Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit

21 December 2025 at 09:30

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Gjatë periudhës së festave të fundvitit, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë vendin do të vijojë punën pa ndërprerje, me qëllim garantimin e shërbimeve të menjëhershme dhe cilësore për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një takim pune me stafin drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), ku u diskutuan masat organizative dhe koordinuese për përballimin e fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit festiv.

Në fokus të takimit ishte forcimi i gatishmërisë së strukturave shëndetësore, sigurimi i vijimësisë së shërbimeve dhe rritja e vëmendjes ndaj emergjencave shëndetësore që mund të shfaqen gjatë festave.

OSHKSH administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, i përbërë nga katër drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe 362 qendra shëndetësore, duke luajtur një rol kyç në funksionimin e sistemit shëndetësor parësor në vend.

Autoritetet shëndetësore sigurojnë se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri të plotë për t’u ofruar qytetarëve kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe të sigurt gjatë gjithë periudhës së festave të fundvitit. /j.p/

The post Sistemi shëndetësor parësor, në gatishmëri gjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drenasi standardizon shërbimet shëndetësore për fëmijët 0–3 vjeç

19 December 2025 at 15:47


Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas ka arritur edhe këtë vit targetin e planifikuar të vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë (0–3 vjeç), duke u renditur në krye të listës në nivel vendi.

Ky sukses vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt standardizimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në komunë.

“Fokusi ynë mbetet nëna dhe fëmija, si shtyllë kryesore e shëndetit publik dhe e një shoqërie të shëndetshme. Arritja e këtij suksesi për dy vite me radhë tregon qartë se investimi në shëndetësi dhe puna e organizuar japin rezultate konkrete për qytetarët”, theksoi Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Sipas drejtorisë, ky rezultat është produkt i përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit shëndetësor, i cili ofron kujdes cilësor, këshillim dhe mbështetje direkte për nënat dhe fëmijët, veçanërisht në zonat rurale.

Drejtoria premton që të vazhdojë përpjekjet për ngritjen e cilësisë, standardizimin e shërbimeve dhe vendosjen e pacientit në qendër të vëmendjes, si pjesë e vizionit për një shëndetësi më funksionale dhe më të afërt me qytetarët. /Telegrafi/


Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

By: Brisi
15 December 2025 at 11:20

Familjet në Shqipëri rezultojnë ndër më të goditurat financiarisht në Ballkan nga shpenzimet shëndetësore dhe frika për përballimin e kostove në rast sëmundjeje të rëndë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në sondazhin Securimeter 2025. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria shfaq një kombinim të pafavorshëm: […]

The post Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Polici humb këmbën, shteti ende pa sigurim shëndetësor

30 November 2025 at 20:32


Një aksident trafiku ndërmjet një veture të KFOR-it dhe një veture civile ka bërë që zyrtari policor në Pejë të mbes me pasoja të përhershme.

Goditja ishte aq e rëndë sa mjekët u detyruan t’ia amputojnë edhe këmbën.

Për këtë rast, tash zyrtarët që shkaktuan aksidentit do të trajtohen nga shteti italian.

“Një aksident trafiku që ndodhi para disa ditësh në qytetin e Pejës që ishte përfshirë një automjet i KFOR-it, për fat të keq ka humbur këmbën një zyrtar policor i cili ende po trajtohet në QKUK për shkak lëndimeve të renda, për këtë çështje janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndërkaq për shkak të imunitetit që kanë pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë kjo cështje penale do të bartet në kompetencë tek shteti i tyre”, ka deklaruar Shkodran Nikqi – zëdhënës, Prokuroria Themelore, Pejë.

E derisa rreziku në vend të punës për policët rritet çdo ditë, shteti ende nuk ua garanton një të drejtë themelore.

Sikur ky polic, ashtu edhe gjithë zyrtarët tjerë të institucionit të Policisë së Kosovës pavarësisht çka u ndodhë, nuk kanë qasje akoma në sigurimin shëndetësor për më shumë se 25 vite.

Ndonëse qysh në fillim të mandatit këtë gjë e kishte premtuar se do ta ndryshoj ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Dukagjini ka pyetur Ministrinë nëse ka plane për hapa konkret në drejtim të përgatitjes ose finalizimit të procedurave të nevojshme për implementimin e ligjit për sigurime shëndetësore, por ata nuk janë përgjigjur.

Ndryshimi i kësaj gjendje sipas kolonelit në pension të Policisë së Kosovës, është jetike.

“Duke e parë punën e rrezikshmërinë, sidomos në trafik por edhe patrullave, mendoj që është e do mosdokshme që zyrtarët policor të kenë shërbime shëndetësore. Kjo është premtu vazhdimisht nga Qeverisë prej gjeneratës së parë e deri tani, puna e tyre është me stres, veprimtaria e tyre është e rrezikshme dhe shpeshherë policët mbesin invalid për shkak të aksidenteve të ndryshme gjatë kryerjes së detyrës së tyre”, ka theksuar Refki Morina – ish-kolonel.

Policia e Kosovës në nëntor të vitit 2023 pati protestuar dy herë radhazi ku së bashku me shtesën e rrezikshmërisë në punë, shujtave mujore kishin kërkuar edhe sigurimin shëndetësor e jetësor.

Deri tani, asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar.

- YouTube www.youtube.com


Digjet qendra shëndetësore në Sukth

15 November 2025 at 15:06


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sukth.

A2 CNN raporton se është djegur qendra shëndetësore e Vardadhës së Sukthit.

Sipas të dhënave të para nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në banesën ngjitur me qendrën shëndetësore

Ende nuk dihen shkaqet.

Lamine Yamal thyen heshtjen dhe flet për sëmundjen e pashërueshme

By: M C
6 November 2025 at 18:02

Lamine Yamal i është kundërpërgjigjur raportimeve për problemet në zonën pubike, duke i quajtur ato “të gjitha gënjeshtra” pas barazimit 3-3 të Barcelonës ndaj Club Brugge.

Gjatë javës së fundit ka pasur shumë raportime se Yamal ka probleme shëndetësore që mund ta përcjellin gjithë jetën, pasi ato janë të menaxhueshme, por jo edhe të shërueshme.

18-vjeçari, i cili shënoi një gol të shkëlqyer në barazimin ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve, ka thyer heshtjen më në fund duke folur rreth këtyre thashethemeve.

Lamine Yamal u diagnostikua me një problem kronik shëndetësor që mund të ndikojë në të gjithë karrierën e tij

“Është thënë shumë për pubalgjinë time dhe se isha i trishtuar – të gjitha janë gënjeshtra”, ka thënë fillimisht Yamal.

“Përpiqem të mos lexoj çfarë thuhet për mua. Gjithsesi, jam i sigurt se mund të kthehem në nivelin tim më të mirë”.

Ai madje i mirëpriti vërshëllimat e mundshme në ndeshjet e ardhshme.

“Nëse më vërshëllejnë, kjo është sepse e dinë që jam një lojtar i rëndësishëm në fushë”, përfundoi ylli i Barcelonës.

The post Lamine Yamal thyen heshtjen dhe flet për sëmundjen e pashërueshme appeared first on Albeu.com.

Sala në qendrën shëndetësore në Mamurras, strukturë moderne me shërbime cilësore

6 November 2025 at 09:00

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Qendra Shëndetësore Mamurras ofron kujdes parësor në ambiente të rikonstruktuara dhe me standarde moderne.

Rreth 20 mijë banorë të Njësisë Administrative Mamurras përfitojnë sot kujdes shëndetësor në kushte bashkëkohore, falë rikonstruksionit të plotë të Qendrës Shëndetësore të qytetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, vizitoi ambientet e reja të kësaj qendre, e cila tashmë është shndërruar në një strukturë moderne që garanton shërbime cilësore për komunitetin.

Në këtë qendër ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh parësore, përfshirë mjekësinë familjare, konsultorin e gruas, konsultorin e fëmijës, si dhe shërbimin e urgjencës mjekësore. Një risi e rëndësishme është përfshirja e psikologut në strukturë, i cili ofron mbështetje dhe shërbime psiko-sociale për individët dhe familjet në nevojë.

Personeli mjekësor, i përbërë nga mjekë, infermierë, laborantë dhe psikologë, është çdo ditë në shërbim të pacientëve, duke garantuar një kujdes shëndetësor cilësor.

Qendra Shëndetësore Mamurras është një tjetër hap në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ofrimin e aksesit në kujdes shëndetësor cilësor sa më pranë vendbanimit.

/e.i/j.p/

The post Sala në qendrën shëndetësore në Mamurras, strukturë moderne me shërbime cilësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 October 2025 at 08:59

Tre  vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në rajonin evropian kanë rënë dakord për një vizion të përbashkët lidhur me politikat e tyre shëndetësore për vitet në vijim.

Programi i Dytë Evropian i Punës 2026–2030 (EPW2) u miratua unanimisht nga vendet gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Rajonal të OBSH-së në Kopenhagë, njoftoi organizata..

Strategjia e re pesëvjeçare përshkruhet nga OBSH Evropa si një “hartë rruge ambicioze dhe e orientuar drejt veprimit” për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme, më të drejta dhe më të qëndrueshme në rajon.

Drejtori Rajonal, Hans Kluge, e quajti këtë marrëveshje “një busull shëndetësore në një epokë të  turbullt”.

Ai tha se bëhet fjalë për një premtim kolektiv për të mbrojtur njerëzit nga krizat, për të reduktuar pabarazitë, për të mbështetur profesionistët e shëndetësisë, për të promovuar shkencën dhe për të rikonceptuar sistemet shëndetësore për brezat e ardhshëm.

Fokus i veçantë në luftën kundër dhunës ndaj grave

Në programin e punës, vendet anëtare kanë përcaktuar prioritetet e tyre të politikave shëndetësore për pesë vitet e ardhshme.

Kluge renditi pesë fusha kryesore në platformën X: forcimin e sigurisë shëndetësore, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, promovimin e plakjes së shëndetshme, përballimin e krizës klimatike dhe ndikimeve të saj në shëndet, si dhe formësimin e sistemeve shëndetësore të së ardhmes.

Kluge theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së dy nismave të veçanta në këtë axhendë: përmirësimin e kujdesit parësor dhe dhënien fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sipas Drejtorit Rajonal të OBSH-së, asnjë shoqëri nuk mund të lulëzojë nëse popullsia e saj jeton me frikë ose pa akses në kujdes mjekësor.

Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, Spiropali: Gjithmonë lider, pjesë e historisë shqiptare

20 October 2025 at 22:56

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë një interviste televizive u ndal tek gjendja shëndetësore e rënduar e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ajo u shpreh se Nano do të jetë gjithmonë lider për Partinë Socialiste, teksa shtoi se ai është pjesë e historisë politike të vendit tonë.

“Fatos Nano është një lider që për ne socialistët do të jetë gjithmonë lider. Është një pjesë e historisë shqiptare, është një pjesë që shihet dhe është i pamohueshëm. Fatos Nano është një udhëheqës që bëri më të mirën e tij në një kohë të vështirë”, tha Spiropali.

“Unë jam rikthyer pasi Fatos Nano ishte larguar nga qeverisja, pasi kam studiuar dhe jetuar në Kanada e Amerikë. Fryma liberale që ishte krijuar në PS binte ndesh me frymën e agresivitetit politik që ishte në atë kohë”, u shpreh Spiropali.

“Së bashku me transformimin e Tiranës, ky liberalizëm i Fatos Nanos dhe dëshirës për të ndarë pushtetin, ishin më së shumti që rrezatonin”, tha Spiropali.

Këto janë orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nanos, i cili gjatë ditës së sotme kaloi një atak kardiorespirator, ndërsa po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.

Sipas medieve, mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet bëjnë të ditur se gjendja e tij mbetet kritike.

Mjekët thonë se problem konsiderohet rizgjimi i trurit, si organi me vulnerabël, si pasojë e hypoksisë së zgjatur në kohën e arrestit kardiorespirator.

Ndërkohë në spitalin privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një ekip i specializuar mjekësor i huaj, që po monitoron gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, Spiropali: Gjithmonë lider, pjesë e historisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fatos Nano sërish me probleme shëndetësore, prej dy javësh në reanimacion

20 October 2025 at 14:04


Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri i vendit Fatos Nano është përballur sërish me probleme shëndetësore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se prej dy javësh, ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat.

Rreth një vit më parë, ish-lideri socialist Fatos Nano pësoi frakturë në këmbë pasi u rrëzua.

Edhe më herët, lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi. Nanos iu rikthye një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike. /Tch/

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

By: V K
20 October 2025 at 13:09

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin Hygeia në Tiranë.

Raportohet se Fatos Nano, prej disa disa ditësh i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognoze shumë e rëndë!

Mësohet se Nano ndodhet në reanimacion që prej datës 8 tetor.

Fatos Nano, i cili tani është 73-vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë.

The post Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Fituesja u shpall që në shtator, por Qendra Shëndetësorenë Durrës pa mjek familje prej muajsh

17 October 2025 at 22:13

Një qendër shëndetësore në zemër të Durrësit, pa mjek familjeje prej dy muajsh, ndërsa emërimi i ri ekziston në letra që nga shtatori. Gëzim Kasi, një pensionist nga lagjja 12 në Durrës, ka denoncuar në emisionin investigativ Fiks Fare se Qendra Shëndetësore nr. 3 funksionon pa një mjek familjeje prej më shumë se dy muajsh. […]

The post Fituesja u shpall që në shtator, por Qendra Shëndetësorenë Durrës pa mjek familje prej muajsh appeared first on BoldNews.al.

Qendrat shëndetësore verore/ Mbi 80 mijë pushues kërkuan ndihmë mjekësore

By: xhir jeta
2 October 2025 at 15:37

Nga veriu në jug të vendit, gjatë sezonit turistik qendrat shëndetësore verore kanë trajtuar 83. 800 pushues, të cilët kanë shfaqur probleme të ndryshme me shëndetin, si luhatje të tensionit, gjendje lipotimie, apo pickimet nga gjallesat në plazhe, por, jo vetëm.

36 qendrat verore, të stacionuar në bregdet dhe në zonat e tjera turistike të vendit, qëndruan të hapura nga 1 qershori deri më 30 shtator të 2025.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fale punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, janë trajtuar në kohë të shpejtë pushuesit vendas dhe të huaj, që kanë shfaqur probleme shëndetësore në temperaturat e nxehta ekstreme të verës.

Në shërbimin 24 orë të qendrave shëndetësore ndaj qytetarëve, ekipi mjekësor ka kryer rreth 78 mijë vizita mjekësore, dhe mbi 14 mijë mjekime e ndërhyrje mikrokirurgjikale.

Shtimi i numrit të vizitorëve nga viti në vit solli dhe hapjen e tre Qendrave të reja shëndetësore lëvizëse si në vendet e shumëvizituar nga qytetarët si pranë Kishës së Laçit, Qafa e Pazarit, te Kalaja e Gjirokastrës dhe pranë Kalasë së Beratit./abcnews.al

Mbi 200 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

2 October 2025 at 11:50


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur statistikat e punës për ditën e djeshme, ku nga gjithsej 459 vizita specialistike, janë pranuar për trajtim të mëtejmë 38 pacientë të rinj.

Aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë dhe po marrin kujdes shëndetësor 212 pacientë, përcjell Telegrafi.



Gjatë ditës së djeshme, sipas raportit, janë realizuar edhe:

3,814 analiza laboratorike për 316 pacientë;

4 lindje (1 djalë dhe 1 vajzë);

14 operime të suksesshme;

34 seanca dialize;

76 ekzaminime me rëntgen, 44 ultrazëra, 31 CT, dhe 11 MRI;

12 echokardiografi, 9 ergometri, 9 kolonoskopi;

57 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të ofrojë shërbime të shumanshme për pacientët, duke garantuar kujdes cilësor dhe trajtim të specializuar për çdo rast. /Telegrafi/

Koçiu: Mi 68108 turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

4 September 2025 at 10:51

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Gjatë sezonit turistik veror 36 qendra shëndetësore, nga veriu në jug, garantuan shërbim mjekësor për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha sot se “68108 pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim nga 1 qershori deri më 31 gusht, në 36 qendrat shëndetësore verore të hapura 24/7, me ekipe mjekësore pranë pushuesve çdo ditë”.

Sipas saj, 30% e pushuesve që morën shërbim në këto qendra ishin turistë të huaj.

Ministrja Koçiu u shpreh se “falë përkushtimit të stafeve mjekësore, pushuesit kanë shijuar një sezon të qetë dhe të mbrojtur”.

Fluksin më i lartë i pushuesve që kanë marrë shërbim ka qenë në qendrat shëndetësore në Golem, Pogradec, Plazh Durrës, Mali i Robit, Gjiri i Lalëzit. Ndërsa diagnozat më të shpeshta kanë qenë gastroenterite, pickime dhe alergji, viroza të ndryshme dhe hipertension arterial.

Qendrat shëndetësore verore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.

/k.s/r.e//a.f/

The post Koçiu: Mi 68108 turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim të “bluzave të bardha”/ Spitalet publike dhe qendrat shëndetësore kanë nevojë për infermierë, mami e laborantë

By: xhir jeta
2 September 2025 at 15:14

Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në vend kanë nevojë për infermierë, mami, logoped, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe imazherie.

Në Tiranë ku ndodhet dhe numri më i madh i institucioneve shëndetësore janë dhe kërkesat më të mëdha.

Për të plotësuar nevojat   për punonjës  të shëndetësisë në portalin  “infermierë për Shqipërinë”  janë hapur aplikimet.

“Këtë vit ka qenë 1100 numri i vendeve vakante të planifikuara për tu shpallur.  Lidhen gjithmonë me numrin e pensionimeve, me barrëlindjet, largime nga publiku  në privat. 

Numri më i madh i të punësuarve mbetet në rajonin e Tiranës. Kur flas për rajon perfshihet Tirana, Durrësi, Dibra, Rrogozhina, Kavaja. Por pavarësisht se ka numrin e vendeve vakante ka dhe atë të kërkesve më të mëdha.

Kemi në vijueshmëri vende që shpallen, rishpallen dhe ato mbeten në zona si Mallakastra, Delvina,  Mirëditë, Puka.”   

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 12 shtator.

Më pas do të shqyrtohen dosjet  e kandidatëve të cilët do ti nënshtrohen testimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

“Thirrja bëhet në mënyrë të përvitshme, edhe për t’ju përgjigjur si nevojave që ka tregu i punës, për të qenë pjesë si e institucioneve shëndetësore publike dhe për tu dhënë mundësinë dhe atyre që  mund të kenë bërë një periudhë pushimi, mund të kenë punuar disa vite në sektorin privat e  duan ti bashkangjiten sektorit shëndetësor publik, për të gjithë ata që janë të sapo diplomuar, por duan të japin kontributin e tyre edhe përmes protalit “infermirë për Shqipërinë”

Do të vlerësohen sigurisht vitet e punës, nota mestare e studimeve që kanë kryer, masteri, niveli i gjuhëve të huaja”

Që prej hapjes së portalit “infermierë për Shqipërinë”  në vitin 2019  mbi  6600 punonjës të shëndetësisë i janë bashkuar institucioneve  shëndetësore publike në vend./abcnews.al

Rama: Qendrat shëndetësore verore në shërbim të turizmit

29 August 2025 at 11:52

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat turistike të vendit vijojnë të ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët.
Një ndër këto qendra është edhe ajo në Gjirin e Lalëzit, ku mjekët dhe infermierët ofrojnë ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Kryeministri Rama ndau sot momente nga puna që kryhet në këtë qendër shëndetësore, ku pushuesit marrin shërbim shëndetësor pranë vendit ku pushojnë.

“Qendrat shëndetësore verore 2025, në shërbim të turizmit. Në 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë, pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim mjekësor 24/7 gjatë sezonit turistik”, u shpreh Rama.

Disa pacientë që u vizituan në atë qendër shëndetësore u shprehën të kënaqur me shërbimin e stafit mjekësor.

“Shërbimi ishte i shkëlqyer, edhe mjekët dhe infermierët ishin shumë të mira”, u shpreh një prej pacientëve.

Gjithashtu pas vizitës në këtë qendër, pacientët referohen te mjekët specialistë.

“Erdha te qendra shëndetësore e Gjirit të Lalëzit dhe bëra një vizitë. Unë jam shumë i kënaqur për rregullin, për pastërtinë, për shërbimin nga të gjithë personeli. I falënderoj shumë”, u shpreh një pacient pasi bëri vizitën në këtë qendër shëndetësore.

Gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

/m.m/j.p/

The post Rama: Qendrat shëndetësore verore në shërbim të turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfitimet shëndetësore të pirjes së çajit matcha

By: gaze tare
27 August 2025 at 22:50

Në vitet e fundit, çaji matcha është kthyer në një nga pijet më të kërkuara nëpër kafene, shtëpi dhe madje edhe receta kuzhine. Me ngjyrën e tij të gjelbër intensive dhe shijen e veçantë, ky pluhur i imët me origjinë japoneze nuk është thjesht një trend, por një “superfood” me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin.

Çfarë është çaji matcha?

Ndryshe nga çajrat e tjerë të zakonshëm, matcha përgatitet nga gjethe të veçanta çaji jeshil që rriten nën hije, për t’u rritur përqendrimi i klorofilit dhe aminoacideve. Pas tharjes, gjethet bluhen imët deri në formën e pluhurit, i cili tretet tërësisht në ujë. Kjo do të thotë se kur pini një filxhan matcha, konsumoni gjithë gjethet dhe përfitoni shumë më tepër ushqyes se nga çajrat klasikë.

Një bombë antioksidantësh

Një nga arsyet pse matcha është quajtur “eliksiri i gjelbër” lidhet me përmbajtjen e lartë të katekinës, një lloj antioksidanti shumë i fuqishëm që lufton radikalet e lira në organizëm. Antioksidantët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes qelizore, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në mbrojtjen e trupit nga sëmundje kronike si sëmundjet kardiovaskulare apo kanceri.

Ndryshe nga kafeja, që shpesh shkakton nervozizëm apo rënie energjie pas disa orësh, matcha përmban L-teaninë, një aminoacid që qetëson mendjen dhe përmirëson fokusin. Kombinimi i L-teaninës me kafeinën natyrale që ndodhet te matcha siguron një gjendje vigjilence të qëndrueshme, pa luhatje të forta. Për këtë arsye, shumë njerëz e përdorin si alternativë të shëndetshme ndaj kafesë së përditshme.

Përfitimet për trupin

  • Konsumimi i rregullt i çajit matcha shoqërohet me një sërë efektesh pozitive:
  • Përmirëson metabolizmin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave, duke u bërë një aleat i mirë për ata që duan të mbajnë peshën nën kontroll.
  • Forcon sistemin imunitar falë vitaminave A, C, E dhe K, si dhe mineraleve si kalciumi dhe kaliumi.
  • Mbron shëndetin e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe presionin e gjakut.
  • Pastron organizmin falë përqendrimit të lartë të klorofilit, i cili ndihmon në detoksifikim natyral.
  • Përmirëson shëndetin e lëkurës, falë antioksidantëve që reduktojnë inflamacionin dhe shenjat e lodhjes.

Një trend që shkon përtej filxhanit

Matcha nuk kufizohet vetëm te çaji i ngrohtë tradicional. Ai përdoret gjerësisht edhe në smoothie, latte, ëmbëlsira, akullore dhe madje edhe në recetat e kuzhinës së kripur. Instagrami dhe TikTok janë të mbushur me video kreative ku ky pluhur i gjelbër shndërrohet në pije dhe ushqime plot ngjyra dhe shije.

Pse duhet ta provoni?

Përveçse është i shëndetshëm, matcha është edhe një ritual relaksues. Përgatitja e tij sipas traditës japoneze me whisk bambuje (chasen) e kthen pirjen e një filxhani çaj në një eksperiencë të ngadaltë dhe qetësuese, larg ritmit të shpejtë të jetës moderne.

The post Përfitimet shëndetësore të pirjes së çajit matcha appeared first on iconstyle.al.

Rëndësia e kontrolleve shëndetësore, mjeku Sadiki: Të paktën çdo gjashtë muaj, është njësoj sikur veturën që e çoni në servis

27 August 2025 at 12:47

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, mjeku familjar Nexhbedin Sadiki ka folur për ndikimin e mënyrës së jetesës moderne në shëndetin afatgjatë, duke u ndalur veçanërisht te përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe mungesa e kontrolleve të rregullta shëndetësore.

“Mos harroni, shumica janë orëtar sot. Shumica jemi me telefon në dorë, hapësira e shikimit nuk është më e madhe se ajo e një ore. Të gjithë janë të fokusuar në shkronja të vogla, dhe mos u çudisni që 20 ose 30 vjet më vonë, ata që sot janë 15, 16 apo 20 vjeç, në moshën 40-45 do të përballen me tension të lartë, ashtu si njëri nga pacientët e mi sot”, theksoi Sadiki.

Ai tregoi një shembull konkret nga përvoja e tij me pacientë që nuk kanë bërë vizita të rregullta mjekësore.

“Pacienti erdhi me tension 160 me 70, ndoshta edhe 100. Por ai tensionin e kishte edhe vitin e kaluar – vetëm se nuk kishte ardhur për vizitë. Nuk kishte qenë as te ndonjë mjek tjetër para meje”.

Mjeku Sadiki apeloi që të paktën çdo gjashtë muaj të bëhen kontrolle shëndetësore bazike.

“Është njësoj sikur veturën që e çoni në servis çdo gjashtë muaj – edhe trupi ka nevojë për kontroll dhe mirëmbajtje”.

Për më shumë ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:

 

The post Rëndësia e kontrolleve shëndetësore, mjeku Sadiki: Të paktën çdo gjashtë muaj, është njësoj sikur veturën që e çoni në servis appeared first on Telegrafi.

“Nga lindja deri në pleqëri – mjeku i familjes, njeriu që ju ndjek gjithë jetën”, flet doktor Nexhbedin Sadiki

25 August 2025 at 10:59

Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, të mbështetur nga United Hospital, specialisti i mjekësisë familjare, Nexhbedin Sadiki, ndau përvojat dhe mendimet e tij rreth rolit të rëndësishëm që luan mjeku i familjes në sistemin shëndetësor dhe në jetën e përditshme të pacientëve.

Sadiki e përshkroi mjekun e familjes si figurë kyçe që qëndron në vijën e parë të kujdesit shëndetësor, duke trajtuar një spektër të gjerë problemesh – që nga sëmundjet akute të përditshme, tek menaxhimi i gjendjeve kronike e komplekse.

Ai theksoi se ndryshe nga specialistët që fokusohen në një fushë të ngushtë, mjeku i familjes ndjek pacientin në të gjitha etapat e jetës së tij dhe e njeh atë në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Njohja afatgjatë me pacientin na ndihmon të marrim vendime më të mira, më të personalizuara. Po ashtu, krijohet një besim që është i pazëvendësueshëm në kujdesin shëndetësor”, tha Sadiki.

Ai ndau një shembull kuptimplotë të përfshirjes së mjekut të familjes në ciklin jetësor të pacientit: “Mjeku familjar ju përcjell para se të vendosni që të lindni. Dy të rinj vijnë për këshilla, bëjnë analizat, kontrollojnë për sëmundje të trashëguara, planifikojnë shtatzëninë në mënyrë të sigurt. Pastaj lind fëmija, dhe pas kontrolleve fillestare në maternitet, ai ndiqet nga mjeku i familjes. Në librezën e fëmijës shënohet emri i mjekut familjar, i cili do ta përcjellë gjatë gjithë rritjes së tij”.

Për të qenë një mjek familjar i mirë, sipas Sadikit, kërkohen tre cilësi bazë: koncentrim, kohë dhe durim.

Ai thekson se vetëm përmes këtyre aftësive mund të ndërtohet një marrëdhënie e qëndrueshme me pacientët dhe të ofrohet kujdes cilësor, i personalizuar dhe afatgjatë.

Për më shumë ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:

 

The post “Nga lindja deri në pleqëri – mjeku i familjes, njeriu që ju ndjek gjithë jetën”, flet doktor Nexhbedin Sadiki appeared first on Telegrafi.

❌
❌