Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

By: Brisi
23 December 2025 at 08:39

Sekretariati i Etikës do të mblidhet mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të partisë demokratike. PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve demokratë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit, në Kuvend, […]

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

PS kërkoi masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës/ Sekretariati i Etikës vendos nesër

By: Brisi
18 December 2025 at 17:10

Sekretariati i Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike. Ditën e sotme PS kërkoi të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend. Sipas PS-së, veprimet […]

The post PS kërkoi masa disiplinore për 29 deputetë të opozitës/ Sekretariati i Etikës vendos nesër appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Kuvend, Balla: Imazhe që i bëjnë dëm vendit

18 December 2025 at 11:50

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me tensionet e sotme në Kuvend të krijuar nga opozita, ndërsa u shpreh se “këto janë imazhe që i bëjnë dëm Shqipërisë”.

Në një prononcim për medie, Balla theksoi se kjo ndodh sa herë që protesta e opozitës nuk kanë pjesëmarrje.

“Kanë ndodhur të njëjtat pamje edhe në dhjetor 2018. Shqiptarët e dinë se kur protestat nuk kanë pjesëmarrje, opozita duhet t’i vërë zjarrin parlamentit që t’i vijnë njerëzit në protestë. Por shqiptarët e dinë se kush i jep urdhrat për këto imazhe e foto që i bëjnë dëm Shqipërisë”, tha Balla.

Balla theksoi se opozita në Kuvend u mundua të pengojë edhe Avokatin e Popullit që të bëjë betimin, edhe pse vetë e kishin firmosur.

“Por ne kemi një fjalë të urtë: qentë le të lehin, karvani do ecë përpara. Edhe karvani i Shqipërisë europiane ecën përpara”, tha ai.

Balla përgëzoi vendimin e djeshëm të Bashkimit Europian për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Kosovës, të cilin e cilësoi lajm të mirë për gjithë shqiptarët.

“Por sa herë Kosova ka festë Saliu nga viti 1991 e deri më sot e bën një dëm në Shqipëri. Dëmi i madh i sotëm lidhet me gëzimin për Kosovën”, tha Balla. /j.p/

The post Tensionet në Kuvend, Balla: Imazhe që i bëjnë dëm vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë

18 December 2025 at 11:44

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Deputetët e opozitës kanë penguar sot nisjen normale të punimeve të seancës plenare, duke zënë karriget e ministrave në Kuvend.

Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave dhe është dashur ndërhyrja e gardës për largimin e tyre.

Kjo situatë ka shkaktuar debate mesa mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa përplasjet mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës kanë vijuar, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka ndezur flakadanë.

Po ashtu, flakadanë kanë ndezut dhe deputetët Albana Vokshi dhe Fidel Kreka.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të ndërpresin veprimet e dhunshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të sigurisë që mos të “prekin deputetët”.

“Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm dhe i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda”, tha Berisha.

Opozita bllokon seancën e Kuvendit, foto: Florian Abazaj
1 nga 10

 

The post Opozita krijon tensione në Kuvend, zënë karriget e ministrave dhe ndezin flakadanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasje të forta në Kuvend/ Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur brenda në Kuvend (VIDEO)

By: V K
18 December 2025 at 10:24

Ditën e sotme, seanca plenare e Kuvendit ka nisur shoqëruar nga debate dhe tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Sic shihet edhe nga pamjet, deputeti Klevis Balliu, shihet duke u ngjitur mbi tavolinat e anëtarëve të Kuvendit, ndërsa opozita ka ndërprerë punimet dhe po pengon zhvillimin normal të seancës.

Ndërkohë, shoqëruesi i Niko Peleshit, ka shkelur ligjin duke u futur i armatoasur brenda në Kuvend.

 

The post Përplasje të forta në Kuvend/ Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur brenda në Kuvend (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Protesta te Kryeministria/ Policia e Ramës i thyen këmbën qytetarit

By: Brisi
15 December 2025 at 17:24

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën që po mbahet këtë pasdite te kryeministria, nga Adriatik Lapaj dhe aktivistë e qytetarë. Gjatë përplasjeve me policinë, Lapaj ka denoncuar se policia ka dhunuar një nga protestuesit dhe i ka thyer këtij të fundit këmbën. Protestuesi është dërguar me ambulancë drejt spitalit, ndërsa kjo nuk është hera e parë […]

The post Protesta te Kryeministria/ Policia e Ramës i thyen këmbën qytetarit appeared first on BoldNews.al.

Tensionet te Kryeministria/ Lapaj: Ja “tanket” që do përdorim kundër këtij sh*ërdhate kryeministër

By: Brisi
15 December 2025 at 17:10

Protesta e Adriatik Lapajt, te Kryeministria, ka vijuar me tensione edhe pasditen e kësaj të hëne ku protestuesit janë përplasur me policinë. Lapaj ka nxjerrë nga disa qese, portokalle bidonë uji dhe batanije, ndërsa u drejtohet protestuesve me ironi se këto janë molotovët dhe tanket që do të përdoren në këtë protestë ku kërkohet dorëheqja […]

The post Tensionet te Kryeministria/ Lapaj: Ja “tanket” që do përdorim kundër këtij sh*ërdhate kryeministër appeared first on BoldNews.al.

Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat, përse protestojnë fermerët

By: Brisi
8 December 2025 at 15:40

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në fazën më të tensionuar të tyre, duke u shndërruar në një krizë kombëtare që ka paralizuar vendin dhe ka ngritur shqetësime serioze për furnizimet dhe lëvizjen e mallrave. Me mijëra fermerë prej më shumë se 1 muaji kanë zbritur në rrugë me traktorë dhe mjete bujqësore, duke bllokuar […]

The post Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat, përse protestojnë fermerët appeared first on BoldNews.al.

Tensione në Kuvend/ Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin: Mbylle gojën, laraskë

By: V K
4 December 2025 at 14:32

Këtë të enjte, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur sërish në Kuvend me deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Bardhi po debatonte me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu, lidhur me marrjen e fjalës, e në një moment ndërhyri edhe deputetja socialiste, ndërsa Bardhi i kthehet ashpër dhe i drejtohet duke i thënë: “Mbylle gojën kur flas unë, laraskë”.

Çaushi ka replikuar sërish nga vendi me mikrofonin e mbyllur.

Gazment Bardhi, nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiut, duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

“S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.

The post Tensione në Kuvend/ Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin: Mbylle gojën, laraskë appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj Ushtrisë serbe

17 November 2025 at 16:48

Tensionet Kosovë-Serbi në kufi dhe akuzat mes palëve tregojnë se raportet mes dy vendeve nuk janë në momentin e tyre më të mirë.

Pas raportimeve të mediave serbe se një grup shqiptarësh të maskuar në rrëzë të Kodrës së Shopit, kanë qëlluar 15 herë drejt anëtarëve të Ushtrisë Serbe janë rrëzuar nga Policia e Kosovës.
Sipas tyre këto janë dezinformata.

“Pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.”

Sipas autoriteteve të Kosovës, këto informacione të pasakta kontribuojnë në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare.

Sipas ministrit në detyrë të Kosovës Xhelal Sveçla, “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në vend. Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjetën 10 detonatorë ndezës me në afërsi të Leposaviçit.

Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përfshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza.

Edhe për to, policia e shtetit ka nisur hetimet dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e shtetit.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë pikë e nxehtë posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa kjo zonë është bërë gjithnjë e më shumë objekt i retorikës politike në vend.

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

16 October 2025 at 18:23

Një protestë e planifikuar të mbahet të premten në Tiranë – kundër gjykimit nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi – ka rindezur përplasjet midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe partisë më të madhe në Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në […]

The post BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Tensione gjatë seancës plenare/ Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh

By: V K
9 October 2025 at 11:41

Këtë të enjte, ka pasur tensione gjatë seancës plenare. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Vendimi u mor për shkak se demokrati shkoi drejt foltores gjatë fjalës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, ku i kërkuan dorëheqjen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Duhet t’ju vijë turp”, iu drejtua Noka ministres së Brendshme, teksa kjo e fundit iu kthye: “Nuk më intimidon duke më drejtuar gishtin. Jam një grua në detyrë, mos e politizo situatën. Trup të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë”.

Ndërsa kryeparlamentari pasi i dha masën disiplonore të vërejtjes, i hoqi të drejtën e fjalës.

“Zoti Noka vërejtje sipas rregullores. Duke qenë se morët një tërheqje vëmendje dhe një vërejtje dhe përdorët fjalë fyese që cënojnë drejtuesin e seancës, ju heq të drejtën e fjalës për ditën e sotme”, tha Peleshi.

The post Tensione gjatë seancës plenare/ Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh appeared first on Albeu.com.

Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici

29 September 2025 at 11:49

Mbledhja në Këshillin Bashkiak në Vlorë është shoqëruar me një incident.

Një banorë ka hyrë me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja.  Ai ka thënë se i është prishur banesa në rrugën që lidh Portin me Transballkanike.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, ai është shoqëruar në polici.

/abcnews.al/

 

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

18 September 2025 at 17:01

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar me një letër Trupit Diplomatik në Tiranë, në lidhje me tensionet në seancën e sotme në parlament, ku mazhoranca, me urdhër të Edi Ramës, e mbylli për 23 minuta, ndërkohë që ishte planifikuar që të flisnin të gjithë deputetët për programin e Qeverisë. Në letrën e firmosur […]

The post Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në seancën plenare, zbardhet letra që Grupi Parlamentar i PD i ka nisur Trupit Diplomatik në Tiranë

By: M C
18 September 2025 at 16:50

Është zbardhur letra që Grupi Parlamentar i PD i ka nisur Trupit Diplomatik në Tiranë, pas tensioneve në seancën e sotme plenare, e cila ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë, por zgjati vetëm 20 minuta për shkak të tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës.

PD shkruan se Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në mënyrë flagrante.

Demokratët argumentojnë se përmes veprimeve antikushtetuese dhe në shkelje të rregullores së brendshme të Kuvendit, të ndërmarra nga Kryetari i Kuvendit dhe kreu i shumicës parlamentare, debati politik i përfaqësuesve të qytetarëve u pengua qëllimisht, duke dëmtuar seriozisht demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve legjitime demokratike.

“Dinamika e ngjarjeve të sotme tregon qartë një plan të mirëorganizuar nga Kryeministri Rama që provokon hapur opozitën parlamentare”, thuhet në letër.

Gjithashtu, ata shprehen se edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka kryer shkelje, duke krijuar standarde të dyfishta në dhënien e të drejtave procedurale.

“Z. Peleshi ia dha dy herë radhazi Kryetarit të grupit të shumicës parlamentare të drejtën procedurale, ndërkohë që ia mohoi këtë të drejtë, të parashikuar sipas nenit 49 të Rregullores, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, thuhet në letrën e Grupit të PD-së.

Po ashtu, PD thotë se “Kryetari i Kuvendit miratoi një urdhër politik të ardhur nga Kryetari i grupit të shumicës duke mbyllur seancën plenare me miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar pa debat politik, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe në shkelje të rëndë të nenit 110 të Rregullores”.

LETRA

Shkëlqesi të nderuara.

Ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre për të sjellë në vëmendjen tuaj situatën e paprecedentë që ndodhi sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të thirrur për miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar, në të cilën ju ishit të ftuar edhe si pjesëmarrës.

Për herë të parë në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në një mënyrë kaq flagrante dhe përçarëse.

Përmes veprimeve antikushtetuese dhe në shkelje të rregullores së brendshme të Kuvendit, të ndërmarra nga Kryetari i Kuvendit dhe kreu i shumicës parlamentare, debati politik i përfaqësuesve të qytetarëve u pengua qëllimisht, duke dëmtuar seriozisht demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve legjitime demokratike.

Si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë në Kuvend, vërejmë me shqetësim erozionin e përditshëm të autoritetit të institucionit më të lartë vendimmarrës, Kuvendit të Shqipërisë, dhe përpjekjen për ta transformuar atë në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar plotësisht mbikëqyrjen parlamentare mbi shumicën dhe ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim.

Dinamika e ngjarjeve të sotme tregon qartë një plan të mirëorganizuar nga Kryeministri Rama që provokon hapur opozitën parlamentare. Përmes këtyre veprimeve të paprecedentë, në shkelje të Rregullores së Punës dhe duke anuluar parimet kushtetuese, e drejta e deputetëve të opozitës për një debat politik substancial dhe konstruktiv mbi programin dhe kabinetin qeveritar u mohua qëllimisht.

Gjithashtu, vërejmë me shqetësim ofendimin e rëndë që u është shkaktuar përfaqësuesve më të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, të cilët morën pjesë në këtë seancë solemne, me rëndësi të veçantë për fillimin e çdo legjislature të re, nga Kryeministri Rama. Në dritën e delegjitimimit të seancës plenare dhe në mbrojtje të kushtetutshmërisë së procesit, deputetët e opozitës në Parlament kërkuan që të respektohet solemniteti i kësaj seance plenare.

Në përputhje me nenin 97 të Kushtetutës, dhe në përputhje me nenin 110, paragrafi 2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, deputetët e opozitës i kërkuan vazhdimisht Kryetarit të Kuvendit për të lejuar Kryeministrin të vazhdojë fjalimin e tij, pasi ai u ndërpre në mënyrë të paprecedentë prej tij për të paraqitur një videomesazh të inskenuar nga e ashtuquajtura “Ministria e Inteligjencës Artificiale Diella”.

Në të gjithë historinë e pluralizmit parlamentar shqiptar, fjalimi i Kryeministrit gjatë seancës plenare për miratimin e programit politik dhe përbërjen e qeverisë nuk është ndërprerë kurrë për asnjë arsye. Për më tepër, Kryetari i Kuvendit, në shkelje të nenit 48, paragrafi 1 i Rregullores së Punës, nuk iu drejtua Z. Edi Rama në cilësinë e tij si deputet për ta thirrur në rend kur u largua nga thelbi i çështjes, pra, prezantimi, përmes inskenimit të një videomesazhi nga një personazh virtual, në një kohë kur ai duhet të kishte vazhduar pa ndërprerje prezantimin e programit politik.

Në kontekstin e mospërgjigjes së paprecedentë të Kryetarit të Kuvendit dhe kryerjes së këtyre shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Punës, Kryetari i Kuvendit krijoi një precedent të rrezikshëm për këtë legjislaturë të re duke krijuar standarde të dyfishta në dhënien e të drejtave procedurale. Z. Peleshi ia dha dy herë radhazi Kryetarit të grupit të shumicës parlamentare të drejtën procedurale, ndërkohë që ia mohoi këtë të drejtë, të parashikuar sipas nenit 49 të Rregullores, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kështu, në mënyrë antikushtetuese, Kryetari i Kuvendit miratoi një urdhër politik të ardhur nga Kryetari i grupit të shumicës duke mbyllur seancën plenare me miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar pa debat politik, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe në shkelje të rëndë të nenit 110 të Rregullores.

Mohimi i së drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe shkeljet e rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minim të qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend. Në këtë situatë të paprecedentë, vërejmë me shqetësim minimin e jetës parlamentare, mohimin e së drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik dhe, mbi të gjitha, shpërfilljen e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar anulimin total të organit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik.

Me shqetësim të thellë vërejmë dobësimin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit si institucioni më i lartë vendimmarrës në Shqipëri. Zhvillimet e sotme demonstruan një plan të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare dhe për ta reduktuar Kuvendin në një zgjatim të thjeshtë të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar kështu mbikëqyrjen parlamentare mbi shumicën dhe ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim.

Prandaj, e ndiejmë si detyrë tonën të informojmë komunitetin diplomatik të akredituar në Tiranë për këto zhvillime të rënda, të cilat rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesitë Tuaja, shprehjen e konsideratave të mia më të larta.

The post Tensionet në seancën plenare, zbardhet letra që Grupi Parlamentar i PD i ka nisur Trupit Diplomatik në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i Shqipërisë nis me tensione – opozita bllokon foltoren, miratohet programi i ri qeverisës

18 September 2025 at 10:38


Legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë, ka nisur me tensione. Opozita ka vijuar të pengojë punimet, duke i hedhur sende kryeministrit Edi Rama.

Në këtë mënyrë siç edhe u paralajmërua nga Niko Peleshi, është kaluar direkt në votim.

Gjatë tensioneve në seancë, deputeti Gazment Bardhi hodhi letra drejt kryeministrit Rama dhe kryetarit të seancës, Peleshi, si shenjë proteste.

Kuvendi i Shqipërisë nis me tensione – opozita bllokon foltoren, miratohet programi i ri qeverisës telegrafi.com

Ndërkohë, efektivë të Gardës së Republikës u pozicionuan në mbrojtje të drejtuesve të seancës, raportojnë mediat nga Shqipëria.

Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës u ngritën dhe qëndruan para foltores së Kuvendit, duke protestuar ndaj mënyrës së zhvillimit të seancës dhe vendimit për të mos lejuar diskutimet mbi programin e qeverisë së re.

Në mesin e tensioneve seanca e cila zgjati më pak se 30 minuta u votua edhe programi qeverisës me 82 vota pro.

Fillimisht seanca nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi në Kuvend programin qeverisës.

“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tone”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Tensionet në Kuvend/ Gazment Bardhi hodhi rregulloren e Kuvendit në drejtim të kryeministrit Edi Rama, garda rrethoi foltoren (VIDEO)

By: V K
18 September 2025 at 10:33

Ditën e sotme, kreu  i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi hodhi rregulloren e Kuvendit në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi mazhoranca mori vendimin për të miratuar programin dhe kabinetin e ri qeveritar pa diskutime në seancë.

Programi i qeverisë dhe kabineti morën 82 votat e deputetëve të PS, ndërsa seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi opozita bllokoi foltoren, duke penguar zhvillimin e debateve parlamentare.

“Fjalën e ka kryeministri Edi Rama me vazhdimin e prezantimit të programit. Kreu i Grupit të PS-së kishte propozim jo procedurë”, u shpreh kryeparlamentari Niko Peleshi.

“Edhe unë kam procedurë”, iu drejtua Gazment Bardhi, teksa kryeministri Rama mbërriti në foltoren e Kuvendit, i rrethuar nga Garda e Republikës.

“A mirë darkord”, tha kreu i qeverisë, duke parë protestën e opozitës dhe vendosi të kthehej në karrigen e tij.

Kryeparlamentari ia kaloi fjalën kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla i cili propozoi nisjen e procesit të votimit.

“Bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe mqs opozita nuk lejon kryeministrin të prezantojë programin kalojmë në votim”, u shpreh ai.

“Grupi parlamentar i PD me veprimet e tij refuzon të dëgjojë programin, Grupi i PS-së tërhiqet nga propozimet dhe nga diskutimet e kërkon kalim në votim, vendos kalimin në votim. Kalojmë në miratimin e projektvendimit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave”, tha Peleshi duke aprovuar kërkesën e PS-së.

Në momentin e hapjes së votimit elektronik, Gazment Bardhi mori rregulloren e Kuvendit dhe iu afrua foltores, duke e hedhur më pas në drejtim të Kryeministrit Rama.

Ndërsa në atë moment drejt foltores shkuan edhe deputetë të tjerë të PD-së, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Albana Vokshi etj.

Ndërkohë PS, pavarësisht protestës së opozitës, vazhdoi me votimin duke votuar programin e ri qeverisës dhe kabinetin.

“Mbyllet votimi, projektvendimi miratohet, seanca mbyllet këtu, seanca tjetër do ju njoftohet”, tha Peleshi, ndërsa kryeministri u largua nga salla e Parlamentit.

 

The post Tensionet në Kuvend/ Gazment Bardhi hodhi rregulloren e Kuvendit në drejtim të kryeministrit Edi Rama, garda rrethoi foltoren (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Albana Vokshi-mazhorancës: Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit, pse keni frikë nga opozita?

By: V K
16 September 2025 at 13:49

Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën se po përjashton qëllimisht opozitën nga procesi i integrimit europian, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Vokshi kërkoi “futjen e parlamentit në shinat kushtetuese” dhe denoncoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit si një hap që cenon gjithëpërfshirjen – një nga kriteret kryesore të BE-së.

Deputetja demokrate akuzoi mazhorancën për frikë nga përfshirja e opozitës në procesin e integrimit:

“Ku është grupi i punës për integrimin? Ka thënë gjë sot Edi Rama me kolegët e tij se e kanë hequr opozitën nga ky proces? Pse keni frikë nga opozita? Asnjë vend tjetër i rajonit nuk e ka shkrirë Komisionin e Integrimit”.

Albana Vokshi: Narkoparlament ku banat kanë përfaqësues të tyre mbi 20 deputetë, në një vend ku kryeministri ka më shumë pushtet se sa kishte Hoxha, ka mbi 95% pushtet, parlamenti është si një oaz ku ka dhe një opozitë.

Ne kërkojmë gjithëpërfshirje. Edhe në procesin e integrimit, kur janë kriteret politike, është gjithëprfshirja, mirëfunksionimi i parlamentit.

Ku është grupi i punës? A ka thënë gjë sot Rama me ato kolegët e tij se ia ka hequr mundësinë opozitës për t’u përfshirë në procesin e intergimit, pse kishit frikë nga opozita, asnjë vend i rajonit nuk e ka të shkrirë komisionin e integrimit. Respektoni rregulloren dhe kushtetutën. Futeni parlamentin në shina kushtetuese.

The post Albana Vokshi-mazhorancës: Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit, pse keni frikë nga opozita? appeared first on Albeu.com.

Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon 5 avionë F-35 në Porto Riko

By: armand
14 September 2025 at 15:57

Në kulmin e tensioneve mes dy vendeve, SHBA-të dërgojnë edhe 5 avionë të tjerë luftarake për të monitoruar hapësirën ajrore të kufirit në Venezuelë, me qëllim luftën ndaj karteleve të drogës. Pesë avionë luftarakë F-35 të Forcave Ajrore Amerikane zbarkuan në Porto Riko të shtunën, disa ditë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e 10 […]

The post Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon 5 avionë F-35 në Porto Riko appeared first on BoldNews.al.

Legjislatura e XI-të nis me tensione, çfarë ndodhi në seancën hapëse në Kuvend

12 September 2025 at 11:33

Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 10:00 u mbajt seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë janë ulur 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Në zgjedhjet e 11 Majit, PS arriti të merrte 83 mandate, […]

The post Legjislatura e XI-të nis me tensione, çfarë ndodhi në seancën hapëse në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

❌
❌