Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit

24 December 2025 at 09:41

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti një fitore të vuajtur, por jashtëzakonisht të çmuar në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Niko Dovana”.

Goli vendimtar u shënua nga Kastriot Selmani në pjesën e dytë, duke i dhënë rrogozhinasve tre pikë të arta dhe duke i konsoliduar ata të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Me këtë sukses, Egnatia mbyll vitin 2025 si lidere absolute me 37 pikë pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, duke u shpallur edhe “kampione dimri”.

Sfida ishte e fortë dhe e luftuar. Teuta zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, por pa arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, durrsakët gjetën rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR-i.

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe Selmani përfitoi për të shënuar golin e vetëm të takimit. Në fund, të dyja skuadrat patën episode të tjera me VAR-in, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Teuta ndalet pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve.

Ndërkohë, Dinamo regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Partizanit në derbin e javës së 18-të, të luajtur në “Arena e Demave”.

Partizani e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Tomës në fund të fraksionit të parë, ndërsa më herët Kontreras kishte humbur një rast të pastër shënimi.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm. Bregu barazoi shifrat me një goditje dënimi mjaft të bukur, ndërsa Guindo firmosi përmbysjen pas një asistimi të Berishës. Fitorja u vulos nga autogoli i Bytyçit, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe barazon Elbasanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera. FK Vora – Bylis do të luhet në ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në ora 18:30. Sfida Vllaznia – Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Java 18

Teuta – Egnatia  0-1

Partizani – Dinamo City 1-3

FK Vora – Bylis, 24.12.2025, ora 13:30

AF Elbasani – Tirana, 24.12.2025, ora 16:30

Vllaznia – Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30

/gj.m/a.f/

The post Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Arben Vitia: Investim i madh në Urologji

By: Telegrafi
23 December 2025 at 17:04


Përmes një postimi në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në vazhdën e transformimit të Klinikës së Urologjisë, nga sot në QKUK do të ofrohet edhe një shërbim i ri.

Në kuadër të avancimit të shërbimeve shëndetësore, është shtuar edhe metoda RIRS, për trajtimin e gurëve në veshka përmes laserit, e cila nënkupton trajtim pa operacion e qëndrim më të shkurtër në spital, tha Vitia.

Ministri ka falenderuar kompaninë AGS Corporation, falë së cilës ky shërbim, i cili është ofruar vetëm jashtë sistemit shëndetësor publik, tashmë është i qasshëm edhe në QKUK.

Vitia nuk harroi t’ju urojë suksese në shërbimin e tyre ndaj pacientëve edhe stafit të Klinikës së Urologjisë. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Mbyllet java e 17-të e Superiores, Egnatia merr kryesimin e kampionatit

20 December 2025 at 15:44

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur me dy ndeshjet e sotme Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan me penallti. Rafa për Tiranën në minutën e 5-të dhe Balaj barazoi në minutën e 26-të për shkodranët. Balaj pati një mundësi të artë për të marrë fitoren, por gaboi në penalltinë e dytë të akorduar në minutën e 44-rt, pasi portieri vendas Tafas ia priti.

Kështu Tirana e vendit të fundit, pavarësisht mungesave të shumta, ia doli të marrë 1 pikë me Ardijan Nuhijun në krye, barazim i cili e lë në fundin e renditjes me 9 pikë.

Ndërsa Vllaznia e vendit të katërt numëron 27 pikë. Kuqeblutë e Edi Martinit tashmë janë me 7 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Në Ballsh, në stadiumin “Adush Muça” Bylisi mposhti AF Elbasanin me rezultatin 3-2.

Kështu Bylisi rikthehet te fitorja, ku për herë të fundit fitonte në javën e 10-të ndaj Tiranës dhe i largohet zonës së rrezikut. Ndërsa për Elbasanin nuk ka vazhdimësi, kur pas dy fitoresh në dy ndeshje, tani mposhtet në transfertën e Ballshit. Golat për Bylisin u shënuan respektivisht në minutat 44′ (P), 48′, 55′ nga Mustafa, ndërsa për AF Elbasanin shënuan Loukili me një supergol në 52′dhe Tsague në 69′.

Ditën e shtunë Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.

Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.

The post Mbyllet java e 17-të e Superiores, Egnatia merr kryesimin e kampionatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat”, motra e dëshmorit Afrim Zhitia tregon bisedën e saj me nënën

20 December 2025 at 13:33


Sadete Zhitia, motra e dëshmorit Afrim Zhitia ka treguar bisedën që ka pasur me nënën e saj.

Ajo në një postim në Facebook thotë se që të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat.

Lexoni të plotë postimin e Sadete Zhitisë:

Të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat

Sot në bisedën e zakonshme të mëngjesit me Nanën, në mes të fjalëve të zakonshme, m'tha:

“Zot ma ruaj atë djalë.”

E pyeta: “Cilin djalë, oj nanë?

Ajo: “Albinin, de.”

Pastaj vazhdoi:

“Kurr kush përpara për fmi as që i ka përmendë pret. As për gra lehona, nuk ka menue kush. Edhe penzijat i rriti. Besom, kam menue se kurr matanë Ibrit s’kemi me dalë në at Mitrovicë.”

Kishte trishtim në sytë e saj kur e përmendi Mitrovicën.

Mua m’u kujtua burgu i Mitrovicës, një stufë e madhe ku, në vitet e robërisë, digjeshin vitet e rinisë shqiptare.

Më pas tha:

“Kur po e shoh BASHKIMIN, DJALIN E ASAJ SHPIJE QË NA QITI NË DRITË, NË KRYE TË USHTRISË, zemra mal po m’bahet.”

Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur:

“Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka nj dije … sikur po më hjek mall”.



Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën

By: armand
19 December 2025 at 20:09

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buric dhe Ndreca, ndërsa […]

The post Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën appeared first on BoldNews.al.

Egnatia fiton 2-1 ndaj Partizanit, Dinamo City përmbys Vorën

19 December 2025 at 19:11

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti të marrë një fitore 2-1 ndaj Partizanit në ndeshjen që hapi javën e 17-të të Superligës shqiptare të futbollit. Me këtë fitore Egnatia ngjitet në vendin e parë me 34 pikë, duke kapërcyer me dy pikë Elbasanin, që luan të shtunën ndaj Bylisit në transfertë.

Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 42-të me golin e Nikola Buricc, pas asistimit të Aleksi. Në pjesën e dytë, kampionët e vendit mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Xhemjli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në rezultat, pasi vendasit gjetën edhe golin e dytë në limitet e kohës së rregullt përmes Edison Ndrecës. Goli i vetëm për Partizanin u shënua në minutën e 92-të nga Ogunleye.

Paralelisht, në Tiranë u luajt sfida mes Dinamo City dhe Vorës, e cila u fitua nga vendasit me përmbysje. Fillimisht Vora shënoi në minutën e 23-të me Bardhin, ndërsa barazimi erdhi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, nga Teixeira. Goli i fitores u shënua nga Bregu në minutën e 64-t.

Ky tripikësh e ngjit Dinamon në vendin e tretë me 29 pikë, në pritje të sfidës klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë. Ndërkohë, Vora mbetet me 16 pikë dhe rrezikon të bashkohet në garën për mbijetesë.

Java e 17-të e Superligës
Ora 16:30, Egnatia – Partizani 2-1
Ora 16:30, Dinamo City – Vora 2-1
Ora 19:30, Flamurtari – Teuta

Të shtunën
Ora 13:30, Bylis – Elbasani
Ora 13:30, Tirana – Vllaznia

Klasifikimi:
Egnatia 34 pikë
Elbasani 32 pikë
Dinamo City 29 pikë
Vllaznia 26 pikë
Teuta 24 pikë
Partizani 23 pikë
Vora 16 pikë
Bylis 15 pikë
Flamurtari 13 pikë
Tirana 8 pikë

*Egnatia, Partizani, Vora dhe Dinamo City kanë një ndeshje më shumë.

The post Egnatia fiton 2-1 ndaj Partizanit, Dinamo City përmbys Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Linja ajrore Shqipëri-Kanada, nis nga 19 qershori 2026

18 December 2025 at 22:40

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Duke nisur nga 19 qershori i vitit të ardhshëm, qytetarët nga Shqipëria dhe Kanadaja mund udhëtojnë drejt të dy vendeve përmes linjës direkte të fluturimit Tiranë-Toronto.

Kjo linjë nis operimin e fluturimit pa ndërprerje midis Shqipërisë dhe Kanadasë, duke hapur një korridor të ri të drejtpërdrejtë për udhëtarët nga të dyja vendet.

Në një njoftim të TIA-s, thuhet se e mbështetur nga investimet strategjike të Kastrati Group, Tirana International Airport po hyn me besim në operimet long-haul.

Marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë, si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend.

/e.i/r.e/a.f/

The post Linja ajrore Shqipëri-Kanada, nis nga 19 qershori 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

By: xhir jeta
18 December 2025 at 18:38

Tiranë, 18.12.2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut.

Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.

Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe për nevojat e komuniteteve të diasporës.

Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe asaj rajonale, të cilët prej vitesh kanë pasur nevojë për një lidhje ajrore direkte me Shqipërinë. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët.

Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrore për rajonin.

Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndaj kërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.

Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:

“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë.”

“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbim direkt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë,” tha Sebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Transat. “Kjo linjë do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve në rajon akses të lehtë drejt Kanadasë dhe lidhje të mëtejshme në të gjithë Amerikën e Veriut përmes rrjetit tonë dhe partneritetit me Porter Airlines.”

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

Rreth Air Transat

E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax World Airline Awards. Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre. Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Air Transat është një njësi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).

www.airtransat.comA.T. Inc. (TSX: TRZ). www.airtransat.com

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fushë Kosovë

17 December 2025 at 17:46


Në ambientet e Komunës së Fushë Kosovës, kryetari Valon Prebreza ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë takimit, pas urimit për mandatin e kryetarit të komunës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në këtë qytet.

Sipas njoftimit të komunës, vlera fillestare e këtaj projekti, i cili vlerësohet si tejet i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është 2.5 milionë euro.

Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve. /Telegrafi/


​Përurohen Akseleratori dhe Bunkeri në Onkologji, Kurti: Kjo klinikë, shembull në rajon

17 December 2025 at 12:23


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Klinika e Onkologjisë është shembull në Kosovë, por edhe në rajon.

Sipas tij, kjo klinikë gjatë mandatit të qeverisjes së tij ka përjetuar një transformim rrënjësor, duke përmirësuar trajtimin e pacientëve, por edhe kushtet për mjekët, specialistët dhe infermierët.

Ai, pas përurimit të akseleratorit të tretë në vlerë prej 1.6 milionë eurosh, tha se i njëjti mundëson goditjen e tumorit me saktësi maksimale pa dëmtuar indet përreth.

Po ashtu, Kurti shtoi se Klinika e Onkologjisë tashmë ka edhe bunkerin me hapësirat përcjellëse në vlerë të gjithëmbarshme 2.7 milionë euro.

Krahas kësaj, Kurti tha se nën udhëheqjen e tij është rritur edhe buxheti për barnat esenciale për pacientët me sëmundje malinje nga 8 milionë euro sa ka qenë në vitin 2019 në 19 milionë euro këtë vit.

“Në një klinikë e cila gjatë këtij mandati ka përjetuar një transformim rrënjësor, duke përmirësuar jashtëzakonisht trajtimin e pacientëve, por gjithashtu edhe kushtet për mjekët specialistë, infermierët dhe stafin në përgjithësi. Klinika e Onkologjisë është klinikë shembull në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit. Me këtë rast duhet përmendur se është rritur numri i shtretërve, ku kanë qenë vetëm 45 shtretër, ndërsa tash janë 110 shtretër. Por arsyeja që ndodhemi sot këtu është investimi në këtë bunker me hapësirat përcjellëse në vlerë të gjithëmbarshme 2.7 milionë euro, përfundimi i të cilit është bërë për një kohë rekord, për vetëm pesë muaj. Shtete të tjera shumë më të zhvilluara se Kosova, edhe në Evropë, kanë marrë kohë deri në 12 muaj për realizimin e kësaj, që është bërë në Kosovë për vetëm pesë muaj. Akseleratori është në vlerë të gjithmbarshme prej 1.6 milionë euro dhe është i pajisur me sistemin e avancuar që mundëson saktësi maksimale për rrezatim”, tha ai.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në Klinikën e Onkologjisë nuk do të ketë më lista të pritjes, derisa shtoi se investime të reja do të ketë edhe në klinika të tjera në QKUK.

“Brenda një periudhe të shkurtër po e montojmë akseleratorin e tretë në këtë klinikë. Një akselerator modern dhe i cili do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve për trajtimin e tyre me rreze X. Në anën tjetër, nuk do të ketë fare më lista të pritjes. Nuk mund ta paramendoj një dhuratë më të mirë për ministrinë dhe stafin, e sidomos për pacientët që kanë pritur më herët, sesa një akselerator të tillë. Do të vazhdojnë investimet në klinikë. Do të vazhdojnë investimet edhe në klinikat e tjera në mënyrë që qytetarët t’i marrin të gjitha shërbimet pa pasur nevojë që t’i kërkojnë këto shërbime jashtë institucioneve publike. Klinika e Onkologjisë është bërë shembull në këtë drejtim dhe shumica e pacientëve as nuk mendojnë të dalin jashtë Kosovës për t’i marrë këto trajtime. Në pjesën më të madhe të tyre jemi shembull edhe për disa vende të tjera për marrjen e këtyre trajtimeve”, theksoi Vitia.

Pjesë e përurimit të akseleratorit ishte edhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, i cili po ashtu tha se në pesë vitet e fundit janë bërë investime madhore në Klinikën e Onkologjisë.

“Këto pesë vite vërtet janë bërë investime madhore në Klinikën e Onkologjisë dhe ato shihen dhe preken çdo ditë. Kjo ka bërë që kjo klinikë të vijë në një pozitë shumë të mirë në kuptim të trajtimit të pacientëve me sëmundje malinje. Jo vetëm kjo, por edhe shërbime të tjera që ne i kemi funksionalizuar në klinikë, duke filluar edhe prej shërbimeve dhe digjitalizimit të Klinikës së Onkologjisë, e cila hap pas hapi po përmirësohet edhe më shumë. Pajisja e tretë që është instaluar sot vërtet shënon një faqe të re në trajtimin e sëmundjeve kanceroze me teknika të reja të avancuara të rrezatimit dhe pacientët që kanë nevojë për këto trajtime”, theksoi ai. /Kp/

Zhduket një grua në Viti, rasti po hetohet

15 December 2025 at 09:04


Një grua ka raportuar se ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Viti.

“Person i zhdukur, Viti 14.12.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Egnatia mund Dinamo City-n dhe “arratiset” ne krye me Elbasanin

14 December 2025 at 22:48

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/  Egnatia fitoi 2-1 në transfertë ndaj Dinamo City-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kampionët në fuqi e nisën takimin me epërsi të dukshme, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me Alessandro Albanese. I njëjti lojtar dyfishoi shifrat në minutën e 59’, duke vulosur një fitore të rëndësishme për verdhezinjtë. Goli për vendasit u shënua në shtesë, konkretisht në minutën e 93 nga Qefalija.

Ky sukses e mban Egnatian shumë pranë vendit të parë dhe njëkohësisht i shkakton Dinamos një ndalesë të rëndësishme në ambiciet e saj. Pas kësaj humbjeje, blu-të shohin të zgjerohet diferenca me kryesuesit në minus gjashtë pikë.

Pas këtij raundi, gara në krye po merr gjithnjë e më shumë fizionominë e një dueli mes AF Elbasanit dhe Egnatias. Verdheblutë e drejtuar nga Gvozdenoviç kryesojnë renditjen me 32 pikë, një më shumë se rrogozhinasit, duke konfirmuar ritmin e skuadrave pretendente dhe duke nisur shkëputjen nga grupi i ndjekësve.

Në hapat e Dinamos ndodhet edhe Vllaznia, e cila nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Bylisit, duke humbur terren në luftën për vendet e para.

Gara për zonën “Final 4” mbetet e hapur. Teuta është vetëm dy pikë larg vendit të katërt, ndërsa Partizani, i drejtuar nga Kërnaja, ndodhet tre pikë pas, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një pozicion mes më të mirëve.

Në fundin e tabelës, lufta për mbijetesë pritet të jetë e ashpër dhe pa kompromis. Vora, Bylisi, Flamurtari dhe Tirana mbeten të përfshira në një rivalitet të fortë që, sipas të gjitha gjasave, do të zgjasë deri në javët e fundit të kampionatit.

Rezultatet e javës se 16-të
Partizani 2-1 Flamurtari
Vora 0-1 AF Elbasani
Teuta 1-1 Tirana
Vllaznia 1-1 Bylis
Dinamo 1-2 Egnatia

Renditja: Elbasani 32 pikë, Egnatia 31 pikë, Dinamo City 26 pikë, Vllaznia 26 pikë, Teuta 24 pikë, Partizani 23 pikë, Vora 16 pikë, Bylisi 15 pikë, Flamurtari 13 pikë dhe Tirana 8 pikë.

The post Egnatia mund Dinamo City-n dhe “arratiset” ne krye me Elbasanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës prezanton zyrtarët e lagjeve në Viti

9 December 2025 at 11:36


Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e Policëve të Lagjeve në të gjitha rajonet, me qëllim rritjen e bashkëpunimit me qytetarët dhe forcimin e besimit reciprok.

Ky projekt synon të përmirësojë komunikimin, transparencën dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në çështjet e sigurisë publike.

Këtë javë, vëmendja është përqendruar te Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan – Stacioni Policor Viti, ku zyrtarët policorë janë në dispozicion të qytetarëve për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm.

Zyrtarët e lagjeve dhe zonat e tyre përkatëse janë:

  • Izmer Haziri – Sektori A
    Zona përgjegjësie: Rr. Tiranës, 2 Korriku, Agim Ramadani, UÇK-së, Lidhja e Prizrenit, Rexhep Bislimi, Adem Jashari, Kemajl Azizi, Dëshmorët e Vitisë, 11 Marsi, Idriz Seferi; Fshati Ramnishtë.
    Tel.: 028 038 1199 / 192 | Email: izmer.haziri@kosovopolice.com
  • Nenad Vasic – Sektori A
    Zona përgjegjësie e njëjtë me Izmer Hazirin.
    Tel.: 028 038 1199 / 192 | Email: nenad.vasic@kosovopolice.com
  • Mehmet Sallahu – Sektori B
    Zona përgjegjësie: Binça, Kabash, Smirë, Gushicë, Vërban, Sadovin e Jerlive, Sadovin e Cerkezëve, Gërmov, Drobesh, Shasharja, Samakov, Mjak.
    Tel.: 028 038 1199 / 192 | Email: mehmet.sallahu@kosovopolice.com
  • Mehmet Mehmeti – Sektori B
    Zona përgjegjësie e njëjtë me Mehmet Sallahun.
    Tel.: 028 038 1199 / 192 | Email: mehmet.mehmeti1@kosovopolice.com
  • Qamil Demiri – Sektori C
    Zona përgjegjësie: Budrikë, Remnik, Skifteraj, Stubëll e Poshtme, Stubëll e Epërme, Vërnez, Letnicë, Shashare, Lubishtë, Buzovik, Dëbëllde, Beguncë, Podgorc.
    Tel.: 028 038 1199 / 192 | Email: qamil.demiri@kosovopolice.com
  • Elmi Kamberi – Sektori C
    Zona përgjegjësie e njëjtë me Qamil Demirin.
    Tel.: 028 038 1199 / 192 | Email: elmi.kameri@kosovopolice.com

Policia e Kosovës fton qytetarët të përdorin kanalet zyrtare për t’u informuar dhe për të kontaktuar Policin e Lagjes për çdo çështje që ndërlidhet me sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

Ky projekt synon që çdo qytetar të ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i mbështetur nga stafi policor që punon në terren, duke ndërtuar së bashku një komunitet më të qetë dhe të organizuar. /Telegrafi/


Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes

8 December 2025 at 18:10

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Egnatia është rikthyer te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Flamurtarit, duke marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Vorës.

Kampionët në fuqi u treguan superiorë gjatë gjithë takimit dhe vulosën suksesin falë golave të Albaneses dhe Ndrecës.

Sfida u zhbllokua në pjesën e parë, kur Albanese ekzekutoi saktë një penallti, duke i dhënë epërsinë skuadrës rrogozhinase. Në minutën e 69-të, Ndreca dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë, duke qetësuar përfundimisht ndeshjen.

Kjo, gjithashtu, ishte dhe ndeshja e 100-të e Albano Aleksit me Egnatian.

Me këtë triumf, Egnatia vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore me 28 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani. Ndërkohë, Vora mbetet në zonën e poshtme të tabelës, në vendin e shtatë, duke parë të ndalet seria pozitive.

Një fitore e rëndësishme për Egnatian, që rikthehet te ritmi i kryesimit dhe konfirmon pretendimet për titull.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia kthehet te fitorja dhe merr kryesimin e kampionatit

By: redi
8 December 2025 at 18:34

Këtë mbrëmje Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0. Ekipi nga Rrogozhina e pati ndeshjen nën kontroll thuajse gjatë gjithë kohës. Albaneze, në minutën e 51-të, shënoi golin e avantazhit për kampionët në fuqi me 11-metërsh. Më pas, goli i qetësisë do të vinte nga Ndreca, në minutën e 68-të. Egnatia ngjitet në krye të klasifikimit…

Source

Air Albania mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë

By: Elva
8 December 2025 at 15:51

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faqes zyrtare të Tirana International Airport, gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor, Air Albania nuk ka kryer asnjë fluturim. Edhe për datën 9 dhjetor, në faqen e TIA nuk ka asnjë fluturim të planifikuar me Air Albania. Agjencitë e […]

The post Air Albania mbetet në tokë, asnjë fluturim nga Tirana për dy ditë me radhë appeared first on BoldNews.al.

3 Dhjetori - Zëri që nuk guxon të shuhet: Personat me Aftësi të Kufizuara dhe dinjiteti që na obligon të gjithëve

3 December 2025 at 19:37


Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Handicap Kosova” rikujton sfidat e përditshme të komunitetit, ngre zërin për realitetin e heshtur të mijëra familjeve, duke kërkuar dinjitet, përfshirje dhe mbështetje të vërtetë nga institucionet

Sot, më 3 dhjetor, Kosova i bashkohet botës në një moment reflektimi. Përballë nesh qëndron një komunitet i madh në numër, por shpesh i padukshëm në realitetin e përditshëm - një komunitet që na mëson çdo ditë se çfarë do të thotë qëndrueshmëri, guxim dhe dinjitet. Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara nuk është një vijë e shënuar në kalendar, por një kujtesë e gjallë se barazia nuk është favor, as përfshirja privilegj - ato janë të drejta themelore. Respekti ndaj njeriut nuk duhet të jetë aspiratë, por normë.

Sipas OBSH-së, mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me aftësi të kufizuara. Në Kosovë, edhe pse mungon një evidencë e plotë dhe e përditësuar, studimet ndërkombëtare tregojnë një realitet të qartë: një raport i vitit 2020 vlerëson se numri i personave me aftësi të kufizuara mund të variojë nga 170 mijë deri në 255 mijë qytetarë, ndërsa burime të tjera sugjerojnë se rreth 8 për qind e popullsisë së vendit jeton me një formë të aftësisë së kufizuar. Por, në shumë raste, sfida më e madhe e tyre nuk është vetë aftësia e kufizuar; sfida e vërtetë janë barrierat që u ndërton shoqëria përballë: infrastruktura e pakalueshme, shërbimet e pakta e të fragmentuara, izolimi social, mungesa e mbështetjes së qëndrueshme dhe një plagë e heshtur që rëndon përditë - mungesa e zërit në vendimmarrje.

Në këtë ditë, flet Jakup Vitia, jo vetëm si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës “Handicap Kosova”, por si njeri që për vite me radhë ka parë nga afër dhimbjen, mundin dhe shpresën që mbajnë mbi supe mijëra familje në mbarë vendin. “Dita e sotme nuk është thjesht një datë”, thotë ai. “Është një thirrje e qartë morale: barazia nuk është dhuratë, është e drejtë. Përfshirja nuk është privilegj, është detyrim. Dinjiteti nuk është opsion, është baza e gjithçkaje.”

Ai shton me theks: “Në të gjitha këto 25 vite punë, kam parë më shumë forcë dhe durim tek personat me aftësi të kufizuara sesa në shumë institucione që flasin për ta. Njerëzit tanë nuk kërkojnë lëmoshë. Ata kërkojnë të drejtën e tyre. Kemi prindër që qëndrojnë mbi dy dekada në dyert e shtetit për një përfitim më dinjitoz. 3 Dhjetori është një pasqyrë dhe ajo pasqyrë nuk tregon atë që duam të shohim, por atë që duhet të ndryshojmë urgjentisht.”

“Handicap Kosova” - aty ku nevoja takohet me dinjitetin

Në një vend ku shpesh mungojnë strukturat, “Handicap Kosova” është bërë strukturë më vete: strehë për të papriturit, derë e hapur për të harruarit dhe mbështetje për ata që nuk kanë askënd tjetër. Prej më shumë se dy dekadash, kjo shoqatë punon çdo ditë me fëmijë, të rinj e të rritur me aftësi të kufizuara; me prindër që shpesh janë në kufijtë e rezistencës; me motra, vëllezër e gjyshe që kujdesen natë e ditë për një familjar; me njerëz që kanë lënë pas punën, kohën personale dhe shpesh edhe mirëqenien e tyre, vetëm që dikush i tyre të mos ngelet pas.

Në këto hapësira, Z. Vitia ka parë më shumë se kushdo. “Kam parë fëmijë që luftojnë me buzëqeshje; kam parë prindër që ngrihen sërish, edhe kur nuk kanë më fuqi; kam parë kujdestarë që qëndrojnë natë e ditë, edhe kur sistemi ua kthen shpinën. Dhe nga kjo përvojë e përditshme, më është bërë e qartë se njerëzit tanë nuk kërkojnë lëmoshë, nuk kërkojnë mëshirë. Ata kërkojnë vetëm atë që u takon - të drejtat e tyre.”

Në qendër, infermierja Kimete Shabani e sheh realitetin çdo ditë. Ajo nuk flet nga zyra, por nga dhomat e terapisë. Ajo dëshmon: “Shumë fëmijë kanë nevojë për terapi, pajisje, trajtim të vazhdueshëm. Dhe shpesh shoh prindër që nuk dinë nga t’ia fillojnë. Ka raste kur terapitë ndërpriten vetëm sepse familja nuk mund ta përballojë koston. Ka fëmijë që humbin potencial jo për shkak të diagnozës, por për shkak të mungesës së shërbimeve. Si infermiere, kjo më dhemb. Si qytetare, kjo më revoltën.

Fjalët e saj e bëjnë më të qartë se sistemi nuk mund dhe nuk duhet - të presë më, përcjell Telegrafi.

Një realitet i dhembshëm që nuk mund të fshihet më

Në terren, ku shoqata takon përditë familje, realiteti është i pamëshirshëm. Mungesa e mbështetjes, izolimi dhe trajtimi i pabarabartë nuk janë teori, janë përditshmëri. Shumë persona me aftësi të kufizuara trajtohen si kategori e padukshme. Ata janë shpesh më të varfër, më të izoluar dhe më të pambrojtur sesa çdo grup tjetër. Dhe gjithçka kjo ndodh jo për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, por për shkak të mungesës së vëmendjes shoqërore, institucionale dhe vullnetmirëve.

Në qytetet tona, trotuaret vazhdojnë të jenë grackë e jo mundësi. Shkollat shpesh janë të paarritshme, ndërtesat publike pa rampa funksionale. Transporti publik në shumë raste, as që e njeh këtë kategori.

Psikologia e Shoqatës, Vlera Ukmata, e përshkruan këtë realitet me fjalë të thjeshta, por të rënda sa gurët: “Për shumë fëmijë, pengesa më e madhe nuk është çrregullimi i tyre. Është stigma, është izolimi, është frika e shoqërisë për t’i pranuar.” Ajo shton me një dhembje që e njeh vetëm kush punon çdo ditë me këta fëmijë: “Trauma sociale, mbyllja, etiketimi, ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre. Shpesh prindërit më pyesin: ‘A do ta pranojë shoqëria fëmijën tim?’ Dhe është tronditëse që kjo pyetje vazhdon të bëhet ende në vitin 2025.”

Shërbimet shëndetësore mbeten një tjetër sfidë e madhe: qendrat janë të pakta, listat e pritjes të gjata dhe kostot e terapisë shpesh tejkalojnë mundësitë reale të familjeve. Ekonomia shtëpiake rëndohet më tej nga pajisjet asistuese, barnat dhe trajtimet e domosdoshme, të cilat, ndonëse jetike, mbeten të paarritshme për shumë prej tyre.

Punësimi? Ende një ëndërr e largët, jo për mungesë aftësish, por për mungesë mundësish.

Në sektorin e projekteve, Fatos Novokazi e sheh këtë gjithnjë e më qartë: “Fonde të pamjaftueshme, barriera administrative dhe pak investime konkrete. Të kërkosh mbështetje për shërbime thelbësore nuk duhet të jetë betejë. Por është. Ne punojmë, aplikojmë, sensibilizojmë, por institucionet duhet të ecin me ritmin e nevojave reale.”

Kujdestarët familjarë - zemra e çdo beteje, por të lënë në harresë

Askush nuk mban barrë më të rëndë sesa kujdestarët familjarë, ata që qëndrojnë pranë personit me aftësi të kufizuara çdo orë, çdo ditë, çdo vit. Nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e tyre janë heronj të heshtur, të cilët shpesh sakrifikojnë gjithçka, ndërsa marrin pak ose aspak mbështetje.

Ata nuk kanë pushime, nuk kanë ditë të lehta, nuk kanë orar. Edhe vetë shëndeti i tyre shpesh dëmtohet. Dhe shpërblimi? Minimal. I pamjaftueshëm. Ata meritojnë më shumë, shumë më shumë.

Kërkesat - thirrje që duhet të dëgjohen

Në emër të shoqatës dhe gjithë komunitetit që përfaqëson, Jakup Vitia artikulon një varg kërkesash që nuk janë më thjesht apel, por domosdoshmëri jetike për mijëra qytetarë. Ai thekson se është koha urgjente për rritje të buxhetit dhe përfshirjen e fondeve të dedikuara që mundësojnë mbështetje reale e të qëndrueshme, për sigurime të plota shëndetësore e shoqërore për kujdestarët familjarë që mbajnë barrën më të rëndë, si dhe për hapjen e qendrave funksionale rehabilitimi me staf profesional dhe shërbime të qasshme për çdo qytetar të këtij komuniteti. Vitia nënvizon se aksesueshmëria në institucionet publike duhet të jetë standard i padiskutueshëm, ndërsa politikat e punësimit dhe mbështetja ekonomike duhet të jenë dinjitoze dhe të prekshme në jetën e përditshme të familjeve.

Ai shton me mirënjohje se, edhe pse Shoqata vepron në disa qytete të Kosovës, vetëm Komuna e Prishtinës ka arritur, muaj më parë, për herë të parë pas 25 vitesh, t’i sigurojë “Handicap Kosova”-s një hapësirë të dedikuar pune dhe aktivitetesh - një hap që ai e vlerëson thellësisht dhe shpreson se do të vazhdojë. Me një ton të qartë apelues, Vitia u bën thirrje kryetarëve të komunave të tjera që të ndjekin këtë shembull, sepse në shumë nga këto qytete ekipi ende operon në kushte të pafavorshme, me qira ose në ambiente shtëpiake, ku mungesa e hapësirave të përshtatshme jo rrallë cenon edhe dinjitetin e shërbimit.

3 Dhjetori, jo festë, por pasqyrë

3 Dhjetori nuk është ditë për slogane. Nuk është ditë e dekorimeve, as e fjalimeve të shkurtra. Është ditë pasqyre dhe ajo pasqyrë na tregon me qartësi se sa shumë rrugë kemi ende për të bërë dhe sa përgjegjësi kemi lënë pezull.

Në fund, Z. Vitia zotohet se ky zë nuk do të shuhet: “Nuk do të pushojmë derisa çdo fëmijë, çdo i rritur, çdo familje të trajtohet me dinjitetin që meriton.”

Ai e mbyll me fjalët që sot jehonë kudo, si një kujtesë dhe një premtim i përbashkët: “Dinjiteti nuk është privilegj. Barazia nuk është dhuratë. Të drejtat nuk janë negociatë. Ne do të vazhdojmë të flasim, të kërkojmë dhe të mos heshtim derisa këto të drejta të bëhen realitet në Kosovë.” /Telegrafi/

Probleme me zemrën, Edlir Tetova i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: M C
2 December 2025 at 23:10

Tronditje për Egnatian! Trajneri i kampionëve të dyfishtë të Shqipërisë, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tetova është nën kontrollin e mjekëve dhe sipas informacioneve të para, pritet të rikuperohet plotësisht nga kjo situatë.

Pritet që ekipin në vijim, deri në kthimin e trajnerit, ta drejtojë asistenti i tij, Juljan Brahja.

The post Probleme me zemrën, Edlir Tetova i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Probleme me zemrën/ Trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: Brisi
2 December 2025 at 22:24

Trajneri i ekipit të Egnatia, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tetova është nën […]

The post Probleme me zemrën/ Trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on BoldNews.al.

Kripa në dritare, zgjidhja e thjeshtë për të luftuar lagështinë gjatë dimrit

2 December 2025 at 22:12


Kondensimi dhe myku janë dy nga problemet më të dëmshme që mund të prekin një shtëpi gjatë muajve të ftohtë. Me ardhjen e tetorit dhe motit më të ftohtë e më të lagësht, bëhet edhe më e vështirë të luftosh lagështinë dhe mykun brenda shtëpisë.

Aktivitete të përditshme si gatimi, zierja e ujit, dushi ose tharja e rrobave krijojnë vazhdimisht ajër të ngrohtë dhe me lagështi. Kur mbyllim dritaret dhe dyert, kjo lagështi ngec brenda dhe krijon kushte ideale që të formohet kondensimi dhe myku në mure, rreth dritareve, pas pajisjeve të kuzhinës ose në pllakat e banjës, sepse lagështia nuk ka nga të dalë.

Ndërsa ventilimi i mirë ose një dehumidifikator i fuqishëm janë zgjidhjet më të mira, ekziston edhe një mënyrë shumë ekonomike për të ulur lagështinë në shtëpi – kripa.

Kripa vepron si një dehumidifikator natyral: thith lagështinë dhe ndalon që ajo të dëmtojë ambientin përreth. Nëse keni blerë ndonjëherë një dehumidifikator të lirë që duket si një kuti plastike e mbushur me kripë, në thelb është pikërisht kjo.

Ju mund të merrni të njëjtin efekt thjesht duke vendosur pak kripë në një tas dhe duke e vendosur në dritare, në banjë ose kudo që ju shqetëson lagështia dhe myku.

Kripa do të thithë gjithë lagështinë dhe kur të jetë e ngopur, mjafton ta hidhni dhe ta zëvendësoni me kripë të thatë të re. Çdo lloj kripe funksionon, madje edhe ajo më e lira nga supermarketi.

❌
❌