Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Presidentja e Parlamentit Evropian: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

By: Fax Web
3 January 2026 at 19:29

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar në një postim në platformën X se “Venezuela do të jetë e lirë” dhe se populli i vendit “meriton të jetojë i lirë pas viteve të tëra të shtypjes”.

Metsola rikujtoi gjithashtu se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nikolas Maduron si president të zgjedhur ligjërisht të Venezuelës, duke paralajmëruar se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ajo shtoi se Parlamenti Evropian ka kërkuar gjithmonë respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, mbështetje për demokracinë dhe njohjen e vullnetit të popullit venezuelian, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin.

Polonia mbyll aeroportet për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë

27 December 2025 at 12:17

Polonia mbylli dy aeroporte gjatë natës për arsye sigurie për shkak të sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, thanë sot autoritetet e aviacionit.

“Për shkak të nevojës për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszów dhe Lublin pezulluan përkohësisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombëtare e kontrollit të trafikut ajror, PANSA në platformën X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit ukrainas.

Ushtria polake njoftoi më herët se avionët e saj luftarakë ishin ngritur së bashku me avionët e aleatëve të NATO-s për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk pati shkelje të hapësirës ajrore.

Ushtria raportoi fundin e misionit rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Polonia, ka nisur të ngrejë rregullisht ajër avionët luftarakë pas sulmeve ruse ajrore në rajonet ukrainase pranë kufirit.

Megjithatë, kjo zakonisht nuk rezulton në mbylljen e aeroporteve polake./abcnews.al

“Grup i strukturuar kriminal dhe përgjim i paligjshëm”, SPAK merr nën hetim ish-kreun e Burgjeve

13 November 2025 at 12:31

TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raportoi se Ismaili po hetohet për sulmin kibernetik që iu bë adresave të email-eve të disa prokurorëve të SPAK-ut në muajin mars.

Agim Ismaili është marrë në pyetje në prani të avokatit, ndërsa po hetohet për veprat penale:
•  Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
• Grupi i strukturuar kriminal
•  Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Për këtë ngjarje kanë përfunduar në pranga dy ish-punonjës të IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjonaj.

Sipas hetimeve paraprake, hakerat kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por nuk kanë mundur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së së SPAK-ut.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërndarë dokumente të siguruara nga sulmi kibernetik te persona të tjerë.

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

By: armand
4 November 2025 at 20:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”. Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor […]

The post Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve appeared first on BoldNews.al.

Sulmet izraelite në Liban, një viktimë dhe disa të plagosur

17 October 2025 at 07:30

Nga sulmet izraelite në Libanin jugor ka humbur jetën një person dhe janë plagosur shtatë të tjerë. Ushtria izraelite njoftoi se sulmet kishin në shënjestër Hezbollahun dhe aleatët e tij.

Por nga ana e tij, Presidenti Joseph Aoun dënoi sulmet izraelite duke thënë se goditën vendndodhje politike dhe e quajti një shkelje të re të një marrëveshjeje armëpushimi të nënshkruar vitin e kaluar.

“Sulmet e vazhdueshme izraelite janë pjesë e një politike sistematike që synon shkatërrimin e infrastrukturës prodhuese, pengimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe minimin e stabilitetit kombëtar nën pretekste të rreme sigurie”, tha ai.

/abcnews.al/

Sulmet ndaj Drejtësisë, Rama nuk tërhiqet: Do merrem prapë, është çështje personale!

By: Ardit
3 October 2025 at 13:15

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar përplasjen me Unionin e gjyqtarëve si një çështje jo vetëm publike, por edhe personale. Me tone të ashpra, Rama ka akuzuar përfaqësuesit e Unionit për kërkesa të vazhdueshme për rritje pagash, duke i cilësuar si të tejkaluara dhe të pamerituara.  “Janë më […]

The post Sulmet ndaj Drejtësisë, Rama nuk tërhiqet: Do merrem prapë, është çështje personale! appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Parandalimi i destabilizimit nga Serbia, çelësi për sigurinë evropiane

3 October 2025 at 09:35


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën e diskutimit me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, foli për sigurinë e Evropës, e cila, siç tha, “është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Osmani këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Tutje ajo ka shkruar se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani një ditë më parë para nisjes së Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Danimarkë ka folur për sigurinë në rajon dhe më gjerë, gjersa theksoi se Serbia historikisht i ka trajtuar fqinjët e saj si shtete joekzistente, si shtete të përkohshme, duke vepruar ndaj tyre me agresion.

Osmani theksoi tutje se aktualisht ka dy kërcënime kryesore të sigurisë ndaj vendeve të kontinentit, njëri nga Rusia dhe tjetri Serbia. /Telegrafi/


BRUKSEL – BE: Kërcënimet e sulmeve kibernetike janë në rritje

1 October 2025 at 15:33

BRUKSEL, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale evropiane janë në rritje, me ransomware të identifikuar si kërcënimi më destabilizues, sipas një raporti të BE-së.

Raporti i fundit nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Informacionit (ENISA) thotë se ransomware, një lloj malware që në mënyrë efektive merr peng kompjuterët e viktimave ose të dhënat e ruajtura, po shkakton dëme serioze.

Pas ”infektimit”, skedarët e rëndësishëm ose edhe të gjitha sistemet zakonisht enkriptohen ose bllokohen, duke i bërë të pamundur aksesin në to.

Autorët më pas kërkojnë një shpërblim, zakonisht në kriptovaluta si bitcoin dhe premtojnë të heqin bllokimin ose enkriptimin pas pagesës.

Një infeksion me ransomware shkaktoi gjithashtu kohët e fundit ndërprerje kibernetike në disa aeroporte evropiane, duke përfshirë aaeroportin e Berlin Brandenburgut (BER) dhe aeroportin e Londrës ”Heathrow”.

Dëmi i shkaktuar nga sulmet e hakerave është shpesh i gjerë, pasi viktimat shpesh nuk janë në gjendje të rivendosin sistemet e tyre nga kopjet rezervë./   /os/

The post BRUKSEL – BE: Kërcënimet e sulmeve kibernetike janë në rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

24 September 2025 at 17:51

Është mjaft e rrallë që NATO të lëshojë një komunikatë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Atlantikut, me përjashtim të takimit vjetor ndërmjet krerëve të shteteve dhe qeverive. Por, fakti që në takimin e djeshëm u vendos të publikohet një deklaratë për dënimin e Rusisë, është tregues i seriozitetit të situatës. Përfaqësuesit e vendeve aleate […]

The post Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën appeared first on BoldNews.al.

Sot, 24 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA

By: V K
11 September 2025 at 09:55

Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, shkruan newyorkcity.it.

11 shtatori nuk është një festë kombëtare.

Është një ditë thellësisht emocionuese, madje një ditë shumë e trishtueshme për shumë njerëz që humbën të afërmit e tyre.

Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut mban disa ceremoni kushtuar përkujtimit të sulmeve në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Çfarë ndodh çdo 11 shtator në Nju Jork?

Më 11 shtator, mund të vini re disa ndryshime në qytetin e Nju Jorkut, veçanërisht në qendrën e Manhattanit, ku ndodhën sulmet terroriste.

Ceremoni të ndryshme mbahen në këtë ditë dhe orari i hapjes mund të ndryshojë në të gjithë qytetin.

Ceremonia e 11 shtatorit në Nju Jork

Përveç kësaj, sot do të ketë ceremoni në kisha të ndryshme në zonën ku ndodhën sulmet. Nëse po blini bileta për Muzeun e 11 shtatorit, duhet të mbani mend se muzeu është i mbyllur për publikun më 11 shtator, pasi do të ketë edhe ceremoni atje.

Familjet e të ndjerëve lënë lule në memoriale, siç është Memoriali i 11 Shtatorit.

Memoriali i 11 Shtatorit është i hapur për publikun nga ora 15:00 deri në mesnatë. Në mëngjes, në ‘’Memorial’’ mbahet Ceremonia e Përkujtimit të Përvjetorit. Kjo nuk është e hapur për publikun dhe vizitorët nuk lejohen.

Momenti i heshtjes

Në Shtetet e Bashkuara, flamujt ulen në gjysmë shtizë për të nderuar dhe për të kujtuar viktimat e asaj dite të mallkuar.

Presidenti i SHBA-së shpall një moment heshtjeje në orën 08:46, kohën kur aeroplani i parë goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Çfarë është 11 shtatori?

Pati disa sulme në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001. Atë ditë, katër aeroplanë u rrëmbyen, dy prej të cilëve u përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, një në Pentagon në Uashington D.C. dhe një u përplas në një fushë në Pensilvani.

Aeroplani i fundit ishte planifikuar të fluturonte për në Uashington, D.C., por pasagjerët e këtij fluturimi i ndaluan rrëmbyesit të përfundonin misionin e tyre keqdashës.

The post Sot, 24 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA appeared first on Albeu.com.

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

By: Oldi
1 August 2025 at 12:27

Pas sulmeve ndaj Prokurorisë, kryeministri Edi Rama nuk ndalet me kritikat ndaj sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarëve. Rama ka reaguar në rrjetet sociale kundër gjyqtarit Hazbi Balliu për një vendim që, sipas tij, favorizon një ndërtim të paligjshëm në qendër të Tiranës.  Objekti shumëkatësh është konfiskuar nga shteti dhe aktualisht është në përdorim nga Agjencia […]

The post Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu appeared first on BoldNews.al.

38 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, teksa bisedimet për armëpushim hyjnë në fazën vendimtare

7 July 2025 at 15:13

Të dielën, sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e të paktën 38 palestinezëve, sipas burimeve spitalore, në një moment ku negociatat për një armëpushim po arrijnë një pikë kritike, raporton The Guardian. Spitali Nasser në qytetin jugor Khan Younis konfirmoi se 18 persona u vranë në zonën bregdetare al-Mawasi, e mbushur me tenda […]

The post 38 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, teksa bisedimet për armëpushim hyjnë në fazën vendimtare appeared first on BoldNews.al.

Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë

7 July 2025 at 07:19

Sulmet e fundit ajrore me dronë të Ukrainës kanë krijuar një kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë gjatë fundjavës, duke detyruar aeroportet kryesore të ndërpresin ose kufizojnë aktivitetet e fluturimeve. Aeroportet më të mëdha që shërbejnë Moskën dhe Shën Petersburgun janë përfshirë në këtë valë ndërprerjesh.

Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 të dielën, rreth 400 fluturime ishin anuluar për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerët janë këshilluar që të përdorin trenat si një alternativë për të udhëtuar, pasi shumë fluturime u bënë të pamundura.

Në Aeroportin Sheremetyevo në Moskë, 171 fluturime u anuluan dhe 56 të tjera u vonuan për më shumë se dy orë. Po ashtu, në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg, 90 fluturime u anuluan dhe 37 të tjera u shtynë për një periudhë të ngjashme.

Ministria theksoi se udhëtarët mund të përdorin linjat hekurudhore për të udhëtuar mes Shën Petersburgut dhe Moskës, pasi bileta janë të disponueshme për trenat me distancë të gjatë dhe me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, anulime fluturimesh janë regjistruar edhe në aeroporte të tjera të Rusisë, përfshirë Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov.

Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet ruse po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe po marrin masa shtesë për sigurinë e udhëtarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet me dronë ukrainas shkaktojnë kaos në trafikun ajror të Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Mes viktimave gra e fëmijë, Irani publikon bilancin e dhimbshëm të luftës me Izraelin

30 June 2025 at 17:52

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, deklaroi sot një zëdhënës i gjyqësorit iranian.

Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës.

“Gjatë luftës 12-ditore të zhvilluar kundër vendit tonë, deri më tani janë identifikuar 935 martirë”, thuhet në deklaratë sipas Reuters.

Izraeli nisi luftën ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, si dhe civilë, në goditjen më të keqe ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun.

 

The post Mes viktimave gra e fëmijë, Irani publikon bilancin e dhimbshëm të luftës me Izraelin appeared first on Sot News | Lajme.

Trump mohon çdo kontakt me Iranin pas sulmeve: Nuk i ofrova asgjë Teheranit

By: fra nc
30 June 2025 at 12:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me qeverinë e Iranit që pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore. Ai ka mohuar kategorikisht që të ketë bërë ndonjë ofertë për bashkëpunim me Teheranin.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump iu përgjigj deklaratave të senatorit demokrat Chris Coons, duke thënë: “Dikush t’i thotë atij senatori demokrat se unë nuk i ofrova asgjë Iranit.” Ai shtoi gjithashtu se, ndryshe nga paraardhësi i tij Barack Obama, nuk do të paguante miliarda dollarë për Teheranin, duke theksuar se Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) ka humbur tashmë çdo vlefshmëri.

Deklarata e Trump vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas një përshkallëzimi të ndjeshëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një valë sulmesh të koordinuara ndaj objekteve strategjike bërthamore në disa qytete të Iranit, si dhe ndaj komandës së lartë ushtarake iraniane. Si pasojë e sulmeve, humbën jetën disa figura kyçe ushtarake, përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm, komandantin e Gardës Revolucionare dhe nëntë shkencëtarë bërthamorë.

Sipas Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, në total janë raportuar 606 viktima civile dhe 5.332 të plagosur si pasojë e sulmeve izraelite.

Në përgjigje, Irani ndërmori sulme raketore ndaj objektivave në Izrael, duke shkaktuar 28 viktima dhe mbi 1.270 të plagosur, sipas të dhënave të konfirmuara nga Zyra e Kryeministrit izraelit.

Më 22 qershor, Shtetet e Bashkuara ndërhynë duke goditur tre centrale bërthamore në Natanz, Fordo dhe Isfahan. Një ditë më pas, më 23 qershor, Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar.

Më 24 qershor, presidenti Trump deklaroi arritjen e një armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, ndonëse pa dhënë detaje mbi kushtet apo garancitë e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump mohon çdo kontakt me Iranin pas sulmeve: Nuk i ofrova asgjë Teheranit appeared first on Euronews Albania.

Pa luftë, më në fund paqe: Izraelitët mbushin aeroportet dhe plazhet

25 June 2025 at 19:52

Pas luftës 12 ditore me Iranin dhe arritjes së një armëpushimi mes palëve, qytetarët Izraelit iu rikthyen jetës normale këtë të mërkurë.
Për ata të cilët kishin mbetur të bllokuar në Izrael apo nuk kishin mundur të fluturonin drejt vendit të tyre, destinacioni I parë ishte aeroporti. Ahuva Koppelman, një shtetase Izraelito Amerikane tha se ndihet  e lumtur që më në fund do të mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi ka më shumë se një muaj që nuk ka parë bashkëshortin dhe fëmijet e saj.

“Kam burrin dhe fëmijët në Shtetet e Bashkuara që presin që unë të kthehem në shtëpi. Kam qenë këtu për gati një muaj. Fluturimet u anuluan nga lufta dhe unë u përpoqa në cdo mënyrë të fluturoja drejt shtëpisë time në SHBA por nuk munda. Fatmirësisht fluturimet u rikthyen dhe unë vrapova për në aeroport.”

Në izrael këtë të mërkurë u vendos shiriti jeshil I sigurisë që nënkupton hapjen e shkollave, dyqaneve dhe çdo aktiviteti tjetër duke mos pasur më kështu kufizime sigurie. Disa prej qytetarëve vrapuan drejt plazhit në këto ditë të nxehta vere.

Te tjeret te cilet vijuan jetën e tyre me aktivtetet në qytet thane se ndihen të lumtur që tashmë mund të flenë gjumë pa pasur frikë nga sulmet raketore përgjatë natës.

“Ishte e mrekullueshme qe me ne fund mund te flinim. Ne 16 ditet e fundit kemi fjetur vetem 2 nete. Gjumi I mire eshte tejet I rendesishem.”

Izraeli dhe Irani rane dakord te henen per nje armepushim dhe ndalim te luftimeve, armepushim ky I negociuar nga Presidenti Amerikan Donald Trump.

 

 

The post Pa luftë, më në fund paqe: Izraelitët mbushin aeroportet dhe plazhet appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmet ndaj Iranit, imazhet satelitore tregojnë 6 kratere të mëdha në Fordow

22 June 2025 at 17:52

Sulmet ajrore amerikane në impiantin bërthamor Fordow të Iranit duket se kanë lënë të paktën gjashtë kratere të mëdha, duke treguar përdorimin e bombave që shkatërrojnë bunkerët, zbuloi një analizë e CNN e imazheve satelitore.

Imazhet e kapura nga kompania satelitore Maxar treguan gjashtë kratere të dukshme, të ndara, me ndikim në dy vende të afërta në Fordow – një vend shumë sekret i vendosur thellë nën male. Krateret mund të shihen përgjatë një kreshte që kalon mbi kompleksin nëntokësor.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për CNN se SHBA kishte përdorur aeroplanë B-2 për të hedhur dhjetëra bomba masive “shkatërruese bunkerësh” si pjesë e sulmit. Këto armë mund të depërtojnë thellë nën tokë para se të shpërthejnë dhe shihen si thelbësore për shënjestrimin e objektit, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet thellë nën tokë.

Imazhet satelitore treguan gjithashtu ndryshime të rëndësishme në ngjyrën e shpatit të malit ku ndodhet vendi, duke treguar se një zonë e gjerë ishte e mbuluar me një shtresë hiri gri pas sulmeve. Deri më tani, niveli i dëmtimit të objektit nëntokësor është i paqartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ndaj Iranit, imazhet satelitore tregojnë 6 kratere të mëdha në Fordow appeared first on Euronews Albania.

Pas Rusisë, edhe Kina dënon sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit

22 June 2025 at 14:42

Kina dënon fuqishëm sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndaj objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha të dielën Ministria e Jashtme kineze, raporton Reuters.

Ky veprim shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Kina u bën thirrje palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të ndërpresin sulmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat, tha ministria.

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 June 2025 at 10:53

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë ta rinisin tregtimin të hënën në mëngjes në Azi, raporton  “BBC”. 

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, ka thënë Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive te “Crystol Energy”. “Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik shtuar në çmimet e naftës”.

Nafta bruto “Brent” e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit çmimi thuajse 20 për qind në muajin e fundit.

Përkundër këtyre rritjeve, prapë çmimet janë ende më të ulëta se që ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.

Irani: Materialt bërthamore ishin larguar nga baza para sulmeve

By: user 4
22 June 2025 at 08:52

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka dënuar ashpër sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar si një “shkelje e rëndë” e Kartës së Kombeve të Bashkuara, së drejtës ndërkombëtare dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Në një postim në X, Araqchi tha se SHBA-ja, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vepruar në kundërshtim me parimet ndërkombëtare duke sulmuar instalacione që, sipas Teheranit, janë për përdorim paqësor.

Duke i cilësuar zhvillimet e mëngjesit si “tronditëse”, ai paralajmëroi se ato do të kenë “pasoja të përhershme”.

“Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat e saj që lejojnë reagim të ligjshëm në vetëmbrojtje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet”, shkroi ai.

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, Fordo, Natanz dhe Esfahan, gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

“Qëllimi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të Iranit për pasurim të uraniumit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që paraqet sponsori numër një shtetëror i terrorizmit në botë”, tha Trump.

Trump, i cili vetëm dy ditë më parë tha se do të vendoste “brenda dy javësh” nëse do t’i bashkohej Izraelit në përpjekjet e tij për të shkatërruar objektet bërthamore iraniane, pretendoi se sulmet “shkatërruan plotësisht” objektet kyç të Iranit për pasurim të uraniumit.

Një zëdhënës i provincës Qom konfirmoi se një pjesë e objektit bërthamor në Fordo ishte goditur nga “sulme ajrore të armikut”.

Duke minimizuar sulmet, televizioni shtetëror iranian raportoi se materialet bërthamore ishin larguar nga të tre objektet përpara se të goditeshin.

Mehdi Mohammadi, këshilltar i lartë i kryetarit të parlamentit iranian, tha se Irani kishte pritur prej disa netësh që Fordo të sulmohej.

“Objekti është evakuuar prej kohësh dhe nuk ka pësuar dëme të parikuperueshme nga sulmi. Dy gjëra janë të sigurta: e para, dija nuk bombardohet, dhe e dyta, aventurieri do të humbasë këtë herë”, shkroi Mohammadi në X.

Organizata iraniane për energjinë atomike konfirmoi se objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan ishin sulmuar nga “armiqtë”.

Ajo i quajti sulmet “barbare” dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke shtuar se nuk do të lejojë që “industria kombëtare” të ndalet.

The post Irani: Materialt bërthamore ishin larguar nga baza para sulmeve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌