Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë

By: M C
7 January 2026 at 22:06

Zona e Gjirokastrës po përballet me situata problematike për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiu.

Uji përmbyti rrugët e qytetit dhe si pasojë dhjetëra biznese, automjete dhe banesa u dëmtuan. Banorët shprehen se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

“Siç e shihni vetë nuk e di se çfarë të them, kjo ndodhi jo më pak se 10 minuta përmbytje që nuk na kishte rastisur ndonjëherë më parë”, shprehet i riu.

“Mbrëmë uji ka ardhur këtu mbuloi të gjitha aparaturat elektronike, kompjuterat të gjitha çfarë kam domethënë përfundimisht u shkatërruam si biznes. Po të shikosh uji është në lartësinë 1 metër e gjysëm, këtu nuk ka asnjë gjë që të ketë shpëtuar thjesht presim tani të vijnë, të shikojnë se çfarë mund të bëjnë, nga ana e shtetit”, tha një tjetër zotëri.

Problematike paraqitej situata edhe në dëmtimin e rrugëve rurale si shkak i erozionit dhe rrëshqitjes së tokës. Strukturat e emergjencave kanë ndërhyrë për evitimin e problematikave të shkaktuara ndërsa pritet përllogaritja e dëmeve materiale.

“Kemi patur momente të vështira sidomos disa evakuime banorësh por që për fat të mirë dhe më e keqja e madhe kaloi, nuk kemi patur jetë njerëzish të rrezikuara ndërkohë edhe në pjesën e problematikës që kemi patur në rrugët, sidomos në rrugët e qytetit, kemi filluar që prej mbrëmjes së djeshme më pastrimin e inerteve janë tonë inertesh që po largohen nga rrugët kryesore duke filluar nga rruga e lagjes “18 Shtatori”, do të vazhdohet edhe me lagjet e tjera të qytetit, sot na janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat në bashkëpunim me strukturat e bashkisë janë në terren”, theksoi Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Dhjetëra biznese e shtëpi janë prekur ndërsa deri më tani strukturat e posaçme kanë bërë evakuimin e 30 familjeve.

The post Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë appeared first on Albeu.com.

Durrës, situata drejt përmirësimit/ Ikën uji, numërohen pasojat

By: Rovena
7 January 2026 at 18:08

Të paktën 800 banesa janë përmbytur dhe 304 persona janë evakuuar nga banesat e tyre.

Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve në Durrës, qyteti që është goditur më së shumti nga moti i keq dhe reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ndonëse krahasuar me një ditë më parë situata paraqitet disi më e qetë, problemet mbeten të theksuara në disa zona, kryesisht në periferi të qytetit, ku uji vijon të jetë prezent në oborre dhe banesa.

Banorët tregojnë se nuk kishin përjetuar kurrë përmbytje të këtyre përmasave, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pavarësisht përpjekjeve për të mbrojtur shtëpitë, banorët thonë se vërshimi i ujit ishte i pandalshëm.

Pas mbledhjes së shtabit të emergjencave civile në Durrës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se po punohet intensivisht për zhbllokimin e kanaleve të ujërave të larta, me synim rikthimin sa më të shpejtë të banorëve në shtëpitë e tyre.

Ka tërheqje të ujit në ish-Kënetë dhe Shkozet, por ende ka prezencë uji në oborre dhe banesa. Kemi edhe mjete shtesë në ndihmë dhe nuk kemi probleme me hidrovoret.

Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa puna për përballimin e situatës vijon pa ndërprerje.

Situata nga reshjet e shiut në bashkinë e Durrësit vijon të mbetet problema…

By: Fax Web
7 January 2026 at 10:49

Situata nga reshjet e shiut në bashkinë e Durrësit vijon të mbetet problematike. Sipas informacioneve, mendohet që rreth 900 familje të jenë të përmbytura.

Nën ujë mbetet edhe IEVP e Durrësit, ku qëndrojnë në qeli zyrtarë e ish zyrtarë si ish ministri Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj apo ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

 

Rruga dhe oborri i burgut të Durrësit edhe sot “pushtohen” nga uji (VIDEO)

By: V K
7 January 2026 at 10:20

Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe periferinë e tij, situata në burgun e  Durrësit vijon të jetë kritike.

Si pasojë e përmbytjeve, lëvizet me gomone siç duket edhe nga këto pamje.

Pamjet që shihni tregojnë shkallën e përmbytjeve në burgun e Durrësit.

Sic shihet edhe nga pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, situata paraqitet e rënduar edhe ditën e sotme.

Kujtojmë se në këtë burg vuajnë dënimin ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj apo dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

 

The post Rruga dhe oborri i burgut të Durrësit edhe sot “pushtohen” nga uji (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak…

By: D Marku
31 December 2025 at 16:53

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
-Petrolifera
-TECI
-Porti i Peshkimit
-Zvërnec

Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.

The post Vlorës nuk i ndahen “hallet”/ Pas problemit me tubacionin, disa zona sërish pa ujë të pijshëm, shkak… appeared first on Albeu.com.

Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë

By: Elva
30 December 2025 at 22:30

Banorët e lagjes Fermë në bashkinë Cërrik po përballen prej gjashtë ditësh me mungesë totale të ujit të pijshëm, duke e bërë jetesën e përditshme tepër të vështirë për qindra familje, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Sipas banorëve, prej ditësh nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet për arsyet e ndërprerjes së […]

The post Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë appeared first on BoldNews.al.

Riparohet tubacioni, rikthehet uji në Vlorë pas pesë ditësh

By: lindita
30 December 2025 at 09:24

Rikthehet uji në Vlorë! Pajisja që nevojitej për të riparuar defektin në rrjetin ujësjellës në Vlorë është montuar përgjatë natës, ndërsa furnizimi me ujë vijon të jetë i pjesshëm. Gjithashtu, furnizimi i depos ka filluar mëngjesin e kësaj të marte dhe shpërndarja te të gjithë konsumatorët do të vijojë pasdite. Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se defekti i rëndë është…

Source

Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë

29 December 2025 at 14:02

Prej së dielës banorët e Vlorës janë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Qyteti hyri të hënën në ditën e katërt pa furnizim, për shkak të një problemi teknik.

Të hënën dhjetëra qytetarë u grumbulluan para bashkisë, ku hodhën vezë dhe letra higjienike, teksa një mbrëmje më parë ata mësynë teatrin “Petro Marko” duke prishur eventin e fundvitit që organizohej nga bashkia.

Revolta erdhi si përgjigje ndaj mungesës së përgjegjësisë dhe rrugëzgjidhjes. Nën zhurmën e bidonëve, ata kërkuan zgjidhje urgjente dhe paralajmëruan rrezik shëndetësor nga mungesa e higjienës.

Uji u ndërpre në qytetin e Vlorës pas një defekti në linjën kryesore të furnizimit. Defekti ndodhi në tubacionin e gjerë, 1 metër, që furnizon depot. Linja ishte investuar në vitet 2009-2010.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan në terren për rregullimin e avarisë, por si duket problemi ishte më serioz se sa u pandeh në fillim duke kërkuar më shumë kohë.

Gjatë punës për rregullimin e avarisë Burimi: Ujësjellës Kanalizime Vlorë

Edhe kryebashkiakja Brunilda Mersini ishte në vendin ku po kryheshin punimet. Ajo e quajti situatën “fatkeqësi natyrore” dhe shmangu debatin për përgjegjësitë, megjithëse përmendi faktin se ujësjellësi prej dy vitesh administrohet nga qeveria dhe jo bashkia.

Sipas Mersinit, testet e fundit dhanë rezultat pozitiv. Zona e Lungomares pritet të furnizohet me presion minimal. Ndërkohë zgjidhja për furnizimin në qytet është dhënë me 15 autobote ujë, ku përparësi u është dhënë institucioneve.

Ndarja e përgjegjësive administrative për shërbimet kryesore të qytetit, mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, kanë qenë problem i vazhdueshëm në Vlorë.

Në vitin 2024, kriza e mbetjeve, zjarri në fushën e depozitimit dhe përmbytjet rritën pakënaqësinë publike dhe paraprinë dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.

Ndërkohë, furnizimi me ujë mbetet premtim i përsëritur politik prej vitit 2013.

Kryeministri Edi Rama premtoi asokohe furnizim 24 orë si “shenjë qytetërimi”. Në 2021, ai garantoi 100% furnizim në mandatin e tretë.

Në vitin 2025, gjatë një diskutimi online, Rama relativizoi problemin duke kujtuar se as komunizmi nuk kishte pasur ujë 24 orë. Kështu, premtimet ndryshojnë, por realiteti mbetet i njëjtë për qytetarët.

Sipas raportit vjetor 2024 të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi mbulon 77.2% të popullsisë. Rritja është vetëm 1.9% krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson ndikimin e kompanive më të mëdha të ujësjellësit, mes tyre Tirana, Durrësi dhe Vlora. Megjithatë, statistikat mbeten larg premtimit për furnizim të qëndrueshëm 24 orë.

Kriza në Vlorë ekspozoi kështu brishtësinë e menaxhimit të sistemit të ujësjellësave dhe mungesën e përgjegjësive të qarta. Ndërsa qytetarët kërkojnë jo vetëm zgjidhje emergjente, por transparencë dhe plan afatgjatë për një shërbim bazë.

The post Fundviti gjen Vlorën pa ujë, bashkia shmang përgjegjësinë appeared first on Citizens.al.

Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive

By: Elva
29 December 2025 at 14:02

Nga Klodian Tomori Banda e gjeti sërish justifikimin për të mashtruar qytetarët. Tubi i Vlorës që u ça, sipas tyre, qenka vendosur nga Sali Berisha në vitin 2009. Dhe meqë Saliu “i bënte gjërat keq” sepse vidhte shumë, paska vendosur një tub të lirë, defektoz, që sot nuk prodhohet më nga asnjë fabrikë në botë. […]

The post Tubi i Saliut dhe zorra e lubikompanive appeared first on BoldNews.al.

Dëmtimi i linjës së furnizimit me ujë në Vlorë, vijon puna për riparimin

By: redi
27 December 2025 at 20:37

Po vijon puna për riparimin e defektit në linjën 1000 e cila furnizon qytetin e Vlorës. Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës po punojnë edhe përgjatë mbrëmjes për të vënë në punë linjën kryesore të qytetit. Është gjetur për momentin një zgjidhje provizore, e cila nuk është e përhershme: po bëhet zëvendësimi i pjesës së dëmtuar. Duhet investim për zgjidhje afatgjatë. Pas festive të fundvitit pritet…

Source

Mali Fuji i dukshëm qartë edhe nga 200 km larg – pamje që mahnitin rrjetin

22 December 2025 at 15:35


Një burrë indian që jeton në Japoni ka ndarë një pamje marramendëse të malit Fuji, i cili sipas tij është i dukshëm nga një distancë prej gati 200 kilometrash.

Videoja fitoi vëmendje të konsiderueshme në rrjete sociale.

"Ajri i Japonisë është kaq i pastër", tha Mansoori në video, dhe për ta shpjeguar këtë, ai e lëvizi kamerën për të zbuluar malin ikonik të dukshëm nga rreth 200 km larg.



"Më lejoni t'ju tregoj se sa e qartë duket nga kjo distancë. Mendoj se kjo është provë e mjaftueshme që ajri i Japonisë është shumë i pastër. Ejani në Japoni, jetoni këtu", shtoi ai.

Videoja shkaktoi reagime, me shumicën e përdoruesve që reflektuan mbi cilësinë e dobët të ajrit të disa qyteteve të njohura. /Telegrafi/

“Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë

16 December 2025 at 16:43

Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.

“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.

Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.

“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë appeared first on Citizens.al.

E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet pa shenja jete në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

By: V K
2 December 2025 at 14:04

Ditën e sotme, një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë afër një kantieri në Bulevardin e Ri në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për përcaktimin e shkakut dhe të rrethanave të humbjes së jetës.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet pa shenja jete në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri appeared first on Albeu.com.

Një shishe uji e derdhur i kushtoi një shoferi të Hyundai gati 12,000 dollarë

30 November 2025 at 18:34


Një drejtues i një Hyundai Ioniq 5 në Florida është përballur me një faturë pothuajse 12 mijë dollarë, pasi një shishe uji e derdhur në makinë dëmtoi instalimet elektrike nën sedilje.

Sipas pronarit, Mike McCormick, shishja “u përplas në dysheme” gjatë frenimit dhe uji depërtoi në lidhësit e kabllove, duke shkaktuar drita paralajmëruese, sinjalizues që pushuan së punuari dhe pamundësinë për ta fikur makinën.

Servisi i Hyundai tha se kabllot nën sedilje dhe nën dysheme duheshin zëvendësuar, duke e vlerësuar dëmin në 11,882 dollarë (rreth 10,250 euro).

- YouTube www.youtube.com

Kompania e quajti dëmin “faktor i jashtëm”, duke refuzuar mbulimin në garanci.

Madje edhe kompania e sigurimeve refuzoi kërkesën, duke pretenduar se dëmi nuk erdhi nga një derdhje e vetme. /Telegrafi/

Shkencëtarët paralajmërojnë, Evropës po i mbaron uji i pijshëm

30 November 2025 at 15:11


Një analizë alarmante, bazuar në të dhëna satelitore prej dy dekadash, zbulon se sipërfaqe të mëdha të Evropës po mbeten pa ujë.

Rezervat e ujit të ëmbël po pakësohen në të gjithë Evropën jugore dhe qendrore, nga Spanja dhe Italia në Poloni dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, raporton The Guardian .

Shkencëtarët nga University College London (UCL), në bashkëpunim me The Watershed Investigations dhe Guardian, analizuan të dhënat e mbledhura nga viti 2002 deri në vitin 2024 duke përdorur satelitë që monitorojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës.

Meqenëse uji ka masë, ndryshimet në nivelet e ujërave nëntokësore, lumenjve, liqeneve, lagështisë së tokës dhe akullnajave janë të dukshme në sinjalin e gravitetit, duke u lejuar satelitëve të "peshojnë" në mënyrë efektive se sa ujë ruhet në një zonë.

Rezultatet e analizës zbulojnë një ndarje të mprehtë: veriu dhe veriperëndimi i Evropës - veçanërisht Skandinavia, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Portugalisë - po bëhen më të lagështa.

Në të njëjtën kohë, pjesë të mëdha të jugut dhe juglindjes, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Rumaninë, Ukrainën dhe gjithashtu pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, po thahen me shpejtësi.

Shkencëtarët thonë se ndarja e klimës është e dukshme në të dhëna.

Kjo duhet të jetë një "thirrje zgjimi" për politikanët që janë ende skeptikë në lidhje me uljen e emetimeve, sipas Mohammad Shamsudduha, profesor i specializuar në krizat e ujit.

Sipas analizës së shkencëtarëve, edhe rezervat e fshehura të ujërave të ëmbla të Evropës po shterohen në mënyrë të rrezikshme.

Por kjo krizë duket të jetë globale.

Problemi nuk kufizohet vetëm në Evropë. Globalisht, me thatësi po përballen edhe vende në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën e Jugut, përgjatë bregdetit perëndimor të SHBA-së dhe në të gjithë Kanadanë, dhe tendenca dramatike janë të dukshme edhe në Grenlandë, Islandë dhe Svalbard.

Një shembull ekstrem vjen nga Irani, ku kryeqyteti Teheran po i afrohet "ditës zero" - momentit kur uji nuk do të rrjedhë më.

Autoritetet po planifikojnë racionimin dhe presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se nëse kjo dështon, Teherani mund të duhet të evakuohet. /Telegrafi/

ITU Shkabaj del jashtë funksionit, disa komuna mbesin pa ujë të pijshëm

29 November 2025 at 15:05


KRU “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) Shkabaj ka dalë jashtë funksionit që nga ora 05:00 e mëngjesit, për shkak të rritjes së madhe të turbullirave në kanalin Ibër–Lepenc, si pasojë e punimeve që po zhvillohen në këtë kanal furnizues.

Si rezultat, pa ujë të pijshëm kanë mbetur këto zona: Fushë Kosova; Drenasi; Obiliqi; Një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë; Pikat e larta të lagjes Arbëria.

Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.

KRU "Prishtina" njofton se "Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues".

"Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara, PA FAJIN TONË, ngase kanali nuk menaxhohet nga KRU" Prishtina".Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal"./Telegrafi/

HAPËSIRË  – Shpella misterioze në Mars mbajnë gjurmë uji të lashtë

25 November 2025 at 22:48

SHENZHEN, 25 nëntor /ATSH/ – Shkencëtarët zbuluan shpella të mëdha në Mars që duket se u formuan nga uji miliarda vjet më parë. Këto formacione mund të fshehin prova të jetës së lashtë mikrobiale, sipas “Daily Gakaxy”.

Shpella janë krijuar nga uji acidik që ka tretur shkëmbin e planetit, një proces i ngjashëm me atë që krijon shpella karstike në Tokë. Kjo është hera e parë që shpella të tilla identifikohen në Mars.

Zbulimi u bë nga ekipi i Chunyu Ding në Universitetin e Shenzhenit, Kinë duke përdorur të dhëna nga misionet “Mars Odyssey” dhe “Mars Reconnaissance Orbiter”.  Shpella ndodhen në Hebrus Valles, një zonë me kanale lumi dhe minerale të hidratuara që tregojnë se uji ka rrjedhur dikur aty.

Më shumë se 3,5 miliard vjet më parë, uji ka lënë pas depozita karbonatesh dhe sulfatesh, që sot formojnë shkëmbin rreth shpellave. Ky ambient mund të ketë ofruar një mikroklimë të qëndrueshme për jetë mikrobiale.

Shpella ofrojnë mbrojtje nga temperaturat ekstreme, stuhitë e pluhurit dhe rrezatimi ultraviolet, duke qenë më të sigurta sesa sipërfaqja e Marsit për ruajtjen e dëshmive të jetës.

Eksplorimi i tyre është i vështirë për shkak të tavanit të shpellave, por studiuesit sugjerojnë përdorimin e roverëve, robotëve ngjitës dhe dronëve ajrorë për të marrë mostra nga brenda.

Këto shpella nuk janë të përhapura kudo, por ndodhen në rajone specifike me kushtet e duhura hidrologjike. Ekspertët presin që shpella të tjera të ngjashme të zbulohen në të ardhmen.

Përveç vlerës shkencore, shpella mund të ofrojnë mbrojtje edhe për astronautët e ardhshëm nga rrezatimi dhe stuhitë e pluhurit në sipërfaqe. /Ad.Ab./

 

The post HAPËSIRË  – Shpella misterioze në Mars mbajnë gjurmë uji të lashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Operatorë kombëtarë për ujin dhe mbetjet, menaxhim në nivel tjetër

14 November 2025 at 19:55

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot gjatë dëgjesës publike me qytetarët e Njësisë Nr.2 në Tiranë, te problematika e ujit të pijshëm.

Në takimin, ku të pranishme ishin edhe kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe deputetja e PS Ogerta Manastirliu, Rama tha se po punohet rreth një projekti shumë interesant që do të prezantohet së shpejti dhe që lidhet me çështjen e ujit të pijshëm.

“Po përgatisim fazën e fundit të një reforme që ka marrë shumë kohë, po ka qenë e pashmangshme për të krijuar Ndërmarrjen Kombëtare të Ujit. Siç kemi ndërmarrjet e energjisë, te gjenerimit, të shpërndarjes, që sot janë të suksesshme do të kemi edhe Operatorin Kombëtar të Ujit që do na japë mundësinë që ta ngremë nivelin e menaxhimit në një shkallë tjetër”, tha ai.

“Dhe po ashtu do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të krijuar partneritet strategjik me kompani të mëdha evropiane që kanë eksperiencë dhe që punojnë jashtë vendit të tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se e e njëjta filozofi do të ndiqet edhe për çështjen e mbetjeve.

“Ju e dini që një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së Tiranës, është rritja e volumit të mbetjeve. Gjë që ndjehet në Shqipëri shumë fort, në të gjitha territoret ku është rritur turizmi, por në Tiranë shumë fort se nuk është rritur vetëm turizmi, por edhe numri i njësive të banimit dhe njerëzve që banojnë dhe konsumojnë”, tha Rama.

Rama pohoi se po bëhet një reformë për të pasur një operator kombëtar që do të merret me trajtimin e mbetjeve, ndërkohë që çështja e mbledhjes, do t’u mbetet bashkive, dhe në këtë pikë Bashkia Tiranë ka sfidën më të madhe.

“Unë jam shumë besimplot që gjërat të gjitha po vihen në vendin e tyre në një mënyrë të atillë që gjithçka është bërë deri më sot do të konsolidohet, të tjera gjëra që nuk janë bërë do të bëhen. Pa diskutim në fund të këtij mandati në shumëçka duke filluar nga raporti me Evropën dhe pozicioni ynë jo vetëm në kuptimin e dinjitetit dhe respektit, por edhe kuptimin formal, do të jetë një pozicion krejt i ri dhe i pakthyeshëm që do të jetë bekimi i gjithë atyre që janë sot janë fare të rinj ose atyre që do të lindin nesër”, tha Rama.

/e.i/j.p/

The post Rama: Operatorë kombëtarë për ujin dhe mbetjet, menaxhim në nivel tjetër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, çrregullohet furnizimi me ujë në disa zona

14 November 2025 at 11:34


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit si shkak i punimeve teknike në kanal nga mesnata ka probleme në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

"Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike në kanal) nga mesnata po kemi problem në ITU Shkabaj.Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës. Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë", thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale. /Telegrafi/

Shpërthen rrjeti i ujësjellësit, uji kthehet në shatërvan në mes të rrugës

By: redi
8 November 2025 at 20:37

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, aty ku mbrëmjen e sotme ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit pranë rreth rrotullimit të spitalit rajonal. Uji shpërthen si shatërvan duke u ngritur në disa metra lartësi. Kjo ka krijuar një situatë problematike dhe tepër shqetësuese për banorët e zonës.

Source

❌
❌