Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Çfarë ndodh kur dëgjojmë urimin “Gëzuar Vitin e Ri”

By: Elva
27 December 2025 at 21:30

Edhe pse mund të tingëllojë si një frazë e zakonshme, “Gëzuar Vitin e Ri” ka një ndikim të thellë dhe të padukshëm në psikologjinë tonë. Kur dëgjojmë këtë urim, diçka brenda nesh lëviz, duke aktivizuar një ndjesi optimizmi dhe shprese për të ardhmen. Truri i njeriut ka një dobësi për fillimet e reja, dhe një […]

The post Çfarë ndodh kur dëgjojmë urimin “Gëzuar Vitin e Ri” appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit “ndezin” atmosferën në Durrës

27 December 2025 at 18:28


TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Dritat shumëngjyrëshe, zbukurimet e fundvitit dhe pema e madhe e Vitit të Ri kanë veshur Durrësin me atmosferë festive, duke e kthyer qytetin bregdetar në një hapësirë të ngrohtë dhe plot gjallëri në ditët e fundit të dhjetorit.

Në sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit, ndriçimet dekorative dhe elementët festivë krijojnë një pamje të veçantë, ndërsa qytetarë dhe vizitorë shijojnë mbrëmjet në një ambient që përcjell gëzim dhe frymën e festave.

Pamjet nga kjo atmosferë festive janë ndarë mbrëmjen e sotme edhe nga Kryeministri Edi Rama, duke sjellë në vëmendje gjallërinë që mbizotëron në Durrës gjatë këtij sezoni festash.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit ka përpiluar një program të ngjeshur aktivitetesh, si koncerte në sheshin qendror apo zona të tjera të qytetit, aktivitete argëtuese për fëmijë e të rritur në sheshin qendror dhe tek shëtitorja..etj.

/a.f/

The post Festat e fundvitit “ndezin” atmosferën në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjet për festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku

By: D Marku
27 December 2025 at 12:00

Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të pushuar.
Ndërsa në prag të festave Elbasani është thuajse i pakalueshëm në te gjitha hyrjet e daljet e tij.

Kthimi i emigrantëve, lëvizjet për festa, por edhe shtimi i numri të mjeteve e bëjnë situatën kaotike.
Në mungesë të rrugëve të përshtatshme për të përballuar fluksin e mjeteve, mungesa e ByPassit në rastin e Elbasanit, mungesa e rrugëve dytësore për fshatrat bëjnë që gjithnjë e më shumë qytetet të jenë në vështirësi lëvizje.
Në rast se emigrantët do të ktheheshin të gjithë në një ditë Shqipëria, me rrugët ekzistuese, do të ishte e pakalueshme.
Në unazën jugore të Elbasanit duhet të koordinohen disa mjetet e dhjetëra fshatrave, mjetet qe kanë drejtim Cërrikun dhe Gramshin, si dhe i gjithë fluksi i mjeteve që mban aksi nacional Elbasan Qafë Qanë.
Vetëm ky i fundit është përllogaritur të ketë mbi 15 mijë mjete çdo ditë pasi është një aks që lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin dhe portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafe Thanës dhe Kapshticës.
Teksa është vetëm në projekt nevoja për një zgjidhje për bypass e Elbasanit është urgjente.

The post Kthimi i emigrantëve dhe lëvizjet për festat e fundvitit/ Unaza e Elbasanit ‘paralizohet’ nga trafiku appeared first on Albeu.com.

Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar

27 December 2025 at 08:32

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka gjallëruar rrugët dhe sheshet e qytetit të Elbasanit.

Në zemër të qytetit, mes mureve shekullore të kalasë dhe portës së saj simbolike, sheshi “Hans Ditrih Gensher” është kthyer në epiqendrën e festimeve.

Në këtë shesh janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekoreve festive, ku banorë të moshave të ndryshme fiksojnë në fotografi momente nga vizita e tyre, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha për ATSH-në se atmosfera festive ka nisur që në fillim të dhjetorit, me një kalendar të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat, duke e bërë qytetin gjithnjë e më të gjallë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Artistë vendas dhe të huaj, grupe vallëzimi, DJ dhe këngëtarë të njohur ngjiten në skenën e improvizuar në shesh, duke krijuar një atmosferë që e kthen qytetin në një festë të hapur për të gjithë.

Këto festa janë kthyer në një mundësi mjaft të mirë për gjallërimin e Elbasanit dhe nxitjen e turizmit. Qytetarë të shumtë elbasanas kanë vendosur ta festojnë ndërrimin e viteve në pika turistike, por edhe në lokalet e njohura të qytetit.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Elbasan, Artur Guni, pohon se Gjinarin këtë fundvit e karakterizon një fluks i shtuar prenotimesh, falë kushteve komode që ofron për pushuesit.

Sipas tij, bujtinat e hapura së fundmi, lokalet e shumta dhe investimet në shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për të kaluar ndërrimin e viteve në këtë zonë turistike piktoreske.

Kërkesa të larta janë regjistruar gjithashtu edhe për zonat e tjera turistike të bashkisë, si Funari, por edhe brenda qytetit të Elbasanit, ku turistë vendas dhe të huaj kanë kryer prenotime për të shijuar natyrën, qetësinë dhe ofertën festive të fundvitit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, agjencitë turistike dhe operatorët e turizmit në bashkinë Elbasan, numri i turistëve nga gushti deri tani arrin rreth 11 mijë vizitorë.

Në këto ditë festash, Elbasani ndryshon ritëm. Çdo ditë që kalon, qyteti gjallërohet më shumë, duke treguar se Elbasani di të festojë, të ruajë traditat dhe të krijojë një atmosferë të ngrohtë mikpritëse.

/k.s/j.p/r.e/

The post Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra, qyteti që di të festojë

27 December 2025 at 15:30

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH–Ermira Isufaj/

Dritat e fundvitit kanë ndezur Shkodrën dhe bashkë me to edhe ritmin e qytetit. Në sheshin para bashkisë, ku muzika dëgjohet deri në rrugicat përreth, turistë dhe qytetarë ndalen, fotografojnë dhe bëhen pjesë e festës që këtë fundvit e ka kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të kërkuara në vend.

Sheshi është epiqendra e festimeve, ku çdo mbrëmje ngjiten artistë të njohur, duke e shndërruar qytetin në një skenë të hapur. Kalendari festiv do të kulmojë në natën e ndërrimit të viteve me performanca nga Arilena Ara, Noizy, Elvana Gjata, Sidrit Bejleri dhe spektaklin e fishekzjarreve.

Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, thotë për ATSH-në se ky fundvit ka ardhur ndryshe, jo vetëm për shkodranët, por edhe për turistët e shumtë që kanë zgjedhur qytetin për të festuar. Risia e këtij viti është shtrirja e atmosferës festive në disa pika kryesore të qytetit.

Për fëmijët është krijuar një hapësirë e posaçme pranë lulishtes së bashkisë, ndërsa përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” rinia ka ngritur shtëpizat e saj festive. Të menaxhuara nga të rinjtë e “Act4Shkodra”, këto hapësira nuk janë vetëm festive, por edhe solidarizuese, pasi të ardhurat e mbledhura shkojnë për bamirësi për shtresat në nevojë.

Smaja thekson se ky është viti i tretë që bashkia e ka çuar festën në një tjetër dimension, duke dyfishuar numrin e turistëve. Strukturat akomoduese janë pothuajse të mbushura dhe gjetja e vendeve të lira për ditët e fundvitit është gjithnjë e më e vështirë.

Atmosfera festive shtrihet edhe në institucionet kulturore të qytetit. Teatri “Migjeni” ka sjellë premiera dhe varietetin e humorit dhe këngës “Kartolinën ta dërgova”, ndërsa Orkestra Simfonike ka mbajtur koncert me të ftuar sopranon e njohur ndërkombëtare Marigona Qerkezi. Muzeu Historik dhe Galeria e Arteve ofrojnë ekspozita dhe veprimtari që pasqyrojnë trashëgiminë dhe krijimtarinë bashkëkohore të Shkodrës.

Krahas festës, bashkia ka ndërmarrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit janë të pranishme në sheshe dhe në akset kryesore për menaxhimin e trafikut dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Përtej muzikës dhe dritave, turistët po shfrytëzojnë edhe atraksionet historike dhe natyrore të qarkut Shkodër. Kalaja e Rozafës, liqeni i Shkodrës, Buna, Thethi, Valbona dhe malet përreth mbeten pjesë e itinerarit edhe në dimër.

Në këto ditë festash, Shkodra jo vetëm feston, por edhe mirëpret, duke i dhënë kuptim ftesës së saj tradicionale për vizitorët: “Ardhshi të bardhë”.

Festat në Shkodër; Foto: Florjan Abazaj
1 nga 27

/e.i/r.e/

The post Shkodra, qyteti që di të festojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 26 December 2025Main stream

Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit

By: armand
26 December 2025 at 16:49

Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit paraqitet i rënduar, veçanërisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Trafiku është shtuar ndjeshëm si pasojë e fluksit të lartë të emigrantëve që po kthehen në vendlindje për pushimet e fundvitit. Në këtë aks rrugor po qarkullojnë jo vetëm automjete nga qytete të […]

The post Nga Shkalla e Tujanit në hyrje të Tiranës, trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit appeared first on BoldNews.al.

Në vitin 2026 nis funksionimi i Korpusit të Laboratorëve të ISHP-së

26 December 2025 at 09:00

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Korpusi i ri i Laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik, pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se “në vitin që po troket do të nisë funksionimi i Korpusit të Laboratorëve”.

Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik është ndërtuar në një sipërfaqe prej 2900 metrash katrorë. Ky korpus do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së, ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, do të bëhet në nivele të larta mbrojtjeje për shëndetin e specialistëve.

Ky investim i buxhetit të shtetit përmirëson parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rrit sigurinë shëndetësore kombëtare dhe forcon kërkimin shkencor në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.

Njëherësh, duke qenë në atmosferën festive të dhjetorit, specialistët dhe drejtuesit e disa departamenteve të ISHP-së përcollën në një video mesazhe urimi për të gjithë qytetarët, për një jetesë të shëndetshme, me më shumë aktivitet fizik, kujdes të shtuar për shëndetin mendor, ndërsa u bënë thirrje grave dhe vajzave për kryerjen e mamografive falas dhe testine HPV.

Prof. asoc. Dorina Toçi, drejtoreshë e përgjithshme e ISHP-së, u shpreh se “kujdesi për shëndetin është dhurata më e çmuar, për veten dhe familjen tonë”.

/e.i/r.e/a.f/

The post Në vitin 2026 nis funksionimi i Korpusit të Laboratorëve të ISHP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atmosferë festive nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:18

Festat e fundvitit kanë sjellë një atmosferë festive edhe në shkollat e vendit, duke i “veshur” me ngjyra dhe gjallëri përmes programeve artistike me këngë dhe kërcime.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale performancën e realizuar nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë me rastin e festave.

“Atmosferë festive nga oborri i shkollës “Gustav Mayer”, me meloditë e fundvitit përmes programit Art dhe Zeje, si një kartolinë urimi”, shkruan Rama.

Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën ritmet e muzikës një performancë shumë të bukur, që u interpretua në oborrin e shkollës.

Aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit kanë sjellë buzëqeshje dhe emocione, duke e kthyer shkollën në një hapësirë feste në prag të ndërrimit të viteve.

Before yesterdayMain stream

Peleshi uron Krishtlindjen: Nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve

25 December 2025 at 18:27

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli sot nga Korça urimet për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në një prononcim për mediet, Peleshi tha se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim.

“Kënaqësi e veçantë që uroj Krishtlindjet për besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët, siç e kemi zakon nga Korça, nga vendlindja ime, ku Krishtlindja festohet më bukur se kudo tjetër”, tha Peleshi.

“Korça është një kryeqytet i Krishtlindjes dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar edhe më tepër nga shqiptarë nga e gjithë Shqipëra që festojnë me njëri-tjetrin. Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, pohoi Peleshi.

/e.i/a.f/

The post Peleshi uron Krishtlindjen: Nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Viti i Ri te Bajrami dhe Dita e Verës, ja 15 festat që do të gëzojnë shqiptarët në 2026

By: Brisi
25 December 2025 at 16:47

Nga Viti i Ri te Dita e Verës, Bajrami i Madh apo Nevruzi… te Pashkët Katolike dhe ato Ortodokse, bashkë me ditët e shënuara kombëtare… shqiptarët do të mund të gëzojnë plotë 15 festa vitin e ardhshëm. Ditët pushim nisin më 1 e dy janar, për të vijuar me 3 festa në mars dhe dy […]

The post Nga Viti i Ri te Bajrami dhe Dita e Verës, ja 15 festat që do të gëzojnë shqiptarët në 2026 appeared first on BoldNews.al.

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti i turizmit: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

25 December 2025 at 14:31

SHQIPËRI– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pritur fluks udhëtarësh gjatë nëntorit. Sipas të dhënave rezulton se janë përpunuar mbi 765 mijë pasagjerë të ardhur nga 67 destinacione.

Rritja e fluksit lidhet drejtpërdrejt si me vijimin e kërkesës turistike pas sezonit veror, por edhe me zgjerimin e destinacioneve te fluturimeve.

Siç ka shumë shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet jashtë vendit, ka edhe të huaj që vijnë në Shqipëri për të shijuar ditët e fundvitit.

Eksperti për turizmin, Isa Krasniqi, i ftuar në “Money Report” u shpreh se për festat e fundvitit, qytetet j metë frekuentuara nga Shqiptarët janë Vjena, Praga dhe Roma. Megjithatë ka prej atyre që zgjedhin që pushimet t’i kalojnë në vende të ngrohta, siç është Dubai.

“Shqiptarë kanë zgjedhur këtë vit më shumë, tre qytete si Vjena, Praga, dhe Roma. Të tre këto qytete kanë linja ajrore direkte, por janë dhe qytetet që të ofrojnë atmosferë të madhe sa i përket festave të fundvitit. Ka edhe fluturime për në vende të nxehta, siç është dhe Dubai, por ka dhe prej atyre që duan të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur se cilat janë qytetet më të kërkuara brenda vendit për të kaluar festat, eksperti u shpreh se Korça është dominuesja absolute, por megjithatë vitet e fundit ka një interes të shtuar për Beratin dhe Shkodrën.

“Korça është vend i parë për shumë arsye, në këtë vit sidomos ka hyrë shumë vizita e Beratit, por edhe e Shkodrës. Jo vetëm vizita, por po preferohet dhe akomodimi në këto dy vende. Gjithashtu edhe Vlora mbetet një destinacioni”, tha ai.

Ai theksoni se Shqipëria duhet të ketë ofertë gjithëvjetore në turizëm, pasi ky sektor shprehet Krasniqi ka shumë potencial dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë objektiv.

“Ka shumë gjermanë, të cilët po e frekuentojnë në pjesën e fundit të vitit, për të festuar vitin e ri. Ka edhe nga Spanja, që vijnë dhe janë entuziastë për vizitën e tyre në Shqipëri. Janë mahnitur kur kanë parë bukuritë e vendit tonë.

Ne duhet të shkojmë në një turizëm gjithëvjetor. Duhet ta ngremë turizmin dhe të jetë gjithëvjetor. Të investojmë në promovimin e Shqipërisë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës. Të kemi çfarë të themi tek të huajt”, tha ai./abcnews.al

Festat, fluks udhëtarësh nga ajri/ TIA: Mbi 765 mijë udhëtarë në një muaj

By: xhir jeta
25 December 2025 at 14:18

Vetëm në një muaj aeroporti Ndërkombëtar i tiranës ka pritur rreth 765 mijë e 890 pasagjerë.Kjo konfirmon interesin e lartë për Shqipërinë edhe përtej sezonit veror por edhe udhetimet për festa.

Destinacionet më të  frekuentuara gjatë kësaj periudhe rezultojnë Milano, Londra, Roma, Bolonja dhe Pisa, duke reflektuar lidhjet e forta me tregjet kryesore europiane.

Ndërsa në total udhëtimet janë realizuar në drejtim të 67 dstinacioneve duke konfirmuar edhe shtimin e linjave të fluturimit. Të dhënat për muajin nëntor konfirmojnë se Aeroporti Ndërkombëtar është një ndër portat kryesore të hyrjeve për turistët e huaj.

Ndërkohë që Shqipëria priti 11.7 milione turistë në 11 muaj. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rritja wshtw 6.6% ose rreth 700 mijë turistë më tepër.

Këto të dhëna konfirmojnë vijimin e një fluksi të lartë hyrjesh të turistëve të huaj në vend, të mbështetur kryesisht nga tregjet evropiane duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe rajonal gjatë gjithë vitit.

Sipas INSTATpërgjatë nëntorit 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë nga rajoni i Europës duke kryesuar europa jugore  dhe vendet si Italia, Spanja, Portugalia ndjekur nga Europa Perëndimore.

Po ashtu Ekonomia shqiptare ka përfituar të ardhura rekord nga turistët gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-shtator tregojnë se shpenzimet e turistëve të huaj rezultojnë 4.42 miliardë euro rreth 560 milionë euro më tepër./abcnews.al

Euro, rënie rekord/ Bie në 96 lekë, ndikon ardhja e emigrantëve për festa

By: xhir jeta
25 December 2025 at 13:22

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane  po këmbehet me 96.46 lekë një prej niveleve më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë monedha europiane ka pësuar një dobësim me gati 2 pikë pasi këmbehej me rreth 98,46 lekë.

Por pavarësisht kësaj rënia vjetore e kursit mbetet  në nivele më të stabilizuara krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.

Kjo situatë sipas agjentëve të këmbimit valutor ka ardhur pasi  në ditët e fundit në treg po qarkullon sasi e shtuar  e valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Kjo ndikohet më së shumti nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit duke sjellë më të ardhura pranë familjeve të tyre.

Banka e Shqipërisë planfikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu vitin e ardhshëm. Ajo do të shtojë ndërhyrjet,   ku sipas kalendarit te publikuar pritet te terhiqen rreth 100 milione euro me shume se planifikimi per kete vit. Nderhyrjet kryhen per efekt te reserves valutore por edhe me qëllim stabilizimin e kursit te kembimit.

Banka Qendrore ka kryer blerje të konsiderueshme të valutës edhe gjatë vitit 2025 dhe deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove.

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

25 December 2025 at 07:00

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar.

Për të krishterët, 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.

Historia e Krishtlindjeve është e mbushur me mrekulli dhe kontraste simbolike: një virgjëreshë shtatzënë, barinjtë që lajmërohen nga engjëjt dhe një foshnjë të cilës i dhurojnë pasuri tre mbretër.

Teologjikisht, këto ngjarje e identifikojnë Jezusin si Mesinë e profetizuar dhe të shumëpritur që do të sjellë shpëtimin shpirtëror. Si një përmbushje e tillë e profecisë së Dhiatës së Vjetër, Jezusi quhet edhe Emanuel në Mateu 1:23, që do të thotë “Zoti është me ne”, një emër që shpreh besimin e krishterë se Zoti hyri fizikisht në historinë njerëzore. Keshtu, sezoni i Krishtlindjes është i mbushur me shpresë dhe gëzim për të krishterët që besojnë në një Zot të dashur dhe të pranishëm.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindja u transformua gjithashtu në një festë laike familjare, e respektuar edhe prej jo-të krishterëve e karakterizuar nga një shkëmbim dhuratash. Pjesë e kësaj feste u bë edhe një figurë mitike e quajtur Babagjyshi i Krishtlindjes. Periudha festive nis me Adventin deri në Epifani dhe është një sezon i pasur me tradita të panumërta fetare dhe laike që bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën, duke theksuar temat e shpresës, gëzimit, bujarisë dhe vullnetit të mirë. /j.p/

The post Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilin film Krishtlindjesh duhet të shikoni, sipas shenjës suaj të horoskopit?

By: gaze tare
24 December 2025 at 18:27

Mënyra më e shpejtë, më e këndshme dhe më ekonomike për të hyrë në atmosferën e festave është me filma. Ndoshta keni listën tuaj të preferuar për këtë sezon dhe mund t’i keni parë disa prej tyre në Netflix. Ne zbuluam se cili është i duhuri për ju bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi – The Holiday Calendar

Ndonjëherë është mirë të pranosh pak ndihmë. Në film, Abby arrin të gjejë punën e ëndrrave të saj me ndihmën e aleatëve të vlefshëm si miqtë dhe familja.

Demi – White Christmas

Një mjedis mahnitës i Vermontit dhe një ekstravagancë e Krishtlindjeve? Tingëllon si një zgjedhje perfekte për një Dem. Këngët dhe koreografia do t’ju bëjnë të ëndërroni Krishtlindjet tuaja të bardha.

Binjakët –Holiday in the Wild

Kjo shenjë di një ose dy gjëra për ndryshimin. Pikërisht këtë zbulon protagonistja e historisë, Kate Conrad, kur, ndërsa përgatitet për një muaj mjalti të dytë, përfundon duke kaluar Krishtlindjet vetëm në një strehë elefantësh. Në fund të fundit, kjo është ajo që i duhej në jetën e saj.

Gaforrja- Last Christmas

Ashtu si çdo Gaforre, Kate në film është e zhgënjyer nga Krishtlindjet dhe ngre barriera emocionale. Por kjo festë ka fuqinë të rrëzojë muret dhe t’ju mbushë me gëzim.

Leo – A Christmas Prince: The Royal Wedding

Kjo shenjë ka një lidhje me familjet mbretërore, kështu që mund të lidhet me Amber ndërsa ajo përgatitet për dasmën e saj me princin e Aldovia-s, dhe protokolli sjell më shumë telashe sesa lumturi.

Virgjëresha – The Holiday

Përfaqësuesja e famshme e shenjës së zodiakut Cameron Diaz luan rolin e Amandës, e cila e ka të vështirë të lëshojë pe dhe të qajë. Së bashku me Kate Winslet, Jude Law dhe Jack Black, ata e bëjnë këtë film një nga më të mirët për festat dhe zgjedhjen e parë për çdo Krishtlindje që nga tani e tutje.

Peshorja – Entertaining Christmas

Candance nuk dëshiron gjë tjetër veçse të bëjë përshtypje për nënën e saj dhe të ringjallë trashëgiminë e Livingstone, gjë që një Peshore dëshiron patjetër ta bëjë. A do të jetë Candance e ardhmja e familjes dhe do t’i sjellë gëzim një familjeje të denjë në të njëjtën kohë?

Akrepi – Dr. Seuss’ How the Grinch Stole Christmas

Përfaqësuesit e kësaj shenje zakonisht konsiderohen pasionantë dhe llogaritës. A nuk ju kujton pak kjo Grinçin? Megjithatë, ashtu siç u përpoq të vidhte Krishtlindjet, Akrepët ndërtojnë marrëdhënie të thella me ata përreth tyre.

Shigjetari – Christmas Belle

Ata e vlerësojnë inteligjencën, dhe kjo është ajo që bën Belle kur merr përsipër menaxhimin e një rezidence të vjetër që është në shitje. A do të jetë në gjendje të shkojë mirë me pronarin e saj?

Bricjapi – Holidaze

Përfaqësuesit e kësaj shenje pëlqejnë të punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre, por jeta ka më shumë se kaq. Melody është një grua biznesi që do ta zbulojë këtë kur të pësojë një aksident dhe të shohë se si mund të ishte jeta e saj nëse do të qëndronte në vendin ku ka lindur.

Ujori –A Christmas Carol

Në fillim, ky film mund të duket i çuditshëm për sa i përket shpirtit humanitar të shenjës së zodiakut. Por pasi të shihni Scrooge-in, do të kuptoni se ndihma ndaj të tjerëve është e vetmja mënyrë për të hyrë në frymën e Krishtlindjeve.

Peshqit – The Good Witch’s Gift

Cassie Nightingale duket se gjithmonë e di se çfarë po ndodh në qytetin e saj. Ajo dhe i fejuari i saj planifikojnë të martohen Ditën e Krishtlindjeve, por a do të jenë në gjendje t’i përballojnë problemet që lindin njëri pas tjetrit?

The post Cilin film Krishtlindjesh duhet të shikoni, sipas shenjës suaj të horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

Kryepeshkop Joani uron besimtarët për Krishtlindje: Festa vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje

By: Fax Web
24 December 2025 at 12:25

Kryepeshkop Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.

Në një mesazh, Kryepeshkop Joani thotë se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit. Ai shprehet se kjo festë nuk ka të bëjë vetëm me “lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi”, por vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje për këdo.

Sipas tij, sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit.

“Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë.”

Atmosferë festive në Përmet

23 December 2025 at 19:08

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Atmosfera festive e dhjetorit ka përfshirë edhe qytetin e Përmetit.

Bredhi gjigant në qendër të qytetit, dritat shumëngjyrëshe dhe dekori i veçantë e kanë “veshur” Përmetin me një atmosferë festive për këtë muaj të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama, ndau momente nga festa në qytet, ku u bashkuan shumë qytetarë, të cilët shijuan momentin e ndezjes së dritave të pemës dhe koncertin e grupit artistik të fëmijëve.

Atmosfera e krijuar nga zbukurimet dhe dritat e shumta do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin e Përmetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

/e.i/j.p/

The post Atmosferë festive në Përmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare

22 December 2025 at 14:36

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në prag të festave të fundvitit, autoritetet doganore kanë ndërmarrë masa të posaçme për të përballuar fluksin e shtuar të lëvizjes në pikat kufitare, që vjen si pasojë e kthimit të emigrantëve në vend, por edhe të rritjes së volumit të mallrave për shkak të intensifikimit të aktivitetit tregtar.

Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim pa ndërprerje, 24 orë në ditë, gjatë festave të fundvitit duke synuar shmangien e pritjeve të gjata dhe garantimin e një shërbimi efikas për qytetarët dhe bizneset.

Sipas njoftimit të Doganës, funksionimi me kapacitete të plota është pjesë e një plani të veçantë masash, i cili përfshin rritjen e burimeve njerëzore dhe teknike, si dhe koordinim më të fortë mes strukturave doganore në të gjithë vendin.

Në fokus të këtij plani është përshpejtimi i procedurave doganore, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe përmirësimi i menaxhimit të flukseve të udhëtarëve, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë dhe kontrollit.

Dogana Shqiptare vlerëson se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e lëvizjes kufitare gjatë festave, si dhe në mbështetjen e aktivitetit ekonomik, veçanërisht për sektorët që varen nga import-eksporti, në një periudhë me rëndësi të veçantë për konsumatorët dhe tregun vendas.

/e.xh/a.f/

The post Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për festat e fundvitit

22 December 2025 at 10:27

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Policia e Shtetit ka hyrë në gatishmëri të plotë dhe ka përforcuar shërbimet policore në të gjithë territorin e vendit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të Vitit të Ri 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të qarta për të gjitha strukturat policore vendore dhe qendrore, i cili synon parandalimin e incidenteve, ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Sipas Policisë, masat përfshijnë shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në terren, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.

Paralelisht, do të forcohet menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, përmes shtimit të sporteleve dhe burimeve njerëzore, si dhe përmes intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet homologe, me synim shmangien e radhëve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Policia njofton gjithashtu se do të rriten kontrollet në pikat kufitare dhe patrullimet në kufirin e gjelbër, për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe sigurisë rrugore, përmes monitorimit të shtuar të qarkullimit, përdorimit të mjeteve inteligjente shpejtësimatëse, dronëve, alkooltestuesve dhe shtimit të patrullave të Policisë Rrugore në të gjitha akset urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në deklaratë, Policia e Shtetit gjithashtu përgënjeshtron kategorikisht pretendimet e bëra nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, lidhur me ekzistencën e urdhrave për plotësimin e një numri të caktuar masash administrative.

Sipas Policisë, një urdhër i tillë nuk ekziston dhe masat administrative përdoren vetëm si instrument ligjor për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu, Policia e Shtetit thekson se, do të ketë bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor, institucionet fetare dhe Policitë Bashkiake për mbarëvajtjen e ceremonive festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Shërbimet policore do të jenë të shtuara në shëtitore, zona pedonale, sheshe publike, objekte kulti, restorante, lokale dhe qendra tregtare, për të parandaluar konfliktet dhe ngjarjet kriminale.

Policia njofton se do të intensifikohen kontrollet ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike, në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe do të rritet gatishmëria në banka, zyra këmbimi valutor dhe objekte ku administrohen vlera monetare.

Ndërkohë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri të vazhdueshme për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me strukturat policore dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte në numrin pa pagesë 112, gjatë gjithë periudhës festive.

/gj.m/a.f/

The post Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për festat e fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama: Bonus për festa edhe për personat me aftësi ndryshe e kujdestarët e tyre

By: lindita
22 December 2025 at 10:00

Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Në një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ministri Petrit Malaj njofton se vlerësohet që bonusi arrin vlerën e 150 eurove, ndërsa prej saj përfitojnë 148.500 persona. “Masa e mbështetjes financiare do jetë 15 mijë lekë, në total nga kjo nismë do përfitojnë mbi 148…

Source

❌
❌