Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Hodhën molotovë në protestë, 4 në pranga dhe 7 të proceduar

23 December 2025 at 09:28

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar katër persona dhe ka proceduar penalisht shtatë të tjerë për hedhjen e lëndëve djegëse dhe kundërshtimin e forcave të policisë mbrëmjen e djeshme, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë nga Partia Demokratike.

Sipas njoftimit të Policisë, është proceduar penalisht edhe përfaqësuesi organizativ i subjektit politik që zhvilloi tubimin, pasi nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia bëri të ditur se tre punonjës policie u dëmtuan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 11 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 39 vjeç; E. S., 36 vjeç; Xh. D., 38 vjeç dhe A. H., 38 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: B. F., E. M., M. M., Sh. D., K. P., R. B. dhe një 16-vjeçar.

“Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pasi, në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/a.f/m.q/

The post Hodhën molotovë në protestë, 4 në pranga dhe 7 të proceduar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta përpara Kryeministrisë në Tiranë përfundon me dy policë të lënduar, qytetari merr flakë

22 December 2025 at 23:49


Protestuesit e PD e nisën me qetësi demonstratën e tyre, por që mbyllja nuk ishte e tillë.

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

20:31 VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë

Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita. Ai i është afruar një molotovi të hedhur përpara Kryeministrisë, i cili më pas ka shpërthyer. Pas kësaj ngjarjeje ai është ndihmuar nga të tjerë të pranishëm në protestë.

19:58 Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

19:46 Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar nga protestuesit e opozitës

Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, u shoqërua me tensione. Molotov drejt policisë, dy efektiv i lënduar

19:44 Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym

Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym.

19:43 “Do të marshojmë drejt Surrelit”, Berisha kërkon qëndresë nga demokratët: Ja do vdesim, ja do rrojmë për liri

“Na pyesin, çfarë do bëjnë këta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmë për liri. Dijeni mirë që kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Po të japim fjalën që s’të ndahemi as në Surrel, marshim drejt Surrelit”, tha Berisha.

19:37 “Prokuror i guximshëm”, Berisha lavdëron SPAK, sulmon Kushtetuesen: Gjykatë turpi, e blerë nga Rama

Të guximshëm e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK që kërkoi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, institucion që më herët e ka sulmuar. Ndërkohë Gjykatën Kushtetuese e ka quajtur të blerë dhe një ‘Gjykatë turpi’, që vendosi të rikthejë në detyrë Ballukun.

“Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv. kryeministren, një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme kryesore e Kombit i hoqi jashtë çdo rregulli masën e pezullimit dhe e ktheu në detyrë që të prishë çdo provë. Kërkesën për arrestimin e zv. kryeministres, Rama mori pushtetin e Parlamentit, kreu grusht shteti për të shpëtuar lëkurën e tij”, tha Berisha.

19:26 “Edi Rama, nga sot s’do njihesh më si kryeministër”, Berisha në protestë para Kryeministrisë: Jemi mbledh në moment kritik

Sali Berisha ka dalë para protestuesve të mbledhur në shesh, dhe u ka bërë thirrje që kjo protestë të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës. “Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi kanë shkuar 100 vite pas për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet, kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak”, tha Berisha.

19:09 “S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit, të mos tërhiqemi deri sa ta rrëzojmë Ramën

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur një fjalim nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë ku po mbahet protesta kombëtare e thirrur nga PD. “Kemi denoncuar për 12 vite sesi një narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfëruar shqiptarët. Sot nuk ka ilaçe nëpër spitale”, tha ai.

19:01 “Ne do të qëndrojmë në sheshe”/ Bardhi nga protesta e PD-së: Këtij pushteti i janë lëkundur themelet

“Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj në këtë shesh madhështor do të thotë, që kjo shoqëri ka ende një zemër, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumë prej jush dhe revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq, po në çdo takim që kam pasur me ju, kam marrë prej jush një mesazh, ju nuk dorëzoheni. Kam mësuar leksionin tim më të madh. Besimi dhe sakrifica do të na çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës”, tha Gazment Bardhi.

18:54 “Institucione të kalbura”, Elda Hoti në protestën e demokratëve: Sot nuk kemi një qeveri

“Institucionet që duhet të na mbrojnë janë kthyer në institucione të kalbura. Të dashur qytetarë ne sot nuk kemi një qeveri. Sot është dita për qëndresë, të ngrihemi f[për fëmijët dhe prindërit tanë”, tha Elda Hoti.

18:43 Protesta kombëtare e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen tani, si emergjencë kombëtare

“Qytetarëve që nuk e shitën dinjitetin, ju që denoncuat dhe qëndruat e folët atëhere kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumë që jemi. Mandati nuk është pronë, nuk është licencë për të vjedhur. Nëse e trajton vendin si plaçkë do të përgjigjet. Atë që do të vendosim sot do të jetë precedentë të ardhmen. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Ai ka kohë që nuk është më kryeministër. Kur reziston dhe nuk i nënshtrohet asnjë pazari, ja kur vjen përmbysja, më e paimagjinueshmja. Ata që na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. Dorëheqje Edi Rama, dorëheqje dorëheqje”, tha Belind Këlliçi.

18:24 Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës drejt Kryeministrisë, hidhen shashka

Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare. Berisha ka dalë i shoqëruar nga deputetët e PD, duke përshkuar rrugën në këmbë, ndërsa ndiqen edhe nga mbështetës. Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave.

18:12 Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë. Lideri i PD ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

17:40 Pak para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pak para protestës kombëtare, e cila do të nisë në ora 18:00, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD. Në shkallët e selisë ai është pritur nga mbështetësit e tij, që ndodhen në seli, për t’u drejtuar më pas para Kryeministrisë aty ku do të mbahet protesta.Kjo është protesta kombëtare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve që mbajtura në mënyrë të përjavshme jashtë zyrës së Edi Ramës.Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë nga pushteti./TCH.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

22 December 2025 at 18:24

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

Hapësirat publike në Tiranë, zaptim dhe gjysmë lirim

By: FAKTOJE
22 December 2025 at 10:00

Sebi Alla Një muaj pasi kishte marrë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u la afat një javë të gjithë subjekteve që kishin bllokuar hapësirat publike, veçanërisht lokaleve nga tavolinat dhe çadrat në trotuare. “Të gjithë ata që kanë okupuar hapësirat publike kanë një javë afat për t’i liruar këto hapësira. Në fund të javës tjetër do të nxjerrim urdhër ekzekutiv që ata që shesin në rrugë, lokalet që kanë nxjerrë karrige dhe tavolina në mes të rrugës, ata që kanë zënë parkingjet, çdo gjë do të sekuestrohet”, deklaroi Veliaj në gusht të vitit 2015.

Më pas në dy fushatat zgjedhore lokale, 2019 dhe 2023, Veliaj ripremtonte lirimin e hapësirave publike në kryeqytet dhe relativisht ajo ndodhi, plot dhjetë vite më pas.

Në muajin gusht 2025 nisi akioni masiv për lirimin e hapësirave publike, por me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa Veliaj që nga 10 shkurti i këtij viti ndodhet në burg, me 9 akuza në 13 raste të dyshuara.

Aksioni

“Sot është 1 gusht, ka skaduar afati për heqjen e rraqeve buzë rrugëve kombëtare dhe nga sot do fillojë hap pas hapi ndërhyrja e forcave përkatëse të kontrollit me territorin. Ambicia jonë është që të jemi kampionë të Ballkanit në turizëm. Forcat përkatëse do duhet të angazhohen shumë më tepër tash e mbrapa sepse na duhet të jetojmë dhe të bashkëjetojmë më idenë që të gjithë së bashku duhet t’i japim një cilësi të re vendit tonë si një destinacion turistik, por edhe si një shtet i së drejtës për tu bërë anëtarë të BE”, tha Rama.

Duke iu referuar Tiranës ai tha se do të shkonte deri në 20 mijë metra katrorë lirim të hapësirave publike.

Çlirim, por edhe devijim

Në Tiranë aksioni për lirimin e hapësirave publike përfshiu strukturat e Policisë Bashkiake, asaj të rendit dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, Tiranë.

Në një përgjigje zyrtare për Faktoje, IMT tha se “ishin liruar në total 1483 hapësira publike nga të cilat 1,214 çmontime vullnetare dhe 269 ekzekutime vendimesh, 56,421 m2 sipërfaqe e liruar në total, ndërkohë 1791 subjekte ishin njoftuar për të kryer lirimin vullnetar”.

Në disa zona të Tiranës lirimi i hapësirave publike, nga vetë subjektet, apo me ndërhyrjen e IMT-së ka ndodhur duke liruar kryesisht trotuaret, por edhe hapësirat e përbashkëta ndërmjet apartamenteve. Pavarësisht aksionit masiv disa subjekte tregtare vijojnë të zhvillojnë aktivitet

Përfundimi

Premtimi për lirimin e hapësirave publike në Tiranë do e konsiderojmë gjysmë të mbajtur, pasi në kryeqytet ka ende hapësira publike të zëna nga subjekte private. Premtimet e njëpasnjëshme u vunë në zbatim në fund të verës së këtij viti. 

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Hapësirat publike në Tiranë, zaptim dhe gjysmë lirim appeared first on Faktoje.al.

Before yesterdayMain stream

Stitchi i sheshit Skënderbej/ 39-vjeçari nga Dibra shndërrohet në personazhin e dashur për fëmijët

21 December 2025 at 19:48

Në zemër të Tiranës, mes lëvizjes së përditshme të qytetit, një personazh vizatimor i njohur për fëmijë, tërheq vëmendjen e vogëlusheve dhe të kalimtarëve.

Pas kostumit të personazhit të famshëm vizatimor Stiç, fshihet 39-vjeçari nga Dibra Valdrin Abazi, i cili  prej ditësh është kthyer në një atraksion në sheshin Skënderbej.

“Në rrugët e Tiranës shoh fëmijë me bluza të veshura me logo të  stiçit. Ka dhe mosha të mëdha që e preferojnë, vajzat më përshëndesin si Stiçi”, u shpreh ai.

Për 39-vjeçarin kjo veshje nuk është thjesht argëtim i të vegjëlve, por një mënyrë jetese.

“Rri nga katër orë paradite dhe pasdite. Është punë, me këtë mbaj familjen. Personazhet nuk mbahen për qejf, Stiçi ka kosto. Këtu jam deri më datë 31. Pasdite qendra është plotë me fëmijë vetëm për Stiçin”, tregon ai.

Stiçi nuk njeh moshë. Fëmijët i afrohen të parët, por ai thotë se ky personazh preferohet nga të gjitha grupmoshat, ndërsa ka rrëmbyer edhe vëmendjen e turistëve, të cilët ndalen e përshëndesin dhe i kërkojnë fotografi.

“Shoh fëmijë, po edhe gjyshër e gjyshe që e kanë qejf Stiçin. Më vijnë italianë, anglezë, pa dallim. Janë të lumtur.”, shtoi ai.

Në një qytet ku ritmi i jetës lëviz shpejt, Stiç arrin të ndalë kohën për pak çaste, duke sjellë buzëqeshje dhe emocione në këtë muaj festiv.

SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë për martesat e rreme, pasojnë dënime serioze

21 December 2025 at 15:43


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigrimi përbën krim federal në SHBA.

Në njoftimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm rrugë të ligjshme për të hyrë dhe qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Ambasada rikujton se shkeljet e ligjeve të emigracionit mund të kenë pasoja të rënda ligjore dhe të ndikojnë negativisht në mundësitë e ardhshme për udhëtim apo qëndrim në SHBA. /Telegrafi/

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

By: Brisi
20 December 2025 at 19:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me iniciale, M.D është gjetur pa shenja jete në një kanal uji. Sipas Policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është rrëzuar në kanal dhe për pasojë […]

The post E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj/ Arrestohet shtetasja e huaj në Tiranë (Dinamika)

By: Brisi
20 December 2025 at 17:41

Një 20 vjeçare nga Indonezia e identifikuar si Ayu Putri është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për vdekjen e foshnjes së saj. Sipas raportimeve, e reja kishte ardhur disa muaj më parë nga Indonezia në vendin tonë, bashkë me disa shoqe dhe kishin marrë një ambjent me qira në kryeqytet. Putri ishte 5 […]

The post Akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj/ Arrestohet shtetasja e huaj në Tiranë (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ngjarje e rëndë në kryeqytet! E reja indonezinane punonte si pastruese në një lokal, e braktisi foshnjen pas lindjes

By: M C
20 December 2025 at 17:52

Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes së foshnjës.

Mësohet se e reja kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, bashkë me disa shoqe të saj, me të cilat banonte në një apartament të marrë me qira në kryeqytet. Ato ishin të punësuara si pastruese në biznese të ndryshme.

Hetimet kanë zbuluar se Ayu Putri ishte shtatzënë rreth pesë muajsh në momentin e mbërritjes në Shqipëri. Rreth dy muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë foshnjën, por më pas e ka lënë të braktisur në ballkonin e banesës ku jetonte.

Gjatë muajit të tetë të shtatzënisë, e reja dyshohet se ka përjetuar episode të forta stresi. Pas lindjes, shoqet e saj kanë vënë re situatën dhe kanë njoftuar pronarin e apartamentit, i cili më pas ka lajmëruar autoritetet.

Foshnja është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë. Në fazën fillestare, për shkak të rrethanave dhe gjendjes së nënës, procedimi penal ishte ndjekur në gjendje të lirë. Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës, është lëshuar urdhri i ndalimit dhe 20-vjeçarja është arrestuar.

The post EMRI/ Ngjarje e rëndë në kryeqytet! E reja indonezinane punonte si pastruese në një lokal, e braktisi foshnjen pas lindjes appeared first on Albeu.com.

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

By: Ela
20 December 2025 at 15:27

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak duke e cilësuar si një akt arrogant dhe antidemokratik. Ai theksoi se mazhoranca refuzoi amendamentet e opozitës që synonin uljen e taksave dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Teliti e quajti këtë buxhet një instrument […]

The post Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria bëhet” protestë para Kryeministrisë, përplasje me policinë

20 December 2025 at 13:23


Partia Shqipëria bëhet ka zhvilluar të dielën një protestë para Kryeministrisë ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Mes protestuesve dhe policisë janë shënuar disa herë përplasje pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin gjeneratorin që përdoret nga kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh proteston para Kryeministrisë, raporton euronews.al.

Në fjalën e tij para protestuesve Lapaj i kërkoi kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa i ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen me kauzën e tyre.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca”, tha Lapaj.

Tre vjedhje në një javë, arrestohet dy “skifterët” në Tiranë

By: Elva
19 December 2025 at 16:19

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në disa dyqane në Tiranë. Të arrestuarit janë shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve, gjatë kësaj jave ata dyshohet se kanë vjedhur para dhe pajisje elektronike në tre dyqane në zona të ndryshme të kryeqytetit. […]

The post Tre vjedhje në një javë, arrestohet dy “skifterët” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Vodhën para dhe pajisje elektronike në tre dyqane në kryeqytet, arrestohen dy ‘skifterët’/ EMRAT

By: Ela
19 December 2025 at 15:01

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si autorë të disa vjedhjeve. Në pranga u vunë Elvis Cara, 38-vjeç, dhe Marvin Frashnishta, 40-vjeç, të cilët vodhën më 15 dhjetor 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht, ndërsa dy ditë më pas, vodhën një shumë parash në një dyqan në rrugën Bardhyl. “Në kuadër […]

The post Vodhën para dhe pajisje elektronike në tre dyqane në kryeqytet, arrestohen dy ‘skifterët’/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve

By: D Marku
19 December 2025 at 13:55

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.

Gjatë kësaj jave, dy shtetas dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në dyqane të ndryshme në kryeqytet, duke marrë para dhe pajisje elektronike. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.
Sipas Policisë, nga hetimet rezulton se më datë 15.12.2025, këta shtetas kanë vjedhur 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht. Më 17.12.2025, ata kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, ndërsa më 19.12.2025, kanë marrë një pajisje elektronike në një dyqan në Rrugën e Kavajës.

The post Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Rama: Si ministër nuk flija gjumë, kandidimi për Tiranën më dukej tmerr

18 December 2025 at 22:48

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Opinion”, rrëfeu edhe disa etapa të karrierës së tij politike, nga emërimi si ministër i Kulturës, deri tek propozimi për të kandiduar për kryebashkiak të Tiranës.

Rama tha se në tre-katër muajt e parë të detyrës si ministër, nuk flinte gjumë.

“Më dilte gjumi në orën dy të mëngjesit. S’flija më. Më dukej e gjitha një çmenduri. Përpiqesha gjithë ditën dhe pastaj më dukej çmenduri. Çfarë bëj unë këtu? Kur e sheh nga jashtë është tjetër gjë. Kur fillon ta bësh vetë, është komplet tjetër gjë”, tha Rama.

Lidhur me propozimin për të drejtuar bashkinë e Tiranës, Rama rrëfen se ishte një mik nga Italia, pedagog letërsie që e nxiti ta pranonte.

“M’u duk edhe ajo një tmerr. Dhe atë dilemë ma ka zgjidhur një mik italian. Në mëngjes gjeta një e-mail. Vetëm një pasazh nga Makiaveli, është një moment aty, që i bën një përshkrim të Italisë, jo epidemitë, jo plehrat, si të thuash, një pamje si me qenë Tirana dhe pasi ti e sheh këtë tmerr, ti nuk e pret atë që thotë: Çfarë dhurate të madhe mund të të sillte Zoti sesa mundësinë që duke pasur pushtet mbi këtë realitet, sa herë që të ndërhysh do të të duket një ndryshim i madh? Ajo më ktheu”, pohoi Rama.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2024)

/e.i/a.f/r.e/

The post Rama: Si ministër nuk flija gjumë, kandidimi për Tiranën më dukej tmerr appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Tiranë miraton buxhetin për vitin 2026, kryetarja Ristani: Jemi afirmuar si qyteti i të ardhmes urbane

By: redi
18 December 2025 at 18:01

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin 2026. Në fillim të fjalës së saj, kryetarja e Komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, bëri një bilanc të investimeve të bashkisë për vitin që lamë pas. ”Viti 2025 e gjeti Tiranën jo thjesht si kryeqytetin administrativ të vendit, por si një qendër aktive evropiane të dialogut, kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Source

Miratohet buxheti 2026 për bashkinë e Tiranës, prioritet arsimi dhe pensionistët

18 December 2025 at 18:23

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro.

Në mbledhjen e ditës së sotme, u miratua buxheti që parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike.

Në buxhetin e bashkisë Tiranë për vitin 2026, janë parashikuar 9,2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Gjatë seancës së sotme, nuk u hodhën në votim 29 amendamentet e propozuara nga opozita, ndërkohë që pati diskutime mbi mungesën e pranisë fizike të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Përpara miratimit të buxhetit, këshilli bashkiak kishte kërkuar përmes një letre drejtuar SPAK, pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë diskutimeve për buxhetin 2026 të bashkisë Tiranë, kërkesë e cila u refuzua.

(vijon…)

/e.i/a.f/r.e/

The post Miratohet buxheti 2026 për bashkinë e Tiranës, prioritet arsimi dhe pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli Bashkiak miraton Buxhetin e vitit 2026 për Tiranën, Veliaj nuk u lejua që të merrte pjesë

By: redi
18 December 2025 at 17:24

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin 2026 me vlerë 400 mln euro. Në mbledhje mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndonëse kishte kërkuar të ishte prezent, SPAK ia refuzoi kërkesën. 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi. ”A e ka Ristani kompetencën për të firmosur…

Source

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton Buxhetin e vitit 2026 pa praninë e Kryebashkiakut Veliaj

By: M C
18 December 2025 at 17:24

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi Buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më herët, Këshilli kishte kërkuar pjesëmarrjen e Veliajt në diskutimet për buxhetin, por SPAK refuzoi kërkesën, ndërsa vetë kryebashkiaku kishte paralajmëruar me anë të një letre se miratimi i buxhetit pa praninë e tij nuk do të ishte legjitim.

Buxheti i miratuar parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike. Po ashtu, janë parashikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Gjatë seancës nuk u hodhën në votim 29 amendimet e propozuara nga opozita, me një vlerë totale prej rreth 90 milionë eurosh.

The post Këshilli bashkiak i Tiranës miraton Buxhetin e vitit 2026 pa praninë e Kryebashkiakut Veliaj appeared first on Albeu.com.

“Meri Popins”, premiera e fundjavës në Teatrin e Kukullave

18 December 2025 at 11:23

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kjo fundjavë vjen në Teatrin e Kukullave me një premierë absolute plot magji. Fëmijët do të mund të shohin personazhin e tyre të dashur, Meri Popins, në një muzikal të ngrohtë që bashkon të gjithë familjen nën çadrën fluturuese të Merit.

Meri Popins thotë se, askush nuk e di që ekziston një fllad mbrëmjeje, i cili, kur kalon mes yjeve, i kthen dëshirat e fëmijëve në realitet. Kështu ndodhi edhe me Xhejnin dhe Majkëllin, dëshira e të cilëve shndërrohet në formën më magjike të mundshme. Meri Popins me çadrën e saj fluturuese dhe çantën plot surpriza, u mëson fëmijëve mirësjelljen, fjalët magjike, vlerën e miqësisë, kënaqësinë e punës, fuqinë e imagjinatës, dhe mbi të gjitha, çfarë do të thotë të jesh një njeri i dashur dhe i mirë.

Shfaqja e re e Teatrit të Kukullave është e përshtashme për të gjithë familjen.

Teatri i Kukullave njoftoi se biletat për dy datat e kësaj jave u shitën në kohë rekord, ndërkohë që shfaqja do të rikthehet për vogëlushët edhe një fundjavë më pas, më 27 dhe 28 dhjetor.

“Meri Popins” vjen me skenar e regji nga Endri Çela, kostumografi nga Sofi Kara, skenografi nga Beqo Nanaj dhe formulimin muzikor nga kompozitori Sokol Marsi.

Në shfaqje do të interpretojnë: Venera Lumani, Luana Thomai, Mishel Kadeli, Aleksandër Grami, Jorida Meta, Erdit Asllanaj, Amelja Heta, Briana Çakmashi, Erla Halili, Etual Gashi, Kleisa Rrapi. /j.p/

The post “Meri Popins”, premiera e fundjavës në Teatrin e Kukullave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌