❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhim energjie elektrike ka qenë një nga të paktat politika të pandryshuara gjatë dekadës së fundit në Shqipëri.

Premtimet për të frenuar ndërtimin e hidrocentraleve, sidomos në zonat e mbrojtura, janë kaluar me një valë kontratash, projektesh të zvarritura dhe përplasjesh me komunitetet.

Citizens sjell një hartë të plotë të shpërndarjes së hidrocentraleve që u ndërtuan në 15 vitet e fundit.

Kush fiton dhe kush humbet nga ndërtimi i tyre? Përvoja tregon se komunitetet përreth digave nuk fitojnë gjë, përkundrazi.

Qeveritë ndërrohen, hidrocentralet vazhdojnë

Ndërsa qeveria e Kryeministrit Edi Rama, në pushtet prej vitit 2013, vazhdon ta paraqesë zhvillimin e hidrocentraleve si politikë të qëndrueshme energjitike, bilanci real mbetet i paqartë.

Pasi mori pushtetin, Rama e konsideroi “korrupsion shkatĂ«rrimtar” prirjen e qeverisĂ« sĂ« shkuar tĂ« drejtuar nga Sali Berisha (2005-2013) pĂ«r dhĂ«nien e lejeve tĂ« hidrocentraleve nĂ« zonat e mbrojtura. 

Ai tha se nĂ« kĂ«to zona ishin dhĂ«nĂ« 113 leje, prej tĂ« cilave theksoi se 55 “nuk kanĂ« pĂ«r tĂ« filluar punĂ«â€ si zotim i tij se “politika me hidrocentralet” do tĂ« ndryshonte.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) raportonte asokohe se vendi kishte 80 hidrocentrale private (2013) me kapacitet të përgjithshëm rreth 240 megavat (MW).

Pas kësaj, qeveria Rama shqyrtoi 103 kontrata koncesionare në një proces të gjatë, pas së cilit në vitin 2019 deklaroi anulimin e 27 prej tyre, që parashikonin ndërtimin e 80 HEC-eve.

Në këtë periudhë (2019) ERE raportonte për shumfishim të hidrocentraleve private: 197 me fuqi 827 MW.

Qeveria doli me gjykimin e përgjithshëm se hidrocentralet e vegjël ishin të padobishëm në aspektin energjetik dhe të dëmshëm në raport me mjedisin dhe komunitetet.

Makineritë të bllokuara në anën e lumit të Lusës, Kurdari/Citizens.al

“Nuk do ketĂ« mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, leje pĂ«r asnjĂ« HEC nĂ«n 2 MW dhe nuk do lejohet mĂ« kurrĂ« qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« tĂ« preken zona me rĂ«ndĂ«si nga pikĂ«pamja natyrore dhe turistike, apo komunitete, duke arritur deri nĂ« pikĂ«n qĂ« tubat e HEC-it tĂ« futen nĂ« burimin e ujit,” u zotua Rama asokohe.

Por koha tregoi se ky zotim nuk u mbajt. Qeveria vijoi të jepte leje për HEC-et e vogla, madje ajo ndërhyri edhe në ligjin e zonave të mbrotjura duke i tkurrur edhe territoret e parqeve kombëtare në favor të dhënies së burimeve ujore për HEC-e.

Rastet konkrete janĂ« HEC-et nĂ« Zall-Gjoçaj apo dhe nĂ« Kurdari ku “HEC Doma” po ndĂ«rtohet pavarĂ«sisht kontestimeve tĂ« komunitetit dhe faktit se ka njĂ« kapacitet prej mĂ« pak se 2 MW.

ERE raportoi në vitin 2024 për 238 hidrocentrale private të prodhimit të energjisë.

Një rritje me 41 HEC-e (17.2%) krahasuar me vitin 2019 kur qeveria u zotua për qasje të kontrolluar, 158 HEC-e (66.3%) prej vitit 2013 kur socialistët morën pushtetin.

Më shumë se gjysma e këtyre impianteve (58%; 138 HEC-e) prodhojnë energji minimale (me kapacitete 2 ose më pak se 2 MW), dhe janë ndërtuar pavarësisht dëmeve ndaj mjedisit, burimeve ujore dhe komuniteteve.

Rrjeti i hidrocentraleve në Shqipëri

Në 15 vitet e fundit, ndërtimi i hidrocentraleve në Shqipëri është shtrirë në gjithë territorin. Kjo ka prekur shumicën e bashkive duke krijuar një rrjet të dendur tubash dhe digash në rrjedhat e lumenjve kryesorë të vendit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Citizens.al nga 61 bashkitë e vendit, gjatë kësaj periudhe u vunë në punë 211 hidrocentrale, ndërkohë 24 të tjerë janë në proces ndërtimi.

Ky zgjerim ka ndodhur përmes kontratave të lidhura në periudha të ndryshme, shpesh edhe një dekadë më parë, që vijojnë të mbahen aktive pavarësisht zvarritjeve, proceseve gjyqësore apo kundërshtimit nga komunitetet lokale.

Ndërkohë, shpërndarja e hidrocentraleve nuk është e njëtrajtshme.

Bashki si Librazhdi (21), Dibra (19), Korça (15), Maliqi (15), Skrapari (13), Mirdita (12) dhe Klosi (12) përqendrojnë numrin më të lartë të hidrocentraleve në funksion, ndërsa në disa prej tyre vijojnë projekte të reja, shpesh të shoqëruara me protesta dhe konflikte ligjore.

Ndryshe, 30 bashki të tjera nuk kanë pasur zhvillime hidrocentralesh gjatë kësaj periudhe kryesisht për shkak të mungesës së burimeve ujore të qëndrueshme, duke nxjerrë në pah varësinë e modelit energjetik nga lumenjtë malorë.

Shtrirja e hidrocentraleve në Shqipëri/Citizens.al

Megjithatë në zona të ndryshme si Kukësi (13), Fushë-Arrëzi (10), Mati (8) dhe Tepelena (5) janë raportuar për projekte në proces. Shumica e këtyre projekteve janë kontestuar, veçanërisht në bashkinë Tepelenë, ku prej vitit 2017 ka nisur njëproces gjyqësor kundër ndërtimit të një HEC-i në lumin e Nivicës.

Të dhënat që ofrojnë autoritetet publike janë shpesh kontradiktore, megjithatë, ato tregojnë se qasja për ndërtimin e hidrocentraleve mbetet e pandryshuar që prej vitit 2010 dhe se ndërtimi i HEC-eve ka vijuar edhe pas premtimeve për ndalimin e lejeve të reja ndërsa roli i bashkive mbetet kryesisht administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen.

AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Burimeve Natyrore (AKBN), tha pĂ«r Citizens.al se aktualisht janĂ« mbi 150 projekte HEC-esh nĂ« procedura pĂ«r “plotĂ«sim dokumentacioni” apo “marrje lejesh”. Kjo agjenci, nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, mban tĂ« arkivuar si projekte nĂ« proces edhe rastet e rrĂ«zuara me vendime gjykatash apo vendosjes sĂ« lumenjve nĂ« zona tĂ« mbrojtura, si pĂ«r shembull: Kalivaçi, Shushica dhe Poçemi.

Në mungesë të një vlerësimi të plotë kombëtar për ndikimin mjedisor dhe social të këtij modeli zhvillimi, rrjeti i hidrocentraleve është konsoliduar tashmë si një realitet i pakthyeshëm, duke u shoqëruar me pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve ujore dhe marrëdhënien mes investimeve private, komuniteteve lokale dhe interesit publik.

Kaçinari: “Uji nĂ« tuba” dhe njĂ« komunitet nĂ« revoltĂ«

NĂ« Kaçinar tĂ« MirditĂ«s, tensioni i mbledhur ndĂ«r vite shpĂ«rtheu nĂ« fundin e muajit mars nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ«. Qindra banorĂ« nga fshatrat pĂ«rreth, por dhe diaspora u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar ndĂ«rtimin e katĂ«r hidrocentraleve tĂ« koncesionarit “ShpĂ«rdhaza-Energji”.

Komuniteti i Mirditës në protestë kundër HEC-eve/Citizens.al

Banorët e konsiderojnë cenim kryesor për jetën e tyre futjen në tuba e disa prej përrenjve malorë, të cilët historikisht janë përdorur nga fshatrat.

Rruga e vështirë drejt Qafës së Vorres, rreth 40 minuta larg nga Rrësheni, ku u zhvillua protesta, tregonte njëkohësisht degradimin e territorit dhe tensionin e autoriteteve: postblloqe policore, kontrolle makinash dhe prezencë e pajustifikuar efektivësh.

“KĂ«tu kĂ«tĂ« popull e kanĂ« grabitur,” pĂ«rshkroi revoltĂ«n Arben Gega, njĂ« prej protestuesve, “por kur s’na ka bĂ«rĂ« turku tĂ« ikim, kĂ«ta jo se jo, nuk do t’ia arrijnĂ«!”.

Gjok Beqiri, nga fshati Simon, tregoi se projekti prek shtatë fshatra me mbi 3,000 familje.

Kabina e rojeve dhe kamerat e sigurisë të vendosura përreth kantierit kishin krijuar një ambient të denjë për zonë ushtarake, ndërsa banorët, në mungesë informacioni dhe të vënë përballë faktit të kryer, ngritën dyshimet se dokumentacioni i kompanisë nuk është i rregullt.

Këtë shqetësim ndanë për Citizens.al disa prej tyre, të cilët thanë se nuk ishin njoftuar kurrë për dëgjesa publike, pavarësisht pretendimeve të kompanisë.

NĂ« muajin prill, makineritĂ« e kompanisĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji” hynĂ« nĂ« pyllin aty pranĂ«, njĂ« zonĂ« me njĂ« peizazh tĂ« larmishĂ«m buzĂ« rrugĂ«s, pĂ«r tĂ« cilĂ«n banorĂ«t druajnĂ« se mund tĂ« vuajĂ« pasoja nga hidrocentralet.

Pasi konstatuan pemët e para të rrëzuara nga punimet ata organizuan protesta të tjera, një prej së cilës edhe në Tiranë, para ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari i fshatit Simon, Gjergj Deda, ngriti dyshimet se punimet po kryheshin pa lejet e nevojshme “sepse kĂ«rkonin dhe shoqĂ«roheshin nga policia çdo ditĂ«â€.

PĂ«r komunitetin, uji Ă«shtĂ« thelbi i jetesĂ«s: mullinjtĂ«, tokat dhe historinĂ« e tyre. “Vllaut s’ia fal, jo mĂ« tĂ« huajit,” kanĂ« theksuar disa prej tyre.

Ndaj ata i janĂ« drejtuar drejtĂ«sisĂ«. NĂ« shtator, Gjykata e LezhĂ«s vendosi t’ia kalojĂ« çështjen StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) duke shpallur moskompetencĂ«.

Komuniteti i Mirditës në protestë kundër HEC-eve/Citizens.al

NdĂ«rsa nĂ« 16 dhjetor, Gjykata e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (GJKKO) vendosi t’ia delegojĂ« çështjen GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« gjykatĂ«n kompetente pĂ«r shqyrtimin e kallĂ«zimit tĂ« bĂ«rĂ« nga 13 banorĂ« tĂ« Kaçinarit, kallĂ«zim i kryer prej 25 nĂ«ntor-it 2019.

Kurdaria: NjĂ« verĂ« e nxehtĂ« kundĂ«r HEC-it “Doma”

NĂ« Kurdari tĂ« Matit, vera shĂ«noi nisjen e punimeve pĂ«r HEC-in “Doma”, njĂ« projekt i “Global Interprise Group” qĂ« pritet tĂ« shfrytĂ«zojĂ« lumin e LusĂ«s dhe tĂ« hapĂ« njĂ« trase tĂ« re rruge prej 4.4 km.

Për banorët, ky projekt vjen në një kohë kur ata vuajnë për ujë, pavarësisht investimeve në ujësjellës.

Erind Saliaj, administrator i NjĂ«sisĂ« Administrative Suç, shpjegoi pĂ«r Citizens.al se pesĂ« fshatrat e zonĂ«s – Kurdari, SkĂ«nderaj, Kurqelaj, Suç dhe Kujtim – nuk kanĂ« furnizim tĂ« rregullt dhe se ndĂ«rtimi i njĂ« hidrocentrali Ă«shtĂ« “absurd” nĂ« kĂ«to kushte.

Tregues për situatën ishte gjendja në kafenenë më popullore të fshatit, e cila shërbente vetëm ujë të ambalazhuar, teksa çezma e oborrit të saj ishte tharë.

Procesi i dëgjesave publike ka qenë pika kryesore e tensioneve në këtë çështje, e cila është shoqëruar me protesta dhe përplasje me kompaninë.

Një ekskavator dhe furgon me gomë të çarë qëndronin të braktisur në fund të trasesë së hapur si dëshmi e përplasjeve. Ato ruheshin nga një kamerë, e cila për ironi furnizohej me panel diellor.

Sipas banorëve, dëgjesa e parë, e vitit 2018, tregoi se shumica ishin kundër hidrocentraleve, por ndryshe, në procesverbal u paraqit si shprehje dakordësie.

Rexhep Kuleni, një nga zërat më të fortë të komunitetit, tha se ky veprim përbën shkelje penale, për të cilën duhet gjetur përgjegjësia.

Ai kujton dëgjesën e dytë të mbajtur në vitin 2020, kur rreth 500 banorë u mblodhën dhe kërkuan që përfaqësuesi i kompanisë që interesohej për hidrocentralin të largohej.

Komuniteti i Kurdarisë në protestë kundër HEC-eve/Citizens.al

Por pavarësisht kundërshtive dhe premtimeve se nuk do të rikthehej në zonë, koncesionari u shfaq sërish, duke marrë firma në mënyrë të veçuar, pa pjesëmarrje lajmëruar të komunitetit apo autoriteteve.

“Marrin ca firma nĂ« mĂ«nyrĂ« abuzive, ku njĂ« pjesĂ« e madhe nuk e dinĂ« çfarĂ« kanĂ« firmosur,” tha Kuleni, sipas sĂ« cilit nĂ« kĂ«to dĂ«gjesa nuk ka pasur pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkisĂ«.

Banorët thonë se mungon transparenca, të dhënat, dhe mbi të gjitha mungon uji. Për ta, hidrocentrali është kërcënim ekzistencial dhe social, jo një projekt energjetik.

Zona, e njohur dhe si “hambari i Matit” pĂ«r prodhimet bujqĂ«sore Ă«shtĂ« zotuar se nuk do ta lĂ«rĂ« projektin e hidrocentralit qĂ« tĂ« zbatohet duke vijuar ndalimin e makinerive t’i bashkohen kantierit.

“Nuk do ta lĂ«mĂ«, me firma tĂ« vjedhura, me firma tĂ« blera, populli nuk pranon,” theksoi Enver Dava, tokat e tĂ« cilit bien krah trasesĂ« sĂ« hidrocentralit.

Më 22 tetor 2025, duke marrë parasysh tensionin mes banorëve dhe përfaqësuesve të firmës ndërtuese të hidrocentralit një grup pune nga AKBN-ja mbërriti në terren.

Në procesverbalin e mbajtur u konstatua hapje e trasesë për të pasur akses për punimet për hidrocentralin.

“NĂ« momentin e monitorimit shoqĂ«ria nuk po arrinte dot tĂ« kryente punimet ndĂ«rtimore”, thuhet nĂ« procesverbalin e mbajtur nga grupi i punĂ«s sĂ« AKBN-sĂ«.

Paralelisht, banorët e kanë adresuar kundërshtinë e tyre edhe në rrugë gjyqësore. Në tetor, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i ndali punimet, ndërsa deri në një vendim në themel të çështjes, por pavarësisht kësaj banorët mbeten me shpresë për një vendim të drejtë.

Zall-Gjoçaj: HEC-et u ndërtuan, por beteja kundër tyre vazhdon

NĂ« Zall-Gjoçaj, hidrocentralet “SekĂ«â€ dhe “Zais” morĂ«n formĂ« mes polemikave, por qĂ«ndresa e komunitetit atje vijon prej mĂ« shumĂ« se shtatĂ« vitesh.

Reportazhet e emisionit “Opinion” nga Blendi Fevziu dhe portali Lexo.al nga Flogert Muça, promovuan me kĂ«rshĂ«ri gjatĂ« muajve shtator-tetor investimet nĂ« hidrocentralet e Zall-Gjoçajt.

Materialet u pĂ«rpoqĂ«n t’i jepnin njĂ« dimension tjetĂ«r investimit privat tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit italian Fabio Scuero. Sipas tyre tre HEC-et e ngritura nĂ« basenin e UrakĂ«s me kapacitet 30 MË, janĂ« shoqĂ«ruar me investime pĂ«r njĂ« rrjet ujĂ«sjellĂ«si pĂ«r 17 fshatra dhe rreth 90 km rrugĂ«.

Por reportazhet ngjallën zemëratën e banorëve të Zall-Gjoçajt, të cilët prej vitit 2018 kanë protestuar kundër HEC-eve.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t aktivistĂ«t e cilĂ«suan atĂ« reklamĂ« duke kujtuar se Zall-Gjoçaj Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simbol rezistence pikĂ«risht sepse HEC-et u ndĂ«rtuan brenda Parkut KombĂ«tar “LurĂ«-Mali i DejĂ«s”, njĂ« zonĂ« e mbrojtur qĂ« u tkurr me njĂ« vendim tĂ« qeverisĂ« nĂ« vitin 2022 pĂ«r t’i hapur rrugĂ« projektit tĂ« HEC-it “Zais”.

Prej vitesh, banorë si Abdi Toçi, Dhimitër Koleci dhe Adem Gjokolaj kanë protestuar, kallëzuar zyrtarë publikë dhe kanë çuar çështjen e Zall-Gjoçajt në disa procese gjyqësore.

Në tetor, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin që legjitimonte ndërtimin e HEC-eve, duke rrëzuar padinë për shfuqizimin e kontratave dhe akteve administrative.

Avokati i tyre, Franc Terihati, tha për Citizens.al se çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa Koleci tha se një padi tjetër po hetohet nga SPAK, dhe një padi penale mbetet e hapur për dëmet e shkaktuara gjatë punimeve, nga prishja e kanalit të ujit e deri te hedhja e inertëve në varreza.

Ndërkohë, kompania ka paditur vetë aktivistë e banorë për shpifje, gjë që komuniteti e sheh si formë presioni për të heshtur rezistencën.

Solidariteti i aktivistëve për tre banorët e paditur nga Seka Hydropower/Citizens.al

Në terren, pasojat sipas banorëve janë të prekshme: uji është i gjithi në tuba, burimet e fshatit janë shteruar dhe lumi nuk ka më prurjen e mëparshme. Banorët thonë se gjatë verës nuk kishin ujë as për të fikur zjarret, ndërsa bagëtia dhe bletët kanë pësuar dëme të pakthyeshme.

Për Zall-Gjoçajn, beteja nuk ka të bëjë vetëm me një projekt energjetik, por me të drejtën për të ekzistuar brenda peizazhit të tyre.

Edhe pse hidrocentralet u ndërtuan, çështjet ligjore, pasojat mjedisore dhe mosbesimi ndaj institucioneve vazhdojnë ta mbajnë fshatin në një konflikt të hapur me modelin kombëtar të zhvillimit hidroenergjetik.

Lufaj njësoj si Zall-Gjoçajt përballë thatësirës

NĂ« Lufaj tĂ« MirditĂ«s, banorĂ«t pĂ«rballen me tĂ« njĂ«jtin model tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« hidrocentraleve – devijim burimesh ujore pa transparencĂ« dhe pa dĂ«gjesa me komunitetin.

NĂ« korrik ata protestuan kundĂ«r kompanisĂ« “Seka HydropoĂ«er”, me pretendimin se ajo nuk respektonte kontratĂ«n e shfrytĂ«zimit tĂ« burimeve ujore tĂ« zonĂ«s duke mos lĂ«shuar rrjedhĂ« pĂ«r nevojat e tyre.

Zona me një peizazh të mrekullueshëm, nuk ndihmohej aspak nga rruga, e cila ishte në gjendje të amortizuar. Devijimi i prurjeve kishte ulur ndjeshëm burimet duke detyruar disa familje të merrnin ujë gjetkë me mjete të improvizuara.

Banorët thanë për Citizens.al se ata kishin qenë kundër ndërtimit të HEC-ve që para vitit 2017, por që zëri i tyre nuk ishte dëgjuar.

“As nuk na ka pyetur njeri, as nuk kemi qenĂ« dakord,” tha Agron Kaçarri, banor.

Lufaj e lidh drejtpërdrejt fatin e saj me Zall-Gjoçajt, ku hidrocentralet u ndërtuan brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe Malit të Dejës, duke sjellë konflikt të gjatë me komunitetin, ndërhyrje policore dhe pasoja të pakthyera në ekosistem.

“Energji e gjelbĂ«r” me kosto tĂ« errĂ«t

Modeli i hidrocentraleve nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« shitur si “njĂ« model i gjelbĂ«r”, por nĂ« realitet ka sjellĂ« dĂ«me tĂ« pakthyeshme ekologjike dhe ekonomike nĂ« nivele lokale, por edhe kombĂ«tare.

Biologu Olsi Nika, i cili drejton organizatĂ«n mjedisore “Eco Albania”, thekson pĂ«r Citizens.al se shumĂ« projekte hidroenergjetike janĂ« miratuar mbi leje tĂ« diskutueshme dhe pa analiza tĂ« plota tĂ« ndikimit, duke krijuar njĂ« zinxhir pasojash qĂ« shkon nga shpyllĂ«zimi te shkatĂ«rrimi i habitateve ujore.

Sipas tij, devijimi i ujĂ«rave, rezervuarĂ«t e mĂ«dhenj, ndotja, ndryshimi i temperaturĂ«s dhe oksigjenit kanĂ« çuar nĂ« humbje speciesh, eutrofikim dhe homogjenizim tĂ« biodiversitetit – njĂ« proces qĂ« shumĂ« zona nuk e rikuperojnĂ« kurrĂ«.

Rast konkret përmendet trofta apo dhe peshq të tjerë migratorë, të cilët nuk arrijnë zonat e shumimit për shkak të devijimeve të lumit apo dhe vetë impianteve hidroenergjetike.

Studimi për Zall-Gjoçajn i biologut Melitjan Nezaj nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) e konkretizon problemin.

Paraqitje grafike e botimit shkencor për Zall-Gjoçajn/Citizens.al

Me lënien e një sasie minimale të ujit ekologjik, shtrati i lumit thahet pak qindra metra larg veprave të marrjes.

“NĂ« shtratin tashmĂ« pa ujĂ« kanĂ« nisur tĂ« shfaqen bimĂ« tĂ« mjediseve tĂ« thata, njĂ« shenjĂ« e qartĂ« e mungesĂ«s afatgjatĂ« tĂ« ujit,” thekson Nezaj.

Kjo ka zhdukur faunën nënujore, ka degraduar bimësinë dhe ka goditur bujqësinë e banorëve, të cilët varen nga uji për prodhim dhe blegtori.

Ndërtimet kanë lënë pas inertë, kanale të dëmtuara dhe masa rehabilituese të dështuara, shpesh me bimësi jovendase dhe vendkalime peshqish që nuk funksionojnë.

Të dy ekspertët vlerësojnë se këto dëme nuk janë thjesht teknike, por strukturore: një model zhvillimi që shpërfill ligjin dhe zonat e mbrojtura, mungesën e konsultimeve, ndikimet afatgjata dhe transparencën.

“ShumĂ« komunitete,” thekson Nika, “mĂ«suan pĂ«r projektet e HEC-eve vetĂ«m kur kishin nisur punimet”.

Konfliktet për ujërat janë bërë tipike nga Rapuni te Kaçinari, Kurdaria, Zall-Gjoçaj e Lufaj duke treguar se përfitimet i shkojnë pak aktorëve, ndërsa kostoja bie mbi komunitete dhe ekosisteme të cenueshme.

Ata qĂ« fitojnĂ« nga ky model mbeten disa kompani, disa prej tĂ« cilave me kapitale tĂ« huaja. NdĂ«rsa komunitetet humbasin tĂ« tjera burime dhe mundĂ«si zhvillimi duke pasur njĂ« arsye mĂ« shumĂ« pĂ«r t’u larguar.

Në plan më të gjerë, ekspertët argumentojnë se hidrocentralet e vogla me fuqi të ulët kanë efikasitet të diskutueshëm dhe shpesh gjurmë të larta karboni, përfshirë prodhimin e metanit nga rezervuarët.

PĂ«r biologun Nika, energjia hidroelektrike nĂ« ShqipĂ«ri duhet parĂ« si “me karbon tĂ« ulĂ«t, por me ndikim tĂ« lartĂ«â€, ndĂ«rsa zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m kĂ«rkon orientim te burimet qĂ« nuk fragmentojnĂ« lumenjtĂ«: kryesisht energjia diellore dhe ajo e erĂ«s.

The post Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet appeared first on Citizens.al.

Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit

Gjykata e LezhĂ«s pushoi padinĂ« e kompanisĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji” ndaj dy banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s sĂ« Kaçinarit nĂ« MirditĂ«, tĂ« cilĂ«t qenĂ« akuzuar pĂ«r shpifje dhe prishje imazhi. Vendimi mbyll njĂ« proces tĂ« konsideruar gjerĂ«sisht nga grupet kundĂ«r hidrocentraleve si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« heshtur rezistencĂ«n e komuniteteve.

Padia ishte ngritur ndaj Gjergj DedĂ«s, kryeplak i fshatit Simon, dhe Gjon Ndojt, pas deklaratave kundĂ«r ngritjes sĂ« katĂ«r hidrocentraleve nga “ShpĂ«rdhaza-Energji” nĂ« fshatrat e MirditĂ«s.

Padia qe depozituar më 17 mars dhe lidhej me qëndrimet e shprehura nga dy banorët në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Mirditës, që ishte mbajtur tre javë më përpara, më 24 shkurt.

“Kam thĂ«nĂ« s’kanĂ« dokumente, s’kanĂ« leje mjedisore, ujore,” tha Deda pĂ«r Citizens.al, sipas sĂ« cilit kompania ka vepruar nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, kompania i cilësoi deklaratat si të pavërteta dhe cenuese për reputacionin e saj.

Mirëpo, pas rreth nëntë muajsh, gjykata ka vendosur ta pushojë çështjen. Shkak është bërë mosparaqitja e vazhdueshme e përfaqësuesve ligjorë të kompanisë. Si rrjedhojë procesi nuk avancoi kurrë në shqyrtim themelor.

Paditë SLAPP si mënyra për të heshtur banorët

PaditĂ« e tilla, tĂ« cilat synojnĂ« kryesisht frikĂ«simin dhe stepjen e zĂ«rave kundĂ«rshtues, njihen shkurtimisht si “SLAPP”.

Rasti i Kaçinarit nuk Ă«shtĂ« i izoluar. NĂ« tetor 2025, banorĂ«t e Zall Gjoçajt qĂ« prej vitesh protestojnĂ« kundĂ«r hidrocentraleve nĂ« atĂ« zonĂ« u gjendĂ«n tĂ« paditur pĂ«r shpifje dhe fyerje nga kompania “Seka Hydropower”.

Kompania pretendon se tre banorĂ«t e paditur gjatĂ« organizimit tĂ« njĂ« proteste nĂ« Lufaj tĂ« MirditĂ«s nĂ« korrik 2025, i kanĂ« dĂ«mtuar figurĂ«n, pĂ«rmes komunikimit qĂ« kanĂ« pasur pĂ«r mediat. Çështja vijon tĂ« trajtohet nga gjykata e LezhĂ«s.

Organizata dhe juristë vërejnë se paditë SLAPP po përdoren shpesh nga kompani private për të intimiduar komunitetet që kundërshtojnë projekte me ndikim mjedisor.

Këto padi nuk synojnë domosdoshmërisht suksese ligjore, por lodhjen psikologjike dhe financiare të aktivistëve, përmes proceseve të gjata gjyqësore.

Diana Malaj, juriste dhe përfaqësuese e grupit ATA, i cili ka mbështetur vazhdimisht komunitetet në kundërshtimin e projekteve të HEC-eve, theksoi për Citizens.al se pasojat janë të thella dhe afatgjata.

“Mund tĂ« shoqĂ«rohet mĂ« demotivim tĂ« aktivistĂ«ve, stres e depresion, [
] me njĂ« presion tĂ« jashtĂ«m e periferik, qĂ« mund t’u vijĂ« nga persona tĂ« tjerĂ« tĂ« rrethit tĂ« tyre familjar apo miqĂ«sor,” analizon Malaj.

“Mundet t’i rĂ«ndojĂ« shpirtĂ«risht fakti qĂ« bĂ«hen pjesĂ« e njĂ« procesi penal, pra ndihen tĂ« kriminalizuar”, vijoi ajo.

Në Shqipëri nuk ekziston ende një kuadër i posaçëm ligjor kundër padive SLAPP. Megjithatë, sipas Malajt, janë planifikuar ndryshime deri në verën e vitit 2027, përfshirë transpozimin e Direktivës Anti-SLAPP të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e protestës, të cilat shpesh sprovohen përmes këtyre padive.

Por, sipas Malajt, efektet e padive SLAPP mund të jenë edhe të kundërta.

“Ato mund tĂ« riaktivizojnĂ« solidaritetin dhe tĂ« forcojnĂ« kĂ«mbĂ«nguljen pĂ«r tĂ« protestuar e folur publikisht,” tha ajo teksa nĂ«nvizoi se kĂ«to efekte shpesh anashkalohen nga paditĂ«sit.

BanorĂ«t e Kaçinarit kundĂ«rshtojnĂ« projektin e katĂ«r hidrocentraleve tĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji” qĂ« prej vitit 2019. Ata pretendojnĂ« mungesĂ« konsultimi publik, shkelje ligjore dhe falsifikim tĂ« firmave tĂ« banorĂ«ve.

Protestat janë zhvilluar në bjeshkë, para Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe para Gjykatës së Lezhës.

Shqetësimi kryesor mbetet devijimi i burimeve ujore dhe dëmet mjedisore, që sipas banorëve mund të jenë të pakthyeshme nëse punimet vijojnë.

Lexo gjithashtu:

The post Gjykata pushon padinë SLAPP ndaj banorëve të Kaçinarit appeared first on Citizens.al.

Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar

Autor: Artan Rama

Konventa e BernĂ«s Ă«shtĂ« tĂ«rhequr kĂ«tĂ« radhĂ« nga kĂ«rkesa drejtuar ShqipĂ«risĂ« “[pĂ«r] ndalimin e punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« VlorĂ«s, deri nĂ« kryerjen e vlerĂ«simit tĂ« duhur mjedisor”. NĂ« mbledhjen e mbajtur nga 8-12 dhjetor 2025, nĂ« Strasburg, Komiteti Drejtues shprehu keqardhjen qĂ« pĂ«r dy vjet rresht, ShqipĂ«ria e shpĂ«rfilli çështjen. Duket se kĂ«rkesa e ka humbur rĂ«ndĂ«sinĂ«, per shkak se punimet e aeroportit po shkojnĂ« drejt fundit.

Kërkesa për ndalimin e punimeve ishte më e rëndësishmja, mes dhjetë të tjerave, që Komiteti Drejtues i Konventës i kërkoi Shqipërisë dy vjet më parë, në formën e një rekomandimi të vetëm, i njohur zyrtarisht si Rekomandimi 219 (2023). Vendimi për Shqipërinë ishte marrë në 1 dhjetor 2023, në mbledhjen nr. 43 të Komitetit Drejtues, pas një inspektimi të përbashkët të tre konventave për mbrojtjen e natyrës në vendngjarje (on-site), në vitin 2022.

Rekomandimi kërkonte edhe zbatimin e masave të tjera për të mbrojtur speciet, kafshët, insektet dhe habitatet e egra të Peizazhit të Mbrojtur Ligatinor Pishë-Poro-Nartë, ku po ndërtohet aeroporti. Rekomandimi entuziazmoi veçanërisht aktivistët dhe mbrojtësit e natyrës, të cilët e panë si një mbështetje që do të lehtësonte përpjekjet për ndalimin përfundimtar të tij.

Punimet e aeroportit filluan nĂ« vitin 2021, mbi gjurmĂ«n e njĂ« piste tĂ« braktisur, e cila pĂ«rdorej dikur pĂ«r ngritjen e avionĂ«ve tĂ« vegjĂ«l mĂ«simorĂ«, por qĂ« ndodhej brenda ekosistemit ligatinor “Peizazhi i Mbrojtur PishĂ«-Poro-NartĂ«â€, pjesĂ« e Rrjetit Emerald, pĂ«r tĂ« cilin shteti shqiptar, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacioni mjedisor tĂ« brendshĂ«m, por edhe si njĂ« vend anĂ«tar i KonventĂ«s sĂ« BernĂ«s, kishte detyrimin pĂ«r ta mbrojtur.

Kryeministri Rama nxitoi të deklaronte publikisht fillimin e punimeve, ende pa mbaruar shqyrtimi i dokumentacionit mjedisor e planifikues. EcoAlbania dhe PPNEA, dy organizata mjedisore nga Shqipëria e denoncuan çeljen e kantierit për ndërtimin e aeroportit në Konventën e Bernës, ndërkohë që PPNEA dhe AOS (Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë) ngritën një padi kundër autoriteteve planifikuese vendase.

Autoritetet nuk iu shmangën Konventës, por nuk i morën seriozisht, asnjëherë, kërkesat e saj. Ndërkohë, aeroporti vijoi të ndërtohej me mbështetjen e plotë të qeverisë, e cila tenderoi dhe financoi disa vepra publike, si pjesë e infrastrukturës në ndihmë të aeroportit. Qeveria e përdori Konventën për të propaganduar shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe disa punë të tjera, si veprime në favor të mjedisit dhe për të përbaltur aktivistët dhe organizatat e pavarura mjedisore se po përhapnin informacione të rreme për punën e qeverisë.

“Shprehim keqardhjen e thellĂ« pĂ«r vazhdimin e punimeve”, – pĂ«rsĂ«riti pĂ«r tĂ« dytin vit rresht Konventa nĂ« fillim tĂ« dhjetorit. Por kaq! AsgjĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r ndalimin e tyre (ose mosndalimin
)! Sepse Konventa e BernĂ«s nuk ka tĂ« tjera mjete, pĂ«rveç se tĂ« monitorojĂ« zbatimin e rekomandimeve. Dhe kur ato nuk zbatohen, rekomandimet shndĂ«rrohen nĂ« opinione. Edhe opinionet janĂ« tĂ« dobishme, pasi sistemet dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e ndryshme penale tĂ« vendeve anĂ«tare nuk garantojnĂ« harmoninĂ« dhe fleksibilitetin qĂ« siguron Konventa. Por pĂ«r kundĂ«rshtarĂ«t e natyrĂ«s, pĂ«r vendimmarrĂ«sit dhe pĂ«r spekulantĂ«t pa moral, fryma e bashkĂ«punimit (emancipimit), kundrejt sanksionimit pĂ«rbĂ«n, gjithmonĂ«, njĂ« pĂ«rparĂ«si praktike, çka pĂ«r habitatet natyrore mbetet jetike. ËshtĂ« e kuptueshme si sportiviteti i vendimeve rekomanduese krijon lehtĂ«si nĂ« komunikimin mes shteteve anĂ«tare, por duke mos qenĂ« detyruese, e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« t’u kundĂ«rvihen vendimeve tĂ« gabuara e t’i prapĂ«sojnĂ« ato.

NĂ« pĂ«rfundim, qeveria nuk u tĂ«rhoq nga ndĂ«rtimi i aeroportit (qĂ« ka deklaruar se do tĂ« nisĂ« operimin brenda pak muajve tĂ« ardhshĂ«m); nuk u tĂ«rhoq nga marrja e ujit nga burimi i LepushĂ«s nĂ« ShushicĂ«, pĂ«r ta kaluar matanĂ« malit, pĂ«r llogari tĂ« BashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s, tĂ« ardhurat e sĂ« cilĂ«s po rriten ndjeshĂ«m prej boom-it turistik. Qeveria dobĂ«soi mbrojtjen e parqeve kombĂ«tare dhe tĂ« peizazheve tĂ« mbrojtura natyrore, duke lejuar investimet strategjike nĂ« turizĂ«m dhe nĂ« energji, kjo e fundit e propaganduar si e rinovueshme. Dhe e gjitha, nĂ« kohĂ«n kur Bashkimi Evropian po nxiton t’ia heqĂ« pengesat e anĂ«tarĂ«simit.

Por në fund të fundit, i tërë ky aksion (ndërveprues) përbën edhe një përvojë në betejën mjedisore; një leksion për të zbërthyer mendimin e çuditshëm të utopisë dhe të butaforisë, se për të qenë i suksesshëm nuk ka rëndësi rezultati, por procesi; për të kuptuar jo vetëm natyrën fizike, por edhe atë njerëzore: botën e iluzionit të propagandës dhe optimizmin e rremë që ajo përcjell.

Për të kuptuar se energjitë dhe veprimet duhen racionalizuar dhe duhen ndarë dhe se qëllimi është rezultati, ndërsa procesi, mjeti dhe se rezultati lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e Natyrës, me thelbin e saj material. Natyra është e thjeshtë, por pikërisht aty qëndron edhe kompleksiteti i saj.

The post Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar appeared first on Citizens.al.

“Ping-pongu” gjyqĂ«sor pĂ«r HEC-et e Kaçinarit pĂ«rfundon nĂ« GjykatĂ« tĂ« LartĂ«

Pas gjashtĂ« vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorĂ«ve tĂ« Kaçinarit nĂ« MirditĂ«, tĂ« cilĂ«t kundĂ«rshtojnĂ« ndĂ«rtimin e katĂ«r hidrocentraleve nga kompania “ShpĂ«rdhaza Energji”, do t’i kalojĂ« GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi tĂ« martĂ«n t’ia delegojĂ« çështjen GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« gjykatĂ«n kompetente pĂ«r shqyrtimin e kallĂ«zimit tĂ« bĂ«rĂ« nga 13 banorĂ« tĂ« Kaçinarit, njĂ« kallĂ«zim qĂ« mban datĂ«n 25 nĂ«ntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit tĂ« bashkisĂ« nuk mund tĂ« hetohen nga Prokuroria e LezhĂ«s dhe pĂ«r rrjedhojĂ« tĂ« gjykohen nga Gjykata e LezhĂ«s,” theksoi avokati Logu duke cituar KushtetutĂ«n dhe Kodin e ProcedurĂ«s Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

NĂ« vitin 2021, Prokuroria e LezhĂ«s kĂ«rkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e LezhĂ«s dhe ajo e Apelit ShkodĂ«r vendosĂ«n kundĂ«r.

“Prokuroria duhej tĂ« kryente hetime tĂ« tjera pĂ«r shkak se ekzistonin dyshime se mund tĂ« kishte shkelje nga disa persona tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

NĂ« vitin 2025, prokuroria e LezhĂ«s paraqiti sĂ«rish kĂ«rkesĂ« pĂ«r pushimin e çështjes dhe nĂ« kĂ«tĂ« pieriudhĂ« gjykata vendosi t’ia pĂ«rcillte dosjen GJKKO-sĂ« pĂ«r kompetencĂ«.

Kjo e fundit, me vendimin e sotĂ«m, ia kalon pĂ«r qartĂ«si vendimmarrjeje GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila sipas avokatit Logu, pritet tĂ« marrĂ« tĂ« paktĂ«n tre muaj pĂ«r t’u shprehur.

â€œĂ‡Ă«shtja mĂ« pas ose do t’i kthehet GJKKO-sĂ«, ose GjykatĂ«s sĂ« LezhĂ«s”, u shpreh avokati Logu, ndĂ«rsa shtoi se cilado gjykatĂ« ta shqyrtojĂ« çështjen, do tĂ« marrĂ« edhe ajo kohĂ«n e saj duke nĂ«nkuptuar kĂ«tu kohĂ« shtesĂ« pĂ«r drejtĂ«sinĂ«.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

BanorĂ«t e Kaçinarit e kanĂ« kundĂ«rshtuar projektin koncesionar tĂ« katĂ«r hidrocentraleve tĂ« kompanisĂ« “ShpĂ«rdhaza Energji” qĂ« nĂ« vitin 2019. Ata pretendojnĂ« shkelje tĂ« rĂ«nda ligjore, pĂ«rfshirĂ« mungesĂ«n e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqĂ«sor pĂ«r HEC-et e Kaçinarit pĂ«rfundon nĂ« GjykatĂ« tĂ« LartĂ« appeared first on Citizens.al.

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve tĂ« vogla

Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbĂ«r” energjie pĂ«r shkak tĂ« emetimeve tĂ« ulĂ«ta tĂ« karbonit, por ndikimet e tyre nĂ« natyrĂ« dhe komunitetet lokale janĂ« kthyer nĂ« shqetĂ«sime serioze.

Rritja e projekteve në Ballkan

Ballkani, me burime ujore tĂ« shumta, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« “hambar” hidrocentralesh tĂ« vogla, zakonisht me kapacitete deri nĂ« 2MW.

Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.

Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.

Rreth 92% e hidrocentraleve janĂ« mĂ« tĂ« vogla se 10MW, qĂ« prodhojnĂ« energji minimale, por “shkaktojnĂ« dĂ«me tĂ« pakthyeshme nĂ« lumenj dhe komunitete lokale”.

Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.

Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.

Vendet mĂ« tĂ« prekura nga “shkatĂ«rrimi”

Sipas raportit tĂ« EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, ShqipĂ«ria dhe Serbia janĂ« “pikat e nxehta” tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnĂ« gjithashtu projektet.

NĂ« ShqipĂ«ri, numĂ«rohen 27 kantiere dhe 346 projekte nĂ« fazĂ« planifikimi. Disa nga mĂ« shqetĂ«sueset gjenden pĂ«rgjatĂ« lumit Shkumbin “pa asnjĂ« degĂ« tĂ« mbetur pa digĂ«â€ dhe nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« Shebenikut.

Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.

Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.

Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.

“MĂ« shumĂ« se 50 HEC-e, nĂ« shkallĂ« tĂ« vogĂ«l dhe tĂ« madhe, kĂ«rcĂ«nojnĂ« tĂ« gjithĂ« rrjetin lumor – NeretvĂ«n dhe çdo degĂ« tĂ« saj”, thuhet nĂ« raport.

Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch


Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.

“ShqetĂ«sim i madh Ă«shtĂ« zonimi i Parkut KombĂ«tar tĂ« Malit tĂ« Sharrit pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rjashtimit tĂ« luginave tĂ« mĂ«dha tĂ« lumenjve, siç Ă«shtĂ« lumi Lepenc”, thuhet nĂ« raport.

Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.

Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.

Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.

Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).

HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch

Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.

Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.

“Ato funksionojnĂ« si shushunja qĂ« thithin gjakun e organizmit tĂ« vendit, duke lĂ«nĂ« toka pa ujĂ« dhe komunitete pa mundĂ«si tĂ« punojnĂ« tokĂ«n,” do tĂ« shprehej Rama.

Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.

Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.

Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Lexo gjithashtu:

The post Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve tĂ« vogla appeared first on Citizens.al.

Çelja “e koncensionuar” e gjuetisĂ«

Më në fund do të hapet gjuetia. Teknikisht do të marrë edhe disa muaj, por sot projektligji do të kalojë Kuvendin. Më pas i çelet rruga legjislacionit sekondar; vendimet e qeverisë, planet menaxhuese, rregulloret, kufizimet, caktimi i zonave, deri në vendimin e Ministrit të Mjedisit për çeljen e sezonit të gjuetisë.

KĂ«shtu, pas njĂ« ndalese 12-vjeçare me ligj, pas pĂ«rplasjeve dhe debateve herĂ« teknokratike e herĂ« publike, “pro” dhe “kundra” mes palĂ«ve, qeveria, siç premtonte prej kohĂ«sh, Ă«shtĂ« tĂ«rhequr.

Publiku i di shkaqet e ndalimit (gjuetia e tepërt, abuzimet etj.), por jo ato të hapjes. Nuk ka ndonjë të dhënë, matje apo studim të kryer mbi popullsinë e specieve, karakteristikat dhe dinamikat e saj.

Zyrtarët e ministrisë thonë se fauna është rimëkëmbur, por kjo mbetet, sidoqoftë një pretendim i kompromentuar prej politikës. Arsyetimi logjik na bën të pohojmë se rritja mund të jetë e pashmangshme, por sa, si dhe ku, askush nuk mund të flasë me siguri.

Pas një dekade qetësie relative, pa dyshim, diçka ka ndryshuar, por gjuajtja e kafshëve dhe e shpendëve vijonte në ilegalitet.

Disa habitate u shkatërruan, apo u degraduan prej urbanizimit, zhvillimit dhe konsumit të përgjithshëm. Infrastruktura civile u zgjerua. Programet reale të rehabilimit dhe të konservimit, ndonëse u propaganduan, në thelb munguan.

Për të pasur një ide më të qartë dhe përfundime shkencore mbi efektet e ndalimit 12-vjeçar të gjuetisë, duhen llogaritur edhe vlerat e këtyre ndryshoreve.

NĂ« projektligj organizimi i shĂ«rbimit tĂ« gjuetisĂ« i kalon “menaxhuesit tĂ« zonĂ«s sĂ« gjuetisĂ«â€ (Neni 21).

Këtej e tutje, menaxhuesi do të marrë në përdorim, kundrejt qirasë, disa qindra hektarë, përmes konkurimit publik.

Do të jetë ky (person fizik ose juridik) që do të hapë dhe do të mbyllë portën e gjuetisë për gjuetarët. Shoqatat e gjuetarëve do të vijojnë organizimin e anëtarësisë dhe rolin këshillues, krahas grupeve të tjera të interesit, ku futen dhe disa shoqata mjedisore.

Ministria ia kalon përgjegjësinë operative bashkive dhe mban politikat mbi ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të faunës së egër.

Organizimi i ri i gjuetisĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« revolucion nĂ« menaxhimin “e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«s”. Ai synon t’u japĂ« fund tĂ« ashtuquajturĂ«ve “banditĂ« shĂ«titĂ«s”, njĂ« term nĂ« ekonominĂ« politike qĂ« portretizon politikanĂ«t pa tĂ« ardhme qĂ« shfrytĂ«zojnĂ« njĂ« burim natyror deri nĂ« shterim e mĂ« pas kalojnĂ« te burimi i radhĂ«s.

Të tillë mund të tiparizohen gjuetarët vendas e të huaj, para moratoriumit 12-vjeçar të gjuetisë, sjellja e të cilëve shkatërroi popullatat e specieve në Shqipëri. Autoriteti shtetëror ka kuotat e tij në këtë ndërmarrje kriminale ndaj mjedisit.

Por kĂ«tĂ« radhĂ« hapja e gjuetisĂ« nuk shoqĂ«rohet me hapjen e zonave tĂ« gjuetisĂ«. KĂ«to tĂ« fundit do tĂ« rezervohen vetĂ«m pĂ«r biznesmenĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« njĂ« plan biznesi dhe menaxhimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, kundrejt marrjes sĂ« shĂ«rbimit tĂ« gjuetisĂ« me qira; fjala Ă«shtĂ« pĂ«r qiranĂ« e tokĂ«s qĂ« do t’i paguajnĂ« bashkisĂ«, sĂ« cilĂ«s i pĂ«rket zona e gjuetisĂ«.

ÇfarĂ« garancish japin menaxhuesit pĂ«r zonat e gjuetisĂ«?

Në fakt, garancitë nuk burojnë nga individi, por nga individualizimi i përfitimeve çka e shtyn menaxhuesin drejt një rendimenti të qëndrueshëm në këto zona.

“Asaj qĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shumicĂ«n, i kushtohet mĂ« pak vĂ«mendje”, pohonte Aristoteli 2,400 vjet mĂ« parĂ« nĂ« AthinĂ«.

Të tilla ishin habitatet natyrore dhe rezervatet e gjuetisë në Shqipëri, para moratoriumit te gjuetisë, 12 vjet të shkuara.

Duke qenë të gjithkujt ato ishin të askujt. Gjuetarët gjuanin në ekstrem dhe kur popullatat mbaronin, grupet e brankonierëve zhvendoseshin në habitatin ngjitur, më pas te një tjetër e kështu, derisa i mbaruan (shkatërruan) që të gjitha.

TingĂ«llon e hidhur (dhe njĂ«kohĂ«sisht ilustrimi mĂ« i mirĂ«) thĂ«nia e gjahtarĂ«ve se “po nuk i vramĂ« ne, do t’i vrasin tĂ« tjerĂ«t!”.

Fjala ishte më shumë për burimet e gjuetisë me karakter shtegëtues që lëviznin në territore, aq të mëdha, sa nuk arrinin që të menaxhoheshin nga shoqëria.

Kjo është natyra e burimeve të përbashkëta, të tilla që janë falas për individin dhe të pamjaftueshme për shoqërinë.

Biologu amerikan Garrett Hardin e trajtoi kĂ«tĂ« fatalitet nĂ« esenĂ« e famshme “Tragjedia e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«s” (1968). PĂ«rpjekjen e tij pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« problemit njĂ« zgjidhje, ai e ilustroi me shembullin e njĂ« kullote, e cila pĂ«rdorej njĂ«kohĂ«sisht nga shumĂ« barinj.

Hardin na tregon se qëllimi i çdo bariu është shtimi i numrit të tufës. Si qenie racionale, bariu gjendet përballë një dileme: cila është dobia ime nëse shtoj edhe një kafshë tjetër në tufë?

Në këtë rast zgjedhja për bariun ka dy elementë: një pozitiv dhe një negativ. Elementi pozitiv ka të bëjë me marrjen e të gjitha përfitimeve nga shtimi i tufës me një kafshë të re, ndërsa elementi negativ ka të bëjë me mbikullotjen, si presion i shtuar ndaj burimit.

Por në këtë rast, efektet e mbikullotjes do të shpërndahen mes barinjve. Bariu racional do të arrijë në përfundimin se shtimi i tufës me një kafshë të re është e vetmja rrugë e arsyeshme që ai duhet të ndjekë.

Ky është përfundimi i arritur nga çdo bari që shfrytëzon një pronë të përbashkët. Pikërisht këtu ndodh tragjedia.

Njeriu bëhet pjesë e një sistemi të mbyllur që e detyron të shtojë përfitimet në kurriz të një burimi të kufizuar. Shkatërrimi është destinacioni drejt të cilit nxiton çdo individ në ndjekje të interesit të tij më të mirë, në një shoqëri që beson në lirinë e pronës së përbashkët.

“Liria pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t”, pĂ«rfundon Hardin, “na shkatĂ«rron tĂ« gjithĂ«ve”.

I njëjti arsyetim vlen kur burimi është fauna e egër, parqe kombëtare, popullata me peshq, apo edhe vetë cilësia e atmosferës.

Hardin sugjeroi se kërkesa kolektive ndaj burimit mund të kontrollohej, nëse të drejtat e pronësisë i kalonin përdoruesve privatë, pasi në këtë mënyrë ata do të kishin interes mbarështimin e burimit, jo shkatërrimin e tij.

Tezat e shtjelluara nĂ« “Tragjedia e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«s”, u bĂ«nĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r botĂ«n moderne konsumeriste, ku mbipopullimi, shterimi i burimeve dhe ndotja globale pĂ«rfaqĂ«sonin rreziqet e shekullit tĂ« ardhshĂ«m.

Ato nxitën ekonomisten Elinor Ostrom (e para nobeliste grua në fushën e ekonomisë), të kryente studime me bazë të gjerë për gjetjen e një modeli të suksesshëm për administrimin e burimeve të përbashkëta natyrore.

NĂ« krye tĂ« njĂ« ekipi shkencĂ«tarĂ«sh (biologĂ«, ekologĂ«, matematikanĂ«, sociologĂ«, atropologĂ« etj.) ajo mori pĂ«rsipĂ«r t’i pĂ«rgjigjej njĂ« pyetjeje: ÇfarĂ« rregullash duhen ndjekur ndaj sistemeve burimore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« administrimi i tyre tĂ« jetĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m?

Ostrom ndërtoi një model kompleks që shkoi përtej një marrëdhënieje mes individëve të një grupi të vetëm, duke marrë në konsideratë një shumësi të spikatur variablash: diversitetin ekologjik (por që është edhe social), sistemin ekonomik të vendit, atë politik, madhësinë e territorit fizik, ngjashmëritë dhe fqinjësinë kufitare, historinë e shfrytëzimit të tokës (teknikat tradicionale), tipologjinë e organizatave joqeveritare që vepronin në territor, llojin e njësisë së burimit, tipologjinë e burimit dhe çdo gjë tjetër të cilën metodologjistët e vlerësuan të rëndësishme për ndërtimin e funksioneve të administrimit të së përbashkëtës.

Përfundimet ishin të tilla që nuk bëhej fjalë për një model të vetëm administrimi të suksesshëm të së përbashkëtës.

Burime të ndryshme performonin ndryshe. Ato ishin të suksesshme, nëpërmjet administrimit privat, nëpërmjet administrimit shtetëror, por edhe nëpërmjet atij komunitar. Asgjë nuk ishte absolute!

PĂ«r kĂ«tĂ« studim, nĂ« 2009 Ostrom-it iu  dha çmimi “Nobel”. Por le tĂ« kthehemi pas, nĂ« tĂ« ardhmen: nĂ« 2025 – tani kur jemi nĂ« prag tĂ« miratimit tĂ« projektligjit tĂ« gjuetisĂ«!

Menaxhuesi është domosdoshmëri

Ka një lidhje thelbësore në frymë të projektligjit me çka u shpjegua më sipër: mbyllja e zonave të gjuetisë dhe kalimi nën administrim nga menaxhuesit, kundrejt qirasë.

Interesi publik garantohet sepse tashmë mirëmenaxhimi është në interes të menaxhuesit.

Nga ana tjetër, marrja nga bashkia e një qiraje për tokën, garanton se pasojat e përdorimit nuk do të prodhojnë kosto të shtuara për komunitetin.

Por hartuesit e projektligjit pranë Ministrisë së Mjedisit nuk duken mjaftueshëm të vetëdijshëm mbi avantazhet e draftit që kanë propozuar.

Zona jepet 5 vjet në përdorim, më të drejtë rinovimi (Neni 27, pika 2).

Madje këtu kemi një tërheqje nga një variant i mëhershëm i draftit, ku kontrata lidhej për 10 vjet.

NjĂ« tjetĂ«r pengesĂ« vihet re nĂ« nenin 12 (Pika 1/b), ku pĂ«r nevoja tĂ« zhvillimit rajonal, zonĂ«s mund t’i hiqet statusi, rrjedhimisht bie edhe kontrata. Kjo pasiguri mund tĂ« sjellĂ«: falimentim ose demotivim tĂ« menaxhuesit, me pasojĂ« braktisjen e zonĂ«s.

Sa e vështirë është për hartuesit e projektligjit për të kuptuar se biznesmeni synon shndërrimin e zonës në një ekosistem bionomik për të arritur maksimumin e rendimentit të qëndrueshëm?

Pikërisht në këtë maksimum ai do të sigurojë edhe të ardhurat më të mëdha, duke ruajtur qëndrueshmërinë e burimit.

Siguria e këtij modeli u garantua matematikisht nga ekonomisti kanadez Scott Gordon, në vitin 1954. Gordon përdori peshkimin për të ndërtuar, për herë të parë, një model formal mikroekonomik, duke integruar variabla biologjike dhe ekonomike në një kornizë të vetme.

Modeli mund të shërbejë për mirëmenaxhimin e çdo burimi tjetër të gjallë të rinovueshëm nën shfrytëzim.

Me pak fjalë, ajo që duhet kuptuar është se menaxhuesi synon përdorimin e qëndrueshëm të burimit të rinovueshëm për një kohë sa më të gjatë dhe për të arritur këtë objektiv, ai ka nevojë për mbështetje, jo për skepticizëm.

Skepticizmi duket haptas në kryerjen e procesit të hartimit të dokumenteve të planifikimit. Plani i Menaxhimit hartohet nga bashkia dhe miratohet nga ministria.

Këtu menaxhuesi nuk mund të ndryshojë asgjë. Lidhur me tarifat e gjuetisë, çmimet për individët e vrarë do të caktohen nga qeveria (Neni 31, pika 1/c), gjë e cila mund të mund të kushtëzojë të ardhurat e menaxhuesit me pasojë mosarritjen e maksimumit të rendimentit të qëndrueshëm, për të cilën u fol më lart.

Të ardhurat e qëndrueshme janë një garanci jetike për mbarëvajtjen e zonës, pasi vetëm një menaxhues i fortë mund të ngrejë një zonë të suksesshme gjuetie. Përndryshe, menaxheri mund të detyrohet që të kërkojë burime alternative të ardhurash, por të ardhurat nga jashtë mund të ndikojnë qëndrueshmërinë e burimit, sepse menaxheri nuk do të jetë më i interesuar për shtimin e gjahut.

Vështirësi të tjera, objektivisht të paevitueshme, do të rëndojnë mbi supet e menaxhuesve të gjuetisë, të tilla si kundërshtimet e pronarëve privatë brenda zonave të gjuetisë, me të cilët duhet rënë dakort, kundrejt përfitimeve të ndërsjellta.

Autoritetet vendore mund të luajnë një rol në sheshimin e konflikteve. Mundësia e marrëveshjeve është e mundur.

Menaxhuesit mund të kontribuojnë në ruajtjen e të mbjellave të fermerëve privatë nga sulmet e grabitqarëve, përmes gjuetisë selektive apo gjuetisë së kontrolluar, por edhe në sigurimin e zonës së gjuetisë nga keqbërës të tjerë të jashtëm, kundrejt lejimit të aktivitetit të gjuetisë gjatë sezonit, nga ana e pronarëve.

Ironikisht, autorët e projektligjit duken jo fort bashkëpunues me menaxhuesin. Ekziston frika për krijimin e një menaxhuesi të fuqishëm, të pavarur ekonomikisht.

Kjo mund të lidhet me paaftësinë e autorëve, ose me mosmarrjen e përgjegjësive operacionale gjatë zhvillimit të gjuetisë; ose thjesht frika nga e huaja për ta, nga e panjohura: terreni fizik.

NĂ« thelb, mbetet i njĂ«jti model i “njeriut racional” qĂ« Hardin prezantoi nĂ« esenĂ« e tij pesimiste “Tragjedia e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«s”: e kanĂ« mĂ« lehtĂ« qĂ« tĂ« shmangin vendimmarrjen e vĂ«shtirĂ« dhe tĂ« garantojnĂ« mirĂ«qĂ«nien personale, paçka se kjo mund tĂ« dĂ«mtojĂ« mirĂ«menaxhimin e sĂ« pĂ«rbashkĂ«tĂ«s.

Në fund, në nenin 52 (pika 4) autorët e projektligjit rrëzojnë gjithçka, duke ofruar si alternativë bashkinë në rolin e menaxhuesit, nëse ky i fundit nuk është përzgjedhur ende.

Por sa mund të vazhdojë mungesa e një menaxhuesi të mirëfilltë dhe alternimi i funksioneve të tij nga pushteti vendor?

Ministria nuk jep afat, por ndërkohë as nuk shqetësohet kur bashkitë (me ndonjë përjashtim) nuk marrin pjesë fare në konsultimet për projektligjin e gjuetisë.

Prezenca do të zgjeronte diskutimin drejt modeleve të tjera adminstrimi, të njohura në traditën komunitare. Asnjë input në kë drejtim; asnjë interes!

Në këtë mënyrë, ne rrezikojmë që të kthehemi në kohën e vjetër të menaxhimit, në kohën kur zonat e gjuetisë ishin të hapura për të gjithë dhe natyrisht nuk i përkisnin askujt.

Një qeverisje e hapur ndaj së përbashkëtës dëmton, në radhë të parë, vetë shoqërinë. Nëse nuk e pranojmë këtë, nuk kemi zgjidhur asgjë.

Lexoni gjithashtu:

The post Çelja “e koncensionuar” e gjuetisĂ« appeared first on Citizens.al.

“MbrojtĂ«s” qĂ« kĂ«rkojnĂ« zhvillim!

Dje, nĂ« njĂ« prej kthinave tĂ« brendshme tĂ« PiramidĂ«s sĂ« rijetĂ«zuar tĂ« TiranĂ«s, njĂ« bashkĂ«si e vogĂ«l miqsh e donatorĂ«sh, mes tyre burokratĂ« e profesorĂ«, tĂ« ftuar nga Ministria e Mjedisit, u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« festuar (pa shumĂ« entuziazĂ«m) 10-vjetorin e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura (AKZM). Nivelin ceremonial tĂ« jubileut, nĂ«n titullin elegjiak “PĂ«r ty natyrĂ«â€, e ngriti prania e Kryeministrit, ndonĂ«se ai vetĂ« nuk qĂ«ndroi deri nĂ« fund.

Daniel Pirushi, drejtore ekzekutive e kësaj agjencie e mbajti fjalën e para; më pas, ministri Sofjani dhe në fund, Kryeministri Rama. Aktiviteti u përcoll live në Facebook, në kanalin e kryeministrit, me mbi një milion e gjysmë ndjekës.

Pak prej çka u tha ia vlen ta trajtojmë, shkurtimisht, këtu. Në përpjekje për të promovuar vizionin e Ramës, mbi projektet e rijetëzimit të zonave të urbane, Pirushi  pranoi se të tilla projekte mund të shërbenin si modele të replikueshme në rrjetin e zonave të mbrojtura, duke konkluduar, dhe fjala është për rejxhërsat e rrjetit kombëtar të këtyre zonave, se këta nuk janë rojtarë, por dashamirës të natyrës.

Me tĂ« drejtĂ« lind pyetja. NĂ«se nuk Ă«shtĂ« administrata e zonave tĂ« mbrojtura qĂ« i ruan, kush i ruan parqet tona? NĂ« 3 vjet e gjysmĂ«, qĂ« prej emĂ«rimit nĂ« krye tĂ« AKZM, Pirushi ka mĂ«suar t’u shmanget pĂ«rgjegjĂ«sive. I njĂ«jti model shmangieje Ă«shtĂ« pĂ«rhapur edhe poshtĂ« nĂ« strukturat e varĂ«sisĂ«. Ndoshta kjo u shĂ«rben mĂ« mirĂ« interesave individuale pĂ«r tĂ« mbrojtur vendin e punĂ«s, pasi mbrojtja e parqeve u rrezikon shpesh karrierĂ«n. Sido qĂ« tĂ« jetĂ«, komunikimet pĂ«rmes stĂ«rhollimeve tĂ« gjuhĂ«s nuk mund t’u mbivendosen pĂ«rgjegjĂ«sive ligjore qĂ« i takojnĂ« administratĂ«s sĂ« zonave tĂ« mbrojtura. Mohimi deklarativ i figurĂ«s sĂ« rojtarit pĂ«rkrah keqbĂ«rĂ«sit dhe banditĂ«t qĂ« grabisin dhe shkatĂ«rrojnĂ« parqet kombĂ«tare. NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« ndihmĂ« tĂ« shmangies ekzagjerohet edhe pĂ«rkrahja ndaj tĂ« ashtuquajturit “edukim mjedisor”, duke e mbivlerĂ«suar rolin e tij. Fakti Ă«shtĂ« se rojet nuk janĂ« edukatorĂ«; as nuk janĂ« mĂ«sues biologjie. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r metodĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«, pĂ«r tĂ« trushplarĂ« opinionin mbi dobinĂ« dhe efikasitetin e administratĂ«s sĂ« zonave tĂ« mbrojtura. BurokratĂ«t e shndĂ«rruar nĂ« edukatorĂ« janĂ« hipokritĂ«. Administrata nuk Ă«shtĂ« shkollĂ«, as kishĂ«, por organ ligjzbatues.

VetĂ« Rama shkoi edhe mĂ« tej. NĂ« fund tĂ« fjalĂ«s, kur iu drejtua pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« organizatave mjedisore, ai ironizoi pĂ«rpjekjet e tyre nĂ« drejtim tĂ« mjedisit, duke nĂ«nkuptuar se e mbrojnĂ« atĂ« pĂ«r tĂ« siguruar jetesĂ«n. Nuk Ă«shtĂ« agresioni i parĂ« qĂ« ndĂ«rmerr ndaj tyre. NĂ« 2022, i quajti “mbrojtĂ«s tĂ« bezdisshĂ«m”, ndĂ«rsa gjatĂ« kohĂ«s kur liberalizoi ndĂ«rtimin e hoteleve turistike brenda parqeve kombĂ«tare (me ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r zonat e mbrojtura), nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« paralizuar reagimin e tyre, u pĂ«rpoq t’i frikĂ«sojĂ« me kĂ«to fjalĂ«: “na respektoni nĂ«se doni qĂ« t’ju respektojmĂ«â€Šâ€.

Sido qĂ« kĂ«tĂ« radhĂ« u pĂ«rpoq tĂ« tregohej disi mĂ« i moderuar, maska e dashamirĂ«sisĂ« nuk arriti tĂ« mbulonte agresionin dhe cinizmin kronik pĂ«r shoqĂ«rinĂ« civile. PavarĂ«sisht se tĂ« tilla qĂ«ndrime nuk janĂ« vetĂ«m opinionale dhe politike, pavarĂ«sisht se edhe e ashtuquajtura shoqĂ«ri civile vuan simptoma serioze, hipokrizia e njĂ« shoqĂ«rie nuk e rĂ«ndon ndĂ«rgjegjen e kryeministrit, por “pĂ«rkushtimi” i kryeministrit pĂ«r mjedisin natyror pĂ«rbĂ«n njĂ« hipokrizi mĂ« vete qĂ« dĂ«mton shoqĂ«rinĂ«. ËshtĂ« i njĂ«jti veprim, siç tentoi tĂ« bĂ«nte mĂ« parĂ« Pirushi, qĂ« synon trasferimin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« te tjetri; e njĂ«jta taktikĂ« sulmi qĂ« synon diskreditimin e kundĂ«rshtarit politik, pĂ«r tĂ« zhveshur nga morali pĂ«rpjekjen pĂ«r mbrojtjen e natyrĂ«s nĂ« sytĂ« e publikut.

FalĂ« kĂ«saj mendĂ«sie, ndonĂ«se janĂ« shtuar nĂ« hektarĂ«, nĂ« dhjetĂ« vite zonat e mbrojtura janĂ« varfĂ«ruar nĂ« biodiversitet. Dy prej zonave me mbrojtjen mĂ« tĂ« lartĂ« (ZonĂ« Strikte), Pyjet e Gashit (TropojĂ«) dhe Bredhi i Kardhiqit (GjirokastĂ«r) e kanĂ« humbur statusin e mĂ«parshĂ«m. Impiantet e prodhimit tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme janĂ« lejuar tĂ« ndĂ«rtohen brenda Peizazhit tĂ« mbrojtur PishĂ«-Poro-NartĂ«, aty ku ndĂ«rtohet edhe i shumĂ« kundĂ«rshtuari: Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i VlorĂ«s. Hotele turistike, krahas veprave tĂ« tjera infrastrukturore kanĂ« siguruar mbĂ«shtetje ligjore pĂ«r t’u ndĂ«rtuar brenda parqeve kombĂ«tare. Qindra hektarĂ« habitatesh pishash mesdhetare, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregore, janĂ« shkrumbuar nga zjarret. Vjosa qĂ« propagandohet si lumi i fundit i egĂ«r nĂ« EvropĂ«, por qĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« parku kombĂ«tar i vetĂ«m nĂ« letĂ«r nĂ« EvropĂ«, pĂ«rcjell çdo ditĂ«, pĂ«rmes shtratin tĂ« tij tĂ« gjerĂ« tĂ« gjitha fekalet e ShqipĂ«risĂ« Jugore drejt Adriatikut.

Nuk ka të ardhme në këtë dhjetëvjetor për zonat e mbrojtura. Vitin e shkuar ndryshoi ligji për të lejuar zhvillimin. Sot kërkohet largimi i rojtarëve.

NjĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e sigurtĂ«: zonat e mbrojtura mbrohen, nuk rivitalizohen; kanĂ« nevojĂ« pĂ«r roje, jo pĂ«r arkitektĂ«t e oborrit tĂ« kryeministrit dhe pĂ«r burokratĂ«t e planifikimit urban. Shpesh, “rivitalizimet” e trashĂ«gimisĂ« na kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« sesa tĂ« ardhurat qĂ« mund tĂ« fitohen.

Por jo tĂ« gjithĂ« e kuptojnĂ« kĂ«të 

The post “MbrojtĂ«s” qĂ« kĂ«rkojnĂ« zhvillim! appeared first on Citizens.al.

Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër

Autore: Ola Mitre | Citizens.al

Shqipëria ka miratuar prej vitesh kuadrin ligjor për certifikatën e performancës energjetike të ndërtesave, por ky dokument mbetet thuajse i panjohur për qytetarët dhe tregun imobiliar.

Pavarësisht se certifikimi është detyrim ligjor prej vitit 2016, mungon një regjistër publik që të tregojë cilësinë energjetike të godinave. Asnjë transaksion shitjeje apo qiraje nuk lejohet të kryhet pa certifikatën në fjalë, por në praktikë dokumenti përdoret vetëm për të kaluar procedurat e lejeve të ndërtimit.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« certifikata e performancĂ«s energjetike?

Certifikata e performancës energjetike vlerëson sa energji konsumon një ndërtesë për ndriçim, ngrohje, ftohje, ventilim, ujë të ngrohtë dhe pajisje elektroshtëpiake.

Ajo lëshohet nga ekspertë të licencuar të energjisë, auditues, në bazë të një metodologjie të miratuar që klasifikon sistemin elektrik të ndërtesave në shkallë nga më efikasi (A+) te më pak efikasi (G).

Certifikata depozitohet më pas Agjencinë e Eficiencës së Energjisë (AEE) jo më vonë se 3 ditë nga lëshimi i saj.

Ky raport certifikues është një tregues cilësor për ndërtesat dhe prej vitit 2016 detyrim për çdo objekt të ri apo ekzistues që i nënshtrohet një rinovimi të thellë.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se për godinat ekzistuese, para vitit 2021, nuk është lëshuar asnjë certifikatë.

Sistemi, i nisur prej vitit 2016, duket se funksionon vetĂ«m nĂ« fazĂ«n e aplikimit pĂ«r leje ndĂ«rtimi, ndĂ«rsa mĂ« pas dokumenti “arkivohet” nĂ« AEE dhe nuk Ă«shtĂ« publikisht i aksesueshĂ«m.

Rëndësia e certifikatës së performancës energjetike

Të dhënat tregojnë se ndërtesat rezidenciale, publike dhe tregtare, janë konsumatori më i madh i energjisë në Shqipëri me 37.08%.

Sipas draft-Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, në vitin 2023, Shqipëria numëronte 632,936 banesa, 71.2% e të cilave ishin të banuara. Paralelisht janë dhe 9,492 ndërtesa publike dhe 85,098 ndërtesa shërbimesh tregtare.

“Krahas numrit tĂ« madh, shumica e stokut janĂ« tĂ« vjetĂ«ruara, tĂ« paizoluara dhe nuk pĂ«rmbushin as standardet minimale tĂ« eficiencĂ«s energjetike dhe komoditetit tĂ« jetesĂ«s nĂ« to,” thotĂ« eksperti i mjedisit, Kristi Bashmili.

“NĂ«se ndĂ«rtesat janĂ« tĂ« paizoluara, pĂ«rdorin pajisje joefikase, apo pĂ«rdorin energji jo tĂ« pastĂ«r, kjo pĂ«rkthehet nĂ« ndotje mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« ajrit, konsum tĂ« tepĂ«rt tĂ« energjisĂ«, kosto mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r qytetarĂ«t dhe ndikim negativ nĂ« shĂ«ndetin e popullatĂ«s,” shton ai.

Shumë studime tregojnë se një banesë me eficiencë të lartë energjisë, që përfshin ndër të tjera termo-izolimin dhe dritaret me dopioxham, mund të reduktojë 50-70% faturën e energjisë.

Megjithatë, në vendin tonë edhe kur kryhet një rinovim banese, sipas parimeve të eficiencës së energjisë, askush nuk vërteton cilësinë e ndërhyrjes.

“Shpesh dĂ«gjojmĂ« qĂ« fasadat e ndĂ«rtesave izolohen nga pas, del dikush dhe thotĂ« ‘U kursye 50% energji’. Po a u kursye vĂ«rtet 50%?! Askush nuk e di. KĂ«tĂ« gjĂ« e mat vetĂ«m certifikata,” thotĂ« eksperti i eficiencĂ«s sĂ« energjisĂ«, Gjergji Simaku.

AEE tha pĂ«r Citizens.al se deri mĂ« sot janĂ« certifikuar mbi 150,000 njĂ«si ndĂ«rtesash tĂ« reja dhe se kjo punĂ« ka nisur tĂ« zbatohet “qĂ« prej vitit 2021”.

Simaku konfirmoi se sistemi i certifikimit “u ngroh” nĂ« momentin kur certifikata u vendos si kusht pĂ«r marrjen e lejes sĂ« ndĂ«rtimit.

Çdo ndĂ«rtues u detyrua ta paraqiste dokumentin si pjesĂ« tĂ« dosjes sĂ« lejes, duke prodhuar kĂ«shtu dhjetĂ«ra mijĂ«ra certifikata qĂ« ekzistojnĂ« pĂ«r tĂ« kaluar filtrat burokratikĂ«.

“Kemi 150 mijĂ« certifikata, sepse çdo leje ndĂ«rtimi kĂ«rkon njĂ« tĂ« tillĂ«, por gjendja nuk mbaron kĂ«tu. A Ă«shtĂ« certifikata kaq e vlefshme dhe kaq popullore?! Ne pĂ«rpara se tĂ« blejmĂ« njĂ« makinĂ« e shikojmĂ« ‘sa harxhon’, por asnjĂ«ri nga ne nuk orientohet nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« tĂ« re pĂ«rmes certifikatĂ«s dhe kĂ«tu qĂ«ndron problemi,” analizon Simaku. 

Edhe më shqetësuese është situata për godinat ekzistuese përpara vitit 2021, pasi aktualisht nuk është lëshuar asnjë certifikatë e tillë.

AEE nuk dha përgjigje se kur pritet të fillojë ky proces, që sipas ekspertëve nuk duhet të jetë thjesht dokument formal, por standard i domosdoshëm për të garantuar cilësi dhe ulje të konsumit të energjisë në sektorin e ndërtesave.

“Ligji i vitit 2016, qe njĂ« ogur i mirĂ« dhe shpresuam se situata do tĂ« ndryshonte. NĂ« fakt solli disa aspekte pozitive, por vetĂ« institucionet nuk patĂ«n vullnet pĂ«r ta çuar pĂ«rpara,” thotĂ« Bashmili.

“Tani, jemi pĂ«rpara njĂ« ndryshimi thelbĂ«sor tĂ« ligjit, pa pasur raport tĂ« cilĂ«sisĂ« mbi zbatueshmĂ«rinĂ« e tĂ« parit, çka mund tĂ« sjellĂ« pasiguri dhe mosbesim nĂ« zbatimin dhe forcĂ«n e ligjit,” vijon ai.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Tregu imobiliar

NĂ« tregun imobiliar, certifikata energjetike Ă«shtĂ« njĂ« mjet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m transparence. NĂ« Bashkimin Evropian, njĂ« apartament me klasĂ« energjetike “A” ose “B” ka vlerĂ« mĂ« tĂ« lartĂ«, sepse blerĂ«sit e dinĂ« qĂ« do tĂ« kenĂ« kosto tĂ« ulĂ«t operative. Por, nĂ« ShqipĂ«ri nuk veprohet kĂ«shtu.

“Jemi pjesĂ« e rrjetit evropian dhe nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« ‘big deal’, ndĂ«rsa nĂ« ShqipĂ«ri ndĂ«rgjegjĂ«simi Ă«shtĂ« shumĂ« i ulĂ«t edhe ndĂ«rmjet atyre qĂ« tregtojnĂ« pasuritĂ« e paluajtshme,” thotĂ« Reinaldo Pipiria, kryetar i ShoqatĂ«s KombĂ«tare tĂ« NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«. 

“PatjetĂ«r qĂ« shqetĂ«sohem qĂ« tĂ« jetĂ« ndĂ«rtim i mirĂ«, cilĂ«sor, izolim akustik, termik, kondicionimi. KĂ«to i duam, por gjithmonĂ« nĂ« ShqipĂ«ri nuk themi dot a e ke tĂ« certifikuar? A ma vĂ«rteton dot?,” shton ai. 

NĂ« fakt, ligji nĂ« ShqipĂ«ri kĂ«rkon qĂ« kur ndĂ«rtesat ose njĂ«sitĂ« e ndĂ«rtesave ndĂ«rtohen, shiten ose jepen me qira, certifikata duhet t’i dorĂ«zohet çdo blerĂ«si ose qiramarrĂ«si.

“BĂ«jmĂ« pafund shitje tĂ« apartamenteve tĂ« reja, por asnjĂ«herĂ« nuk ka qenĂ« si temĂ« ‘Shiko se nuk e ka certifikatĂ«n!’. AsnjĂ« diskutim nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« qĂ« a ekziston kjo, Ă«shtĂ« plus, Ă«shtĂ« minus, nuk Ă«shtĂ« diskutuar asnjĂ«herĂ«,” thotĂ« Pipiria.

Ai sjell gjithashtu në vëmendje modelin që ndiqet jashtë vendit, në momentin që dikush dëshiron të blejë banesë.

“NĂ« rastin e EvropĂ«s dhe AmerikĂ«s, blerĂ«si ka tĂ« drejtĂ« tĂ« inspektojĂ« pasurinĂ« e paluajtshme me njĂ« inspektues profesionist dhe ai nxjerr pikat e forta dhe pikat e dobĂ«ta tĂ« shtĂ«pisĂ«. Ne nuk kryejmĂ« as inspektimin e pronĂ«s, nuk kĂ«rkojmĂ« as certifikatĂ« pĂ«r atĂ« gjĂ« qĂ« deklarojmĂ« se i kemi tĂ« investuara,” thotĂ« ai.

Përballë kësaj situate, aktualisht, nuk ekziston një databazë publike, që të tregojë klasën energjetike të godinave. Legjislacioni kërkon ngritjen e saj, por të dhënat mund të aksesohen vetëm pas kërkesës në AEE.

“Duhet tĂ« ekzistojĂ« njĂ« databazĂ« kombĂ«tare, ashtu siç ekziston nĂ« Itali apo nĂ« vende tĂ« tjera dhe duhen marrĂ« shembuj konkretĂ« nga vende tĂ« BE-sĂ«,” thotĂ« Simaku.

“TĂ« paktĂ«n tĂ« dimĂ« tĂ« kopjojmĂ« dhe tĂ« dimĂ« tĂ« adoptojmĂ« mĂ«nyrĂ«n e dhĂ«nies sĂ« certifikatave. GjĂ«rat nuk duhen bĂ«rĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« folur, por duhen bĂ«rĂ« realisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« masive nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin,” thekson ai. 

Edhe për Bashmilin ka nevojë për ndërmarrjen e masave, për të përfituar nga efektet që sjell eficienca e energjisë në ndërtesa. Sipas tij, rritja e performancës energjetike dhe përdorimi i materialeve e pajisjeve cilësore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e mjediseve të brendshme të ndërtesave.

“KĂ«shtu zvogĂ«lohet ndotja e ajrit tĂ« brendshĂ«m, zhurmat dhe pĂ«rmirĂ«sohet cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s. Pra, Ă«shtĂ« jetike si nĂ« drejtim tĂ« kursimit tĂ« energjisĂ«, rritjes sĂ« komoditetit por edhe nĂ« drejtim tĂ« mbrojtjes sĂ« burimeve natyrore,” shpjegon ai.

Ndërkohë, Pipiria kërkon ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësimi, por edhe më shumë përgjegjësi nga institucionet. 

“NĂ« momentin qĂ« ne do tĂ« jemi pjesĂ« e BE-sĂ«, barra e axhendĂ«s apo tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe dhe nuk e di sesi do t’i gjejmĂ« ato miliardat. Ndaj, jam ‘pro’ ndĂ«rgjegjĂ«simit, certifikimit dhe rritjes sĂ« perfomancĂ«s, por duhet tĂ« jetĂ« e shoqĂ«ruar me politikĂ« fiskale incentivuese dhe me mjete financiare tĂ« aksesueshme,” pĂ«rfundon ai.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër appeared first on Citizens.al.

Hidrocentrale të tjera në horizont, shqetësime shtesë për komunitetet

Raportimet dhe të dhënat e mbledhura nga Citizens.al ekspozojnë një panoramë të ngarkuar me kontradikta dhe përplasje me komunitetet sa i përket shfrytëzimit të burimeve ujore për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri: hidrocentrale joefiçente, leje të dhëna pa konsultime publike dhe mungesë raportesh për ndikimin e tyre mjedisor.

Citizens sjell njĂ« hartĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« 99 hidrocentraleve nĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«, tĂ« cilĂ«t pritet t’i shtohen listĂ«s sĂ« 158 hidrocentraleve tĂ« tjera qĂ« u ndĂ«rtuan nĂ« periudhĂ«n 2013-2024.

Kush fiton dhe kush humbet nga ndërtimet e tyre? Përvoja me rastet e shkuara tregon se komunitetet përreth nuk fitojnë gjë, përkundrazi.

Qasja e pandryshuar me hidrocentralet

NdĂ«rsa qeveria e Kryeministrit Edi Rama – nĂ« pushtet prej vitit 2013 – vazhdon ta paraqesĂ« zhvillimin e hidrocentraleve si politikĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme energjetike, bilanci real mbetet i paqartĂ«.

Pasi mori pushtetin, Rama e konsideroi “korrupsion shkatĂ«rrimtar” prirjen e qeverisĂ« sĂ« shkuar tĂ« drejtuar nga Sali Berisha (2005-2013) pĂ«r dhĂ«nien e lejeve tĂ« hidrocentraleve nĂ« zonat e mbrojtura. 

Ai tha se nĂ« kĂ«to zona ishin dhĂ«nĂ« 113 leje, prej tĂ« cilave ai theksoi se 55 prej tyre “nuk kanĂ« pĂ«r tĂ« filluar punĂ«â€ si zotim i tij se politika me hidrocentralet do tĂ« ndryshonte.

Sipas raportit të vitit 2013 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Shqipëria kishte asokohe 80 hidrocentrale private me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 240 megavat (MW).

Qeveria Rama shqyrtoi 103 kontrata koncesionare në një proces, pas së cilit në vitin 2019 deklaroi anulimin e 27 prej tyre, që parashikonin ndërtimin e 80 HEC-eve.

Sipas raportit të ERE-s për vitin 2019, Shqipëria kishte 197 hidrocentrale private me fuqi 827 MW.

Qeveria doli me gjykimin e përgjithshëm se hidrocentralet e vegjël ishin të padobishëm në aspektin energjetik dhe të dëmshëm në raport me mjedisin dhe komunitetet.

“Nuk do ketĂ« mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, leje pĂ«r asnjĂ« HEC nĂ«n 2 MW dhe nuk do lejohet mĂ« kurrĂ« qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« tĂ« preken zona me rĂ«ndĂ«si nga pikĂ«pamja natyrore dhe turistike, apo komunitete, duke arritur deri nĂ« pikĂ«n qĂ« tubat e HEC-it tĂ« futen nĂ« burimin e ujit,” u zotua Rama asokohe.

Por koha tregoi se ky zotim nuk u mbajt nga qeveria, e cila vijoi me dhënien e lejeve për HEC-et e vegjël, madje ajo ndërhyri edhe në ligjin e zonave të mbrotjura duke i tkurrur edhe territoret e parqeve kombëtare në favor të dhënies së burimeve ujore për HEC-e.

Rastet konkrete janĂ« HEC-et nĂ« Zall-Gjoçaj apo dhe nĂ« Kurdari ku pĂ«r shembull “HEC Doma” po ndĂ«rtohet pavarĂ«sisht kontestimeve tĂ« komunitetit dhe faktit se ka njĂ« kapacitet prej mĂ« pak se 2 MW.

ERE raportoi në vitin 2024 për 238 hidrocentrale private të prodhimit të energjisë. Një rritje me 17.2% (41 HEC-e) krahasuar me vitin 2019 kur qeveria u zotua për qasje të kontrolluar dhe 66.3% (158 HEC-e) prej vitit 2013 kur socialistët morën pushtetin.

Më shumë se gjysma e këtyre impianteve (58%; 138 HEC-e) prodhojnë energji minimale (me kapacitete 2 ose më pak se 2 MW), dhe janë ndërtuar pavarësisht dëmeve ndaj mjedisit, burimeve ujore dhe komuniteteve.

TĂ« dhĂ«nat e siguruara nga Citizens.al prej AgjencisĂ« KombĂ«tare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe 61 bashkitĂ« e vendit, tregojnĂ« se zyrtarisht janĂ« edhe 177 HEC-e qĂ« pritet t’i shtohen vendit: 25 HEC-e janĂ« nĂ« ndĂ«rtim, 152 nĂ« procedura pĂ«r tĂ« marrĂ« lejet.

Sipas të dhënave të AKBN-së përpos premtimeve për të mos dhënë më leje për ndërtimin e hidrocentraleve numri i tyre ka ardhur në rritje.


Nga hidrocentralet që janë në ndërtim e sipër, kontratat janë lidhur në periudha të ndryshme, duke nisur prej vitit 2013 e deri më 2025.

Përkatësisht, kemi 1 kontratë të lidhur në 2013-ën, katër në 2015-ën, pesë në vitin 2017, shtatë në vitin 2018, një në vitin 2019, tre në vitin 2021, dy në vitin 2023 dhe dy të tjera në vitin 2025.


Kontratat për 152 hidrocentralet që janë në procedura për të nisur nga puna, ngjashëm ndahen në periudha të ndryshme duke nisur nga viti 2010, të cilat ende nuk janë finalizuar edhe më sot.


Kështu, në 2010 janë lidhur shtatë kontrata, në 2011 tetë të tilla, në 2012 nëntë kontrata, në 2013 pesë kontrata, në 2015 katër kontrata, në 2016 10 të tilla, në 2017 16 kontrata, në 2018, 22 kontrata, në 2019 gjashtë kontrata, në 2020, dy të tilla, në 2021 katër kontrata, në 2022 një kontratë, në 2023 pesë kontrata, në 2024 tre kontrata.


Sipas të dhënave të AKBN-së edhe për hidrocentralet që kanë hyrë në prodhim në 15 vitet e fundit, 131 të tilla, viti kur janë lidhur më shumë kontrata është 2013, me 41 të tilla.

Më pas vjen viti 2017 me 31 të tilla, viti 2018 me 18, vitit 2011 me 17, 2012 me 14, vitit 2010 me 5 kontrata, vitit 2019 me dy të tilla, dhe viti 2015 dhe 2016 me nga një kontratë secili.

NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« strategjie tĂ« re pĂ«r energjinĂ« e rinovueshme, ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« mbĂ«shtetet kryesisht te lumenjtĂ« – burime qĂ« po shterojnĂ« pĂ«rveç ndikimit tĂ« ndryshimeve klimatike, edhe prej presionit tĂ« investimeve private dhe mungesĂ«s sĂ« kontrollit publik.

Thuajse gjysma e prodhimit (41.7%) tashmë vjen nga centralet private. Numri fotovoltaikëve është shtuar ndjeshëm (21), por shpesh edhe këto janë shoqëruar me probleme në ndikimin në mjedis dhe komunitete.

Prej vitit 2013 pesha e kapaciteteve prodhuese të hidrocentraleve private është pesëfishuar nga 240 MW në 1,222 MW (45.8% e totalit).

Ndërkohë mungojnë të dhënat e përgjithshme për efektet që ky zgjerim i madh ka bërë në natyrë dhe komunitete.

Ku do të ndërtohen hidrocentralet?


Nga 25 hidrocentralet qĂ« janĂ« nĂ« ndĂ«rtim, dy prej tyre janĂ« nĂ« Elbasan, pesĂ« nĂ« Gramsh, njĂ« nĂ« ÇorovodĂ«, katĂ«r nĂ« Maliq, njĂ« nĂ« PukĂ«, dy nĂ« FushĂ« ArrĂ«z, dy nĂ« BulqizĂ«, njĂ« nĂ« Burrel, katĂ«r nĂ« Peshkopi, njĂ« nĂ« Klos, njĂ« nĂ« Kaçinar (RrĂ«shen) dhe njĂ« nĂ« Hekal tĂ« TiranĂ«s.


Ndërsa nga 152 hidrocentrale që janë në procedura, ndarja është e tillë:


Dy në Elbasan
Tetë në Librazhd
Dy në Përrenjas
Nëntë në Gramsh
Një në Belsh
10 nĂ« ÇorovodĂ«
Katër në Korçë
Tre në Ersekë
Dy në Pogradec
12 në Devoll
15 në Kukës
10 në Bajram Curr
Tetë në Koplik
10 në Fushë Arrëz
Tetë në Pukë
Tre në Shkodër
Gjashtë në Bulqizë
Tetë në Burrel
Një në Peshkopi
Nëntë në Klos
Katër në Rrëshen
Dy në Kurbin, Finiq dhe Tepelenë
Një në Poçem të Fierit, Himarë dhe Memaliaj
Tetë në Selenicë

Kaçinari: “Uji nĂ« tuba” dhe njĂ« komunitet nĂ« revoltĂ«

NĂ« Kaçinar tĂ« MirditĂ«s, tensioni i mbledhur ndĂ«r vite shpĂ«rtheu nĂ« fundin e muajit mars nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ«. Qindra banorĂ« nga fshatrat pĂ«rreth, por dhe diaspora u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar ndĂ«rtimin e katĂ«r hidrocentraleve tĂ« koncesionarit “ShpĂ«rdhaza-Energji”.

Banorët e konsiderojnë cenim kryesor për jetën e tyre futjen në tuba e disa prej përrenjve malorë, të cilët historikisht janë përdorur nga fshatrat.

Rruga e vĂ«shtirĂ« drejt QafĂ«s sĂ« Vorres – rreth 40 minuta larg nga RrĂ«sheni – ku u zhvillua protesta, tregonte njĂ«kohĂ«sisht degradimin e territorit dhe tensionin e autoriteteve: postblloqe policore, kontrolle makinash dhe prezencĂ« e pajustifikuar efektivĂ«sh.

“KĂ«tu kĂ«tĂ« popull e kanĂ« grabitur,” pĂ«rshkroi revoltĂ«n Arben Gega, njĂ« prej protestuesve, “por kur s’na ka bĂ«rĂ« turku tĂ« ikim, kĂ«ta jo se jo, nuk do t’ia arrijnĂ«!”.

Gjok Beqiri, nga fshati Simon, tregoi se projekti prek shtatë fshatra me mbi 3,000 familje.

Kabina e rojeve dhe kamerat e sigurisë të vendosura përreth kantierit kishin krijuar një ambient të denjë për zonë ushtarake, ndërsa banorët, në mungesë informacioni dhe të vënë përballë faktit të kryer, ngritën dyshimet se dokumentacioni i kompanisë nuk është i rregullt.

Këtë shqetësim ndanë për Citizens.al disa prej tyre, të cilët thanë se nuk ishin njoftuar kurrë për dëgjesa publike, pavarësisht pretendimeve të kompanisë.

NĂ« muajin prill, makineritĂ« e kompanisĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji” hynĂ« nĂ« pyllin aty pranĂ«, njĂ« zonĂ« me njĂ« peizazh tĂ« larmishĂ«m buzĂ« rrugĂ«s, pĂ«r tĂ« cilĂ«n banorĂ«t druajnĂ« se mund tĂ« vuajĂ« pasoja nga hidrocentralet.

Pasi konstatuan pemët e para të rrëzuara nga punimet ata organizuan protesta të tjera, një prej së cilës edhe në Tiranë, para ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari i fshatit Simon, Gjergj Deda, ngriti dyshimet se punimet po kryheshin pa lejet e nevojshme “sepse kĂ«rkonin dhe shoqĂ«roheshin nga policia çdo ditĂ«â€.

PĂ«r komunitetin, uji Ă«shtĂ« thelbi i jetesĂ«s: mullinjtĂ«, tokat dhe historinĂ« e tyre. “Vllaut s’ia fal, jo mĂ« tĂ« huajit,” kanĂ« theksuar disa prej tyre.

Ndaj ata i janĂ« drejtuar drejtĂ«sisĂ«. NĂ« shtator, Gjykata e LezhĂ«s vendosi t’ia kalojĂ« çështjen StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) duke shpallur moskompetencĂ«.

Kurdaria: NjĂ« verĂ« e nxehtĂ« kundĂ«r HEC-it “Doma”

NĂ« Kurdari tĂ« Matit, vera shĂ«noi nisjen e punimeve pĂ«r HEC-in “Doma”, njĂ« projekt i “Global Interprise Group” qĂ« pritet tĂ« shfrytĂ«zojĂ« lumin e LusĂ«s dhe tĂ« hapĂ« njĂ« trase tĂ« re rruge prej 4.4 km.

Për banorët, ky projekt vjen në një kohë kur ata vuajnë për ujë, pavarësisht investimeve në ujësjellës.

Erind Saliaj, administrator i NjĂ«sisĂ« Administrative Suç, shpjegoi pĂ«r Citizens.al se pesĂ« fshatrat e zonĂ«s – Kurdari, SkĂ«nderaj, Kurqelaj, Suç dhe Kujtim – nuk kanĂ« furnizim tĂ« rregullt dhe se ndĂ«rtimi i njĂ« hidrocentrali Ă«shtĂ« “absurd” nĂ« kĂ«to kushte.

Tregues për situatën ishte gjendja në kafenenë më popullore të fshatit, e cila shërbente vetëm ujë të ambalazhuar, teksa çezma e oborrit të saj ishte tharë.

Procesi i dëgjesave publike ka qenë pika kryesore e tensioneve në këtë çështje, e cila është shoqëruar me protesta dhe përplasje me kompaninë.

Një ekskavator dhe furgon me gomë të çarë qëndronin të braktisur në fund të trasesë së hapur si dëshmi e përplasjeve. Ato ruheshin nga një kamerë, e cila për ironi furnizohej me panel diellor.

Sipas banorëve, dëgjesa e parë, e vitit 2018, tregoi se shumica ishin kundër hidrocentraleve, por ndryshe, në procesverbal u paraqit si shprehje dakordësie.

Rexhep Kuleni, një nga zërat më të fortë të komunitetit, tha se ky veprim përbën shkelje penale, për të cilën duhet gjetur përgjegjësia.

Ai kujton dëgjesën e dytë të mbajtur në vitin 2020, kur rreth 500 banorë u mblodhën dhe kërkuan që përfaqësuesi i kompanisë që interesohej për hidrocentralin të largohej.

Por pavarësisht kundërshtive dhe premtimeve se nuk do të rikthehej në zonë, koncesionari u shfaq sërish, duke marrë firma në mënyrë të veçuar, pa pjesëmarrje lajmëruar të komunitetit apo autoriteteve.

“Marrin ca firma nĂ« mĂ«nyrĂ« abuzive, ku njĂ« pjesĂ« e madhe nuk e dinĂ« çfarĂ« kanĂ« firmosur,” tha Kuleni, sipas sĂ« cilit nĂ« kĂ«to dĂ«gjesa nuk ka pasur pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkisĂ«.

Banorët thonë se mungon transparenca, të dhënat, dhe mbi të gjitha mungon uji. Për ta, hidrocentrali është kërcënim ekzistencial dhe social, jo një projekt energjetik.

Zona, e njohur dhe si “hambari i Matit” pĂ«r prodhimet bujqĂ«sore Ă«shtĂ« zotuar se nuk do ta lĂ«rĂ« projektin e hidrocentralit qĂ« tĂ« zbatohet duke vijuar ndalimin e makinerive t’i bashkohen kantierit.

“Nuk do ta lĂ«mĂ«, me firma tĂ« vjedhura, me firma tĂ« blera, populli nuk pranon,” theksoi Enver Dava, tokat e tĂ« cilit bien krah trasesĂ« sĂ« hidrocentralit.

Paralelisht, banorët e kanë adresuar kundërshtinë e tyre edhe në rrugë gjyqësore. Në tetor, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i ndali punimet deri në një vendim në themel të çështjes, por pavarësisht kësaj banorët mbeten me shpresë për një vendim të drejtë.

Zall-Gjoçaj: HEC-et u ndërtuan, por beteja kundër tyre vazhdon

NĂ« Zall-Gjoçaj, hidrocentralet “SekĂ«â€ dhe “Zais” morĂ«n formĂ« mes polemikave, por qĂ«ndresa e komunitetit atje vijon prej mĂ« shumĂ« se shtatĂ« vitesh.

Reportazhet e emisionit “Opinion” nga Blendi Fevziu dhe portali Lexo.al nga Flogert Muça, promovuan me kĂ«rshĂ«ri gjatĂ« muajve shtator-tetor investimet nĂ« hidrocentralet e Zall-Gjoçajt.

Materialet u pĂ«rpoqĂ«n t’i jepnin njĂ« dimension tjetĂ«r investimit privat tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit italian Fabio Scuero. Sipas tyre tre HEC-et e ngritura nĂ« basenin e UrakĂ«s me kapacitet 30 MW, janĂ« shoqĂ«ruar me investime pĂ«r njĂ« rrjet ujĂ«sjellĂ«si pĂ«r 17 fshatra dhe rreth 90 km rrugĂ«.

Por reportazhet ngjallën zemëratën e banorëve të Zall-Gjoçajt, të cilët prej vitit 2018 kanë protestuar kundër HEC-eve.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t aktivistĂ«t e cilĂ«suan atĂ« reklamĂ« duke kujtuar se Zall-Gjoçaj Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simbol rezistence pikĂ«risht sepse HEC-et u ndĂ«rtuan brenda Parkut KombĂ«tar “LurĂ«-Mali i DejĂ«s”, njĂ« zonĂ« e mbrojtur qĂ« u tkurr me njĂ« vendim tĂ« qeverisĂ« nĂ« vitin 2022 pĂ«r t’i hapur rrugĂ« projektit tĂ« HEC-it “Zais”.

Prej vitesh, banorë si Abdi Toçi, Dhimitër Koleci dhe Adem Gjokolaj kanë protestuar, kallëzuar zyrtarë publikë dhe kanë çuar çështjen e Zall-Gjoçajt në disa procese gjyqësore.

Në tetor, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin që legjitimonte ndërtimin e HEC-eve, duke rrëzuar padinë për shfuqizimin e kontratave dhe akteve administrative.

Avokati i tyre, Franc Terihati, tha për Citizens.al se çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa Koleci tha se një padi tjetër po hetohet nga SPAK, dhe një padi penale mbetet e hapur për dëmet e shkaktuara gjatë punimeve, nga prishja e kanalit të ujit e deri te hedhja e inertëve në varreza.

Ndërkohë, kompania ka paditur vetë aktivistë e banorë për shpifje, gjë që komuniteti e sheh si formë presioni për të heshtur rezistencën.

Në terren, pasojat sipas banorëve janë të prekshme: uji është i gjithi në tuba, burimet e fshatit janë shteruar dhe lumi nuk ka më prurjen e mëparshme. Banorët thonë se gjatë verës nuk kishin ujë as për të fikur zjarret, ndërsa bagëtia dhe bletët kanë pësuar dëme të pakthyeshme.

Për Zall-Gjoçajn, beteja nuk ka të bëjë vetëm me një projekt energjetik, por me të drejtën për të ekzistuar brenda peizazhit të tyre.

Edhe pse hidrocentralet u ndërtuan, çështjet ligjore, pasojat mjedisore dhe mosbesimi ndaj institucioneve vazhdojnë ta mbajnë fshatin në një konflikt të hapur me modelin kombëtar të zhvillimit hidroenergjetik.

Lufaj njësoj si Zall-Gjoçajt përballë thatësirës

NĂ« Lufaj tĂ« MirditĂ«s, banorĂ«t pĂ«rballen me tĂ« njĂ«jtin model tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« hidrocentraleve – devijim burimesh ujore pa transparencĂ« dhe pa dĂ«gjesa me komunitetin.

NĂ« korrik ata protestuan kundĂ«r kompanisĂ« “Seka Hydropower”, me pretendimin se ajo nuk respektonte kontratĂ«n e shfrytĂ«zimit tĂ« burimeve ujore tĂ« zonĂ«s duke mos lĂ«shuar rrjedhĂ« pĂ«r nevojat e tyre.

Zona me një peizazh të mrekullueshëm, nuk ndihmohej aspak nga rruga, e cila ishte në gjendje të amortizuar. Devijimi i prurjeve kishte ulur ndjeshëm burimet duke detyruar disa familje të merrnin ujë gjetkë me mjete të improvizuara.

Banorët thanë për Citizens.al se ata kishin qenë kundër ndërtimit të HEC-ve që para vitit 2017, por që zëri i tyre nuk ishte dëgjuar.

“As nuk na ka pyetur njeri, as nuk kemi qenĂ« dakord,” tha Agron Kaçarri, banor.

Lufaj e lidh drejtpërdrejt fatin e saj me Zall-Gjoçajt, ku hidrocentralet u ndërtuan brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe Malit të Dejës, duke sjellë konflikt të gjatë me komunitetin, ndërhyrje policore dhe pasoja të pakthyera në ekosistem.

“Energji e gjelbĂ«r” me kosto tĂ« errĂ«t

Modeli i hidrocentraleve nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« shitur si “njĂ« model i gjelbĂ«r”, por nĂ« realitet ka sjellĂ« dĂ«me tĂ« pakthyeshme ekologjike dhe ekonomike nĂ« nivele lokale, por edhe kombĂ«tare.

Biologu Olsi Nika, i cili drejton organizatĂ«n mjedisore “Eco Albania”, thekson pĂ«r Citizens.al se shumĂ« projekte hidroenergjetike janĂ« miratuar mbi leje tĂ« diskutueshme dhe pa analiza tĂ« plota tĂ« ndikimit, duke krijuar njĂ« zinxhir pasojash qĂ« shkon nga shpyllĂ«zimi te shkatĂ«rrimi i habitateve ujore.

Sipas tij, devijimi i ujĂ«rave, rezervuarĂ«t e mĂ«dhenj, ndotja, ndryshimi i temperaturĂ«s dhe oksigjenit kanĂ« çuar nĂ« humbje speciesh, eutrofikim dhe homogjenizim tĂ« biodiversitetit – njĂ« proces qĂ« shumĂ« zona nuk e rikuperojnĂ« kurrĂ«.

Rast konkret përmendet trofta apo dhe peshq të tjerë migratorë, të cilët nuk arrijnë zonat e shumimit për shkak të devijimeve të lumit apo dhe vetë impianteve hidroenergjetike.

Raporti për Zall-Gjoçajn i biologut Melitjan Nezaj nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) e konkretizon problemin.

Me lënien e një sasie minimale të ujit ekologjik, shtrati i lumit thahet pak qindra metra larg veprave të marrjes.

“NĂ« shtratin tashmĂ« pa ujĂ« kanĂ« nisur tĂ« shfaqen bimĂ« tĂ« mjediseve tĂ« thata, njĂ« shenjĂ« e qartĂ« e mungesĂ«s afatgjatĂ« tĂ« ujit,” thekson Nezaj.

Kjo ka zhdukur faunën nënujore, ka degraduar bimësinë dhe ka goditur bujqësinë e banorëve, të cilët varen nga uji për prodhim dhe blegtori.

Ndërtimet kanë lënë pas inertë, kanale të dëmtuara dhe masa rehabilituese të dështuara, shpesh me bimësi jovendase dhe vendkalime peshqish që nuk funksionojnë.

Të dy ekspertët vlerësojnë se këto dëme nuk janë thjesht teknike, por strukturore: një model zhvillimi që shpërfill ligjin dhe zonat e mbrojtura, mungesën e konsultimeve, ndikimet afatgjata dhe transparencën.

“ShumĂ« komunitete,” thekson Nika, “mĂ«suan pĂ«r projektet e HEC-eve vetĂ«m kur kishin nisur punimet”.

Konfliktet pĂ«r ujĂ«rat janĂ« bĂ«rĂ« tipike – nga Rapuni te Kaçinari, Kurdaria, Zall-Gjoçaj e Lufaj – duke treguar se pĂ«rfitimet i shkojnĂ« pak aktorĂ«ve, ndĂ«rsa kostoja bie mbi komunitete dhe ekosisteme tĂ« cenueshme. 

Ata qĂ« fitojnĂ« nga ky model mbeten disa kompani, disa prej tĂ« cilave me kapitale tĂ« huaja. NdĂ«rsa komunitetet humbasin tĂ« tjera burime dhe mundĂ«si zhvillimi duke pasur njĂ« arsye mĂ« shumĂ« pĂ«r t’u larguar.

Në plan më të gjerë, ekspertët argumentojnë se hidrocentralet e vogla me fuqi të ulët kanë efikasitet të diskutueshëm dhe shpesh gjurmë të larta karboni, përfshirë prodhimin e metanit nga rezervuarët.

PĂ«r biologun Nika, energjia hidroelektrike nĂ« ShqipĂ«ri duhet parĂ« si “me karbon tĂ« ulĂ«t, por me ndikim tĂ« lartĂ«â€, ndĂ«rsa zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m kĂ«rkon orientim te burimet qĂ« nuk fragmentojnĂ« lumenjtĂ«: kryesisht energjia diellore dhe ajo e erĂ«s.

The post Hidrocentrale të tjera në horizont, shqetësime shtesë për komunitetet appeared first on Citizens.al.

Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë

Qeveria shqiptare grumbullon mĂ« shumĂ« se 600 milionĂ« euro taksa mjedisore, por nuk çon pĂ«r mbrojtjen e mjedisit as 2 pĂ«r qind tĂ« tyre referuar tĂ« dhĂ«nave zyrtare. Sipas INSTAT nĂ« vitin 2023 tĂ« ardhurat nga taksa mjedisore arritĂ«n nĂ« 60.4 miliardĂ« lekĂ« ose rreth 620 milionĂ« euro. NĂ« tĂ« njĂ«jtin vit programi pĂ«r mbrojtjen [
]

The post Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë appeared first on BoldNews.al.

INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë

✇Albeu
By: V K

Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare.

Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.

Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore.

Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit.

Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një kohë që ndryshimet e klimës po kthehen në një rrezik real për qëndrueshmërinë ekonomike.

Vetëm përmbytjet e muajit nëntor kanë krijuar dëme që përllogaritën në miliona në euro në bujqësi dhe në asetët fizike të infrastrukturës publike.

Parimisht të ardhurat nga taksat mjedisore ekzistojnë për të mbrojtur mjedisin, por në praktikë, ato hyjnë në arkën e përgjithshme të shtetit njësoj si çdo taksë tjetër dhe nuk kanë detyrimisht kanë destinacion të dedikuar për mjedisin.

Edhe në vendet e BE vetëm një pjesë relativisht e vogël e taksave mjedisore përfundon në investime konkrete për mbrojtjen e mjedisit si, reduktimi i ndotjes së ajrit, restaurimi i biodiversitetit.

Vlerësimet tregojnë se në shumë vende të BE-se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk arrijnë as 50 për qind te të ardhurave te grumbulluara nga taksat mjedisore, por në Shqipëri ky raport nuk është as 2%.

Në vitin 2023 të ardhurat nga taksat e mjedisit zunë 9.4% te të ardhurave buxhetore.

Në BE Greqia dhe Bullgaria mbledhin më shumë taksa për mjedisin, por ato që shpenzojnë më shumë fonde buxhetore për çështjet mjedisore janë Gjermania, Franca dhe Italia.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh taksat dhe shpenzimet mjedisore si një instrument ekonomik që duhet të funksionojë jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendeve.

Por gjithashtu FMN mbështet taksimin e karbonit dhe taksa të tjera për ndotjen, duke i konsideruar ato si mënyrat më efikase për të ulur emetimet dhe për të orientuar ekonominë drejt energjive të pastra.

Sipas Fondit taksat e mjedisit duhet të kthehen në investime që prodhojnë përfitime afatgjata.

Pavarësisht nëse përdoren për zgjerimin e transportit publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, për energji të rinovueshme apo për mbështetjen e familjeve të cenueshme që preken nga çmimet më të larta të energjisë, shpenzimet që burojnë nga taksat mjedisore duhet të krijojnë një cikël pozitiv ekonomik dhe social.

FMN nënvizon se, investimet e tilla rrisin produktivitetin, ulin kostot shëndetësore të ndotjes dhe i bëjnë vendet më të qëndrueshme ndaj krizave klimatike./ Monitor

The post INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë appeared first on Albeu.com.

Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtĂ«si, por sa “tĂ« gjelbra” janĂ« vĂ«rtet pĂ«r mjedisin?

Shqipëria po përjeton një bum investimesh në energjinë e rinovueshme, me energjinë diellore në qendër të këtij transformimi. Angazhimet ndërkombëtare për dekarbonizim, rritja e kërkesës për energji të pastër dhe sfidat e ndryshimeve klimatike po e nxisin vendin të diversifikojë burimet e tij energjetike, duke u larguar gradualisht nga varësia historike prej hidrocentraleve. Strategjia Kombëtare [
]

The post Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtĂ«si, por sa “tĂ« gjelbra” janĂ« vĂ«rtet pĂ«r mjedisin? appeared first on BoldNews.al.

Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

PranĂ« qytetit tĂ« SelenicĂ«s, nĂ« brigjet e VjosĂ«s, deri njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ« banorĂ«t bĂ«nin plazh. Jo mĂ«! Shtrati i lumit me guralecĂ« tani Ă«shtĂ« i mbuluar me njĂ« shtresĂ« tĂ« trashĂ« balte me mbetje bitumi dhe Ă«shtĂ« transformuar nĂ« njĂ« landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egĂ«r nĂ« EvropĂ«â€, [
]

The post Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

AktivistĂ«t e Zall-Gjoçajt nĂ« gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirĂ« nuk Ă«shtĂ« krim!”

AktivistĂ«t dhe banorĂ«t Adem Xhokola, DhimitĂ«r Koleci dhe Jorgji Locaj u paraqitĂ«n sot nĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« LezhĂ«s pĂ«r t’u pĂ«rballur me njĂ« padi penale tĂ« ngritur nga kompania “Seka Hydropower”.

Sipas kompanisë, deklaratat e tyre publike gjatë protestave kundër ndërtimeve të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj të Matit dhe Lufaj të Mirditës kanë qenë fyese dhe shpifje

“Kur mĂ« erdhi thirrja pĂ«r nĂ« GjykatĂ«n e LezhĂ«s thashĂ« se padia jonĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« ProkurorinĂ« e LezhĂ«s ka dalĂ« pĂ«r shqyrtim. As nuk e pashĂ« fare. Pas 10 ditĂ«sh e pashĂ« qĂ« ishte pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« ne llogari firmĂ«s”, u shpreh DhimitĂ«r Koleci.

Sipas tij, padia për fyerje dhe shpifje është një lloj intimidimi për banorët që të mos ngrenë padi të reja, të mos aktivizohen dhe të mos grumbullohen në protesta.

Sipas Kolecit, kjo nuk është hera e parë që banorët përballen me raste të tilla, duke e konsideruar ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë si një krim.

“TĂ« ndĂ«rtosh nĂ« njĂ« park kombĂ«tar, tĂ« hedhĂ«sh betonin nĂ« kohĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« park kombĂ«tar, ky Ă«shtĂ« njĂ« krim. TĂ« devijosh dy lumenj, nuk Ă«shtĂ« krim ky? TĂ« prishĂ«sh kanalin vaditĂ«s tĂ« banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s, nuk Ă«shtĂ« krim?”, u shpreh mĂ« tej DhimitĂ«r Koleci.

Padia bazohet në deklaratat për mediat dhe komunikimet e banorëve gjatë një proteste të korrikut në Lufaj, ku ata ngritën shqetësime për ndikimin e hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë.

Kompania pretendon se këto deklarata i kanë dëmtuar imazhin. Ndërkohë, banorët dhe aktivistët e shohin këtë si një padi tipike SLAPP, e përdorur për të frenuar protestat dhe zërin kundërshtues të komunitetit. Kjo pasi nëse ata shpallen fajtor rrezikojnë një gjobë të konsiderueshme nga 50,000 deri në 3,000,000 lekë.

Adem Xhokola tha për Citizens.al se kjo padi është një presion i hapuar ndaj banorëve.

“Ne nuk kemi bĂ«rĂ« asnjĂ« shpifje, asnjĂ« fyerje. Ne kemi kĂ«rkuar tĂ« drejtĂ«n tonĂ« qĂ« na takon sepse ato kanĂ« shkelur tĂ« gjitha ligjet”, u shpreh Xhokola.

Sipas tij, gjithçka kanë bërë banorët ka qenë për të mbrojtur ujin dhe zonën.

“Kam luftuar dhe punuar pĂ«r tĂ« mborjtur kĂ«tĂ« vend dhe do tĂ« luftoj deri nĂ« momentin e fundit pĂ«r tĂ« mbrotjur vendin tim“, deklaroi Adem Xhokola.

Për Jorgji Locaj, kjo padi është e padrejtë, pasi çfarë kanë denoncuar në protesta dhe në gjykatë është e vërteta e tyre.

“Jemi gjithmonĂ« me tĂ« drejtĂ«n, nuk na tremb asgjĂ«. Ne kemi tĂ« drejtĂ«n tĂ« flasim. KĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ« nuk na e ndal askush. AsnjĂ« njeri. VetĂ«m po na e ndaloi zoti i madh”, u shpreh Jorgji Locaj.

Sot, përpara gjykatës, Xhokola, Koleci dhe Locaj patën mbështetjen e aktivistëve dhe komunitetit të cilët u mblodhën jashtë.

NĂ« mĂ«nyrĂ« simbolike, mbi megafon ata vendosĂ«n njĂ« shirit i zi, njĂ« mesazh kundĂ«r tentativĂ«s, sikurse thonĂ« ata, qĂ« ka bĂ«rĂ« kompania pĂ«r t’i heshtur. NdĂ«rsa banderola “Fjala e lirĂ« nuk Ă«shtĂ« krim!” sintetizonte mĂ« shumĂ« qĂ«ndrimin e tyre.

Seanca e sotme ishte njĂ« seancĂ« pajtimi, e cila dĂ«shtoi t’i bĂ«nte bashkĂ« palĂ«t, dhe pĂ«r rrjedhojĂ« çështja do tĂ« kalojĂ« pĂ«r gjykim me seancĂ«n e parĂ« tĂ« caktuar pĂ«r mĂ« 15 dhjetor.

NĂ« seancĂ«n e pajtimit ishin tĂ« pranishĂ«m edhe Sokol Muçeku dhe Fabio Scuero (shtetas italian), administratorĂ« tĂ« firmĂ«s “Seka Hydropower”.

Për çështjen e hidrocentraleve, banorët e Zall-Gjoçajt janë në procese gjyqësore.

NĂ« fund tĂ« tetorit, Gjykata Administrative e Apelit, TiranĂ«, la nĂ« fuqi vendimin qĂ« legjitimoi ndĂ«rtimin e hidrocentraleve nĂ« brendĂ«si tĂ« Parkut KombĂ«tar “LurĂ«-Mali i DejĂ«s”. BanorĂ«t, tĂ« cilĂ«t nuk pajtohen me kĂ«tĂ« vendim, janĂ« shprehur se do t’i drejtohen GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.

Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh

Çështja e hidrocentraleve nĂ« Parkun KombĂ«tar “LurĂ«-Mali i DejĂ«s” mbetet njĂ« konflikt i gjatĂ« mes komunitetit, kompanisĂ« dhe institucioneve.

Prej vitit 2018, banorët kanë kundërshtuar në rrugë ligjore dhe me protesta ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjoçaj, duke ngritur pretendimin se hidrocentralet dëmtojnë mjedisin, pakësojnë ujërat dhe për rrjedhojë ndikojnë negativisht në jetën e tyre si komunitet lokal.

Një studim i realizuar nga biologu Melitjan Nezaj dhe raportuar nga Citizens.al në nëntor 2024 tregoi se ndërtimet e HEC-eve në Zall-Gjoçaj kanë sjellë dëmtime të ndjeshme në ekosistem.

Sipas gjetjeve, devijimi i prurjeve ka ndryshuar ndjeshëm regjimin hidrologjik të lumenjve, ka reduktuar habitate të rëndësishme për faunën ujore, ka rritur erozionin dhe sedimentimin dhe ka shkaktuar fragmentim të mjedisit pyjor përreth.

Studimi evidentoi zhvendosje të specieve të mbrojtura, rënie të shëndetit ekologjik të shtratit lumor dhe transformim të zonave të ndjeshme brenda parkut, duke vërtetuar se punimet kanë tejkaluar ndikimet e deklaruara në dokumentet zyrtare. Ndër speciet më të rrezikuara ishte trofta.

PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« kontekst, banorĂ«t kanĂ« kĂ«rkuar prej vitesh pavlefshmĂ«rinĂ« e deklaratĂ«s mjedisore, lejeve tĂ« ndĂ«rtimit dhe procedurave qĂ« u ndoqĂ«n pĂ«r tkurrjen e fondit pyjor me 6,180 mÂČ.

Sipas tyre, ndĂ«rtimet bien ndesh me ligjin nr. 81/2017 pĂ«r Zonat e Mbrojtura, i cili ndalon projektet energjetike nĂ« zonat e kategorisĂ« “II”. PĂ«rveç kompanisĂ« “Seka Hydropower”, banorĂ«t kanĂ« paditur edhe institucionet shtetĂ«rore pĂ«r lejimin e punimeve.

NĂ« vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me LurĂ«n pĂ«r tĂ« formuar njĂ« nga parqet mĂ« tĂ« mĂ«dha kombĂ«tare tĂ« ShqipĂ«risĂ«, parkun “LurĂ«-Mali i DejĂ«s”, por nĂ« janar 2022 qeveria ndryshoi kufijtĂ« e tij, duke pĂ«rjashtuar pikĂ«risht zonĂ«n ku u ngrit diga e HEC-it “Zajs” – njĂ« vendim qĂ« banorĂ«t e konsiderojnĂ« si “legalizim tĂ« shkeljeve”.

Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

  • 2019 – Gjykata Administrative rrĂ«zoi kĂ«rkesĂ«n pĂ«r pezullimin e punimeve.
  • 2020 – Gjykata Administrative rrĂ«zoi padinĂ« pĂ«r ndalimin e HEC-eve.
  • 2021 – Gjykata anuloi licencĂ«n e dhĂ«nĂ« nga Enti Rregullator i EnergjisĂ« (ERE) pĂ«r HEC-in “Zajs” brenda Parkut KombĂ«tar Zall-Gjoçaj.
  • 2021 – Gjykata rrĂ«zoi padinĂ« kundĂ«r institucioneve qĂ« dhanĂ« lejet.
  • 2021 – Apeli lĂ« nĂ« fuqi vendimin pĂ«r anulimin e licencĂ«s sĂ« ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
  • 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencĂ«n HEC-it “Zajs”.
  • 2022 – Gjykata e LartĂ« konfirmon pĂ«rfundimisht heqjen e licencĂ«s kompanisĂ« “Seka Hydropower” pĂ«r njĂ« nga HEC-et.
  • 2025 – Gjykata Administrative e Apelit lĂ« nĂ« fuqi ndĂ«rtimin e HEC-eve nĂ« Zall-Gjocaj.

Lexoni gjithashtu:

The post AktivistĂ«t e Zall-Gjoçajt nĂ« gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirĂ« nuk Ă«shtĂ« krim!” appeared first on Citizens.al.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palĂ« nĂ« çështje dhe ka vendosur ta kthejĂ« atĂ« pĂ«r gjykim nĂ« shkallĂ«n e parĂ«. Ajo e ka mbĂ«shtetur arsyetimin e paraqitur nga paditĂ«sit e pĂ«rfaqĂ«suar nga avokatĂ«t e qendrĂ«s “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash pĂ«rgatitore nĂ« tĂ« cilat ftoi palĂ«t t’u pĂ«rgjigjeshin njĂ« grupi pyetjesh tĂ« ngritura mĂ« herĂ«t nga Gjykata e LartĂ«, kjo e fundit pati ndĂ«rhyrĂ« duke i kĂ«rkuar Apelit tĂ« korrigjonte mangĂ«sitĂ« proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresĂ« qĂ« mbrojtja e burimeve natyrore tĂ« ketĂ« sukses nĂ« gjykata dhe deri nĂ« fillimin e debateve gjyqĂ«sore, i gjithĂ« rrjeti i zonave tĂ« mbrojtura bregdetare do tĂ« jetĂ« shkatĂ«rruar nĂ« emĂ«r tĂ« zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

AvokatĂ«t e “Res Publica” kanĂ« dokumentuar njĂ« sĂ«rĂ« transferimesh tĂ« vonuara tĂ« dosjes, moskoordim mes shkallĂ«ve gjyqĂ«sore dhe konflikt kompetencash qĂ« kanĂ« zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar projekte shkatĂ«rruese brenda zonave tĂ« mbrojtura, gjykatat kanĂ« refuzuar edhe sigurimin e padisĂ«, pasi kanĂ« vonuar dhe atĂ« jashtĂ« çdo afati tĂ« arsyeshĂ«m”, tha Vorpsi pĂ«r Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

NdĂ«rkohĂ«, sipas avokatĂ«ve tĂ« organizatave mjedisore kanĂ« dĂ«rguar njĂ« ankim nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese duke sfiduar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« qĂ« refuzoi kĂ«rkesĂ«n e parĂ« pĂ«r masĂ« paraprake. Çështja Ă«shtĂ« nĂ« pritje pĂ«r shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Xhumari: Rritje me 18% e investimeve për mbrojtjen e mjedisit

TIRANË, 25 nĂ«ntor /ATSH/ Projektbuxheti 2026 pĂ«r MinistrinĂ« e Mjedisit parashikon rritje tĂ« investimeve dhe mbĂ«shtetje tĂ« zgjeruar pĂ«r pĂ«rmbushjen e objektivave tĂ« zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe mbrojtjes sĂ« mjedisit, nĂ« linjĂ« me kĂ«rkesat e procesit tĂ« integrimit europian dhe Kapitullit 27, qĂ« pĂ«rfshin mjedisin, klimĂ«n dhe zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m.

E pranishme në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, deklaroi se buxheti i vitit 2026 synon forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale, teksa informoi se, Ministria e Mjedisit po ecën drejt një modeli të vetëfinancimit të zonave të mbrojtura.

Ajo bëri të ditur se tashmë janë ngritur struktura që gjenerojnë të ardhura nga tarifat e hyrjes në parqe, shërbimet turistike dhe aktivitetet edukative.

“Ne synojmĂ« tĂ« qasemi drejt njĂ« ekonomie tĂ« gjelbĂ«r qĂ« gjeneron vlerĂ« publike, duke ruajtur natyrĂ«n si njĂ« burim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m zhvillimi”, u shpreh Xhumari.

Sipas saj, buxheti i vitit 2026 parashikon një rritje prej 9,2% krahasuar me vitin 2025. Fondet e shtuara do të përdoren për ngritjen e dy stacioneve të reja të monitorimit të cilësisë së ajrit, si dhe për hartimin e projektit të muzealizimit të Qendrës Multifunksionale të Vjosës.

Po ashtu, vijoj zv/ministrja, Ă«shtĂ« parashikuar rritja e numrit tĂ« qendrave tĂ« mbrojtjes sĂ« pyjeve dhe forcimi i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbetjeve. Fondi i pagave do tĂ« rritet me 9%, ku pjesa mĂ« e madhe do t’i dedikohet pikĂ«risht kĂ«saj agjencie, e cila do t’u ofrojĂ« bashkive ekspertizĂ« teknike dhe standarde moderne monitorimi.

Xhumari njoftoi gjithashtu se 20 milionë lekë janë parashikuar për aderimin e Shqipërisë ne Organizatat Ndërkombëtare, në bazë të marrëveshjeve ekzistuese.

“Investimet do tĂ« njohin njĂ« rritje prej 18% nĂ« vitin 2026, me fokus tĂ« veçantĂ« tek ndĂ«rtimi i njĂ« qendre moderne tĂ« monitorimit mjedisor. PĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« ajrit, parashikohet ngritja e dy stacioneve tĂ« reja tĂ« monitorimit, me njĂ« vlerĂ« totale prej 100 milionĂ« lekĂ«sh, pjesĂ« e programit 2026–2028 pĂ«r zgjerimin e rrjetit qĂ« parashikon zgjerimin edhe me 10 stacione tĂ« tjera. NdĂ«rkohĂ«, rreth 1 miliard lekĂ« do t’i kalojnĂ« bashkive pĂ«r tĂ« vijuar procesin e vetĂ«pastrimit tĂ« mbetjeve urbane. Fondet do tĂ« shpĂ«rndahen duke pasur parasysh nevojat mĂ« emergjente, veçanĂ«risht nĂ« bashkitĂ« e Fierit dhe Elbasanit, pĂ«r shkak tĂ« mbylljes sĂ« venddepozitimeve ekzistuese dhe mungesĂ«s sĂ« kapaciteteve pĂ«rpunuese pĂ«r garantimin e vijimĂ«sisĂ« sĂ« menaxhimit tĂ« mbetjeve urbane”, deklaroi Xhumari.

Ajo tha se, pr/buxheti 2026 mbështet 4 plane buxhetore me impakt zhvillimin e mjedisit. e.xh/j.p/

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, foto: Andrin Hoxh...
1 nga 9

The post Xhumari: Rritje me 18% e investimeve për mbrojtjen e mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit tĂ« Elbasanit, ndĂ«rsa nĂ« rrjedhĂ«n e Shkumbinit mbĂ«rrijnĂ« plehra tĂ« tjera nga venddepozitimet anĂ«s pĂ«rroit PapĂ«r. MĂ« tej, nĂ« Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt nĂ« lumĂ«. Dikur me ujĂ« tĂ« kristaltĂ«, lumi i Shkumbinit Ă«shtĂ« sot njĂ« nga mĂ« tĂ« ndoturit nĂ« vend. “I gjithĂ« lumi [
]

The post Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Jaupaj: Mbi 3 miliardë lekë projektbuxheti për Mjedisin, rritje me 9,18%

TIRANË, 12 nĂ«ntor /ATSH/ NĂ« Komisionin pĂ«r Burimet Natyrore, InfrastrukturĂ«n dhe Zhvillimin e QĂ«ndrueshĂ«m, u shqyrtua sot nĂ« parim projektligji “PĂ«r buxhetin 2026” pĂ«r MinistrinĂ« e Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh se hartimi i buxhetit 2026-2028, vjen si një moment i rëndësishëm në mbështetje të objektivave të programit të Qeverisë në zhvillimin e mjedisit.

Sipas Jaupajt, Ministria e Mjedisit ka hartuar buxhetin duke ruajtur kufijtë e parashikuar në katër programe buxhetore, si planifikim, menaxhim, administrim, në mbrojtjen e mjedisit, në administrimin e pyjeve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Jaupaj bëri një ndarje të programit buxhetor afatmesëm, sipas zërave, ku sipas ministrit të Mjedisit, për paga dhe shpenzime në Ministrinë e Mjedisit është parashikuar një vlerë prej 1 miliard e 147 milionë e 850 mijë lekë, duke pasur një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2025.

“Shpenzime operative 338 milionĂ« e 490 mijĂ« lekĂ«, njĂ« rritje 1,5% me vitin 2025. Transferta tĂ« brendshme rreth 5 milionĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa pĂ«r investime Ă«shtĂ« parashikuar njĂ« vlerĂ« prej 1 miliardĂ« e 136 milionĂ« e 347 mijĂ« lekĂ«, njĂ« rritje me 17,9% krahasuar me 2025, si dhe investime tĂ« huaja nĂ« vlerĂ«n 590 milionĂ« lekĂ«sh”, tha Jaupaj.

Ministri i Mjedisit, nënvizoi se në total, buxheti i vitit 2026 për këtë ministri është në vlerën e 3 miliardë e 239 milionë e 407 mijë lekë, me një rritje totale me 9,18% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Sipas ministrit Jaupaj, buxheti i Ministrisë së Mjedisit zë 0,12% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, ose 0,67% në buxhetin e shtetit për vitin 2026.

“PĂ«r vitin 2026, pĂ«r anĂ«tarĂ«simet nĂ« organizatat ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« parashikuar njĂ« vlerĂ« prej 20 milionĂ« lekĂ«sh nĂ« bazĂ« tĂ« marrĂ«veshjeve qĂ« ka Ministria e Mjedisit nĂ« organizatat ku ShqipĂ«ria aderon”, tha ai.

“Investimet rriten me 17,89%, ku fokus ka ngritja e infrastrukturĂ«s nĂ« Echo Park Ulza me vlerĂ« totale rreth 460 milionĂ« lekĂ«; ndĂ«rtimi i qendrĂ«s multifunksionale nĂ« lumin Vjosa me njĂ« vlerĂ« totale 690 milionĂ« lekĂ«; kemi blerjen e stacioneve tĂ« monitorimit tĂ« ajrit me njĂ« vlerĂ« prej 100 milionĂ« lekĂ«; njĂ« fond prej 60 milionĂ« lekĂ«sh pĂ«r prezantimin e projektit PyllĂ«zimi Smart me dron nĂ« zonat e mbrojtura, qĂ« kanĂ« pasur problematikĂ« me shpyllĂ«zimin gjatĂ« viteve tĂ« shkuara”, tha Jaupaj.

Gjithashtu, ministri Jaupaj u shpreh se në buxhet është parashikuar edhe mbulimi i TVSH-së dhe kostove lokale për investimet e huaja, të cilat janë të konsiderueshme sa i takon Ministrisë së Mjedisit me grante nga KfW, Komisioni Evropian etj.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Blendi Himçi tha në fjalën e tij se Qeveria shqiptare gjatë këtyre 12 viteve, ka shpenzuar për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit rreth 47,5 milionë euro.

“JanĂ« hedhur edhe 113 milionĂ« euro mĂ« pas, por projekti i incenerimit dĂ«shtoi. Ju thatĂ« se do tĂ« ngrini 10 landfille pĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« mbetjeve nĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«. Por, a Ă«shtĂ« parashikuar studim fizibiliteti, ndonjĂ« fond pĂ«r vĂ«nien nĂ« punĂ« tĂ« procesit tĂ« incenerimit? Sepse mbetjet shtohen çdo ditĂ« nga familjet shqiptare. Mali me plehra nĂ« Elbasan Ă«shtĂ« nĂ« kushtet e njĂ« emergjence mjedisore buzĂ« lumit Shkumbin”, tha Himçi.

NĂ« pĂ«rgjigjen e tij, ministri Jaupaj u shpreh se do tĂ« ecet pĂ«rpara me tĂ« gjitha investimet, pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« menaxhim mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mbetjeve dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« njĂ«sive tĂ« qeverisjes vendore mundĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« ndarje nĂ« burim dhe reduktim tĂ« sasisĂ« sĂ« mbetjeve nĂ« impiante dhe landfille.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- Foto: Florian Aba...
1 nga 3
Ministri i Mjedisit, Jaupaj në Komisionin për Burimet Natyrore. Foto: Florian Abazaj

/e.i/r.e/a.f/

The post Jaupaj: Mbi 3 miliardë lekë projektbuxheti për Mjedisin, rritje me 9,18% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria mbetet pas në mbrojtjen e mjedisit, BE kërkon veprime konkrete

Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë përmirësim të legjislacionit mjedisor dhe forcim të institucioneve që zbatojnë ligjin.

Në raportin e progresit për vitin 2025, BE vëren mungesë përparimi në kapitullin 27 për mjedisin, duke theksuar dobësi serioze në planifikim, investime dhe transparencë publike.

Raporti thekson se kapaciteti institucional për planifikim, investim dhe koordinim strategjik në çështjet mjedisore mbetet i dobët.

Vlerësimet e ndikimit në mjedis konsiderohen me cilësi të ulët dhe se rekomandimet e institucioneve rrallë zbatohen ose monitorohen. Pjesëmarrja publike në vendimmarrje cilësohet minimale, ndërsa ligji mjedisor zbatohet vetëm pjesërisht.

Lexo: Peizazhet e Mbrojtura u dorëzohen investitorëve

Ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r “Zonat e Mbrojtura” shihen me shqetĂ«sim pĂ«r situatĂ«n mjedisore. Sipas raportit ato çuan nĂ« shkatĂ«rrimin e zonave tĂ« habitateve natyrore dhe dobĂ«sim tĂ« kapaciteteve inspektuese pĂ«r krimet mjedisore.

Si shembull, Komisioni pĂ«rmend ndĂ«rtimin e njĂ« resorti nĂ« Peizazhin e Mbrojtur BunĂ«-VelipojĂ«, pavarĂ«sisht protestave lokale dhe listimit tĂ« zonĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e rrjetit Natura 2000.

Raporti kritikon zgjatjen e ligjit për Investimet Strategjike deri në vitin 2027, duke e lidhur atë me rritjen e presionit mbi zonat e mbrojtura. Në të theksohet gjithashtu ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në zonën Pishë Poro-Nartë, pavarësisht kërkesave të përsëritura të Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve.

“PavarĂ«sisht kĂ«rkesĂ«s sĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rhershĂ«m tĂ« KonventĂ«s sĂ« BernĂ«s nĂ« dhjetor 2023 dhe dhjetor 2024 pĂ«r tĂ« pezulluar punimet deri sa tĂ« kryhet njĂ« procedurĂ« e re dhe e mjaftueshme VNM-je,” theksohet nĂ« raport.

Lexo: Kur natyra pĂ«rballet me betonin: Çmimi i lartĂ« i Aeroportit tĂ« VlorĂ«s

Sipas Komisionit, fondet e kufizuara, shkarkimet e shpeshta të stafit dhe mungesa e ekspertizës kanë dobësuar administratën qendrore.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme të kthyera nga Tajlanda mbeten sipas Komisionit shembuj të krizës së besueshmërisë në menaxhimin mjedisor.

“NjĂ« hetim mbi 102 kontenierĂ« me mbetje tĂ« dyshuara toksike tĂ« kthyer nga Tajlanda nĂ« tetor 2024 Ă«shtĂ« ende nĂ« vazhdim”, thuhet nĂ« raport.

Pikat e tjera shqetësuese për mjedisin

Paketa e maleve cilësohet si ligj që rrezikon pyjet dhe kullotat, duke hapur rrugë për ndërtime në shkallë të gjerë. Prerjet dhe gjuetia e paligjshme, sipas raportit, janë shtuar edhe brenda zonave të mbrojtura.

Shqipëria nuk ka ndaluar ende plastikën njëpërdorimshe, ndërsa projektet për ndarjen e mbetjeve mbeten të kufizuara me vetëm një projekt pilot në Berat.

Lexo: Një vit heshtje për kontrabandën me mbetje të rrezikshme

Raporti thotë se duhet veprim urgjent kundër hedhjes së mbetjeve.

Edhe menaxhimi i ujërave paraqet probleme. Sipas raportit, nga shtatë planet e baseneve lumore, vetëm pesë janë zbatuar (Drini-Buna, Semani, Ishmi, Erzeni dhe Mati), ndërsa dy (Shkumbini dhe Vjosa) janë ende në pritje.

Sipas Komisionit, Shqipëria nuk ka pasur përparime sa i përket cilësisë së ajrit.

Lexo: “Paketa e Maleve”, njĂ« tjetĂ«r ligj klientelist

Sistemi i monitorimit të cilësisë rekomandohet të zgjerohet dhe përmirësohet, pasi aktualisht ka vetëm shtatë stacione automatike në të gjithë vendin dhe shumica janë jashtë funksionit.

Nga ana tjetër, raporti vëren se Shqipëria nuk ka përgatitur ende harta strategjike për zhurmat dhe nuk ka të dhëna të aksesueshme për publikun.

Në fushën e kimikateve, raporti thekson mungesën e një kuadri rregullator të përshtatur për regjistrimin, vlerësimin dhe kufizimin e tyre.

Lexo: Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para!

Ngjashëm, përshtatja me normat e BE-së sa i përket klimës, mbetet e kufizuar pa ndonjë zhvillim të veçantë.

Raporti shënon se ligji për klimën duhet përditësuar për të përputhur objektivin e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050, ndërsa vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri në mars 2025 rrezikon përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Sipas Komisionit, Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji të zhvillimit me karbon të ulët dhe të integrojë ndryshimet klimatike në politikat sektoriale. Për momentin, vetëm tetë bashki kanë përgatitur planet lokale të adaptimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shqipëria mbetet pas në mbrojtjen e mjedisit, BE kërkon veprime konkrete appeared first on Citizens.al.

Projektligji për mbetjet: Mes transparencës së kufizuar dhe rrezikut për interesa private

Projektligji pĂ«r “PĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e zgjeruara tĂ« prodhuesve” synon tĂ« pĂ«rafrojĂ« ShqipĂ«rinĂ« me standardet evropiane pĂ«r menaxhimin e mbetjeve, por njĂ« analizĂ« e organizatave tĂ« shoqĂ«risĂ« civile ka ngritur dyshime mbi transparencĂ«n dhe pĂ«rmbajtjen e tij.

Ligji, i cili pritet të përcaktojë mënyrën se sa dhe si bizneset do të paguajnë për ndotjen që shkaktojnë, thuhet se përmban boshllëqe ligjore dhe kontradikta që mund të favorizojnë interesa private.

Ekspertët kërkojnë që Kuvendi ta rishikojë thellësisht draftin për të shmangur rreziqe të korrupsionit dhe pasoja ekonomike për qytetarët.

Një ligj i nevojshëm, por i paqartë

Projektligji pĂ«r “PĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e zgjeruara tĂ« subjekteve prodhuese tĂ« produkteve qĂ« gjenerojnĂ« mbetje” u prezantua nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti si hap drejt ekonomisĂ« qarkulluese dhe pĂ«rafrimit me direktivat evropiane.

Por një analizë e përpiluar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), ka nxjerrë në pah boshllëqe të dukshme në transparencë, paqartësi në formulime dhe mangësi të llogaritjeve financiare, që mund të prekin drejtpërdrejtë qytetarët.

Analiza, e përpiluar me mbështetje nga Fondacioni Westminster për Demokraci, paralajmëron se projektligji në formën aktuale mund të legjitimojë struktura private, pa dhënë garanci publike mbi kostot dhe kontrollin e fondeve.

Projektligji bazohet nĂ« direktivĂ«n kuadĂ«r tĂ« BE-sĂ« (2008/98/EC), duke synuar qĂ« prodhuesit tĂ« mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r mbetjet e produkteve tĂ« tyre pas pĂ«rdorimit. Ai parashikon ngritjen e ShoqĂ«rive pĂ«r PĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e Zgjeruar tĂ« Prodhuesve (SHPZP) – entitete qĂ« do tĂ« menaxhojnĂ« financimet dhe organizimin e mbledhjes, riciklimit e trajtimit tĂ« mbetjeve.

Formulimi i pikës 8 në Nenin 3 të projektligjit/Citizens.al

Por ndĂ«rsa nĂ« shtetet e BE-sĂ« kĂ«to struktura janĂ« tĂ« rregulluara si entitete jofitimprurĂ«se, drafti shqiptar i trajton si shoqĂ«ri tregtare, duke hapur rrugĂ« pĂ«r pĂ«rfitime ekonomike nga njĂ« mekanizĂ«m qĂ« duhej tĂ« funksiononte sipas parimit “ndotĂ«si paguan”.

Gjatë prezantimit të opinionit alternativ, zhvilluar në Tiranë më 29 tetor, me praninë e deputetëve të komisioneve parlamentare për mjedisin dhe ekonominë, eksperti ligjor Viktor Gumi, evidentoi disa pika kritike.

Kështu, sipas analizës së kryer nga ACER, AIS dhe grupet e organizatave të tjera të thirrura prej tyre, projektligji u shoqërua me transparencë të kufizuar në hartimin dhe konsultimin e tij.

Ai u publikua për konsultim vetëm për 40 ditë dhe mori vetëm katër komente, ndonëse ndikon drejtpërdrejt te bizneset, konsumatorët dhe bashkitë, teksa këto të fundit duket se nuk janë konsultuar, duke shkelur kështu ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Drafti paraprak ka paqartĂ«si nĂ« terminologji dhe referenca ligjore. Teksti rezulton t’i referohet ligjeve tashmĂ« tĂ« shfuqizuara dhe pĂ«rdor terma tĂ« papĂ«rcaktuar si “trajtim”, “pĂ«rpunim” apo “rryma tĂ« mbetjeve”, duke rritur rrezikun e interpretimit tĂ« gjerĂ« administrativ.

Grupi i ekspertëve të organizatave joqeveritare të përfshira në analizën e ACER dhe AIS ka konstatuar kontradiktë mes interesit publik dhe privat.

Konkretisht, problemi shihet te SHPZP-të, të cilat janë parashikuar si shoqëri fitimprurëse, ndonëse dokumenti shoqërues (RIA) i përcakton si organizata që nuk duhet të gjenerojnë fitime.

Kjo mospërputhje krijon rrezik për keqpërdorim të mundshëm të fondeve që do të mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit.

Përveç këtyre problematikave, projektligji duket se lë vend për rreziqe në procedurat inspektuese. Neni 23 parashikon që zbatimi i ligjit të kontrollohet nga disa struktura të ndryshme inspektimi, duke shtuar kështu mundësinë për korrupsion.

Formulimi i Nenit 23 të projektligjit/Citizens.al

Fatura e riciklimit bie mbi konsumatorin

Ligji parashikon që prodhuesit të paguajnë kontribute financiare te SHPZP-të për mbledhjen e mbetjeve, kosto që pritet të reflektohen në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

NdĂ«rkohĂ«, bizneset qĂ« tashmĂ« paguajnĂ« taksa pĂ«r ambalazhe plastike dhe qelqi do tĂ« pĂ«rjashtohen nga kontributi i ri – pa ndonjĂ« mekanizĂ«m kompensimi apo transparencĂ« mbi shumat ekzistuese qĂ« derdhen nĂ« buxhet.

NĂ« analizĂ«n e RIA-s, vetĂ« qeveria pranon se konsumatorĂ«t “mund tĂ« pĂ«rballen me çmime mĂ« tĂ« larta pĂ«r produktet”, ndĂ«rsa familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta mund tĂ« kenĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« pĂ«rballimin e kostove tĂ« reja tĂ« menaxhimit tĂ« mbetjeve.

Megjithatë, projektligji nuk përmban asnjë llogaritje të ndikimit financiar, një boshllëk që ekspertët e grupit të ACER dhe AIS konsiderojnë shkelje të parimit të sigurisë juridike.

NĂ« tryezĂ«n e mbajtur pĂ«r diskutime, deputetĂ«t e pranishĂ«m si Zamira Sinaj, Klodiana Çapja, Gjin Gjoni, Redi Muçi, pranuan se projektligji ishte kaluar pa njĂ« konsultim tĂ« gjerĂ« dhe ftuan ekspertĂ«t dhe organizatat joqeveritare qĂ« t’i shprehnin gjetjet e tyre edhe pranĂ« Kuvendit.

Ndërkohë, Gjergj Buxhuku nga Konfindustria, shprehu rezerva për punën e deritanishme duke kritikuar prirjen e hartimit të ligjeve pa aktet nënligjore.

Drafti ngarkon qeverinĂ« qĂ« “brenda 2 viteve tĂ« nxjerrĂ« aktet nĂ«nligjore”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« fund tĂ« tij thotĂ« se “hyn nĂ« fuqi 15 ditĂ« pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare” dhe “efektet i fillon pas datĂ«s 1 qershor”.

Buxhuku tha se në këtë mënyrë bëhen ligje të pazbatueshme dhe për këtë u kërkoi deputetëve të jenë më qytetarë në lidhje me këtë ligj larg lobimeve dhe ndasive politike.

Opinioni vlerĂ«sues i hartuar nga ACER dhe AIS propozon qĂ« tĂ« organizohen seanca dĂ«gjimore me bashkitĂ« dhe bizneset e prekura, teksa draftit t’i pĂ«rmirĂ«sohet gjuha ligjore dhe efektet financiare pĂ«r konsumatorin dhe buxhetin e shtetit tĂ« jenĂ« tĂ« llogaritura qartĂ«.

Ligji për përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve shihet si hap i domosdoshëm për zbatimin e standardeve mjedisore të BE-së, por sipas ACER dhe AIS, në formën aktuale mbart rreziqe serioze për abuzime.

Lexoni gjithashtu:

The post Projektligji për mbetjet: Mes transparencës së kufizuar dhe rrezikut për interesa private appeared first on Citizens.al.

❌