Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 January 2026Main stream

Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama garantoi sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga situata e përmbytjeve, duke theksuar se qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj tyre, si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë.

Rama kujtoi se kur qeveria aktuale mori detyrën, trashëgoi borxhe të shumta nga përmbytjet, veçanërisht në zonën e Shkodrës, të cilat sipas tij janë shlyer një e nga një. Sipas tij, përmirësimi i infrastrukturës mbrojtëse ka ndikuar që dëmet nga përmbytjet të jenë më të pakta, pavarësisht përkeqësimit të sfidave klimatike.

“Kur ne erdhëm në qeveri, në malin e borxheve që na lanë trashëgimia aleatët e shiut ishte edhe një pjesë të tërë borxhesh nga përmbytjet zonës së Shkodrës. Në i shlyem një më një ato borxhe dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, përkundrazi kemi përballuar me dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik jo vetëm detyrimet nga përmbytjet, që edhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta, kanë qenë sidoqoftë shumë më pak pikërisht sepse ne kemi rritur ndjeshëm aftësinë mbrojtëse të infrastrukturës sonë, apo detyrimet nga zjarret që janë një sfidë e rritur e viteve të fundit, por edhe detyrime marramendëse nga fatkeqësi si pandemia apo tërmeti, duke dalë më të fortë se para fatkeqësive e më të ditur për të përballura sfidat e së nesërme.

“Sot dua t’i siguroj edhe të dëmtuarit e kësaj herë se ne do t’i qëndrojmë me të njëjtin dinjitet njerëzor shtetëror dhe politik çdo detyrimi ndaj tyre qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë”, tha Rama.

Gjatë mbledhjes së Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, Rama theksoi se puna intensive dhe mobilizimi në gjithë territorin do të vijojë pa u ndalur.

“Dua të theksoj se puna intensive dhe mobilizimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjithash strukturave të shtetit si edhe bashkive, do të vazhdojë e pandërprerë deri në kapërcimin e kësaj situate të rënduar meteorologjike”, tha Rama.

Në fund, Rama u bëri thirrje deputetëve të shumicës qeverisëse që të jenë të pranishëm pranë qytetarëve edhe pas kalimit të situatës së vështirë.

“Nga ana tjetër dua t’u them të gjithë deputetëve të shumicës qeverisës të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom-it që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Rama.

/m.q/a.f/

The post Rama: Qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako e Durrësit, erdhi nga tërmeti po ikën prej përmbytjeve!

By: armand
9 January 2026 at 19:32

Nga Boldnews.al Fati i Emiriano Sakos u lidh me fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëtorit 2019, duke zëvendësuar kushërirën që çedoi fort në qëndrime por edhe menaxhim të situatës, por tashmë mund të ikë po nga fatkeqësitë, ama ketë herë mbajnë firmën nga dora e saj. Durrësi është në situatën më të rëndë të […]

The post Sako e Durrësit, erdhi nga tërmeti po ikën prej përmbytjeve! appeared first on BoldNews.al.

Kalon rreziku në Kosovë/ Autoritetet: Klina dhe Drini i Bardhë në pikën kritike

By: Rovena
9 January 2026 at 17:52

Në shumicën e komunave të prekura nga përmbytjet në Kosovë rreziku ka kaluar, megjithatë në komunën e Klinës ka ende monitorim të situatës.

Sipas autoriteteve lokale, Klina dhe Drini i Bardhë janë në nivele maksimale.

Një ditë më parë situata u komplikua në Mitrovicën e Jugut, ku lumi Sitnica doli nga shtrati dhe detyroj evakuimin e dhjetëra familjeve të lagjes “2 korriku”.

Janë gjithsej 22 familje që janë të prekura nga vërshimet në këtë komunë, ndërsa të evokuarit kanë gjetur strehim te të afërmit e tyre.

Brigada e Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit mbetet e vështirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse gjithë zonën.

Një nga komunat e para të prekura nga përmbytjet, Malisheva, tani ka filluar të bej një bilancin e dëmeve në banesa, toka bujqësore dhe biznese, ndërsa nuk është më aktive gjendja e emergjencës dhe situatës së jashtëzakonshme.

Në Malishevë dhe Drenas është ngritur tashmë Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, ndërsa ndaj qytetarëve është bërë edhe ftesë që të parashtrojnë vet dëmet në Zyrat e Pritjes së Komunave.

Thirrje të njëjtë ka bërë edhe Komuna e Rahovecit. Sipas njoftimit, qytetarët duhet t’i raportojnë dëmet deri më 14 janar.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se situata me vërshimet në Kosovë ka shënuar përmirësim pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.

Me gjithë përmirësimin e situatës me lumenj, reshjet e borës dhe ngricat të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor, por edhe të qytetarëve.

Disa prej tyre janë ankuar për mospastrim të rrugëve dhe të trotuareve me kohë, sidomos në Prishtinë.

Me gjithë problemet, autoritetet përgjegjëse kanë thënë se rrugët nacionale dhe ato rajonale janë duke u mirëmbajtur dhe janë të kalueshme.

Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit po shënon përmirësim të ndjeshëm, si pasojë e uljes së reshjeve gjatë 24 orëve të fundit, por edhe punës së kryer nga strukturat e emergjencave në terren.

Sipas ministrit, në disa prej lumenjve kryesorë janë regjistruar ulje të niveleve të ujit, ndërsa strukturat e kullimit dhe hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të tërhequr ujërat nga zonat e prekura bujqësore.

“Ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje. Mjetet e rënda janë angazhuar në rehabilitimin e argjinaturave, duke ndihmuar në mbrojtjen e tokave bujqësore dhe në rikthimin gradual të normalitetit”, u shpreh ministri Salla.

Ai theksoi se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përkatëse, për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar reagim të shpejtë ndaj çdo problematike.

Ministri Salla nënvizoi se puna në terren do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa paralelisht po kryhet vlerësimi i dëmeve në bujqësi, me qëllim pasqyrimin e saktë të ndikimit të reshjeve dhe marrjen e masave të nevojshme mbështetëse për fermerët e prekur.

/e.xh/a.f/

The post Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas përmbytjeve, Durrësi sërish në alarm, priten erëra të forta

By: Elva
9 January 2026 at 16:40

Pas ditësh të tëra të përmbytjeve dhe situatave të vështira në terren, qyteti i Durrësit rrezikon të përballet me një tjetër problem atmosferik. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë pasdites së sotme dhe natës në vijim priten erëra të forta, të cilat mund të shtojnë vështirësitë për banorët dhe zonat e prekura. Sipas njoftimit, duke nisur nga […]

The post Pas përmbytjeve, Durrësi sërish në alarm, priten erëra të forta appeared first on BoldNews.al.

Durrësi 2026, të mbytesh me “një lugë ujë”!

By: FAKTOJE
9 January 2026 at 16:42

Statistikat e 8 viteve/ Durrësi pati më shumë reshje dhe më pak përmbytje. Çfarë e ndryshoi situatën që solli katastrofën? IGJEUM e përjashtoi Durrësin nga zona e rrezikut për datat 5 dhe 6 janar 2026.

Sebi Alla

Instituti i Gjeoshkencës në datat 5 dhe 6 janar nuk e kishte të përfshirë Durrësin në hartën e rrezikut të përmbytjeve, pasi edhe në parashikimet meteorologjike, ky qark cilësohej me reshje me intesitet mesatar. “Sot pasdite (e hënë, dt. 05) dhe nesër (e martë, dt. 06) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve”, përshkruan IGJEUM, në buletinin “mbi rreziqet natyrore”.

Përmbytje e befasishme

Durrësi, krejt befasisht në mbrëmjen e 5 janarit dhe më datë 6 përfshihet nga përmbytjet masive, nga zona e Porto-Romanos, Ish-këneta, Spitalla dhe mbi 80 % e pjesës urbane  përfundoi nën ujë.

“Shirat patën kapacitet të lartë dhe kohëzgjatje të lartë”, tha kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, mbrëmjen e 6 janarit, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu justifikoi situatëm me reshjet e dendura. Ai tha: “…që në orët e para të mëngjesit situata meteorologjike në Durrës dhe Lezhë ka qenë mjaft intensive, mbi 110 mm rënie vetëm në zonën e Durrësit”.

Meteorologët japin një tjetër shifër, disa herë më të ulët se deklarimet e ministrit. “Durrësi e përligj ujin e ditës së djeshme (shënim; data 6) nëpër rrugë për shkak të intesitetit të lartë të reshjeve. Pati diku tek 23 mm në 15 minuta, që përligj për këtë kohë praninë e ujit nëpër rrugë, por nuk përligj vijimin e ujit nëpër rrugë. Uji nuk kullon sepse diçka dhe dikush e ka bllokuar”, tha meteorologia Tanja Porja.  

Sasia nuk justifikojnë përmbytjen

Durrësi është rasti për t’u marrë në studim. Arsyet e përmbytjeve të mëdha, sidomos në dy zona ish-Këneta dhe Spitalla, sipas ekspertëve nuk lidhet me sasinë e reshjeve me intesitet të lartë, por nga bllokimi i dy kanaleve kryesore kulluese dhe zhvendosja e hidrovorit të ri në një kuotë të lartë, që bën të pamundur tëheqjen e ujit në sasi dhe kohë. Faktoje.al krahasoi të dhënat ndër vite të reshjeve të shiut për Durrësin dhe nëse në periudha me intesitet të lartë reshjesh ka pasur ose jo përmbytje. Në referim të faqes së njohur të shërbimit meteorologjik www.weatherandclimate.eu, e cila mbledh të dhëna statistikore për shumë qytete nga shtete të ndryshme në Europë, Durrësi nuk renditet ndër qarqet me intesisitet shumë të lartë reshjesh.

Reshjet mujore dhe vjetore në Durrës 2018-2025

Në vitin 2018 rezulton se në datat 5 dhe 6 mars 2018 Durrësi u përfshi nga reshje shumë të dendura shiu, duke shënuar 44 mm shi në një ditë dhe në total brenda këtij muaj 175 mm shi.

Përmbytje pati vetëm në zonën qytetase për disa orë në lagje të ndryshme në Durrës, me prani uji në rrugë. Zona e Spitallës dhe ish-Kënetës nuk rezulton e përmbytur, raportohet për prani uji, por jo për dëme nëpër banesa.

Reshjet ditoe në Durrës 2028-2025

Gjithashtu në katër muaj të vitit 2024, veçanërisht në prill-maj dhe shtator-tetor, Durrësi ka pasur reshje me intesitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje të përkohëshme në zonën qytetase, ndërsa nuk u konstatuan dëme dhe përmbytje masive në Spitallë e ish-Kënetë.

Nga krahasimi i të dhënave nga viti 2028-2025, përmbytjet në Durrës kanë njohur ndryshim. Nëse më parë kishte prani uji në qytet në rrugë të ndryshme për disa orë, tashmë në përmbytjet e fundit ka ndryshuar shumëçka dhe arsyet sipas eskeprtëve lidhen si me funksionimin jo të plotë të hidrovorit ashtu edhe me bllokimin e dy kanaleve kulluese. Referuar të dhënave, për disa ditë në vitet 2018, 2019 dhe 2024 ka pasur reshje me intesiitet shumë më të lartë sesa datat 5-6 dhe 7 janar të këtij viti, por përmbytjet nuk kanë qenë masive.

Përfundimi

Në kulmin e përmbytjeve, në mbrëmjen e 6 janarit 2026, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako deklaruan për reshje me kapacitet dhe intesitet me jashtazakonisht të lartë. Deklaratat e tyre do i klasifikojmë si të pavërteta, bazuar në verifikimit e të dhënat zyrtare të IGJEUM dhe qëndrimeve të meteorologëve mbi intesitetin e reshjeve, se këto data reshjet kanë qenë në intensitet mesatar.

The post Durrësi 2026, të mbytesh me “një lugë ujë”! appeared first on Faktoje.al.

Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

By: redi
9 January 2026 at 16:36

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet e ditur se efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Source

Rëndohet situata në Durrës/ Lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

By: Brisi
9 January 2026 at 14:01

Është përshkallëzuar situata nga përmbytjet në qytetin e Durrësit. Sipas raportimeve, lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur të gjitha zonat rurale, ku përveç tokave bujqësore dhe rrugëve, përmbytjet kanë prekur edhe varrezat e fshatit Jubë. Uji ka vërshuar mes varreve duke shkaktuar dëmtime serioze. Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa pritet që reshjet […]

The post Rëndohet situata në Durrës/ Lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje nga Erzeni/ Durres, situatë e rëndë në Sukth dhe Katund të ri. 842 persona janë evakuuar

By: xhir jeta
9 January 2026 at 14:21

Pasojat e rënda të përmbytjeve ndihen ende në Durrës. Reshjet intensive të ditëve të fundit dhe prurjet e shtuara të lumit Erzen shtuan problematikat në Katund të Ri dhe Sukth.

Për përballimin e prurjeve, hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.

Mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, e qindra banesa po ashtu. Situata detyroi 842 banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Shume prej tyre janë akomoduar në struktura të posaçme, por ka edhe nga ata që kanë vendosur të strehohen pranë familjarëve.

Evakuimet janë kryer në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe orët e para të mëngjesit.

Në mes të kësaj situate të vështirë, banorët shprehen se dëmet në banesat e tyre janë të mëdha, ndërsa thonë se rrezikun e ndjejnë çdo ditë.

Procesi i vlerësimit do të vijojë për të verifikuar banesat e përmbytura.

Për të përballuar nevojat emergjente, Drejtoria e Rezervave Shtetërore ka siguruar qindra pako ushqimore, të shpërndara për familjet e prekura.

Po ashtu, në Durrës janë angazhuar 448 specialistë ku përfshihen punonjës të bashkisë dhe ndërmarrjeve, ujësjellësit, Policisë Bashkiake, OSHEE-së, si edhe 37 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata në Ferras të Fierit/ Banorët: Uji brenda banesave ka arritur në 1.5 metra, 23 banesa janë të përmbytura

9 January 2026 at 10:46

FIER- Dalja nga shtrati i Lumit Vjosa ka shkaktuar pasoja të shumta në fshatin Ferras në Fier.

Banorët thonë se uji ka depërtuar brenda banesave, ndërsa lartësia e tij brenda tyre ka arritur në nivelin 1.5 metra.

Një prej banorëve i tha ABC News se kanë humbur gjithçka nga vërshimet e ujit dhe në këto kushte janë të detyruar ta kalojnë natën në makina.

Ai u shpreh se në Ferras janë afërsisht 23 banesa, të cilat janë prekur nga përmbytjet.

“Niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Shtëpitë ndodhen nën ujë. Natën do ta kalojmë në makinë. Banesat kanë marrë lagështirë. Nuk kemi shtresa dhe as rroba. Rreth 23 banesa të prekura nga përmbytja në Ferras. “, tha ai./abcnews.al

 

Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet/ Bllokohet aksi Leskovik-Përmet

9 January 2026 at 10:37

Në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.

Për arsye sigurie, njoftohet se ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë vendi është përfshirë prej katër ditësh nga reshje ë dendura të shiut. Si pasojë, përmbytje masive janë regjistruar në gjithë territorin e vendit duke shkaktuar dëme në banesa e biznese. Në Durrës një ditë më parë u raportua edhe një viktimë nga moti i keq.

Gjithashtu ka pasur bllokime në disa akse në vend si pasojë e rrëshqitjes së dherave si edhe inerteve të rëna në rrugë.

Këtë të premte u zhvillua edhe mbledhja e Emergjencave Civile, drejtuar nga kryeministri Edi Rama ku shpalosën të gjitha problematikat si edhe masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Situata e përmbytjeve në Korçë, ekipet e OSHEE në terren për riparimin e defekteve në zona të ndryshme

9 January 2026 at 09:53

Në qarkun e Korçës raportohet se ekipet e OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë në zonat ku ka problematika. Raportohet se situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton problematika.

Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.

Gjithashtu edhe argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.

Ndërsa nga reshjet e borës nuk raportohen problematika.

Në përgjithësi, akset rrugore janë të hapura.

Aksi Qafë Plloçë – Qukës, vijon puna për pastrimin e inerteve aksi mbetet ende i bllokuar.

Në rrugën e fshatit Dardhas bashkia po punon për krijimin e një bypass-i.

Rruga në fshatin Denas vijon e bllokuar do të ndërhyhet nga bashkia sapo të ulet niveli i ujit.

Njoftimi i plotë

ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje

Ersekë – Leskovik puna ka vijuar gjatë natës është kryer kriposja për shkak të ngricave. Qarkullimi lejohet me goma dimërore dhe zinxhirë.

Maliq – kufiri me Gramshin situata paraqitet pa probleme ka vijuar kontraktori me kriposje qarkullimi normal.

Korçë – Ersekë (km 3) dhe Zëmblak – Goricë e Bilisht – Miras (km 6) është vijuar me kriposje qarkullimi vijon me goma dimërore.

Boboshticë – Dardhë, gjatë natës janë regjistruar temperatura të ulëta është kryer kriposja në të gjithë segmentin.

Informacione nga bashkitë

Bashkia Pogradec:

Vijon problematika e rrugës së Dardhasit, ku po punohet për ta bërë të kalueshme. Në njësitë Sterkanj, Dardushë, Nicë, Osnat dhe Lekas raportohen ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Dardhas, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, është dëmtuar një banesë, e cila për momentin është e pabanueshme.

Bashkia Devoll: Në fshatrat Maçurisht, Progër dhe Cangonj, uji është tërhequr plotësisht situata është normalizuar dhe nuk raportohen probleme të tjera.

Bashkia Kolonjë: Ka ngrirje të rrugëve strukturat e bashkisë po punojnë në terren. Procesi mësimor ka filluar normalisht në shkollat e qyteteve Ersekë dhe Leskovik, ndërsa nuk ka filluar në fshatrat Shtikë, Starje, Mesiçkë dhe Qafëzez. Janë marrë masa për sigurimin e ngrohjes. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Bashkia Maliq

Në territorin e Njësisë Administrative Gorë janë konstatuar problematika:

Në fshatin Velçan janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.

Rruga e fshatit Senisht është dëmtuar një segment i saj është i batisur dhe aktualisht i pakalueshëm për mjetet.

Në fshatin Dolan janë shënuar rrëshqitje dherash, si pasojë e të cilave rruga është e bllokuar. Gjithashtu, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit.

Probleme në qarkullim janë konstatuar edhe në rrugët e fshatrave Strelcë, Zvarisht dhe Lozhan Lartë, ku ka prani të dëborës dhe kalimi i mjeteve kryhet me vështirësi.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse për ndërhyrje deri në normalizimin e gjendjes, garantimin e qarkullimit rrugor dhe rikthimin e shërbimeve bazë.

Është dëmtuar argjinatura e kanalit kryesor në fshatin Leminot, si dhe është shkatërruar plotësisht një urë.

Gjithashtu, është dëmtuar segmenti rrugor Kakaç – Vërçun, ku për shkak të rrëshqitjeve të tokës është dëmtuar edhe ushqyesi i rezervuarit Vërçun – Podgorie.

Strukturat e e mbrojtjes civile dhe shërbimet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë vetëm me goma dimërore ose zinxhirë, për shkak të ngricave të pranishme në disa segmente rrugore.

“Procesi i zhdëmtimit të jetë i drejtë dhe efikas”/ Rama: Deputetët të jenë të pranishëm në zonat e tyre, pranë njerëzve dhe jo zgjedhësve!

9 January 2026 at 09:23

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e emergjencave civile, ndërsa foli për situatën e përmbytjeve duke renditur të gjitha masat e marra për këtë situatë dha edhe një mesazh për deputetët.

Rama tha se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm në zonat e tyre në mbështetje të qytetarëve, kudo ku ka problematika.

“Në bashkëpunimi me mbrojtjen, infrastrukturën apo ministrinë e Bujqësisë do të bëjmë që çfarë është programuar për vitin 2026 të riprogramohet edhe për të adresuar këto pika ku kanë ndodhur ndërtimet. Do të çojmë deri në fund të gjithë procesin e kësaj infrastrukture. Mjafton të shikosh të gjithë hektarët e mbuluar nga uji sot dhe në të kaluar për të kuptuar ndryshimin e pakrahasueshëm. Një cikël i dytë ndërveprimi do bëhet përmes autoriteteve të pranishëm dhe kryetarëve të bashkive. Deputetët të jenë të pranishëm në të gjithë zonat e tyre ndaj përkujdesjes ndaj njerëzve, jo zgjedhëseve. Të bëjmë të mundur që gjithë procesi i zhdëmtimit të jetë sa më i plotë , i drejtë dhe sa më efikas”, tha ai.

 

Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 të evakuuar, dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë

By: D Marku
9 January 2026 at 10:17

Situata në Qarkun Durrës vijon të mbetet kritike si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe daljes nga shtrati të disa lumenjve, kryesisht Erzenit. Sipas raportit të përditësuar të datës 08.09.2026, strukturat e emergjencave civile, bashkitë dhe institucionet qendrore janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë.

Bashkia Durrës

Në territorin e Bashkisë Durrës situata paraqitet e rënduar, veçanërisht pas daljes së lumit Erzen nga shtrati dhe rritjes së nivelit të Kanalit të Tonës. Janë raportuar dëmtime të argjinaturës së Erzenit në rreth 500 metra linearë, në Katund të Ri dhe Sukth.

Në terren janë angazhuar 448 forca operacionale nga Bashkia, ndërmarrjet në varësi, UKD, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, OSHEE, mjekë të familjes, Rezervat e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë vënë në dispozicion mjete të rënda, gomone, pompa dhe personel.

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 667 banorë. Në Njësinë Administrative Sukth janë evakuuar 336 persona, ndërsa në Katund të Ri 53 persona. Të tjerë qytetarë janë akomoduar në Kavalishencë, Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe Kompleksin “FAFA”.

Janë siguruar 700 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore, të shpërndara në zonat e prekura, ndërsa organizata humanitare si “Qatar Save the Children” dhe “Fundjava Ndryshe” kanë shprehur gatishmëri për të ofruar ndihma shtesë.

Deri në orën 20:00 janë verifikuar 2645 banesa dhe janë mbajtur 699 akte konstatimi, ndërsa procesi i verifikimit vijon. Në Katund të Ri dhe Sukth janë përmbytur rreth 6000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në Rrashbull rreth 400 hektarë. Janë raportuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe zona të tëra ende të pakalueshme.

Bashkia Krujë

Në Bashkinë Krujë situata paraqitet problematike kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë janë evakuuar 7 familje për shkak të prezencës së ujit në banesa. Lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëmtime në argjinatura dhe përmbytje të rreth 600 hektarëve tokë bujqësore. Janë dëmtuar 50 banesa dhe janë evakuuar 30 persona.

Bashkia Shijak

Në Bashkinë Shijak situata mbetet problematike në zonat Xhafzotaj, Maminas, Gjepalaj dhe Fllakë. Janë përmbytur 75 banesa dhe rreth 180 hektarë tokë bujqësore, ndërsa disa akse rurale janë të bllokuara. Janë raportuar edhe dëmtime të argjinaturave në rreth 400 metra linearë.

The post Situatë e rënduar nga përmbytjet në Durrës. Mbi 600 të evakuuar, dhjetëra banesa dhe mijëra ha tokë nën ujë appeared first on Albeu.com.

Rama: 1587 banesa e mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, u evakuuan 339 persona

9 January 2026 at 08:57

TIRANË, 9 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

Në mbledhjen e Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, kryeministri Rama bëri një përditësim të situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut.

“Aktualisht në gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi. Një punonjës i bashkisë së Durrësit është gjendur i mbytur. Deri tani janë numëruar në rang vendi 1587 banesa në praninë e ujit. Janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se prani uji është konstatuar në 13 211 ha tokë bujqësore, një pjesë janë përmbytur.

“Kemi prani uji edhe në disa qendra shëndetësore apo objekte arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme deri në 300 mm ose përndryshe më shumë se sa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. Pra, reshjet 30-ditore mesatare të muajit kanë rënë për një periudhë 3 apo 4 ditore”, tha Rama.

Ky fenomen, sipas tij, vjen si rezultat i ndryshimit të klimës dhe po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën.

“Për shembull në disa zona të ultësirës perëndimore sasia e reshjeve në këto 4-5 ditë ka qenë rreth 25% ose sa çereku i sasisë vjetore të tyre në mesatare. Si pasojë e rritjes së këtyre prurjeve në rrjetet ujore, në kanalet e ujërave të larta, kolektorë kryesorë kullues, përrenjtë malorë dhe vetë lumenjtë e vendit ka ardhur si pasojë përmbytja”, tha Kryeministri.

Rama theksoi se kjo ka ndodhur pavarësisht infrastrukturës gjerësisht të ripërtërirë të mbrojtjes ujore si rezultat i investimeve të vazhdueshme të dekadës së fundit.

 

The post Rama: 1587 banesa e mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, u evakuuan 339 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, por duhet ndihmë reale për njerëzit

9 January 2026 at 08:48

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile nga Zyra Operacionale e Situatës në Kryeministri, ku po bëhet një përditësim i situatës së krijuar nga moti i keq i ditëve të fundit, si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut.

Rama u shpreh se, këto kanë qenë ditë të lodhshme dhe të mundimshme për të gjithë.

“Kanë qenë shumë të mundimshme, qoftë për ato familje që kanë përjetuar praninë e ujit në shtëpi, qoftë për të gjithë shërbëtorët e shtetit që kanë qëndruar ditë e natë në krye të detyrës për përballimin e kësaj emergjence natyrore”, tha Rama.

“Të gjithë i ka lodhur ky shi i gjatë dhe i ftohtë i madh, ku nga pamjet e rrugëve të përmbytura, shtëpive të dëmtuara apo punëve të ndërprera, te vështirësia e rritur e qarkullimit e deri te dëmtimet e pronës dhe humbjet e gjësë së gjallë, krijohet stres, frustrim dhe në disa raste edhe zemërim”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se durimi është i domosdoshëm në kushte të tilla, duke shtuar se ajo që po përjetohet nuk është thjesht mot i keq.

“Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato se nuk punojnë hidrovoret. Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta që nuk kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vulnerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane, si ai slogani kronik që në çdo gjendje atmosferike të rënduar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “këto janë reagime që ushqejnë nervozizëm, jo zgjidhje; ushqejnë ndarje, jo ndihmë; ushqejnë çoroditje, jo siguri. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë”.

“Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje dhe teori konspiracioni, por për më shumë solidaritet, mbështetje dhe bashkim forcash”, tha Rama.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta, por duhet ndihmë reale për njerëzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve

9 January 2026 at 08:11

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë ndjeshëm.

Pas përmbytjeve të një dite më parë, që prekën zonat përreth lumit Vjosë, Rama bëri të ditur se ka nisur edhe procesi i verifikimit të dëmeve.

“Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, theksoi Rama.

Lidhur me situatën, Kreu i qeverisë ka thirrur mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, me qëllim adresimin e problematikës së përmbytjeve në mbarë vendin. Pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar problematika në disa qarqe, ku më të prekurat janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Vlora.
Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e disa fshatrave në qarqet Durrës, Fier dhe Vlorë.

/a.f/

The post Rama: Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Rama pas akuzave të opozitës: Lumenjtë nuk ulen me protesta

By: Ela
9 January 2026 at 08:56

Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile nga ku iu përgjigj akuzave të opozitës për situatën e përmbytjeve, duke thënë se hidrovorët kanë qenë në punë pa pushim. Duke ironizuar akuzat e opozitës, tha tha se shiu nuk ndalet me shpifje dhe lumenjtë nuk ulen me protesta. “E di që fjala durim mund t’i […]

The post Mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile/ Rama pas akuzave të opozitës: Lumenjtë nuk ulen me protesta appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Vlorë, bie ndjeshëm niveli i ujit në lumin Vjosë

By: Ela
9 January 2026 at 08:34

Niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit, duke sjellë përmirësim të situatës së përmbytjeve në zonat e Vlorës. Autoritetet përkatëse kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve në të gjithë territorin e prekur, me qëllim evidentimin dhe vlerësimin e pasojave të shkaktuara. Ndërkohë, strukturat përgjegjëse mbeten […]

The post Përmbytjet në Vlorë, bie ndjeshëm niveli i ujit në lumin Vjosë appeared first on BoldNews.al.

Balta pushton rrugën Klos-Burrel, bllokohet ambulanca me të sëmurin

By: Brisi
9 January 2026 at 08:26

Moti i keq mw reshje të dendura shiu ka bllokuar rrugën nacionale Klos-Burrel. Sipas raportimeve, sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve. Në vendngjarje raportohet se është bllokuar edhe një ambulancë, e cila ishte nisur drejt Tiranës me një të sëmurë. Sipas raportimeve, vargu […]

The post Balta pushton rrugën Klos-Burrel, bllokohet ambulanca me të sëmurin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌