Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spanja në "alarm të kuq" ndërsa zonat turistike goditen nga moti ekstrem dhe reshje të forta

28 December 2025 at 18:02


Spanja e goditur nga përmbytjet ka lëshuar një 'alarm të kuq moti' të rrallë pasi vendi i njohur turistik u la i goditur nga një stuhi e fuqishme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një shi i rrëmbyeshëm goditi Costa del Sol të Spanjës me pamje dramatike që kanë përfshirë rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe automjete të shkatërruara, ndërsa rajoni përgatitet për më shumë mot të keq.

Byroja kombëtare e motit e Spanjës lëshoi një reagim të paparë emergjence gjatë natës pasi ujërat e përmbytjeve arritën nivele shqetësuese.

Flooding in Marbella, Costa del Sol in Spain tonight...🌊👀 pic.twitter.com/RWwzEGLizw
— faiyaz brohi (@FaiyazB) December 28, 2025

Alarme të kuqe moti për 'rrezik ekstrem' u lëshuan në 27 komuna në rajonin e Malagas. Shërbimet e emergjencës morën qindra raporte.

Sol dhe Guadalhorce janë ndër zonat më të goditura dhe autoritetet po u bëjnë thirrje vendasve dhe turistëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet thanë se ujërat e përmbytjeve në disa vende ishin 'disa metra të larta'.

Reshjet e shiut filluan të binin në zonat perëndimore pak pas mesditës së të shtunës dhe përfshiu gjithashtu provincën e Malagas nga perëndimi në lindje, duke rënë sasi të konsiderueshme reshjesh dhe duke lënë pas një sërë incidentesh të tilla si rrugë, shtëpi dhe garazhe të përmbytura.

En España, la Agencia Estatal de Meteorología activó la alerta roja en la Costa del Sol y el valle del Guadalhorce, en Málaga, ante la previsión de hasta 120 litros de lluvia por metro cuadrado en doce horas.

El temporal ha provocado inundaciones, daños materiales y accidentes… pic.twitter.com/MlNHCmmFso
— Noticiero El Salvador 🇸🇻 (@NoticieroSLV) December 28, 2025

Moti i keq ndikoi gjithashtu në trafikun ajror, pasi më shumë se 20 fluturime të destinuara për në Aeroportin e Malagas u devijuan në qytete të tjera.

Shumica e tyre u dërguan në aeroportet e Seviljes, Almerias dhe Granadës, megjithëse dy u devijuan në Alicante dhe një në Madrid.

Vendasve dhe turistëve u është këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të kërkojnë vende më të larta nëse ndodhen në një zonë të prirur ndaj përmbytjeve.

Çrregullimi i motit vjen disa javë pasi Stuhia Alice shkaktoi përmbytje shkatërruese të menjëhershme në Spanjë, ndërsa vendi është ende duke u rikuperuar nga përmbytjet vdekjeprurëse që lanë disa të vdekur. /Telegrafi/

Gjilani shtyn afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut

9 December 2025 at 15:45


Komuna e Gjilanit ka njoftuar se afati për aplikim për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të datës 18 nëntor 2025 është zgjatur deri më 31 dhjetor 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Ali Arifi, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, zgjatja e afatit bëhet në bazë të interesimit të qytetarëve dhe për t’u mundësuar të gjithëve që të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Komuna u bën thirrje banorëve të prekur që të aplikojnë brenda afatit të ri, duke theksuar se aplikimet pranohen deri më 31 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëzohet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër

By: V K
21 November 2025 at 11:29

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në bashkinë Dropull, ku ura e Glinës është shembur pjesërisht, duke bllokuar lidhjen me pesë fshatra të zonës së Rrëzës së Zezë: Glinë, Radat, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme dhe Vrahogoranxi.

Gjithashtu, i ndërpritet qarkullimi edhe fabrikës së Glinës, një prej subjekteve kryesore ekonomike të zonës.

Shembja ka ardhur pasi një nga këmbët mbajtëse të urës është rrëzuar, duke e bërë strukturën të pakalueshme dhe të rrezikshme për qarkullim.

Banorët mbeten të izoluar dhe aktualisht nuk ka asnjë rrugë funksionale që mund të përdoret për qarkullim normal.

Bashkia Dropull, njofton se po shqyrton mundësinë e hapjes së një rruge dytësore të përkohshme për të mundësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me produkte të domosdoshme.

Specialistët e terrenit po vlerësojnë dëmet dhe rrezikshmërinë e zonës, ndërsa kërkohet ndërhyrje emergjente për rikonstruksionin pasi ura aktuale është aktualisht jashtë funksionit.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Rrëzohet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura shkaktojnë kaos, uji ‘mori me vete’ dhjetëra vetura të parkuara në shtratin e një lumi në Budva të Malit të Zi

19 November 2025 at 23:53


Reshjet e dendura të shiut në Budva kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme gjatë orëve të fundit.

Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, uji “ka marrë me vete” edhe dhjetëra automjete të parkuara në shtratin e thatë të një lumi në qendër të qytetit, përcjell Telegrafi.

Siç edhe shihet në pamje, ujin ngrihet me shpejtësi dhe mbart çdo gjë që gjen përpara.

Kjo zonë thuhet se shfrytëzohet prej vitesh si parking i madh, pasi në Budva mungojnë hapësirat e mjaftueshme për parkim dhe në qytet janë ngritur qindra ndërtesa të reja.

Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe disa lagje të tjera, ku rrugët janë kthyer në lumenj të vegjël dhe qarkullimi është bërë thuajse i pamundur.

E banorët e zonës thonë se ndërtimet e shumta kanë bllokuar kanalet e dikurshme të ujërave të shiut. /Telegrafi/

Situatë e rëndë në Kllokot, vërshimet sjellin vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët

19 November 2025 at 13:52


Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim në territorin e komunës së Kllokotit.

Rruga Kllokot–Viti aktualisht është e kalueshme vetëm për mjete të larta, ndërsa automjetet e vogla nuk rekomandohet të qarkullojnë në këtë segment.

Ish-kandidati për kryetar të Kllokotit, Arbër Emini ka bërë të ditur se policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

"Situata e krijuar nga niveli i lartë i ujërave konsiderohet e paqëndrueshme, ndërsa rreziku i përshkallëzimit të vërshimeve mbetet i mundshëm", thuhet në postimet e tij të bëra në Facebook.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave të rrezikshme deri në stabilizimin e motit, raporton Telegrafi.

Emini ka kërkuar më tej që që institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe emergjencave të vendosin numra të posaçëm kontakti, në mënyrë që banorët të kenë mundësi të raportojnë urgjencat dhe të kërkojnë ndihmë në kohë reale.

Sipas tij, mungesa e një adrese funksionale për raportim paraqet vështirësi shtesë në menaxhimin e situatave emergjente.




Në teren nuk raportohet për nevojë të menjëhershme për evakuim, megjithatë gatishmëria mbetet e lartë.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të respektojnë udhëzimet e sigurisë deri në normalizimin e kushteve atmosferike. /Telegrafi/


Reshjet e vazhdueshme sjellin masa emergjente në Drenas

19 November 2025 at 13:44


Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se reshjet e vazhdueshme, të paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, po paraqesin rrezik për vërshime në disa zona të komunës.

Si pasojë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka aktivizuar të gjitha kapacitetet emergjente, ndërsa ekipet komunale janë në terren duke monitoruar gjendjen dhe duke ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen e banorëve dhe tokave bujqësore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të lëvizin me kujdes, të shmangin zonat pranë lumenjve dhe përroskave, të mos hedhin mbetje në kanalet e ujërave dhe të kujdesen për kanalizimet, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, qytetarët janë paralajmëruar të mos hapin kapakët e pusetave, pasi kjo mund të shkaktojë bllokime dhe dëme shtesë.

Çdo situatë urgjente, sipas komunës, duhet të raportohet menjëherë tek organet kompetente.

Ndërkohë, për shkak të punimeve për pastrimin e mbetjeve pranë urës, rruga “Sokol Elshani” është mbyllur përkohësisht dhe do të qëndrojë e tillë deri në përfundimin e ndërhyrjeve.

Komuna ka bërë të ditur se ekipet mbeten në gatishmëri për çdo rast emergjent që mund të paraqitet. /Telegrafi/


Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut

18 November 2025 at 23:45


Pas vlerësimit të gjendjes në terren gjatë orëve të mbrëmjes, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka shpallur gjendje emergjente në gjithë territorin e komunës për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.

“Të nderuar qytetarë, reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi serioze në disa zona të komunës. Duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona institucionale, kam marrë vendimin që në gjithë territorin e Komunës së Shtimes të shpallim gjendje emergjente, me qëllim që të reagojmë me efikasitet dhe të mbrojmë sigurinë e të gjithëve", tha kryetari Aliu.

Ai njoftoi gjithashtu se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet sërish Shtabi Emergjent, i cili tashmë gjendet në terren dhe po zhvillon veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Nga orët e hershme të mëngjesit, të gjitha drejtoritë komunale me njësitë dhe shërbimet vartëse, së bashku me Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë, janë angazhuar maksimalisht për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Komuna njofton se në disa fshatra gjendja paraqitet më e rënduar, por ekipet dhe shërbimet komunale me makineri të specializuar po ndërhyjnë për trajtimin e dëmeve dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Komuna e Shtimes u bën thirrje banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në normalizimin e plotë të situatës. /Telegrafi/

Fushë Kosova nën ujë, Prebreza paralajmëron masa ligjore ndaj disa zyrtarëve

18 November 2025 at 22:38


Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa zyrtarëve komunale të Fushë Kosovës, duke i akuzuar për mospërgjigje dhe mosveprim në situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e mëdha dhe vërshimet.

Në një reagim publik, Prebreza tha se shumë familje në Fushë Kosovë po përballen me probleme serioze nga uji i grumbulluar, ndërsa institucionet nuk po i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve.

“Askush nga zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës nuk po i’u përgjigjen qytetarëve për të ndërmarrë veprime që u'a lehtësojnë situatën. Kjo është një papërgjegjësi totale e cila nuk do të kalojë pa ndëshkime ligjore,” ka deklaruar ai, duke theksuar se situata është tejet e rëndë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Ai i apeloi të gjitha familjeve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve dhe ditëve në vijim, si dhe i kërkoi operatorëve të kontraktuar nga komuna që të reagojnë menjëherë për t’i ndihmuar banorët në zonat më të prekura.

Situata me reshjet dhe vërshimet ka shkaktuar shqetësim të madh në disa komuna të vendit, ndërsa qytetarët kërkojnë reagim më të shpejtë nga institucionet lokale dhe qendrore. /Telegrafi/


KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë i qëndrueshëm, por reshjet mund të shkaktojnë turbullira në Ibër-Lepenc

18 November 2025 at 21:10


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar sot se furnizimi me ujë në zonën e saj të mbulimit është aktualisht stabil. Megjithatë, reshjet e fundit mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë në procesin e trajtimit të ujit.

Në njoftimin e publikuar, kompania paralajmëroi se këto turbullira mund të reflektohen përkohësisht në cilësinë e ujit të trajtuar, ndërsa po monitorohen nga afër nga ekipet teknike.

Njëkohësisht, KRU “Prishtina” bëri të ditur se ekipet e saj janë vazhdimisht në terren, duke punuar me kapacitet të plotë në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në zonat më të prekura nga reshjet e fundit.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të lajmërojnë çdo problem eventual me furnizimin me ujë apo me rrjetin e kanalizimit. /Telegrafi/

MASHTI: Orët e humbura sot në Prishtinë do të zëvendësohen

18 November 2025 at 16:20


Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme procesi mësimor është zhvilluar normalisht në të gjitha komunat e Kosovës, me përjashtim të Prishtinës, ku mësimi është pezulluar për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe problemeve në komunikacion.

Sipas komunikatës, Inspektorati i Arsimit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtoritë komunale të arsimit dhe ka mbledhur informacione nga të gjitha rajonet për ecurinë e procesit mësimor.

Nga këto të dhëna, rezulton se shkollat në gjithë vendin, përfshirë ato me dy ndërrime kanë funksionuar pa ndërprerje.

Ndërkohë, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka vendosur pezullimin e mësimit për të gjitha shkollat, pas vlerësimit të gjendjes së rënduar të motit dhe vështirësive në qarkullim.

MAShTI ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit do të monitorojë zbatimin e zëvendësimit të orëve të humbura, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MAShTI-t Nr. 01/2025 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026.

Ministria theksoi se do të vazhdojë komunikimin me komunat dhe institucionet arsimore për të siguruar vijueshmëri të procesit edukativo-arsimor, duke e vendosur në prioritet sigurinë e nxënësve. /Telegrafi/

Nesër rifillon procesi mësimor në shkollat e Prishtinës, situata me reshjet është stabilizuar

18 November 2025 at 15:53


Procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nesër në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të Prishtinës, si në qytet ashtu edhe në fshatra.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, pas vlerësimit të fundit të shtabit emergjent dhe koordinimit me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Bazuar në vlerësimin e shtabit emergjent dhe informacionet aktuale nga IHMK, kemi konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillimin e rregullt të mësimit", deklaroi Shahini.

Sipas tij, reshjet e shiut pritet të bien dukshëm gjatë natës, ndërsa ekipet komunale janë angazhuar për të siguruar gjendje të sigurt në objektet shkollore.

“Ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme dhe funksionale për pritjen e nxënësve", shtoi drejtori i Arsimit.

Ai falënderoi prindërit, nxënësit dhe stafin arsimor për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë ditëve me kushte të vështira atmosferike.

“Faleminderit të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve për durimin dhe bashkëpunimin. Prioriteti ynë mbetet siguria e fëmijëve dhe zhvillimi normal i procesit mësimor", u shpreh Shahini. /Telegrafi/

Komuna e Pejës njofton për gjendjen e kanaleve pas paralajmërimeve për reshje intensive

18 November 2025 at 15:17


Drejtoria e Shërbimeve Publike në Pejë ka bërë të ditur se gjendja e disa prej kanaleve kryesore në qytet paraqitet e qetë, pavarësisht paralajmërimeve nga institucionet meteorologjike për reshje më të dendura gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, ekipet komunale janë në terren dhe në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme që mund të paraqitet si pasojë e shiut me intensitet të lartë, përcjell Telegrafi.

Komuna u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në kanale, me qëllim që të parandalohen bllokimet dhe problemet që mund të shkaktojnë vërshime.

“Pamjet nga disa prej kanaleve të hapura në qytetin e Pejës tregojnë situatë të qetë, por mbetet e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve për të mbajtur kanalet të pastra”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/


Reshjet e natës rrisin nivelin e lumenjve në Podujevë, ekipet emergjente në gatishmëri

18 November 2025 at 15:10


Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur që nga mesnata, në Komunën e Podujevës është shënuar rritje e nivelit të ujit të lumenjve dhe përroskave.

Megjithatë, autoritetet lokale njoftojnë se situata aktualisht paraqitet stabile dhe pa rrezik të menjëhershëm, përcjell Telegrafi.

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se po e monitoron gjendjen në terren në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet emergjente dhe ato të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast të paraqitjes së ndonjë problemi.

Qytetarët janë njoftuar që për çdo rast urgjence të kontaktojnë numrat zyrtarë të shërbimeve emergjente: Policia: 192, Zjarrfikësit: 193, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Shpëtimit: 044 238 221.

Komuna apelon për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat pranë rrjedhave ujore. /Telegrafi/


Reshjet e dendura vështirësojnë qarkullimin në Prishtinë

18 November 2025 at 13:06


Pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin, rrugët e Prishtinës janë mbushur me ujë, duke e bërë të vështirë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në disa zona.

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, duke paralajmëruar qytetarët që të shmangin zonat me grumbullim uji dhe rrugët ku qarkullimi është i rrezikshëm.

Autoritetet komunale po monitorojnë situatën dhe kanë vendosur në gatishmëri ekipet e mirëmbajtjes dhe shërbimet teknike, për të intervenuar aty ku situata paraqitet më problematike.

Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka realizuar disa foto që tregojnë realitetin e krijuar nga reshjet: automjete që qarkullojnë në rrugë të mbushura me ujë dhe kalimtarë që përballen me vështirësi për të kaluar rrugët për shkak të kushteve atmosferike.

Qytetarëve u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e komunës dhe të tregojnë kujdes të veçantë për sigurinë e tyre gjatë lëvizjes në rrugët e Prishtinës. /Telegrafi/

Suhareka në gatishmëri për reshjet e dendura dhe rrezikun e vërshimeve

18 November 2025 at 12:44


Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar qytetarët se pas paralajmërimeve të IHMK-së për reshje të dendura shiu dhe rrezik të vërshimeve të shpejta, situata po monitorohet në kohë reale.

Komuna ka vënë në gatishmëri të gjitha ekipet komunale, zjarrfikësit dhe shërbimet e nevojshme për t’u përgjigjur çdo situate emergjente, përcjell Telegrafi.

Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, duke shmangur qarkullimin pranë lumenjve dhe zonave të ulëta, duke raportuar çdo situatë të rrezikshme dhe duke ndjekur njoftimet zyrtare dhe rekomandimet e institucioneve.

Kryetari Muharremaj thekson se ekipet komunale janë në terren dhe në shërbim të qytetarëve, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efektiv gjatë kësaj periudhe me reshje intensive. /Telegrafi/


Komuna e Shtimes paralajmëron qytetarët për rrezik të mundshëm nga vërshimet

18 November 2025 at 12:37


Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se reshjet e fundit kanë krijuar kushte atmosferike të pafavorshme, të cilat mund të shkaktojnë ngritje të nivelit të ujërave dhe vërshime në disa zona të komunës.

Qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku grumbullohet uji, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë.

Çdo situatë emergjente mund të raportohet në numrat: 193 – Zjarrfikësit, 192 – Policia, 112 – Emergjencat +383 44 172 839 – Drejtoria për Shërbime Publike.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Njësia Emergjente e Komunës së Shtimes janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje sipas nevojës.

Komuna bën thirrje për kujdes të vazhdueshëm dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. /Telegrafi/


Komuna e Ferizajt paralajmëron për rrezik të shtuar nga vërshimet

18 November 2025 at 10:49


Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët për rrezik të shtuar nga vërshimet pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë rajonin.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji, përcjell Telegrafi.

Qytetarëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë dhe të raportojnë çdo situatë emergjente në numrat 192 dhe 193.

Ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv.

Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


KRU “Prishtina”: Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave

18 November 2025 at 08:25



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.

KRU Prishtina njofton tutje për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i ndërmarrin si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Njoftimi i KRU Prishtinës:

Ju lutemi të ndërmerrni këto masa paraprake:

Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.

Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.

KRU" Prishtina" me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t'u dal në ndihmë konsumatorëve.

Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse. /Telegrafi/

Reshjet e hershme të borës në Kosovë, Aliu: Fenomen i pazakontë me ndikime pozitive dhe negative në bujqësi

3 October 2025 at 10:18


Reshjet e borës në fillim të tetorit, si fenomen i pazakontë klimatologjik për rajonin e Kosovës përbën një ngjarje me pasoja të shumëfishta në bujqësi.

Kështu tha Besim Aliu nga (IHMK) në një prononcim për Telegrafin, ku po ashtu theksoi se deri më sot nuk janë regjistruar reshje bore në fillim të tetorit në Kosovë.

Ai theksoi se kjo periudhë e vitit zakonisht nuk shoqërohet me borë.

“Këto temperatura të larta që kemi pasur gjatë verës, deri në 42 gradë, ndikuan në ndryshimet klimatike që po përjetojmë”, tha Aliu.

Në raportin e Aliut e publikuar në faqen e IHMK-së në rrjetin social në Facebook thuhet se ndërhyrja e hershme e faktorëve dimërorë në periudhën tranzitore të vjeshtës, kur aktivitetet bujqësore janë ende intensive, ndikon drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.

"Ky studim trajton efektet negative të borës së hershme mbi pemëtarinë dhe perimkulturën, si dhe aspektet pozitive që lidhen me përgatitjen e tokave për mbjelljen e grurit dimëror, elbi dimëror, thekra (secale) ,tritiikale (hibrid mes grurit dhe thekrës)", thuhet në raport.

Por cilat janë ndikimet negative në pemëtari?

Dëmtimi i frutave dhe degëve: Shumë varietete frutash (mollë, dardhë, kumbull) në Kosovë në fillim tetori ende nuk janë të vjelura plotësisht. Rënia e borës mbi kurorat e ngarkuara me fruta dhe gjethe rrit rrezikun e thyerjes së degëve për shkak të peshës së akumuluar. Stresi fiziologjik i bimës: Rënia e temperaturave nën mesataren sezonale në mënyrë të papritur ngadalëson procesin e akumulimit të karbohidrateve dhe përgatitjen e bimës për periudhën e dimrit. Kjo çon në reduktim të rezervave ushqyese, të domosdoshme për një fillim të mirë në sezonin pasues. Dëmtimi i frutave në cilësi: Bora e lagësht mund të shkaktojnë njolla mekanike dhe mikroçarje në lëvoren e frutave, duke ulur vlerën tregtare dhe potencialin e ruajtjes pas vjeljes.

Ndikimet negative në perimkulturë

Rreziku për kulturat e hapura: Perimet me cikël të vonshëm prodhimi (domate, speca, kunguj, tranguj) që ende janë në fusha ekspozohen ndaj ngricave të hershme. Temperaturat negative dhe bora dëmtojnë indet e gjalla, duke sjellë humbje të menjëhershme të rendimentit.

Shtyrja e ciklit të korrjes: Reshjet e dendura dhe bora e shpejtë shkaktojnë vështirësi në qasje dhe vonesa në mbledhjen e perimeve të mbetura, gjë që ul cilësinë organoleptike dhe vlerën në treg.

Rritja e presionit nga sëmundjet fungale: Bora e lagësht dhe mbetja e ujit në tokë krijon kushte për zhvillim më të shpejtë të sëmundjeve si myku gri (Botrytis cinerea) dhe kalbëzimet e tjera.

Efektet pozitive në përgatitjen e tokës për grurin

Rritja e lagështisë së tokës: Reshjet e borës së hershme kontribuojnë në akumulimin e ujit në profilin e tokës, duke përmirësuar bilancin hidrik në periudhën e mbjelljes së grurit dimëror.

Strukturimi i tokës: Shkrirja graduale e borës lehtëson formimin e agregateve të qëndrueshme në tokë, çka favorizon ajrosjen dhe zhvillimin e rrënjëve.

Zvogëlimi i nevojës për ujitje suplementare: Për shkak të ngopjes së hershme të tokës me lagështi, nevojat për ujitje në periudhën kritike të mbirjes zvogëlohen.

Indikator i hershëm klimatik: Ky episod mund të shërbejë si tregues i kushteve të ardhshme dimërore, duke ndihmuar fermerët të planifikojnë më mirë menaxhimin e inputeve në kulturat arabile.

Reshjet e borës në fillim të tetorit në Kosovë paraqesin një fenomen me dy anë: një kërcënim serioz për pemëtarinë dhe perimekulturë, por njëkohësisht edhe një faktor lehtësues për mbjelljet e grurit. Nëse menaxhimi agronomik nuk përshtatet me këto ndryshime klimatike, humbjet në kulturat shumëvjeçare dhe njëvjeçare mund të jenë të konsiderueshme. Megjithatë, në aspektin e kulturave arabile, ky fenomen ka potencial pozitiv, duke ofruar një start më të mirë për grurin dimëror.

Prandaj, nevojitet një qasje më e integruar në vlerësimin e riskut dhe adaptimin e praktikave bujqësore ndaj fenomeneve klimatike ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në rajon. /Telegrafi/


Reshjet e shiut në Kukës shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz

By: V K
22 August 2025 at 08:54

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kukësi është përfshirë nga moti i keq me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.

Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.

Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.

Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.

Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth.

Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.

Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.

The post Reshjet e shiut në Kukës shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz appeared first on Albeu.com.

❌
❌