Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë

20 December 2025 at 15:47

Qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” protestuan të shtunën përpara Kryeministrisë. Në një organizim më të shumtë në numër se 11 ditët e shkuara të protestës së tyre, ata kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se për shkak të korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca të tjerë protestonin, sot [policia] kërkon të na heqë zërin. Zërin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundër qeverisë.

Avokatja dhe përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi tentoi disa herë t’i tregonte forcave të rendit, fletë-njoftimin për protestën, që sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisë.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi këtu për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk ia dalin të krijojnë një familje në këtë vend, sepse lekët e krimit kanë rritur çmimet e apartamenteve,” nënvizoi gjatë fjalës së tij Elton Laska nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrë mjerimin e rrogave të parritura, varfërinë e spitaleve dhe ilaçeve, rrugët e shkatërruara që marrin mbi 350 vjet. Kjo është republika e ‘Ed Banditit’ që do të na mbyllë gojën!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

Në mbyllje të protestës, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

Qëndresa para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhetë” do të vijojë. Ajo është pjesë e një sërë organizimesh nga grupet opozitare, të cilat kanë shtuar zërat kundër qeverisë ditëve të fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

Lexoni gjithashtu:

The post “Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë appeared first on Citizens.al.

Ibrahimaj: Dyfishohen fondet për punësimin e të rinjve në buxhetin 2026

12 December 2025 at 15:57

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në konferencën “RINIA 2030-Punësim, Aftësi, Sipërmarrje”, një takim kushtuar të rinjve që janë punësuar dhe aftësuar përmes programeve qeveritare, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se ndërsa diskutimet për buxhetin 2026 janë përqendruar më së shumti te pensionet dhe pagat, më pak është folur për masat që po merren për të rinjtë, të cilët, sipas saj, përbëjnë bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Ibrahimaj bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2026, fondet për programet e nxitjes së punësimit do të dyfishohen, duke arritur në 12 milionë euro vetëm për të rinjtë. Ajo nënvizoi se investimi te kapitali njerëzor është vendimtar për të ardhmen e ekonomisë, pasi rritja e qëndrueshme nuk mund të arrihet pa fuqizimin e brezit të ri.

Ministrja solli edhe shembuj konkretë të arritjeve, si Programi i Kodimit, përmes të cilit janë formuar dy mijë profesionistë të rinj, shumica pa përvojë paraprake në teknologji, por që sot janë të punësuar falë financimit të trajnimeve. Po ashtu, mijëra të rinj janë përfshirë në programe të formimit profesional në sektorë si mekanika, turizmi, energjia, portet dhe aeroportet, për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës.

Duke folur për sipërmarrjen, të cilën e quajti “zemra e ekonomisë shqiptare”, Ibrahimaj kujtoi se 97% e bizneseve në vend janë të vogla dhe të nisura nga një ide. Ajo bëri të ditur se 240 të rinj do të mbështeten me nga 1 milion lekë secili përmes fondit të vetëpunësimit, ndërsa 200 startup-e janë financuar në dy vitet e fundit, disa prej të cilave po punësojnë të rinj të aftësuar përmes Programit të Garancisë Rinore.

Sipas ministres, papunësia rinore ka rënë në nivelin më të ulët historik, duke zbritur në 15%, nga mbi 30% që ishte në fillim të mandatit të parë qeverisës të PS. Ajo shprehu besimin se deri në vitin 2030 papunësia e të rinjve do të bjerë nën 10%, falë edhe fondeve shtesë prej 60 milionë eurosh nga buxheti i shtetit dhe Bashkimi Europian, të destinuara për punësimin dhe aftësimin e tyre.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj: Dyfishohen fondet për punësimin e të rinjve në buxhetin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama batuta me të rinjtë: Hajde të këndojmë bashkë, nuk kemi rrugë tjetër

By: V K
12 December 2025 at 14:49

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takimi me të rinjtë e punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

I riu që drejtonte panelin në një moment ftoi edhe ministren Delina Ibrahimaj, ndërsa Rama mes batutave tha; “na ftove për duet na i dhe fjalën të dyve njëkohësisht, kështu që hajde të këndojmë bashkë se nuk kemi rrugë tjetër”.

Më pas, kryeministri pyeti për një vajzë që ishte e pranishme në panel.

Rama: Po kjo vajza që nuk e ka marrë fjalën për ca është këtu, pse nuk i jep fjalën.

Drejtuesi i panelit: Ana është një nga përfitueset.

Rama: Pse nuk i jep fjalën.

Drejtuesi i panelit: E kishim lënë për një prezantim në fund.

Rama: Më fal nuk e dija që është ëmbëlsira, e keni lënë në fund, do durojmë.

The post Rama batuta me të rinjtë: Hajde të këndojmë bashkë, nuk kemi rrugë tjetër appeared first on Albeu.com.

Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

2 December 2025 at 12:12


Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo person nën këtë moshë, sipas ligjit, konsiderohet i mitur. Ndërsa rregullat e Kodit Rrugor duket se shkruhen bardhë e zi, realiteti në terren është shumë më gri. Zëra të rinjsh sot në fillim të të njëzetave tregojnë se kanë nisur të drejtojnë automjete që në moshën 16, 15, 14 vjeç apo edhe më herët, në kundërshtim të plotë me ligjin.

E megjithatë, kjo sjellje duket se ka marrë përmasa fenomeni.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të parashikuara nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal përbënin 21.5% të të gjithë rasteve të të miturve të proceduar penalisht. Një vit më parë kjo shifër ishte vetëm 3.2%, ndërsa në vitin 2023 rreth 14.1%.

Në të njëjtën përgjigje drejtuar Faktoje, Policia shtoi se gjatë vitit 2023 janë shoqëruar në polici 2025 të mitur, në 2024 janë 1888, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2025 janë shoqëruar 1134 të tillë.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë qenë nën hetim pikërisht për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, pa patentë, nën efektin e alkoolit, ose me rrezik konkret për të tjerët.

Rrëfimet

Sot në fillim të të njëzetave, por dikur adoleshentë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të rinjtë (pa dashur të identifikohen me emër) tregojnë se drejtimi i makinës para moshës 18 vjeç ishte pothuajse rutinor.

“Kam nisur t’i jap makinës në moshën 16 vjeç”, rrëfen një i ri nga Korça.

“Në atë moshë të shihnin duke lëvizur me makinë dhe menjëherë dukej sikur ishe më i mirë dhe më ‘cool’ se të tjerët. Një shok im kishte makinën e babit dhe e mësuam bashkë. Kjo praktikë ndodhte kryesisht nëpër fshatra ku prezenca e policisë është thuajse zero”

Një vajzë nga Tirana tregon se ishte vetëm 15-16 vjeç kur mësoi të drejtonte makinën, dhe jo nga kurioziteti, por nga familjarët e saj.

“Nuk kisha arsye të fortë, thjesht më pëlqente dhe më shtynin. Patjetër që e dija që ishte e paligjshme, prandaj ruheshim. Kam shoqe e shokë që janë kapur dhe e kanë zgjidhur me të njohur e me lekë. Njoh edhe prindër që krenohen që fëmija e tyre ‘di makinën’ para moshës 18 vjeç”

Një djalë nga Erseka kujton se kur ishte 14-15 vjeç, askush nuk i ndalonte. “Në qytete të vogla të njohin të gjithë dhe policia e ‘mbyll njërin sy’. Unë madje kam qenë ‘çun polici’, s’më ngacmonte njeri”.

E njëjta histori për një vajzë nga Korça: “Ma mësuan babi dhe xhaxhallarët. Nuk mendoja shumë nëse ishte e paligjshme”.

Nga Lushnja, një djalë tregon se i ati ia mësoi makinën në plazh, që kur ishte akoma 11 vjeç, ndërsa një tjetër nga Tirana kujton se e ka drejtuar makinën që 17 vjeç: “Shyqyr nuk më ka kapur policia”, thotë ai duke qeshur sot.

Çfarë thotë autoshkolla

Drejtuesja e autoshkollës “Selimi” në Tiranë e përshkruan fenomenin si kombinim të adoleshencës me egon:

“E kanë si mburrje, sidomos djemtë, që ‘di t’i jap’. Por kur vijnë këtu, shohim se nuk dinë as gjërat elementare. S’dinë si të mbajnë timonin, si të vendosin krahun, as si të pozicionohen në rrugë. Në realitet, nuk janë gati të drejtojnë një mjet motorik. Por, adoleshenca bën të vetën”.

Shkeljet që të rinjtë i konsiderojnë “trimëri” janë të tipizuara saktësisht në Kodin Penal.

Neni 291 parashikon burgim nga 10 ditë deri në 3 vjet për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, që përfshin drejtimin pa patentë, nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike. Edhe kur gjykata zëvendëson dënimin me gjobë, përgjegjësia penale mbetet.

Neni 290 është edhe më i rëndë: në rast se nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor shkaktohet plagosje ose vdekje, dënimet variojnë nga gjoba deri në 20 vjet burgim, varësisht pasojës.

Megjithatë, shumë të rinj e nisin drejtimin e mjetit shumë përpara se të kenë të drejtë të pajisen me leje drejtimi.

DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e qartë: mosha minimale për tu pajisur me një leje qarkullimi për automjetet, makinë është 18 vjeç, kërkon kurs teorik, provim, dhe provë praktike. Pa i përmbushur këto kushte, drejtimi i automjetit është i paligjshëm, pavarësisht nëse ndodh “në fshat”, “në plazh”, apo “për pak minuta”.

Prokuroria

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme të dërguara për Faktoje, tregojnë se neni 291 është neni kryesor për të cilin procedohen dhe hetohen të miturit. Vetëm në vitin 2023 janë regjistruar 324 procedime, në vitin 2024 382, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 230 procedime të tjera. Këto shifra tregojnë se në tre vitet e fundit, rreth 1 mijë të mitur janë proceduar për drejtim të paligjshëm automjeti.

“Një ndjesi e rreme pjekurie”

Punonjësja sociale dhe pedagogia Eris Dhamo, e lidh marrëdhënien e të rinjve me timonin me adoleshencën, kërkimin e rrezikut dhe presionin e grupit.

Ajo shpjegon se drejtimi i mjetit pa leje është shpesh një mënyrë për të fituar status, për t’u dukur i aftë, i guximshëm dhe i pavarur.

“Të rinjtë që drejtojnë pa leje përjetojnë një ndjesi të përkohshme fuqie dhe lirie, duke menduar se po tregojnë pjekuri. Por kjo është një ndjesi e rreme, sepse bazohet në thyerjen e rregullit, jo në përgjegjësi reale”, thotë Dhamo. Ajo e sheh këtë sjellje si problem shumë më të thellë sesa shkelje ligjore.

Sipas saj, një pjesë e madhe e këtij fenomeni është kulturore.

“Në shumë familje shqiptare, prindërit e shohin drejtimin e makinës para moshës 18 vjeç si ‘aftësi’, madje si tregues pjekurie. Ka prindër që krenohen duke thënë ‘djali im e di makinën që 14 vjeç’, megjithëse kjo është e ndaluar me ligj. Mentaliteti ynë vazhdon të barazojë pjekurinë me guximin, jo me respektimin e normave”

Ajo shton se kultura e mosndëshkimit, sidomos në zona të vogla, ka kontribuar në normalizimin e kësaj sjelljeje: “Kur shkeljet e vogla nuk merren seriozisht, krijohet bindja kolektive se ‘s’ka problem’. Në shumë zona rurale, drejtimi pa patentë nuk perceptohet si krim, por si ‘gjë normale”

Fenomeni

Një nga katër veprat më të konsumuara nga të miturit në tre vitet e fundit është ajo që ligji ua ndalon kategorikisht: drejtimi i automjetit. Shifrat e Policisë, dhe Prokurorisë e tregojnë qartë se ky është një fenomen në rritje.

Por, siç paralajmëron punonjësja sociale Dhamo, rrënjët nuk janë te ligji, por te kultura: “Problemi nuk është vetëm ligji që nuk respektohet, por mentaliteti që e bën ligjin të duket i parëndësishëm. Prandaj, ndëshkimi nuk mjafton. Duhet edukim, në familje, në shkollë dhe në komunitet”. /faktoje.al/

Pjesmarrje e ulët e të rinjve

By: melisa
9 November 2025 at 19:20

Procesi i votimit në pesë bashki të vendit është mbyllur, me një pjesëmarrje totale prej 18.45%, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja e ulët e të rinjve, veçanërisht në grupmoshat 18–24 dhe 25–34 vjeç, të cilët kanë votuar në përqindje dukshëm më të ulëta krahasuar me grupmoshat më të mëdha. Nga të dhënat rezulton se Mat dhe Tepelena…

Source

Spiropali me praktikantët në MEPJ: Diplomacia, e hapur ndaj talenteve të reja

7 November 2025 at 15:01

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Spiropali u shpreh se, një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja është ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane.

Spiropali nënvizoi se, ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantohet shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t’i shërbyer Shqipërisë.

/gj.m/j.p/

The post Spiropali me praktikantët në MEPJ: Diplomacia, e hapur ndaj talenteve të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri Silvinjo me të rinjtë e “Elite Youth Development Academy”: Besoni tek vetja juaj

4 November 2025 at 13:37

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e Elite Youth Development Academy, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner.

Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet që ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperiencën e drejtimit të Kombëtares këto tre vite.

“Në futboll kam bërë një rrugëtim të gjatë, me trajnerë të ndryshëm, nga të cilët kam mësuar shumë. Për mua pjesa më e vështirë si futbollist ishte menaxhimi i momenteve kur nuk luaja mirë ose jo dhe kur nuk luaja fare. Nuk është e lehtë, sepse ndjen një frustrim të brendshëm, por e rëndësishme është të mos e transferosh te shokët e skuadrës, trajneri apo pjesëtarët e tjerë të stafit”, u shpreh trajneri Silvinjo.

“Kam qenë futbollist i mirë që i vogël, luaja me këmbën e majtë dhe në përgjithësi të gjithë lojtarët që luajnë me këmbën e majtë janë shumë të mirë. Rreth moshës 15-16 vjeç jam gjendur për herë të parë në një situatë ku nuk po luaja. Ky ishte moment që të bën të mendosh se si mund të ecësh para. Në darkë qaja 5 minuta para se të flija, nuk më dëgjonte njeri, por të nesërmen në orën 7 të mëngjesit isha gati”, theksoi trajneri i Kombëtares.

Në fund, trajneri Silvinjo dha disa këshilla për kuqezinjtë e vegjël, ku theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje dhe frymës së grupit në skuadër.

“Besoni te vetja juaj, nëse duhet të qani, qani, nëse duhet të qeshni, qeshni, bëni më të mirën e mundshme. Ti nuk luan mirë të dielën sepse je stërvitur mirë të shtunën. Ti luan mirë të dielën, sepse je stërvitur 100 ditë njësoj. Ka ditë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është diçka njerëzore, por duhet të përgatitesh për ditën tjetër, pa u ankuar kurrë.
Qëndroni afër me njëri tjetrin, sepse në fushë njëri vrapon për tjetrin me më shumë kënaqësi. Këtë kërkojmë nga ekipi ne si staf”, – tha ndër të tjera Silvinjo në takimin me djemtë e “Elite Youth”.

Në javët në vijim, djemtë e Elite Youth Academy do të kenë aktivitete të tjera të kësaj natyre, në përputhje me qëllimin e edukimit të tyre përtej futbollit.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Trajneri Silvinjo me të rinjtë e “Elite Youth Development Academy”: Besoni tek vetja juaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kandidatja e PS-së, Ogerta Manastirliu: Bashkia do të jetë derë e hapur për çdo profesionist të ri që dëshiron të kontribuojë për qytetin

By: V K
27 October 2025 at 10:39

Kandidatja e PS për kryetare Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë 9 të kryeqytetit, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrjet dhe politikat e Bashkisë së Tiranës.

Ajo i ftoi ata të japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e programeve dhe nismave të reja të bashkisë, duke nisur me një pjesëmarrje aktive në diskutimet e platformave të dialogut me të rinjtë.

“Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto programe. Duhet të kontribuojnë aktivisht në punët e bashkisë, në punët e qytetit”, u shpreh Manastirliu, teksa vlerësoi se energjia e të rinjve është e jashtëzakonshme për t’i kthyer idetë në realitet.

 

 

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Tirana e vitit 2030 do të jetë “një qytet i të rinjve dhe për të rinjtë”,

“Janë shumë të rinj sot që na bashkohen sepse shohin qëllimin e përbashkët, për të mirën e përbashkët dhe ajo që na bashkon të gjithëve sot këtu, është edhe një tjetër emërues. Është ajo që ne duam të bëjmë për fëmijët dhe për të rinjtë, sepse Tirana e 2030-ës është Tirana e së ardhmes që u përket ju, të rinjve”, tha Manastirliu ndërsa nënvizoi se Bashkia e Tiranës do të jetë me “derë të hapur” për çdo profesionist të ri që dëshiron të kontribuojë për qytetin, përmes programeve të praktikave të punës dhe angazhimeve vullnetare.

 

The post Kandidatja e PS-së, Ogerta Manastirliu: Bashkia do të jetë derë e hapur për çdo profesionist të ri që dëshiron të kontribuojë për qytetin appeared first on Albeu.com.

Kafe ekspreso dhe tavolina ku ishin të rinjtë, pamjet nga lokali i vrasjes së dyfishtë në Durrës

22 October 2025 at 14:14


Këto janë pamjet brenda lokalit ku ndodhi përplasja, e cila përfundoi tragjikisht me dy të rinj përkatësisht Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluça 33 vjeç nga Manza e Durrësit.

Ashtu siç shihet, duket ekspresi dhe tavolina ku ishin të ulur të rinjtë. Kujtojmë që gjatë natës, në orën 01:45 të së mërkurës, dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti u futën brenda ambienteve të këtij lokali dhe Pepa kërkoi një kafe kamarierit, i cili i tha se nuk shërbenin, pasi ekspresi ishte fikur.

Dyshohet se 21-vjeçari Pepa i kërkoi kamarierit, me ton fyes, që ta ndizte dhe të bënte kafen.

Në lokal ndodhej edhe Flori Paluçi, i cili i kërkoi Pepës të mos e ofendonte kamarierin e lokalit.

Pas sherrit verbal, ka qenë Paluçi ai që ka qëlluar mikun e Pepës, Aranit Kurtin, ndërsa Dorina Pepa ka reaguar duke vrarë Palucin.

Burimet thonë se nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që Aranit Kurti ka dalë jashtë me Flori Paluçin, ku Araniti e ka goditur me grusht Paluçin.

Ky i fundit ka nxjerrë armën, e cila duket se është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, ku plumbi e ka kapur në shpatull Aranit Kurtin.

Menjëherë ka dalë jashtë Daniel Pepa, i cili ka parë shokun Aranitin të shtrirë dhe për këtë Pepa e ka qëlluar Flori Paluçin me një armë, duke e lënë të vdekur.

Nuk është saktësuar nëse e ka qëlluar me armën e tij apo nëse ia ka marrë Paluçit në konflikt e sipër. /Euronews.al/



— (@)

Misione sekrete dhe lëvizje me shofer / Si u mashtruan të rinjtë nga “prokurori” mashtrues i SPAK

By: V K
19 October 2025 at 12:40

Albano Muco, 49-vjec për disa javë provoi t`i dukej vetja person i rëndësishëm, arriti të mashtrojë disa qytetarë duke u hequr si prokurori i SPAK.

Sipas dosjes hetimore, ai kishte krijuar një grup për të hetuar persona të ndryshme, madje mbante dhe një shofer për të lëvizur dhe hante dreka dhe darka cilësore dhe dhoma hoteli, por pa paguar asnjëherë.

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi u zbardh, ku 49-vjeçari Albano Muco përdorte titullin e prokurorit të SPAK-ut për përfitime personale.

Ai shfrytëzonte njerëz si shoferë, por edhe lokale dhe restorante për gatime të shtrenjta.

Sipas dosjes hetimore, Muco kishte mashtruar të paktën tre persona, të cilët, sipas tij, ishin pjesë e një “minisoni” të Ministrisë së Drejtësisë. Nëse kushërinjtë e tyre flisnin me persona të tjerë, urdhri i supozuar i prokurorit ishte i prerë, duke parashikuar denimin me 10 vjet burg për nxjerrje të sekreteve.

Pasi krijoi rrjetin, mashtruesi, i prezantuar si prokuror me emrin Luan Muco, hapi një grup në WhatsApp të titulluar “Gjuetia”. Në grup ruheshin procesverbale me shkrim dore për vëzhgimet në terren dhe për personat që do të arrestoheshin. Madje, ata kishin një kontratë pune me të ashtuquajturin prokuror, ku për çdo mision të kryer parashikoheshin përfitime financiare deri në 600,000 lekë.

Përveç lëvizjeve të kryera me shofer personal, 49-vjeçari kujdesej edhe për ushqimin e shtrenjtë. Sipas dëshmisë së një gruaje, qiradhënëse e tij, Albano Muco i ishte prezantuar si prokuror në Tiranë. Pagesa e qirasë ishte 60,000 lekë në muaj, dhe për ushqimin 50,000 lekë, në total 110,000 lekë në muaj. Më datë 2, kur duhej të bëhej pagesa e qirasë, ai nuk i dha lekët, pasi kishte frikë mos personi ishte vërtet prokuror dhe të mund të bënte ndonjë gjë të keqe.

Ai i kërkoi gruas të gatuante gjëra të shtrenjta, si mish dhe peshk, dhe vetëm për ushqimin shpenzoi rreth 200,000 lekë. Për ta bërë rolin e tij më të besueshëm, prokurori i supozuar, i prezantuar si Hermes Muco, lëvizte me shofer personal në vende të ndryshme në Tiranë dhe rrethina.

Sipas dëshmisë së shoferit, ai vizitonte institucione si Gjykata e Apelit, SPAK, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në të gjitha këto institucione qëndronte afërsisht 5 deri në 10 minuta dhe dilte gjithmonë me fletë formati në duar, të cilat dukeshin si dokumente zyrtare.

Përveç këtyre vizitave, prokurori i supozuar lëvizte edhe në qytete të tjera dhe kryente shëtitje me Jet-Ski. Kjo skemë u zbulua pas disa kallëzimeve, dhe më pas ndodhi arrestimi i tij në flagrancë.

The post Misione sekrete dhe lëvizje me shofer / Si u mashtruan të rinjtë nga “prokurori” mashtrues i SPAK appeared first on Albeu.com.

“Aventurat e Super Patit” në Faktoje

By: FAKTOJE
15 October 2025 at 13:39

“Aventurat e Super Patit” është një seri komikesh e animuar, e krijuar nga Faktoje për të luftuar dezinformimin në mënyrë kreative dhe edukative. Përmes një formati argëtues dhe vizualisht tërheqës, kjo seri sjell për herë të parë në Shqipëri një qasje inovative ndaj edukimit mediatik, me audience brezat e rinj.

Personazhet kryesore:

  • Super Pati – heroina që demaskon gënjeshtrat, verifikon faktet dhe nxit mendimin kritik.
  • Rrenci – antagonisti që përhap dezinformim, shtrembëron të vërtetën dhe manipulon publikun.

Qëllimi i serisë:

  • Të ndihmojë të rinjtë të dallojnë lajmet e rreme.
  • Të zhvillojë aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur.
  • Të promovojë skepticizmin e shëndetshëm dhe verifikimin e informacionit.

Përmes episodeve por dhe me shumë mjete interaktive online, dy persoanzhet kanë potencial për t’u berë viral me video te shkrutra, Stickers dhe GIFF për t’u përdoruar në platformat online, quize dhe lojra, pyetje si dhe meme.

Kjo seri animacionesh shoqërohet me videot tutoriale “Hap Sytë – Kontrollo dhe ti, të cilat ofrojnë udhëzime të thjeshta dhe të qarta për përdorimin e mjeteve online në verifikimin e:

  • Fotografive dhe videove të dyshimta dhe te manipuluara
  • Vendndodhjeve
  • Imazheve të krijuara ose modifikuara me inteligjencë artificiale

Kjo përpjekje e Faktoje thekson rëndësinë e mendimit kritik dhe të qëndruarit skeptik dhe shërben si një mjet i fuqishëm për fuqizimin e të rinjve ndaj sfidave të infomacionit te rreme në ditët e sotme.

Me mbështetjen e CFI Media Development, kjo seri është pjesë e fushatës për të forcuar mendimin kritik tek të rinjtë në epokën digjitale. Sepse të jesh i informuar, është superfuqi!

Episodi i parë: Tablete falas nga Temu?!

04/10/2025

Zbuloje me Super Patin – heroina që nuk bie pre e rrenave online! Për herë të parë, Faktoje sjell një seri komike për të rinjtë me qëllim lufta kundër dezinformimit. Një seri komike që edukon, argëton dhe sfidon mendimin kritik.

Episodi i dytë: SuperPati shkatërron XUEX

Skemat piramidale moderne po përpiqen të mashtrojnë shqiptarët me premtime boshe për fitime të lehta. Por SuperPati nuk bie në grackë! Në serinë e re “Aventurat e SuperPatit”, heroina e Faktoje demaskon mashtrimet online dhe lufton keqinformimin me fuqi kritike

11/10/2025

The post “Aventurat e Super Patit” në Faktoje appeared first on Faktoje.al.

Goditën efektivin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 October 2025 at 17:09

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuan në flagrancë, pasi në orët e para të mëngjesit të së shtunës kanë goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Këta të rinj, teksa  janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Gjithashtu, të rinjtë kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente./abcnews.al

 

Të rinjtë në Maqedoni deri në moshën 32-vjeçare jetojnë me prindërit, ata në BE deri në moshën 26-vjeçare

25 September 2025 at 11:11


Të rinjtë në BE largohen nga shtëpia e prindërve të tyre në moshë mesatare prej 26.2 vjeç. Në përgjithësi, të rinjtë nga veriu largohen nga shtëpia e prindërve të tyre më herët, krahasuar me të rinjtë nga vendet më jugore.

Të rinjtë në Mal të Zi qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre më gjatë, mesatarisht deri në moshën 33.3 vjeç, ndërsa të rinjtë në Finlandë e lënë atë më herët, mesatarisht, në moshën 21.4 vjeç. Të rinjtë në Maqedoni qëndrojnë me prindërit e tyre mesatarisht deri në moshën 32.1 vjeç.

Në vitin 2024, të rinjtë në nivel të BE-së e lanë shtëpinë e prindërve të tyre mesatarisht në moshën 26.2 vjeç, që është rënie e lehtë krahasuar me 26.3 vjeç në vitin e kaluar, sipas të dhënave të fundit të Eurostat të publikuara në shtator të këtij viti.

Të rinjtë në Kroaci qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre më gjatë mesatarisht - deri në 31.1 vjet, e ndjekur nga Sllovakia (30.9), Greqia (30.7), Italia (30.1) dhe Spanja (30.0). Në të kundërt, të rinjtë në Finlandë largohen më herët nga shtëpitë e prindërve të tyre, mesatarisht në moshën 21.4 vjeç, të ndjekur nga Danimarka (21.7) dhe Suedia (21.9).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se që nga viti 2002, kjo moshë mesatare ka lëvizur pak midis një minimumi prej 26.1 vjeç në vitin 2019 dhe një maksimumi prej 26.8 vjeç në vitin 2006.

Të dhënat më të fundit të disponueshme për Maqedoninë janë nga viti 2023, kur, sipas analizës nga portali statistikor "Landgeist", bazuar në të dhënat e Eurostat, të rinjtë në Maqedoni (32.1) dhe Mal të Zi (33.3) janë të fundit në Evropë që largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre.

Sipas analizës në Evropën Jugore dhe Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës 20-25 vjeç jetojnë me prindërit e tyre, ndërsa në Evropën veriore, kjo përqindje është nën 20% ose edhe nën 10%.

Në një kohë kur kostot e strehimit janë objekt i debatit të vazhdueshëm publik, të dhënat e Eurostat tregojnë se të rinjtë preken pak më shumë nga kostot e strehimit. Në vitin 2024, 9.7% e të rinjve (të moshës 15-29 vjeç) në BE jetonin në familje që shpenzonin 40% ose më shumë të të ardhurave të tyre të disponueshme për strehim (shkalla e barrës së strehimit), ndërsa e njëjta përqindje për popullsinë totale ishte 8.2%.

Në vitin 2024, kishte dallime të konsiderueshme në këtë normë midis vendeve të BE-së. Greqia (30.3%) dhe Danimarka (28.9%) regjistruan normat më të larta të mbingarkesës së kostos së strehimit, shumë më lart se ato në Holandë (15.3%), Gjermani (14.8%) dhe Suedi (13.5%). Nga ana tjetër, Kroacia (2.1%), Qipro (2.8%) dhe Sllovenia (3.0%) kishin normat më të ulëta të mbingarkesës së kostos së strehimit.

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

20 September 2025 at 13:42

Mijëra të rinj kanë zgjedhur të punojnë nëpër call-center, jo se e pëlqejnë, por se nuk gjejnë një vend pune, ndonëse e kanë një diplomë. Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa menduar për dëmet shëndetësore. Kompanitë e call-centerave mendojnë […]

The post Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin appeared first on BoldNews.al.

Kurti pret të rinjtë nga Kosova dhe vendet e rajonit në objektin e Qeverisë

17 September 2025 at 13:51


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në mëngjes në Ndërtesën e Qeverisë të rinjtë nga Kosova dhe vendet e rajonit, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në kuadër të Procesit të Berlinit mbahet çdo vit edhe Forumi Rinor, që kësaj radhe për here të pare po mbahet në Prishtinë.

“Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë që forumi po zhvillohet në Kosovë, duke e cilësuar si vendi i duhur për të rinjtë që të takohen, të zhvillojnë diskutime për të kaluarën dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ai rikujtoi progresin në kuadër të Procesit të Berlinit dhe pesë marrëveshjet rajonale të nënshkruara në tri vitet e fundit që lehtësojnë lëvizshmërinë, veçanërisht për studentët dhe punëtorët, duke veçuar ‘Marrëveshjen për Arsimin e Lartë’ dhe ‘Njohjen e Profesioneve’. Ai shprehu kënaqësinë që të rinjtë nga Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë pasur nevojë për vizë për të ardhur në Kosovë dhe theksoi se pengesa për të rinjtë e Kosovës që të udhëtojnë pa viza në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të hiqet.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për të krijuar mundësi për të rinjtë përmes arsimit publik falas, bursave dhe arsimit dual, si dhe rëndësinë e demokracisë, lirisë së medias dhe debatit të hapur.

“Ai inkurajoi të rinjtë të marrin pjesë në shkëmbime, aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit. ‘Me mendje të hapur dhe gatishmëri për të dëgjuar, mund t’i përballoni edhe debatet më të vështira dhe prapë të gjeni pika të përbashkëta’, tha ai, duke u uruar forum produktiv dhe qëndrim të këndshëm në Prishtinë”. /Telegrafi/

Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike

1 September 2025 at 17:11

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ “Kërko të dëgjohesh, mos prit që të tjerët të të kërkojnë mendimin”.

Ky ishte mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato për një grup të rinjsh shqiptarë të talentuar nga qendra ARSIS, të angazhuar në komunitet dhe edukim qytetar, me pasion për të drejtat e njeriut.

Gonzato i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si të forcohet pjesëmarrja e të rinjve në procesin e integrimit në BE.

“Zëri i tyre ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë shqiptarë dhe jemi të përkushtuar të rrisim rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

1 nga 5

/gj.m/r.e/j.p/

The post Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

16 August 2025 at 08:39

Nëse konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. Në heshtje dhe me efikasitet, ChatGPT po kthehet në një partner të padukshëm në vendimmarrjen personale dhe ekonomike të përdoruesve, nga mënyra si organizojnë ditën, te vendimet për karrierën, shpenzimet dhe financat. Ajo që nisi si një […]

The post Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë appeared first on BoldNews.al.

Nipi i Frrokut sherr me çunat e Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës

By: Oldi
31 July 2025 at 09:45

JOQ Albania publikoi ditën e djeshme pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Përleshja ka qenë kaq e ashpër dhe e papërshtatshme saqë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve. Por, ndonëse pamjet e […]

The post Nipi i Frrokut sherr me çunat e Selimllarit, pjesë e përleshjes edhe nipi i Kokës appeared first on BoldNews.al.

Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO)

By: V K
22 July 2025 at 09:59

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre.

U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen.

Po ashtu në pranga ra edhe një 28-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Njoftimi:

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:

-K. M., 34-vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;

-E. P., 28-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Përndoqën dhe kërcënuan ish-të dashurat, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bujqësia sociale me tokat e konfiskuara, një mundësi e re për të rinjtë

4 June 2025 at 14:38

Në një kohë kur shpesh emigrimi shihet si zgjidhje, të rinj si Klajdi dhe Anxhela kanë vendosur të qëndrojnë.

Klajdi Koka nga Peza e Tiranës, me dëshirën për t’iu kthyer rrënjëve të familjes, ka vendosur të kthejë shtëpinë e vjetër në bujtinë që ruan kujtesën dhe hap dyert për të tjerët.

Në Hamallaj të Durrësit, Anxhela Meta është frymëzuar nga të afërmit e saj bletarë për të ndërtuar idenë e një sipërmarrjeje sociale që prodhon mjaltë dhe jep mundësi për të rinjtë e zonës.

Të dy janë pjesë e programit ‘Toka Jonë” – Ripërdorimi i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale, një iniciativë për ripërdorimin e tokave të konfiskuara në funksion të bujqësisë sociale, që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ajo po zbatohet nga një tërësi organizatash të udhëhequra nga “Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio Volontario” (COSV), në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) dhe Consorzio Nazionale della Cooperazione di solidarietà sociale Gino Matterelli (CGM).

“Mendova të bëj restaurime dhe ta kthej në shtëpi të dytë për pushime familjare. Aty lindi ideja për ta ngritur bujtinë apo agroturizëm”, tregon Klajdi për Citizens.al.

Klajdi Koka gjatë prezantimit të projektit/Citizens.al

“Kam parë gjyshin ,nënën, prindërit që kanë punuar tokën. Nga njëra anë më vjen keq se përfitimet e tyre nuk kanë qenë të mëdhaja. Por fshati ka diçka të bukur sepse të lejon të jetosh në komunitet”, thotë Anxhela.

Ajo dëshiron që në të ardhmen të investohet në këtë ide, duke krijuar një sipërmarrje sociale për prodhimin e mjaltit, propolisit dhe dyllit të bletës.

“Dua të përfshij edhe të rinj të tjerë nga zona”, rrëfen Anxhela, ndërsa shprehet se nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria, edhe pse vështirësitë janë të shumta.

Anxhela dhe Klajdi janë në mesin e 15 të rinjve që janë mentoruar nga ANRD për të përmirësuar aftësitë e tyre në krijimin dhe menaxhimin e sipërmarrjeve sociale në bujqësi.

Alba Tema, oficere projekti pranë ANRD-së tregoi se qëllimi kryesor i projektit ishte mbështetja e të rinjve dhe përfshirja e tyre në sipërmarrjet sociale në sektorin e bujqësisë.

“Është qasje e re e sipërmarrjes sociale bujqësore ashtu edhe për tokat e konfiskuara. Rritja e kapaciteteve lidhur me këtë tematikë, hartimi i ideve të biznesit për të rinj dhe përmirësimi i aftësive të tyre lidhur me hartimin e projekteve, menaxhimin dhe aksesin në fonde ishin disa nga arritjet”, u shpreh Alba.

Anxhela Meta gjatë prezantimit të projektit/Citizens.al

Saimir Bakalli, drejtues i Fondacionit “Josleyn”, i pranishëm në aktivitet, u shpreh se qëllimi është që përmes këtyre ideve, të rinjtë të përfshijnë edhe të tjerë qytetarë në pamundësi ekonomike.

“Nuk do bëhesh milioner apo biznes i madh, por nëse ke fokus social është mundësia më e mirë për t’u integruar. Keni ndërmarrë hapin, keni guximin, e keni idenë, tani ju duhet ta çoni më tej idenë tuaj”, iu drejtua ai të rinjve.

Për Evelina Azizajn, drejtuese e ANRD-së, në ndryshim nga biznesi i zakonshëm, sipërmarrja sociale nuk përqëndrohet vetëm te të ardhurat monetare, por adreson edhe probleme sociale në komunitet.

“Sipërmarrjen sociale e përdor si një mënyrë për t’u integruar qoftë në tregun e punës, qoftë për një mirëqenie më të mirë në komunitetet rurale për shembull ku ka papunësi, mungesë perspektive, është sipërmarrje që integron të gjitha dimensionet”, deklaroi Evelina Azizaj.

Sipas drejtueses së ANRD-së, fakti që ky program vë në fokus të rinjtë jep mesazhe të rëndësishme.

“Fakti që sipërmarrjet i kanë të lidhura me tokën e gjyshit, me tokën e prindërve, me komunitetin ku janë rritur, kjo tregon që rrënjët e të rinjve janë aty dhe ata po e shikojnë të ardhmen për ta ndërtuar aty”, tha Azizaj për Citizens.al

Evelina Azizaj dhe Saimir Bakalli gjatë eventit/Citizens.al

Ripërdorimi i tokave të konfiskuara duke promovuar bujqësinë sociale

Një pemëtore me agrume zuri vend në Shijak, në një nga tokat e konfiskuara nga krimi, duke u kthyer në një nismë komunitare me fokus ripërdorimin social të trojeve.

“ADAD Malore”, organizata që po zbaton këtë nismë, duke e quajtur “Fermë Sociale, e Shëndetshme dhe e Qëndrueshme” e sheh edhe një lloj fuqizimi social dhe ekonomik për zonën.

Hafuz Domi nga “ADAD Malore” thotë se sfidat kanë qenë të mëdha dhe hezitimi nga komuniteti ka qenë i pranishëm.

“Fillimisht kam qenë i rezervuar, por hap pas hapi ne arritëm që t’ia dalim me sukses”, u shpreh Domi.

Tanimë, ferma është e përshtatur me teknologji të re, me sistem ujitës me pika e shoqëruar me mulçërim me plastmas bio-degjenerues, që sipas Domit aplikohet për herë të parë në agrume dhe shërben edhe si model për fermerët e zonës.

Sipas një raporti të ANRD-së, të dhënat e AAPSK-së tregojnë se në Shqipëri deri më tani vlera e aseteve të konfiskuara ka arritur në 140 milionë lekë.

Hafuz Domi nga “ADAD Malore”/Citizens.al

Sipas Evelina Azizajt, projekti për ripërdorimin e trojeve të konfiskuara zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, ndaj dhe ka nevojë të diskutohet dhe të ndahen rezultatet me të tjerët.

“…mund të replikohet në të ardhmen si instrument për zhvillimin e qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha që tregon sundimin e ligjit, që tokat e përfituara përmes krimit të mund t’i kthehen komunitetit”, u shpreh Azizaj.

Deri më tani është punuar me komunitete në Yzberisht, Durrës dhe Shijak, duke promovuar këtë lloj bujqësie që synon të adresojë problematikat sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Edukimi për tokën

“Zëri i Tokës” ishte pjesa teatrale e sjellë nga të rinjtë e Yzberishtit në Tiranë që solli përmes zërave mesazhe të rëndësishme për menaxhimin e trojeve.

Të vendosur në rolin e qytetarit, shtetit, pronarit, tokës ata sollën mes fjalëve të thjeshta një panoramë të përgjithshme se si është menaxhuar deri më sot toka në Shqipëri.

“Projekti ka punuar me grupet komunitare siç janë të rinjtë e shkollave, të cilët janë edukuar mbi sipërmarrjen bujqësore dhe mbi përdorimin e drejtë të tokës”, u shpreh Azizaj.

Çështja e pronës në Shqipëri mbetet delikate. Pas vitit 1991 u ndërmor një reformë radikale duke e shpërndarë tokën në mënyrë të barabartë me të gjitha familjet në zonat rurale, duke mos marrë parasysh pronësinë para komunizmit.

“Kjo qasje krijoi probleme me sigurinë e të drejtave pronësore dhe u krijuan konflikte midis përfituesve të rinj dhe ish-pronarëve që nuk u kompensuan për humbjen”, thuhet në dokumentin e politikave të hartuara nga ANRD.

Gjatë pjesës teatrale të sjellë nga të rinjtë e Yzberishtit/Citizens.al

Sot, edhe pse shumë vite pas reformës shqetësimet mbeten aktuale, duke çuar edhe në konflikte të rënda mes pronarëve dhe ish-pronarëve. Këto konflikte u reflektuan edhe në zbatimin e projektit në Shijak dhe Yzberisht.

AAPSK zgjati vënien në dispozicion të trojeve në 6 muaj, më shumë se sa ishte parashikuar.

“Në përfundim AAPSK kaloi në përdorim tre toka bujqësore të konfiskuara duke përfshirë një parcelë prej 2930 m² në Shijak dhe dy nga 1000 m² secila në Yzberisht”, thuhet në dokumentin e ANRD-së.

Sipas zbatuesve të projektit “Toka Jonë” përdorim i tokave të konfiskuara për promovimin e bujqësisë sociale krijon mundësi konkrete për punësimin dhe fuqizimin e të rinjve, grave dhe grupeve vulnerabël, mirëpo ka nevojë për një seri nismash për të përmirësuar qeverisjen e mirë.

Mes të tjerash organizatat sugjerojnë forcimin e kapaciteteve të AAPSK-së, kryerjen e një analize paraprake të detajuar për asetet e konfiskuara, krijimin e një regjistri publik digjital për të aksesuar asetet e konfiskuara me të dhëna të përditësuara për vendndodhjen, statusin ligjor, sipërfaqen e tyre dhe përdoruesit aktualë.

Lexoni gjithashtu:

The post Bujqësia sociale me tokat e konfiskuara, një mundësi e re për të rinjtë appeared first on Citizens.al.

❌
❌