Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Operacion i përbashkët i policisë dhe AKI-së, arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviq

20 December 2025 at 20:04


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në kuadër të hetimeve intensive për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, sot është arrestuar një person i dyshuar në Leshak.

Sipas Sveçlës, arrestimi është kryer në një operacion të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

I arrestuari, me inicialet V.M., është ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, nga e cila më pas kishte dhënë dorëheqje.

Autoritetet dyshojnë se V.M. ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq më 1 nëntor 2025, brenda territorit të Kosovës.

Gjatë këtij kidnapimi, viktima ishte plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë serbe, si dhe dyshohet se ka pasur dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Ministri Sveçla ka theksuar se askush nuk do t’i ikë drejtësisë në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë kanë kapacitet të plotë për të adresuar çdo kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Ai shtoi se herët a vonë para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës që aktualisht strehohen në Serbi dhe shfrytëzohen nga atje për qëllime politike dhe të sigurisë.

Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, përgatitje për fluksin e mërgimtarëve

19 December 2025 at 08:33


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar Pikë Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë, një nga pikat kryesore të hyrjes në Kosovë, në prag të rritjes së fluksit të mërgimtarëve.

Gjatë vizitës, Hyseni dhe Sveçla u takuan me zyrtarë policorë, nga të cilët u informuan për përgatitjet e ndërmarra për menaxhimin e pritjes dhe qarkullimit të mërgimtarëve që po vijnë në vend për pushimet e fundvitit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se vizita kishte për qëllim të sigurohet që të gjitha institucionet janë të gatshme për përballimin e fluksit të shtuar në këtë pikë kufitare, përcjell Telegrafi. Ai uroi mërgimtarët për ardhjen në atdhe, duke thënë se janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpitë e tyre.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se gjatë vizitës u njoftuan nga afër me masat dhe përgatitjet operative të Policisë së Kosovës për këtë periudhë. Ai shtoi se pati rastin të takojë edhe mërgimtarë që sapo kishin hyrë në Kosovë, duke i uruar mirëseardhje në atdhe.

Institucionet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë koordinimin për të siguruar qarkullim më të lehtë dhe shërbime sa më efikase për qytetarët dhe mërgimtarët në pikat kufitare. /Telegrafi/


Sveçla: Do të vazhdojmë angazhimin në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë

19 November 2025 at 11:54


Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë sot se do të vazhdojnë angazhimin në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

Lexoni të plotë postimin:

Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.

Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë.

Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm. /Telegrafi/


Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj Ushtrisë serbe

17 November 2025 at 16:48

Tensionet Kosovë-Serbi në kufi dhe akuzat mes palëve tregojnë se raportet mes dy vendeve nuk janë në momentin e tyre më të mirë.

Pas raportimeve të mediave serbe se një grup shqiptarësh të maskuar në rrëzë të Kodrës së Shopit, kanë qëlluar 15 herë drejt anëtarëve të Ushtrisë Serbe janë rrëzuar nga Policia e Kosovës.
Sipas tyre këto janë dezinformata.

“Pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.”

Sipas autoriteteve të Kosovës, këto informacione të pasakta kontribuojnë në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare.

Sipas ministrit në detyrë të Kosovës Xhelal Sveçla, “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në vend. Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjetën 10 detonatorë ndezës me në afërsi të Leposaviçit.

Edhe në të kaluarën, pjesëtarë të qeverisë në detyrë kanë akuzuar Serbinë për përfshirje në raste të ngjashme kur janë gjetur armatime në veriun e banuar me shumicë serbe, por pa ofruar dëshmi që i vërtetojnë këto akuza.

Edhe për to, policia e shtetit ka nisur hetimet dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e shtetit.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë pikë e nxehtë posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, ndërsa kjo zonë është bërë gjithnjë e më shumë objekt i retorikës politike në vend.

Gjetja e 10 detonatorëve në Leposaviq, Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste ndaj Kosovës

16 November 2025 at 12:14


Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, ka sekuestruar dje dhjetë detonatorë ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka paralajmëruar se institucionet e sigurisë janë të vendosura të luftojnë çdo kërcënim ndaj qytetarëve.

"Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e institucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve”, ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi se Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave kriminale, të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë.

“Kushtetutshmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhënjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale", u shpreh Sveçla.

Ndryshe ky rast u raportua sot në raportin 24 orësh të policisë, ku thuhet se është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/

Sveçla u ankua se një person theu heshtjen zgjedhore, reagon LDK: Shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik

9 November 2025 at 12:05


Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sjelljen siç e quajnë të papranueshme, arrogante dhe kërcënuese të deputetit Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti i cili po qëndronte jashtë rrethojave të shkollë "Faik Konica", një nga qendrat ku sot votohet për kryetar të Prishtinës.

Besian Mustafa nga LDK-ja përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se aktivistët, anëtarët dhe çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të jetoj e shprehet i lirë pa frikë, presion apo intimidim.

Në reagim thuhet se përveç tjerash Sveçla ka ndaluar atë dhe e ka fotografuar pa pëlqimin e tij, veprim ky i ndaluar me ligj dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se LDK-ja thekson se aktivistët, anëtarët dhe çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të jetoj e shprehet i lirë pa frikë, presion apo intimidim.

“Sjellje të tilla përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të standardeve demokratike dhe janë të papranueshme nga kushdo që ka mbajtur apo mban funksione publike. I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë këtij procesi zgjedhor. LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj respektit, kulturës demokratike dhe standardeve që e kanë ndërtuar këtë vend”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/


Xhelal Sveçla ankohet se një person i LDK-së po thyen heshtjen zgjedhore

9 November 2025 at 11:17


Xhelal Sveçla i ka reaguar një personi që mbante një emblemë të LDK-së në kraharorin e tij.

Anëtari i Vetëvendosjes i ka kërkuar qytetarit që të mos jetë rreth shkollës, pasi është kundër rregullave.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtar në Facebook, Sveçla ka thënë se LDK po shkel ligjin për zgjedhje, raporton Telegrafi.

“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, thuhet në reagimin e tij.

Ndryshe, nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, personi që mbanë emblemën e LDK-së në krahror, i drejtohet Sveçlës se nuk është brenda objektit dhe nuk guxon t'i bëjë foto - gjersa e paralajmëron se do të përballen në gjykatë. /Telegrafi/


Ministri Sveçla: Serbia shkeli kufijtë shtetërorë pas raportimeve për rrëmbimin e një serbi në Leposaviç

By: redi
3 November 2025 at 21:55

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë të hënën se Serbia e ka cenuar integritetin territorial të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe. Presidentja e Kosovës…

Source

Plagosja dhe rrëmbimi i serbit nga xhandarmeria serbe brenda territorit të Kosovës, reagon Sveçla

3 November 2025 at 20:39


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit të raportuar në zonën “-0-” të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V., shtetas i Republikës së Kosovës.

Sveçla e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt të përsëritur dhe të pandëshkuar, duke theksuar se veprimet e Serbisë destabilizojnë hapur integritetin territorial të Kosovës dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të saj.

“Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin tonë territorial, kësaj radhe në zonën -0- të kufirit, ku ka prani të shtuar të KFOR-it. Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme dhe përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë”, ka theksuar Sveçla.

Ministri shtoi se veprimet e Serbisë janë pjesë e politikave të saj të frikësimit dhe përndjekjes së qytetarëve që nuk pajtohen me regjimin e Aleksandar Vuçiqit, duke kujtuar se dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale serbe kishin kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pas së cilës kishte ndodhur sulmi terrorist në Banjskë.

Sveçla ka bërë thirrje që faktori ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë.

Ministri Sveçla përplaset ashpër me Daçiqin në Sarajevë

31 October 2025 at 15:11


Në kuadër të takimit të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë në Sarajevë me temën mbi dimensionin online të sigurisë, migrimin, azilin dhe politikat e vizave pati diskutime të shumta.

Në këtë forum nuk pati prani të mediave, por burime nga ky takim bëjnë të ditur se mes ministrit Sveçla dhe Daçiqit pati një përplasje të ashpër përgjatë diskutimeve.

RTV Dukagjini merr vesh se ajo që ndezi debatin ishte reagimi i ministrit Sveçla që së pari tërhoqi vërejtjen ndaj diskursit të Ivica Daçiq që Republikës së Kosovës i referohej si Prishtinë duke potencuar se takimi është mes shumë shtetesh jo mes kryeqytetesh.

Ajo që acaroi ministrin serb Daçiq ishte momenti kur ministri Sveçla potencoi nomenklaturën e sotme drejtuese të Serbisë që praktikisht ishte edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Ai theksoi se presidenti Vuçiq, ishte asokohe ministër i Propagandës, vet Daçiq ishte zëdhënës i partisë së Millosheviqit, Vulin po ashtu në partinë e Mira Markoviqit e kështu me radhë.

Mungon Sveçla, dështon seanca gjyqësore për gazin lotsjellës

31 October 2025 at 11:02


Seanca gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, në mungesë të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shtyrë për datën 16 janar 2026.

Seanca gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, në mungesëtë ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shtyrë për datën 16 janar 2026.

Ndërsa, prezent ishin edhe deputetët e LVV-së, Sali Zyba dhe Fitore Pacolli e ish-deputetja, Drita Millaku.

Gjyqtari Sabit Sadikaj tha se i akuzuari, Xhelal Sveçla e ka arsyetuar mungesën në seancën e sotme.

Ai theksoi se ndaj tij gjykata ka lëshuar urdhër arrest.

“Nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e e kësaj seance pasi që mungon Xhelal Sveçla, për të cilin gjykata ka lëshuar urdhëarreste. Ai ka arsyetuar mungesën”, tha ai.

Gjyqtari Sadikaj ka pyetur edhe të pandehurin Zyba dhe Pacolli se a kanë pasur arsye për mungesa në seancat e kaluara.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj duke njoftuar se seanca e radhës do të mbahet më 16 janar tha se për ata qe mungojnë në këtë seanca do të lëshohet urdhër arrest dhe caktim për paraburgim.

Kurse, avokati i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, Laur Preni tha se klienti i tij ndodhet në udhëtim zyrtar.
I pyetur se kjo lëndë a është afër parashkrimit, ai tha jo./kp/

Gjykata urdhëron policinë që Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba të sillen me detyrim në seancë

29 October 2025 at 16:01


Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba do të sillen me detyrim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kjo pasi në seancën e 16 shtatorit, ata kanë munguar në seancë dhe nuk e kishin arsyetuar mungesën e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

"Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi të KPRK-së. Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S", tha ajo.

Gashi deklaroi se Gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarr veprimet e mëtejme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës. /Telegrafi/

​Nis ndërtimi i një shkolle të re në veri të Mitrovicës

28 October 2025 at 19:09


Në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë është vënë gurthemeli i objektit të ri të shkollës fillore, projekt ky i financuar nga Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se ky është një ndër projektet më të rëndësishme për komunitetin lokal, që do të mundësojë kushte më të mira për arsimin fillor.

“Gjendemi këtu në inaugurimin e shkollës fillore në Kodrën e Minatorëve, projekt i Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Arsimit.

“Kjo është shkolla e dytë pas asaj në lagjen e Boshnjakëve që e inauguruam më 3 tetor. Projekti pritet të përfundojë brenda 15 muajve dhe do të ketë kapacitet për 350 nxënës. Falënderoj Qeverinë dhe Ministrinë për mbështetjen”, tha Atiq.

Në mungesë të ministres Arbërie Nagavci, në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë zëvendësministri Muhedin Nushi, i cili theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën arsimore.

“Kostoja e këtij projekti është 2.3 milionë euro. Ky është objekti i tretë arsimor në komunën e Mitrovicës së Veriut pas shkollës dhe çerdhes në lagjen e Boshnjakëve. Vetëm gjatë këtij mandati, Ministria e Arsimit ka investuar 162 milionë euro në infrastrukturë arsimore, prej të cilave 73 milionë për ndërtim dhe riparim të shkollave”, u shpreh Nushi.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vlerësoi se investime të tilla po e ndryshojnë imazhin e zonës.

“Rinia jonë jo vetëm që do të ketë kushte më të mira për mësim, por edhe një perspektivë më të sigurt në një ambient të qetë për të gjithë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që po vazhdojmë me këto projekte në një zonë që dikur njihej si problematike, e sot është kthyer në një hapësirë prosperuese”, tha Sveçla.

Projekti pritet të përfundojë brenda 15 muajve dhe do të ofrojë kushte moderne për procesin mësimor për qindra nxënës të kësaj lagjeje.

Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

26 October 2025 at 09:46


Deputeti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet qeveria e re.

Ai ka deklaruar se është i bindur se sot ka numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Ai dha një koment të shkurtër duke thënë: “Për hajër ju koftë Kurti 3”. /Telegrafi/

Procesi i Berlinit, Sveçla në Londër: Përkundër sfidave, Kosova ka shënuar sukses në forcimin e bashkëpunimit rajonal

16 October 2025 at 12:54


Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla po qëndron në Londër, ku me ftesë të Sekretares për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt takimi i radhës i Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se nën udhëheqjen e Shabana Mahmood, Sekretare për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes tri sesioneve prezantuan angazhimet në kuadër të bashkëpunimit rajonal në sektorin e sigurisë.

“Përkundër sfidave, Republika e Kosovës ka shënuar suksese të vazhdueshme në forcimin e bashkëpunimit rajonal me synim rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e grupeve kriminale dhe parandalimin e krimeve ndërkufitare.

Republika e Kosovës mbështet dhe mbetet një palë aktive në Procesin e Berlinit, e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal mbi parimet themelore të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ai. /Telegrafi/



Sveçla: Shemë Mustafa do të mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit

6 October 2025 at 12:36


Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Shemë Mustafa, pjesëtar i Policisë Kufitare të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Sveçla theksoi se Mustafa ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë dy vite më parë gjatë kryerjes së detyrës në territorin e Kosovës.

“Sherbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për Policinë e Kosovës dhe brezat e ardhshëm,” shkroi ministri Sveçla.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafa, kolegët e tij dhe për mbarë Policinë e Kosovës.

“I lehtë i qoftë dheu i Republikës sonë,” përfundoi ministri.

Ngushëllime ka shprehur edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

"Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, z. Shemë Mustafa, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegramin e ngushëllimit të sindikatës. /Telegrafi/

Gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit dhe Zybës - seanca pritet të mbahet në tetor

25 September 2025 at 13:34


Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 shtator 2025 ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, të cilët bashkë me ish-deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-së.

Kjo urdhëresë është lëshuar pasi Sveçla, Zyba dhe Pacolli-Dalipi munguan në seancën e 16 shtatorit 2025. Për tre të akuzuarit, gjyqtari Sabit Sadikaj në atë seancë tha se janë ftuar sipas procesverbalit të seancës paraprake dhe nuk kishte kërkesë për shtyrje të seancës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi“, Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmoi se urdhëresa e lëshuar nga gjyqtari Sadikaj duhet të ekzekutohet nga Policia e Kosovës dhe të akuzuarit të sillen në seancë më 31 tetor 2025.

“Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 16.09.2025, të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S. edhe pse ishin ftuar me procesverbalin e seancës së shqyrtimit paraprak, të njëjtit kanë munguar në seancë, ndërsa mungesën nuk e kanë arsyetuar. Gjyqtari i kësaj çështje penale Sabit Sadikaj, bazuar në një gjendje të tillë të fakteve, jashtë seancës me datë 18.09.2025 ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S., dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarr veprimet e duhura, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale nga gjykata dhe të vendoset lidhur me këtë çështje penalo-juridike. Urdhëresën do ta ekzekutoj Policia e Kosovës, ashtu që tre të pandehurit duhet të sillen në gjykatë me datë 31.10.2025 në ora 10.00”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-së. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

“Betimi për Drejtësi”, në tetor të vitit 2021 kishte raportuar ekskluzivisht për aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Sveçla dhe deputetëve Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

By: Ela
25 September 2025 at 09:20

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kohët e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve. Sipas tij, këto veprime përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe janë pjesë e një strategjie më të gjerë të politikës agresive serbe ndaj Kosovës. “Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga […]

The post Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in appeared first on BoldNews.al.

Xhelal Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës, po hetojmë me KFOR-in

By: V K
25 September 2025 at 09:52

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kohët e fundit Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.

Sipas tij, këto veprime përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe janë pjesë e një strategjie më të gjerë të politikës agresive serbe ndaj Kosovës.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Kohët e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, tha ai në një intervistë për KTV.

Sveçla ka thënë se kanë identifikuar disa raste të dronëve serbë mbi Kosovë, mirëpo sipas tij nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Ne jemi duke i hetuar në mënyrë profesionale, në koordinim me KFOR-in dhe shërbimet partnere. Në momentin që kemi më shumë informacione, patjetër që do t’i ndajmë me publikun. Për momentin nuk ka asgjë për të cilën qytetarët duhet të brengosen. Të gjitha institucionet janë në krye të detyrës”, theksoi ministri.

Ministri theksoi gjithashtu se; politika e jashtme e Serbisë vazhdon të mbajë të njëjtin kurs hegjemonik, duke synuar përfitime nga ndryshimet e rrethanave globale për të sfiduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

The post Xhelal Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës, po hetojmë me KFOR-in appeared first on Albeu.com.

Municion dhe pajisje ushtarake në veri - Sveçla: U gjetën në pronën e “Gandit”, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë

18 September 2025 at 14:37


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes së një arsenali të armëve në veri të vendit.

Sipas Sveçlës, në pronën e Nemanja Radivojeviq i njohur ndryshe si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake dhe policore, si dhe veshje kamuflazhi – që, sipas tij, përforcojnë akuzat se ky person ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Sot, në pronën e Nemanja Radivojeviq – i njohur si ‘Gandi’, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku,” tha Sveçla.

Ministri theksoi se refuzimi i Serbisë për të ekstraduar të dyshuarit për sulmin është një pengesë serioze për drejtësinë dhe sigurinë në rajon.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë,” theksoi ai.

Ai shtoi se gjetjet e fundit janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal nuk ka reshtur së planifikuari veprime të dhunshme dhe destabilizuese në Kosovë.

“Ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh Sveçla.

Megjithatë, ai siguroi qytetarët se institucionet e sigurisë janë të gatshme për të përballuar çdo kërcënim.

“Shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën,” përfundoi ai. /Telegrafi/


❌
❌