❌

Normal view

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

21 October 2026 at 23:50

Panik te Milani për shkak dëmtimesh. Pas mungesës së Samuel Chukwueze për një problem në kofshë, kuqezinjtë kanë humbur edhe sulmuesin Gonçalo Ramos.

Portugezi pësoi një mbingarkesë muskulore në pulpë gjatë stërvitjes në “Milanello”. Sulmuesi ka lënë menjëherë qendrën stërvitore dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit.

Si rrjedhojë, ai do të mungojë në përballjen e Europa League kundër Bournemouthit. Në këtë sfidë do të mungojnë gjithashtu Gabbia dhe Alexis Saelemaekers, me këtë të fundit që u rikthye në stërvitje pas operacionit në kyçin e këmbës. Ramos po ashtu rrezikon edhe derbin me Interin.

Trajneri Ruben Amorim po përgatit disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Atalantës.

Tekniku portugez pritet t’u japë një fanellë titullari nga minuta e parë lojtarëve si Camarda, Cisse, Hutchinson dhe Tomori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme appeared first on Sinjali.

Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore

21 October 2026 at 23:34

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar lidhur me protestat dhe tensionet në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore, të parandalojë përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe të ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit.

Përmes një reagimi në platformën X, Slotkin ka shprehur shqetësimin për situatën në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Senatorja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka pranuar telefonata të shumta nga qytetarë të shqetësuar të shtetit të Michiganit, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhvillimet në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane.

“Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe t’u kërkojë llogari zyrtarëve të zgjedhur prej tij”, ka deklaruar Slotkin.

Ajo ka theksuar se autoritetet shqiptare kanë përgjegjësi të sigurojnë respektimin e shtetit të së drejtës dhe të mbrojnë qytetarët nga përdorimi i tepruar i forcës policore gjatë protestave.

Sipas Slotkin, qeveria duhet të angazhohet seriozisht në luftimin e korrupsionit dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.

Në fund të reagimit, senatorja amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të punojnë për uljen e tensioneve, duke theksuar nevojën që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe rrugëve paqësore.

“U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara”, ka përfunduar senatorja amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Senatorja amerikane për protestat në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën policore appeared first on Sinjali.

Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës

21 October 2026 at 23:26

Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Llozicë të Malishevës.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarri ka përfshirë tërësisht veturën.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa mbetet i panjohur edhe shkaku që çoi në shpërthimin e zjarrit.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura përfshihet nga flakët në Llozicë të Malishevës appeared first on Sinjali.

Trump paralajmëron fundin e luftës në Ukrainë: Jemi më afër paqes se kurrë

21 October 2026 at 23:17

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se përfundimi i luftës në Ukrainë është afër, duke pretenduar se palët janë më pranë paqes se kurrë më parë.

Trump i bëri këto deklarata teksa komentoi lirimin nga Rusia të Steven Hubbardit, një mësues në pension, i cili ishte arrestuar pasi kishte luftuar në anën e Ukrainës.

Sipas presidentit amerikan, lirimi i Hubbardit erdhi pas një bisede që ai zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me përfundimin e luftës. Trump pretendoi se Rusia nuk kishte dhënë asgjë në këmbim të këtij zhvillimi.

“Unë thashë, ‘A mund ta lironi Stephen Hubbard?’ … dhe tani ai është duke u kthyer”, tha Trump gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, ku u trajtua çështja e krimit kibernetik.

Ndërkohë, edhe Yuri Ushakov, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, ka shprehur vlerësimin se lufta në Ukrainë po i afrohet fundit.

“Konflikti ukrainas po i afrohet fundit”, tha Ushakov.

“Nuk e di sa afër jemi, por gjërat po lëvizin në atë drejtim”, u shpreh ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me perspektivat për përfundimin e konfliktit.

Ushakov bëri të ditur gjithashtu se Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainën në mesin e nëntorit. Sipas tij, negociatat ka të ngjarë të zhvillohen në Abu Dhabi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump paralajmëron fundin e luftës në Ukrainë: Jemi më afër paqes se kurrë appeared first on Sinjali.

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu

21 October 2026 at 23:07

Moti të enjten në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu appeared first on Sinjali.

Pjesa e lapsit kimik i mbetet në fyt nxënësit të klasës së gjashtë në Prizren, stafi i shkollës ia shpëton jetën

21 October 2026 at 22:59

Stafi i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka arritur t’ia shpëtojë jetën një nxënësi të klasës së gjashtë, pasi një pjesë e lapsit kimik i kishte mbetur në fyt dhe po ia vështirësonte frymëmarrjen.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të stafit, është ndërhyrë në kohë për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes nxënësit.

Në njoftim, shkolla ka shprehur mirënjohje për personelin e përfshirë, duke vlerësuar guximin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë e tyre në këtë situatë emergjente.

“Sot dëshmuam se shkolla nuk është vetëm vend i dijes dhe edukimit, por edhe një vend ku kujdesi, solidariteti dhe përgjegjësia njerëzore mund të shpëtojnë jetë!”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pjesa e lapsit kimik i mbetet në fyt nxënësit të klasës së gjashtë në Prizren, stafi i shkollës ia shpëton jetën appeared first on Sinjali.

Arrestohet në Gjermani shqiptari i dyshuar për pjesëmarrje në grupin ekstremist

21 October 2026 at 22:49

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Rexhino “Gino” A., është arrestuar në Gjermani nën dyshimin për përfshirje në grupin ekstremist të majtë “Hammerbande”, pasi u paraqit vetë në një stacion policor në Hannover.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, shqiptari u paraqit në polici të enjten në mbrëmje, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme Federale urdhëroi arrestimin e tij në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar më herët.

Ai dyshohet se në shkurt të vitit 2023 iu bashkua një organizate militante të ekstremit të majtë, të lidhur me Johann G., e cila dyshohet se sulmonte persona të identifikuar si pjesë e spektrit të ekstremit të djathtë në Budapest të Hungarisë.

Sipas hetimeve, më 11 shkurt 2023, Rexhino A. dhe persona të tjerë dyshohet se sulmuan dy persona duke përdorur sprej irritues, shkopinj dhe çekiç. Njëri prej viktimave raportohet se mori të paktën 15 goditje në kokë.

Shqiptari dyshohet për anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lëndim të rëndë trupor. Megjithatë, akuzat ndaj tij duhet të shqyrtohen nga drejtësia, ndërsa ai gëzon prezumimin e pafajësisë.

Sipas raportimeve, Rexhino A. ishte në kërkim ndërkombëtar prej disa vitesh. Fillimisht, ai ishte arrestuar në Finlandë, por më pas dyshohet se u largua drejt Francës, ku u arrestua sërish në nëntor të vitit 2024.

Ai u lirua në mars të vitit 2025, ndërsa më vonë një gjykatë franceze lejoi ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Megjithatë, në vend që të priste procedurat e ekstradimit, ai udhëtoi vetë drejt Gjermanisë dhe u paraqit në polici.

Avokati i tij ka deklaruar se shpreson që klienti të ketë një proces të drejtë gjyqësor në Gjermani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në Gjermani shqiptari i dyshuar për pjesëmarrje në grupin ekstremist appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesin special të BE-së, flasin për sigurinë në Kosovë

21 October 2026 at 22:44

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Kosovën, Dirk Schübel.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një njoftimi, ku theksohet rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian, për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Sipas KFOR-it, ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet, ndërsa misioni thekson se vepron me profesionalizëm dhe paanshmëri.

“KFOR-i vazhdon të punojë ngushtë me partnerët e tij ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian, për të ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen në të mirë të të gjitha komuniteteve, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesin special të BE-së, flasin për sigurinë në Kosovë appeared first on Sinjali.

SHBA-ja urdhëron evakuimin e stafit dhe familjeve nga Arabia Saudite

21 October 2026 at 22:35

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar largimin e të gjithë personelit diplomatik amerikan dhe anëtarëve të familjeve të tyre nga Arabia Saudite. Njoftimi është bërë me dije nga burime diplomatike për agjencinë e lajmeve ANSA.

Sipas të dhënave të para operative, ky vendim drastik sigurie lidhet drejtpërdrejt me përshkallëzimin e mundshëm të situatës ushtarake në rajon.

Rreziku i sulmeve dhe lëvizjet e rebelëve Huthi

Sipas raportimeve diplomatike, masa emergjente është ndërmarrë si reagim ndaj sinjaleve për rifillimin e aktiviteteve ushtarake dhe armiqësive në zonë. Sfidat kryesore të sigurisë lidhen me kërcënimet e mundshme nga grupi i rebelëve Huth me bazë në Jemen.

Lidhur me shkaqet e këtij vendimi, burimet diplomatike sqarojnë:

“Masa do të lidhej me mundësinë e rifillimit të armiqësive në këtë zonë, veçanërisht të lidhur me veprimet e mundshme nga rebelët pro-iranianë Huthi të Jemenit.”

Urdhri për evakuim reflekton rritjen e shqetësimeve në Uashington për sulme të mundshme me dronë apo raketa ndaj objekteve dhe strukturave diplomatike perëndimore në gadishullin arabik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja urdhëron evakuimin e stafit dhe familjeve nga Arabia Saudite appeared first on Sinjali.

Vdekja e pacientes me kancer, reagon drejtori i Onkologjisë: S’ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa Palbociclib

21 October 2026 at 22:16

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Dr. Ilir Kurtishi, ka reaguar pas deklaratave të shoqatës “Renesansa” lidhur me rastin e një pacienteje me kancer, e cila, sipas shoqatës, mbeti rreth katër muaj pa terapinë Palbociclib, para se sëmundja t’i përparonte me shfaqjen e metastazave të reja në tru, që pasoi me vdekjen e saj.

Kurtishi ka mohuar pretendimet se pacientët kanë mbetur për katër muaj pa këtë terapi për shkak të mungesës së barit në Klinikën e Onkologjisë, duke theksuar se përparimi i kancerit metastatik mund të ndodhë edhe te pacientët që marrin trajtim të rregullt.

“Barnat e gjeneratës së re, përfshirë Palbociclib, janë terapi mbështetëse që synojnë të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por shkenca mjekësore fatkeqësisht nuk garanton ndalimin e plotë të saj te çdo pacient”, deklaron Kurtishi.

Ai ka bërë të ditur se do të publikohen detaje nga historia mjekësore e pacientes, duke respektuar normat ligjore të konfidencialitetit, përfshirë informacionet lidhur me marrjen e terapisë.

Sipas Kurtishit, pas reagimit të shoqatës, QKUK-ja ka kontaktuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e “Renesansës”, të cilët, sipas tij, kanë konfirmuar se pacientja ishte përballur për herë të dytë me sëmundjen, në një stad të avancuar.

“Shoqata “Renesansa” është kontaktuar drejtpërdrejtë nga QKUK pas reagimit dhe gjatë këtij komunikimi, përfaqësuesit e Shoqatës kanë konfirmuar se pacientja po përballej me sëmundjen për herë të dytë në një stad të avancuar dhe ka qenë në gjendje të trajtimit për shkak të metastazave”, shprehet tutje Kurtishi.

Në reagimin e tij, drejtori i Klinikës së Onkologjisë ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes, ndërsa ka theksuar se vlerësimi i ecurisë së sëmundjes dhe vendimet për trajtimin duhet të bazohen në shqyrtimin e plotë të historisë mjekësore të secilit pacient.

Ai ka ftuar gjithashtu shoqatën “Renesansa” që ta bëjë publik sqarimin e tij, duke theksuar se Klinika e Onkologjisë mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdekja e pacientes me kancer, reagon drejtori i Onkologjisë: S’ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa Palbociclib appeared first on Sinjali.

Pse disa njerëz ndihen keq gjatë udhëtimeve me makinat elektrike?

21 October 2026 at 22:00

Disa njerëz përjetojnë të përziera, marramendje dhe madje të vjella gjatë udhëtimeve me makina elektrike, ndërsa ekspertët po përpiqen të kuptojnë arsyet që qëndrojnë pas këtij fenomeni.

Sipas ekspertëve, një nga shpjegimet e mundshme lidhet me mënyrën se si truri e përpunon lëvizjen. Kur sinjalet që vijnë nga sytë, veshi i brendshëm dhe trupi nuk përputhen, mund të shfaqen simptoma të ngjashme me sëmundjen e udhëtimit.

Makinat elektrike kanë disa karakteristika që mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm. Njëra prej tyre është mungesa e zhurmës së motorit, e cila në makinat tradicionale mund t’i ndihmojë pasagjerët ta perceptojnë më lehtë përshpejtimin.

Një faktor tjetër është frenimi rigjenerues, përmes të cilit makina ngadalësohet kur drejtuesi lëshon pedalin e gazit, duke rikuperuar energji për baterinë. Nëse ngadalësimi është i menjëhershëm, pasagjerët mund të përjetojnë lëkundje që shtojnë shqetësimin.

Po ashtu, përshpejtimet dhe ngadalësimet e shpeshta, veçanërisht në trafikun e dendur, mund t’i përkeqësojnë simptomat te personat që janë të prirur ndaj të përzierave gjatë udhëtimit.

Disa pasagjerë kanë raportuar se shqetësimet u janë shfaqur pasi kanë filluar të udhëtojnë me makina elektrike. Megjithatë, jo të gjithë përjetojnë të njëjtat simptoma dhe disa thonë se ndihen po aq mirë, apo edhe më mirë, krahasuar me udhëtimet me makina tradicionale.

Ekspertët theksojnë se kërkimet për këtë çështje janë ende të kufizuara dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të përfunduar se makinat elektrike shkaktojnë më shumë të përziera sesa makinat me karburant. Për këtë arsye, nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë lidhjen mes karakteristikave të këtyre automjeteve dhe shqetësimeve që përjetojnë disa pasagjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pse disa njerëz ndihen keq gjatë udhëtimeve me makinat elektrike? appeared first on Sinjali.

Kamioni nga Bullgaria me 1.3 milion cigare kontrabandë kapet në Gjermani

21 October 2026 at 21:57

Dogana gjermane ka sekuestruar rreth 1.3 milionë cigare të kontrabanduara, të cilat ishin fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga Bullgaria drejt Gjermanisë.

Kamioni u ndalua më 13 tetor në një zonë pushimi përgjatë autostradës A3, pranë qytetit Rodgau, në landin e Hesenit. Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë përdorën një pajisje të madhe me rreze X, përmes së cilës identifikuan parregullsi në ngarkesën e automjetit.

Pas një kontrolli më të detajuar, ata zbuluan rreth 1.3 milionë cigare të markave të ndryshme, të cilat nuk kishin pullat përkatëse tatimore gjermane dhe po transportoheshin në kundërshtim me rregullat në fuqi, raportojnë mediat gjermane.

Sipas autoriteteve, kontrabanda ka shkaktuar një dëm tatimor prej më shumë se 270 mijë eurosh.

Shoferi i kamionit, një shtetas bullgar 51-vjeçar, u arrestua përkohësisht nën dyshimin për evazion fiskal. Pas marrjes në pyetje, ai u lirua me urdhër të prokurorisë përgjegjëse për rastin, ndërsa ndaj tij është nisur procedurë hetimore.

Cigaret e sekuestruara u transportuan në një vend të sigurt me ndihmën e Agjencisë Federale Gjermane për Ndihmë Teknike (THW).

Hetimet për rastin po zhvillohen nga Prokuroria e Darmstadtit dhe Zyra e Hetimeve Doganore në Frankfurt, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kontrabandës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamioni nga Bullgaria me 1.3 milion cigare kontrabandë kapet në Gjermani appeared first on Sinjali.

Papa Leo merr lajmin e mirë nga mjekët, nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 October 2026 at 21:53

Papa Leo nuk do të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm pas operacionit për kancer në mushkëri, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar se tumori nuk është përhapur, njoftuan të mërkurën mjekët e tij.

Sipas deklaratës së publikuar nga Vatikani, analizat përfundimtare dhe testet e biologjisë molekulare të indeve të hequra gjatë operacionit konfirmuan diagnozën e adenokarcinomës së mushkërive, formës më të zakonshme të kancerit të mushkërive. Megjithatë, sëmundja ka mbetur e lokalizuar.

Papës 71-vjeçar iu hoq lobi i poshtëm i mushkërisë së djathtë gjatë një operacioni më 13 tetor.

Ai u lirua nga spitali të shtunën dhe po rifillon gradualisht detyrat e tij të zakonshme. Të mërkurën, Papa u rikthye në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mbajti audiencën e tij javore me pelegrinët.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e qartë nëse gjendja e tij shëndetësore do të ndikojë në udhëtimin e planifikuar në Uruguai, Argjentinë dhe Peru, nga 6 deri më 17 nëntor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leo merr lajmin e mirë nga mjekët, nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit appeared first on Sinjali.

Arrestohet shtetasja e huaj, dyshohet se me autorizim të falsifikuar shiti pronën e xhaxhait

21 October 2026 at 21:36

Një shtetase e huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pasi dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të shitur prona në emër të xhaxhait të saj. Në njërin nga rastet, ajo dyshohet se ka arritur të shesë një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetimet janë zhvilluar nga Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në polici në cilësinë e ankueses. Megjithatë, pas përfundimit të procedurave lidhur me rastin për të cilin kishte bërë ankesë, hetuesit e kanë intervistuar atë si të dyshuar, në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas dyshimeve të hetuesve, ajo kishte përdorur një dokument të falsifikuar, përkatësisht një autorizim të siguruar te një noter jashtë Republikës së Kosovës. Dyshohet se përmes këtij dokumenti, ajo kishte paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj, por me fotografinë e personit tjetër, kinse ai e kishte autorizuar që t’i shiste pronat e tij në Kosovë.

Policia bën të ditur se e dyshuara kishte tentuar disa herë t’i shiste parcelat e regjistruara në emër të xhaxhait të saj, i cili në këtë rast ishte ankuesi, ndërsa në dy raste dyshohet se kishte arritur t’i shiste ato. Në rastin e fundit, ajo dyshohet se kishte shitur një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.

Veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Pas përfundimit të intervistimit, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarës për 48 orë.

Ajo dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 323, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 395 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet shtetasja e huaj, dyshohet se me autorizim të falsifikuar shiti pronën e xhaxhait appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes pacientja me kancer të gjirit, mbeti katër muaj pa terapi

21 October 2026 at 21:27

Një paciente me kancer të gjirit ka vdekur pasi për rreth katër muaj kishte mbetur pa terapinë e nevojshme, për shkak të mungesës së barit Palbociclib në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e pacientëve me kancer “Renesansa”, e cila ka ngritur shqetësimin për mungesën e këtij bari dhe pasojat me të cilat përballen pacientët onkologjikë.

Sipas shoqatës, pacientja kishte qenë në gjendje të mirë gjatë trajtimit, por gjatë periudhës pa terapi kishte pësuar metastaza të reja në tru. Ajo nuk kishte pasur mundësi ta blinte barin për shkak të çmimit të lartë.

Renesansa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë barnat e nevojshme për pacientët me kancer, duke kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë, QKUK-ja dhe ShSKUK-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes pacientja me kancer të gjirit, mbeti katër muaj pa terapi appeared first on Sinjali.

Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

21 October 2026 at 21:20

Një substancë që gjendet në verën e kuqe mund të ndihmojë në mbrojtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve të gjata në hapësirë, përfshirë udhëtimet drejt Marsit.

Bëhet fjalë për resveratrolin, një përbërës i njohur për vetitë antioksiduese, i cili sipas një studimi ka treguar rezultate premtuese në ruajtjen e masës dhe forcës muskulore.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Physiology” nga një ekip i Universitetit të Harvardit, i koordinuar nga Marie Mortreux. Eksperimentet janë kryer te kafshët e ekspozuara ndaj kushteve të gravitetit të ulët, të ngjashme me ato që mund të përjetohen në Mars.

Sipas studiuesve, udhëtimi drejt Marsit me teknologjinë aktuale zgjat rreth gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe, astronautët mund të përballen me dobësimin e muskujve dhe eshtrave, një problem i njohur edhe nga misionet e gjata në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

“Pas tri javëve të para në hapësirë, disa muskuj fillojnë të dobësohen”, ka theksuar Mortreux, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së mënyrave për të zvogëluar këto efekte.

Sipas saj, ushqyerja e përshtatshme, së bashku me aktivitetin fizik, mund të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të astronautëve gjatë misioneve afatgjata.

Resveratroli ka treguar rezultate pozitive te kafshët, duke ndikuar në rritjen e muskujve përmes përmirësimit të ndjeshmërisë ndaj insulinës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse këto efekte mund të vërtetohen edhe te njerëzit.

Gjetjet nuk nënkuptojnë se pirja e verës së kuqe rekomandohet për forcimin e muskujve, pasi rezultatet e eksperimenteve te kafshët nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt te njerëzit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars appeared first on Sinjali.

SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump

21 October 2026 at 21:11

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Shën Petersburg kanë qenë konstruktive dhe se negociatat do të vazhdojnë në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Witkoff, i cili në këto takime shoqërohej nga Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, tha se gjatë vizitave në Oslo dhe Shën Petersburg janë zhvilluar takime me përfaqësues të Rusisë, Ukrainës dhe vendeve evropiane, me synimin për të avancuar përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës.

Sipas tij, takimi me Putinin u përqendrua në vazhdimin e përparimit të arritur gjatë bisedimeve në Oslo me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe në diskutimin e një kornize të mundshme për marrëveshjen e paqes.

Witkoff e falënderoi gjithashtu presidentin rus për lirimin e shtetasit amerikan Stephen Hubbard, i cili, sipas tij, mundi të kthehej pranë familjes së tij.

Ai theksoi se, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë, administrata Trump është e përkushtuar për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Sipas Witkoffit, një marrëveshje e tillë duhet të garantojë siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, raundi i fundit i negociatave trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u mbajt në shkurt të vitit 2026, në Gjenevë të Zvicrës. Këto bisedime pasuan dy raunde të zhvilluara në Abu Dhabi, në janar dhe shkurt të po atij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina drejt negociatave të reja, e konfirmon i dërguari i Trump appeared first on Sinjali.

Protestuesit nuk ndalen, mblidhen sërish nesër para Parlamentit në orën 09:00

21 October 2026 at 21:05

Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit janë larguar përmes një marshimi drejt sheshit “Skënderbej”, ku kanë vazhduar thirrjet kundër qeverisë.

Me të mbërritur në shesh, të rinjtë protestues kanë njoftuar se do të mblidhen sërish nesër, në orën 09:00, para Parlamentit, në kohën kur është paraparë të mbahet seanca plenare.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në tubimin e radhës.

Protesta studentore, e cila këtë të mërkurë shënoi ditën e nëntë, kishte bërë që kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, të anulonte seancën plenare të javës së kaluar për shkak të trazirave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestuesit nuk ndalen, mblidhen sërish nesër para Parlamentit në orën 09:00 appeared first on Sinjali.

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80

21 October 2026 at 21:04

Klubi i Basketbollit Trepça ka shënuar fitore ndaj skuadrës çeke Opava, duke triumfuar me rezultat 89:80.

Skuadra mitrovicase arriti të sigurojë fitoren me nëntë pikë diferencë, në një përballje ku shënoi gjithsej 89 pikë, ndërsa kundërshtari i saj 80.

Me këtë rezultat, skuadra e Trepçës konfirmon fitoren në përballjen ndaj Opavës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 appeared first on Sinjali.

Bajrami: Pas 6 vitesh të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur

21 October 2026 at 20:58

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh për metër katror.

Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke rikujtuar premtimet e saj para ardhjes në pushtet lidhur me AKP-në dhe duke kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si janë trajtuar këto prona.

Ajo ka thënë se qytetarët, sipas saj, pas gjashtë vjetësh të qeverisjes së LVV-së janë bërë edhe më të varfër dhe më të vjedhur.

“Të nderuar qytetarë, Veç shihni çfarë bëjnë. A e dini me çfarë premtimeve kanë ardhë në pushtet. A e dini çfarë thoshin për AKP-në? Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negociim. ”Nuk jemi të varfër jemi të vjedhur” thoshin. Tani pas 6 viteve të LVV-së në pushtet jemi edhe të varfër edhe të vjedhur. Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit. Përgjegjësi”, ka thënë ajo.

Bajrami ka kërkuar që për këtë çështje të ketë përgjegjësi, duke e lidhur atë edhe me largimin e qytetarëve nga Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bajrami: Pas 6 vitesh të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur appeared first on Sinjali.

❌