Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Qeveria e Ramës gjysmë e burgosur/ Protestat nuk e kanë lëkundur pushtetin

By: Brisi
2 January 2026 at 10:30

Viti 2025 u shënua nga kontraste të forta politike dhe shoqërore në Shqipëri, ku ambicia për t’u paraqitur si një vend në ngjitje në arenën europiane u përplas me realitetin e brendshëm ekonomik dhe institucional. Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tiranë, u promovua nga qeveria si një […]

The post Qeveria e Ramës gjysmë e burgosur/ Protestat nuk e kanë lëkundur pushtetin appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 1 January 2026Main stream

Trajneri që po befason në garat ndërkombëtare është favorit kryesor të marr drejtimin e Chelseat

1 January 2026 at 16:47


Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelseat. Bordi i klubit londinez është ndarë nga trajneri italian, më pak se dy vjet pasi ai kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

Vendimi ka ardhur pas një serie prej tri ndeshjesh pa fitore, si dhe për shkak të një marrëdhënieje të tensionuar mes Marescës dhe menaxhmentit të klubit, raportojnë mediat britanike.

Sipas burimeve angleze dhe ndërkombëtare, favoriti kryesor për ta pasuar Marescën është Liam Rosenior, trajneri 41-vjeçar anglez që aktualisht drejton Strasburgun. Dy klubet kanë të njëjtët pronarë, çka e bën një lëvizje të mundshme më të lehtë për t’u realizuar.

I pari në Ligën e Konferencës

Rosenior mori drejtimin e Strasburgut në fillim të sezonit të kaluar dhe e udhëhoqi ekipin drejt vendit të shtatë në Ligue 1 – pozitë që klubi e mban edhe pas 16 xhirove të sezonit aktual.

Në Ligën e Konferencës, Strasburgu shkëlqeu duke e përfunduar fazën e ligës në vendin e parë, me 16 pikë nga maksimumi i mundshëm prej 18.

Karrierën si trajner, Rosenior e nisi në vitin 2022 si trajner i përkohshëm i Derby County, ku drejtoi ekipin për 12 ndeshje. Më pas, nga nëntori 2022 deri në maj 2024, ai ishte në krye të Hull City.

Si futbollist, Rosenior ka mbi 15 vjet përvojë në Ligën Premier dhe Championship, duke luajtur për Fulham, Reading, Ipswich, Hull City dhe Brighton. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Kane dhe Olise janë dy lojtarët e vetëm që kanë kontribuar në më shumë se 30 gola në Bundesligë në vitin 2025

31 December 2025 at 11:14


Viti 2025 po mbaron dhe është koha për të bërë një bilanc. Portali i statistikave Squawka ka publikuar një listë me 10 lojtarët që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në më shumë gola në Bundesligë në vitin kalendarik 2025.

Lista kryesohet nga Harry Kane, i cili grumbulloi 37 kontribute të drejtpërdrejta në gola (31 gola, 6 asistime) gjatë vitit 2025.

Në vendin e dytë është një tjetër lojtar i FC Bayern Munich: Michael Olise me 32 kontribute (14 gola, 18 asistime).

Kane dhe Olise janë dy lojtarët e vetëm që kanë pasur më shumë se 30 kontribute të drejtpërdrejta në gola në Bundesligë në vitin 2025.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, i cili është në vendin e tretë, ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 22 gola - një diferencë mjaft e madhe nga dyshja e Bayernit.

Rastësisht, ka një tjetër lojtar të Bayernit në listën e 10 lojtarëve më të mirë të Squaëkas: Serge Gnabry është në vendin e shtatë me 17 kontribute të drejtpërdrejta në gola. /Telegrafi/

I dënuar për përplasje me armë në Luksemburg/ I riu shqiptar i përfshirë edhe në trafik narkotikësh (EMRI)

By: Brisi
29 December 2025 at 18:57

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet për 30-vjeçarin shqiptar, Aldo Iamandi (Gjini), i cili u dënua me rreth tre vjet burg për një incident me armë zjarri në fund të vitit 2020 në Luksemburg. Sipas raportimit të mediave të huaja, Gjini, tani dyshohet se është një figurë kyçe e një bande shqiptare […]

The post I dënuar për përplasje me armë në Luksemburg/ I riu shqiptar i përfshirë edhe në trafik narkotikësh (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Amnistia penale/ 380 të burgosur lirohen nga qelitë, ja kategoritë që përfitojnë

By: armand
28 December 2025 at 18:14

Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila sipas Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, do të sjellë lirimin e menjëhershëm për rreth 380 persona dhe ulje dënimi për rreth 900 të tjerë. Numri i përfituesve pritet të jetë edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale dhe […]

The post Amnistia penale/ 380 të burgosur lirohen nga qelitë, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on BoldNews.al.

KORE E JUGUT – 10 vite burg për ish-presidentin Yoon Suk Yeol

26 December 2025 at 17:22

SEUL, 26 dhjetor /ATSH/- Prokurori Special ka kërkuar një dënim me 10 vjet burg për ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol pas përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur ligjin e luftës në vitin 2024, sipas “Reuters”.

Avokatët e ish-presidentit e kanë quajtur dënimin me 10 vjet burg “të tepruar”.

Yoon Suk-yeol përballet gjithashtu me akuza të tjera të rënda, duke përfshirë korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe rebelimin, një krim i dënueshëm me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje në Korenë e Jugut.

Shpallja e ligjit të luftës nga Yoon nxori trupa të armatosura në rrugët e Seulit, duke shkaktuar krizën më të keqe politike ndër dekada.

Masa zgjati vetëm disa orë, pasi ligjvënësit arritën të hynin në Parlament dhe votuan për ta shfuqizuar atë.

Në dhjetor 2024, Yoon u shkarkua nga Parlamenti, dhe në prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e shkarkoi zyrtarisht nga detyra.

Sipas prokurorisë, pas shkarkimit të tij, ish-presidenti u mbyll në rezidencën e tij për javë të tëra, duke penguar ekzekutimin e urdhrit të arrestit.

Prokurorët e përshkruan veprimin e tij si një pengesë të paprecedentë të drejtësisë.

Yoon akuzohet gjithashtu për mospjesëmarrje në një mbledhje të plotë të kabinetit, siç kërkohet me ligj, përpara se të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe për falsifikim dokumentesh dhe urdhërim për fshirjen e të dhënave nga telefonat e personave të përfshirë.

Ish-presidenti i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se veprimet e tij kishin për qëllim mobilizimin e opinionit publik kundër opozitës liberale, të cilën ai e akuzon për bllokimin e qeverisë së tij.

Ndërkohë, hetimet thonë se Yoon kishte planifikuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për më shumë se një vit, me qëllim eliminimin e rivalëve politikë. //a.i/

The post KORE E JUGUT – 10 vite burg për ish-presidentin Yoon Suk Yeol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-presidenti i Brazilit lë qelinë/ Gjykata: Bolsorano do t’i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale

By: M C
23 December 2025 at 21:43

Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën një kërkesë të ish-presidentit Jair Bolsonaro për t’u larguar nga burgu për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale më 25 dhjetor. Bolsonaro aktualisht po vuan një dënim me 27 vjet burg pasi u dënua për komplotimin e një grushti shteti për të mbetur në pushtet pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022.

Kërkesa e tij ishte për transferim në spital të mërkurën, dhe më pas për operacion ditën e Krishtlindjeve, të enjten. Miratimi nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, i cili mbikëqyri gjyqin e Bolsonaros, vjen pas një shqyrtimi nga ekspertët javën e kaluar që deklaroi se operacioni ishte i nevojshëm nga ana mjekësore.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë është përballur me probleme të përsëritura shëndetësore që kur u godit me thikë në stomak gjatë fushatës presidenciale të vitit 2018. Problemi i tij i fundit është një hernie inguinale, një zgjatim në zonën e ijëve për shkak të një këputjeje në muskujt e barkut. Operacioni është planifikuar të përfundojë në DF Star, një klinikë private në kryeqytetin e Brazilit ku Bolsonaro iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në prill.

Ish-presidenti është mbajtur i ndaluar që nga nëntori në selinë e policisë federale në Brasilia. Në detyrë nga viti 2019 deri në vitin 2022, ai u dënua nga Gjykata e Lartë me burg në shtator, pasi u shpall fajtor për udhëheqjen e një skeme për të penguar Presidentin Luiz Inacio Lula da Silva të merrte detyrën. Ai ka mbajtur qëndrimin e tij të pafajshëm, duke deklaruar se ishte viktimë e persekutimit politik.

The post Ish-presidenti i Brazilit lë qelinë/ Gjykata: Bolsorano do t’i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Plas “grushti” në burgun e Reçit, Safet Bajri dhe grupi i tij dhunojnë barbarisht Sokol Sanxhaktarin! Si ndodhi sherr mes të “fortëve”

By: M C
20 December 2025 at 18:16

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur disa ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku protagonistë kanë qenë dy personazh të njohur të botës së krimit, Sokol Sanxhaktari (Dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiaku i Elbasanit) dhe “bosin” e Shkodrës, Safet Bajri.

Raportohet se Sokol Sanxhaktari, është dhunuar barbarisht nga Safet Bajari dhe disa nga anëtarët e grupit të tij.

Sipas JOQ, Sanxhaktari, është përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me disa gardianë të institucionit të vuajtjes së dënimit duke i ofenduar rëndë. Edhe gardianët kanë tentuar që të neutralizojnë situatën, por situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi në përplasja është përfshirë edhe Safet Bajri.

Bajri dhe Sanxhaktari janë përfshirë në fyerje dhe ofendime, ku më pas gjithçka është kthyer në një përplasje fizike. Nga sherri, raportohet se Sanxhaktari ka pësuar dëmtime të rënda.

Ndërsa pas sherrit Sanxhaktari është larguar nga sektori ku ndodhi përplasja dhe është akomoduar në një qeli tjetër të burgut.

Sokol Sanxhaktari është dënuar me 15 vite burg, pasi në gusht të vitit 2020 vrau mikun e tij Florian Lamçe në Elbasan. Ndërsa Safet Bajri ndodhet i arrestuar me urdhër të SPAK.

The post Plas “grushti” në burgun e Reçit, Safet Bajri dhe grupi i tij dhunojnë barbarisht Sokol Sanxhaktarin! Si ndodhi sherr mes të “fortëve” appeared first on Albeu.com.

15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat)

By: armand
19 December 2025 at 18:42

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg ditën e djeshme, më 17 dhjetor, pas zbardhjes së një ferme kanabisi të madhe brenda një depoje në qendër të Liverpulit. Incidenti u zbulua mbrëmjen e së shtunës, më 4 tetor, kur oficerët e policisë vunë re një burrë që po vepronte në mënyrë të dyshimtë në Rrugën […]

The post 15 shqiptarë dënohen me 32 vite burg për ‘shtëpi bari’ në Angli, 6 refuzojnë fajësinë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

A po shkatërrohen qytetet gjermane të automobilave?

19 December 2025 at 15:30


Qytetet gjermane që kanë qenë shtëpitë e industrisë më të fuqishme automobilistike në Evropë tani po shohin rënien e të ardhurave të tyre fiskale, për shkak të vështirësive me të cilat po përballet industria e veturave.

Qytetet si Wolfsburg, Ingolstadt dhe Stuttgart - vendet ku gjenden përkatësisht Volkswagen, Audi dhe Mercedes - po përjetojnë rënie dramatike të taksave që grumbullojnë, pasi kompanitë kryesore të industrisë po shënojnë rezultate të dobëta në shitje. Si pasojë, këto bashki po përballen me deficite buxhetore, e zyrtarët janë detyruar të marrin masa si huamarrje, rritje tarifash dhe shkurtime shpenzimesh për të mbuluar boshllëqet, raporton dw.

Në Friedrichshafen, për shembull, bashkia po rrit tarifat e çerdheve shumë herë më shumë gjatë dy viteve të ardhshme - një goditje e madhe për shumë familje. Ndërsa në Ingolstadt, autoritetet kanë hequr blerjen e pemëve të Krishtlindjeve dhe kanë reduktuar shumë shërbime publike për të kursyer para. Kryetarja e bashkisë e quajti situatën “një krizë të thellë financiare”.

Shkaku kryesor?

Taksat tregtare në Gjermani varen fort nga industrinë e automjeteve, e cila ishte në rritje për vite me radhë. Por tani, rritja e të ardhurave është ngadalësuar - madje edhe kur ka rritje nominale, ajo nuk arrin të mbulojë inflacionin.

Humbjet e bashkive nuk janë ulur, përfshirë shpenzimet për migracionin, shërbimet sociale dhe popullsinë në plakje, duke rritur nevojën për para edhe kur të ardhurat bien.

Industria e veturave po përjeton transformime të mëdha, përfshirë rënien e kërkesës në tregje të mëdha si Kina dhe shtyrjen e investimeve për automjetet elektrike, gjë që godet edhe furnizuesit përkatës.

Në disa bashki, si Stuttgart, parashikimet buxhetore për vitet 2026–2027 tani duhet të rishikohen, sepse bazat fiskale që kishin planifikuar nuk ekzistojnë më. Dhe në Ingolstadt, një deficiti i parashikuar prej 30 milionë eurosh është rritur në rreth 88 milionë euro.

Në Friedrichshafen, rënia e fitimeve nga furnizuesi kryesor ZF ka bërë që fondet që mbështesnin shërbimet sociale të shkurtohen, duke detyruar bashkinë të rrisë dukshëm tarifat e kujdesit për fëmijë - një goditje e fortë për familjet me fëmijë.

Ekspertët thonë se, ndërsa këto qytete mund të shmangin rënien totale të prosperitetit, banorët do të ndjejnë shkurtime të dukshme të shërbimeve publike dhe rritje të kostove të jetesës në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

BRUKSEL – Luksemburgu: Duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të përballuar luftën

18 December 2025 at 15:03

BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH/- Po shkojmë në drejtimin e duhur për të gjetur një zgjidhje për Ukrainën, tha dje kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, sipas “Euronews”.

“Ne duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të mbijetuar në këtë luftë, kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, tha kryeministri i Luksemburgut, Frieden.

Udhëheqësit evropianë do të mblidhen në Bruksel sot dhe nesër për të diskutuar çështjet më urgjente që duhen zgjidhur para fundit të vitit, duke përfshirë mënyrën e financimit të Ukrainës nga fillimi i vitit 2026.

Gjithashtu, do të shqyrtohen dy mundësi kryesore për të rritur financimin prej 90 miliardë eurosh të BE-së për të mbështetur Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme.

Alternativa e parë është përdorimi i aseteve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse për të krijuar një kredi me zero interes për Ukrainën, të cilën Kievi do ta shlyejë vetëm nëse Rusia paguan dëmshpërblimet pas luftës.

E dyta do të përfshinte BE-në që do të merrte hua në tregjet financiare, një qasje e ngjashme gjatë pandemisë së COVID-19.

“Do të gjejmë një zgjidhje, kemi dy mundësi në tryezën e bisedimeve”, tha Frieden.

“Përdorimi i aseteve të ngrira, është komplekse, por mund të gjejmë një mënyrë për ta bërë të funksionojë”, tha ai.

Në BE ka 210 miliardë euro asete sovrane ruse, nga të cilat 185 miliardë euro mbahen në “Euroclear”, një depozitë me qendër në Bruksel.

Belgjika ka kërkuar që shtetet e tjera anëtare të ofrojnë garanci të forta.

“Duhet të gjejmë një grup vendesh që ndajnë rreziqet – në skenarin në të cilin Rusia mund të nisë një padi gjyqësore – për të kërkuar asetet në fund të luftës ose pasi të hiqen sanksionet”, tha kryeministri i Luksemburgut.

“Duhet të jemi të bashkuar sepse SHBA-ja mund të mos jetë atje me ne në të ardhmen”, theksoi Frieden, duke iu referuar shkëputjes graduale të Uashingtonit në mbështetjen e Ukrainës ndërsa ajo vazhdon të mbrohet nga lufta e Rusisë. //a.i/

The post BRUKSEL – Luksemburgu: Duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të përballuar luftën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg

By: Elva
17 December 2025 at 21:08

Një incident i rëndë dhune është shënuar mbrëmjen e 16 dhjetorit në Strasburg, ku protagonist është eurodeputeti grek i SYRIZA-s, Nikos Pappas. Ai akuzohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin grek Nikos Giannopoulos, pas një konflikti që nisi në ambientet e një lokali në qendër të qytetit. Sipas mediave greke, eurodeputeti dhe një grup gazetarësh që […]

The post Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg appeared first on BoldNews.al.

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket

17 December 2025 at 13:55


PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg, me nisje çdo të dielë dhe të enjte, duke filluar nga muaji prill i vitit 2026.

Qyteti alpin i njohur për kulturë, muzikë dhe natyrë përrallore tani është shumë më pranë për turistë, sportistë dhe dashamirët e pushimeve dimërore.

Salzburgu është i famshëm për atmosferën e tij unike, resortet fantastike të skive dhe lidhjen perfekte ndërmjet natyrës dhe historisë. Kjo linjë e re do t’u shërbejë mërgimtarëve, turistëve dhe të gjithë atyre që duan një arratisje të paharrueshme në Alpe.

Si ta rezervoni biletën tuaj?

Biletat mund t’i rezervoni në: www.prishtinaticket.net

Në çmim përfshihen FALAS:

rezervimi i ulëses,

check-in,

bagazh dore,

bagazh deri në 20 kg.

Për asistencë të menjëhershme, kontakt qendra e shërbimit për klientë (08:00–23:00):

LU: +352 20 33 41 88

DE: +49 7621 9165 313

CH: +41 61 510 06 86

XK: +383 49 200 286

SU: +46 470 580 944

SI: +386 47 774 141.

Pagesat pranohen me: Mastercard, Visa, Klarna Sofort, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance, E-Finance.

Të gjitha destinacionet direkte të PrishtinaTicket:

- Basel – Prishtinë,

• Zürich – Prishtinë,

• Geneva – Prishtinë,

• Stuttgart – Prishtinë,

• München – Prishtinë,

• Düsseldorf – Prishtinë,

• Hannover – Prishtinë,

• Münster Osnabrück – Prishtinë,

• Nürnberg – Prishtinë,

• Berlin Brandenburg – Prishtinë,

• Memmingen – Prishtinë,

• Hamburg – Prishtinë,

• Dortmund – Prishtinë,

• Köln – Prishtinë,

• Ljubljana – Prishtinë,

• Göteborg – Prishtinë,

• Malmö – Prishtinë,

• Luxemburg – Prishtinë,

• Stockholm – Prishtinë,

• Helsinki – Prishtinë,

• Vienë – Prishtinë,

• Salzburg – Prishtinë,

• Milano Bergamo – Prishtinë,

• Bruksel – Prishtinë,

• Oslo – Prishtinë.

Udhëtoni të sigurt me PrishtinaTicket!

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security, duke garantuar siguri të plotë për çdo rezervim dhe mbrojtje financiare për të gjithë pasagjerët.

Vrau kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

By: V K
17 December 2025 at 11:01

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin, Ludjan Zaimi duke mos pranuar rekursin e ish-efektivit i cili kërkonte prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar 2024.

Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim” të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Ai vrau me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të Komisariatit Numër 3 në Tiranë, pak para se dy oficerët e patrullës së përgjithshme të merrnin turnin. Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3.

Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin me 5 vite. Ish-efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.

The post Vrau kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin appeared first on Albeu.com.

Nxjerrje sekreti shtetëror, lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje/ Dënohet me burg ish kreu i SHISH dhe djali i tij

By: M C
15 December 2025 at 16:26

Ish kreu i SHISH, Aleksandër Shulla dha djali i tij, Pandeli Shulla janë dënuar me burg nga gjykata e Beratit për tre vepra penale organizimi i lojërave të fatit, armëmbajtje pa leje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Njoftimi i plotë:

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij dënohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për 3 vepra penale ‘Organizimi i lojërave të fatit’, ‘Mbajtja e Armëve’ e ‘Nxjerrje e sekretit shtetëror’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u shpallën fajtor dhe dënuan shtetasit P.Sh. ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’ parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe shtetasi A.Sh., djali i tij, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane u shfaqën lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Për sa më sipër, në përfundim të hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Berat kërkoi dhe u pranua nga gjykata:

Deklarimin fajtor të të pandehurit P. Sh., për kryerjen e veprës penale të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim;
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin për një afat prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën e Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij;
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim;
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vite burgim;
Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim;
Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.Sh. për një afat 2 vite e 8 muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër pnale; dhe
Në zbatim të ne nit 35 të Kodit Penal të pandehurin A.Sh., i hiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

The post Nxjerrje sekreti shtetëror, lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje/ Dënohet me burg ish kreu i SHISH dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës/ EMRI – DETAJE

By: Ela
13 December 2025 at 17:23

Adriano Berisha, 31 vjeç, ka tentuar mesditën e djeshme të largohet nga burgu i Shënkollit, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë. Pas rreth 500 metrash nga rrethimi i burgut, ai është kapur dhe rikthyer në qeli, pa shkaktuar incidente apo rrezik për punonjësit dhe komunitetin. Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti të jashtëm […]

The post Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës/ EMRI – DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Asllani protagonist me gol, Avdullahu me paraqitje solide: Hoffenheim e ‘shpartallon’ Hamburgun

13 December 2025 at 17:37


Hoffenheim ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut (4-1), në kuadër të Bundesligas.

Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ishin sërish protagonist, ku secili kishte vlerësim të lartë në paraqitje.

Hajdari përndryshe këtë herë u provua në një pozitë tjetër, pra si mbrojtës i krahut të majtë.

Asllani hyri vetëm si zëvendësues, megjithatë pesë minuta pas inkuadrimit shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren.

Ndërkohë, Avdullahu si zakonisht zhvilloi tjetër paraqitje solide, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.3.

Të tre yjet kësisoj po e ndihmojnë Hoffenheim të luftojë për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi zënë pozitën e katërt me 26 pikë./Telegrafi/

Nuk është në planet e Hoffenheim, Mërgim Berisha drejt rikthimit të ish skuadra

12 December 2025 at 16:54


Sulmuesi Mërgim Berisha këtë edicion nuk ka qenë fare në planet e Hoffenheim, megjithatë në janar mund të bëhet me skuadër të re.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova gjatë verës stërviti me ekipin e parë të Hoffenheimit, sidoqoftë këto muajt e fundit i është bërë e qartë nga klubi gjerman se e ka “derën hapur” dhe duhet të largohet.

Fatmirësisht për Berishën, skuadra tjetër gjermane Augsburg, ku luan edhe mesfushori Elvis Rexhbecaj ka shprehur interesim dhe po provon ta blejë qysh në afatin e janarit.

Gazetari Florian Plettenberg raporton se edhe Berisha është i hapur për këtë lëvizje, ndërsa mbetet të shihet si shkon situata në javët e ardhshme.

🚨🆕 Mergim #Berisha is back on FC Augsburg’s list for the winter window.

He is under contract at Hoffenheim until 2027, but does not feature in their plans. Berisha wants to move.@SkySportDE 🇩🇪 pic.twitter.com/ZAl6V7DsRs
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) December 12, 2025

“Mërgim Berisha është në listën e FC Augsburg për afatin e janarit”.

“Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Hoffenheim, por nuk është në planet e tyre. Berisha dëshiron këtë lëvizje”, shkroi ai.

Përndryshe pavarësisht përpjekjeve të Kosovës, Berisha në fund zgjodhi ta përfaqësonte Gjermaninë./Telegrafi/

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

11 December 2025 at 22:08

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg,  zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Në takim, sipas Lamallarit, u bisedua mbi partneritetin strategjik Shqipëri–KE dhe mbështetjen që vendi ynë merr në proceset transformuese të drejtësisë.
Po ashtu, ministri i Drejtësisë takoi edhe Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Theodoros Rousopoulos si dhe Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut. Në takimet me ta, Lamallari riafirmoi angazhimin e palëkundur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht të grupeve më vulnerabël të shoqërisë.
“Diskutime të frytshme për të forcuar bashkëpunimin tonë në fushën e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zbatimit të reformave që Shqipëria po ndërmerr me vendosmëri. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të çuar përpara standardet europiane dhe për të forcuar institucionet demokratike në vendin tonë”, shkroi Lamallari në rrjetet sociale.

The post Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg

By: M C
11 December 2025 at 16:54

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. Redian (Refik) Doda u shpall fajtor për “prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim dhe u dënua përfundimisht me 5 vite e 4 muaj burg, pasi i ulet një e treta e dënimit fillestar. Akuzat e tjera, për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, u rrëzuan.

Fabi Isaku u dënua për të njëjtën vepër me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa akuzat për grup të strukturuar kriminal nuk u provuan.

Ndryshe, Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, përfshirë trafikimin e narkotikëve në tre episode dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 38 procedimi, të vitit 2023, ndaj të pandehurve Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Fabi Isaku. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 80, datë 11.12.2025 vendosi:

1. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287/1 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redian Doda alias Refik Doda, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redian Doda alias Refik Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, ndryshimin e kualifikimit ligjor të faktit Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al penal, deklarimin fajtor të të pandehurit Fabi Isaku për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fabi Isaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

8. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Fabi Isaku, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj.

9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fabi Isaku do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit (alias Artur) Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023 (ep 1), 17.02.2023 (er. 2) si dhe 13.03.2023 (ep. 4), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Zabit Fisniku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të K.Pr.Penale, pasi fakti penal nuk provohet se ekziston.

12.Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Zabit Fisniku, me vendimin nr. 66 akti, datë 28.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

13. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Zabit Fisniku nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm.

14.Lidhur me sendet dhe provat materiale, bazuar në nenet 389, 190 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 36 të Kodit Penal, disponohet si vijon: …

15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

16. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 11.12.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuaR.

The post EMRAT/ Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg appeared first on Albeu.com.

❌
❌