Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

By: M C
3 February 2026 at 21:04

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale.

Lajmin e bëri të ditur nga foltorja kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se mazhoranca ka vendosur heqjen e këtij pike nga rendi i ditës, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e kësaj lëvizjeje.

“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale! Do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.”, u shpreh Balla gjatë seancës.

Vendimi u shoqërua me reagime nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi që mazhoranca të mos mjaftohet vetëm me heqjen e pikës nga rendi i ditës, por të tërhiqet plotësisht nga ndryshimet e propozuara në Komisionin e Reformës Territoriale.

“Duhet të tërhiqeni nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, jo thjesht ta hiqni nga rendi i ditës! Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë.”, u shpreh Boçi, duke theksuar se opozita e konsideron këtë proces të njëanshëm.

The post PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale appeared first on Albeu.com.

PS tërheq nga rendi i ditës së seancës plenare ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

3 February 2026 at 22:16

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Kuvendi miratoi sot pr/ligjet në rendin e ditës, teksa me kërkesë të mazhorancës u tërhoq nga rendi i ditës shqyrtimi i projektvendimit për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi mosshqyrtimin e projektvendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, në këtë seancë.

Ndërsa nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë, jo që të mos shqyrtohet, por tërheqja e këtij vendimi.

“Tërheqja tregon vullnet, nëse doni ta lini situatën as mish as peshk, atëherë doni ta bëni lojë. S’e keni ndarë mendjen, ndajeni ju mendjen”, tha ai.

Më pas Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””.

Gjithashtu u miratua me 77 vota projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar.

Në seancën e sotme u miratua me 77 vota pro edhe pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”.

Gjithashtu u miratua me 77 vota pro Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për  programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri -Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së  Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

Deputetët miratuan me 76 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,  Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet  Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr.71/2024”.

Sot u miratua edhe me 77 vota pro edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro edhe projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Po ashtu sot u miratua me 78 vota pro edhe  Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

/gj.m/j.p/

The post PS tërheq nga rendi i ditës së seancës plenare ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës

By: Rovena
3 February 2026 at 18:29

Analisti politik Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës.

Sipas Lekës, opozita ka treguar mungesë serioziteti dhe çorientim në veprimet e saj, ndërsa bojkoti, sipas tij, nuk i shërben interesave të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se Reforma Territoriale nuk është thjesht një ndarje kufijsh, por një proces i thellë që kërkon angazhim dhe përgjegjësi nga të dyja palët, duke nënvizuar se opozita duhet të jetë pjesë aktive, transparente dhe të shfrytëzojë alternativa politike përtej protestave, të cilat, sipas tij, nuk përbëjnë më shqetësim real për sistemin.

“Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Bojkoti nuk i i intereson PD dhe nga fakti që PS duroi gjithë këto kohë për patur në komision opozitën, atëherë jo vetëm kryetari i PD, por edhe shumë të tjerë e ndjenë faktin që mund të mbeteshin jashtë kësaj tryeze dhe është diçka e mirë. Reforma Territoriale nuk është vetëm një ndarje kufijsh, është shumë e thellë se sa kaq. Ka një sërë problemesh që duhet të merren seriozisht nga të dyja palët.

Opozitës i intereson dhe duhet të jetë ajo që të këmbëngulë dhe të marrë pjesë. Në këtë lojë ku është futur opozita, është shumë e çorientuar, është një mungesë e thellë serioziteti. Është një lojë dhe mungesë efekti që u bëhet qytetarëve demokratë.

Opozita duhet të jetë transparente. Opozita ka 1001 opsione, përveç rrugës, nuk është metoda efikase, për shkak se rrugën Berisha e ka provuar disa herë. Ka pasur raste që PD bënte protesta çdo ditë, edhe tani janë bërë shumë protesta, por deri atje e ka pikën e vlimit PD. Nuk përbëjnë shqetësim për sistemin. Edhe vetë Berisha e di që me protesta nuk rrëzohet qeveria”, tha Leka.

Dështon reforma territoriale e Ramës!

By: Ela
3 February 2026 at 14:51

Shqipëria ndërmori një dekadë më parë reformën më të thellë territoriale në Rajon, por më shumë se 10 vite nga zbatimi i saj një pjese e konsiderueshme nuk ka gjetur zbatim në terren. Një raport i ri i SIGMA-s pranë OECD-së dhe Bashkimit Europian vë në dukje se, pavarësisht reformës së thellë territoriale, pushteti vendor […]

The post Dështon reforma territoriale e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Boçi e Zhupa për “Territorialen”: PS nuk mund t’i imponohet PD-së, jo ndryshime të njëanshme

3 February 2026 at 10:17

TIRANË, 3 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Deputetët e mazhorancës dhe opozitës debatuan sot në Kuvend lidhur me përfshirjen në rendin e ditës të ndryshimit të vendimit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale”.

Në nisje të seancës plenare, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se në Konferencën e Kryetarëve nuk është marrë një vendim për përfshirjen e këtij vendimi në seancën e sotme plenare.

“Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim në seancën plenare”, tha Zhupa.

Zhupa siguroi se PD ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i qëndruar vendimit që ka votuar në Kuvend për të bërë bashkërisht reformën territoriale, ndërsa kërkoi edhe nga mazhoranca që t’i qëndrojë këtij vendimi.

“Tërhiqeni atë projektvendim që keni futur sot, sepse fillimisht duhet të kalonte në Konferencën e Kryetarëve. Po ashtu janë dy bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë mbledhjen. Nuk mundet PS t’i imponohet PD-së. Mos votoni në mënyrë të njëanshme për të dështuar paraprakisht reformën elektorale, siç e bëtë në vitin 2014 dhe sot pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë”, tha Zhupa, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Nga ana e saj nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu bëri të ditur se në Konferencën e Kryetarëve u vendos se nëse opozita do të merrte pjesë në mbledhjen e djeshme të komisionit, ky projektvendim nuk do të kalonte në seancë plenare.

Duke marrë fjalën në seancë, bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale, Luçiano Boçi u shpreh se “nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve”.

“Është dhënë vetëm një ultimatum për një mbledhje të thirrur nga komisioni i reformës territoriale. Kur ka një kryetar, sipas Rregullores mbledhja thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Si ndodh që për komisionin e posaçëm, që ka dy bashkëkryetarë, komisioni të mblidhet me urdhrin e njërit prej tyre. Kjo është e turpshme dhe më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni që këtë parlament ta ktheni në koloni ndëshkimore për opozitën, bëjeni”, tha Boçi.

Gjatë seancës në Kuvend, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Luçiano Boci, bashkëkryetar i Komisionit për Territorialen, foto: Andrin Hoxha

/a.f/r.e/

The post Boçi e Zhupa për “Territorialen”: PS nuk mund t’i imponohet PD-së, jo ndryshime të njëanshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla i përgjigjet opozitës: Keni afat deri në darkë për të marrë pjesë te “Territorialja”

3 February 2026 at 12:50

TIRANË, 3 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot në Kuvend se opozita nuk është ende e qartë lidhur me pjesëmarrjen ose jo në komisionin e posaçëm të reformës administrativo-territoriale.

Opozita kundërshtoi përfshirjen në rendin e ditës të seancës së sotme plenare të projektvendimit për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës territoriale.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Balla tha se mazhoranca është e gatshme të presë deri në mbrëmje, kur edhe do të votohet, për një vendim nëse do të marrin apo jo pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit.

Balla kërkoi qartësi dhe përgjegjësi institucionale nga opozita, ndërsa u shpreh se shumë vendime të opozitës i kanë mësuar përmes medias.

Sipas tij, opozita ka ndryshuar qëndrim brenda një dite, duke lënë të paqartë nëse është tërhequr apo jo nga bojkoti i komisionit.

“Mbrëmë mësuam nga media se ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale. Sot thoni se jeni tërhequr nga ajo që keni vendosur dje, pra se nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonistë sa për një çështje çoheni dy veta, ndërkohë që minimalisht duhet të flasë njëri në emër të grupit. Tani jeni shpartalluar”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës. Ai ironizoi komunikimin e brendshëm të PD-së, duke thënë se edhe vetë deputetët socialistë janë detyruar të informohen përmes medieve dhe gazetarëve për vendimet e opozitës.

Balla i kërkoi opozitës të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit, duke theksuar se pa praninë e nevojshme të anëtarëve, komisioni nuk mund të funksionojë normalisht.

/a.f/r.e/

The post Balla i përgjigjet opozitës: Keni afat deri në darkë për të marrë pjesë te “Territorialja” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale

By: V K
3 February 2026 at 08:28

Ditën e sotme, mbahet seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat, është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy basHkë kryetarë, pritet që kryetari të jetë i PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit.

Kjo sipas socialistëve bëhet që të vijojë puna e komisionit.

Pas bojkotit të bërë dje nga opozita për mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, socialistët bënë me dije se nuk do të tërhiqeshin nga kërkesa e cila do të shqyrtohet sot në Kuvend.

Mes çështjeve që do të diskutohen në seancë plenare, janë edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Ndërkohë do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pikë tjetër në Rendin e Ditës është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 9, datë 30.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

13. Projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

The post Mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale appeared first on Albeu.com.

Sondazhi: Shqiptarët duan reformat/ Shumica duan praninë e opozitës: Seriozitet procesit

By: Rovena
2 February 2026 at 22:56

Reflektimi në orët e fundit i Sali Berishës pas presionit të deputetëve të vet për të anuluar bojkotin, duket se lidhet me atë që në fakt mendojnë shqiptarët.

77.1% e të anketuarve në sondazhin javor të ABC News, mendojnë se pjesëmarrja e opozitës në reformën territoriale, do sjellë një hartë të re më të qëndrueshme.

Vetëm 17.6%, elektorat demokrat, i qëndrojnë besnik rebelimeve të Berishës për të bojkotuar. Elektorat që kësaj radhe Sali Berisha nuk e dëgjoi.

E njëjta dhe për Reformën Zgjedhore. 70.3% janë pro pjesëmarrjes së opozitës në komision, 19.8% mendojnë se do ishte fasadë e mazhorancës socialiste.

Por nëse PS lëshon pe, vetë socialistëve kjo nuk u shkon poshtë. Dora e shtrirë për të rikthyer doktorin në shinat e parlamentit, i zbret socialistët me 0.6% brenda javës në mbështetje. Megjithatë zbritja është e papërfillshme krahasuar me marzhin e gabimit të sondazhit.

Kurse karambollet e doktorit, nga foltoret në Tiranë tek fjalimet në Strasburg, nga molotovët në shesh tek normaliteti në parlament, nga urdhrat për bojkot tek reflektimi për të anuluar vendimet, e rrisin PD me 0.6%, ose sipas marzhit të gabimit, e lënë atë thuajse aty ku ishte një javë më parë.

Kritiku i vetëm i vërtetë, të cilit i druhet doktori, është Ervin Salianji. Shumica e demokratëve, janë skeptikë për lëvizjen e tij të foltoreve paralele.

67.4% e tyre besojnë se Salianji fsheh ambicie personale, ndërsa 27.6% se kërkon të ringjallë PD.

Por gota shihet edhe gjysmë plot. Sipas sondazhit, Salianji sot gëzon mbështetjen e një të tretës së votuesve të PD më 11 maj, thënë me gjuhën e sondazhisteve, ka me vete një ekstrapolim prej 125 mijë votash.

Shumicën përballë doktorit për momentin nuk ka, por kjo nuk e tërheq nga nisma. Salianji ka njoftuar foltoren e radhës të martën në Fier. Një koincidencë thumbuese.

Aty ai vuajti burgun 10 mujor, siç thotë ai për partinë, kurse vetë partia në zgjedhjet e fundit vulosi burgosjen më të thellë elektorale, nën drejtimin e Gazment Bardhit. Një foltore, të martën, jo për të tashmen e Berishës, por për të ardhmen pas tij.

Mazniku: Reforma territoriale duhet të bazohet te cilësia e shërbimeve për qytetarët

29 January 2026 at 22:14

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Manziku u shpreh sot se procesi i reformës territoriale duhet të bazohet te parimet dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe jo te hartat apo numrat.

I ftuar në një studio televizive, Manziku theksoi se reforma nuk ka ende një plan konkret, por është në fazë procesi.

Sipas tij, është me rëndësi konsultimi me qytetarët, veçanërisht ata të Paskuqanit, për një bashkim të mundshëm me bashkinë e Tiranës.

Ai kujtoi se reforma e vitit 2014 ishte një ndryshim epokal, por ende ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

“Ka pasur një tjetër komisioni para 4-5 vjetësh. Unë jam një nga njerëzit që jam pyetur në komision dhe kam dhënë mendim, dhe unë thashë që Kamza, Paskuqani dhe Vora të jenë pjesë e bashkisë së Tiranës. Në këtë rast është e rëndësishme të krijojmë reforma të qenësishme. Nuk kemi një plan, ne kemi një proces. Nuk kam një projektide as për numrat dhe hartat, unë e kam për parimet dhe reformat”, shtoi ai.

Mazniku theksoi se “kjo është një çështje që duhen pyetur më mirë qytetarët e Paskuqanit, nëse duan të bashkohen me Tiranën apo jo”.

“Të mbështetemi te parimi se sa mundësi kemi që t’u ofrojmë shërbime qytetarëve, qoftë në Paskuqan e zona të tjera. Rëndësi ka shërbimi sa më afër qytetarit. Reforma e 2014-ës është një ndryshim epokal, por ka akoma nevojë për ndryshime”, tha Mazniku.

/a.f/r.e/

The post Mazniku: Reforma territoriale duhet të bazohet te cilësia e shërbimeve për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma territoriale, Mazniku: Do ta mbyllim në korrik, opozitën e presim deri të hënën

29 January 2026 at 20:48

TIRANË, 29 janar/ATSH-Maela Marini/ Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbian Mazniku deklaroi sot se muaji korrik është afati i fundit për miratimin e reformës territoriale, ndaj nëse opozita nuk do të vijë në komision deri në 2 shkurt, do të ndryshohet formula e komisionit.

Gjatë një interviste në për “Abcnews”, Mazniku u shpreh se mazhoranca ka qenë në mënyrë sistemike jo vetëm e gatshme, por edhe me një plan shumë të ngjeshur pune drejt krijimit të reformës.

Për shkak të mungesës së opozitës në komision, Mazniku u shpreh se janë humbur dy muaj shumë të rëndësishëm.

Sipas tij në vitin 2027 janë zgjedhjet e ardhshme vendore dhe reforma territoriale, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias duhet të mbyllet një vit para zgjedhjeve.

Mazniku sqaroi se kjo bëhet për t’i lënë kohë forcave politike dhe publikut për t’u mësuar me ndarjen e re territoriale.

Manziku theksoi se korriku i këtij viti është afati i fundit për të mbyllur reformën territoriale, në mënyrë që t’i jepet kohë njerëzve dhe bashkive të bëhen gati për sistemin e ri.

“Aktualisht kemi dy muaj vonesë. Ndërkohë duhet kuptuar se reforma territoriale lidhet me bashkitë dhe është jetike për të përfituar fonde nga BE për t’u fuqizuar dhe arritur nivelet e BE-së”, u shpreh Mazniku.

Edhe pse PS ka numrin e nevojshëm të votave në Kuvend për ta miratuar reformën, Mazniku theksoi se do të ishte ideale që kjo të bëhej me konsensus tërësor politik, pra me dakordësi totale prej 40 votash.

“Duhet të kemi mekanizmin e mirë për t’i ofruar shërbime njerëzve. Ne ramë dakord për barazi në komision dhe për bashkëkryesim me opozitën. Por opozita nuk ka ardhur në mbledhje dhe ne kemi humbur 2 muaj shumë të rëndësishëm me agjendë të ngjeshur pune”, tha Mazniku.

Në rast se opozita nuk do të paraqitet në komision ditën e hënë (2 shkurt), Mazniku theksoi se PS ka firmosur kërkesën për Kuvendin që të bëhet ndryshimi i formulës së përfaqësimit (9 me 8).

“Njëlloj si në komisionet e tjera parlamentare bashkëkryesia do të kalojë në pozicionin e nënkryetarit dhe do të futemi në proces pune. Opozita do të ketë vendin e saj në komision. Numri i tyre nuk preket, vendet e tyre nuk preken. Janë të mirëpritur të jenë pjesë e dëgjesave që do të zhvillohen në terren por procesi nuk ndalet, sepse ne jemi bllokuar pa filluar akoma”, tha Mazniku.

/a.f/r.e/

The post Reforma territoriale, Mazniku: Do ta mbyllim në korrik, opozitën e presim deri të hënën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Reforma Territoriale e 2014, e suksesshme”/ Mazniku: Kemi bashki më efektive. Të gjenden ekuilibrat për shërbime

By: Rovena
29 January 2026 at 20:35

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News e vlerësoi si të suksesshme Reformën Territoriale të vitit 2014.

Ai theksoi se reforma solli reduktimin e njësive vendore nga 373 bashki dhe komuna në 61 bashki, duke rritur ndjeshëm funksionalitetin e tyre. Sipas Maznikut, megjithëse bashkitë sot janë më efikase, vijojnë të ekzistojnë sfida, veçanërisht në sigurimin e fondeve dhe kapaciteteve teknike, si mungesa e inxhinierëve për hartimin e planeve urbanistike.

Ai nënvizoi nevojën për gjetjen e një ekuilibri mes ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe mundësive reale të institucioneve vendore, duke theksuar se bashkitë e vogla nuk kishin ekonominë e shkallës dhe kapacitetet e nevojshme për të garantuar shërbime cilësore.

“Ne kemi kaluar nga 373 bashki e komuna në 61 bashki. Reforma e 2014 ka qenë një reformë me rezultate të jashtëzakonshme. Kemi bashki shumë herë më funksionale nga sa ka qenë. Kemi probleme që kemi bashki që nuk kemi ende bashki që nuk kanë fonde mjaftueshme, nuk kanë inxhinierë për të bërë planet.

Ne duhet të gjejmë një ekuilibër mes qytetarit për t’i ofruar shërbimin dhe mundësisë së institucionit për t’i dhënë shërbimin qytetarit. Logjika është që duhet të jetë e munguar që t’i ofrohet shërbimi. Komunat dhe bashkitë e vogla ishin të limituara. Nuk kanë ekonominë e shkallës. Duhet të krijohet një mekanizëm që të krijohen kapacitetet për të krijuar mundësitë, inxhinierë për të bërë planet e urbanistikës etj”, tha Mazniku./abcnews.al

Shansi i fundit për PD/ Territorialja, Mazniku: Duhet mbyllur deri në korrik. Është jetik për bashkitë dhe fondet e BE

By: Rovena
29 January 2026 at 20:22

Pas dorëzimit në Kuvend të propozimit për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, mazhoranca ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri apel Partisë Demokratike që të bashkohet në këtë proces.

Ndërsa bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se vonesat po rrezikojnë një reformë jetike, e cila sipas tij duhet të përfundojë përpara zgjedhjeve për t’u dhënë kohë institucioneve dhe qytetarëve të përshtaten, si dhe për të përmbushur standardet e Bashkimit Europian për fondet e kohezionit social.

“Unë besoj që kam qenë në një nivel sistematik me të gjithë komunikimet që kam pasur me kolegët e PD. Mazhoranca ka qenë gjithmonë në mënyrë sistematike për krijimin e reformës dhe të gjithë hapat për të shkuar drejt reformës. Por, kemi humbur dy muaj të rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që reforma territorial duhet tipikisht që të mbyllet para zgjedhjeve, në mënyrë që t’u jepet kohë njerëzve dhe forcave politike për të kuptuar.

Procesi duhet të bëhet mes korrik-gushtit 2026, duhet të mbyllur në korrik reforma territorial, që njerëzit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe bashkitë të veprojnë. Nëse humbasim këtë dritare, reforma territoriale nga një moment historik që nuk duhet humbur, në një diçka që nuk dihet se si ndodh. Reforma territorial është jetike. BE për vendet e reja anëtare jep fondet e kohezionin social, prandaj bashkitë duhet të jenë gati”, tha Mazniku./abcnews.al

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

1 January 2026 at 10:09

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

PS pa tabu për Reformën Territorialen, Mazniku: Me konsensus dhe nuk kushtëzohemi

By: redi
25 November 2025 at 16:22

PS dhe PD kanë në tryezë hartën administrative për të ndryshuar kufijtë e bashkive si dhe kompetencat e tyre, në kuadër të Reformës së Territoriale që do të bëhet. Nevoja për këtë ristrukturim, shpjegon bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku, lidhet me gjendjen e bashkive në vend, të cilat sipas tij nuk janë në standardet që kërkon BE. ”Më shumë se gjysma e bashkive në vend nuk i bëjnë dot të…

Source

PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat

By: Ela
5 November 2025 at 13:59

Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend emrat me përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale. Në shkresën depozituar në Kuvend, shkruhet se bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore është caktuar Oerd Bylykbashi. Ndërsa Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, u zgjodh Luciano Boçi. Emrat për Zgjedhoren: Oerd […]

The post PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat appeared first on BoldNews.al.

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

1 November 2025 at 08:05

Beteja e humbur e bashkive. Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë, ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti është rritur me më shumë se tre herë në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës. Po më se gjysma po përdoret për shpenzimet […]

The post 10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Pro krijimit të senatit, kundër zvogëlimit të numrit të bashkive

28 October 2025 at 14:10

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot gjatë një konference për mediet, se Partia Demokratike është kundër zvogëlimit të numrit të bashkive, duke propozuar që ato të jenë edhe më të shumta.

Berisha theksoi gjithashtu se janë pranuar nga mazhoranca dy kushtet e opozitës për: pjesëmarrjen e OSBE/ODIHR në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe përfshirjen e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropës në Komisionin për Reformën Territoriale, për të siguruar ekspertizën më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor.

“Për bashkitë jo, nuk jemi për zvogëlimin e tyre. Unë them të jenë më shumë, por ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në Komisionin për Reformën Zgjedhore i pranishëm të jetë ODIHR dhe të na ndihmojë.

“Në Komisionin për Reformën Territoriale të jenë ekspertët e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të shkëlqyer më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor”, u shpreh Berisha.

Gjatë konferencës për mediet Berisha u pyet edhe në lidhje me uljen e numrit të deputetëve.

Berisha propozoi krijimin e një Senati, si dhomë e dytë e Parlamentit, me funksion “frenues dhe jo bllokues”, duke theksuar se, nëse kjo realizohet, duhet të reduktohet numri i deputetëve për të mos rënduar buxhetin publik.

“Tani, ka dhe një mendim tjetër që është i kahershëm, nëse hyn në anale. Po, është 25-30 vite më parë, që vendi të bëhet me dy Dhoma. Të ketë dhomën e lartë, Senatin dhe Dhomën e parlamentit.

“Unë jam dakord me këtë variant, sepse sado pak, pak, por nëse e ndërton Senatin jo si një institucion bllokues, se me bllokim shteti nuk ndërtohet, por si një institucion frenues në njëfarë mënyre, atëherë i bën një të mirë vendit. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë, ka të tjera që nuk e kanë.

Shqipëria nëse vendos të ketë senat, atëherë pa diskutim që duhet të pakësojë numrin e deputetëve”, tha Berisha.

Kujtojmë se, Kuvendi votoi dje ngritjen e dy komisioneve të posaçme, një për Reformën Zgjedhore dhe një për Reformën Administrativo-Territoriale.

/m.q/r.e/a.f/

The post Berisha: Pro krijimit të senatit, kundër zvogëlimit të numrit të bashkive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

27 October 2025 at 11:33

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje. Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë […]

The post PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat appeared first on Reporter.al.

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

By: armand
24 October 2025 at 14:57

Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale. Sipas projektvendimit Komisioni i Posaçëm për Reformën Territotiale do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore. b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e […]

The post Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon appeared first on BoldNews.al.

Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

22 October 2025 at 17:49

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare. Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të […]

The post Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja appeared first on Reporter.al.

❌
❌