Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas

By: M C
28 January 2026 at 19:25

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Sipas vendimit të ri, fondi total i shpronësimeve rritet në 377.3 milionë lekë, nga rreth 280.4 milionë lekë që ishte parashikuar më parë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë.

Kompensimi do të bëhet në vlerë të plotë për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë, sipas tabelës shoqëruese të vendimit. Edhe lista e pronarëve përfitues zgjerohet me pasuri shtesë të identifikuara gjatë zbatimit të projektit

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.19, DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PPT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.19, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “vreshtë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh.”.

2. Në pikën 4, togfjalëshi “… prej 280 445 392.25 (dyqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy pikë njëzet e pesë) lekësh …” zëvendësohet me “… prej 377 326 511.55 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e njëzet e gjashtë mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekësh …”.

3. Në tabelën bashkëlidhur vendimit bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Vlerat e shpronësimit të pasurive të paraqitura në nënndarjet me numrat rendorë 9, 11, 12, 15, 17, 18, 40, 41, 42, 43, 55, 57, 65, 73 dhe 74 zëvendësohen me vlerat e shpronësimit në nënndarjet përkatëse, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Pas nënndarjes me numër rendor 84 shtohen pasuritë që shpronësohen, të paraqitura në nënndarjet me numra rendorë nga 85 në 115, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, sh.a., drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamzë Vorë, Tiranë Rurale 2 dhe Krujë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post 377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas appeared first on Albeu.com.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

By: Elva
28 January 2026 at 17:31

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Qeveria miraton Kadastrën Fiskale, regjistër i ri për taksën mbi ndërtesën

By: armand
28 January 2026 at 17:20

  Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Regjistrit Qendror të Pasurive të Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, një bazë shtetërore të dhënash që do të përdoret për administrimin dhe llogaritjen e taksës mbi ndërtesën në të gjithë vendin. Regjistri do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me […]

The post Qeveria miraton Kadastrën Fiskale, regjistër i ri për taksën mbi ndërtesën appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Kikia: Qeveria Rama ka hyrë në fazën e fundit

By: Elva
27 January 2026 at 21:58

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “A Krasta Show” në Syri TV, ka analizuar situatën politike në vend, duke theksuar se fundi i qeverisë nuk mund të matet me orë apo ditë, por është një proces i gjatë i mbushur me pengesa politike dhe institucionale. Sipas tij, retorika për “fundin e afërt” të qeverisë […]

The post Kikia: Qeveria Rama ka hyrë në fazën e fundit appeared first on BoldNews.al.

“Detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit për dhunë në protestën e opozitës

27 January 2026 at 15:49

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për 19 protestues të arrestuar gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e 24 janarit, raportojnë mediet.

Ata dyshohet se hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë dhe më pas qëlluan me gurë dhe sende të forta drejt Kuvendit, ku për pasojë mbetën të plagosur 11 efektivë.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën e arrestit në burg për 5 persona, arrest shtëpie për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 9 protestues.

Të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës, ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilin ishin në mbështetje të protestuesve.

Deputeti Klevis Balliu i quajti akuzat shpifje, ndërsa deklaroi se, policia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

“Arrestimi i patolerueshëm, kriminal, terrorist, i një 10 vjeçari i cili u mor zvarrë nga 5 narkopolicë të Ilir Prodës, që është një turp për Policinë e Shtetit dhe gjithë shtetin, faktoi përfundimisht se këta të kapur nga frika që i ka pllakosur, nuk dinë më çfarë bëjnë aq sa shoqëruan dhe arrestuan edhe një njeri të vetin, që ishte pjesë e strukturave të PS-së. Sepse këta nën frikën e sovranit nuk shikojnë më nga sytë. I garantoj se për dhunën dhe gazin e hedhur në rrugët e Tiranës, ata do të mbajnë përgjegjësi direkte”, deklaroi Balliu.

Avokatja Eda Grimçi tha se nuk kishte asnjë provë specifike që faktonte veprimet penale për asnjërin prej tyre.

“Pasi u njohëm me dosjet, pamë që nuk kishte asnjë provë ndaj tyre. Bëhej fjalë për prova të marra nga pamje filmike, që nuk kishin lidhje me të arrestuarit. Por edhe kjo ishte vetëm për 5 raste, për 14 raste të tjera nuk kishte as pamje filmike, as foto, por kishte vetëm një raport shërbimi ku në një rast firmosin 4 oficerë policie dhe në një rast 7 vetë dhe këto konsideroheshin si provë. Por këto nuk mund të konsiderohen të tilla, pasi në një vendim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut kundër Shqipërisë, ka saktësuar se masat nuk duhet të tejkalojë faktin dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e ligjshme, dhe nuk mund të kërkohet ‘arrest me burg’ kur nuk ka asnjë provë që fakton veprimin konkret. Bëhej fjalë për dyshime’, theksoi ajo.

/m.q/

The post “Detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit për dhunë në protestën e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i BERZH: Shqipëria po humb “trurin”, një e katërta e të arsimuarve janë larguar

By: armand
27 January 2026 at 14:57

Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”, i cili do të prezantohet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë e vë fokusin tek emigracioni, i cili është bërë mjaft shqetësues në vend dhe nuk duket se po ndalet. Sipas raportit, Shqipëria dhe […]

The post Raporti i BERZH: Shqipëria po humb “trurin”, një e katërta e të arsimuarve janë larguar appeared first on BoldNews.al.

Dekriminalizimi i shpifjes, si fund i dialogut media-qeveri

27 January 2026 at 12:48

Kuvendi i dha fund dialogut me median, kur me forcën e kartonit shumica socialiste rrëzoi, javën e shkuar, në komisionin e ligjeve një paketë ndryshimesh ligjore, përmes ndërhyrjeve në Kodin Penal, të propozuar nga gazetarët dhe grupet e shoqërisë civile, që synonin “dekriminalizimin e shpifjes”. Përgjatë ditës së sotme Kuvendi do të miratojë në seancë plenare variantin e qeverisë, i cili u kritikua menjëherë nga komuniteti mediatik, si dekriminalizim jo i plotë. Kështu, si pasojë e nenit 120 të Kodit Penal, lënë në fuqi, aktivistët, apo të tjerë pjesëmarrës në debatin publik që ngrenë çështje të interesit të përgjithshëm, apo që kritikojnë politikat e qeverisë dhe punën e autoriteteve publike, mund të vijojnë të përballen më padi penale për shpifje.

Disa organizata të shoqërisë civile janë deklaruar për dekriminalizimin e plotë të shpifjes, duke argumentuar se dënimi penal nuk përbën një masë proporcionale për mbrojtjen e reputacionit dhe se kriminalizimi i shpifjes frenon lirinë e shprehjes dhe cenon sigurinë e individëve në një shoqëri demokratike.

Por kjo përplasje ndikon edhe mbi një tjetër rrethanë: për natyrën e vërtetë të dialogut mes qeverisë dhe gazetarëve që operon, strukturalisht, qysh prej janarit të shkuar me mbështetjen e ndërkombëtarëve e që udhëhiqet nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në koordinim me Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit

Ajo tregoi se “aleanca” mes autoritetit dhe medias me qëllim rregullimin e kësaj të fundit nuk është e natyrshme dhe se një utopi e tillë nuk duhet ushqyer.

Kështu, rreth një vit më parë, qeveria dhe komuniteti i gazetarëve u përfshinë në takime të organizuara për të përmirësuar legjislacionin për lirinë e shprehjes, transparencës dhe pronësisë së medias. Takimet fituan reputacionin e një platforme të besueshme diskutimi, rezultati i së cilës, në formën e rekomandimeve të përbashkëta e të konsultuara mes palëve, iu dorëzuan Kuvendit të Shqipërisë nëntorin e shkuar.

Por, çka nisi si bashkëpunim me energji të mirë mbaroi javën e shkuar në sallën e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, kur drafti i parë i ndryshimeve, që kishte të bënte me dekriminalizimin e shpifjes – një aspiratë e kahershme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të gazetarëve – u rrëzua e bashkë me të edhe fryma e bashkëpunimit.

Në vijim, qeveria ofroi një draft dekriminalizimi të sajën (i pakonsultuar), i cili pritet të kalojë gjatë ditës së sotme në seancë plenare, në një sallë që kontrollohet nga një shumicë e cilësuar socialiste. Një shumicë, e cila, qoftë edhe vetëm për shkak se në prag të integrimit mbi të janë drejtuar të gjithë prozhektorët e Brukselit, duke u treguar e butë, do të mundej të pranohej më lehtësisht. Por, më shumë se demonstrim force, kemi të bëjmë me “thyerje” pa asnjë argument, pa asnjë justifikim. Është e kuptueshme se në mungesë të tyre ajo që mund të ofrojë Kuvendi mbetet “dhuna” e kartonit.

Po çfarë do të ndodhë me rekomandimet e tjera në vijim? Shpresat për marrjen në konsideratë janë të pakta. Për momentin situata është paralizuese dhe fryma e dialogut ka rënë. Duket se “Platforma” nuk u kujdes më për to, pas dorëzimit në Kuvend. Kuvendi caktoi ekspertë, të cilët do të merrnin përsipër përshtatjen e rekomandimeve, por mori të njëjtët që kishin kontribuar edhe në Platformë, duke i vënë nën varësinë e Kuvendit, çka krijoi mbivendosje.

Mbivendosja u zgjerua me përfshirjen e disa organizatave të tjera për vlerësimin e rekomandimeve, duke evidentuar një ndarje në komunitetin e gazetarëve. Do të ishte më e dobishme që në këtë fazë ekspertiza t’i shërbente përmirësimit të teknikës legjislative e jo mbishkrimit të rekomandimeve. Nga ana tjetër nuk është e qartë se kush i cakton prioritetet dhe afatet për përmbushjen e rekomandimeve dhe në këtë pikë roli i “Platformës” është i zbehtë. Në muajt e ardhshëm pritet trajtimi i padive SLAPP (Strategic lawsuit against public-participation), hartimi i një ligji të posaçëm për shpifjen dhe fyerjen, nën procedura civile dhe ndryshimi i ligjit për “mediat audiovizive”. Por rekomandimet shkojnë përtej.

Prej tre muajsh, ato qëndrojnë mbi tryezën e komisionit të të drejtave të njeriut në Kuvendin Shqipërisë, nën kujdesin dhe përgjegjësinë e deputeteve bashkë-drejtuese të tij: Jorida Tabaku (PD) dhe Iris Luarasi (PS). Por pritshmëritë për një mbështetje të suksesshme të rekomandimeve ranë javën e shkuar, me rrëzimin e propozimeve për dekriminalizimin e shpifjes. Znj Tabaku i prezantoi si nismë personale (të konsultuara edhe me grupet e interesit, por pa përmendur punën dhe kontributin e Fakultetit), ndërsa znj. Luarasi abstenoi miratimin e propozimeve në komision.

Akoma më befasues është fakti se edhe mendimi i ekspertëve të kontraktuar nuk u mor parasysh gjatë diskutimeve në Komision. Paketa për dekriminalizimin e shpifjes iu propozua Kuvendit nga znj. Tabaku në 12 nëntor, kur rekomandimet sapo ishin depozituar. Por ndryshimet e propozuara nuk ndryshuan as në fund, ndonëse përgjatë dy muajve në vazhdim, organizatat dhe ekspertët ofruan sugjerime dhe mendime të ndryshme, Nisur nga ky fakt, mund të ngrihet një pyetje: kujt i takojnë propozimet e 12 nëntorit, të njëjtat që iu prezantuan Komisionit javën e shkuar?

Ndonëse kjo dilemë reflekton paqëndrueshmërinë e Platformës, çka na ndihmon për të kuptuar se çfarë duhet ndrequr në të ardhmen, një gjë mbetet serioze: ndërhyrja e qeverisë, përmes një drafti alternativ ndryshimesh. A rrezikojnë rekomandimet e tjera të pësojnë njëjtin fat?

Në fillim të procesit, Gonzato dhe Rama garantuan se nuk do të kishte përplasje, por dialog. Duket, se të paktën njëri nga të dy ka ndryshuar mendje. Nëse kjo është vërtet arsyeja, kujt i shërben sot platforma e dialogut? Duke qenë e shpërfillur nga qeveria, e përdorur nga Kuvendi, me fare pak mundësi për të ndryshuar klimën e nxehtë mediatike, qoftë edhe pas një pune një-vjeçare diskutimi mes palëve, a nuk do të ishte më e moralshme që platforma të mbetej jashtë këtij operacioni që fuqizon vetëm pushtetin?

Në fund  të fundit, pse duhet të jemi ne ata që ua japim këtë pushtet?

The post Dekriminalizimi i shpifjes, si fund i dialogut media-qeveri appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

“Diella” dhe iluzioni i një shteti modern

By: Elva
25 January 2026 at 12:28

Kur qeveria prezantoi së fundmi “Diellën” si ministren e Inteligjencës Artificiale, ishte një lëvizje e zgjuar për imazh: një simbol i epokës digjitale, i një shteti që pretendon të jetë në pararojë të teknologjisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare e ndërkombëtare. Por edhe atëherë u tha se testi i vërtetë nuk do të ishte […]

The post “Diella” dhe iluzioni i një shteti modern appeared first on BoldNews.al.

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

By: Brisi
24 January 2026 at 08:05

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që […]

The post Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja dëgjon palët për çështjen Balluku, pritet vendimi

22 January 2026 at 17:07

Gjatë seancës që zgjati rreth pesë orë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Pas paraqitjes së pretendimit të palëve: Këshilli i Ministrave dhe SPAK, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të shpallur vendimin.

Gjykata pritet të vendosë brenda 30 ditëve lidhur me ligjshmërinë e pezullimit të Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Balluku dhe disa ish-drejtues të ARRSH-së u akuzuan se kanë shkelur ligjin për tenderat si Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Jashtme e Tiranës, me vlerë 210 milionë euro, për të favorizuar kompani të caktuara. GJKKO e pezulloi zv. Kreyministren nga detyra më 20 nëntor, por Kushtetuesja e riktheu në detyrë pak ditë më pas.

Përplasja midis palëve

Qeveria pretendon se ka një konflikt kompetencash, duke vënë në pikëpyetje faktin nëse a ka apo jo kompetencë Gjykata e Posaçme të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Eriola Shia tha se vendimi i GJKKO-së ishte një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv. Ajo analizoi se GJKKO duke pezulluar ministrin nga detyra, ka pezulluar vendimmarrjen jo vetëm brenda ministrisë përkatëse, por edhe vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave në atë fushë.

“Prokuroria e Posaçme pretendon se aktet që nuk propozon dot më ministri, tashmë mund ti propozojë Kryeministri. Ky argument nuk qëndron sepse Kryeministri propozon vetëm akte që nuk i përkasin fushës së asnjë ministrie tjetër dhe që i janë dhënë atij shprehimisht si detyra me ligj të posaçëm” – u shpreh Shia gjatë seancës.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka mohuar mbivendosjen e kompetencave, duke shtruar argumentin se se çdo organ ka kompetencat e veta.

“Është fakt që masa ndaluese prek vetëm individin dhe nuk ndalon funksionimin e institucionit ashtu siç lejon Kushtetuta për rastet e mungesës së përkohshme të ministrit. Masat e pezullimit kanë natyrë të përkohshme dhe janë të nevojshme për të siguruar vijimin e hetimit penal dhe nuk shkaktojnë pasoja të pariparueshme” – tha gjatë seancës Prençi.

Ndërsa Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se nëse e hetuara, zv.kryeministria Balluku do të vijonte në detyrë, do të kishte një potencial të lartë “për të helmuar provat”.

SPAK theksoi se masa është marrë ndaj individit dhe jo ndaj funksionit, duke ndikuar kështu si në rolin e zv. Kryeministres, ashtu edhe në atë të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës.

SPAK replikoi ndaj pretendimeve të qeverisë për pikën 3 të nenit 103 të Kushtetutës, duke thënë se vendimi i GJKKO-së në asnjë rast nuk cenon imunitetin e saj si deputete.

“Ky pretendim është i pabazë, kërkuesi tenton të barazojë funksionin legjislativ të deputetit me funksionin ekzekutiv të ministrit. Kushtetuta nuk e parashikon, mandati i deputetit dhe ministrit nuk krijojnë një status të vetëm juridik”- tha prokurori i SPAK.

Protesta e Partisë “Mundësia”

Gjatë nisjes së seancës së Gjykatës Kushtetuese, Partia “Mundësia” protestoi në “mbështetje të drejtësisë dhe kundër korrupsionit”. Kryetari partisë, Agron Shehaj hyri brenda institucionit për të dorëzuar një peticion të firmosur nga 20 mijë qytetarë. Sipas tij këto firma janë në mbështetje të drejtësisë.

“Do shkojmë në 100 mijë firma dhe këto do të shkojnë në Kongresin Amerikan” – tha Shehaj.

I pyetur nga Citizens.al se pse po i drejtohet institucioneve amerikane, ai sqaroi se reforma në drejtësi ka ndodhur vetëm falë mbështetjes së ndërkombëtarëve dhe ata janë garantuesit e vetëm të drejtësisë.

Deputeti Erald Kapri listoi korrupsionin si faktor kryesor të emigrimit të mijëra shqiptarëve në dekadën e fundit. Ai theksoi se nëse ne nuk e luftojmë këtë fenomen, duke vendosur një standard, e ardhmja e secilit është e rrezikuar.

“Çdo njeri me pushtet, në momentin që kapet duke vjedhur, minimalisht duhet të largohet. Kjo është Evropa ku ne duam të shkojmë!” – nënvizoi Kapri.

Përfaqësuesja e partisë “Mundësia” Barbara Doda tha se çdo njeri i korruptuar, nuk mund të na drejtojë dhe nuk mund të mbajnë më peng vendin tonë.

Kjo nuk është hera e parë që partia “Mundësia” proteston ndaj procesit hetimor të numrit dy të qeverisë. Ngjashëm ndaj zv.kryeministres ka protestuar edhe “Lëvizja Bashkë” me thirrje “Dorëzoni Belindën”, “Rama dhe Balluku na vodhën festat” etj.

The post Kushtetuesja dëgjon palët për çështjen Balluku, pritet vendimi appeared first on Citizens.al.

Pezullimi i zv.kryeministres, Qeveria dhe GJKKO perballen sot ne Kushtetuese

By: Fax Web
22 January 2026 at 09:01

Qeveria dhe SPAK do të përballen sot në Gjykatën Kushtetuese për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Seanca në Kushtetuese me relator Sandër Becin. Edhe pse në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet çështja për pezullimin e Ballukut, ajo nuk është palë dhe nuk do të jetë e pranishme. Kjo sepse Edi Rama i ka vënë firmën e tij kësaj çështjeje.

Përfaqësuesit e tij do të jenë përballë SPAK dhe GJKKO, sepse kryeministri mendon se një prokuror dhe një gjykatës nuk mund të pezullojnë një ministër. Sipas tij kjo kompetencë ndahet mes kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit, ndaj edhe këto dy institucione janë thirrur sot si palë të interesuara.

SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.

Kryeministri Rama argumenton se sipas kushtetutës, edhe një ministër gëzon imunitetin e deputetit, dhe siç këtij të fundit asnjë gjykatë nuk mund t’i pezullojë ushtrimin e mandatit, kjo nuk mund t’i ndodhë as ministrit. Ndaj Rama kërkon të zgjidhet konflikti duke i interpretuar ky nen Kushtetues.

Në përfundim, dy janë rrugët e daljes, ose gjykata vendos se SPAK dhe GJKKO kishin të drejtë dhe do të pezullojnë sërish Ballukun, ose i japin të drejtë Ramës dhe pezullimi hiqet përfundimisht.

Kushtetuesja shqyrton padinë e Ramës/ Kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut

By: xhir jeta
22 January 2026 at 10:07

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e kryeministrit Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.  Kryeministri kërkon rrëzimin e këtij vendimi dhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, pasi e drejta e ndryshimit të anëtarëve të qeverisë sipas Kushtetutës i takon vetëm kreut të qeverisë.

GJKKO braktis procesin në kushtetuese dhe nuk përfaqësohet si palë.  ndërsa sot shqyton çështjen në themel në një seancë me praninë e palëve.

Kujtojmë se në seancën e 12 dhjetorit, Gjykata Kushtetuese riktheu në zyrë numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, e cila me shumicë votash vendosi të heqë masën e pezullimit të vendosur prej Gjykatës së Posaçme dhe të rikthejë Ballukun e postin e saj si zëvëndëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa sot shqyton çështjen në themel në një seancë me praninë e palëve.

Qeveria në ankimim kërkon interpretim te nenit 103, që parashikon që anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale./abcnews.al

Qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste

By: V K
22 January 2026 at 07:56

Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029, qeveria mbajti të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, me pritshmëri zgjerimi 4% këtë vit, 3.9 për qind në 2027 dhe 4.1% në 2028, sipas dokumentit që u botua në Fletoren Zyrtare.

Qeveria shqiptare projekton një rritje të qëndrueshme të ekonomisë në vitet 2027–2029, të mbështetur nga konsumi, investimet dhe turizmi, në një kohë kur tre shtyllat kryesore të ekonomisë prodhuese, eksportet, bujqësia dhe industria janë në rënie.

Sipas projeksioneve afatmesme, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumi privat dhe investimet, ndërsa kërkesa e huaj neto (eksport-import) parashikohet të ketë vetëm një ndikim të moderuar pozitiv.

Konsumi pritet të rritet mesatarisht me rreth 2.9% në vit, ndërsa investimet me 4.9%, të nxitura nga përmirësimi i besimit dhe nga kushtet më të lehta të kreditimit.

Eksportet parashikohen të vijojnë “trendin pozitiv”, me një rritje mesatare prej 4.6% në vit në periudhën 2027–2029, të mbështetur kryesisht nga turizmi.

Por këto parashikime, bien në kontrast të fortë me zhvillimet reale të viteve të fundit, ku eksportet e mallrave kanë rënë, prodhimi bujqësor është tkurrur dhe industria ka humbur peshë në ekonomi, duke reflektuar dobësimin e bazës prodhuese dhe konkurruese të vendit.

Edhe nga ana e ofertës, vetë projeksionet e qeverisë tregojnë një ekonomi që po mbështetet gjithnjë e më shumë te shërbimet, dhe gjithnjë e më pak te prodhimi.

Bujqësia parashikohet të rritet me vetëm 0.2% në vit, praktikisht pa ndikim në PBB. Industria me 2.6%, me një kontribut minimal në rritje.

Ndërkohë, shërbimet dhe ndërtimi do të mbajnë peshën kryesore të zgjerimit ekonomik.

Edhe punësimi pritet të rritet vetëm simbolikisht, me rreth 0.1% në vit, ndërsa zgjerimi i forcës së punës do të vijë kryesisht nga rritja e pjesëmarrjes dhe jo nga hapja e vendeve të reja të punës në sektorët prodhues.

Në këtë kuadër, projeksionet optimiste të rritjes nuk mbështeten në zhvillime reale në ekonomi, por në supozime për konsum më të lartë, turizëm më të fortë dhe klimë më të mirë financiare, ndërkohë që baza prodhuese e vendit po dobësohet./ Monitor

The post Qeveria mban të pandryshuar skenarin për rritjen ekonomike, parashikime jo realiste appeared first on Albeu.com.

Rama ndryshon prefektët e Korçës dhe Durrësit, Piro Misha largohet nga Biblioteka Kombëtare

By: armand
21 January 2026 at 17:34

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar një sërë vendimesh që prekin nivelet e larta të administratës publike dhe pushtetin vendor, duke emëruar dhe liruar figura kyçe në disa institucione. Lëvizje ka patur në krye të Bibliotekës Kombëtare, ku Piro Misha është liruar nga detyra. Emri i pasuesit të tij ende […]

The post Rama ndryshon prefektët e Korçës dhe Durrësit, Piro Misha largohet nga Biblioteka Kombëtare appeared first on BoldNews.al.

VKM/ Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare për zhvillim në tre bashki

By: redi
21 January 2026 at 18:04

Bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë kanë dorëzuar pranë qeverisë hartat me zonat prioritare për zhvillim që ndodhen në territorrin e tyre, të cilat janë miratuar dhe do të shërbejnë për zhvillimin e ligjit Paketa e Maleve. VKM: V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DIBËR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1…

Source

“Lumenjtë në rrethim”/ Shqipëria humb 28% të rrjedhave natyrale në një dekadë

By: Brisi
21 January 2026 at 13:49

Një vlerësim i ri mbi gjendjen e lumenjve në Ballkan gjeti se e ashtuquajtura “zemra blu” e Europës po tkurret me ritme të shpejta. Raporti më i fundit dokumenton se që nga viti 2012, rajoni, i cili ka përqindjen më të lartë të lumenjve të egër në Europë, ka humbur rreth 2,450 kilometra lumenj të […]

The post “Lumenjtë në rrethim”/ Shqipëria humb 28% të rrjedhave natyrale në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Alimehmeti në Njësinë 4: Më 24 janar në shesh kundër regjimit, t’i themi boll aferave korruptive

By: armand
20 January 2026 at 19:22

Në takimin e mbajtur në njësinë 4, këtë të martë në Tiranë, Ilir Alimehmeti u shpreh se shqiptarët duhet të dalin në shesh në 24 janar dhe t’i thonë mjaft korrupsionit të kësaj qeverie. Alimehmeti ngriti shqetësimin për situatën në spitale pas mungesës së dritave për disa orë në QSUT, duke denoncuar se që prej […]

The post Alimehmeti në Njësinë 4: Më 24 janar në shesh kundër regjimit, t’i themi boll aferave korruptive appeared first on BoldNews.al.

“Regjimi nuk përmbyset me votë”/ Berisha: Dy biznesmenë u morën peng që tenderët e AKSHI-t t’i merrte baxhanaku i Ramës

By: armand
20 January 2026 at 19:02

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me demokratët e njësisë numër 4 në Tiranë. Berisha u ndal te fjala e tij dhe te skandali i AKSHI, ku u morën peng dy biznesmenë vetëm që tenderët e AKSHI-t t’i merrte sipas tij baxhanaku i Ramës. Më tej ai shtoi se ky regjim dhe […]

The post “Regjimi nuk përmbyset me votë”/ Berisha: Dy biznesmenë u morën peng që tenderët e AKSHI-t t’i merrte baxhanaku i Ramës appeared first on BoldNews.al.

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

By: Brisi
17 January 2026 at 09:18

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe […]

The post Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit appeared first on BoldNews.al.

“Lufra” dhe “Erzeni” kërcënim për qytetarët/ Qumështi pluhur zëvendëson prodhimin vendas

By: Brisi
16 January 2026 at 16:14

“Lufra” dhe “Erzeni” janë kthyer në një kërcënim për sigurinë ushqimore në vend. Dy kompanitë kryesore të bulmetit kanë zaptuar tregun, por cilësia lë shumë për të dëshiruar. Ishte deputeti i PS, Erion Braçe, ai që denoncoi sot një skandal me kompaninë “Lufra”. Ai ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i […]

The post “Lufra” dhe “Erzeni” kërcënim për qytetarët/ Qumështi pluhur zëvendëson prodhimin vendas appeared first on BoldNews.al.

❌
❌