Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq – nuk më duket fer që unë jetoj”, Elijona mes të qarash rrëfehet për ditëlindje në BBVK 4

By: D Marku
29 January 2026 at 16:45

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale.

Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj.

“Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë. Tani jam krejt vet dhe mosha që do ta mbush po më mundon, sepse motra ime kur i ka pasur 19 vjet ka ndërruar jetë dhe tani unë arrita në moshën e saj. Nuk po më duket fer të jetoj në të… nuk e di”, u shpreh ajo mes lotësh.

The post “Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq – nuk më duket fer që unë jetoj”, Elijona mes të qarash rrëfehet për ditëlindje në BBVK 4 appeared first on Albeu.com.

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë

By: V K
20 January 2026 at 08:27

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi. Kush del me tepricë kreditore (tatim të mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekëve të paguar për tatim, por nëse bën kërkesë në tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt.

Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton që vlerat 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë (sipas rasteve) do të ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do të llogaritet si rezultat i diferencës së tatimit të ri (pasi janë bërë zbritjet e shpenzimeve sipas shkallës të të ardhurave të individëve) dhe tatimit që është paguar në 2025.

Pra nëse individi do të rezultojë me tatim të mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumën e tepricës do ta kërkojë për rimbursim nëpërmjet një kërkesë që do t’i bëjë drejtorive rajonale të tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

Njëri nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç, pra ai që ka të ardhurat më të larta, do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekë

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekë

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave.

Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore – 211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekë

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë. Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në 31 mars 2026.

Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

The post Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro: Tatimi do të rillogaritet dhe diferenca rimbursohet me kërkesë appeared first on Albeu.com.

Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT)

By: V K
3 January 2026 at 10:27

Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, e njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete.

Gjatë konfliktit 25-vjeçari Mauricio Alushaj, ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasit 19-vjeç Arbri Hysaj dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

A. H., 19-vjeç, banues në Vlorë;

M. A., 25-vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

The post Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Familjet me fëmijë nën 18-vjeç do të përfitojnë kompensim tatimor nga marsi 2026

By: V K
2 January 2026 at 08:47

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18-vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve. Por kujdes, kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025. Rillogaritja e tatimit do të bëhet nëpërmjet plotësimit në muajin Mars 2026 të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Më konkretisht skema e kompensimit parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi bazës së tatueshme që janë të ardhurat bruto vjetore që një individ ka gjeneruar nëpërmjet pagës në vitin 2025, t’i zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë për rritjen e fëmijëve (për çdo fëmijë shpenzimi është 48 mijë lekë) dhe shpenzimi fiks prej 100 mijë në vit për arsimimin e tyre (pavarësisht numrit të fëmijëve shuma e shpenzimeve të arsimimit është fikse).

Individët që nga rillogaritja, do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, do të kompensohen për diferencën. Pra vlera e kompensimit është diferenca e tatimit të paguar në 2025 nga tatimi i rillogaritur në 2026 pas zbritjes së shpenzimeve.

Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon hyrjen në fuqi nga viti 2026 të zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim për individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit dhe zbritje shpenzimesh për arsimimin e fëmijëve me vlerë 100 mijë lekë për individët më të ardhura deri 1,2 mln lekë në vit.

Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Prej individëve përfitues tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.

Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më herët ka sqaruar për Monitor se në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Sipas shembullit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëse një individ X me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekë për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekë në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekë. Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe shumën fiske prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre.

Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë. Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekë është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-së.

Individi X ka këto të dhëna:

Të ardhura mujore nga punësimi: 70,000 lekë

Të ardhura vjetore: 70,000 × 12 = 840,000 lekë

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje):

Tatimi mbi pagën llogaritet kështu: (70,000 – 30,000) × 13% = 5,200 lekë/muaj apo tatimi vjetor i paguar është 62,400 lekë.

Zbritjet që përfiton në DIVA:

Individi më të ardhura nën 1,200,000 lekë në vit ka 2 fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasaadhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma fikse që zbritet për arsimin e fëmijëve është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

Individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Zbritje për arsimin = 100,000 lekë

Zbritja për fëmijët në ngarkim = 48,000 lekë

Në këtë rast zbritja për 2 fëmijë në ngarkim që ka individi X = 48,000 × 2 = 96,000 lekë

Zbritje totale = 100,000 + 96,000 = 196,000 lekë

Nga 840,000 lekë, hiqet 196,000 lekë zbritje

Baza e tatueshme bëhet: 644,000 lekë

Tatimi i ri që duhet të kishte paguar:

(644,000 – 420,000) × 13% = 29,120 lekë (420,000 lekët e para nuk tatohen nëse të ardhurat janë mbi 600,000 lekë deri në 720,000 në vit sipas skemës së re të përcaktuara në pikën 1 të nenit 22).

Tatimi vjetor i paguar: 62,400 lekë

Tatimi i ri pas zbritjeve: 29,120 lekë

Diferenca: 33,280 lekë (ky është rimbursimi që i takon)

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet edhe me 1 muaj punësim; Shembulli i ri

Me hyrjen në fuqi në muajin nëntor 2025 të ndryshimeve të udhëzimit për ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.

Zbritjen prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025.

Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Kusht për përfitimin është plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimin ligjor për plotësimin e DIVA e kanë vetëm individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Në shembullin e ri paraqitet rasti i individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Për vitin 2025 këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative. Por sipas shembullit të ri, ku  baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.

Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.

Shembull i ri që shtohet në udhëzim

Individi “C” gjatë vitit 2025 rezulton i punësuar vetëm në muajin maj dhe paga bruto që ka marrë në këtë muaj është 500,000 lekë. I punësuari ka një fëmijë në ngarkim të tij në moshën 10 vjeç dhe ka të ardhurat më të larta në familje, nuk ka aplikuar për zbritje si kontribut në ndonjë fond pensioni privat, por ndërkohë ka nënshkruar Deklaratën e Statusit Personal.

a) Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi i llogaritur dhe paguar në listëpagesën mujore Të ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara në nenin 22, të ligjit = Baza e tatueshme e të ardhurës nga punësimi të individit në muajin maj: 500,000 lekë – 30,000 lekë = 470,000 lekë Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi = (170,000 lekë * 13%) + [(470,000 lekë – 170,000 lekë) * 23%] = 22,100 lekë + 69,000 lekë= 91,100 lekë

b) Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i llogaritur mbi të ardhurat vjetore Në kushtet që individi nuk ka të ardhura të tjera përveçse të ardhurës nga punësimi, ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Megjithatë, nëse ky individ zgjedh dhe deklaron DVAP, ku të ardhurat vjetore nga punësimi janë 500,000 lekë, atëherë zbritja nga baza e tatueshme do të jetë e gjithë shuma prej 500,000 lekësh.

Sipas nenit 22, të ligjit nr. 29/2023 për pagat vjetore deri në 600,000 lekë, lejohet një zbritje deri në 600,000 lekë nga baza vjetore, si dhe një kompensim prej 48,000 lekësh për fëmijën në ngarkim të tij, por në çdo rast baza tatimore nuk mund të jetë më e vogël se zero lekë. Në rastet kur diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero. Në rastin konkret diferenca ndërmjet të ardhurës vjetore të tatueshme nga punësimi me shumën totale të zbritjeve rezulton negative prej -148,000 lekësh [500,000 lekë – (600,000 lekë + 48,000 lekë)], prandaj në këtë rast baza e tatueshme do të konsiderohet 0 lekë dhe detyrimi tatimor rrjedhimisht është 0 lekë.

c) Deklarata vjetore DVAP rezulton me tatim të mbipaguar: Nëse individi zgjedh të deklarojë DVAP atëherë tatimi i paguar në listëpagesën e muajit Maj, do t’i rimbursohet. Konkretisht administrata tatimore duhet të rimbursojë individin me diferencën ndërmjet tatimit të paguar me tatimin e llogaritur në DVAP = 91,100 lekë – 0 lekë = 91,100 lekë rimbursim për vlerën e mbipaguar nga tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Dokumentacioni që duhet të ruhet

Për të dyja rastet si për përfitimin e zbritjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe shpenzimit fiks për arsim (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Tatimet më herët sqaruan se mënyrë të hollësishme dokumentacioni justifikues për shpenzimet përcaktohet edhe në pikën 23.1 të Udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

“Kompensimi për fëmijën në ngarkim të tij dhe shpenzimet për arsim kërkohen nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme. Ai duhet të paraqesë dokumente justifikues, të tilla si: certifikatën e gjendjes familjare, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj”, sqarohet në udhëzim.

Dokumentacioni justifikues për shpenzimet nuk do të ngarkohet në sistem në momentin e plotësimit të DIVA, por do të ruhet nga individi përfitues në rast kontrolli tatimor.

“Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetëm të dorëzojë deklaratën tatimore vjetore dhe dokumentacionin vërtetues të të dhënave që ka deklaruar duhet ta disponojë për ta vënë në dispozicion të administratës tatimore në rast kërkese nga administrate”, sqaroi më herët Administrata Tatimore për Monitor.

Ligji për procedurat tatimore parashikon ruajtjen e dokumentacionit deri në 5 vite. “Periudha e ruajtjes së dokumentacionit është përcaktuar në ligjin 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 48 “Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve të të dhënave tatimore”, pika 2. Afati është të paktën 5 vjet duke filluar nga fundi I vitit tatimor të cilit I përkasin dokumentet”, sqaron DPT.

Në rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion që justifikon zbritjen për arsimin dhe në rast kontrolli deklarimi do të konsiderohet i gabuar, atëherë individi deklarues sipas DPT-së do të penalizohet në referim të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Fëmijët që ndjekin arsimin publik nuk përfitojnë nga kjo zbritje, për shkak se nuk ka pagesë të dokumentuar. Administrata Tatimore sqaron se vetëm shpenzimet reale, të justifikuara me fatura për arsimin e fëmijëve, mund të zbriten nga baza tatimore.

15 mln euro llogaritet efekti për kompensimin e shpenzimeve për fëmijët

Më herët Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi në Komisionin e Ligjeve, gjatë prezantimit të paketës fiskale, se vitin e ardhshëm nga zbatimi i kompensimit për shpenzimet e fëmijëve deri nën 18 vjeç, nëpërmjet deklaratës DIVA efekti financiar llogaritet 15 mln euro.

“Duke filluar nga viti 2026 do të fillojë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, që nëpërmjet Deklaratës Individuale të të Ardhurave/DIVA, t’ju vijmë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18 vjeç.

Çdo familje që ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç, do të ketë të drejtën që të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave 48.000 lekë për çdo fëmijë.

Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto)  ulet ndjeshëm.

Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”./Monitor.al

The post Familjet me fëmijë nën 18-vjeç do të përfitojnë kompensim tatimor nga marsi 2026 appeared first on Albeu.com.

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, të afërmit e 70-vjeçarit: Jemi të tronditur

By: redi
30 December 2025 at 21:50

Të afërmit e 70-vjeçarit Rushan Selko i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare në Pogradec, kanë folur për News24. ”Ai person është i mirë nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e…

Source

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

By: V K
22 December 2025 at 08:02

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i BE. Shumica e vendeve të BE, zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE, janë deri në 45-vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50-vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65-vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), ç`ka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15-vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, ç`ka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit.

Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë, ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub, emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali.

Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / Monitor

The post Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

By: D Marku
21 December 2025 at 22:11

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, konkretisht në sektorin “Hekurudha” të plazhit, ku gjatë një konflikti dyshohet se 45-vjeçari është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

The post EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark appeared first on Albeu.com.

Austria ndalon shaminë në shkolla për fëmijët nën 14 vjeç

By: D Marku
11 December 2025 at 19:10

Austria ka miratuar një ligj të ri që ndalon mbajtjen e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në të gjitha shkollat e vendit, një vendim që ka ndezur menjëherë debate të forta politike, juridike dhe shoqërore. Koalicioni qeverisës i qendrës, i përbërë nga ÖVP, SPÖ dhe Neos, e ka përshkruar këtë ndërhyrje si një “angazhim të qartë për barazinë gjinore” dhe një përpjekje për të mbrojtur vajzat nga çdo formë presioni apo shtypjeje. Por kritikët paralajmërojnë se ligji është i diskutueshëm në aspektin kushtetues dhe rrezikon të nxisë ndjenja anti-muslimane në vend.

Ligji ndalon mbajtjen e mbulesave tradicionale myslimane, si hixhabi apo burka, nga vajzat më të vogla se 14 vjeç, si në shkollat publike ashtu edhe në ato private. Në rast shkeljeje, nxënëset do të duhet të zhvillojnë biseda me drejtuesit e shkollës dhe prindërit, ndërsa përsëritja e situatës mund të çojë në përfshirjen e agjencisë së mirëqenies së fëmijëve. Masa më e ashpër parashikon gjoba që mund të arrijnë deri në 800 euro për familjen. Qeveria këmbëngul se qëllimi është fuqizimi i vajzave të reja, duke deklaruar se rreth 12 mijë nxënëse do të preken nga ndalimi.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe të përplasura. Shefi parlamentar i Neos, Yannick Shetty, ka insistuar se kjo nuk është një masë e drejtuar kundër ndonjë feje, por një mbrojtje e lirisë individuale. Në të kundërt, ekstremi i djathtë FPÖ, i cili votoi pro ligjit, e kritikoi masën si të pamjaftueshme, duke kërkuar ndalim të plote të shamive si për nxënëset ashtu edhe për mësueset dhe stafit të shkollave, me argumentin se “islami politik nuk ka vend” në institucionet arsimore. Ndërkohë, të Gjelbrit në opozitë e cilësuan ligjin “qartësisht jokushtetues”, duke kujtuar se në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar një ndalim të ngjashëm për vajzat nën 10 vjeç, me argumentin se targetonte drejtpërdrejt komunitetin mysliman.

Bashkësia zyrtare Islame në Austri, IGGÖ, reagoi ashpër duke akuzuar qeverinë se po shkel të drejtat themelore të fëmijëve dhe po përçon shoqërinë. Sipas tyre, një masë e tillë nuk fuqizon vajzat, por i stigmatizon dhe i margjinalizon. IGGÖ ka njoftuar se do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar kushtetutshmërinë e ligjit dhe nuk përjashton marrjen e hapave juridikë për anulimin e tij. Edhe brenda qeverisë ka pasur ndjenja pasigurie, me deputetin Shetty që pranoi se “nuk dihet” nëse ligji do t’i mbijetojë testit kushtetues, edhe pse, sipas tij, është bërë “më e mira e mundshme” për të shmangur problemet ligjore të së kaluarës.

Ligji do të kalojë fillimisht në një periudhë prove për rritjen e ndërgjegjësimit, e cila nis në shkurt të vitit 2026, ndërsa ndalimi i plotë pritet të hyjë në fuqi në shtator 2026, me fillimin e vitit të ri shkollor. Debati mbi kufirin mes barazisë gjinore, lirisë fetare dhe integrimit të komuniteteve vazhdon të ndajë opinionin publik, duke e shndërruar këtë ligj në një nga çështjet më të diskutueshme të politikës austriake të viteve të fundit.

The post Austria ndalon shaminë në shkolla për fëmijët nën 14 vjeç appeared first on Albeu.com.

AUSTRALI – Hyn në fuqi ndalimi i rrjeteve sociale për nën 16-vjeçarët

9 December 2025 at 14:51

MELBURN, 9 dhjetor /ATSH/- Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, pasi ka hyrë në fuqi ndalimi i parë në botë i këtij lloji, sipas BBC.

Ligji i ri detyron platformat më të mëdha, përfshirë Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube, të bllokojnë apo heqin llogaritë e përdoruesve nën moshën e lejuar.

Sipas rregullave të reja, prindërit dhe fëmijët nuk do të penalizohen, por kompanitë që shkelin ligjin rrezikojnë gjoba deri në 49,5 milionë dollarë australianë (32 milionë dollarë amerikanë).

Qeveria argumenton se ndalimi është krijuar për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme dhe ekspozimi ndaj rreziqeve online.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se masa mund të izolojë adoleshentët vulnerabël dhe t’i shtyjë fëmijët të përdorin platforma të pa rregulluara dhe më të rrezikshme.

Kjo lëvizje e guximshme po ndiqet me vëmendje nga shumë vende të tjera, të cilat mund të marrin shembull nëse ndalimi rezulton efektiv. Megjithatë, mbetet e paqartë se si qeveria australiane do të matë suksesin e kësaj politike të re.

Reagimet e adoleshentëve australianë janë të përziera: disa e kanë quajtur ndalimin poshtërues dhe ndërhyrje të tepruar në jetën e tyre, ndërsa të tjerë thonë se do të përshtaten shpejt dhe se ndoshta ndërprerja nga rrjetet sociale mund t’u bëjë edhe mirë.

Ndërsa ekspertët diskutojnë pasojat, ndalimi shënon një pikë kthese në debatin global mbi sigurinë e të miturve online dhe të ardhmen e përgjegjësisë së platformave teknologjike./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post AUSTRALI – Hyn në fuqi ndalimi i rrjeteve sociale për nën 16-vjeçarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompania “Meta” nis mbylljen e llogarive në Facebook dhe Instagram për fëmijët nën 16-vjeç në Australi

By: V K
4 December 2025 at 09:46

Kompania “Meta”, ka nisur heqjen e fëmijëve australianë nën 16-vjeç nga platformat “Instagram”, “Facebook” dhe “Threads”, vetëm një javë para se të hyjë në fuqi ndalimi zyrtar për adoleshentët në rrjetet sociale, raporton BBC.

Kompania teknologjike, njoftoi muajin e kaluar se kishte filluar të informonte përdoruesit e moshës 13 deri në 15-vjeç, se llogaritë e tyre do të fillonin të mbylleshin nga data 4 dhjetor.

Pritet që rreth 150,000 përdorues të “Facebook-ut” dhe 350,000 llogari në “Instagram” të preken nga masa. “Threads”, platformë e ngjashme me X (ish-Twitter), mund të aksesohet vetëm përmes një llogarie në Instagram.

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, i pari i këtij lloji në botë, hyn në fuqi më 10 dhjetor.

Sipas ligjit të ri, kompanitë do të përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë nëse nuk marrin “masa të arsyeshme” për të ndaluar fëmijët nën 16-vjeç të hapin ose të mbajnë llogari në platformat e tyre.

The post Kompania “Meta” nis mbylljen e llogarive në Facebook dhe Instagram për fëmijët nën 16-vjeç në Australi appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Parlamenti Evropian propozon kufizim të mediave sociale për fëmijët nën 16-vjeç

26 November 2025 at 17:07

BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Parlamenti Evropian ka propozuar kufizimin e qasjes në mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç për të forcuar mbrojtjen online për të miturit.

Gjatë një seance plenare, eurodeputetët miratuan një raport jolegjislativ me 483 vota pro, 92 kundër dhe 86 abstenime, duke bërë thirrje për veprime ambicioze për të mbrojtur të miturit online.

Sipas njoftimit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetët kërkuan “moshën minimale prej 16-vjeç në të gjithë BE-në dhe ndalimin e praktikave më të dëmshme që krijojnë varësi”.

“Për të ndihmuar prindërit të menaxhojnë praninë digjitale të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë angazhim online të përshtatshëm për moshën, parlamenti propozon moshë minimale digjitale të harmonizuar në BE prej 16-vjeç për qasje në mediat sociale, platformat e ndarjes së videove dhe shoqëruesit e inteligjencës artificiale, duke lejuar njëkohësisht qasjen e 13-16 vjeçve me pëlqimin e prindërve”, thuhet në njoftim.

Eurodeputetët kërkuan ndalimin e platformave që nuk përputhen me rregullat e BE-së, marrjen e masave kundër teknologjive bindësi, siç janë reklamat e synuara dhe marketingu i influencuesve, mbrojtjen e të miturve nga shfrytëzimi komercial dhe adresimi urgjent i sfidave etike dhe ligjore të paraqitura nga mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përfshirë deepfake-t dhe chatbot-et shoqëruese.   /os/

The post FOKUS – Parlamenti Evropian propozon kufizim të mediave sociale për fëmijët nën 16-vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompensimi për fëmijët nën 18-vjeç/ Si do të bëhet përllogaritja, ja kush përfiton

By: V K
19 November 2025 at 08:07

Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18-vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025.

Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18-vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.

Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi të ardhurat, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18-vjeç.

Kusht për përfitimin është plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimin ligjor për plotësimin e DIVA e kanë vetëm individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Në shembullin e ri paraqitet rasti i një individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 -vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Për vitin 2025, këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative.

Por sipas shembullit të ri, ku baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.

Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.

Shembull i ri që shtohet në udhëzim

Individi “C” gjatë vitit 2025 rezulton i punësuar vetëm në muajin maj dhe paga bruto që ka marrë në këtë muaj është 500,000 lekë. I punësuari ka një fëmijë në ngarkim të tij në moshën 10 vjeç dhe ka të ardhurat më të larta në familje, nuk ka aplikuar për zbritje si kontribut në ndonjë fond pensioni privat, por ndërkohë ka nënshkruar Deklaratën e Statusit Personal.

a) Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi i llogaritur dhe paguar në listëpagesën mujore Të ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara në nenin 22, të ligjit = Baza e tatueshme e të ardhurës nga punësimi të individit në muajin maj: 500,000 lekë – 30,000 lekë = 470,000 lekë Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi = (170,000 lekë * 13%) + [(470,000 lekë – 170,000 lekë) * 23%] = 22,100 lekë + 69,000 lekë= 91,100 lekë

b) Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i llogaritur mbi të ardhurat vjetore Në kushtet që individi nuk ka të ardhura të tjera përveçse të ardhurës nga punësimi, ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Megjithatë, nëse ky individ zgjedh dhe deklaron DVAP, ku të ardhurat vjetore nga punësimi janë 500,000 lekë, atëherë zbritja nga baza e tatueshme do të jetë e gjithë shuma prej 500,000 lekësh.

Sipas nenit 22, të ligjit nr. 29/2023 për pagat vjetore deri në 600,000 lekë, lejohet një zbritje deri në 600,000 lekë nga baza vjetore, si dhe një kompensim prej 48,000 lekësh për fëmijën në ngarkim të tij, por në çdo rast baza tatimore nuk mund të jetë më e vogël se zero lekë. Në rastet kur diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero. Në rastin konkret diferenca ndërmjet të ardhurës vjetore të tatueshme nga punësimi me shumën totale të zbritjeve rezulton negative prej -148,000 lekësh [500,000 lekë – (600,000 lekë + 48,000 lekë)], prandaj në këtë rast baza e tatueshme do të konsiderohet 0 lekë dhe detyrimi tatimor rrjedhimisht është 0 lekë.

c) Deklarata vjetore DVAP rezulton me tatim të mbipaguar: Nëse individi zgjedh të deklarojë DVAP atëherë tatimi i paguar në listëpagesën e muajit Maj, do t’i rimbursohet. Konkretisht administrata tatimore duhet të rimbursojë individin me diferencën ndërmjet tatimit të paguar me tatimin e llogaritur në DVAP = 91,100 lekë – 0 lekë = 91,100 lekë rimbursim për vlerën e mbipaguar nga tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon zbritje nga baza e tatueshme prej 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, e përfiton çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, e përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri në kufirin e 1,2 milionë lekëve në vit.

Prej individëve tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer. Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

15 mln euro llogaritet efekti për kompensimin e shpenzimeve për fëmijët

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi së fundmi në Komisionin e Ligjeve, gjatë prezantimit të paketës fiskale, se vitin e ardhshëm nga zbatimi i kompensimit për shpenzimet e fëmijëve deri nën 18 vjeç, nëpërmjet deklaratës DIVA efekti financiar llogaritet 15 mln euro.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, që nëpërmjet Deklaratës Individuale të të Ardhurave/DIVA, t’ju vijmë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18-vjeç.

Çdo familje që ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18-vjeç, do të ketë të drejtën që të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave 48.000 lekë për çdo fëmijë.

Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto) ulet ndjeshëm.

Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”./ Monitor

The post Kompensimi për fëmijët nën 18-vjeç/ Si do të bëhet përllogaritja, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Plakja e popullsisë shton rastet me demencë, mosha më e diagnostikuar vetëm 40 vjeç

By: melisa
15 November 2025 at 15:31

Rritja e numrit të të moshuarve në Shqipëri dhe ritmet e larta të jetës moderne po shoqërohen me një shtim të ndjeshëm të rasteve me demencë, një sëmundje që prek funksionimin e trurit, kujtesën, sjelljen dhe aftësinë për të kryer veprimet e përditshme. Sipas ekspertëve, demenca nuk lidhet vetëm me faktorët gjenetikë, pasi vetëm rreth 10% e rasteve janë të trashëguara. Pjesa më e madhe vjen si…

Source

SOFT NEWS – Gëzuar 750-vjetorin Amsterdam!

27 October 2025 at 15:12

AMSTERDAM, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Qyteti  i Amsterdamit festoi sot 750-vjetorin e tij me një tortë gjigante, festime në të gjithë qytetin dhe një koncert ku mori pjesë familja mbretërore holandeze.

Kryetarja e bashkisë, Femke Halsema i nisi festimet në orën 07:50 në sheshin ”Dam”, sheshi qendror i qytetit, duke prerë një tortë me krem ​​75 metra të gjatë, të zbukuruar me ngjyrat e kuqe dhe të bardha të Amsterdamit dhe stemën e qytetit.

Torta u shpërnda më pas në të gjitha lagjet e qytetit.

Për të festuar këtë moment historik, u mbajtën gjithashtu koncerte në të gjithë Amsterdamin.

Festimet do të kulmojnë me një koncert të madh jashtë ”Rijksmuseum”, muzeut kombëtar të Holandës, ku do të marrin pjesë edhe mbreti Willem-Alexander, mbretëresha Máxima dhe princesha e kurorës, Amalia.

Artistë të shquar holandezë do të performojnë nën një tendë të madhe të ngritur në sheshin e muzeut.

Ngjarja më e rëndësishme për afërsisht 800 000 banorët e qytetit ishte një festival veror i mbajtur në unazën e Amsterdamit, e cila u mbyll për trafikun për 24 orë.

Banorët u ftuan të shëtisnin, të hanin, të pinin dhe të kërcenin përgjatë autostradës, ku u martuan 75 çifte dhe u mboll një pyll i përkohshëm me 750 pemë.

Edhe pse Amsterdami është shumë më i vjetër, data zyrtare e themelimit të tij është 27 tetori 1275, kur konti Florentius V u dha banorëve të drejtën për të transportuar mallra përmes ujërave holandeze pa paguar taksa.

Njerëzit jetonin tashmë përgjatë lumit Amstel që në vitin 1170./  /os/

The post SOFT NEWS – Gëzuar 750-vjetorin Amsterdam! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji i ri/ Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç

By: V K
18 October 2025 at 09:51

Qeveria australiane, po përgatitet të zbatojë një nga masat më të rrepta në botë kundër përdorimit të mediave sociale nga të miturit.

Duke filluar nga 10 dhjetori 2025, fëmijëve nën moshën 16-vjeç do t’u ndalohet të hapin ose të kenë llogari në platforma të mëdha si “Facebook”, “Instagram”, “TikTok”, “Snapchat”, X dhe “YouTube”.

Kjo do të jetë hera e parë që një vend ndërmerr një ndalim të tillë, në shkallë kombëtare për këtë grupmoshë.

Ligji i ri detyron kompanitë e mediave sociale të marrin “masa të arsyeshme” për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të parandaluar qasjen e fëmijëve nën 16-vjeç.

Nëse kompanitë nuk e respektojnë ligjin, ato mund të përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 28 milionë euro).

Qeveria australiane, ka nisur një fushatë informuese për të përgatitur prindërit dhe fëmijët para hyrjes në fuqi të rregullave të reja.

Ministrja australiane e Komunikimeve, Anika Wells, deklaroi se qëllimi kryesor është t’u rikthehet fëmijëve një fëmijëri më e shëndetshme dhe të sigurohen që të rinjtë të kenë kohë të zhvillojnë identitetin e tyre pa ndërhyrje nga platformat digjitale.

Ajo theksoi se; “duam që fëmijët të kenë fëmijëri” dhe “prindërit të kenë qetësi shpirtërore”.

Vendimi i Australisë po ndiqet me vëmendje nga vende të tjera që shqetësohen për ndikimin e mediave sociale tek fëmijët.

Ambasadorja e Danimarkës në Australi, Ingrid Dahl-Madsen, tha se vendi i saj po e vëzhgon me interes qasjen australiane dhe planifikon ta përdorë presidencën e saj aktuale në Këshillin e Bashkimit Evropian për të shtyrë përpara agjendën e mbrojtjes së fëmijëve në nivel evropian.

Danimarka ka propozuar kufirin e moshës 15-vjeç dhe po shqyrton përjashtime tatimore për prindërit që ndihmojnë fëmijët e tyre 13–14 vjeç të qëndrojnë larg mediave sociale.

Megjithatë, ligji australian nuk është pritur pa kundërshti. Mbi 140 akademikë australianë dhe ndërkombëtarë nënshkruan një letër të hapur kundër kufizimeve të moshës, duke i quajtur ato një “instrument shumë i dobët” për adresimin efektiv të rreziqeve të mediave sociale. Ata argumentojnë se një ndalim i tillë mund të ketë pasoja të padëshiruara, përfshirë izolimin social dhe kufizimin e qasjes në përmbajtje edukative.

Pavarësisht kritikave, ligji është miratuar me mbështetje të gjerë politike dhe publike, dhe platformat kanë pasur një vit në dispozicion për të zhvilluar mjete të përshtatshme për verifikimin e moshës, edhe pse aktualisht nuk ekziston një teknologji 100% e saktë për këtë qëllim.

Komisionerja e Sigurisë Elektronike të Australisë, Julie Inman Grant, e përshkroi këtë lëvizje si “një ngjarje monumentale” që do të ndikojë thellësisht tek të rinjtë.

Ajo theksoi nevojën për tranzicion të kujdesshëm dhe mbështetës, duke i ndihmuar fëmijët të arkivojnë kujtimet digjitale, të ruajnë kontaktin me miqtë dhe të kenë akses në ndihmë për shëndetin mendor nëse ndihen të izoluar.

Qeveria dhe agjencitë përkatëse kanë ofruar udhëzime praktike për prindërit, përfshirë mënyra alternative për të ndjekur përmbajtje online jashtë mediave sociale, në përpjekje për të minimizuar ndikimet negative të ndryshimeve të pritshme.

Në fund, kjo nismë e Australisë mund të shërbejë si një eksperiment global për mënyrën se si vendet mund të mbrojnë të rinjtë në një epokë digjitale gjithnjë e më dominuese dhe komplekse.

The post Ligji i ri/ Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç appeared first on Albeu.com.

Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15-vjeç nga fundi i tetorit

By: V K
28 September 2025 at 15:09

Ndalimi i aksesit në mediat sociale nga të miturit nën moshën 15-vjeç, si dhe bllokimi i të miturve nën moshën 18-vjeç nga shfletimi i platformave të basteve online dhe shitjes së produkteve të duhanit, parashikohet në planin që po përgatit qeveria greke së fundmi.

Siç theksojnë burime qeveritare për “Protothema”, Greqia do të jetë gati deri në fund të tetorit të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre.

Më herët, ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 16-vjeç (nga 10 tetori) dhe platformat e takimeve online me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi seksual.

Kurse tani edhe BE po përgatit diçka të ngjashme.

Me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen që deklaroi se “Franca, Spanja, Greqia, Danimarka dhe Italia, po testojnë planin e Komisionit për të zbatuar verifikimin e moshës në aplikacionet e tyre kombëtare”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në program.

Ai u shpreh ndër të tjera se; “po shqyrtojmë ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga mosha 16 vjeç e poshtë, siç bëhet në Australi”.

The post Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15-vjeç nga fundi i tetorit appeared first on Albeu.com.

GAZA – UNRWA: Një në tre fëmijë nën tre vjeç i ka kaluar 24 orët e fundit pa ushqim

26 September 2025 at 21:12

GAZA, 26 shtator /ATSH-AA/ – Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se një në tre fëmijë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite dhe bllokadën që pengon hyrjen e ndihmës humanitare, ka mbetur pa ushqim në 24 orët e fundit.

UNRWA përmes një postimi në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, ndau informacion në lidhje me situatën e fëmijëve në Gaza.

Theksohet se një në tre fëmijë nën moshën tre vjeç në Rripin e Gazës, ku Izraeli imponon urinë, ka mbetur pa ushqim në 24 orët e fundit.

Në postim vihet theksi mbi ndikimin jashtëzakonisht negativ të sulmeve izraelite mbi fëmijët dhe fëmijërinë e tyre ndërsa vihet në dukje se shumë fëmijë në Gaza detyrohen të punojnë ose të lypin.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se fëmijët në Rripin e Gazës kanë nevojë për armëpushim.

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës.

Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”./ /os/

The post GAZA – UNRWA: Një në tre fëmijë nën tre vjeç i ka kaluar 24 orët e fundit pa ushqim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç

By: V K
18 September 2025 at 08:23

Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet dhe pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë dokumentacioni që do të ruhet dhe që justifikon shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18-vjeç.

Nga marsi 2026, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.

Nëpërmjet rubrikës “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2025”, Administrata Tatimore, ka sqaruar se shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.

Po ashtu, kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore, apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja.

“Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2 përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë. Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Sa më sipër, zbritjet e kësaj kategorie do të aplikohen për të ardhurat e tatueshme të vitit 2025 (deklarim i të cilave bëhet brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës)”, kanë sqaruar Tatimet.

Kontratat apo dokumentet e tjera për njohjen e shpenzimeve, nuk do të ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ato nevojiten të ruhen në raste të kontrollit tatimor.

Por kujdes njohja e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të moshës nën 18-vjeç, do të sjellë kompensim nëpërmjet rillogaritjes së tatimit.

Të ardhurave vjetore bruto nën 1,2 mln lekë do t’u zbritet shpenzimi prej 100 mijë lekë. Pas zbritjes së shpenzimeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore bruto të deklaruara në DIVA do të jetë më i ulët, ç`ka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Rimbursimi apo kompensimi që përfitojnë prindërit do të jetë diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit.

Kjo diferencë apo tepricë do të kërkohet brenda 3 muajsh të tatimit për kompensim, pas dërgimit të kërkesës.

DIVA për të ardhurat e 2025-s do të plotësohet më 31 Mars 2026, teksa pritet edhe nga Ministria e Financave miratimi i një udhëzimi për përcaktimin e procedurave. / Monitor

The post Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç appeared first on Albeu.com.

VATIKAN – Papa Leone XIV feston 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Selisë së Shenjtë

14 September 2025 at 10:12

VATIKAN, 14 shtator /ATSH-/ – Papa Leone XIV feston 70 vejtorin e lindjes.

Një Papë në këtë moshë nuk është parë prej më shumë se tridhjetë vjetësh. Në fakt, duhet të kthehemi te ditëlindja e 70-të e Vojtilës në vitin 1990, sepse si Benedikti XVI ashtu edhe Françesku u ngjitën në fronin e Pjetrit disa vjet më të vjetër, shkruan il messaggero.it.

Papa Leone në këto katër muaj të pontifikatit të tij, ka treguar gjithë energjinë e tij, duke filluar me axhendën e tij gjithmonë të ngjeshur dhe gjithashtu me gjendjen fizike të një atleti, siç është ai.

Përveç pacientëve të vegjël në spitalin pediatrik të Romës, urimet e mira po vërshojnë nga e gjithë bota.

Papa ka treguar energji dhe angazhim të lartë, si në udhëheqjen shpirtërore të Kishës Katolike, ashtu edhe në nismat për dialog, paqe dhe solidaritet. /os/

The post VATIKAN – Papa Leone XIV feston 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Selisë së Shenjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Mbi 99 000 japonezë janë mbi… 100 vjeç

13 September 2025 at 14:00

TOKIO, 13 shtator /ATSH-AA/ – Për herë të parë, numri i personave mbi 100 vjeç në Japoni ka tejkaluar shifrën 99 000.

Qeveria japoneze shpalosi statistikat mbi rritjen e popullsisë së moshuar përpara “Ditës së Respektit për të Moshuarit”, që shënohet çdo vit më 15 shtator në vend.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, popullsia mbi moshën 100 vjeç ka shënuar rritje për 55 vjet.

Nga shtatori, popullsia mbi moshën 100 vjeç në vend ishte regjistruar si 99 763.

Kështu, numri i personave që kanë tejkaluar një shekull në vend për herë të parë ka shkuar në mbi 99 000.

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur me 4 644.

Prej tyre 87 784 ishin femra dhe 11 979 ishin meshkuj.

Sipas të dhënave, jetëgjatësia mesatare në Japoni është 87,13 vjeç për gratë dhe 81,09 vjeç për burrat./   /os/

The post SOFT NEWS – Mbi 99 000 japonezë janë mbi… 100 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌