Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga Trepça njoftojnë se kanë arritur ta rikthejnë në posedim pronë publike mbi 1.35 milion euro

22 December 2025 at 14:23


Ndërmarrja Trepça ka shënuar një fitore të plotë ligjore në mbrojtje të pronës publike, pas një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Me Aktgjykimin C.nr.91/2023, gjykata ka konfirmuar në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të drejtën e pronësisë së Trepça, duke urdhëruar njëkohësisht lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e pronës në posedim të ligjshëm të ndërmarrjes.

Sipas njoftimit, prona në fjalë kishte qenë e uzurpuar për më shumë se 20 vjet, periudhë gjatë së cilës ishin ndërmarrë edhe veprime për tjetërsimin e saj, në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.

Si rezultat i këtij vendimi gjyqësor, Trepça ka rikthyer në posedim pasuri publike me vlerë mbi 1.35 milion euro.

Nga ndërmarrja vlerësohet se ky aktgjykim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e pronës publike dhe parandalimin e uzurpimeve të kundërligjshme.

Në njoftim është theksuar gjithashtu se ky sukses pasqyron angazhimin profesional dhe të vazhdueshëm të Zyrës Ligjore të Trepça në mbrojtje të interesave të ndërmarrjes dhe pasurisë publike të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


Trepça triumfon ndaj Rahovecit 029 me rezultat bindës

20 December 2025 at 21:28


Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 me rezultat 57:110 në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Nga fillimi deri në fund kampionët ishin në epërsi në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar dhe duke ngritur epërsinë minutë pas minute, derisa shifrat në fund ishin 57:110.

Te vendasit Julian Roche e mbylli ndeshjen me 12 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafirët pesë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, kurse Ja'cori Payne kishte 20 pikë e katër kërcime.

Rahoveci 02 pas 13 ndeshjeve ka pesë fitore e tetë humbje, derisa mitrovicasit janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje./Telegrafi/

Drilon Hajrizi akuzon FBK-në për padrejtësi, thotë se e meritoi çmimin e më të mirit të vitit

19 December 2025 at 22:21


Basketbolliti i Trepçës Drilon Hajrizi ka akuzuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për zgjedhjen e më të mirit, që e fitoi Dardan Berisha.

Sipas Hajrizit, ai e meritoi çmimin “Basketbollisti i Vitit 2025”, por FBK-ja i ka bërë padrejtësi.

Ai përmendi punën e madhe që ka bërë për Trepçën, që e fitoi titullin kampion sezonin e kaluar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Dashamirë,

Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje. Nuk shkruajta dhe nuk e kisha ne plan të shkruaja asgjë sepse tingëllonte si një lloj oportunizmi, por ajo që më nxiti të shkruaja është modeli që po e lëmë pas. Pa modesti, vitin e kaluar isha model i mirë, më i miri!

Nga salla e operacionit, e me fasha në kokë direkt shkova në Minatori. E dija që nuk mundem të futem menjëherë në lojë, por përçova shpirtin tim luftarak aty. Shpirtin, djersën dhe zemrën e dhurova për Trepçë kampion!

Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën!

Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës”, shkroi ai./Telegrafi/

Trepça vazhdon me rezultate pozitive, e mposht edhe Boran

18 December 2025 at 20:51


Trepça ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, për ta mposhtur Boran.

Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat 84-76 (22:20, 25:15, 21:21, 16:20).

Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar, ku dallimi pas çerekut të parë ishte vetëm dy pikë (22-20). Pas kësaj, mitrovicasit në “Minatori” e rritën distancën në 10 pikë për ta mbyllur çerekun e dytë me rezultat 25:15.

Çereku i tretë ishte prapë i barabartë, për të përfunduar me rezultat 21:21. Kurse, në çerekun vendimtar Bora arriti ta fitojë me katër pikë dallim por që e pamjaftueshme për ta fituar ndeshjen (16:20).

Drilon Hajrizi ishte ylli i Trepçës me 20 pikë, ndihmuar nga Payne me 12 sosh. Ndërkohë, te Bora nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Tyler Cheese me 24 pikë.

Trepça kësisoj regjistron fitoren e nëntë ndërsa ka edhe tre humbe derisa Bora ka pesë fitore dhe shtatë humbje./Telegrafi/

Trepça fiton ndeshjen e mbetur ndaj Borës dhe bëhet lider i tabelës

16 December 2025 at 20:55


Trepça ka fituar sfidën e mbetur të javës së pestë të ProCredit Superligës ndaj Borës, me rezultat 72:90), që u zhvillua në Mitrovicë.

Me këtë fitore, kampionët dalin në vendin e parë me tetë fitore e tri humbje, derisa kjo ishte humbja e parë për prishtinasit pas katër fitoreve radhazi, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore e gjashtë humbje.

Përballja në “Minatori” ka qenë mjaft interesant, ku fituesi u vendos në periudhën e tretë, që i takoi ‘Xehetarëve’ 11:38, duke vendosur fituesin.

Shaquan Jues kishte 25 pikë e 11 pikë te Bora, derisa te mitrovicasit, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë, ndërsa Mikaile Tmusiq 14 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur./Telegrafi/

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit me përmbysje spektakolare

10 December 2025 at 20:47


Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit, në derbin e javës së dhjetë të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit fituan 64:71 (22:10, 14:18, 14:20, 14:23), ku edhe pse ishin duke mundur me 15 pikë dallim, arritën të shënojnë fitore me shtatë pikë dallim.

Sfida ishte interesante, me prizrenasit që e nisën fuqishëm 18:3, derisa çereku i parë përfundoi 22:10.

Por, më pas filluan të rikthehen mysafirët, që në tre periodat e radhës shënuan nga 14 pikë, por në fund fituan kampionët 64:71.

Më i miri te Portokallezinjtë ishte Dequon Lake me 20 pikë e 13 kërcime, ndërsa te ‘Xehetarët’ më i miri ishte Mikaile Tmusic me 20 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.

Bashkimi pësoi humbjen e tretë radhazi pas shtatë fitoreve radhazi, ndërsa Trepça ka gjashtë fitore e tri humbje./Telegrafi/

Spektakël në Gjakovë: Hellems hero i “kuqezinjve”, shënon në sekondat e fundit për ta mposhtur Trepçën

7 December 2025 at 19:43


Në njërën nga ndeshjet më interesantë në këtë edicion, Vëllaznimi vazhdoi me fitore, duke fituar ndaj kampiones, Trepçës, në sfidën e zhvilluar në Gjakovë me rezultat 83:85 (19:31, 33:15, 19:13, 12:26).

Përballja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund dhe me shumë kthesa, por në momentet e fundit, Marques Warrick shënoi tetë pikë radhazi, derisa në aksionin e fundit, Jericole Hellems shënoi një sekondë para fundit për 83:85.

Sa i përket ndeshjes, kuqezinjtë e nisën shumë më mirë, duke fituar çerekun parë 19:31, por kampionët u kundërpërgjigjën shpejt, duke fituar bindshëm periudhën e dytë 33:15, derisa me lojë të mirë vazhduan në periodën e tretë 19:13.

Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku ‘Xehetarët’ ishin në epërsi, por në momentet e fundit, Warrick shënoi dy treshe dhe dy pikë, derisa hero ishte Hellems, duke shënuar pikët vendimtare.

Drilon Hajrizi kishte 24 pikë e tri kërcime, derisa Marques Warrick e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e dy kërcime dhe Jericole Hellems me 24 pikë e tetë kërcime.

Trepça ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa Vëllaznimi tri fitore e gjashtë humbje./Telegrafi

Trepça me fitore bindëse ndaj GO+ Pejës në “Karagaçi”

4 December 2025 at 22:18


Trepça ka dalë me fitore bindëse nga përballja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi”, duke mposhtur GO+ Pejën me rezultat 82:67 në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe nuk e lëshuan kontrollin deri në fund, pavarësisht tentimeve të vazhdueshme të vendasve për të rikthyer balancën.

Pejanët arritën disa herë ta barazonin rezultatin, por nuk patën forcë të kalonin në epërsi.

Trepça e mbylli pjesën e parë në avantazh 46:39, pasi fitoi dy çerekët e parë me rezultatet 24:18 dhe 22:21.

Në periudhën e tretë, GO+ Peja u sistemua më mirë dhe e ngushtoi diferencën duke fituar 23:18, por rënia dramatike e vendasve në dhjetë minutat e fundit u tregua vendimtare, ata shënuan vetëm pesë pikë, ndërsa Trepça realizoi 18 sosh për ta vulosur fitoren e pestë sezonale.

Nga ana e mitrovicasve, vetëm tre basketbollistë arritën shifrat dyshifrore, por mjaftuan për t’i dhënë strukturë dhe efikasitet lojës.

Seketoure Henry ishte lojtari më i spikatur me 23 pikë, katër kërcime dhe katër asistime. Chad Brown shkëlqeu me një “double-double” prej 18 pikësh dhe 13 kërcimesh, ndërsa Drilon Hajrizi kontribuoi me 14 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.

Te GO+ Peja doli në pah paraqitja solide e Cesare Edwards, i cili e mbylli duelin me 17 pikë dhe nëntë kërcime, por performanca e tij nuk mjaftoi që vendasit të shmangnin humbjen e dytë të edicionit./Telegrafi/

Kupa e Kosovës në basketboll sjell çerekfinale të forta

2 December 2025 at 16:16


Fituesja aktuale e Kupës së Kosovës, Trepça, do të ketë një sfidë të fortë në çerekfinale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Shorti për këtë fazë u tërhoq të martën në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Një duel mjaft interesant pritet edhe ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ndërsa ndeshje e balancuar shihet ajo mes Rahovecit 029 dhe Borës.

Po ashtu, shumë vëmendje pritet të marrë edhe përballja Vëllaznimi – Sigal Prishtina, që konsiderohet një nga sfidat më të forta të raundit.

Sipas njoftimit të FBK-së: Fituesi i çiftit Bashkimi – GO+ Peja do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelimit Vëllaznimi – Sigal Prishtina.

Ndërsa fituesi i sfidës Trepça – Golden Eagle Ylli do të ndeshet me fituesin e takimit Rahoveci 029 – Bora.

Në këtë fazë, skuadrat do të luajnë nga dy ndeshje, dhe ekipi me rezultat më të mirë total do të avanconi në gjysmëfinale. Edhe gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. /Telegrafi/

Superliga rikthehet në aksion, derbi mes Pejës dhe Trepçës

2 December 2025 at 13:50


ProCredit Superliga rikthehet në aksion pas ndeshjes së Kosovës me shumë ndeshje interesante.

Derbi i xhiros së tetë do të zhvillohet të enjten mbrëma mes GO+ Peja dhe Trepçës, që është përballja e fundit e kësaj xhiro. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë emocione dhe kështu pritet të enjten, me të dy skuadrat që kanë dhuruar shumë spektakël në këtë edicion dhe kanë ambicie të mëdha. Pejanët kanë gjashtë fitore e një humbje, derisa mitrovicasit katër fitore e dy humbje. Në takimin e parë në Mitrovicë fituan verdhezinjtë 80:86.

Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli është një përballje ku dy skuadrat synojnë fitoren, pasi që kohët e fundit nuk kanë pasur shumë rezultate pozitive. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa therandasit një fitore e gjashtë humbje. Takimin e parë në Therandë e fituan kryeqytetasit 76:78, ndërsa edhe takimi i së mërkurës do të zhvillohet në Therandë.

Rahoveci 029-Bora po ashtu është një përballje shumë interesante dhe shumë e rëndësishme. ‘Vreshtarët’ kanë tri fitore e katër humbje, kurse prishtinasit një fitore e pesë humbje. Duelin e parë në kryeqytet e fitoi skuadra nga Rahoveci me rezultat 84:95.

Të enjten do të sfidohen Bashkimi me Vëllaznimin, ndeshje që do të zhvillohet në Gjakovë, pasi takimi i parë ishte zhvilluar në Prizren. Portokallezinjtë janë skuadra e vetme pa asnjë humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse Kuqezinjtë një fitore e gjashtë humbje. Përballjen e parë e fituan prizrenasit 69:106.

ProCredit Superliga-Java 8

E mërkurë

18:45 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

18:45 Rahoveci 029-Bora

E enjte

18:45 Bashkimi-Vëllaznimi

20:00 GO+ Peja-Trepça

Sindikata e Minatorëve ngre alarmin, thonë se kushtet në Trepçë janë të rrezikshme dhe të papranueshme

24 November 2025 at 11:23


Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar rreth kushteve të punës në Minierën me Flotacion të Trepçës.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ata kërkojnë që vëmendja e qeverisë të kthehet nga minierat me plane konkrete.

Po ashtu në reagim thuhet se kushtet aktuale janë të rënda, të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Pajisjet e vjetruara janë ndër shkaqet kryesore. Ato nuk plotësojnë standardet më elementare të sigurisë. Çdo herë që përdoren, rreziku për lëndim është pranë. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së investimeve për shumë vite me radhë. Ne detyrohemi të sakrifikojmë, të punojmë me makineri të lodhura e me kushte të rrezikshme, vetëm që të sigurojmë të hyrat minimale për pagat tona”, thuhet në reagim.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Sindikatës:

Situata në minierë ka arritur në një pikë ku nuk mund të heshtet më. Përveç rrezikut të përditshëm që sjell profesioni ynë, ne po punojmë në kushte që nuk i plotësojnë as kërkesat minimale të sigurisë. Trajnimet e domosdoshme për sigurinë dhe shëndetin në punë mungojnë, edhe pse me ligj duhet të mbahen rregullisht për çdo punëtor”.

Çdo ditë jemi dëshmitarë të lëndimeve të rënda e të lehta brenda minierës. Shumë kolegë tanë kanë mbetur me pasoja të përhershme në shëndet, e shumë të tjerë me lëndime që nuk shihen nga askush përveç regjistrave të brendshëm. Ky numër është alarmues dhe nuk mund të trajtohet më si statistikë e ftohtë. Kjo është jeta e minatorëve që rrezikojnë për të mbajtur minierën gjallë.

Pajisjet e vjetruara janë ndër shkaqet kryesore. Ato nuk plotësojnë standardet më elementare të sigurisë. Çdo herë që përdoren, rreziku për lëndim është pranë. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së investimeve për shumë vite me radhë. Ne detyrohemi të sakrifikojmë, të punojmë me makineri të lodhura e me kushte të rrezikshme, vetëm që të sigurojmë të hyrat minimale për pagat tona.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Investimet në Trepçë nuk janë dëshirë, janë domosdoshmëri.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë së re, kujtdo që do të marrë përgjegjësinë pas zgjedhjeve, të kthejë vëmendjen kah minierat. Duhet një plan i qartë, serioz dhe afatgjatë për sektorin minerar, me investime të drejtpërdrejta në Trepçë, sepse pa minatorët nuk ka prodhim, e pa prodhim nuk ka Trepçë.

Po ashtu, kërkojmë nga menaxhmenti që menjëherë të nisë trajnimet e sigurisë dhe të ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse pa asnjë vonesë.

Kushtet aktuale janë të rënda, të rrezikshme dhe të papranueshme. Minatorët nuk mund të presin më. /Telegrafi/


Trepça e fiton derbin e rivalëve ndaj Prishtinës

23 November 2025 at 19:30


Trepça e ka fituar derbin e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës në “Pallatin e Rinsië dhe Sportit”.

Skuadra mitrovicase fitoi me pesë pikë dallim 75-80 (15:24, 17:24, 17:14, 26:18).

Trepça e nisi fuqishëm për ta mbyllur çerekun e parë me nëntë pikë epërsi 15:24. Torcida vazhdoi njëjtë edhe në çerekun e dytë, për ta mbyllur me shtatë pikë epërsi, ose thënë më ndryshe shkuan në pushim me plot 16 pikë dallim.

Prishtina pastaj nisi këndelljen në çerekun e tretë, por Trepça u kthye shpejtë, kësisoj avancuan me vetë m tre pikë para 17:14. Në çerekun e fundit, “bardhëkaltërit” ishin shumë më të mirë me tetë pikë përpara, por të pamjaftueshëm për ndonjë këndellje.

Më i dalluari te Trepça Ja’cori Payne me 23 pikë, dy topa të kthyer e dy asistime, ndërsa te Prishtina nuk mjaftoi Adrio Bailey me 25 pikë./Telegrafi/

Trepça mposhtet nga Anwili në ndeshjen e fundit të tyre në FIBA Europe Cup

19 November 2025 at 20:51


Kampionia e Kosovës, Trepça ka zhvilluar ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.

‘Xehetarët’ në ndeshjen e fundit u mundën nga Anwil në Poloni me rezultat 96:78 (21:17, 32:19, 21:22, 22:20).

Dallimi u bë në pjesën e parë, që i takoi skuadrës polake, 53:36, derisa pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por mjaftoi për skuadrën polake.

Në një grup të vështirë, mitrovicasit përfunduan grupin pa fitore, derisa Anëil me tri fitore e tri humbje.

Chad Brown kishte 19 pikë për mysafirët, JaCori Payne e mbylli ndeshjen me 18 pikë, derisa Mikaile Tmusiq me 17.

Braunschweig dhe PAOK do të luajnë për vendin e parë./Telegrafi/

Trepça pëson disfatën e pestë në FIBA Europe Cup – mposhtet nga Braunschweig

12 November 2025 at 20:50


Skuadra e Trepçës nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në përballjen e radhës në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur në udhëtim nga Basketball Lown Braunschweig me rezultatin 80:70.

Për mitrovicasit, kjo ishte një tjetër ndeshje e vështirë në një kampanjë që ka qenë plot sfida, ndërsa atyre u ka mbetur edhe një duel për ta përmbyllur fazën e grupeve, përballja me Anwil më 19 nëntor, në Poloni, me fillim nga ora 18:30.

Gjermanët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 25:13. Trepça reagoi në periudhën e dytë, të cilën e fitoi 16:14, por në pushim shkoi me dhjetë pikë disavantazh (39:29).

Vendësit e shtuan epërsinë në pjesën e tretë, duke e fituar atë 30:17, për të hyrë në çerekun e fundit me rezultat të thellë në favor, 69:46.

Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit, “xehetarët” ndezën ndeshjen. Me një seri të fuqishme 18:0, ata arritën ta ngushtojnë rezultatin në 72:64, duke e rikthyer plotësisht rivalitetin në parket.

Vetëm tre minuta e 49 sekonda para fundit, Grant Sherfield shënoi trepikëshin e parë për Braunschweigut në këtë periudhë, duke ndalur hovin e Trepçës.

Deri në fund, skuadra gjermane ruajti qetësinë dhe arriti ta menaxhojë rezultatin, duke fituar me dhjetë pikë dallim.

Mustapha Amzil ishte më i miri për Trepçën, me 18 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Drilon Hajrizi kontribuoi me 15 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Trepçës në këtë garë evropiane, por skuadra nga Mitrovica ende nuk ka arritur ta kalojë fazen grupore./Telegrafi/

Trepça bie sërish ndaj PAOK-ut, dramë deri në sekondat e fundit në “Minatori”

5 November 2025 at 21:04


Trepça vazhdon ta kërkojë fitoren e parë në “FIBA Europe Cup”, pasi u mposht edhe në përballjen e dytë nga PAOK-u i Selanikut, këtë herë në Mitrovicë, me rezultat të ngushtë 77:75.

Në palestrën “Minatori” atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa skuadra vendëse zhvilloi një ndeshje shumë më të mirë krahasuar me sfidën e parë në Greqi, të cilën e kishte humbur 85:74.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Trepçës, 38:37, me lojë të baraspeshuar dhe me mbrojtje të forta nga të dyja skuadrat. Çereku i parë përfundoi 16:16, ndërsa i dyti i takoi mitrovicasve 22:21.

Në periodën e tretë, grekët morën avantazhin me rezultat 20:16, por gjithçka u vendos në dhjetë minutat e fundit.

Batin Tuna ndezi shpresat e vendasve me një treshe të saktë që e çoi Trepçën në epërsi 73:72, dy minuta para fundit.

Megjithatë, gabimet në sulm i kushtuan shtrenjtë skuadrës kosovare, teksa PAOK përfitoi dhe ktheu rezultatin në favorin e vet.

JaCori Payne ishte më i dalluari për Trepçën, duke realizuar pikët e fundit për 77:75 dhe duke provuar në çastet e fundit edhe një treshe për ta kthyer ndeshjen, por tentativa e tij nuk u konkretizua.

Pas kësaj humbjeje, kampionia e Kosovës regjistron disfatën e katërt radhazi në grup, pas atyre ndaj Braunschweigut (84:70) dhe Anwilit (97:87).

Edhe pse rezultatet nuk kanë qenë në favor, performanca ndaj PAOK-ut tregoi përmirësim dhe shpirt gare që skuadra e Trepçës do të kërkojë ta shfrytëzojë në ndeshjet e mbetura./Telegrafi/

Zyrtare: Tahir Lushtaku emërohet trajner i Trepçës

3 November 2025 at 13:42


Trepça është bërë me trajner të ri pas largimit të Emin Baliqit.

Skuadra mitrovicase i ka besuar postin e të parit të shtabit teknik Tahir Lushtakut.

Lushtaku ka drejtuar më parë Drenicën dhe ka për synim që ta rikthejë Trepçën në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë nga KF Trepça:

Tahir Lushtaku emërohet trajner i ri i KF Trepça

Klubi i futbollit Trepça ju njofton se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri.

Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.

Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakteDeklaratë nga trajneri i ri, z.Lushtaku.




“Falënderoj klubin për besimin. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart kjo fanellë falënderoj presidentin e klubit z.Nexhmedin Haxhiu si dhe Ajet Shoshollin dhe Rafet Prekazin do të jap maksimumin për të rikthyer energjinë, besimin dhe rezultatet pozitive".

"Trepça është klub i madh dhe me histori ka potencial, me punë e përkushtim do të mundohemi ta tregojmë në fushë", tha Lushtaku.

KF Trepça i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re. /Telegrafi/

Trepça shënon fitore dramatike ndaj Golden Eagle Yllit

1 November 2025 at 21:15


Trepça shënoi fitore dramatike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67:65në javën e katërt të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte i paparashikueshëm e me shumë kthesa, e më pas vendasit kishin epërsi të lehtë, duke e fituar këtë pjesë 20:18.

Periudha e dytë i takoi tërësisht mysafirëve, që kishin epërsi deri në 13 pikë, 27:40, kurse pjesa e parë përfundoi 30:40.

Edhe në periodën e tretë, therandasit ruajtën epërsinë, kurse me tre pikë në fund nga mitrovicasit, shifrat pas 30 minutash ishin 46:53.

Drama u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur vendasit u rikthyen fuqishëm për të kaluar në epërsi 58:57, e më pas u zhvillua përballje shumë interesante, duke u vendosur në fund në Ja'cori Payne me dy pikë nga gjuajtjet e lira, tre sekonda nga fundi.

Ja'cori Payne kishte 18 pikë te vendasit, derisa Trevon Allen 24 te mysafirët.

Trepça ka dy fitore e dy humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e tri humbje./Telegrafi/

Trepça vazhdon me rekord negativ në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Anwili

29 October 2025 at 20:51


Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, nuk ka arritur të ndalë serinë e rezultateve negative në “FIBA Europe Cup”.

Të mërkurën, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, skuadra mitrovicase pësoi humbjen e tretë radhazi, duke u mposhtur nga Anwili polak me rezultatin 97:87.

Ndeshja nisi në favor të mysafirëve, të cilët dominuan çerekun e parë 32:23. Trepça reagoi në çerekun e dytë, duke fituar 18:12 dhe rikthyer shpresën për rikuperim.

Megjithatë, vendimtare rezultoi periudha e tretë, ku polakët arritën të krijojnë një epërsi vendimtare 27:16.

Çereku i fundit u fitua nga mitrovicasit 30:26, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Te Trepça, më efikas ishin Mustapha Amzil dhe Jacori Payne, secili me nga 17 pikë. Amzil shënoi edhe pesë kërcime dhe një asist, ndërsa Payne kontribuoi me katër kërcime dhe dy asistime.

Kjo ishte humbja e tretë e Trepçës në garën europiane, pas dy disfateve të mëparshme: 85:74 ndaj PAOK-ut në Greqi dhe 84:70 kundër Braunschëeigut në Mitrovicë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Adis Beqiragic duket se po kalon një periudhë të vështirë, pasi dy humbje ka pësuar edhe në Superligën e Kosovës, përfshirë atë ndaj Bashkimit të Prizrenit të dielën e kaluar./Telegrafi/

Trepça mposhtet nga skuadra gjermane Braunschweig në “Minatori”

22 October 2025 at 20:55


Trepça luftoi deri në fund, por nuk arriti fitore. Mitrovicasit u mundën nga skuadra gjermane Braunschweig me rezultat 70:84.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por vendasit me gjashtë pikë radhazi në fund, fituan këtë pjesë 18:14.

Skuadra gjermane u kundërpërgjigj në periudhën e dytë me ‘monedhë të njëjtë’, 14:20, për të shkuar në pushim me shifrat 32:34.

Lojë tërësisht interesante u zhvillua në periodën e tretë, me shumë rikthime, duke përfunduar 24:24, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 56:58.

Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, mysafirët ishin më të mirë për të triumfuar 70:84.

Kjo ishte humbja e dytë për Trepçën në grupet e FIBA Europe Cup, derisa fitorja e dytë për skuadrën gjermane.

Te vendasit u dalluan Adnan Arslanagiq me 20 pikë e tetë asistime, Chad Broën me 16 pikë e pesë kërcime dhe Mustapha Amzil me 13 pikë e dhjetë kërcime.

Ndeshjen e ardhshme, Trepça e zhvillon ndaj Anwil-it në “Minatori” më 29 nëntor./Telegrafi/

Trepça regjistron fitoren e parë, mposht Vëllaznimin

19 October 2025 at 23:05


Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion. Kampionët fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 85:105 (20:35, 22:26, 16:21, 27:23), në javën e dytë të ProCredit Superligës, sfidë që u zhvillua në Mitrovicë.

Mitrovicasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, për të shënuar fitore të merituar. ‘Xehetarët’ fituan çerekun e parë bindshëm, 20:35, derisa për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë 22:26, dhe atë të tretë 16:21. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndryshim të madh dhe Trepça fitoi 85:105.

Marques Warrick u dallua te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa te Trepça pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, ku u dalluan Batin Tuna me 24 pikë, dhjetë pikë e gjashtë asistime dhe Mustapha Amzil me 22 pikë e shtatë kërcime.



Kjo ishte fitorja e parë për Trepçën, derisa humbja e dytë për skuadrën kuqezi./Telegrafi

❌
❌