Numri i punonjësve dhe fondet për administratën publike janë rritur në rekorde historike në 2025. Paralelisht, qeveria po rrit me shpejtësi financimet për qeverisjen digjitale, por nga ana tjetër qytetarët dhe bizneset muajt e fundit po përballen me më vështirësi për të aksesuar shërbimet publike. Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit […]
Një lagje e tërë është ndërtuar në zonën e “Ali Demit”, ku deri më tani janë dhënë plot 50 leje për të ndërtuar pallate, fillimisht me projektin “Mangalem 21”, duke ndërtuar 33 pallate, më pas “Kaimi” dhe “Kadiu”, të cilat kanë mbushur të gjithë kodrën me ndërtime. Projekti fillestar u reklamua edhe nga kryeministri Rama, […]
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë, janë arma kryesore e ligjit të ri për të detyruar platformat dhe ofruesit e shërbimeve online të heqin përmbajtjet e dëmshme në internet.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka përcaktuar mekanizmin administrativ që i jep Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kompetenca të drejtpërdrejta ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk zbatojnë vendimet gjyqësore për mbrojtjen e viktimave nga dhuna digjitale.
Sipas vendimit, AKEP do të vendosë gjoba administrative nga 30 mijë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë ndaj ofruesve të shërbimeve online që nuk heqin, bllokojnë ose fshijnë përmbajtje digjitale të përcaktuara si masa mbrojtëse nga gjykata.
Këtu përfshihen, ndër të tjera, imazhet intime të publikuara pa pëlqimin e viktimës, llogaritë apo fjalëkalimet e përdorura për përndjekje, si edhe profilet ose lidhjet elektronike të përdorura për ngacmim.
Gjobat e vendosura nga AKEP, përbëjnë titull ekzekutiv dhe derdhen në buxhetin e shtetit. Subjektet përgjegjëse përfitojnë një ulje automatike prej 15% të shumës së gjobës, nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit.
Ndërkohë, ligji parashikon të drejtën e ankimit brenda 45 ditëve në gjykatën administrative kompetente.
Përtej sanksioneve financiare, ligji zgjeron ndjeshëm juridiksionin territorial të autoriteteve shqiptare.
Masat mbrojtëse dhe administrative zbatohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, por AKEP dhe autoriteti rregullator i medias audiovizive mund të urdhërojnë heqjen, bllokimin ose kufizimin e përmbajtjes digjitale pavarësisht vendndodhjes së serverit apo ofruesit të shërbimit.
Në raste të caktuara, gjykata civile mund të shkojë edhe më tej, duke urdhëruar ndalimin e kontaktit online dhe offline, si dhe sekuestrimin e çdo mjeti digjital të përdorur për ushtrimin e dhunës, për sa kohë që këto mjete ndodhen brenda territorit të vendit.
Procedurat, formatet e kërkesës dhe mënyra e njoftimit elektronik për këto masa do të miratohen me një vendim të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, autoritetit përgjegjës për drejtësinë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke synuar standardizimin dhe përshpejtimin e ndërhyrjeve në mjedisin digjital./ Monitor
Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro. Në vend […]
Pas publikimit të dokumentarit “Sean Combs: The Reckoning”, P.Diddy është përfshirë në një polemikë të re me Netflix dhe 50 Cent. Ky konflikt është bërë më i fortë pasi 50 Cent përdori incizime që Diddy i kishte grumbulluar për vite me radhë, duke i përfshirë ato në projektin e tij.
Në dokumentar, 50 Cent ngriti akuza serioze ndaj Diddyt, duke sugjeruar se ai mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, një pretendim që Diddy e mohoi me forcë. Zëdhënësi i Diddyt, në një deklaratë për Deadline, tha se ekipi i tij po shqyrton mundësitë ligjore për të paditur lidhur me përdorimin e pamjeve të vjedhura nga Netflix.
Ky konflikt mori një dimension tjetër kur djali i Diddyt u përfshi në përplasjen mes babait të tij dhe 50 Cent, duke shtuar tensionet. Po ashtu, ekipi ligjor i Diddyt e quajti dokumentarin një “sulm të turpshëm”. Ata theksuan se Diddy kishte grumbulluar pamje dhe materiale që nga mosha 19-vjeçare për të treguar historinë e tij, duke e cilësuar përdorimin e tyre nga Netflix si të padrejtë dhe të paligjshëm.
Kjo situatë ka shkaktuar një valë reagimesh dhe mund të çojë në hapa të mëtejshëm ligjorë nga ana e Diddyt kundër platformës dhe 50 Cent.
Ditën e sotme, në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama, foli për një rritje ekonomike pozitive.
Gjithashtu, kreu i shtetit u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.
Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.
Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.
Sipas tij, pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.
“Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në 3 mujorin e 3 kanë pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm
Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.
Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.
Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.
Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj
Pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj
Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj
Pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj”, tha Rama.
NJU JORK, 24 dhjetor /ATSH-AA/ – Ari ka arritur nivel rekord prej 4.525, 96 dollarësh për ons, duke shënuar rritje rreth 1 për qind mes shqetësimeve për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës si dhe pritjeve për ulje të mëtejshme të normave të interesit në SHBA.
Pas arritjes në nivelin më të lartë historik, çmimi i arit mëngjesin e sotëm ishte rreth 4.495,9 dollarë për ons, duke shënuar rritje vjetore prej rreth 72 për qind. Çmimet e argjendit gjithashtu u rritën me më shumë se 1 për qind, duke arritur në 72,7 dollarë, përkatësisht në nivelin historik të lartë. Norma e rritjes ka qenë rreth 144 për qind gjatë 12 muajve të fundit.
Kërkesa për aktive të sigurta u rrit për shkak të shqetësimeve mbi ngadalësimin e ritmit të rritjes ekonomike globale, si dhe bastet për ulje shtesë të normave të interesit në SHBA në vitin 2026, veçanërisht pas rritjes ekonomike më të fortë se sa që pritej në SHBA gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.
Tensionet mes Washingtonit dhe Karakasit janë rritur pasi SHBA-ja ka shtuar mbikëqyrjen dhe masat e zbatimit ndaj dërgesave të naftës të lidhura me Venezuelën, duke ngritur shqetësime të reja për ndërprerje të mundshme të flukseve globale të naftës bruto dhe duke shtuar paparashikueshmërinë gjeopolitike në botë.
Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se vendi përdor të ardhurat nga nafta për të financuar emigracionin e paligjshëm dhe dërgesat e drogës drejt SHBA-së. Një arsye tjetër e rëndësishme për këtë rritje është blerja e arit nga bankat qendrore për të forcuar rezervat e tyre. /os/
PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë me vlerë prej 50 milionë eurosh, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare. Investimi përfshin edhe sallën e djegur, duke synuar funksionalizimin e plotë të objektit në shërbim të sportistëve, artistëve dhe të rinjve të vendit.
“50 milionë euro për Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Rinovim total, përfshirë sallën e djegur, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare, dhe në shërbim të sportistëve, artistëve e të rinjve tanë”, ka deklaruar Çeku. Ai ka njoftuar se, në bazë të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime, tashmë janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit, hap i domosdoshëm për nisjen e punimeve.
Sipas ministrit në detyrë, ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare është bërë bashkë për të ndërtuar një model modernizimi dhe funksionalizimi të plotë të kësaj ndërtese ikonike të kryeqytetit. “Po krijojmë një model të ri për Pallatin e Rinisë, që i përgjigjet nevojave bashkëkohore dhe i kthen këtij objekti rolin që i takon në jetën sportive, kulturore dhe rinore të vendit”, ka shkruar Çeku. /KosovaPress/
VJENË, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Deri në vitin 2050, pothuaj 220 milionë banorëve të qyteteve mund t’u mohohet qasja në ujë të rrjedhshëm.
Alarmi ngrihet nga një studim i botuar në revistën Nature Cities, i cili analizoi më shumë se 100 qendra urbane në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.
Studimi u krye nga Qendra Evropiane e Qendrës së Shkencës së Kompleksitetit në Vjenë dhe Banka Botërore, identifikoi shkakun e problemit në rritjen e pakontrolluar të qyteteve, duke demonstruar se planifikimi urban do të jetë thelbësor për popullsitë në rritje të së ardhmes.
Qytetet që zgjerohen si Nju Delhi në Indi, Kajro në Egjipt dhe Bogota në Kolumbi, tashmë përballen me sfida të shumta: sipas studiuesve të udhëhequr nga Rafael Prieto-Curiel i CSH, banorët e tyre përballen me fatura uji 75% më të larta se ata në qendrat urbane më kompakte, dhe ata që jetojnë në lagje periferike kanë 40% më pak qasje në infrastrukturën kritike sesa ata që jetojnë në qendër të qytetit.
Por popullsia e këtyre qyteteve pritet të rritet më tej në dekadat e ardhshme.
Edhe qytetet afrikane përballen me sfida të veçanta, me popullsinë e tyre që pritet të rritet nga 550 milionë në vitin 2018 në gati 1.5 miliardë deri në vitin 2050,
Për këto aglomerate të mëdha urbane, studiuesit theksuan se mënyrat se si ato zgjerohen do të jenë thelbësore për të siguruar aksesin në ujë të rrjedhshëm dhe kanalizime për sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Çelësi është të ruhen dimensionet kompakte dhe të rritet dendësia e ndërtesave, në vend që të vazhdohet rritja horizontale dhe të rritet sipërfaqja e tokës së zënë.
Studimi, megjithatë, thekson se kjo nuk është zgjidhja për të gjitha problemet: edhe disa lagje të varfra me popullsi të dendur, të tilla si Rocinha në Rio de Janeiro, kanë akses të dobët në kanalizime dhe ujë të pijshëm. /os/
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku sipas informacioneve policore, një grua rreth moshës 50-vjeç ka humbur jetën.
Sipas uniformave blu, ajo është rrëzuar teksa po ecte në Bulevardin “Ismail Qemali”.
Bëhet me dije se nga rrëzimi, gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit ç’ka ka rezultuar fatale për të.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Vlorë/Informacion paraprak:
“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës”.
TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka festuar në një event të veçantë 250-vjetorin e Trupës së Marinsave të Shteteve të Bashkuara.
Në këtë event, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës amerikane në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar dhe rolin e marinsave në sigurinë globale dhe rajonale.
Van Horn u shpreh se, “si aleatë të NATO-s dhe partnerë në sigurinë rajonale, ne ndajmë një angazhim për paqen dhe mbrojtjen e atyre që kanë më shumë nevojë për të”.
“Marinsat e vendosur këtu përfaqësojnë këtë partneritet me profesionalizëm dhe krenari”, theksoi VanHorn.
‘Ndërsa festojmë sonte, ne gjithashtu kujtojmë ata marinsa që nuk janë këtu me ne, ata që janë vendosur në zona rreziku dhe ata që kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të kombit tonë. Nderojmë kujtimin e tyre sonte dhe çdo natë”, tha VanHorn.
Ky event theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë, si dhe respektin dhe mirënjohjen për sakrificat e marinsave gjatë më shumë se dy shekujve shërbimi.
Qindra banorë të Orikumit, Dukatit, Rradhimës dhe Tragjasit protestuan të hënën para Prokurorisë së Posaçme, ndërsa dorëzuan një padi dhe dosje të asaj që pretendojnë se është një përpjekje për t’i shpronësuar. Padia e nënshkruar nga 180 banorë kërkon hetimin e qeverisë dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve të shumicës dhe opozitës me pretendimin se janë përfshirë […]
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se nga janari 2026, në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.
Në episodin e 6-të të sezonit 5 të podkastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” kryeministri Rama tha se; “lajmi për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale”.
“Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama.
Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.
Kostoja totale e rritjes së pagave dhe indeksimit, parashikohet rreth 10 miliardë lekë dhe do të përfshijë mbi 144 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës.
Dëshpërimisht dëshironi të vuani nga ankthi ekstrem i rrezes së veprimit? Këta ‘mbretër’ (me rreze të shkurtër) do ta ofrojnë me kënaqësi.
Honda e – 137 milje
Si mund të mos e doni Honda e? Epo, mund të mos e doni nëse keni një mision për të bërë një udhëtim në të gjithë vendin.
Kjo makinë e vogël qyteti jashtëzakonisht e lezetshme filloi jetën e saj si koncepti brilant Urban EV i vitit 2017, dhe kur Honda përfundimisht zbuloi makinën në Panairin e Automobilave në Gjenevë në vitin 2019, ne u impresionuam.
Pamja e vogël retro-futuriste mbeti, dhe me tërheqje të pasme dhe cilësi ndërtimi të Hondës dukej si një recetë për sukses.
Pastaj i dhanë një bateri qesharake të vogël (Honda pretendoi 35.5kWh gjithsej, por kapaciteti i përdorshëm ishte më shumë si 28.5kWh) dhe një çmim qesharak ambicioz prej 26 mijë funte.
Mund të paguani edhe më shumë për modelin më të lartë Advance, megjithëse ai erdhi me një fuqi të shtuar prej 18 kuajsh dhe fellne më të mëdha 17 inç, kështu që autonomia ra edhe më tej në 125 milje në ciklin WLTP.
Mazda MX-30 – 124 milje
Përpjekja e parë e Mazdës në botën e makinave elektrike erdhi në vitin 2020, kur filloi prodhimi i MX-30 në fabrikën e saj Ujina në Hiroshima. Dhe po, mund të shihje se zemra e saj nuk ishte realisht aty.
Kjo nuk do të thotë që MX-30 nuk ishte interesant. Mazda i dha këtij crossover-i të vogël dyer të pasme si RX8 dhe një brendshme elegante plot me materiale të ricikluara miqësore me mjedisin.
Vend i këndshëm për t'u ulur gjatë karikimit, por për fat të keq do ta bënit këtë mjaft shpesh nëse do të blinit një, sepse bateria e tij ishte saktësisht e njëjtë me atë të Honda e.
Rrezja e pretenduar WLTP ishte vetëm 124 milje, gjë që ndoshta shpjegon pse Mazda e riprojektoi makinën për të marrë një zgjatues rrezesh me motor rrotullues në vitin 2023. Nuk mund të blini më një automjet elektrik të plotë në Mbretërinë e Bashkuar.
Mini Cooper E – 179 milje
Me gjeneratën e tij më të fundit, Mini hoqi etiketën Hatch dhe e ndërroi Cooper nga një nivel i modifikimit në emrin aktual të modelit. Vetëm paksa konfuze.
E megjithatë, si në formatin me benzinë ashtu edhe në atë elektrik, Cooper-i aktual e ruan atë karakter klasik Mini.
Është pak më i madh se më parë dhe udhëtimi është mjaft i fortë, por është shumë argëtues për t'u drejtuar dhe ende duket i dashur.
Thjesht mos harroni të shënoni kutinë për versionin SE në konfigurues, sepse ndërsa kjo merr një bateri 49.2kWh për 247 milje autonomi, niveli fillestar E ka një njësi 36.6kWh dhe 179 milje me një karikim.
Fiat 500e – 118 milje
Një tjetër makinë e vogël qyteti që përdor një bateri shumë të vogël është versioni fillestar i Fiat 500e në modë. Njësia e saj 24kWh ofron një autonomi WLTP prej vetëm 118 miljesh, e cila do të ishte e mjaftueshme për t'ju çuar nga Londra në Birmingham me një karikim të vetëm.
Kjo duke supozuar se jeni në gjendje të arrini autonominë e pretenduar sigurisht, që është në thelb si të supozojmë se një lojtar kriketi fshati do të ishte në gjendje të godiste Jofra Archer për gjashtë. Nuk do të ndodhë. /Telegrafi/
TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor” organizoi edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, nga data 10 deri më 14 nëntor 2025.
Për këtë vit, u përzgjodhën 50 studentë nga 430 aplikantë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, institucione të pavarura, media, biznes, shoqëri civile, minoritete dhe bota akademike.
Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi procesin e integrimit në BE dhe të angazhohen në diskutime me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.
Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.
Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.
Në ceremoninë përmbyllëse, që shënoi jubileun e 10-të të Shkollës, ishin të ftuar dhe morën pjesë studentët e viteve të mëparshme. Fjalën e hapjes e mbajti Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili pasi falënderoi partnerët për realizimin e të gjitha edicioneve të shkollës, theksoi se Kuvendi ka pasur si synim kryesor përfshirjen e të gjithë aktorëve të realizimit të reformave dhe detyrimeve për anëtarësimin në BE, por edhe grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.
Më pas Andre Rizzo, përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri, përgëzoi pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes, duke e vlerësuar procesin e integrimit si një projekt mbarëkombëtar.
Klodjan Seferaj, përfaqësues i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor”, vlerësoi përpjekjet e Kuvendit dhe partnerëve për realizimin e këtij projekti dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore për të çuar përpara procesin.
Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë dhe ish-studente e Shkollës, nënvizoi se Shkolla e Integrimit ka kontribuar në formimin dhe rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administratës publike për integrimin e vendit në BE.
Qeveria kroate ka miratuar një rregullore të re që përcakton pagën minimale të vendit për vitin 2026 në 1,050 € bruto në muaj. Ky vendim përfaqëson një rritje prej 80 € krahasuar me pagën minimale të vitit 2025. Sipas qeverisë, ky ndryshim reflekton rritjen e vazhdueshme ekonomike, zgjerimin e punësimit dhe ngritjen e qëndrueshme të […]
GAZA, 29 tetor/ ATSH-AFP/- Mbrojtja Civile njoftoi sot vdekjen e të paktën 50 palestinezëve në sulmet e kryera nga Izraeli, pas një sulmi fatal të Hamasit ndaj njërit prej ushtarëve të tij.
“Të paktën 50 persona u vranë pas këtyre sulmeve, përfshirë 22 fëmijë dhe disa gra”, tha Mahmoud Bassal, një zëdhënës i Mbrojtjes Civile.
“Rreth 200 persona u plagosën në atë që përbën një shkelje të qartë dhe flagrante të marrëveshjes së armëpushimit”, shtoi ai.
Më parë, presidenti amerikan kishte pohuar se sulmet nuk e rrezikonin armëpushimin e ndërmjetësuar prej tij midis Izraelit dhe Hamasit, në fuqi që nga 10 tetori, dhe se Izraeli kishte detyrë të hakmerrej per sulmin ndaj njërit prej ushtarëve të tij.
“Ata vranë një ushtar izraelit. Pra, izraelitët po hakmerren. Dhe ata duhet të hakmerren”, deklaroi presidenti amerikan në bordin e ”Air Force One”.
“Asgjë nuk do ta kompromentojë armëpushimin”, siguroi ai.
Ushtria izraelite më vonë konfirmoi se një ushtar, Yona Efraim Feldbaum, 37 vjeç, u vra të martën në Rripin e Gazës.
Sipas një burimi ushtarak, incidenti ndodhi në zonën e Rafah (Gaza jugore), ku ushtria izraelite po vepron për të çmontuar infrastrukturën dhe tunelet e lëvizjes islamiste që kanë mbetur në lindje të Vijës së Verdhë.
Kjo vijë shënon zonën përtej së cilës ushtria izraelite u tërhoq si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, duke pretenduar se tani kontrollon afërsisht gjysmën e territorit palestinez.
Ky episod i fundit i dhunës është i dyti pas sulmeve të 19 tetorit, të cilat Izraeli pretendon se u kryen pas një sulmi ndaj ushtarëve të tij./ /f.k/ /os/
AMSTERDAM, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Qyteti i Amsterdamit festoi sot 750-vjetorin e tij me një tortë gjigante, festime në të gjithë qytetin dhe një koncert ku mori pjesë familja mbretërore holandeze.
Kryetarja e bashkisë, Femke Halsema i nisi festimet në orën 07:50 në sheshin ”Dam”, sheshi qendror i qytetit, duke prerë një tortë me krem 75 metra të gjatë, të zbukuruar me ngjyrat e kuqe dhe të bardha të Amsterdamit dhe stemën e qytetit.
Torta u shpërnda më pas në të gjitha lagjet e qytetit.
Për të festuar këtë moment historik, u mbajtën gjithashtu koncerte në të gjithë Amsterdamin.
Festimet do të kulmojnë me një koncert të madh jashtë ”Rijksmuseum”, muzeut kombëtar të Holandës, ku do të marrin pjesë edhe mbreti Willem-Alexander, mbretëresha Máxima dhe princesha e kurorës, Amalia.
Artistë të shquar holandezë do të performojnë nën një tendë të madhe të ngritur në sheshin e muzeut.
Ngjarja më e rëndësishme për afërsisht 800 000 banorët e qytetit ishte një festival veror i mbajtur në unazën e Amsterdamit, e cila u mbyll për trafikun për 24 orë.
Banorët u ftuan të shëtisnin, të hanin, të pinin dhe të kërcenin përgjatë autostradës, ku u martuan 75 çifte dhe u mboll një pyll i përkohshëm me 750 pemë.
Edhe pse Amsterdami është shumë më i vjetër, data zyrtare e themelimit të tij është 27 tetori 1275, kur konti Florentius V u dha banorëve të drejtën për të transportuar mallra përmes ujërave holandeze pa paguar taksa.
Njerëzit jetonin tashmë përgjatë lumit Amstel që në vitin 1170./ /os/
Ylli portuegez Cristiano Ronaldo, nuk njeh moshë dhe vazhdon të shkruajë faqe të historisë së futbollit botëror. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën mes Al Nassir dhe Hazem, duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrin në kuotën e 950 golave të shënuar në karrierë.
Sulmuesi luzitan shënoi në minutën e 88 të kësaj ndeshjeje, e vlefshme për javën e 6 të Ligës Arabe të fubollit, pas një kundërsulmi të nisur nga Wesley.
Në karrierën e tij në rang klubesh Cristiano Ronaldo, ka shënuar 5 gola me Sportingun e Lisbonës, më pas 145 me Manchester United, 450 gola me Realin e Madridit, 101 me Juventusit dhe deri në këtë moment ka shkuar në kuotën e 106 golave të shënuar me Al Nassr
Këtyre shifrave iu shtojmë edhe 143 golat që Cristiano Ronaldo, ka shënuar deri në këtë moment me përfaqësuesen e Portugalisë për të arritur në shifrën totale prej 950 golave me Cristiano Ronaldon që sheh që t’i afrohet akoma më shumë kufiri prej 1000 golash të shënuar në karrierë