Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Ish-shefi i SHIK-ut të Shqipërisë: Kosova di me mençuri të përballojë çdo agresion serb

3 February 2026 at 23:58


Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve ’90, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbajë qëndrime aktive dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, duke theksuar se mentaliteti i “shtetit të madh” mbetet i rrënjosur në politikën dhe qasjen e saj.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Koçollari tha se veprimet e Beogradit zyrtar dëshmojnë se Serbia ende ushqen ambicie hegjemoniste ndaj Kosovës, duke përmendur si shembull sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Në këtë kuptim ata janë aktiv dhe këtë duhet ta kuptojmë mirë. Janë mësuar me idetë e shtetit të madh dhe me oreksin për dominim. Vranë policin tonë dhe ende nuk e dorëzojnë kriminelin, edhe pse dihet se gjithçka është e filmuar”, ka deklaruar Koçollari.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme dhe të vendosura në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së vendit, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë shtetërore përballë çdo tentative agresioni.

“Duhet të jemi të bindur dhe të përgatitur për të mbrojtur vendin tonë, Kosovën. Ka bij të devotshëm dhe të denjë, patriotë si rrallë kush, që dinë të përballen me mençuri, profesionalizëm dhe devocion me çdo lloj tentative të agresivitetit serb”, u shpreh ai.

Yesterday — 3 February 2026Main stream

Çmimi i arit u rrit shumë, pastaj ra - çfarë po ndodh?

3 February 2026 at 20:58


Çmimet e arit dhe të argjendit kanë pësuar luhatje të mëdha në ditët e fundit.

Pas një periudhe rritjeje të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar, të dy metalet e çmuara ranë ndjeshëm të premten dhe të hënën e kaluar.

Pse u rritën kaq shumë më parë?
Çmimet u nxitën nga kërkesa e investitorëve për “asetet e strehimit të sigurt” gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike dhe trazirave gjeopolitike, shkruan aljazeera.

Tensionet globale, pasiguria për sistemet ekonomike dhe rritja e blerjeve nga bankat qendrore i shtynë çmimet në nivele rekorde, me ari që arriti afër niveleve shumë të larta para se të binte.

Pse ranë çmimet?
Shumë analistë thonë se rënia filloi kur Presidenti i SHBA-së njoftoi nominimin e Kevin Warsh si kryetar të ardhshëm të Rezervës Federale, një vendim që çoi në forcimin e dollarit amerikan dhe uljen e nevojës për “vlera të sigurta”. Kjo ulje e kërkesës solli shitje të mëdha dhe një rënie të shpejtë të çmimeve.

Përveç kësaj, disa theksojnë se çmimet ishin rritur shumë shpejt dhe shumë investitorë nxituan të realizonin fitimet e tyre (“profit-taking”), duke shkaktuar një korrigjim të mprehtë në tregje.

Çfarë ndodhi më pas?
Pas rënies së fortë, çmimet u stabilizuan pak dhe filluan të rimëkëmben, me ari dhe argjend që tregtonin rritje të vogla ditët pas rënies kryesore. Megjithatë, ato mbeten nën nivelet më të larta që ishin arritur më parë.

Si e shohin analistët të ardhmen?
Shumë ekspertë besojnë se kjo luhatje është pjesë e një korrigjimi normal pas rritjes së shpejtë dhe se trendi afatgjatë i çmimeve mund të mbetet pozitiv për arin dhe argjendin, ndërsa disa banka të mëdha parashikojnë nivele edhe më të larta deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Vrasja e policit të burgjeve Imer Hajdari/ Detaje nga dosja hetimore: Autori, qitës profesionist. Pastroi krimin duke…

By: armand
3 February 2026 at 20:22

Emisioni “Në Shënjestër” solli këtë të martë historinë e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet më parë, më 10 Prill 2012 në Tiranë. Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi. Vrasja e tij […]

The post Vrasja e policit të burgjeve Imer Hajdari/ Detaje nga dosja hetimore: Autori, qitës profesionist. Pastroi krimin duke… appeared first on BoldNews.al.

Përcaktohet kalendari për javët 23 dhe 24 të kampionatit dhe ndeshjet e para çerekfinale të Kupës

3 February 2026 at 16:57

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e ardhshme të kampionatit “Abissnet Superiore”, si edhe për ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Java e 23-të e kampionatit do të luhet të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 shkurt. Ndërkohë, në mesjavë, më 10 dhe 11 shkurt, janë programuar të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Java e 24-t është planifikuar të luhet më 14 dhe 15 shkurt, duke nisur me përballjen FK Vora – Egnatia dhe duke u mbyllur me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana.

Java 23

Bylis – Partizani, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Vllaznia – FK Vora, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Vora”

AF Elbasani – Teuta, 06.02.2026 16:30 Stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Egnatia, 06.02.2026 19:00 Stadiumi “Flamurtari”

Tirana – Dinamo City, 07.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

Java 24

FK Vora – Egnatia, 14.02.2026 13:30 stadiumi “Vora”

Teuta – Bylis, 14.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Vllaznia – AF Elbasani, 15.02.2026 16:30 stadiumi “Loro Boriçi”

Dinamo City – Flamurtari, 15.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

Partizani – Tirana, 15.02.2026 19:30 stadiumi “Air Albania”

Kupa e Shqipërisë

Bylis-Vllaznia, 10.02.2026 13:30 stadiumi “Adush Muçaj”

Teuta-Egnatia, 10.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Tirana-Dinamo City, 11.02.2026 13:30 stadiumi “Selman Stermasi”

AF Elbasani-Partizani, 11.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

/gj.m/j.p/

The post Përcaktohet kalendari për javët 23 dhe 24 të kampionatit dhe ndeshjet e para çerekfinale të Kupës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor

By: V K
3 February 2026 at 14:25

Me anë të një postimi në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu i është përgjigjur ministrit të drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili në Parlamenti tha ndër të tjera se, “nuk ka patur persekutim politik për Ilir Metën”.

Ish-presidenti i Republikës e ironizon duke e quajtur “Diella” e Drejtësisë dhe “pjellë e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit.

Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

 

 

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

The post Meta tregon kushtet në qeli: Dje ikën dritat 42 herë, po vdesin të burgosurit nga mungesa e trajtimit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër

By: V K
3 February 2026 at 13:19

Një 42-vjeçar,  është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të imtësishëm dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi G. K., banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit me automjetin e tij për të dalë nga vendi, ndërsa gjatë procesit të regjistrimit iu kërkua të kalonte, së bashku me mjetin, në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Pas ndërhyrjes së shërbimeve policore, ai u ndalua dhe u arrestua në flagrancë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Gjithashtu, u sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk pranoi të kontrollohej dhe tentoi të largohej me makinë duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari në Dibër appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Ilir Metës, ministri Lamallari në Kuvend: Nuk ka persekutim politik, pretendimet e kreut të PL të pabazuara

By: Fax Web
3 February 2026 at 11:47

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi në Kuvend se pretendimet e kreut të Partisë së Lirisë se po mbahet në burg për arsye politike nuk qëndrojnë, duke cituar raportin e Avokatit të Popullit.

“U tha një pretendim për mohim të lirisë së fjalës, së shprehjes, raporti përmend, citoj këtu në faqen 22, se në përfundim të shqyrtimit të këtij rasti, shprehim se përdorimi i lirisë së shprehjes duhet të bëhet në përputhje me nenin 10 të Konventës Kombëtare. Avokati i Popullit, vijon raporti, nuk promovon apo amniston përdorimin e gjuhës së urretjes, së ashpër, fyese apo denigruese në media por imponon detyrimin për përdorimin e saj në përputhje të përgjegjshme.

Sa i përket pretendimeve për burg politik, nga analizimi i informacioneve, rezulton se nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara, pra avokati i popullit konfirmon të kundërtën. Nuk ka persekutim politik. Dhe nuk kemi cënim të lirisë së shprehjes për sa kohë duhet balancë nga njëra anë lirisë së shprehjes dhe detyrimet që kanë institucionet për të garantuar sigurinë”, u shpreh Lamallari.

Po ashtu, duke iu përgjigjur komenteve të Tedi Blushit më herët në Kuvend, ministri theksoi se:

“Për të kërkuar interpelancë dhe rrjedhimisht vëmendje të posaçme pë një person të veçantë, Ilir Meta. Do të doja që kjo sallë dhe interpelanca si instrument kushtetues të përdoret për misionin që kemi këtu, përfaqësimit të atyre qindra e mijëra qytetarë që presin nga ne dhe jo të presin diskursin e emrave të përveçëm, që për fat të keq opozita po dështon ta lërë pas, ku flet në emër të drejtësisë si prokurorë e gjyqtar për kundërshtarët politikë, mban interpelanca për frymëzuesit e partive të tyre duke dashur t’i heqë nga duart e drejtësisë.”

 

Blushi: Burgjet i keni kthyer në geto/Lamallari i përgjigjet: Ish-presidenti trajtohet njësoj me të tjerët

By: lindita
3 February 2026 at 11:53

Në seancën e sotme plenare po mbahet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në fjalën e tij në foltore, Blushi u shpreh se burgjet dhe paraburgimi janë kthyer në vend të një institucioni rehabilitime, në një makineri dhune dhe terrori. “Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim…

Source

Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksion, banorët nuk po marrin shërbimin (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 10:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së gripit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Braçe tha se kërkesën e ka bërë që në 19 janar, dhe ende nuk ka marre nje pergjigje.

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.

Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.

Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.

Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.

 

The post Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë: Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksion, banorët nuk po marrin shërbimin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
3 February 2026 at 07:40

Sot, 3 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.3 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Siguria e rezervave të arit në SHBA, a e do Trump arin e Gjermanisë?

2 February 2026 at 23:55


Gjermania ruan 1,236 ton ar në SHBA. Disa politikanë duan t'i riatdhesojnë këto rezerva, por një veprim i tillë mund të jetë i rrezikshëm, shkruan euronews.

Ndërsa administrata Trump vazhdon me politikat e saj nxitëse, besimi evropian në qeverinë amerikane po zbehet, transmeton Telegrafi.

Mes kërcënimeve për tarifa dhe premtimeve për të pushtuar Grenlandën, qytetarët dhe politikanët në Evropë janë të shqetësuar - duke vënë në pikëpyetje një aleancë të gjatë.

Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), kryetare e Komitetit të Mbrojtjes në Parlamentin e BE-së, pretendon se ka një përgjigje që "ia vlen peshës së saj në ar". Në këtë rast, shprehja është më e drejtpërdrejtë sesa figurative.

Rreth 1,236 ton ar gjerman, me vlerë më shumë se 100 miliardë euro, ndodhen në kasaforta në SHBA. Strack-Zimmermann tani ka njoftuar se, duke pasur parasysh manovrat e fundit politike të Trump, nuk është më e justifikueshme t'i lëmë ato ashtu. Kjo ka rindezur një debat të ashpër: të rimarrim apo të mos i rimarrim?

Kërkesa për të sjellë arin përsëri në Gjermani ka ekzistuar prej kohësh, me disa sondazhe që sugjerojnë se shumë qytetarë janë në favor të këtij veprimi. Debate të ngjashme po zhvillohen në Itali, e cila ka rezervat e treta më të mëdha të arit në botë pas SHBA-së dhe Gjermanisë.

Pse Gjermania mban ar në SHBA?

Rezervat e arit të Gjermanisë arrijnë në rreth 3,350 ton. Rreth 36.6% e kësaj është në SHBA, një trashëgimi e sistemit të Bretton Woods të kurseve të këmbimit fikse pas Luftës së Dytë Botërore.

"Në atë kohë, të gjitha kurset e këmbimit ishin të lidhura me dollarin, dhe dollari ishte i lidhur me arin", tha për Euronews, Dr. Demary, ekonomist i lartë për Politikën Monetare dhe Tregjet Financiare në Institutin Ekonomik Gjerman (IW).

"Gjermania kishte teprica të mëdha eksporti me SHBA-në, kështu që ne grumbulluam shumë dollarë. Për të mbajtur kurset e këmbimit të qëndrueshme, ne i shkëmbyem ato dollarë me ar. Kështu u ndërtuan këto rezerva", shtoi ai.

Gjatë Luftës së Ftohtë, ishte gjithashtu praktike të ruhej ari jashtë vendit, pasi SHBA-të konsideroheshin një vend i sigurt në rast konflikti me Bashkimin Sovjetik. Me kalimin e viteve, një pjesë e arit është riatdhesuar. Deri në vitin 2017, 300 ton u sollën nga Nju Jorku, 380 ton nga Parisi dhe 900 ton nga Londra.

Kjo ishte pjesë e një plani të Bundesbank, të zbuluar në vitin 2013, për të ruajtur gjysmën e rezervave të arit të Gjermanisë në Gjermani nga viti 2020 e tutje.

Sjellja e thesarit të arit: Cilat janë rreziqet?

Strack-Zimmermann dhe politikanë e ekonomistë të tjerë përmendin politikën e paparashikueshme tregtare dhe të jashtme të Trump si arsyen për zhvendosjen e arit nga SHBA-ja.

"Sigurisht, gjithmonë ka njëfarë rreziku kur mban asete jashtë vendit", tha Demary.

Për shembull, ekziston një rrezik ruajtjeje nëse ndodh një vjedhje me thyerje. Por ky rrezik ekziston pavarësisht nëse ari ruhet jashtë vendit apo në Gjermani.

"Një skenar tjetër i mundshëm është që qeveria amerikane, për shkak të rezervave të pakta valutore, mund të parandalojë transferimin e arit", shpjegoi ai.

Për të siguruar sigurinë e rezervave të arit, Bundesbank është dashur të bëjë udhëtime të shpeshta në Nju Jork në të kaluarën për të bërë një inventar.

"Ka kuptim ta lëmë këtë ar në SHBA në rast se kemi një krizë bankare këtu dhe na duhet të sigurojmë dollarë", tha Demary.

Marrja e arit jo vetëm që mund të jetë logjistikisht komplekse, por edhe e rrezikshme.

"Ari do të duhej të transportohej me automjete të blinduara në një anije, e cila gjithashtu do të duhej të ruhej, dhe pastaj të sillej përsëri në Frankfurt nën siguri. Mund të ketë grabitje, anija mund të fundoset ose ngarkesa mund të sekuestrohet", shtoi Demary.

A është kërkesa e Strack-Zimmermann populizëm i pastër?

A është kërkesa e Strack-Zimmermann politikë e pastër simbolike? "Mendoj se po", tha ekonomisti.

"Ndoshta ishte një veprim politik në përgjigje të kërcënimeve me tarifa, duke thënë: 'Po e sjellim arin tonë përsëri tani'", shtoi ai.

Sipas ekonomistit, është gjithashtu e mundur që Strack-Zimmermann e vlerësoi madhësinë e kësaj vlere të arit disi më të madhe se sa është në të vërtetë. Sidoqoftë, ari është aktualisht i sigurt në Nju Jork, edhe nëse Trump do të donte ta përdorte atë për të ushtruar presion mbi Gjermaninë.

"Rezerva Federale është në fakt e pavarur në politikën e saj monetare. Qeveria amerikane nuk mund të ndërhyjë thjesht. Ata do të duhej të ndryshonin ligjet më parë", shpjegoi Dr. Demary.

Edhe në rastin më të keq, nëse SHBA-të refuzonin të lironin arin, do të kishte ende mundësinë për të shkuar në gjykatë dhe për të zbatuar kthimin e tij ose për të marrë kompensim në dollarë, tha Demary.

"Duhet të peshoni të mirat dhe të këqijat dhe do të thosha se avantazhet e lënies së arit në SHBA i tejkalojnë disavantazhet", tha ai për Euronews. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Nesër seanca në Kushtetuese/ A do të votojnë Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari në favor të Ballukut?

By: armand
2 February 2026 at 22:40

Bëhet me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Seanca pritet të jetë vendimtare, në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë është më e lartë se kurrë. Sipas një raportimi të ardhur nga një qytetare anonime në […]

The post Nesër seanca në Kushtetuese/ A do të votojnë Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari në favor të Ballukut? appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Hungaria ndërmerr veprime ligjore kundër BE-së për ndalimin e importeve të gazit rus

2 February 2026 at 18:59

BUDAPEST, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Hungaria ka ngritur një padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) kundër vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e gazit natyror nga Rusia, tha sot ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó.

Njoftimi i Szijjártó në X, erdhi pas publikimit të rregullores për heqjen graduale të gazit rus në bazën e të dhënave ligjore të BE-së.

Sllovakia ka njoftuar gjithashtu se do të ngrejë një padi në gjykatën me seli në Luksemburg.

Szijjártó argumentoi në postimin e tij se traktatet e BE-së përcaktonin qartë se çdo shtet anëtar vendoste për zgjedhjen e burimeve dhe furnizuesve të energjisë.

“Për më tepër, parimi i solidaritetit energjetik kërkon sigurinë e furnizimit me energji për të gjitha shtetet anëtare”, shkroi ai.

“Vendimi e shkel qartë këtë parim në rastin e Hungarisë, meqenëse vetëm alternativa më të shtrenjta dhe më pak të besueshme të energjisë janë të disponueshme pa importet ruse”, tha Szijjártó.

Rregullorja, e cila u miratua nga shumica e anëtarëve të BE-së, përcakton që importet e gazit natyror nga Rusia duhet të ndërpriten deri në fund të vitit 2027.

Duke pasur parasysh pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës nga Kremlini, BE dëshiron të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjisë dhe lëndëve të para.

Hungaria është shumë e varur nga gazi rus. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, vendi nuk ka bërë përpjekje serioze për t’u çliruar nga kjo varësi.

Kryeministri i saj populist i krahut të djathtë, Viktor Orbán, konsiderohet gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në BE. /a.i/

The post FOKUS – Hungaria ndërmerr veprime ligjore kundër BE-së për ndalimin e importeve të gazit rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie sistemi i DPSHTRR-ës në Durrës, Bajraktari asnjë masë

By: Elva
2 February 2026 at 18:05

Dhjetëra qytetarë kanë denoncuar kaosin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në Durrës, ku që prej orës 13:00 të ditës së premte (30 janar) sistemi ka qenë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se janë detyruar të lënë punën për dy ditë radhazi për të kryer dokumentet e makinave, ndërsa përballen vetëm me […]

The post Bie sistemi i DPSHTRR-ës në Durrës, Bajraktari asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

2 February 2026 at 18:17


Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka arritur të sigurojë intervistën me Aleksandar Liçanin i cili ishte dëshmitarë i vrasjeve nëpër Sarajevë në atë që tashmë po njihet si Sarajeva Safari.

Ai tha se është dëshmitar i asaj se çfarë kanë bërë serbët gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë Sllavoj Aleksiqin, Vojisllav Sheshelin dhe Aleksandar Vuçiqin, transmeton Telegrafi.

“E di se kanë sjellë njerëz edhe nga shtete tjera duke vepruar njëjtë – pra vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, civilë, gra dhe të moshuar nëpër Sarajevë”, tha Liçanin, i cili shtoi se “këtë nuk po mund të durojë pasi atëherë po thuhet se të gjithë ne jemi njësoj”.

Ndërkaq kur është pyetur nga gazetari kroat se Vuçiq jo vetëm që është marrë me organizime, por se ka shtënë vetë nga snajperi nga varrezat e hebrenjve.

“Ashtu është, ekzistojnë edhe disa fotografi ku ata shihen duke bartur në shpinë pushkë snajper, kurse rrëfimi i tij se ishte ombrellë është trillim”, shtoi Liçanin.

Gjithashtu theksoi se ishte dëshmitar kur Vuçiqi dhe Shesheli organizonin turistë snajperë që shkonin në varrezat e hebrenjve.

“Njerëzit vinin nga vende të ndryshme për ta bërë këtë për para, pasi askush nuk është i çmendur që të vijë dhe ta bëjë falas”, theksoi ndër tjera dëshmitari.

Sa i përket asaj që Vuçiq mohon përfshirjen në këto vrasje, dëshmitari është pyetur se pse njerëzit po frikësohen ta flasin të vërtetën.

“Njerëzit frikësohen për veten dhe familjen, por unë jam i përkushtuar të them të vërtetën dhe dua që e vërteta të mësohet nga të gjithë. Që t’i vihet pika atij Safarit të mallkuar të Sarajevës dhe të dihet se kush çfarë ka bërë dhe kush ka shtënë mbi civilët në Grbavicë. Lokalet zbrazeshin që Aleksiq, Sheshel dhe Vuçiq të mund të qëndronin lirshëm”, tha për fund Liçanin. /Telegrafi/

AAK në koalicion me PDK-në në Suharekë, Muharremaj prezanton kabinetin e ri drejtues

2 February 2026 at 15:22


Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka formuar kabinetin e ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që do të udhëheqin sektorët kyç të administratës komunale.

Sipas emërimeve të caktuara nga Muharremaj, bëhet e ditur se AAK në Suharekë ka bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kabineti i ri synon rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Përbërja e kabinetit të ri është kjo: Arta Gashi është emëruar nënkryetare e Komunës, Kymete Bajraktari drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Gent Gashi drejtor i Inspekcionit, Erza Ramadani drejtoreshë e Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave, Liridon Jollxhiu (PDK) drejtor i Administratës, Armend Krasniqi (PDK) drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë, Remzi Bajselmani drejtor i Arsimit, Amir Hoxha (PDK) drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Donjete Kabashi drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Mensur Selimaj drejtor për Shërbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër, si dhe Visar Kuqi drejtor i Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit.

Kryetari Muharremaj u ka uruar suksese anëtarëve të kabinetit të ri, duke theksuar se puna e tyre do të bazohet në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik. /Telegrafi/


Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë hap dyert me kushte moderne për 650 nxënës dhe mësues

2 February 2026 at 12:13

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Lef Sallata” në Vlorë nga dita e sotme i zhvillojnë orët mësimore në kushte më të mira dhe me infrastrukturë më moderne, pas rikonstruksionit të plotë të godinës.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se “për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë, kjo javë nisi bukur me një shkollë krejt të re, të rilindur përmes projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Vlorë”.

Kumbaro nënvizoi se ky investim siguron kushte moderne me hapësira të bollshme, të konceptuara e të mobiluara në përputhje me standardet e mësimdhënies në epokën digjitale, por edhe frymëzuese për sporte, arte e plot veprimtari kreative.

Shkollës i janë shtuar mjedise të reja, duke shmangur mësimin me dy turne, ndërkohë që është pajisur me një sistem bashkëkohor të eficiencës së energjisë, terrene sportive e klasa të reja, si dhe nga janari do të kompletohet me laboratorë smart.


/e.i/r.e/a.f/

The post Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë hap dyert me kushte moderne për 650 nxënës dhe mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kandidatët për President të Kosovës – çka dihet dhe çfarë është spekulim

2 February 2026 at 11:39


Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tashmë pritet formimi i institucioneve, ku pastaj Kosova duhet të zgjedhë edhe presidentin ose presidenten e re.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka konfirmuar publikisht se synon të kandidojë për një mandat të dytë. Mandati i saj aktual përfundon në prill të këtij viti.

Në rrjetet sociale dhe në diskursin publik kanë qarkulluar disa emra si kandidatë të mundshëm, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Mes spekulimeve më të shpeshta është edhe familja Jashari.

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, është përmendur dhe i janë shpërndarë edhe foto në rrjetet sociale, por i njëjti deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për kandidaturën e mundshme.

Edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, përmendet si kandidat potencial, por as ai personalisht e as partia që udhëheq nuk kanë konfirmuar diçka zyrtare.

Ai ka theksuar rëndësinë e komunikimit brenda spektrit të gjerë politik dhe u shpreh i gatshëm të bashkëbisedojë me të gjitha partitë për çështjen e zgjedhjes së një presidenti konsensual të Kosovës, duke sqaruar se dialogu nuk nënkupton “pazare politike”.


Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj diskutohet si kandidat i mundshëm konsensual i opozitës.

Sipas Pal Lekajt, nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj është në komunikim me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së, por ende nuk ka vendim përfundimtar dhe nuk dihet se sa kanë avancuar bisedimet.

Në anën tjetër profesori i Fakultetit Juridik, Kolë Krasniqi, ka bërë të ditur se është propozuar si kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka deklaruar se Republika e Kosovës ka nevojë për institucione që gëzojnë besim.

Në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, por partitë politike kanë theksuar se duhet të ketë diskutime paraprake për të ruajtur stabilitetin institucional.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet finale, dhe së shpejti pritet krijimi i institucioneve të reja – Kuvendi dhe qeveria. Pas formimit të tyre, rendi i ditës do të përfshijë edhe zgjedhjen e presidentit të ri për një mandat pesëvjeçar./Telegrafi/

Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
2 February 2026 at 07:48

Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 60.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

❌
❌