Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

By: V K
26 December 2025 at 11:26

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personave të tjerë të bashkëpandehur me të.

Burime për News24, konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmen, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar. Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie.

Balluku akuzohet për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, por edhe për dosjen e Unazës së Madhe.

Ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion më 3 nëntor.

Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt që i ka kushtuar qytetarëve 22 miliardë lekë, ose rreth 220 milionë euro.

Në fillim nuk pati masë sigurie ndaj Ballukut por në ditët në vijim, zëvendëskryeministrja u mor e pandehur jo vetëm për Tunelin e Llogarasë, por edhe për disa procedura te tjera prokurimi për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme urdhëroi pezullimin e saj nga detyra, masë të cilën Rama e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi shfuqizimin e përkohshëm të masës dhe njoftoi shqyrtimin e çështjes në themel në 22 janar.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar autorizim nga Kuvendit për heqjen e mandatit, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Por kjo procedurë po zvarritet nga mazhoranca, e cila thotë se nuk do ta shqyrtojnë derisa Gjykata Kushtetuese ta trajtojë çështjen në themel.

The post Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit/ Greqia shton kontrollet policore, dhjetëra të arrestuar në Atikë e Selanik

By: Brisi
25 December 2025 at 19:44

Autoritetet greke kanë shtuar kontrollet, në prag të festave të fundvitit kryesisht në zonën e Atikës dhe Selanikut. Sipas raportimit të mediave vendase, dhjetëra patrulla policie kanë dalë në rrugë për të kryer testet e alkoolit te shoferët, të cilët janë shtuar në numër për shkak të festave. Sipas informacioneve, në Atikë janë kryer më […]

The post Festat e fundvitit/ Greqia shton kontrollet policore, dhjetëra të arrestuar në Atikë e Selanik appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

By: V K
16 December 2025 at 12:13

Ditën e sotme,  Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

“Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI”, informoi ajo.

Klajdi Merkaj, është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

The post Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI appeared first on Albeu.com.

Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga

12 December 2025 at 23:07

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit gjatë fundjavës, përmes monitorimeve intensive me radarë, poliscanë dhe alkooltestues.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të ndalojnë drejtimin e automjeteve dhe motomjeteve nën ndikimin e alkoolit, dhe më keq akoma në gjendje të dehur, në nivele që variojnë nga 0.78 mg/l deri në 1.58 mg/l.

Sipas Policisë, nga monitorimet e kryera janë vënë në pranga 11 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë pezulluar 39 lejedrejtimi, dhe janë vendosur 123 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Mos rrezikoni jetën tuaj, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Shijoni fundjavën, por nëse konsumoni alkool dhe jeni drejtues automjeti ose motomjeti, mos nisni udhëtimin drejt banesës, por përdorni mjetet e transportit public për të arritur në destinacion në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

/e.i/j.p/

The post Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake. Mjekët: Mos neglizhoni kontrollet

By: armand
1 December 2025 at 19:45

Problemet e zemrës tek të rinjë, po kthehen gjithnjë e më shumë në shqetësim serioz. Nuk mungojnë as rastet të cilat, shpesh prej një ataku kardiak, fatkeqësisht kanë përfunduar në fatalitete. Mjekët specialistë rendisin disa nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e këtyre rasteve. Ataku kardiak mund të ngatërrohet me atakun e panikut, […]

The post Zemra po “lë” edhe të rinjtë, rriten rastet e arresteve kardiake. Mjekët: Mos neglizhoni kontrollet appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

2 November 2025 at 16:26

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit 2026. Marrëveshja e nënshkruar pranverën e kaluar mes dy qeverive ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhet dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u krye regjistrimi dhe kontrolli i mjeteve e udhëtarëve. Edhe në atë periudhë, në fundjavë dhe gjatë festave zyrtare, nuk janë aplikuar kontrolle për qytetarët dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun e rënduar në kufi. Ajo ka dhënë rezultate të dukshme, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Sipas marrëveshjes, periudhat e lëvizjes pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë.Nga 1 maj deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntor deri më 28 shkurt.

Në total, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga 9 muaj në vit me regjim të lehtësuar kalimi kufitar, ndërsa për 3 muajt e mbetur (mars, prill dhe tetor) zbatohen kontrolle të rregullta me përjashtim të fundjavave dhe festave zyrtare të të dy vendeve.

/e.i/a.f/

The post Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale

By: Ela
25 October 2025 at 11:30

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar ditën e sotme në Burgun e Durrësit, ku ndodhen të paraburgosur dhe të burgosur, përfshirë politikanë dhe individë me rrezikshmëri të lartë, si dhe krerë bandash kriminale. Dhjetëra efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mësynë ambientet e brendshme të institucionit. Burime për mediat bëjnë me dije se kontrolli […]

The post Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale appeared first on BoldNews.al.

SPAK kryen kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të Belinda Ballukut, dhe në një zyrë

By: V K
24 October 2025 at 14:40

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, emri i të cilës është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për News24 dhe BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut, si dhe në një zyrë.

Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Nga informacionet e deritanishme, çështja ka derivuar ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, që është pas hekurave nën akuzë zyrtare për ‘korrupsion’, shkelje të barazisë në tendera dhe akuza për pasurinë e tij.

Kanë derivuar dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë, si Gentian Gjyli, që lidhen me detyra në OSHEE dhe KESH.

Fakti që i është bërë me dije zonjës Balluku se po hetohet për tendera, është e paqartë se për çfarë po hetohet. Ajo ka statusin e personit nën hetim.

Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale.

Sipas Lalës, me gjasë mund t’i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

FLETETHIRRJA

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste. Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate./BalkanWeb

The post SPAK kryen kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të Belinda Ballukut, dhe në një zyrë appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

17 October 2025 at 21:23

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë. Më konkretisht janë zbardhur emrat e 6 personave, ndaj të cilëve një ditë më parë, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle për çështjen në fjalë, […]

The post Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës appeared first on BoldNews.al.

Berat, AKU gjobit një subjekt për tregtim të produkteve për bimët pa licencë

16 October 2025 at 11:54

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore dhe respektimit të legjislacionit, ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarkun e Beratit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Berat, u inspektuan 8 subjekte, ku si rezultat i shkeljeve të evidentuara u vendosën 3 masa administrative me paralajmërim për shkelje të lehta. Ndërsa ndaj 1 subjekti që tregtonte PMB pa licencën përkatëse, u mor masa administrative me gjobë dhe u vendos bllokimi i aktivitetit deri në përmbushjen e kritereve ligjore.

AKU njofton se do të vijojë me kontrollet në të gjithë vendin për të siguruar respektimin e rregullave dhe për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe integritetin e zinxhirit ushqimor.

“AKU garanton se do të jetë e palëkundur në përmbushjen e detyrës për të siguruar standardet dhe rregullat që lidhen me sigurinë ushqimore dhe tregtimin e produkteve bujqësore”, thuhet në njoftimin zyrtar të AKU-së.

/e.xh//r.e/a.f/

The post Berat, AKU gjobit një subjekt për tregtim të produkteve për bimët pa licencë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vonesa në aeroportet e Europës, nga nesër nis kontrolli me gjurmë gishtash të pasagjerëve

By: gaze tare
11 October 2025 at 20:04

Aeroportet dhe kalimet kufitare të Evropës po përgatiten për mbingarkesë të mundshme për ditën e dielë, ku do lançohet një sistem i ri sigurie që gjurmon gjurmët e gishtërinjve të pasagjerëve.

Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Gjermania do ta nisë këtë të diel në aeroportin Dyseldorf, më pas në Frankfurt dhe Mynih, dhe në një fazë të mëvonshme në portet detare dhe pikat e tjera kufitare.

Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.

“Ne do të dimë se kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,” deklaroi komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.

Përfundimisht, vendet anëtare të BE-së vendosën që procesi të zhvillohet në mënyrë graduale, duke e bërë sistemin plotësisht funksional më 10 prill 2026, kur ai do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.

“Zbatimi i një sistemi IT të këtij dimensioni në 27 shtete anëtare është një detyrë komplekse dhe e kërkua për të cilën jemi të përgatitur. Periudha gjashtëmujore e implementimit do të sigurojë që shtetet, udhëtarët dhe bizneset të përshtaten gradualisht,” shtoi Brunner.

Pavarësisht përgatitjeve, autoritetet britanike po paralajmërojnë se gjatë verës së ardhshme, sidomos në periudhën e pushimeve shkollore, mund të ketë vonesa të gjata për udhëtarët që kalojnë kufirin drejt BE-së.

Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar dy hapësira të mëdha në Kent, që do të shërbejnë si zona pritjeje për automjetet në radhë drejt Eurotunnel-it ose portit të Dover-it, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve.

Ministri britanik për sigurinë kufitare dhe azilin, Alex Norris, tha se kontrollet e reja përbëjnë “një ndryshim të rëndësishëm për udhëtarët britanikë, ndaj kemi punuar ngushtë me partnerët tanë europianë për të siguruar që zbatimi të jetë sa më i qetë”.

Qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund për t’i ndihmuar portet dhe operatorët me procesin e tranzicionit, kryesisht për ngritjen e zonave testuese.

Drejtori i lartë në Eurostar, Simon Lejeune, e përshëndeti “zbatimin e shkallëzuar të sistemit EES”, duke theksuar se kjo qasje “do të ndihmojë në funksionimin më të qetë dhe do t’u lejojë udhëtarëve të mësohen gradualisht me procedurën e re”.

Shoqata ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, theksoi se “menaxhimi i pikave kufitare është përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, jo e operatorëve të aeroporteve”.

Sistemi do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Kontrolli nuk do të zbatohet për personat që mbajnë leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.

Fillimisht, secili vend do ta aplikojë sistemin në pika të kufizuara ose për kategori të caktuara udhëtarësh.

Holanda, do ta nisë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, ndërsa në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të fillojë më 3 nëntor.

Megjithatë, ndryshe nga kontrollet aktuale të pasaportave që kryhen brenda automjeteve, skema e re kërkon që udhëtarët të ndalojnë në zona të posaçme dhe të dalin nga makina për të kryer verifikimin, një proces që Eurotunnel e vlerëson se zgjat rreth dy minuta për person.

The post Vonesa në aeroportet e Europës, nga nesër nis kontrolli me gjurmë gishtash të pasagjerëve appeared first on iconstyle.al.

SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut”

By: V K
2 October 2025 at 09:10

Këtë të enjte, SPAK dhe Policia e Shtetit, ka zbarkuar në Durrës, ku ka ndërmarrë një aksion.

Raportohet  se policia është ndalur dhe në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur me emrin ‘Rrumi’ i Shijakut.

Aktualisht, aksioni është duke vijuar, ndërsa nuk dihen detaje nëse ka të arrestuar apo jo.

Të tjera detaje priten në vijim.

The post SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut” appeared first on Albeu.com.

Aksioni ‘blic’ në Sukth/ Tre të arrestuar, kontrolle edhe në banesën e “Rrumit të Shijakut”

2 October 2025 at 09:30

Një operacion është kryer ditë e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Sukthit në Durrës. ABC News mëson se janë kontrolluar një numër i lartë banesash dhe kapanonesh.

Nga ky aksion janë arrestuar 3 persona, Vullnet Muça, Enea Kume dhe një person tjetër.

Objektiv i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Burime thonë për “ABC News” se operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve që SPAK po zhvillon për tjetërsimin e pronave në Gjurin e Lalezit. Laho është personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019.

Nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi i Ndojes, Andi Maloku. Ndërsa ish-prokurori dhe Aleksandër Laho mbeten të plagosur rëndë.

/abcnews.al/

AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

24 September 2025 at 19:53

PRISHTINË, 24 shtator /ATSH/ Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se peshku në Kosovë nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Sipas njoftimit në tregun e Kosovës, importet me ngarkesat me peshk nga SHBA, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Republikën e Kosovës vinë të ngrira në më shumë se -18 C dhe me certifikata shëndetësore si garanci nga autoritetet e këtyre vendeve.

“Një komision i pavarur i AUV-së ka pasur parasysh praktikat të cilat përdoren në shtete të ndryshme evropiane, ku produktet e peshkut me praninë e parazitëve ose të pa trajtuara mjaftueshëm asgjësohen, për të mbrojtur shëndetin publik. Duke u nisur nga kjo praktikë Komisioni ka marrë vendim për asgjësimin e peshkut, duke siguruar kështu sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

AUV thotë se lloji i peshkut Merluc (hake) i cili gjendet në tregun e Kosovës për të cilin bëhet fjalë, përveç se është i ngrirë, i përket llojit i cili është i dedikuar për tu përgatitur me trajtim të nxehtësisë (dmth të gatuhet), dhe jo të përdoret si i freskët apo i shkrirë, në rast nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

/Kosovapress/

The post AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Perimet po hidhen në kanal/ Fermerët: Qytetarët frikë nga helmet, lekët e AZHBR-së shkuan në kioska

20 September 2025 at 15:31

Gramoz Lima nga fshati Suk 2 i Fierit, prej 10 vitesh merret me punët e bujqësisë. Në një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh në serë, ai ka kultivuar dy kultura bujqësore, trangull dhe domate. Por këtë vit, fatkeqësisht nuk ka shitur asnjë kilogram trangull, përkundrazi i gjithë prodhimi në vend të tezgave të markatës ka […]

The post Perimet po hidhen në kanal/ Fermerët: Qytetarët frikë nga helmet, lekët e AZHBR-së shkuan në kioska appeared first on BoldNews.al.

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

18 September 2025 at 19:46

Drejtuesi i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi thotë se ish-Presidentit Ilir Meta i kontrollohet ushqimi në paraburgimin ku po qëndron. Maliqi e konsideroi të paligjshëm edhe mënyrën dhe formën e arrestimit të Ilir Metës. Sipas tij, ndaj Metës ushtrohen edhe kontrolle të tepërta, duke mos i lejuar shumë gjëra, përfshi këtu […]

The post Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel appeared first on BoldNews.al.

Tatimet monitorim tregjeve bujqësore e blegtorale, 112 masa administrative në gusht

2 September 2025 at 10:54

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Në muajin gusht Administrata Tatimore ka zhvilluar kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme në tregjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në të gjithë vendin, me qëllimin sigurimin që çdo produkt të shoqërohet me faturë tatimore dhe të garantojë transparencë për konsumatorët.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë këtij muaji janë mbajtur 10 tregje nën monitorim dhe janë kontrolluar 59 subjekte të ndryshme.

Gjatë këtyre inspektimeve janë identifikuar 17 tonë mallra që nuk ishin shoqëruar me faturë tatimore, një shkelje e rregullave që kërkojnë dokumentimin e çdo transaksioni për të siguruar pagesën e duhur të tatimeve.

Për pasojë, janë marrë gjithsej 112 masa administrative ndaj subjekteve që nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në zinxhirin ushqimor të zbatojnë ligjin dhe të dokumentojnë çdo transaksion me faturë tatimore, për të shmangur ndëshkimet dhe për të kontribuar në një treg më të rregullt dhe transparent.

/a.f//r.e/

The post Tatimet monitorim tregjeve bujqësore e blegtorale, 112 masa administrative në gusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Siguria Detare”, 26 mjete lundruese të bllokuara dhe 28 persona të shpëtuar

24 August 2025 at 14:40

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Policia vijon operacionin “Siguria Detare”, me kontrolle të shtuara nga Ksamili, në Velipojë dhe në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe lumore të vendit.

Policia bën me dije se “nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme”.

Si rezultat, janë kontrolluar 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

“11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh secili”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia thekson se janë shpëtuar në det 28 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

/e.i/j.p/

The post “Siguria Detare”, 26 mjete lundruese të bllokuara dhe 28 persona të shpëtuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë

20 August 2025 at 11:27

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore 24 orë në 7 ditë, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve, garantimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes akustike nga automjetet me modifikime të paligjshme.

Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit: 77 shtetas janë proceduar penalisht për pengim të lëvizjes me automjetet e parkuara gabimisht; automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës. 66 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  5 persona janë proceduar penalisht për tentativë korrupsioni ndaj punonjësve të Policisë Rrugore.  Janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.  108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.  53 leje drejtimi janë pezulluar.  33 raste të automjeteve që kryenin transport publik në mënyrë të kundraligjshme janë evidentuar, përfshirë taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha dhe autobusë me destinacion të ndryshuar nga leja e transportit.

Policia Rrugore apelon për respekt rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave ose monopatinave, për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

The post Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masat për sezonin turistik, Koçiu: Rreth 200 pishina të inspektuara nga ISHSH që nga qershori

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimin e pishinave dhe kushteve higjieno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se “nga muaji qershor deri tani janë inspektuar rreth 200 pishina në të gjithë vendin dhe procesi do të vazhdojë deri në fund të sezonit”.

“Gjatë kontrolleve, për pishinat që kanë rezultuar me mangësi janë lënë detyra me afate të përcaktuara për përmirësim dhe janë marrë masa administrative për subjektet përkatëse”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “ISHSH kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo sinjalizim apo ankesë nga institucionet shëndetësore ose qytetarët, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pushuesve”.

Një vëmendje e veçantë gjatë inspektimeve në pishina i është kushtuar respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, rregullores së brendshme për pishinat, pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së parë.
/k.s/

The post Masat për sezonin turistik, Koçiu: Rreth 200 pishina të inspektuara nga ISHSH që nga qershori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌