Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Faton Peci betohet si kryetar i ri i Komunës së Mitrovicës

12 December 2025 at 22:43


Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” është mbajtur sot mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal, ku Faton Peci ka dhënë betimin dhe ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Naser Muja, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë seancë kanë bërë betimin solemn edhe 30 anëtarët e rinj të Kuvendit, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Pas betimit, kryetari Peci u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë nga qytetarët e Mitrovicës, duke theksuar peshën e madhe të përgjegjësisë që merr përsipër.

“Mitrovica, ky qytet i historisë, krenarisë, rezistencës, vuajtjes e mosdorëzimit, këtë vit ka bërë për mua maksimumin e mundshëm. Përgjegjësia për mua është tepër e lartë. Nga sot dera ime është e hapur për secilin, me apo pa protokoll”, deklaroi Peci.

Ai shtoi se do të punojë “me ndershmëri, me zemër, me durim e me drejtësi”, duke apeluar për dashuri dhe përkushtim ndaj qytetit.

“Na duhet dashni për qytetin, na duhet kujdes, na duhet përkushtim, sepse Mitrovica është jo vetëm qyteti ynë, por edhe zemra e Kosovës”, tha kryetari i ri.

Pas ceremonisë së betimit, është kryer edhe dorëzimi zyrtar i detyrës, ku Faton Peci ka pranuar postin nga ish-kryetari Bedri Hamza, duke shënuar kështu fillimin e mandatit të tij si udhëheqës i Komunës së Mitrovicës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës thirr mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor

1 December 2025 at 18:56


Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese të hënën, më 9 dhjetor, ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Kryeqytetit, si dhe betimi i kryetarit të ri të Prishtinës.

Në këtë seancë do të zhvillohet edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00.

Zgjedhjet lokale në Prishtinë janë fituar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin Përparim Rama, i cili do ta marrë mandatin e ri në krye të kryeqytetit.

PS fitoi në 5 bashki/ Minxhozi: Dihej fituesi dhe humbësi! Zgjedhjet të dominuara nga saga juridike e Tiranës

By: Rovena
12 November 2025 at 20:14

Të dielën, më 9 nëntor, në vend u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki: Mat, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Vlorë, ku Partia Socialiste arriti fitore në të gjitha garat. Megjithatë, procesi u karakterizua nga një pjesëmarrje shumë e ulët e votuesve dhe mungesë gare të mirëfilltë politike.

Sipas analistit Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, këto zgjedhje ishin më shumë një procedurë burokratike sesa një garë elektorale reale, pasi fituesi dhe humbësi njiheshin paraprakisht.

Ai vlerësoi se rezultati reflekton lodhjen e qytetarëve ndaj politikës dhe shkëputjen në rritje të elektoratit nga proceset zgjedhore, ndërsa fushata u zbeh nga debati juridik dhe politik për zgjedhjet në Tiranë.

“Vazhdoj të mendoj se në një palë zgjedhje, ashtu edhe në shprehjen e famshme të tangos, për të kërcyer duhen dy veta. Mendoj që nëse Sparta qan, Athina nuk qesh, që do të thotë se pjesëmarrja është e ulët dhe është e ulët përgjithësisht. Që do të thotë se alibitë dhe shkaqet, justifikohet janë. Ishin zgjedhje për rreth një vit e gjysmë mandat të mbetur, pa këshilla. Ishin zgjedhje që zhvilloheshin gjithashtu në klimën kur dihej fituesi, dihej dhe humbësi. Ishte një procedurë burokratike.

 Mendoj që edhe përmasat e fitores vlejnë deri diku që të realizohen. Sa i takon përshtypjes që të jepnin, të ngjallnin të njëjtin emocion që të ngjall siguracioni i rinovimit të makinës, pra ishte si një ditë votimi. Nuk kishte votim praktikisht. Për ta vënë në kontekst ishte 334 mijë votues në pesë bashki, nga të cilët votuan më pak se 60 mijë. Ndërkohë që Tirana në 2023-in ka pasur në listë 699 mijë votues, pra kanë qenë zgjedhje që u kryhen se duheshin kryer.

Vihet re mes rreshtash që ka një lodhje ndaj politikës, ka një shkëputje të qytetarit ndaj politikës. Këto ishin zgjedhje që edhe për shkak të sherrit procedural të Tiranës, kandidatët të të gjitha krahëve nuk patën fare pothuajse hapësirë për të shpalosur sado pak programin e tyre dhe për të bërë sado pak fushatë. Ka qenë e dominuar nga saga juridike, politike dhe kushtetuese e Tiranës, dhe kjo e dëmtoi disi pjesëmarrjen, hutoi votuesin dhe humbi rëndësinë e bashkive të tjera në garë”, tha Minxhozi./abcnews.al

Kutitë e para të numëruara në Mat, avantazh i socialisit Bojni ndaj kandidatëve të pavarur

By: M C
9 November 2025 at 23:38

Procesi i numërimit vijon për kutitë e votimit në bashkinë e Matit.

Vihet re një avantazh i dukshëm i socialistët Altin Bojni, ndaj dy kandidatëve të tjerë të pavarur, Eduart Brahilka i mbështetur nga PD dhe Suzana Pasha.

The post Kutitë e para të numëruara në Mat, avantazh i socialisit Bojni ndaj kandidatëve të pavarur appeared first on Albeu.com.

Socialistët vazhdojnë të mbajnë ritmet/ Berati dhe Tepelena në duart e kandidatëve të majtë, Ervin Ceca kryeson me 1105 vota dhe Gramoz Sako rrëmben 296 vota

By: M C
9 November 2025 at 23:18

Ka nisur numërimi i votave në 5 bashkitë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në Berat janë në total 116 kuti për të regjistruar vullnetin e qytetarëve. Deri më tani janë numëruar 10 kuti, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, me 1,105 vota. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka siguruar 227 vota.

Sakaq edhe në Tepelenë duket një trend bindshëm drejt kandidatit socialist. Gramoz Sako figuron me 296 vota, ose mbi 84%, kundrejt vetëm 56 votave të kandidatit të pavarur që mbështetet nga PD-ja, Gabriel Guma.

Krahas numërimit manual, po testohet edhe numërimi me Inteligjencë Artificiale, një proces që kryhet për herë të parë në vend, duke synuar një verifikim më të shpejtë dhe më të saktë të rezultatit për kutitë e votimit.

The post Socialistët vazhdojnë të mbajnë ritmet/ Berati dhe Tepelena në duart e kandidatëve të majtë, Ervin Ceca kryeson me 1105 vota dhe Gramoz Sako rrëmben 296 vota appeared first on Albeu.com.

Vlorë, numërohen 40 nga 231 kuti/ Kandidatja socialiste kryeson me 2888 vota

By: M C
9 November 2025 at 23:16

Ka nisur procesi i numërimit për Bashkinë e Vlorës.

Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ.

Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.

Votat nga kutitë e numëruar:

Brunilda Mersini 2888

Dionis Sota 420

Gjergji Nika 304

The post Vlorë, numërohen 40 nga 231 kuti/ Kandidatja socialiste kryeson me 2888 vota appeared first on Albeu.com.

Lumir Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në pesë komuna

9 November 2025 at 20:41


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur fitoren e partisë së tij në pesë komuna pas mbylljes së procesit të balotazhit.

Në një deklaratë për media, Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK ka dalë fituese në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik, duke e cilësuar këtë si një fitore të përgjegjësisë dhe besimit qytetar.

“Për ne, qeverisja është përgjegjësi e jo privilegj. Deri sonte këta ishin vetëm kandidatë të LDK-së, ndërsa nga sonte janë përfaqësues të të gjithë qytetarëve”, tha Abdixhiku.

Rezultatet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përputhen me pretendimet e LDK-së, duke konfirmuar epërsinë e kandidatëve të saj në këto komuna kyçe të vendit.

Mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki

9 November 2025 at 18:35


Në pesë bashki të vendit Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik u mbajtën këtë të diel zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qytetarët patën mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur, sipas Kodit Zgjedhor, u mbyll zyrtarisht procesi i votimit.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë; në Berat mbi 82 mijë; në Cërrik afro 39 mijë; në Mat 29 mijë; ndërsa në Tepelenë 12 mijë. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por ka mbështetur kandidatët e pavarur.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 efektivë policie, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe qendrat e votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 pjesëmarrja ka qenë 18.55%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Një ndër arsyet kryesore të këtij niveli të ulët është moti i keq, që ka përmbytur disa rrugë në Vlorë, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët vetëm 12%.

Në Berat pjesëmarrja ka qenë 19.84% (4,557 zgjedhës), në Cërrik 23.49% (1,467 qytetarë), në Mat 39.99% (4,019 zgjedhës) dhe në Tepelenë 32% (965 votues).

Me mbylljen e qendrave të votimit, procesi tashmë pritet të vijojë me numërimin e votave në secilën bashki./euronewsalbania/

Abdixhiku: Sot vendimmarrja i kthehet sovranit dhe vendoset fati i qyteteve tona për katër vitet e ardhshme

9 November 2025 at 10:59


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku votoi sot për kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, gjersa theksoi se sovrani vendos për fatin e qyteteve për katër vitet e ardhshme.

Abdixhiku theksoi se qytetarët e Kosovës tregojnë standarde të larta gjatë proceseve zgjedhore.

“Sot në Kosovë, si gjithmonë zgjedhjet trajtohen dhe janë festë... Ditë e mirë dhe shpresojmë të jetë një proces i mbarë e i mirë siç ka diture gjithherë populli i Kosovës të sillet në proceset zgjedhore. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet sovranit dhe kështu vendoset fati i qyteteve tona për katër vitet e ardhshme.

Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri tregojmë në proceset zgjedhore. Disa çështje i marrim të mirëqena, por më besoni se standardet e Ballkanit Perëndimor, besa edhe të Evropës mënyra si organizojmë zgjedhjet e i pranojmë zgjedhjet është mrekulli e veçantë demokratike me të cilën populli i Kosovës duhet të krenohet”, tha ai.

Abdixhiku tuje shtoi se LDK deri tani nuk ka ndonjë ankesë dhe se vëzhguesit dhe komisionarët i kanë në vendvotime.

“Jam i bindur se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë. Le të sillemi si duhet, le të punojmë secili në rrugën e mbarë e të mirë, për të tjerat vendos qytetari i republikës”, tha ai.

Abdixhiku u pyet edhe për zgjedhjet nacionale.

“Tani besoj nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin tek zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën tjerë zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike në Republikën e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

PRISHTINË, 9 nëntor /ATSH/ Në Kosovë zhvillohet sot raundi i dytë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në total janë 18 nga 38 komunat e Kosovës ku do të zhvillohen sot votimet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë.

Vëmendja e opinionit publik do të jetë kryesisht te përballja për Prishtinën.

Kryeqyteti diskuton balotazhin për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa qytetarët presin që kandidatët – Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje – t’u japin fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i rënduar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.

Të dy kandidatët, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku, vijnë pas një gare të ngushtë në raundin e parë, ku morën mbi 33% të votave.

Ata dolën pothuajse në barazim nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rama mori 33,79% të votave, ndërsa Çeku 33,01%, duke e çuar garën në një balotazh të ngushtë.

Të dy kandidatët premtojnë zgjidhje për problemet e përditshme të prishtinasve, si trafiku i ngarkuar dhe mbeturinat.

Në Prishtinë, ku çdo votë mund të bëjë diferencën, gara pritet të jetë e fortë dhe vendimtare jo vetëm për fatin e kryeqytetit, por edhe për balancat politike në nivel vendi, sipas analistëve.

Fushata elektorale përfundon sot në orë 06:59, teksa qendrat e votimit zyrtarisht hapen në orën 07:00.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Kujtojmë se LVV është në balotazh në 12 komuna të Kosovës, LDK në 9 komuna, PDK në 6 komuna, ndërsa AAK në 5 komuna.

The post Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

By: Elva
8 November 2025 at 13:30

Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm. Në rundin e parë të zgjedhjeve, më 12 tetor, njëzet komuna siguruan kryetarë të rinj, ndërsa 18 të tjerat do të vendosin në balotazhin e 9 nëntorit. […]

The post Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme/ Kandidatët në podcast-in “Flasim”: Do kemi fitore të thellë

By: Rovena
7 November 2025 at 09:55

Zgjedhjet e pjesshme/ Kandidatët në podcast-in “Flasim”: Do kemi fitore të thellë

Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcast-in “Flasim” kandidatët socialistë në bashkitë që do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen ditën e dielë, 9 nëntor. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik.

Gramoz Sako: Po shikoj nga takimet që kemi zhvilluar në qytet nga investimet që ka bërë PS në Tepelenë, do kemi një fitore të thellë. Këtë e mbështes tek të gjithë njerëzit që kemi takuar.

Ervin Ceca: Situata në qytet është shumë pozitive. Jam besimplotë që do të kemi një rezultat shumë të mirë.

Brunilda Mersini: Të dielën mendoj që do të jetë një rezultat shumë i mirë. Madje them se do të kemi një rezultat shumë të thellë. Do të marrim një rezultat shumë të mirë.

 Florenc Doka: Është rast historik që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Mendoj që do të jetë një votë përtej të majtës dhe të djathtës. Mendoj se do të kemi një rezultat të thellë.

Totaj në debat: Për Prizrenin kemi mendësi zhvillimi, jo bllokimi

4 November 2025 at 22:15


Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, në debatin e sontëm të balotazhit tha se investimet që janë bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tregojnë një mendësi zhvillimore dhe jo bllokuese apo hetuese.

Ai reagoi ndaj deklaratave të kundërkandidatit Artan Abrashi, duke thënë se ka përpjekje nga ana e tij për t’i përvetësuar projektet dhe punët e realizuara nga qeverisja komunale.

“Është një tentim interesant për me i përvetësu projektet që i ka kry qeverisja komunale. Kjo tregon mendësinë e Lëvizjes Vetëvendosje që mohon çdo gjë, nuk njeh asnjë rezultat e tenton me kriju mjegull dhe huti”, tha Totaj.

Sipas tij, rezultatet e raundit të parë kanë treguar se qytetarët dinë të vlerësojnë punën e bërë dhe se në raundin e dytë kjo do të konfirmohet sërish.

Totaj theksoi se qeverisja e mirë do të vazhdojë me përmbushjen e premtimeve të reja dhe të projekteve që nuk kanë përfunduar ende.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

3 November 2025 at 17:56

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë dhe Presidentit, që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi pjesërisht dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e kryeqytetit.

Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash, pesë “pro”, tre “kundër”, se aktet e Këshillit Bashkiak, qeverisë dhe të kreut të shtetit, kanë shkelur parimet kushtetuese që garantojnë vijimësinë e mandatit të një të zgjedhuri vendor.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve të tyre dhe rikthimin e Veliajt në detyrën e tij publike, pavarësisht faktit se ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vlerësoi kështu, se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kronologjia e zhvillimeve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një beteje institucionale që nisi pasi SPAK i komunikoi Veliajt akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje sendesh të paligjshme në burg. Ai u mor zyrtarisht i pandehur më 22 korrik.

Një muaj e rreth dy javë më vonë, Kryeministri Rama njoftoi paraprakisht kandidimin e Ogerta Manastirliut për ta zëvendësuar në bashkinë e Tiranës.

Kjo vendimmarrje u komunikua më 11 shtator pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste dhe vijoi më pas me propozimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mosparaqitjes në detyrë për një kohë më të gjatë se 3 muaj.

Veliajt iu mohua e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, teksa nga qelia ai e komentoi këtë nismë si të padrejtë pasi mungesa prej 10 shkurtit, kur u arrestua, nuk kishte ardhur si rrjedhojë e vullnetit të tij.

Qeveria e miratoi propozimin unanim të Këshillit Bashkiak më 25 shtator dhe më pas Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor si datë të zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera: Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku.

Nisur nga këto zhvillime, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke e konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe në shkelje të Kushtetutës pasi shkarkimi, sipas tij, u parapri në organe partiake.

Arsyetimet e tij se askush nuk mund të privohet nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj i paraqiti në seancën e së premtes, datë 31 tetor, ku për gjatë 7 orësh Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët.

Me vendimin e së hënës, Gjykata ndalon tashmë mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë dhe rikthen një ekuilibër të ri politik në kryeqytet, duke hapur debat mbi legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga një zyrtar i ndaluar me masë sigurie.

Juristët dhe aktorët politikë kishin paralajmëruar pasoja të gjera për marrëdhëniet mes pushteteve dhe për mënyrën se si trajtohen funksionarët e zgjedhur që përballen me akuza penale nëse procedura e shkarkimit të Veliajt do të legjitimohej nga Kushtetuesja.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Citizens.al.

Numërohen mbi 90% e votave në Tetovë, koalicioni VLEN mbizotëron me 54% të votave

By: M C
2 November 2025 at 20:46

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komunën e Tetovës. Me 94.65% e votave të numëruara, Koalicioni Vlen ka shumë gjasa që të fitojë këtë komunë.

Bajram Rexhepi ka marrë: 15.182 vota

Bilall Kasami ka marrë: 20.141 vota

The post Numërohen mbi 90% e votave në Tetovë, koalicioni VLEN mbizotëron me 54% të votave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale në RMV/ BDI akuza: Pamë blerje masive votash dhe ndërhyrje brutale të shtetit

By: M C
2 November 2025 at 19:38

Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore gjatë të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Pamë blerje masive të votave, asfalt elektoral, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit,” deklaroi Ademi.

Ai shtoi se këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Ademi gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend.

The post Zgjedhjet lokale në RMV/ BDI akuza: Pamë blerje masive votash dhe ndërhyrje brutale të shtetit appeared first on Albeu.com.

A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në balotazhin e zgjedhjetve lokale në Maqedoninë e Veriut

By: M C
1 November 2025 at 17:06

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?

Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre. Në rundin parë të zgjedhjeve më 19 tetor, të gjitha komunat zgjodhën përbërje të re të këshillave, ndërsa kryetarë komunash u zgjodhën në 44 prej tyre. Por, në komunat që gjatë fushatës u vlerësuan si më garë më të ngushtë dhe që ngjallën interes më të madh te publiku, votuesit do të vendosin më 2 nëntor.

Qendra dhe Karposhi në Shkup, por edhe Kërçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janë ndër komunat që analistët politikë i përmendin si interesante për t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk hynë në balotazh mund të jenë vendimtarë për fitore ose për përmbysje.

Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?

Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se është e vështirë për partitë të kontrollojnë votuesit dhe t’i ridrejtojnë për kë të votojnë. Sipas tij, është dëshmuar se kjo nuk funksionon as në rundin e parë në komunat ku ka pasur marrëveshje partiake publike apo të fshehta për bashkëpunim, prandaj vlerëson se do të jetë edhe më e vështirë ta arrijnë këtë në balotazh.

“Në rundin e parë ishte shumë më e lehtë të orientoheshin votat drejt kandidatëve të partive të tjera, sepse votohej edhe për përbërjen e këshillave, pra për vetë partitë. Në rundin e dytë votohet vetëm për kandidatët për kryetar komune, kështu që do të jetë shumë e vështirë të bindësh votuesit të dalin dhe të votojnë verbërisht për një kandidat që nuk është i tyre”, thotë Neziri për Radio Evropa e Lirë (REL). Megjithatë, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnë më shumë, disa më pak, anëtarët e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski. “Kjo varet nga baza e partisë. Ka mbështetës partiakë që do të votojnë për kandidatin e partisë – këta janë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantë që zakonisht votojnë për një parti të caktuar. Kur nuk votojnë për atë parti, qëndrojnë në shtëpi, dhe është e vështirë që ata të kalojnë nga një kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski për REL.

Ai shton se “vetë struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitë e djathta dhe mbështetësit e tyre janë më të disiplinuar sesa ato të majtat.

Kërçova dhe Tetova – a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE dhe VLEN kundër AKI?

Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.

Në Tetovë, do të përballen kandidatët e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror. Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.

Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski. Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.

Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.

Karposhi dhe Qendra – më të pasigurtat në Shkup

Përveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit. Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash. Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota. Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviq nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviqin.

E Majta ende nuk është shprehur, ndërsa nga Të Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e të cilëve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanë se nuk do të bëjnë thirrje për askënd, sepse “çdo votues është i vetëdijshëm, përgjegjës dhe ka të drejtë të vendosë vetë”. “Mbështetja nga ata që u eliminuan në rundin e parë është e rëndësishme në të dy komunat, por më e rëndësishme në Karposh. Në Qendër, votuesit e Ivanovskës nuk janë të lidhur me ndonjë parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviqit është më e madhe – nuk është e ngushtë si në Karposh. Kështu që, në Qendër matematika është e dobët, ndërsa në Karposh mund të bëjë diferencë”, shpjegon Arsovski. Edhe Qyteti i Shkupit do të zgjedhë kryetarin më 2 nëntor – shkupjanët do të votojnë midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviqit (E Majta). Gjorgievski hyri në rundin e dytë me mbi 60.000 vota epërsi, por E Majta dhe kandidati i saj bëjnë thirrje për “veprim kolektiv” dhe besojnë në një përmbysje.

Tragjedia në Koçan, ku në mars në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, e ktheu vëmendjen e publikut drejt këtij qyteti gjatë zgjedhjeve lokale. Në balotazh, qytetarët e Koçanit do të zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. Më 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski. LSDM, kandidati i së cilës Igor Hristov ishte në vendin e tretë me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalë me qëndrim publik për mbështetje.

Aleancat kalimtare, jo të përhershme

Cilado qoftë kombinimi dhe mbështetja ndërpartiake për balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet të shihen si përcaktim i qëndrueshëm politik. “Këto janë marrëveshje që bëhen për një komunë të caktuar, për një kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski. Nga 44 komunat në balotazh, më shumë përballje do të ketë midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – në 16 sosh. Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do të përballen në tri komuna. Në komunat e tjera, këto parti dhe koalicione do të garojnë me ndonjë parti tjetër ose me kandidatë të pavarur.

Në katër komuna – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, zgjedhjet për kryetar komune u anuluan dhe do të shpallen të reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesëmarrjes së të paktën një të tretës së votuesve të regjistruar në listën zgjedhore./REL

The post A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në balotazhin e zgjedhjetve lokale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Çeku: Bashkë do të hapim kapitullin e ri për Prishtinën

1 November 2025 at 16:35


Në shkollën “Emin Duraku”, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, takoi banorët e zonës së vjetër të kryeqytetit.

Duke i siguruar se ndryshimin e merituar, do ta përjetojnë pas 9 nëntorit, Çeku tha se bashkërisht do të hapin kapitullin e Prishtinës së zhvilluar e të barabartë për të gjithë.

Ai e përmbylli këtë tubim duke i falenderuar qytetarët e kësaj zone për mbështetjen e tyre.


Çeku: Prishtinë që punon për të gjithë, plan konkret për lagjen Dardania

31 October 2025 at 19:14


Gjatë takimit me qytetarët e lagjes Dardania, kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku në shkollën “Xhemail Mustafa” prezantoi planin e tij për këtë lagje.


Ai tha se ndër projektet që do të realizohen përgjatë qeverisjes së tij janë vendosja e ashensorëve, riparimi i kulmeve e bodrumeve, zgjidhje për parkingje me prioritet banorët rezidentë, dy çerdhe të reja, si dhe tregu i lagjes e hapësirat e reja rekreative për të gjitha grupmoshat.


Për Prishtinën e të ardhmes së barabartë, që respekton secilin e punon për të gjithë, Çeku tha se vendoset më 9 nëntor.


Ai e përmbylli këtë takim duke i falenderuar banorët e lagjes Dardania për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.



Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

30 October 2025 at 16:54

Në seancën e ditës së enjte, trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi, Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, vendosi unanimisht që të pranojë kërkesën e Nikës dhe të rrëzojë vendimmarrjet e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Iliran Celibashi dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për mosrrëgjistrimin e tij në zgjedhje. […]

The post Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën appeared first on Reporter.al.

❌
❌