Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rriten rastet e atakut kardiak, mjekët: Shkak, duhani dhe kequshqyerja

By: armand
7 December 2025 at 15:47

Rastet e atakut kardiak janë shtuar kohët e fundit. Alarmi ngrihet nga mjeku kirurg në Vjenë, Aurel Toma dhe Shef i kardiologjisë në Luzern, Florim Cuculi. Sipas tyre, faktorët kryesorë të atakut kardiak janë duhani, ushqimi dhe tensioni i lartë. Rastet e atakut kardiak po njohin rritje kohët e fundit. Mjeku kirurg i kardiologjisë hemodinamike […]

The post Rriten rastet e atakut kardiak, mjekët: Shkak, duhani dhe kequshqyerja appeared first on BoldNews.al.

Arrestet kardiake prekin të rinjtë/ Mjekët: Grupmoshat 20-30 vjeç duhet të bëjnë kontrolle

7 December 2025 at 13:54

SHQIPËRI- Zemra nuk po lë vetëm moshën e tretë.  Vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të humbjeve të jetës si pasojë e arresteve kardiake. Shqetësuese për mjekët mbetet ulja e moshës, ku gjithnjë e më shpesh po preken të rinjtë.

“Vitet e fundit kemi një numër të lartë të arresteve kardiake. Shpesh ndodhin në rrugë, në shtëpi, në punë, apo shpesh neve na ndodhin edhe në urgjencë. Vjen pacienti me dhimbje gjoksi, apo aritmi, dhe në atë momente mund të kryej arrest kardiak. Aq më tepër që shtimi është tek moshat e reja. Në qoftë se, para viteve 2000, djali sillte babain për infarkt apo ndërhyrje koronografike, në kohët e sotme shohim që babai sjell djalin”.

Infarkti nuk është gjithmonë shkaku i një arresti kardiak. Tek të rinjtë, mjeku kardiolog Edjon Hajro thotë se shpesh arresti vjen nga aritmitë malinje dhe patologji të lindura, të cilat nuk zbulohen në kohe.

“Shohim edhe moshat 20-30 vjeç që vijnë me infarkte, por, jo sa herë është ky faktori kryesor i këtyre sëmundjeve. Arresti kardiak, shpesh herë tek moshat e reja është i shkaktuar nga aritmitë malinje, shpe4sh edhe anashkalohen…

Ndër faktorët që rrisin rrezikun, bluzat e bardha krahas kequshqyerjes, abuzimit me alkoolin dhe drogën, theksojnë stresin. Mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta, sidomos për ata me trashëgimi dhe sëmundje kronike.

“Ushqyerja, alkooli, drogat dhe mungesa e kontrolleve ndikojnë shumë. Ata me trashëgimi familjare apo ankth duhet të bëjnë kontrolle periodike.”

Problemet kardiovaskulare dhe ato të zemrës vazhdojnë të renditen në krye të listës së sëmundshmërive në vend, duke u klasifikuar si shkaktarët me numrin më të lartë të vdekjeve në popullatë./abcnews.al

“Mjekët thanë se do të vdisja”, banorja e BBVK rrëfen përballjen me vdekjen

By: D Marku
25 November 2025 at 19:58

Sasa dhe Kushtrimi janë parë mjaft të afruar me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshime për një romancë të re në BBVK.

Gjatë një momenti në tarracë, teksa po bisedonin, Sasa i komentoi Kushtrimit për syzet që ai ia kishte dhënë Edit.

Kushtrimi u përgjigj: “Veç mos me i pëlqy dikujt diçka, se e tij bëhet në çast”.
Kjo fjali u bë nxitje që Sasa t’i drejtonte një pyetje më të drejtpërdrejtë.

“E çka nëse më pëlqen ti mua, a bëhesh i imi në çast?”, e pyeti ajo.
Kushtrimi iu përgjigj menjëherë: “Menjëherë”, duke shtuar se ajo ishte pyetja më e mirë që i ishte bërë që nga hyrja në shtëpi.

Në disa momente të tjera, dyshja janë parë të afruar dhe të përqafuar.

The post “Mjekët thanë se do të vdisja”, banorja e BBVK rrëfen përballjen me vdekjen appeared first on Albeu.com.

Pacienti humbi jetën nga neglizhenca gjatë trajtimit mjekësor, procedohet mjekja në Fier

14 November 2025 at 12:22


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një pacient ka humbur jetën në spital si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor.

Për pasojë është proceduar mjekja, shtetasja me iniciale B.B., 56 vjeçe.

“Procedohet shtetasja B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/

Buxheti 2026/ Rama: Nisim indeksimin e pagave, ja cilat janë katëgoritë që përfitojnë

By: V K
6 November 2025 at 11:53

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore.

Edi Rama: Ka një tjetër lajm të mirë, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror apo vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.

Kjo është politikë e re pagash, e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 mln euro që në vitin e parë 2026 shumës që mandate i katërt do të vendosë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.

Kështu konkretisht 10.600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë në muaj.

Për specializantë të administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë, mësuesit do të përfitojnë pagë 300 lekë më shumë në muaj.

Për herë të parë në sistemin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131.700 në 143.500 lëke në muaj.

Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186.000 në muaj, për infermieret nga 87.000 në 92.500 në muaj.

Po ashtu edhe për punonjësit e policisë së shtetit, do të ketë rritje edhe për vjetërsinë në punë.

Për gradat më të ulta përkthehet në një rritje mesatare me 500 lekë në muaj.

Për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vite sipas gradave, pagat rriten si më poshtë:

Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë në 84.500, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë.

Për nënkomisarët paga do të rritet nga 95.500 në 101.000 lekë me shtesën për kushtet e punës dhe ushqimin shkon në 116 mijë lekë.

Për komisarët nga 105000 në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës e ushqimin shkon në 125.600 lekë.

Për drejtuesit e thjeshtë nga 230.500 shkon në 141.450 lekë që me shtesë e ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë.

Janë të gjitha lajme të mira për të gjitha këto kategori.

The post Buxheti 2026/ Rama: Nisim indeksimin e pagave, ja cilat janë katëgoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Eksodi i bluzave të bardha, mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës

31 October 2025 at 07:30

Në Kosovë, largimi i qytetarëve drejt Evropës është bërë prej kohësh një fenomen masiv. Por kur ky trend përfshin edhe ata që kujdesen për shëndetin e popullit, mjekët, infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë, atëherë rreziku nuk është vetëm shoqëror, por edhe ekzistencial për sistemin shëndetësor të vendit.

Vetëm gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 167 mjekë kanë marrë certifikatën etike-profesionale me qëllim punësimi jashtë vendit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, mbi 60 mjekë tashmë janë larguar, ndërsa deri më shtator janë regjistruar 111 kërkesa të reja. Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, sepse pas tyre fshihen edhe dhjetëra infermierë dhe teknikë që çdo vit kërkojnë rrugën drejt Gjermanisë, Zvicrës e shteteve të tjera të BE-së.

Megjithatë, në praktikë, të dhënat flasin ndryshe: çdo muaj Kosova humb disa prej kuadrove të saj më të kualifikuara.

Arsyet e ikjes

Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por që kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri tek kushtet e punës. Paga e një mjeku specialist në Gjermani është disa herë më e madhe se ajo e kolegut të tij në Kosovë. Një mjek në Gjermani arrin të fitojë mesatarisht mbi 6.000 euro në muaj, ndërsa në Kosovë një mjek specialist merr rreth 1.200 euro, duke treguar një dallim shumë të madh në vlerësimin financiar të profesionit.

Kushtet e punës janë një tjetër arsye: ka mungesë pajisjesh, sallat e operacionit janë larg të qenit moderne dhe edhe stafi mbështetës shpesh herë mungon. Në spitalet kryesore të vendit, kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një infermiere kujdeset për 16-20 pacientë gjatë një dite dhe kjo është përtej normales.

Një tjetër arsye e largimit, apo ajo që konsiderohet eksodi i bardhë, është edhe mungesa e perspektivës. Specializimet shpesh herë merren mbi bazë të nevojës së përcaktuar nga shteti dhe jo dëshirave të mjekëve të rinj, andaj mungesa e këtyre mundësive për specializime të avancuara, kërkime shkencore dhe ngritje profesionale, po i shtyn mantelbardhët drejt migrimit.

Kosova rrezikon të mbetet pa shtyllën e saj kryesore të shëndetësisë

Por nëse ikja e mjekëve nuk ndalet, Kosova rrezikon të mbetet pa shtyllën e saj kryesore të shëndetësisë. Sistemi spitalor, tashmë i dobët, mund të përballet me kolaps, duke lënë mijëra pacientë pa kujdes bazik.

Nga muaji i kaluar Spitali i Mushkërive në Pejë, institucioni i vetëm në Kosovë që trajton tuberkulozin dhe sëmundje të tjera të mushkërive, themeluar rreth viteve ‘50, po përballet me mungesë pulmologësh. Megjithëse faktikisht “spitali është mbyllur”, drejtuesit e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë kanë deklaruar se Reparti i Pulmologjisë nuk është mbyllur dhe nuk ka ndërprerë shërbimet. Kur ka mungesë të mjekëve, pacientët trajtohen nga mjekë internistikë, dhe rastet më të komplikuara referohen në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK-Prishtinë.

“Migrimi po gërryen themelet e shoqërisë kosovare: Jo vetëm mjekë, por punëtorë nga të gjithë sektorët po ikin”

Eurostat raporton se gjatë pesë viteve të fundit, mbi 200,000 shtetas të Kosovës kanë kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Evropian, një shifër që i korrespondon më shumë se 12% të popullsisë së përgjithshme. Për vitin 2024, rreth 39,000 kosovarë aplikuan për leje qëndrimi në Evropë, dhe thuajse gjysma u vendosën në Gjermani. Këto shifra pasqyrojnë një trend migrimi të vazhdueshëm, i nxitur kryesisht nga arsye ekonomike, arsimore dhe kërkesa për standarde më të larta jetese.

Ndërsa largimi i mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të shëndetësisë është dokumentuar shumë, të dhënat tregojnë se edhe shumë profesionistë jashtë këtij sektori po mendojnë ose veprojnë për t’u larguar nga Kosova.

Punëtorë nga sektori i ndërtimtarisë; Industria e ndërtimit është ndër sektorët me përqindjen më të lartë që kanë prirje për emigrim. Sipas një raporti të Institutit GAP, rreth 18.7% e njerëzve nga ky sektor kanë shprehur dëshirë të largohen.

Hotelieri, gastronomi dhe shërbime të mikpritjes: Edhe këta sektorë renditen lart sipas GAP-it sa i përket prirjes për emigrim, gjithashtu me rreth 18.7% nga të intervistuarit që punojnë në këto fusha.

Tregtia dhe prodhimi: Këto dy sektorë gjithashtu janë ndër më të prekurat, posaçërisht për shkak të pagave të ulëta, mungesës së sigurimeve dhe ambienteve jo të qëndrueshme pune. Për këto sektorë, përqindjet e dëshirës për emigrim janë rreth 18.1% (tregtia) dhe 12.9% (prodhimi).

Edhe profesionistë të tjerë tekniko-administrativë, që kanë aftësi të specializuara, ose punojnë në shërbime që kërkojnë përmirësim të kushteve, po largohen si nga mungesa e mundësive për zhvillim profesional, ashtu edhe për mungesë stabiliteti ekonomik.

Pa të dhëna zyrtare

Ministria e Shëndetësisë nuk ka të dhëna konkrete për ikjen e mjekëve nga Kosova, ashtu siç nuk kanë as dikasteret e tjera për zbrazjen e trurit nga vendi. Rreziku dhe pasojat e këtij fenomeni shtrihen nga humbja e fuqisë punëtore dhe zvogëlimi i popullsisë, deri te deficiti i kuadrove në të gjitha fushat.

Raporti i OBSH-së: 51% e mjekëve në Shqipëri të moshës 25-44 vjeç

23 October 2025 at 22:30


Por, për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në rastin e Shqipërisë kjo rrezikon qëndrueshmërinë e ardhshme të sistemit shëndetësor. Kjo për disa arsye.

Faktorë kryesorë mbeten numri i ulët i mjekëve dhe emigrimi i lartë i tyre. Sipas OBSH-së, krahasuar me ekonomitë e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të mjekëve të diplomuar.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ka dhe një shkallë emigrimi prej 18%, çka përbën një faktor i rëndësishëm që çon në numër të ulët të stafit mjekësor në Shqipëri.

Sipas OBSH-së, mosha e re e mjekeve krijon dispozitë për largime nga vendi.

Shtetet me numrin më të lartë të mjekëve shqiptarë janë Gjermania, Anglia, Italia, Kanadaja, Greqia dhe Amerika.

Aktualisht, Shqipëria ka 220 mjekë për 100 mijë banorë, gati dyfish më pak se mesatarja e vendeve te BE-së, që është 389 për 100 mijë banorë.

Për të frenuar largimin e mjekëve, qeveria vendosi që të gjithë studentët që ndjekin studimet për mjekësi, janë të detyruar që pas përfundimit të studimeve të punojnë në institucionet shëndetësore publike për një periudhë tre vjecare./Tv Klan

Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë

18 October 2025 at 14:24

Enduela Mema, 26 vjeçe, që në foshnjëri ka kaluar temperaturë të lartë, çka i ka shkaktuar paralizë cerebrale. Në moshën 10-vjeçare ka dalë në KEMP dhe është trajtuar me pagesë të pjesshme invaliditeti, ndërsa pas moshës 20-vjeçare ka humbur çdo aftësi për të lëvizur dhe dergjet në shtrat. Për të kujdeset nëna, e cila nuk i mban […]

The post Memaliaj/ 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët “vizitë” me WhatsApp, s’i japin kemp të plotë appeared first on BoldNews.al.

Një brushë dhëmbësh në lukth? Doktor Petrit Mulaku tregon një rast të pazakontë

13 October 2025 at 13:42


Në episodin më të fundit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, doktor Petrit Mulaku, tregoi një prej rasteve më të pazakonta që ka përjetuar në karrierën e tij.

Ky rast sipas tij nuk ka ndodhur në Kosovë, por në Emiratet Arabe, aty ku edhe ka ushtruar profesionin e tij një kohë të gjatë.



"Një rast i çuditshëm më ka ndodhur kur një prind e ka sjellë vajzën e vet duke thënë se e ka përbi brushën e dhëmbëve në lukth," rrëfen doktori. "Me thënë të drejtën, menduam që po bënte hajgare me ne, pasi brusha e dhëmbëve nuk është objekt i vogël që të kalojë aq lehtë në lukth".

Ai tha se në fillim e morën me dyshim rrëfimin e prindit, pasi situata dukej e pabesueshme.

“Ai erdhi duke qeshur dhe tha: ‘Vajze e ka një brushë në lukth’. U munduam ta qetësojmë dhe e pyetëm nëse ishte i sigurt për atë që thoshte. Por ai këmbëngulte që vajza e tij e kishte përbi me të vërtetë brushën”.

Pas një kontrolli me ultrazë, Mulaku tha se nuk u gjet ndonjë gjurmë konkrete, pasi materiali plastik i brushës nuk duket qartë në këtë lloj imazherie.

“I thashë: ‘Zotëri, vajzën duhet ta çosh te psikologu, nuk ke punë me ne.’ Por ai na tha me bindje se vajza nuk trillon dhe se e kishte përbi me të vërtetë brushën”, vazhdon doktori Mulaku.

Po doktor Mulaku tregoi se prindi nuk u dorëzua.

"Shkoi në një spital tjetër dhe kërkoi një CT të abdomenit, ku doli se në fakt brushën e dhëmbëve e kishte në lukth, ashtu siç kishte thënë që në fillim. U kthye dhe na tha: 'E shikoni që është brushë?’ Dhe përnjëmend, ka qenë për ne e habitshme, sepse ishte diçka e pazakontë”.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com


Zbulimi i hershëm shpëton jetë! Mjekët: Ka shumë raste kur sëmundja nuk jep shenja

12 October 2025 at 13:37

SHQIPËRI- Edhe pse nuk ka pasur asnjë histori në familje me kancer të gjirit, e cila sipas mjekëve shërben si faktor kyç në riskun e diagnostikimit me këtë sëmundje, 59-vjeçarja Frida Çuçi kryen rregullisht kontrolle, duke mos pritur vetëm tetorin rozë.

“Unë jam gjithmonë ndjekëse e këtyre gjërave, dhe për shkak të moshës. Kontrollin e bëj çdo vit, siç më rekomandon mjeku i familjes, për ti bërë një parandalim. Unë e bëra muajin që kaloj, gjithmonë bëj kontrolle, bëj dhe check up. Jam e rregullt, dhe shpresoj edhe të tjerat, që të shpëtoj jetën.

Çdo ditë 50 gra dhe vajza kanë kryer mamografinë në javën e parë të tetorit, në Poliklinikën e specialiteteve nr.3 në kryeqytet.  Gjatë muajit të sensibilizimit të luftës ndaj kancerit të gjirit, ndërgjegjësimi shtohet dhe fluksi shtohet thonë mjekët imazheristë, bashkë me apelin që ndërgjegjësimi duhet të jetë të 365 ditët e vitit.

“Muaj tetor është ndërgjegjësim, dhe në raport me muajt e tjerë është krejt ndryshe. Numri më i larë, ka më shumë fluks, dhe interesi është në rritje. Në ditët e para nuk kemi parë  aq  shumë, po vjen numri në rritje. Sot për shembull kishim rreth 50-60 raste”, tha ai.

Për  kapjen e sëmundjes në fazat e hareshme, ekzaminimi është i thjeshtë,  mjafton një eko gjiri apo mamografi, të cilat nuk kërkojnë as rekomandim nga mjeku i familjes.

Kanceri i gjirit konsiderohet si sëmundja e heshtur, pasi në shumicën e rasteve ajo nuk sinjalizon.  Dhe, sipas mjeku imazherist Lirjan Kusha, ka plot raste kur gratë vijnë për kontrolle pa pasur asnjë ankesë, por, pas ekzaminimeve aparaturat kanë fiksuar imazhe, të cilat janë parë si problematike për ta.

“Nuk ka nevojë për rekomandim, mjafton të vijë. Ka raste plotë kur s’ka pas asnjë shenjë, dhe ka dal me probleme dhe e kemi nis për mamografi dhe pastaj për kontrolle në QSUT. Do rekomandoja kontrolle për gjithë vitin”.

Në të gjithë vendin, sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani janë kryer 779 mamografi falas të shpërndara në 16 poliklinika e spitale, dhe dy njësi lëvizëse.

Shpesh herë mjekët apelojnë për ndërgjegjësim të grave dhe vajzave për depistim të hershëm, pasi shpëton jetë, thirrjes së tyre, u bashkohet dhe Frida me mesazhin se përkujdesja ndaj shëndetit sot, kthehet në cilësi jetese nesër.

“Thjesht për përkujdesje ndaj vetes, dhe të jetojmë me cilësi. Kujdesi ndaj vetes parandalon dhe shpëton jetën”/abcnews.al

 

 

Dështim i sistemit: Si mjekët e ndaluar lëvizin nëpër Europë, duke i lënë pacientët të pambrojtur

5 October 2025 at 20:00

Sistemet e dështuara të paralajmërimit, vetëkënaqësia zyrtare dhe mungesa e llogaridhënies bëjnë që mjekët që kanë humbur licencat e tyre mjekësore për shkak të shkeljeve të rënda të mund të zhvendosen dhe të ushtrojnë profesionin në vende të ndryshme të Europës, dhe më tej. Kur John u takua me doktor Iuliu Stan në një spital […]

The post Dështim i sistemit: Si mjekët e ndaluar lëvizin nëpër Europë, duke i lënë pacientët të pambrojtur appeared first on BoldNews.al.

​Mjekët bullgarë ofrojnë kontrolle falas për 350 persona në rajonin e Shqipërisë

29 September 2025 at 15:29


Më shumë se 350 persona morën kontrolle mjekësore falas nga profesionistë mjekësorë bullgarë gjatë misionit të fundit të Fondacionit të Kujtesës Bullgare në rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, tha Fondacioni të hënën.

Iniciativa u krye me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë të Shqipërisë.

Profesionistë mjekësorë nga Spitali Shën Ivan Rilski në Sofje, Spitali Shën Gjergji në Plovdiv, Reverse Dermatology dhe Qendra Mjekësore Heidelberg morën pjesë në iniciativë, duke mbuluar kardiologjinë, mjekësinë e brendshme, endokrinologjinë, reumatologjinë dhe dermatologjinë.

Ndër problemet shëndetësore më të diagnostikuara ishin gjendjet e lëkurës si ekzema dhe rosacea, duke përfshirë rastet e tumoreve të lëkurës të referuara për ndërhyrje kirurgjikale. U vunë re edhe gusha endemike dhe sëmundje të tjera të tiroides, tipike për zonat malore me konsum të ulët të jodit. Shumë pacientë u gjetën të vuanin nga sëmundje të rënda të kyçeve, duke përfshirë artritin reumatoid dhe ndryshimet degjenerative të shkaktuara nga puna e rëndë bujqësore, ndërsa problemet kardiovaskulare ishin gjithashtu të përhapura, me mjekët që vunë re përmirësime në disa pacientë që ishin ekzaminuar dhe trajtuar gjatë misioneve të mëparshmem shkruan BTA.

Misioni i vitit 2025 përfshinte gjithashtu profesionistë të rinj mjekësorë shqiptarë që ishin diplomuar në Bullgari dhe ishin kthyer për të mbështetur komunitetin e tyre të lindjes. Lyuba Mitre, e cila aktualisht punon si infermiere në Plovdiv (Bullgaria Jugore Qendrore), shprehu gëzim që mundi të kthehej në Shqipëri për të mbështetur komunitetin vendas. Ajo vuri në dukje se njerëzit atje janë thellësisht mirënjohës për kujdesin dhe vëmendjen e ofruar nga profesionistët mjekësorë bullgarë dhe presin vizitat e tyre me padurim të madh, transmeton KosovaPress.

Fondacioni tashmë po përgatit vizitën e ardhshme, të planifikuar për 24-26 tetor, kur ekzaminimet do të mbulojnë specialitete të reja, duke përfshirë otorinolaringologjinë, oftalmologjinë, neurologjinë, mamologjinë dhe urologjinë. /Kp/

Mjekë nga Bullgaria ekzaminojnë falas banorët e bashkisë së Pustecit

27 September 2025 at 18:32

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Për të tretin vit radhazi Fondacioni Kujtesa Bullgare dhe kryetari i tij dr. Milen Vrabevski organizuan dhe financuan vizita mjekësore falas për banorët e bashkisë së Pustecit.

Ekzaminimet, të cilat kryhen nga një ekip mjekësh bullgarë në fushat e kardiologjisë, mjekësisë së brendshme, endokrinologjisë, dermatologjisë dhe reumatologjisë, do të përfundojnë më 28 shtator dhe synojnë të ekzaminojnë të gjithë të interesuarit.

Edhe këtë vit, vizitat po kryhen me kërkesë të kryetarit të bashkisë, Pali Kolefski, qëllimi i të cilit është të sigurojë mundësi për një kujdes të specializuar mjekësor në rajonin e tij.
“Falënderoj fondacionin dhe personalisht dr. Vrabevskin për ekzaminimet. Kjo është një tjetër iniciativë e dobishme dhe e rëndësishme e tyre për banorët e Pustecit”, tha kryetari Kolefski.

Për shkak të interesit të madh dhe nevojës në rritje për nisma të tilla, Fondacioni Kujtesa Bullgare po planifikon një vizitë tjetër në fund të tetorit. Atëherë një ekip tjetër do të përfshijë mjekë të neurologjisë, ORL-së, oftalmologjisë, urologjisë dhe mamologjisë.

“Përmes kësaj iniciative, ne po japim shembullin e radhës të mirë të solidaritetit evropian. Ne bëjmë gjithçka me zemër të hapur. Jemi të lumtur që këtë vit ekipit të specialistëve iu bashkuan të rinj me origjinë nga Shqipëria që u diplomuan në mjekësi në Bullgari. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë vazhdimësi ndër brezat dhe dobinë e bashkëpunimit me Bullgarinë”, tha dr. Vrabevski për mediet.

Ekzaminimet kryhen nga mjekët e spitaleve dhe qendrave të njohura bullgare: Spitali Universitar “Shën Ivan Rilski” (Sofje), Spitali Universitar “Shën Georgi” (Plovdiv), Qendra Mjekësore Heidelberg dhe Reverse Dermatology.

Në çeljen e fushatës mori pjesë edhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, Ivaylo Kirov.

“Falënderoj dr. Vrabevskin për përqendrimin e vëmendjes së tij në zhvillimin e bashkisë së Pustecit, por veçanërisht për përpjekjet e fondacionit të tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të rajonit”, tha ambasadori Kirov.

Ekzaminimet e specializuara janë më të dobishme për banorët e moshur dhe janë jo vetëm një gjest empatie, por edhe një ndihmë e vërtetë.

“Është një gëzim për ne që mund të vizitohemi nga mjekët bullgarë. Prania e tyre këtu është një simbol mbështetjeje që do ta kujtojmë për një kohë të gjatë”, tha 70-vjeçari Dimitri Nikola, nga fshati Vërnik.

Nisma po realizohet me mbështetjen me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me dy ministri bullgare – Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat siguruan transportimin e mjekëve me aeroplanin ushtarak “Spartan”. Pajisjet mjekësore u siguruan nga kompania bullgare “Infinita”.
Edicioni i radhës i ekzaminimeve parandaluese falas në Pustec është vetëm një pjesë e nismave të rregullta të Fondacionit Kujtesa Bullgare në rajon, të cilët synojnë rritjen e cilësisë së jetës së vendasve.

Gjatë viteve të fundit fondacioni bullgar ka zbatuar një numër të madh projektesh me ndikim konkret për vendasit. Ndër tyre mund të përmendim sigurimin e autoambulancës, kamionit zjarrfikës dhe automjetit për terrene të vështira për nevojat e bashkisë, pajisjen mjekësore profesionale për Qendrën Shëndetësore të Pustecit, një godinë të lëvizshme (tip kontejner) me pajisje profesionale mjekësore për një nga fshatrat e bashkisë. Me ndihmën e “Kujtesës Bullgare” u riparua rrjeti i ujësjellësit dhe u sigurua furnizimi 24-orësh me ujë në disa nga vendbanimet e rajonit. Godina e Bashkisë së Pustecit është pajisur me mobilie dhe kompjuterë për 44 vende pune. Para më pak se një muaji u sigurua ndriçimi urban në katër fshatra: Zaroshkë, Gollomboc, Goricë të Madhe dhe Goricë të Vogël, etj.

Me të gjitha donacionet deri më sot Fondacioni Kujtesa Bullgare është investitori më i madh i huaj në rajon.

Mjekë nga Bullgaria vizita mjekësore falas për banorët e Pustecit
1 nga 2

/r.e/

The post Mjekë nga Bullgaria ekzaminojnë falas banorët e bashkisë së Pustecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr mes punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun dhe arratiset

By: V K
23 September 2025 at 12:30

Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës.

Dyshohet se shtetasi D. Ç., 32-vjeç, ka goditur me thikë kolegun e tij, M. O., 37-vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

The post Sherr mes punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun dhe arratiset appeared first on Albeu.com.

Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri

20 September 2025 at 11:19

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, janë larguar rreth 1 milionë shqiptarë nga vendi, ku Shqipërisë i është larguar “truri”, rinia e arsimuar. Eksod ka patur edhe tek bluzat e bardha, ku shumë mjekë dhe infermierë janë larguar drejt Gjermanisë, aq sa e detyroi Qeverinë që të bënte një ligj të posaçëm që […]

The post Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Rama batuta me mjekët e QSUT: Jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, ministrja është shumë e rrezikshme, uroj që mos t’ju hajë

By: V K
20 September 2025 at 11:33

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, shkëmbeu batuta me bluzat e bardha në QSUT, teksa prezantoi ministres së re, mjeken Evis Sala, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Teksa iu drejtua mjekëve Rama u shpreh se; “jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj”, duke shtuar që “nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë”, referuar faktin që ministrja Sala është pjesë e bluzave të bardha.

Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme”, u shpreh ai, duke shtuar “uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani”.

“Duke qenë se jeni komunitet i njohur për naze, është diçka që na e keni mësuar se jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, edhe për shkak edhe të stresit të madh besoj, nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë.

Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme sepse s’ka profet në fshatin e vet. Është kthyer në fshatin e vet, uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani, por së bashku të bëni që shërbimi shëndetësor të njohë në këtë qendër një xhevahir të kurorës në të gjitha kuptimet e fjalës”, tha Rama.

The post Rama batuta me mjekët e QSUT: Jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, ministrja është shumë e rrezikshme, uroj që mos t’ju hajë appeared first on Albeu.com.

Obeziteti kërcënim për fëmijët/ Mjekët: Shfaqin probleme me zemrën dhe skoliozën

14 September 2025 at 12:32

SHQIPËRI– Obeziteti tek fëmijët ka tejkaluar nënpeshën edhe në vendin tonë. Sipas mjekes Valbona Shahinaj, mbipesha tek fëmijët ka ardhur ndër vite në rritje, dhe vihet re më shumë tek mosha fillore.

“Në përditshmërinë obeziteti është shtuar më shumë, nënpesha nuk është kaq frekuente, sa është obeziteti. Dmth, kemi disbalancë të madhe. Madje duke sjell disbalancë edhe mes atyre që kemi në peshë, me ata që janë obezë. Tani po e hasim tek fëmijët e moshës fillore, para asaj 9-vjeçare. Pa bërë 10 vjeç kemi peshën 50 kilogramë, nuk i përket kësaj moshe”, tha ajo.

Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri çojnë shpesh në probleme shëndetësore të parikuperueshme, si rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, apo ato të skoliozës. Sipas specialistëve, një tjetër problem që sjell mbipesha, është caktimi i dozës së një medikamenti në rastet kur fëmija duhet të marr mjekim, si në rastet e një viroze, pasi pesha trupore nuk përputhet me moshën.

“Problemi që ne hasim, është edhe i dozimit të medikamenteve. Dozimi nuk është për moshën që ka, krahasuar me peshën që ne japim. Nëse do jepja një rast konkret, fëmija 11 vjeç dikur rreth 80 kg, dhe më pyet sesa mg duhet t’i jap ibuprofen…. Nëse do jetë me peshë më të vogël, dozimin do e bënte shumë rehat…Fillojnë problemet me sheqerin, me yndyrat, me skeletin. Se nuk është pjekur ende për të mbajtur një peshë të tillë, vijnë fëmijët me dhimbje mesi”

Specialistet, kequshqyerjen e rendisin si shkakun kryesor që ka ndikuar në rritjen e obezitetit te fëmijët, ndaj nutricionistia Arlind Garuci, në këtë fillim viti të ri shkollor, këshillon prindërit që fëmijëve t’ju japin ushqim me vete të përgatitur në shtëpi. Në mënyrë që fëmijët mos të biejn pre e ushqimeve të paketuara, produkteve si patatina, apo të pijeve me gaz.

“Tani që ka nis shkolla, këshilla ime për prindërit është t’ju japin fëmijëve ushqim me vete fëmijëve”

Sipas një raporti të publikuar disa ditë më parë nga UNICEF, për herë të parë obeziteti tek fëmijët ka tejkaluar nënpeshën në të gjithë botën. Në të njëjtin studim thuhej se sot, 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jetojnë me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin./abcnewa.al

 

 

Mjekët zviceranë hyjnë në grevë urie për Gazën

8 September 2025 at 21:58

Mjekët zviceranë filluan një protestë urie jashtë parlamentit të hënën për shkak të luftës në Gaza, duke i bërë presion Bernit që të mbajë një qëndrim më kritik ndaj trajtimit të enklavës palestineze nga Izraeli.

Zvicra ka dënuar disa veprime izraelite në konflikt, siç është sulmi ndaj një spitali muajin e kaluar, por është përmbajtur nga hapat më të fortë të kërkuar nga protestuesit, siç është vendosja e sanksioneve ndaj Izraelit ose njohja e një shteti palestinez.

Mjekët janë regjistruar për të protestuar jashtë parlamentit në çifte, të veshur me stetoskopë dhe mantel të spërkatur me gjak të rremë, duke bërë me radhë agjërime 24-orëshe në një sistem stafetash gjatë gjithë seancës parlamentare të shtatorit.

“Një mantel i bardhë dikur të mbronte. Sot, nëse do të shpëtosh jetën tënde, e heq, dhe kjo është e patolerueshme që ne nuk po reagojmë ndaj kësaj”, tha profesori Pietro Majno-Hurst, kirurg dhe anëtar i Punëtorëve të Kujdesit Shëndetësor Zviceran Kundër Gjenocidit.

Protesta vjen pas veprimeve në universitetet zvicerane dhe protestave të tjera në fundjavë, ndërsa uria godet pjesë të Gazës, transmeton Telegrafi.

“Mund të themi se qeveria aktualisht është e heshtur, joaktive, do të thosha mjaft frikacake dhe i mungon shumë guximi. Dhe mendoj se sot është koha për një ndryshim”, tha profesor Karl Blanchet, drejtor i Qendrës së Studimeve Humanitare të Gjenevës, që është pjesë e protestës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Nicolas Bideau, tha se Zvicra ishte “thellësisht e shqetësuar” nga situata humanitare në Gaza, dhe bëri thirrje të përsëritura për armëpushim dhe për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Këshilli Federal beson se njohja e një shteti palestinez është pjesë e perspektivës së një paqeje të qëndrueshme bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, shtoi ai.

Zvicra, e cila ka lidhje të ngushta me Izraelin, por një traditë neutraliteti, ka zbatuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, duke shkaktuar akuza për standarde të dyfishta nga disa kritikë.

Bideau tha se Zvicra nuk ka autonomi ligjore mbi politikën e sanksioneve dhe mund të zbatojë vetëm ato të OKB-së ose partnerëve kryesorë tregtarë, të cilët deri më tani janë përmbajtur nga vendosja e sanksioneve për shkak të luftës në Gaza.

Dy qytetarë zviceranë u vranë në sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit që shkaktuan luftën në Gaza. /Telegrafi/

The post Mjekët zviceranë hyjnë në grevë urie për Gazën appeared first on Telegrafi.

Mjekët në Indi heqin binjakë parazitë nga barku i një foshnje 20-ditëshe

5 September 2025 at 10:16

Mjekët indianë kanë kryer me sukses një operacion të rrallë për të hequr “binjakë parazitë”, dy fetusë që po rriteshin brenda barkut të një foshnje 20-ditëshe. Kjo gjendje, e njohur si foetus in foetu, është jashtëzakonisht e rrallë, me më pak se 200 raste të raportuara në mbarë botën, përfshirë edhe disa raste në Indi. Ajo […]

The post Mjekët në Indi heqin binjakë parazitë nga barku i një foshnje 20-ditëshe appeared first on BoldNews.al.

Sindroma pos pushime/ Fundi i verës përjetohet me stres, mjekët: Kryeni aktivitete fizike

31 August 2025 at 12:18

TIRANË- Pas pushimeve verore, rrugët e kryeqytetit janë gjallëruar. Ndërsa qytetarët i janë kthyer rutinës me energji pozitive, dhe  objektiva të reja.

“Jemi kthyer plotë energji, jemi shplodhur”

Kjo reflektohet edhe në përditshmërinë e specialistëve të shëndetit mendor, të cilët thonë se pjesa më e madhe e qytetarëve kthehen më produktivë pas pushimeve, dhe optimist për të ardhmen.

“Pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin këtij targetgrupi, që konsiderojnë se pushimet ishin një relaks i plotë, dhe që tani duhet të kthehemi, më me fuqi dhe produktiv. Janë më produktiv në punë, dhe më të qeshur në të gjitha llojet e punëve, ndihen më me energji. Dhe këtu, do fusja ata persona që mendojnë pozitivisht për pushimet dhe rikthimin në punë. Janë ata persona që rikthimin e quajnë aktivitet dhe jo barrë”

Mjekja psikiatre Valentina Asabella, nuk përjashton as rastet kur njerëzit e përjetojnë me stres, rinisjen e aktiviteteve të përditshme pas pushimeve, si pasojë e mendimeve negative që ata krijojnë.

“Rikthimi pastaj është paksa e vështirë, se në periudhën e pushimeve ne kemi fituar lirinë, vjen momenti ku rutina na duket sikur po na e merr këtë liri. Duke menduar kështu negativisht, instalojmë një lloj lodhje pa e filluar punën, stres, çrregullim të gjumit, vetëm nga mendimi sesi do i kthehem rutinës. Janë shfaqur persona me probleme të ankthit,  edhe njerëzit që kanë kaluar pushime të mira”

Në çdo rast mjekja Asabella, këshillon qytetarët që të mendojnë pozitivisht për kthimin në punë, dhe të kryejnë sa më shumë aktivitete sportive, si ecje në natyrë, apo të ndajnë sa më shumë kohë me miqtë dhe të afërmit e tyre./abcnews.al

 

❌
❌