Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Koçiu: Së shpejti rregullime ligjore për monopatinat, do të kenë shpejtësi të normuar

11 November 2025 at 12:00

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, lidhur me ndalimin e përkohshëm të monopatinave.

Koçiu u shpreh se, “arsyeja kryesore pse ne shkuam në një masë drastike është pikërisht fakti i aksidenteve të shpeshta të ndodhura dhe rrezikshmërisë që krijon për çdo qytetar, lëvizja e të tilla mjeteve motorike të parregulluara në legjislacion”.

Koçiu theksoi se, “jo që nuk ka një legjislacion për bllokimin, por janë mjete motorike të parregulluara në legjislacion, të cilat vërtet do të duhet të kenë një shpejtësi të normuar dhe aktualisht që flasim nuk e kanë një të tillë”.

“Ka sot monopatina dhe me 80 km/orë që i përdorin fëmijë pa asnjë masë mbrojtëse dhe që qarkullojnë në rrugë në mënyrë të frikshme”, nënvizoi ministrja.

Koçiu theksoi se, kjo masë nuk u shpik nga vendi ynë, por është ndjekur nga shumë vende evropiane.

“Kjo ishte arsyeja e një mase të tillë ekstreme, të menjëhershme, e cila në fakt nuk erdhi si një masë e shpikur nga vendi ynë. Erdhi si një masë e replikuar edhe nga vende fqinj deri te Maqedonia e Veriut, tek Italia, te Franca, të cilat gjithashtu morën një masë drastike për pezullimin e tyre deri në hartimin e një legjislacioni të plotë, sepse janë mjete motorike të dala kohët e fundit që nuk gjejnë një rregullim të qartë në legjislacion”, tha Koçiu.

Ministrja theksoi se, “është shumë më e rëndësishme ruajtja dhe mbrojtja e jetës dhe sigurisë së fëmijëve tanë në raport me një investim që patjetër është i rëndësishëm për xhepin e kujtdo që zgjedh të investojë në një mjet motorik të tillë dhe që lehtëson në përditshmëri lëvizshmërinë dhe patjetër që përmirëson edhe mjedisin për shkak të mosndotjes prej tij”.

Por, nga ana tjetër, shtoi ministrja, “ka shumë më shumë rëndësi siguria e jetës dhe mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja e kujtdo që i përdor të tilla mjete motorike me rrezikshmëri të lartë në mënyrë të parregulluar, pa mjetet mbrojtëse dhe pa garantuar që këto mjete të kenë në fakt edhe një normim të saktë dhe kushdo që i blen të dijë se çfarë po përdor, si e përdor dhe çfarë duhet të ketë parasysh gjatë përdorimit të tyre”.

Koçiu u shpreh se po punohet për rregullimet e nevojshme ligjore dhe shumë shpejt ato do t’i paraqiten Kuvendit.

“Ne po punojmë me intensitet që të kemi rregullimet e nevojshme ligjore, nuk po e lëmë në rrjedhje të lirë dhe shumë shpejt do t’ia paraqesim edhe komisioneve, edhe Kuvendit rregullat përkatëse, të cilat jam e sigurt që do ta kthejnë tashmë përdorimin e këtyre mjeteve motorike të rregulluar, të normuar ashtu siç duhet, për të garantuar siguri dhe mbrojtje për jetën e kujtdo”, tha ministrja Koçiu.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Koçiu: Së shpejti rregullime ligjore për monopatinat, do të kenë shpejtësi të normuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia bllokoi 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete

3 November 2025 at 12:38

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Policia e Rrugore e Tiranës, njoftoi sot, se në zbatim të planit për ndalimin e monopatinave, kanë intensifikuar monitorimin në akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e qarkullimit të mjeteve që nuk plotësojnë kushtet ligjore, dhe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Sipas policisë që nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike.

Konkretisht, sipas policisë, u bllokuan 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.

Më tej, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt (8 prej tyre në gjendje të dehur dhe tjetri pa lejedrejtimi).

/m.q/j.p/

The post Policia bllokoi 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një burrë në Londër është gjobitur me rreth 650 euro pasi hyri në stacionin e metrosë me "patina" në këmbë

26 October 2025 at 21:15


Një burrë në Londër është gjobitur me gjithsej rreth 650 euro (558 £) pasi hyri në stacionin e metrosë Whitechapel me "patina" në këmbë.

John Cejas, 27 vjeç, u pa nga stafi i Transport for London (TfL) duke kaluar përmes barrierave, duke shkelur rregullin që ndalon çdo mjet me rrota në stacione apo trena.

Ai u identifikua nga zyrtarët dhe pranoi të jepte të dhënat e tij.

Rregullat e TfL ndalojnë përdorimin e biçikletave, patinave, skuterëve dhe hoverboard-ëve në hapësirat e metrosë.

Rasti i tij ishte një nga më shumë se qindra procedime të ngjashme që TfL ka ndërmarrë kundër shkelësve të rregullave. /Telegrafi/

Monopatinat jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h! Targa dhe siguracioni janë në diskutim

By: redi
24 October 2025 at 15:18

Nga Ministria e Brendshme thuhet se do të bëhen ndryshime në Kodin Rrugor për monopatinat, dhe aktualisht janë në fazë fillestare. Sot ministrja Albana Koçiu mblodhi në një takim institucionet kryesore që kanë rol kyç në sigurinë rrugore. Në fokus të diskutimeve me përfaqësues të Policisë, bashkisë, DPSHTRR-së dhe ARRSH-së ishte kuadri i ri ligjor që po përgatitet për rikthimin me rregulla të…

Source

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

By: Elva
23 October 2025 at 17:46

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ndalimi i përkohshëm i monopatinave elektrike, këto mjete vijojnë të qarkullojnë lirshëm në rrugët e Tiranës. Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me tone kritike e ironike ndaj mënyrës si po zbatohet vendimi, duke përmendur edhe Ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe Drejtorin e Policisë […]

The post Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë appeared first on BoldNews.al.

Ristani: Bllokimi i monopatinave nuk është vendim i bashkisë

By: redi
15 October 2025 at 21:37

Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Tiranës u shoqërua me debate lidhur me bllokimin e monopatinave elektrike. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan shpjegime për bllokimin e monopatinave elektrike, i cili nisi më 12 tetor pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme ndaj Policisë së Shtetit. Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha se bashkia duhet që t’u japë një zgjidhje qytetarëve se si do të…

Source

Qytetarët në protestë për monopatinat, policia: Do të mbahen 30 ditë bllokuar

15 October 2025 at 16:59

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën sot përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar kthimin e mono-patinave dhe motorëve elektrikë të konfiskuar nga policia gjatë kësaj jave.

Protesta u thirr nga organizata “Drejtësi Sociale”, e cila e cilësoi vendimin e Ministrisë së Brendshme si të paligjshëm dhe arbitrar.

“Paligjshmëria në të cilën është futur policia e shtetit për shkak të tekave të ministres po u kushton qytetarëve të Tiranës,” u tha në deklaratën e organizatës.

Avokati Gentian Sejrani, i cili shoqëroi një qytetar në komisariat, deklaroi në dalje se edhe pse u treguan dokumentet e pronësisë nuk u arrit të tërhiqej mjeti i konfiskuar.

“Sipas drejtuesve të komisariatit, mjetet do të mbahen për 30 ditë, deri sa të rregullohet me ligj mënyra e qarkullimit të tyre,” tha Sejrani, duke shtuar se situata mbetet e paqartë dhe pa bazë ligjore.

Aktivisti Edison Lika ironizoi nga brenda Komisariatit se vetë punonjësit e policisë kishin ardhur me skuterë, ndërsa qytetarëve u ndalohej t’i përdornin.

“Motori kushton 950 mijë lekë. E kam blerë me kredi dhe ende nuk e kam shlyer,” tha Renato Dhiaj për Citizens.al.

Në protestë ishin të pranishëm dhe sipërmarrës të cilëve u cenohen drejtpërdrejtë interesat nga urdhri i ministres së Brendshme, Albana Koçiu mbi lëvizjen e mjeteve elektrike.

Ndërkohë, Redin Muçaj, përfaqësues i një biznesi të shitjeve të mjeteve elektrike, tha se vendimi i ministres është “absurd” dhe po falimenton sektorin.

“Mësova për ndalimin nga një postim në Facebook. Kjo është mënyra më e papërgjegjshme për të njoftuar një politikë publike,”  theksoi Muçaj përfaqësuesi i një biznesi të shitjeve të mjeteve elektrike në Shqipëri.

Ekspertët e sigurisë rrugore që folën për Citizens.al kanë theksuar se problemi nuk qëndron te mono-patinat, por te mungesa e planifikimit urban dhe e infrastrukturës për lëvizjen alternative.

Ndërsa aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë ndalimin “një akt autoritar ndaj qytetarëve”.

Më 12 tetor, ministrja e Brendshme Albana Koçiu njoftoi ndalimin e përkohshëm të mjeteve elektrike, duke argumentuar se 991 raste aksidentesh të raportuara nga urgjencat janë “më shumë se të mjaftueshme” për pezullimin e tyre deri në miratimin e një rregulloreje të re.

“Çdo ditë me kismet, kismet kur të hapet, kismet a do hapet, kismet për kë do hapet, pra nuk ka sens,” përmbylli Redin Muçaj.

The post Qytetarët në protestë për monopatinat, policia: Do të mbahen 30 ditë bllokuar appeared first on Citizens.al.

“Aksioni për skuterët, parodi!”/ Berisha publikon videon: Kompania e bashkisë ‘Binbin’ vazhdon punën!

By: armand
14 October 2025 at 13:29

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj aksionit të policisë për bllokimin e skuterëve dhe motorëve elektrikë në Shqipëri. Ai e ka cilësuar këtë si një “aksion fake” të “narko-policisë”, duke akuzuar autoritetet se po pengojnë qytetarët që përdorin këto mjete për të shkuar në punë, sidomos […]

The post “Aksioni për skuterët, parodi!”/ Berisha publikon videon: Kompania e bashkisë ‘Binbin’ vazhdon punën! appeared first on BoldNews.al.

Ndalimi i përkohshëm i monopatinave, qytetarët: Janë të rrezikshme, vendim i drejtë

14 October 2025 at 10:58

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ndau sot zërin e qytetarëve mbi ndalimin e përkohshëm të monopatinave.

“Siguria në rrugë vjen para gjithçkaje. Së bashku do të vendosim rregulla të qarta dhe standarde të Bashkimit Evropian në qytetet tona”, theksoi Koçiu.

Qytetarët e pyetur shprehen se vendimi ishte shumë i drejtë.

“Shumë i drejtë dhe nuk duhet të jetë i përkohshëm, por për përgjithmonë. Mirë është përgjithmonë, se nuk janë për fëmijët ato. As të rriturit nuk e komandojnë, se janë elektrike dhe kanë një shpejtësi shumë të madhe”, u shpreh një qytetare.

E pyetur nëse i duken të rrezikshme, ajo theksoi se po.

“Shumë të rrezikshme. Po, po kanë vdekur shumë vetë, shumë fëmijë dhe të rritur. Shumë i drejtë, jo shumë të rrezikshme”, tha ajo.

Edhe qytetarë të tjerë shprehen se monopatinat janë kthyer në problem për këmbësorët dhe jo vetëm.

“Kalamajtë po thyejnë qafën, po rrëzohen edhe të mëdhenjtë. Unë nuk jetoj këtu, jetoj në Nu-Jork, mendoj që janë shumë të rrezikshme”, tha një tjetër qytetare.

Një tjetër qytetare gjithashtu e sheh si një vendim të drejtë.

“Unë mendoj personalisht që është një vendim shumë i drejtë, për shkak se kam parë shumë monopatina të cilat lëvizin në mënyrë jo të rregullt në rrugë. Ecja e tyre na shkakton probleme herë pas here, jo vetëm”, theksoi ajo.

“Monopatinat kalojnë shumë afër këmbësorëve, ose dy monopatina njëra me tjetrën. Janë përplasur adoleshentët në fakt, bëjnë gara me njëri-tjetrin, lozin me njëri-tjetrin në rrugë”, tha një tjetër qytetare.

“Mendoj që është vendim shumë i drejtë, se kemi parë edhe vetë se sa të rrezikshme që janë në rrugë”, shtoi një qytetare tjetër

Ministrja Koçiu njoftoi të dielën ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike në të gjithë vendin, pas shtimit të shqetësimeve për sigurinë publike. Vendimi u mor pas një analize të detajuar të Policisë së Shtetit, e cila evidentoi rritje të ndjeshme të aksidenteve që përfshijnë këto mjete, kryesisht në zonat urbane.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Ndalimi i përkohshëm i monopatinave, qytetarët: Janë të rrezikshme, vendim i drejtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

13 October 2025 at 21:14

Nga Lutfi Dervishi Ministrja Diella, pas një update-i të suksesshëm të sistemit “Qytetarët Ankohen v2.0”, mori një valë ankesash që s’e priste as serveri i saj emocional: monopatinat ishin bllokuar. Sistemi i saj i alarmit brenda mendjes jo organike lëshoi menjëherë njoftimin: “Attention: Unexpected User Experience Detected!” Ju kujtua koha kur punonte asistente dhe e […]

The post Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 appeared first on BoldNews.al.

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

By: Elva
13 October 2025 at 16:47

Nga Boldnews.al Bllokimi i pjesshëm i autostradrës Tiranë-Durrës ka detyruar mijëra automjete që të përdorin aksin perëndimor nga Ndroqi për të shkuar drejt qytetit bregdetar, duke sjellë një situatë të rënduar trafiku, thuajse në kolaps, përgjatë Rrugës së Kavajës, deri në dalje të Kombinatit. Por, në këtë situatë shumë të ngarkuar, punonjësit e Policisë Rrugore […]

The post Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video) appeared first on BoldNews.al.

Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje

13 October 2025 at 15:01

Ashtu sikurse ishte njoftuar, mëngjesi i së hënës nisi me operacionin policor për ndalimin e monopatinave elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera. Në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, patrullat e policisë ndaluan përdorues monopatinash, duke i lajmëruar për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit dhe duke u sekuestruar mjetet.

Masat pasojnë urdhrin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, të dhënë përmes rrjeteve sociale të dielën, e cila njoftoi se qarkullimi i monopatinave elektrike do të ndalej “deri në hartimin e një rregulloreje të posaçme për përdorimin e tyre në rrugë publike”.

“U kërkoj qytetarëve që përkohësisht të mos përdorin monopatina elektrike, dhe bizneseve që të mos investojnë në këtë aktivitet deri në rregullim të situatës,” tha Koçiu në prani të Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, ndalimi u vendos pas një analize të rrezikut në qarkullim.

“Vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 aksidente me monopatina, mes tyre edhe me pasoja fatale,” deklaroi drejtori Ilir Proda.

Vitet e fundit, monopatinat janë bërë mjete popullore për të lëvizur në Tiranë. Ato duken zgjidhje alternative përballë trafikut të rënduar dhe transportit të pasigurt publik.

Por ndalimi i tyre ka nxitur debat: ndërsa autoritetet e mbrojnë si masë sigurie, qytetarë dhe aktivistë e shohin si ndërhyrje të nxituar që cenon të drejtën e lëvizjes.

“Problemi s’janë monopatinat, por menaxhimi qarkullimit”

Për Artur Sulçen, ekspert i sigurisë rrugore, problemi nuk qëndron te monopatinat, por te mungesa e menaxhimit dhe planifikimit të trafikut në tërësi. Ai thotë se autoritetet nuk punojnë në zgjidhjen e problemeve, përkundrazi.

“Këtu kujtohen për problemet vetëm kur ndodh ndonjë aksident. Monopatinat janë mjete rrugore dhe duhen trajtuar si të tilla, njësoj si biçikletat”, tha ai për Citizens.al.

Sulçe sugjeron që qytetet të kenë plane integruese për mjetet e lehta, me korsi të dedikuara dhe rregulla të qarta, jo ndalime të menjëhershme.

“Unaza e Mesme ka bërë tashmë korsi për autobusët dhe emergjencat, aty mund të lëvizin pa penguar njeri. Por në vend që të rregullohet trafiku, zhvendosim problemet nga pika A në B, e nga B në C, pa zgjidhje afatgjata”, vijoi Sulçe.

Për Gëzim Hoxhën, tjetër ekspert të sigurisë rrugore, kjo ndërhyrje e policisë ishte nismë e nevojshme për të parandaluar aksidentet, mirëpo po zbatohet në mënyrë të mangët.

“Nismë e mirë, por e nxituar dhe e vonuar. E mirë sepse kërkon të parandalojë aksidentet, por është e vonuar se duhej bërë më herët dhe e nxituar sepse po bëhet pa bazë të plotë ligjore”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, shumë monopatina kalojnë kufirin teknik prej 25 km/orë, duke u futur në kategorinë e mjeteve motorike që kërkojnë patentë dhe siguracion.

“Ka monopatina që arrijnë 60 km/orë, ndërkohë që Kodi Rrugor i kategorizon si motorë të vegjël. Nëse e kalon 25 km/orë, s’je më biçikletë elektrike, je motor. Dhe për motor ka rregulla të tjera: patentë, siguracion, kontroll teknik. Problemi është që policia vepron, por ministria nuk ka bërë detyrën për të përcaktuar qartë klasifikimin”, vijoi Hoxha teksa theksoi se ndalimi duhet të bazohet në vendime të studiuara dhe jo me policë.

Mes sigurisë dhe të drejtës për lëvizje

Për aktivistin Migen Qiraxhi ndalimi i përdoruesve të monopatinës është akt autoritar ndaj qytetarëve.

“Është ironike që në një vend që e shpall veten pionier të teknologjisë dhe inovacionit, ndalon një mjet inovativ si monopatina. Duket sikur ministrja e teknologjisë s’mund të rregullojë as këtë aspekt bazik të mobilitetit urban”, u shpreh Qiraxhi për Citizens.al.

Qiraxhi thekson se monopatinat janë përdorur kryesisht nga persona me të ardhura të ulëta, që nuk kanë mundësi për të përdorur automjete private apo taksi çdo ditë. Ai shprehet se vendimi u mor pa konsultim publik dhe pa paralajmërim.

“Kjo është mënyrë autoritariste për të qeverisur qytetin, jo mënyrë demokratike për të zgjidhur probleme urbane,” shtoi ai, duke propozuar rregulla konkrete: kufizim moshe, detyrim për kokore, regjistrim dhe sigurim minimal.

Organizata “Drejtësi Sociale” e konsideroi një shkelje të hapur të të drejtave të qytetarëve. Sipas saj, urdhri u mor në ditë pushimi dhe nuk ka hyrë ende në fuqi ligjërisht.

“Në procesverbalët e kontrollit nuk përmendet fare urdhri, por thuhet se mjetet po bllokohen për ‘mungesë dokumentacioni pronësie’. Një truk burokratik që përdoret për të fshehur paligjshmërinë e veprimeve dhe për të mashtruar qytetarët”, u shpreh organizata.

Sipas saj, ky aksion është i paligjshëm në parim.

“Një shtet që funksionon me lajme në media në vend të ligjeve, dhe me hile në vend të rregullave, nuk mund të pretendojë se mbron rendin e as sigurinë e qytetarëve. Përkundrazi, e minon atë çdo ditë me veprimet dhe mosveprimet e tij”, përfundoi organizata “Drejtësi Sociale”.

The post Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje appeared first on Citizens.al.

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

By: dan iela
12 October 2025 at 12:48

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka njoftuar operacionin policor  duke kërkuar mirëkuptmin e qytetarëve.

“Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe vetë përdoruesit. I kam kërkuar Policisë së Shtetit, të pezullohet përkohësisht lëvizja e monopatinave elektrike.

Të gjitha ata që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznesi për dhënien me qira, ta kenë të qartë të mos investojnë. Lejimi, pas përfundimit të këtej procesi, do të jetë i vlefshëm për përdorim vetjak. Do hartojmë rregulla të qarta për të gjithë, do qartësojmë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren, kriteret e moshës së përdorimit, po ashtu masat mbrojtëse, ndriçimi dhe shpejtësia e lejuar”, tha ministrja e Brendshme Albana Koçiu.

Nga ana tjetër, Drejtori Ilir Proda, e cilësoi rrezik imediat përdorimin e monopatinave elektrike.

“Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.

Mjafton të përmendim faktin se vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste të raportuara nga urgjencat për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete apo dëmtime shumë të rënda.

Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit e sigurisë publike dhe përdoruesve të rrugës nga përdorimi i këtyre mjeteve, ne kemi përcaktuar  dhe një procedurë standarde, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane,  duke përfshirë edhe trotuaret dhe duke arritur deri në bllokimin administrativ të këtyre mjeteve.

Duke filluar nga dita e hënë, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”, tha Proda.

Ndalohen monopatinat/ Qeveria: Burim aksidentesh, së shpejti rregullat e reja

12 October 2025 at 12:21

TIRANË– Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, tha se nga e hëna do të ndalohet qarkullimi i përkohshëm i monopatinave në rrugë.

Ajo theksoi se ky është një shqetësim i ngritur nga qytetarët, i cili do të marrë zgjidhjen përfundimtare pasi po punohet për hartimin e rregullave strikte për përdorimin e tyre.

Pas hartimit të rregullores së re, ministrja e Brendshme theksoi se përdorimi i monopatinave elektrike do të bëhet vetëm për nevoja personale dhe jo për qëllime biznesi.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë.  Gjithashtu dua të informoj të gjithë atë që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznes për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet.

Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Në do hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë, do qartësojmë njëherë dhe përgjithmonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kriteret për moshën, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Shqipëria nuk është i vetmi vend është përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, në rajon Maqedonia e Veriut, e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike, me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.Dua të sqaroj opinionin publik se ne do të studiojmë të gjithë këto shembuj dhe praktikat më të mira në nivel europian, për të balancuar interesin e të gjitha palëve të përfshira.”, tha ajo.

Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda, tha se nga e hëna do të ketë kontrolle për ndalimin e monopatinave dhe për këtë arsye kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.

““Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.
Mjafton të përmendim faktin se vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste të raportuara nga urgjencat për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete apo dëmtime shumë të rënda.
Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit e sigurisë publike dhe përdoruesve të rrugës nga përdorimi i këtyre mjeteve, ne kemi përcaktuar dhe një procedurë standarde, bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e këtyre mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane, duke përfshirë edhe trotuaret dhe duke arritur deri në bllokimin administrativ të këtyre mjeteve.

Duke filluar nga dita e hënë, Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”.”, tha ai./abcnews.al

 

Durrësi nismë për ndalimin e monopatinave në zonat e populluara

5 September 2025 at 10:06

TIRANË, 5 shtator/ATSH/- Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë nismën për ndalimin e monopatinave në disa shëtitore dhe sheshe publike.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka deklaruar se ky vendim vjen me qëllimin që të garantohet siguria e qytetarëve dhe pushuesve, veçanërisht në zonat e shëtitjes ku ka qarkullim të lartë këmbësorësh.

Për këtë arsye, Bashki Durrës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në disa shëtitore, te plazhi, “Taulantia”, “Liria“, te Shkëmbi i Kavajës, Vala Park, te sheshi “Moikom Zeqo” në hyrje të Durrësit si dhe në shëtitoren në bregdet, Ishëm.

Në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë Bashkiake kanë nisur menjëherë kontrollet dhe marrjen e masave në terren duke kryer veprimet përkatëse aty ku janë konstatuar shkelje.

Bashkia Durrës dhe strukturat përkatëse u bëjnë apel qytetarëve dhe vizitorët të tregojnë bashkëpunim dhe ndërgjegjësim për respektimin e rregullave, në funksion të një qyteti më të sigurt për të gjithë.

The post Durrësi nismë për ndalimin e monopatinave në zonat e populluara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Targa bëhet e detyrueshme për monopatinat elektrike në Itali! Ja rregullat dhe gjobat

By: gaze tare
3 July 2025 at 21:01

Kanë kaluar disa muaj që nga hyrja në fuqi e Kodit të ri të Qarkullimit Rrugor ne Itali dhe tani vjen një risi e rëndësishme: publikimi i karakteristikave që do të kenë targat që do të vendosen në monopatinat elektrike. Detyrimi ekziston tashmë, por pritej dekretimi zbatues.

Dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, por ende mungon botimi në Fletoren Zyrtare për t’u kthyer në ligj me fuqi të plotë. Gjithashtu, do të nevojitet edhe një dekret i dytë, ai që përcakton koston e të ashtuquajturës targë për monopatinat. Pa këtë dekret, detyrimi nuk mund të hyjë në fuqi.

Targa e monopatinave, rregullat

Targa për monopatinat elektrike do të shtypet nga Poligrafia e Shtetit, ashtu siç ndodh me targat e tjera, dhe nuk do të lidhet me mjetin, pasi monopatinat nuk kanë numër shasie dhe nuk janë të regjistruara në një arkiv kombëtar, por do të lidhet me personin. Targat do të kenë këto karakteristika:

-Përmasat dhe forma: drejtkëndëshe, me përmasa 5 cm (gjerësia) × 6 cm (lartësia).

-Materiali dhe ngjyrat: plastike, ngjitëse dhe e paremovueshme.

-Sfond i bardhë reflektues me shkronja të zeza. Në sfond, me transparencë, do të jetë e shkruar “M.E.F.”

-Simbolet dhe kodimi: përfshin stemën e Republikës Italiane (si te targat e makinave).

Teksa Italia ka ndërmarrë detyrimin ligjor të vendosjes së targave në monopatina, nuk mund të themi se e njëjta gjë ndodh në Shqipëri. Në vendin tonë, ende nuk ka asnjë projektligj të depozituar, që të parashikojë detyrimin e targës në skuterat elektrike, të cilat janë kthyer në një burim aksidenti të shpeshta nëpër rrugët e Shqipërisë, kryesisht në kryeqytet.

The post Targa bëhet e detyrueshme për monopatinat elektrike në Itali! Ja rregullat dhe gjobat appeared first on iconstyle.al.

Italia vendos targa për monopatinat, Shqipëria ende pa një ligj teksa rriten aksidentet

3 July 2025 at 20:49

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Itali, ka nxjerrë një dekret të ri që parashikon vendosjen e targave identifikuese për monopatinat elektrike, sipas përcaktimeve të Kodit të ri Rrugor. Lajmi raportohet nga agjencia Ansa. Targa, e krijuar në formë një stike plastik që nuk hiqet, do të jetë personale dhe nuk do të lidhet me mjetin, […]

The post Italia vendos targa për monopatinat, Shqipëria ende pa një ligj teksa rriten aksidentet appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi tre fëmijët e mitur me monopatina, gjykata e lë në “arrest shtëpie”

By: user 8
29 June 2025 at 15:27

Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.

Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.

Raportohet se gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjen, duke u kërkuar falje familjarëve të fëmijëve që u plagosën.

The post Aksidentoi tre fëmijët e mitur me monopatina, gjykata e lë në “arrest shtëpie” appeared first on Lapsi.al.

Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton masën e sigurisë për shoferin e automjetit

29 June 2025 at 13:40

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.

Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.

Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.

The post Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton masën e sigurisë për shoferin e automjetit appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

By: armand
29 June 2025 at 13:33

Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, […]

The post Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌