Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet, jashtë skemës përmbytjet dhe zjarret

26 January 2026 at 13:29

Shtatë vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qeveria ende nuk ka miratuar ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Ministri i Financave, Petrit Malaj, kishte deklaruar se ligji i ri do të miratohej brenda dhjetorit 2025, por drafti vijon pezull.

I paqartë mbetet edhe primi i sigurimit, duke lënë të hapur pyetjen se sa do të paguajnë qytetarët për të siguruar banesat nga tërmeti.

Esmeralda Topi

Në dhjetor 2025, ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet do të miratohej brenda muajit. Ai e paraqiti nismën si një hap të domosdoshëm për një vend me risk të lartë sizmik, duke theksuar se konsultimet kishin përfunduar dhe se drafti ishte gati për miratim në qeveri.

“Ky projektligj do të miratohet në qeveri këtë muaj.”- deklaroi Malaj, gjatë një interviste televizive.

Pavarësisht këtij zotimi, drafti ende nuk ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Ministrave. Këtë janar, Malaj u detyrua të përsëriste përpara gazetarëve se miratimi do të ndodhte “shumë shpejt”. Ai nuk dhe shpjegime për vonesën,e as një afat të ri. 

Primi i paqartë

Drafti për sigurimin e detyrueshëm u hodh për konsultim publik korrikun e vitit të shkuar.  Në të parashikohet krijimi i një Fondi Kombëtar, organizuar si shoqëri aksionare shtetërore, që do të administrojë skemën.

Ky fond do të mbështetet nga primet e qytetarëve, buxheti i shtetit, risigurimi dhe grante të ndryshme. Por detaji më i ndjeshëm, tarifa/primi që çdo familje do të duhet të paguajë për sigurimin e banesës, mbetet ende i paqartë.

“Primi do të jetë lehtësisht i përballueshëm nga qytetarët shqiptarë. ”- tha Malaj.

Kufiri maksimal i shumës së sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa metodologjia e llogaritjes së primit do të jetë e bazuar në klasifikimin e banesave sipas riskut.

Skema parashikon që buxheti i shtetit të mbulojë primin për personat që përfitojnë ndihmë sociale. Ndërsa njësitë e vetëqeverisjes vendore do të financojnë primin për banesat sociale.

Përjashtohen zjarret dhe përmbytjet

Skema e sigurimit përjashton zjarret dhe përmbytjet, ndonëse Shqipëria goditet çdo vit nga këto fatkeqësi natyrore, duke i lënë qytetarët të pambrojtur përballë rreziqeve të përsëritura.

“Përsa i përket fatkeqësive të tjera natyrore, zjarri, përmbytje e të tjera, ne nuk e kemi të parashikuar në këtë ligj. Pavarësisht se për çështjen e përmbytjeve kemi parashikuar diçka e cila më tej mund të shtjellohet me aktet nënligjore. Por për momentin ligji do të paraqitet vetëm për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti,”-argumentoi ministri i financave Petrit Malaj.

Drafti i konsultuar parashikon mbulim vetëm për banesat dhe seksionet brenda tyre, edhe kur përdoren si zyra apo njësi tregtare, ndërsa ndërtesat e ndërtuara me qerpiç, kallam apo struktura të përkohshme mbeten jashtë skemës.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e ministrit të financave Petrit Malaj se ‘projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet do të kalonte për miratim brenda dhjetorit 2025’, e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Sigurim i detyrueshëm nga tërmetet, jashtë skemës përmbytjet dhe zjarret appeared first on Faktoje.al.

Kredia për banesa, bankat shtrëngojnë kushtet/ Vlerësojnë risk, situatën aktuale në tregun e banesave

By: xhir jeta
21 January 2026 at 14:17

Bankat po tregohen më të  të kujdeshme në aprovimin e kredive për blerje banesash dhe më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin..Në raportin e fundit Banka e Shqipërisë vëren se në linjë me pritjet e një tremujori më parë, politikat e kreditimit për individët mbetën të shtrënguara.

Shtimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave. Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Faktorët e tjerë që ndikojnë standardet e kreditimit për individët u raportuan të pandryshuar.Por pavarësisht kësaj të dhënat për periudhën janar- nëntor tregojnë se huaja e dhënë për banesa ka pësuar rritje me mbi 20 % duke arritur në 114.7 miliarde lekë.

Ndërkohë nga ana tjetër bankat lehtësuan standardet, kushtet e termat e kreditimit,në të gjitha kreditë e reja me qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet dhe financimin e investimevenë çdo segment të biznesit. Perceptimi pozitiv i bankave mbi ecurinë ekonomike të vendit është reflektuar në aprovimin e një numri më të lartë aplikimesh për kredi të bizneseve, në krahasim më një tremujor më parë.

Për 11-mujorin 2025, vlera progresive e kredisë së re arriti në 374.4 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2026, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara në kreditë akorduar bizneseve të mëdha dhe në kreditë për financimin e investimeve, apo mbulimin e nevojave për likuiditete. Nga ana tjetër, bankat presin të vijojnë me lehtësimin e standardeve të kreditimit në kreditë për biznesin e vogël e të mesëm./abcnews.al

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

By: V K
15 January 2026 at 10:33

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.

Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Shijak, 43 banesa të dëmtuara nga përmbytjet e reshjeve të fundit

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Bashkia Shijak ka përfunduar procesin e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve në banesat e përmbytura, si pasojë e reshjeve të fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana, përmes një reagimi publik, ku ai thekson se strukturat përkatëse të bashkisë janë angazhuar që në momentet e para, duke iu gjendur pranë banorëve dhe duke shkuar derë më derë për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet.

Sipas të dhënave 43 banesa në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Shijak janë konstatuar dhe vlerësuar nga grupet e punës.

Ndërkohë që nesër mbledhja e këshillit bashkiak do të transmetohet drejtpërdrejt, për t’i hapur rrugë procedurave të dëmshpërblimit për qytetarët e prekur.

Kryebashkiaku Arbana tha se “të gjithë qytetarët e dëmtuar do të përfitojnë dëmshpërblim sipas vlerësimeve të kryera”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të sigurojnë pronat e tyre ndaj çdo fatkeqësie natyrore, si tërmete, përmbytje apo zjarre, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së pasurive të tyre.

/k.s/a.f/r.e/

The post Shijak, 43 banesa të dëmtuara nga përmbytjet e reshjeve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas i vidhnin, pranga 3 ‘skifterëve’ në Tiranë

By: armand
14 January 2026 at 09:57

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të akuzuar për vjedhje banesash në kryeqytet. Të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Në pranga u vunë shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. Sipas hetimeve, janë zbardhur tre raste vjedhjesh të kryera […]

The post Fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas i vidhnin, pranga 3 ‘skifterëve’ në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Lumi Seman çan argjinaturën/ 20 banesa të përmbytura

By: Fax Web
13 January 2026 at 09:02

Lumi Seman ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë.

Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

Në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën.

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

By: V K
13 January 2026 at 08:52

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

Në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën.

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente, kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

 

The post Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut/ Në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, Vjosa arrin pikën kritike

By: V K
8 January 2026 at 07:41

Situata në Fier paraqitet e rëndë, ku 27 banesa kanë prezencë të lartë të ujit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh.

Sipas të dhënave të fundit, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras, janë nën ujë rreth 200 ha tokë bujqësore, brenda argjinaturave.

Ndërkohë, nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje.

Në rrezik për dalje nga shtrati është edhe lumi Vjosë, pasi niveli i prurjeve në Urën e Mifolit ka kaluar mbi pikat e matjes.

Aktualisht, uji ka arritur pikën kritike të nivelit në gjatësinë e argjinaturës (buzë më buzë).

Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë, ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, nga ku bëhet edhe furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.

Si masë paraprake janë stakuar disa nga pompat në puset që janë në afërsi të lumit Vjosë dhe po punohet me kapacitet më të reduktuar, përmes disa puseve të tjera që ndodhen disi më larg.

Kjo masë e marrë nga UKF ka reduktuar furnizimin me ujë të qytetit (me grafik).

Të dhënat e marra nga pikëmatja në Urën e Memaliajt, tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vazhdim.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, Vjosa arrin pikën kritike appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën dhe dy banesa në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati

By: V K
7 January 2026 at 08:13

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.

Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Ndërkohë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 metra.

Banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa.

Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë, vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

The post Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën dhe dy banesa në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati appeared first on Albeu.com.

800 banesa të përmbytura në Durrës, evakuohen 180 banorë

By: Elva
6 January 2026 at 22:42

Situata e përmbytjeve në Durrës vijon të jetë e vështirë, pasi reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit. Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, u konfirmua se rreth 800 banesa janë përmbytur dhe 180 banorë janë evakuuar. Zonat më të prekura raportohen të jenë: ish-Këneta Shkozet ish-Nishtulla Banorët […]

The post 800 banesa të përmbytura në Durrës, evakuohen 180 banorë appeared first on BoldNews.al.

Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

By: D Marku
4 January 2026 at 11:24

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kodër-Mëzez.

Një 42-vjeçar i cili ishte larguar nga banesa më datë 2.01.2026 është gjetur i pajetë.

Sipas policisë dyshohet se është vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër Mëzez.

The post Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

29 December 2025 at 21:26


Mbipopullimi i banesave mbetet një nga problemet sociale më serioze në Shqipëri.

Raporti i funditi i Eurostat ka nxjerr në pah se 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, duke e renditur vendin tonë të dytin në Europë, pas Malit të Zi për vështirësitë e mëdha në kushtet e banimit dhe në nivelin e jetesës.

Sipas përkufizimit zyrtar, një banesë konsiderohet e mbipopulluar kur nuk plotëson numrin minimal të dhomave të nevojshme për përbërjen familjare. Ky minimum përfshin: një dhomë për familjen, një dhomë për çdo çift, një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç apo një dhomë për çdo dy fëmijë të së njëjtës gjini nga 12 deri në 17 vjeç.

Fenomeni i mbipopullimit të banesave nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. Në nivel evropian, të dhënat tregojnë se në vitin 2024 rreth 16.9% e popullsisë së Bashkimit Europian jetonte në banesa të mbipopulluara.

Raporti citon se situata mbetet shqetësuese në disa vende të BE-së. Më shumë se 30% e popullsisë në pesë shtete anëtare jeton në kushte mbipopullimi.

Ekspertët paralajmërojnë se mbipopullimi i banesave ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin social të individëve, veçanërisht të fëmijëve, duke e bërë këtë një problem serioz social dhe ekonomik që kërkon vëmendje të shtuar institucionale.

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”

By: D Marku
27 December 2025 at 14:20

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.
Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.

Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.
Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.
Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.
Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

The post SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku” appeared first on Albeu.com.

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

By: Ela
22 December 2025 at 13:25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja e kullat vijojnë të lartësohen çdo ditë, ironikisht, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbipopullimit të banesave në Europë. Të dhënat më të fundit tregojnë se 57.1% e popullsisë jeton në […]

The post Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara appeared first on BoldNews.al.

Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë

By: Elva
21 December 2025 at 11:25

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i hapur rrugë projektit TID Durrës, Isuf Idrizi ka udhëtuar pesë herë drejt qytetit të tij të lindjes nga Padova në Itali, ku jeton prej vitesh. Por përveç pasigurisë dhe faturave që rriten, Idrizi po përballet së fundmi edhe me shpenzime […]

The post Projekti TID në Durrës, shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë appeared first on BoldNews.al.

Dyfishohet shitja e banesave/ BSH: Rreth 2 mijë prona të shitura në pjesën e parë të vitit

By: Re Nato
3 December 2025 at 14:12

Shiten më shumë banesa përgjatë këtij viti..Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  në periudhën janar-qershor numri  total  i  pronave  të raportuara të  shitura ishte 1959 me  rritje  të  ndjeshme nga një gjashtëmujor më  parë periudhë gjatë së cilës u shitën vetëm 863 pasuri të paluajtshme.

Nëse bëjmë një vlerësim të viteve të fundit verëhet se  niveli i shitjeve është ndjeshëm mjaft i lartë edhe nëse krahasimi bëhet me mesataren afatgjatë prej 823 pronash të shitura në çdo periudhë që nga viti 2013.

Ndërsa sipas agjensive numri mesatar i pronave të shitura u rrit në 11  nga 5 që ishte më herët.

Interes të shtuar në gjashtë mujorin e parë për të blerë prona në Shqipëri kanë pasur edhe të huajt. Sipas Bankës së shqipërisë rreth 15% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.

Më shumë se gjysma e pasurive të paluajtshme kryesisht banesaB janë shitur me kredi bankare.Rezultojnë se janë 58% e  pronave për  banim  dhe  e  atyre  për  përdorim  tregtar  që janë blerë me hua bankare.

Agjentët imobiliarë parashikojnë që çmimet e banesave në vijim do të jenë të qëndrueshme  dhe gati gjysma e tyre vlerësojnë se do të ketë rritje të çmimeve.Pesha e atyre që presin ulje çmimesh është thuajse e papërfillshme .

Apartamentet në Shqipëri  janë shtrenjtuar edhe gjatë këtij viti sipas Bankës së  në periudhën janar-qershor 2025 apartamentet  kanë pasur një rritje mestare të  çmimeve  me  41.7 % në krahasim me një vit më parë.Ndërkohë në kryeqytet rritja e çmimeve ka qenë e moderuar dhe ka pësuar një rritje me 32%. Shtrenjtimi i pronave sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë është udhëhequr nga çmimet e larta  kryesisht përgjatë  bregdetit, të cilat kanë rezultuar edhe më të larta se në Tiranë./abcnews.al

Banorët çojnë në gjyq projektin “TID Durrës”

2 December 2025 at 16:07

Konflikti mes banorëve të Kalasë së Durrësit dhe institucioneve shtetërore për projektin “TID Durrës” hyri të martën në një fazë të re gjyqësore.

Katërmbëdhjetë familje dorëzuan padinë e parë kolektive kundër shpronësimeve, lejeve të zhvillimit dhe mënyrës se si është hartuar dhe po zbatohet projekti.

Në një deklaratë për shtyp, ata e konsideruan procesin “të paligjshëm, pa konsultim publik dhe me pasoja të rënda për të drejtat e pronësisë”.

Arkitektja Entela Spahivogli kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë që lidhet me shpronësimin e banesave duke u nisur nga hetimi që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ajo theksoi se VKM-ja në fjalë mban firmën e Ballukut dhe se pezullimi i këtij akti deri në shqyrtimin ligjor nga gjykata mund të shmangë çdo pasojë të paparashikueshme te pronat e qytetarëve.

Në fazën e parë të projektit preken 74 familje, ndërsa mbi 100 të tjera rrezikojnë të preken në vijim.

“TID Durrës” është pjesë e planit 2021-2028 të prezantuar gjatë periudhës së rindërtimit pas tërmetit. Ai është hartuar në bashkëpunim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës.

Megjithëse projekti është paraqitur si ndërhyrje për rigjallërim kulturor dhe urban, procesi i shpronësimeve është zvarritur, ndërsa banorët thonë se dokumentet vendimtare i janë dorëzuar me vonesë dhe pa sqarime.

Në seancën përgatitore të 2 dhjetorit, në Gjykatën Administrative të Tiranës, banorët paraqitën katër kërkesa kryesore:

  1. Pezullimin e VKM-së Nr. 477, dt. 31.07.2025, që miraton shpronësimet.
  2. Pezullimi i Vendimit Nr. 07, dt. 02.04.2024 të KKTU, që jep lejen e zhvillimit për projektin TID.
  3. Marrja e masës së sigurimit të provës, për një ekspertizë të pavarur inxhinierike, arkitektonike dhe arkeologjike.
  4. Detyrimi i institucioneve publike të dorëzojnë për gjykatën të gjitha aktet administrative, procesverbalet, dosjet teknike dhe “pasaportat e objekteve”.

Banorët thonë se leja e zhvillimit është dhënë pa konsultim publik dhe në kundërshtim me detyrimet procedurale.

Ata kërkojnë që gjykata ta shqyrtojë ligjshmërinë e saj dhe paralelisht të kërkojë verifikim të gjendjes reale të objekteve, arsyeve të prishjes së tyre, vlerave konstruktive dhe përputhshmërisë së projektit me interesin publik.

Sipas tyre në këtë çështje janë bërë një sërë shkeljesh ligjore duke përfshirë:

  • Ligjin për shpronësimet (8561/1999)
  • VKM nr. 169/2020 për konsultimin publik të pasurive kulturore
  • Ligjin 107/2014 për planifikimin e territorit
  • Rregulloren e Planifikimit të Territorit (VKM 686/2017)
  • Ligjin 10440/2011 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
  • VKM 247/2014 për informimin dhe përfshirjen e publikut

Sipas banorëve, asnjëri nga këto detyrime ligjore nuk është respektuar.

Ata theksojnë se procesi i shpronësimit është kryer me vlerësime që mbështeten në VKM-të e viteve 2000 dhe 2015, të cilat nuk përkojnë me çmimet e tregut në zonën historike të Kalasë. Kjo ka ulur ndjeshëm dëmshpërblimin e propozuar.

Në raportime të mëparshme, Citizens.al ka sjellë rastet e disa banorëve, shtëpitë e të cilëve nga autoritetet publike vlerësoheshin 60-100 mijë euro ndërkohë që nga vlerësues privatë të pasurive vlera e tyre në treg ishte së paku dy herë më e lartë.

Kjo qasje, e kombinuar me mungesën e konsultimit, i jep projektit karakter të një procesi të mbyllur, të ndërtuar për të justifikuar vendime të marra më herët.

Në një koment për Citizens.al AADF ka shpjeguar se kontributi i saj për projektin “përfaqëson një dhurim për qytetin dhe komunitetin lokal”, si pjesë e angazhimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“AADF nuk ka asnjë rol apo përgjegjësi në lidhje me procedurat e shpronësimeve, përcaktimin e vlerës së kompensimit për pronat, apo çdo proces tjetër që lidhet me çështjen e pronave në zonën e projektit” ka theksuar ajo në një përgjigje të mëparshme për Citizens.al.

Por, banorët theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit, por kundër “prishjeve me vendime të marra pa transparencë” të cilat cenojnë të drejtat kushtetuese të pronësisë.

Çështja “TID Durrës” pritet të bëhet një precedent i rëndësishëm për mënyrën se si trajtohen komunitetet brenda zonave historike, sidomos kur projektet zbatohen pa procese transparente dhe me akte të kontestuara.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët çojnë në gjyq projektin “TID Durrës” appeared first on Citizens.al.

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

By: V K
27 November 2025 at 09:38

Mëngjesin e sotëm, një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 08:00 dhe ka shkatërruar plotësisht njërën prej dhomave të shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes, askush nga familjarët nuk ndodhej në banesë. Flakët janë vënë re nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike e lënë e ndezur.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

The post Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi

By: Brisi
26 November 2025 at 17:35

Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Megjithatë, zvarritjet dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbajnë pezull ende mijëra familje që janë pa çati mbi […]

The post Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, familja me pesë anëtarë në rrezik

By: redi
18 November 2025 at 16:07

Moti i keq ka pasoja në vend. Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë. Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë. Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi.

Source

❌
❌