Piktura e Arben Shalës karakterizohet nga një energji e fuqishme e marrëdhënies në mes të ngjyrave, ku tonet e zjarrta dhe format abstrakte zënë vendin kryesor në kompozicionin etij. E figura, natyra dhe ndikime të tjera shpesh ndodhin në mënyrë intuitive dhe të pavetëdijshme.
Në krijimtarinë e tij, figura shpesh humbet rëndësinë përballë hapësirave të mëdha të pikturës dhe proceseve intuitive që krijojnë forma të papritura. Për Shalën, piktura është një fushë loje ku ngjyra, ritmi dhe lëvizja e brushës bashkëveprojnë lirshëm, shpesh përtej kontrollit të vetëdijes./ KultPlus.com
Luana Vjolla ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram, ku ka publikuar një set fotosh me bikini nga pushimet.
Megjithatë, këtë herë nuk ishin vetëm imazhet që morën vëmendje, por edhe përshkrimet që moderatorja dhe këngëtarja i bashkëngjiti çdo fotografie.
Me versionin e ri të postimeve të saj, Luana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa detaje nga jeta personale dhe gjërat që pëlqen më shumë të bëjë.
“Luana ka qejf…”, shkruan ajo në çdo postim, duke renditur disa nga rutinat dhe preferencat e saj: të vishet rehat, të qëndrojë vetëm, të shkojë në plazh privat, të lexojë libra, të kalojë kohë me të njëjtin rreth njerëzish prej vitesh, të hajë mëngjesin në ballkon, të dëgjojë më shumë sesa të flasë, të vozisë me muzikë të lartë, të bëjë vetë gjithçka “si Virgo që është”, të vendosë muzikë kur përgatitet, të realizojë video duke ecur, të punojë edhe në ditët e pushimit dhe, sigurisht, të bëjë foto në pasqyrë./mxh
Modelja 23-vjeçare vazhdon të dëshmojë se fustani i zi klasik nuk del kurrë nga moda, ndërsa për premierën londineze zgjodhi një kreacion elegant nga koleksioni i ri haute couture i Fendi
Kaia Gerber duket se nuk lodhet kurrë nga fustani i zi klasik (LBD – Little Black Dress). Teksa ka nisur turneun promovues të serialit të saj të ri The Shards, modelja dhe aktorja ka zgjedhur versione të ndryshme të kësaj veshjeje ikonike, duke dëshmuar edhe një herë se ajo mbetet një klasik i përjetshëm.
Gjithçka nisi me një fustan elegant të Prada, të frymëzuar nga stili i Audrey Hepburn, të cilin e veshi gjatë paraqitjes në emisionin Good Morning America. Më pas, në premierën në Nju Jork, ajo u shfaq me një fustan të gjatë të Norma Kamali, me rripa transparentë, ndërsa në një tjetër dalje publike zgjodhi një fustan minimalist, të frymëzuar nga stili i Carolyn Bessette-Kennedy.
Për premierën e The Shards në Londër, Gerber e ngriti elegancën në një tjetër nivel. Së bashku me stilisten Emma Jade Morrison, ajo zgjodhi një fustan romantik të zi, gjysmë transparent, nga koleksioni debutues haute couture i Maria Grazia Chiuri për Fendi, i prezantuar në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.
Fustani me dekolte të thellë dhe detaje të lehta me pala u kombinua me bizhuteri diskrete të Jessica McCormack, këpucë të zeza me majë të hapur dhe një model flokësh të mbledhur, duke lejuar që kreacioni të ishte në qendër të vëmendjes.
Kaia Gerber nuk ishte e vetmja figurë e njohur që zgjodhi krijimet e koleksionit Fendi Haute Couture Vjeshtë 2026. Edhe aktorja Nicole Kidman u shfaq me një dizajn të Maria Grazia Chiurit gjatë promovimit të sezonit të tretë të serialit Lioness, duke kombinuar një fustan transparent me rruaza në stilin Art Deco mbi pantallona të bardha.
Java ka qenë e suksesshme jo vetëm për Kaia Gerber, por edhe për Maria Grazia Chiurin, koleksioni i së cilës po tërheq vëmendjen e emrave më të njohur të botës së modës dhe kinemasë. /Telegrafi/
Rreth orës 18:00, në zonën e Urës së Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetër automjeti tip “Audi” në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet dhe ndjekjen për kapjen e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në qendër të vëmendjes idenë e marrjes nën kontroll të Groenlandës, duke sugjeruar se territori mund të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.
Gjatë një interviste për Real America’s Voice, Trump u pyet nëse vazhdon të jetë i interesuar për Groenlandën.
“A po e shikoni ende Groenlandën? Kam parashikuar se para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber.
“Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”, u përgjigj Trump.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, presidenti amerikan shkroi se “Groenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së”.
Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se ai ka rëndësi të madhe strategjike për sigurinë kombëtare amerikane.
Edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk përjashtonte përdorimin e forcës për të marrë nën kontroll territorin, ai më pas sqaroi se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën ushtarake.
Presidenti amerikan e riktheu këtë çështje edhe gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, kur deklaroi se Groenlanda “duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, shtetasi me inicialet Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip […]
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Sipas policisë, rreth orës 18:00, shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet paraprake të kryera nga autoritetet rezulton se nuk ka persona të dëmtuar nga të shtënat.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ndryshe me influencerin dhe sipërmarrësin Max Klymenko gjatë samitit të NATO-s, ku ka folur jo vetëm për çështjet politike, por edhe për jetën personale, pasionet dhe raportet me liderët ndërkombëtarë. Klymenko, i njohur për intervistat e tij të shkurtra me figura publike, i drejtoi Ramës pyetje mbi sfidat e drejtimit të vendit…
Aktori i njohur italian Giancarlo Giannini feston ditëlindjen, duke rikthyer në vëmendje një karrierë që ka lënë gjurmë në historinë e kinemasë.
Me dhjetëra role të paharrueshme në film dhe teatër, Giannini konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj të Italisë. Ai ka bashkëpunuar me regjisorë të njohur ndërkombëtarisht dhe është vlerësuar për interpretimet e tij të fuqishme, duke fituar edhe një nominim për çmimin Oscar.
Në një intervistë të publikuar me rastin e ditëlindjes së tij, aktori thekson se veprat e mëdha mbeten në kohë, pavarësisht ndryshimeve që sjell çdo epokë.
Karriera e Gianninit vijon të jetë një pikë referimi për breza aktorësh dhe një pasuri e rëndësishme e kulturës italiane./mxh
Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore mbetet kyç për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë. Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 1.69 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Badovcit është 2 metra nën nivelin e mbushjes. Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, bazuar […]
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja, e ratifikuar me ligjin nr. 91/2026, parashikon financimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.
Në dekretin e firmosur më 30 korrik 2026, kreu i shtetit ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.
Gjithashtu, Presidenti Begaj ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.
Financimi përmes programit FMF synon të mbështesë modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë dhe rritjen e ndërveprimit me strukturat e sigurisë së aleancës euroatlantike.
Konsumi i rregullt i alkoolit nuk ndikon vetëm në mëlçi, por mund të ketë pasoja edhe për shëndetin e trurit. Studime të publikuara vitet e fundit tregojnë se përdorimi i vazhdueshëm i alkoolit lidhet me zvogëlim të vëllimit të disa rajoneve të trurit dhe me rënie të aftësive njohëse, si kujtesa, të mësuarit, planifikimi dhe marrja e vendimeve.
Sipas studiuesve, ndryshimet janë vërejtur veçanërisht në hipokampus, një zonë e trurit e rëndësishme për kujtesën, si dhe në korteksin frontal, i cili kontrollon vendimmarrjen dhe vetëkontrollin. Sa më i madh dhe më i zgjatur të jetë konsumi i alkoolit, aq më i lartë priret të jetë rreziku për këto ndryshime.
Edhe studime më të fundit kanë gjetur se konsumimi i konsideruar më parë “me rrezik të ulët” mund të shoqërohet me ndryshime të matshme në strukturën e trurit, megjithëse nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar ndikimin afatgjatë te individët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se nuk ekziston një nivel plotësisht pa rrezik i konsumit të alkoolit për shëndetin. Rreziku për sëmundje të ndryshme, përfshirë ato që prekin trurin, rritet me shtimin e sasisë së konsumuar dhe me vazhdimësinë e këtij zakoni.
Ekspertët sqarojnë se konsumimi i rastësishëm i një pijeje nuk shkakton dëmtime të menjëhershme të trurit. Megjithatë, shndërrimi i alkoolit në një zakon të përditshëm mund të ndikojë gradualisht në shëndetin e tij, shpesh pa shenja të dukshme në fazat e para.
Kufizimi i alkoolit, së bashku me një regjim të shëndetshëm ushqimor, aktivitet fizik dhe gjumë cilësor, konsiderohen ndër mënyrat më të mira për të mbrojtur funksionet njohëse dhe shëndetin e trurit në afat të gjatë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja, e ratifikuar me ligjin nr. 91/2026, parashikon financimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.
Në dekretin e firmosur më 30 korrik 2026, kreu i shtetit ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.
Gjithashtu, Presidenti Begaj ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.
Financimi përmes programit FMF synon të mbështesë modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë dhe rritjen e ndërveprimit me strukturat e sigurisë së aleancës euroatlantike.
E ardhmja e Ferran Torresit te Barcelona është vënë seriozisht në dyshim, ndërsa raportimet e fundit nga mediat evropiane bëjnë të ditur se sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.
Sipas Foot Mercato, Torres ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve. Bisedimet mes klubit francez dhe përfaqësuesve të lojtarit tashmë kanë nisur.
Ndërkohë, Marca raporton se gjatë javës së ardhshme priten kontakte mes PSG-së dhe Barcelonës për të diskutuar mundësinë e një transferimi.
Torresi vjen pas një periudhe të rëndësishme në karrierë, pasi ishte protagonisti kryesor i Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, ku shënoi golin vendimtar që i dha “La Rojas” trofeun e dytë botëror në histori.
Në rast të largimit të tij, Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativat për repartin ofensiv. Menjëherë pas raportimeve për dëshirën e Torresit për t’u larguar, në skenë kanë dalë disa emra që mund ta zëvendësojnë atë.
Njëri prej tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheimi në Bundesligë.
Interesimi i Barcelonës për Asllanin nuk është i ri, pasi edhe më herët janë publikuar raportime se klubi katalanas po monitoron profilin e sulmuesit kosovar, i cili shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
Asllani ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Gjermani dhe profili i tij, moshë e re, forcë fizike dhe aftësi për të luajtur në disa role në sulm, përputhet me politikën e re të Barcelonës për të afruar talente me perspektivë./Telegrafi/
TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes.
Dekreti i publikuar nê faqen zyrtare të presidencës mban datën 30 korrik.
Presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.
Marrëveshja është pjesë e financimit të jashtëm ushtarak amerikan (Foreign Military Financing – FMF), i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka theksuar se kjo marrëveshje nuk përbën thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik.
Ai ka sqaruar se marrëveshj do të shërbejë për sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të Shqipërisë si një aleat i përkushtuar në Aleancë, forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe për thellimin e partneritetit strategjik të Shqipërisë me aleatin e saj më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dekreti i presidentit Begaj:
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.
Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore mbetet kyç për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është 1.69 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Badovcit është 2 metra nën nivelin e mbushjes.
Sipas Ujësjellësit “Prishtina”, bazuar në rezervat aktuale, këto sasi të ujit garantojnë furnizim me ujë deri në fund të vitit 2026.
Megjithatë, kjo siguri varet në masë të madhe nga mënyra se si përdoret dhe menaxhohet uji gjatë muajve në vijim.
Sipas tyre, shpenzimi racional dhe i përgjegjshëm i ujit është i domosdoshëm pasi përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit.
Ekspertët e ujërave vlerësojnë gjendjen e Kosovës sa u përket resurseve dhe rezervave ujore, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të siguruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
Ndryshe, qëndrueshmëria e furnizimit me ujë u tha se është përgjegjësi e përbashkët. /rtk/
Në fillim, mes pasurive që iu gjetën kartelit të AKSHI-t ra në sy kompleksi i Ergys Egasit me vila dhe pishina në periferi të Tiranës. Pastaj habiti lajmi për shishet e verës që shkonin thuajse 3 milion euro, por që u zhdukën nën hundën e policisë. Më vonë doli një jaht, një milion eurosh i […]
Kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj, ka reaguar përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale kundër propozimeve për riorganizimin e ri territorial, duke argumentuar se kjo bashki duhet të mbetet një njësi vendore më vete.
Memaj e ka bazuar qëndrimin e saj te historia, identiteti dhe potenciali ekonomik i zonës, duke sjellë në vëmendje se Dimali ka ekzistuar që prej shekullit të V para erës sonë dhe se territori ka pasur ndër vite një rol të rëndësishëm ekonomik e strategjik.
Sipas saj, reforma territoriale e vitit 2015 krijoi një komunitet të lidhur nga historia, tradita dhe ekonomia lokale, ndërsa ndryshimi i emrit të bashkisë në Dimal ishte rezultat i një procesi të gjerë konsultimi me qytetarët.
“Ky proces vërtetoi edhe njëherë se vullneti i këtij komuniteti të dalë nga reforma e vitit 2015 është të qëndrojnë bashkë si një njësi e tërë, se ata janë të lidhur nga historia, tradita dhe potenciali ekonomik”, shkruan Memaj.
Kryetarja e bashkisë ka ngritur pikëpyetje mbi arsyetimin e reformës së re territoriale, duke thënë se nuk është e qartë mbi çfarë kriteresh është vendosur shkrirja e Bashkisë Dimal dhe bashkimi i saj me njësi të tjera vendore.
Ajo ka krahasuar të dhënat financiare të Bashkisë Dimal me Bashkinë Berat, duke argumentuar se Dimal ka një përqindje më të lartë të investimeve nga buxheti i saj faktik dhe një numër më të ulët punonjësish për 1000 banorë.
Sipas Memajt, Bashkia Dimal ka arritur të gjenerojë më shumë të ardhura gjatë ekzistencës së saj dhe këto janë rikthyer në investime dhe shërbime për qytetarët.
“Një njësi vendore që arriti të gjenerojë 5 herë më shumë të ardhura gjatë ekzistencës së saj dhe duke bërë të mundur që këto të ardhura t’i rikthehen qytetarit, në investime kapitale dhe shërbime, pse duhet të shkrihet?”, shprehet ajo.
Në reagimin e saj, Memaj ka kundërshtuar edhe mënyrën e zhvillimit të procesit, duke pretenduar se analizat e përdorura për reformën nuk u janë vënë në dispozicion institucioneve vendore për t’u shqyrtuar dhe për të dhënë sugjerime.
Ajo ka theksuar se çdo ndryshim territorial duhet të bazohet në kritere të qarta, në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.
“Një organizëm administrativ është një qenie e gjallë, prandaj mendoj se çdo ndryshim duhet të jetë i mirë menduar, i argumentuar në bazë kriteresh të gjithëpranuara dhe të dalë nga një proces gjithëpërfshirës e transparent”, shkruan kryetarja e Bashkisë Dimal.
Memaj ka kundërshtuar propozimin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale për shkrirjen e Bashkisë Dimal, duke renditur si argumente shtimin e popullsisë, ekonominë lokale, eksportet bujqësore dhe identitetin historik të zonës.
Në përfundim të reagimit të saj, kryetarja e Bashkisë Dimal ka përsëritur qëndrimin se kjo bashki nuk duhet të shkrihet.
“Përfundimisht, Dimali duhet të vijojë të jetë njësi vendore më vete”, përfundon Juliana Memaj./mxh
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes. Marrëveshja, e ratifikuar me ligjin nr. 91/2026, parashikon financimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin […]
Më 3 gusht, në natën e hapjes së Etno Fest, skena e Kukajt mirëpret një udhëtim të veçantë muzikor që bashkon Italinë dhe Kosovën përmes tingullit magjepsës të okarinës.
Soloists of GOB – Okarina Duo & Piano sjellin një program që ndërthur traditën me krijimtarinë bashkëkohore, duke interpretuar vepra të Ennio Morricone, Joe Hisaishi, James Horner, melodi tradicionale italiane dhe kompozime origjinale për okarinë.
Një koncert që ndërton ura mes kulturave, kujtesës dhe emocioneve, duke zbuluar potencialin e jashtëzakonshëm shprehës të një prej instrumenteve më të vjetra në Evropë. / KultPlus.com