venecia, Itali.

Ekspozita do të zhvillohet në periudhën 11 tetor 2025 – 6 janar 2026, në kuadër të veprimtarive për përvjetorin e 35-të të Komisionit Evropian për Demokracinë nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), organizuar në bashkëpunim me Zyrën Italiane të Këshillit të Evropës, Komisionin e Venecias, Superintendencën Arkivore dhe Bibliografike të Venetos dhe Trentino-Alto Adige-s, Arkivin Shtetëror të Venecias, fondacionin “Musei Civici di Venezia” dhe Këshillin Rajonal të Venetos.

Në këtë ekspozitë do të paraqiten tre dokumente origjinale të rëndësishme për historinë shtetformuese të Shqipërisë:
– Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” (40 faqe);
– Dekreti nr. 2241, datë 21.10.1998, i Presidentit të Republikës “Për shpalljen me referendum të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”;
– Dekreti nr. 2260, datë 28.11.1998, i Presidentit të Republikës, për shpalljen e ligjit.

Sipas vendimit, dokumentet do të dërgohen dhe do të rikthehen në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1 tetor 2025 – 15 janar 2026, me postë ose korrier diplomatik, në bashkërendim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

The post Dokumentet themelore të Kushtetutës shqiptare do të ekspozohen në Venecia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 8 milionë dokumente të gjeneruara përmes “e-Albania”-s

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Nga janari deri në shtator të këtij viti janë gjeneruar plot 8,8 milionë dokumente zyrtare përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke dëshmuar një rritje të ndjeshme të përdorimit të shërbimeve elektronike në vend.

Sipas njoftimit nga “e-Albania”, të gjitha këto dokumente janë lëshuar në kohë reale dhe janë të pajisura me vulë elektronike, çka i bën ato të vlefshme ligjërisht, pa pasur nevojë për praninë fizike të qytetarëve në sportele apo për procedura shtesë manuale.

Kjo shifër e lartë tregon besimin në rritje të qytetarëve dhe institucioneve ndaj platformave digjitale dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike, rritjes së transparencës dhe uljes së burokracisë.

Portali “e-Albania” ofron aktualisht mbi 1200 shërbime publike online dhe është kthyer në një pikë kyçe për ndërveprimin midis qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore.

/e.xh/r.e/

The post Mbi 8 milionë dokumente të gjeneruara përmes “e-Albania”-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

By: Ela
24 September 2025 at 13:38

Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024, sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë. Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, […]

The post Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Nuk kërkohet NIPT për apartamentet me qira ditore, tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA

By: V K
22 September 2025 at 07:40

Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking nuk ka detyrim të hap NIPT, por duhet të deklarojë të ardhurat përmes DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.

Administrata Tatimore, ka sqaruar se individët që japin apartamente apo vila me qira ditore përmes platformave online si Airbnb apo Booking.com, nuk kanë detyrim për të hapur NIPT nëse nuk ushtrojnë ndonjë aktivitet tjetër tregtar.

Megjithatë, ata duhet të deklarojnë të ardhurat e fituara përmes Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA), dhe të paguajnë tatim 15% mbi to, brenda 31 Marsit të vitit pasardhës.

“Një individ që jep me qira një pasuri të paluajtshme dhe nuk ushtron aktivitet tjetër tregtar, nuk ka detyrimin ligjor që të regjistrohet për ushtrim të aktivitetit të qiradhënies por paguan tatim mbi të ardhurat personale vjetore të realizuara. Lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale të realizuara ligji ka përcaktuar se, deklarimi dhe pagesa e tyre do të bëhet nëpërmjet Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA). Deklarimi i të cilave bëhet brenda datës 31 mars të vitit pasardhës.

Çdo tatimpagues/individ që realizon të ardhura me burim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mbart detyrimin ligjor të deklarimit të tyre dhe të pagesës së tatimit për çdo të ardhur të realizuar sipas dispozitave rregulluese në fuqi. Verifikimi i vetëdeklarimeve të tatimpaguesit është atribut i administratës tatimore dhe bëhet nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve dhe vlerësimeve të deklarimeve të bëra.

Referuar dispozitave ligjore në fuqi, dhe konkretisht nenit 15, pika 1, germa dh) të, Ligjit Nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, konsiderohen si të ardhura nga investimet të ardhurat e realizuara nga qiraja e pasurive të paluajtshme, që nuk janë të ardhura biznesore”, sqarohet në dokumentin e tatimeve.

Për 2024 me plotësimin e DIVA, risi ishte detyrimi i deklarimit edhe për ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.

Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA.

Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, të ardhura të realizuara jashtë Shqipërisë etj.

Sakaq, për shkak të kërkesës në rritje të turistëve të huaj për t’u akomoduar në apartamente me qira ditore, pasi çmimet e qira janë më të lira se strukturat tradicionale akomoduese numri i tyre vijon të rritet.

Sipas të dhënat të AirDna, strukturë e posaçme që mban të dhënat e tregut për qiratë ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb, në muajin qershor në Shqipëri ishin të listuara 21,447 apartamente, vila apo shtëpi.

Krahasuar me qershorin 2023, numri i tyre u shtua me 39%, ndërsa krahasuar me qershorin 2022, listimet janë rritur me 73%.

Megjithatë, një pjesë e këtyre individëve nuk janë të regjistruar pranë tatimeve, ç`ka ka nxitur marrjen e masave për evidentimin dhe fiskalizimin e këtij aktiviteti të zhvilluar në tregun informal.

Pavarësisht sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, thekson se ka marrë një sërë masash përsa i përket identifikimit të individëve që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira ditore ose jo të pasurive të paluajtshme.

Për identifikimin e individëve që lëshojnë prona me qira ditore dhe formalizimin e tyre tatimet nisën identifikimin nëpërmjet komisioneve të paguara prej tyre në platformën Booking.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimor në Shqipëri që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar përmes komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara./ Monitor

The post Nuk kërkohet NIPT për apartamentet me qira ditore, tatimi 15% nga individët do paguhet përmes DIVA appeared first on Albeu.com.

Një grua nga Maliqi tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh

20 September 2025 at 12:08

Një grua ka tentuar t’i jap fund jetës në mënyrë tragjike në Maliq. Autoritetet policore raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen L. Xh., 64 vjeçe, e cila në banesë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh. Bëhet me dije se aktualisht, 64-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për […]

The post Një grua nga Maliqi tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh appeared first on BoldNews.al.

Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente

11 September 2025 at 17:28

Nga Lutfi Dervishi Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja ka lënë vendin deja vu-së. Në vend të eksperimenteve të guximshme, kemi riciklim përvoje. Në vend të befasive, kemi një galeri të njohur që lëviz nga një ministri te tjetra si lojtarët e futbollit ditën e fundit të merkatos. Në listën e […]

The post Rama 4: më shumë eksperiencë, më pak eksperimente appeared first on BoldNews.al.

Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti

By: Ela
9 September 2025 at 14:44

Gjatë prezantimit të paketës ligjore në mbrojtje të pronës dhe territorit, Edi Rama paralajmëroi se do të ketë ndëshkime penale për të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të ndërtimeve pa leje. Ai paralajmëroi se për apartamentet që shitet dy herë, ndërtuesit jo vetëm do të përfshihen në listën e zezë, por do t’u konfiskohet ndërtimi që […]

The post Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti appeared first on BoldNews.al.

Agjencia e Arsimit Parauniversitar: Nismat digjitale, prioritet i vitit të ri shkollor

7 September 2025 at 16:14

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar u shpreh sot sezhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga prioritetet kryesore të vitit të ri shkollor 2025–2026.

Kjo nismë ka për qëllim të përgatisë nxënësit që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ekonomisë digjitale, duke i pajisur ata me njohuri të thelluara, aftësi praktike dhe qëndrime të përgjegjshme për përdorimin e teknologjisë.

Sipas Agjencisw Kombwtare tw Arsimit Parauniversitar, qëllimi kryesor është që nxënësit të mësojnë të përdorin mjetet digjitale jo vetëm si instrumente për të marrë dije, por edhe si hapësira për të menduar në mënyrë kritike, për të krijuar zgjidhje inovative dhe për të ndërtuar aftësi që lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës.

Përmes laboratorëve SmartLab dhe STEM, klasave të inteligjencës artificiale dhe përdorimit të platformave digjitale, po krijohen kushte që nxënësit të zhvillojnë kompetencat e shekullit XXI.

Sipas Agjencisw Kombwtare tw Arsimit Parauniversitar Përmes formimit të vazhdueshëm të mësuesve dhe rrjeteve profesionale, sigurohet menaxhimi cilësor i kësaj kompetence në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përmes bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet partnere, po ndërtohet një qasje e unifikuar kombëtare për integrimin e kompetencës digjitale në kurrikulë dhe praktikë mësimore.

Kjo reformë është pjesë e vizionit për një shkollë moderne dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo nxënës ka mundësinë të rritet i përgatitur për sfidat e së ardhmes dhe të kontribuojë si qytetar aktiv në një botë gjithnjë e më digjitale.

/e.i//a.f/

The post Agjencia e Arsimit Parauniversitar: Nismat digjitale, prioritet i vitit të ri shkollor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara me vlerë 35 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari

21 August 2025 at 10:22

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie është vënë në pranga pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu është proceduar penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar edhe medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Policia e Tiranës, njoftoi sot se, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Tregtonte ilaçe të kontrabanduara me vlerë 35 mijë euro, arrestohet 35-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë, iu gjetën ilaçe kontrabandë me vlerë 35 000 euro

By: Elva
21 August 2025 at 10:29

Policia ka arrestuar administratorin e një farmacie në kryeqytet, 35-vjeçarin Albi Hadroviq pasi rezultoi se tregtonte medikamente mjekësore të të kontrabanduara. Gjatë kontrollit në farmacinë e tij në bulevardin “Zogu i Parë”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, me një vlerë të përafërt prej 35 000 eurosh. Përveç administratorit, ka […]

The post EMRI/ Arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë, iu gjetën ilaçe kontrabandë me vlerë 35 000 euro appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Tregtonte medikamente të kontrabanduara, pranga administratorit të farmacisë

21 August 2025 at 10:25

TIRANË- Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie në Tiranë është arrestuar pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Po ashtu është proceduar penalisht shitësja, e cila ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte 35-vjeçari në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

 

❌
❌