Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Të jemi të matur në arenën ndërkombëtare”, Muçi: Kemi disa rezerva ndaj lëvizjeve të shpejta të kryeministrit Rama

27 January 2026 at 21:13

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se shpreson që aleanca euroatlantike dhe partneriteti midis SHBA dhe BE të jenë jetëgjatë, ndërsa Shqipëria të përfitojë nga këto marrëdhënie dhe të avancojë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Muçi shtoi se si subjekt politik kanë rezervat e tyre ndaj disa veprimeve të kryeministrit Edi Rama, përfshirë përpjekjet për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe vizita në Izrael.

Ai theksoi se Shqipëria duhet të ruajë maturinë dhe kujdesin në arenën ndërkombëtare.

“Shpresoj shumë që aleanca euroatlantike dhe partneriteti midis SHBA-së dhe BE-së të jenë shumë jetëgjatë, dhe që Shqipëria të përfitojë nga këto marrëdhënie dhe të integrohet në BE me radhë.

Të gjitha rezervat që kemi si subjekt politik janë ndaj disa veprimeve të kryeministrit, si nxitimi i tij për aderimin në Bordin e Paqes apo vizita në Izrael, të cilat mund t’i shkojnë për shtat momentalisht propozimeve të presidentit të Turqisë.

Por, për shkak të rezervave që kanë disa vende kryesore të BE-së, madje edhe vota ime e abstenimit, kjo supozon që ne të kuptojmë pozicionin e vendit tonë dhe vendin ku duam të integrohemi. Duhet të jemi të matur në arenën ndërkombëtare.”, tha ai./abcnews.al

“Disa vende të BE e kanë bojkotuar Netanyahun”/ Muçi: Vizita e Ramës në Izrael për interesa personale!

27 January 2026 at 20:12

Redi Muçi deputeti i Lëvizjes Bashkë, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael.

Gjatë intervistës, Muçi u shpreh se sipas tij, kjo vizitë kishte për qëllim interesat personale të kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se vendet e BE e kanë bojkotuar Netanuahu, por Rama po bën të kundërtën.

“Qëllimi i takimit bazohet më tepër në nevoja personale të të dy krerëve te shteteve. Manovrat politike që ka bërë Rama së fundmi, duket qartë që motivacioni i tij i vërtetë është fitimi i një “leve” për të ndikuar te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë ky show mediatik i shërben vetëm interesave personave. Ndërsa ndaj Netanyahut pothuajse të gjitha vendet e BE i kanë vendosur një bojkot, Rama bën të kundërtën”, tha ai.

Lëvizja “Bashkë”, protestë para Kuvendit

19 January 2026 at 18:32

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Lëvizja “Bashkë” protestoi sot para parlamentit në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa mbështetës të saj me parulla dhe thirrje kërkuan largimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha se prania e qytetarëve dëshmon “vullnetin për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri”.

Muçi tha se shteti duhet të ketë “prioritet kryesor mbrojtjen e shtresave në nevojë, të pensionistëve, të fëmijëve dhe pleqve që lypin rrugëve, të njerëzve që e kanë humbur shpresën për të ndërtuar një jetë me dinjitet”.

Gjithashtu, Muçi theksoi se “punëtorëve duhet t’u respektohen të drejtat dhe t’u paguhen sigurimet shoqërore”.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri bëri thirrje që të bëhen bashkë që “t’i hapin rrugë ndërtimit të një shteti modern dhe që u mundëson gjithë qytetarëve të vet që të jetojnë me dinjitet”.

1 nga 5

/m.q/j.p/

The post Lëvizja “Bashkë”, protestë para Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë

15 December 2025 at 16:46

Rikthimi në detyrë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u prit me reagime të forta nga Lëvizja Bashkë, e cila e ka konsideruar simbol të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të pushtetit.

“Balluku në burg!” ishte parulla që Lëvizja Bashkë shkroi në muret dhe derën kryesore të ministrisë paraditen e së hënës, teksa bënë thirrje për një protestë të përgjithshme para Kuvendit të enjten.

Sipas Lëvizjes, rikthimi i Ballukut në detyrë përbën fyerje për qytetarët e ndershëm dhe minon besimin publik te drejtësia dhe institucionet shtetërore.

Parullat u fshinë menjëherë nga administrata e ministrisë, pa asnjë reagim zyrtar mbi aktin protestues.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon për abuzime me tenderët e disa prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimimit të Kryeministrit Edi Rama kundër një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila e kishte pezulluar nga angazhimi në qeveri.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi aksionin e së hënës simbolik dhe shprehje të indinjatës qytetare ndaj sipas tij, një “realiteti institucional të deformuar”.

Ai theksoi se Balluku administron një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit. Ndërkohë, SPAK ka ngritur akuza për abuzime me tenderë, me një dëm të pretenduar prej 50 milionë eurosh.

Muçi krahasoi rastin me situatën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas tij, kjo krijon standarde të dyfishta në trajtimin e pushtetit.

“Nga njëra anë kemi ministren që mban në dorë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit, ndaj së cilës ka akuza të rënda për abuzime në tenderë,” tha Muçi, ndërsa nga ana tjetër “kemi një kryetar bashkie që ndodhet në paraburgim dhe që pretendon që këshilli bashkiak t’i marrë mendimin nga qelia për miratimin e buxhetit të bashkisë”.

Lëvizja ka paralajmëruar një protestë tjetër ditën e enjte, në orën 18:00, para Kuvendit. Kërkesat përfshijnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Më herët, lëvizja protestoi kundër buxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë të pabarabartë dhe përjashtues për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Lexo gjithashtu:

The post Rikthimi i ministres Balluku në detyrë pritet me protestë nga Lëvizja Bashkë appeared first on Citizens.al.

Deputeti Muçi: Veç hetimi i pushtetarëve garanton pavarësinë e drejtësisë nga pushteti ekzekutiv

By: redi
25 November 2025 at 21:34

Deputeti i partisë “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi thotë se gjyqësori ka një rol që duhet zbatuar, duke u përqendruar te vetë roli i Prokurorisë së Posaçme dhe hetimeve që ushtrohen ndaj zyrtarëve të vendit. Sipas tij, hetimi i pushtetarëve sjell ndarjen e pushtetit të sistemit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv. ”Sistemi Gjyqësorë më parë ka dëshmuar qartazi që nuk ka qenë i pavarur më parë.

Source

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

“Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale

30 October 2025 at 16:39

Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë protestuan të enjten para Kuvendit, duke kërkuar rritje të pensioneve, miratimin e minimumit jetik dhe trajtim dinjitoz për moshën e tretë.

Protesta u organizua nga Lëvizja Bashkë, e cila gjatë vitit të kaluar zhvilloi tetë tubime të tilla, me fokus kryesor dinjitetin për pensionistët.

“Jam i pakënaqur nga pensionim sepse niveli i jetesës është i lartë. Nuk më del pensioni për drita, për ujë, për të ngrënë, për ilaçe”, u shpreh një nga protestuesit, i cili tha se varej kryesisht nga fëmijët në emigrim.

Një tjetër pensionist që foli përmes megafonit, duke e quajtur pensionin e tij “qesharak” dhe “fyerje për dinjitetin njerëzor”.

“Turpi është i qeverisë, i kryeministrit dhe i atyre që e korruptuan këtë vend,” tha ai.

Në protestë morën pjesë edhe ish-minatorë, të cilët kërkojnë njohjen e statusit.

“Kam punuar 24 vjet nëntokë në Bulqizë dhe dola me pension të pjesshëm. Jetoj me dhimbje kraharori e me një pension qesharak që s’më del për asgjë,” rrëfeu një prej tyre, i cili tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, akuzoi qeverinë për “tradhti ndaj pensionistëve dhe punëtorëve” dhe se në tre vite ka rritur pensionet më pak se 10%.

“Tradhtarët nuk e kanë vendin në parlament, por në burg,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi shtoi se situata e pensionistëve është përkeqësuar, me çmime të rritura dhe indeksim minimal prej 2.5%.

Aktivisti Emiljando Kita theksoi se shumica e pensionistëve mbijetojnë vetëm falë ndihmës së fëmijëve.

“Nëse s’do të kishin fëmijët, do të vdisnin për bukë, do të vdisnin nëpër spitale apo në shtëpi se nuk do të kishin ilaçe,” theksoi Kita, sipas së cilit vetëm protesta mund ta ndryshojë këtë gjendje.

Gjatë fushatës së 11 majit, Partia Socialiste premtoi rritje të pensionit mesatar deri në 400 euro, por deri tani është bërë vetëm indeksimi vjetor.

Lexoni gjithashtu:









The post “Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale appeared first on Citizens.al.

Tabaku përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë: Për Redat e Qorrit që s’duan të shohin, mos bëni opozitën e opozitës

By: Ela
30 October 2025 at 12:40

Deputetja Jorida Tabaku është përplasur me ligjvënësin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili kritikoi demokraten që përmendi në Parlament protestën e minatorëve jashtë Kuvendit për çështjen e statusit, dhe jo të pensionistëve. “Për Redi Reda dhe qorra që nuk shohin”, iu drejtua ligjvënësja Tabaku, duke i kërkuar Redi Muçës që të mos bëjë opozitën […]

The post Tabaku përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë: Për Redat e Qorrit që s’duan të shohin, mos bëni opozitën e opozitës appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale

30 October 2025 at 12:44

Lëvizja Bashkë së bashku me pensionistë të Tiranës protestuan të enjten perballë godinës së Parlamentit, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik, premtime të lëna në harresë nga qeveria “Rama”. Të enjten paradite, në ditën e seancës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, aktivistë të Lëvizjes Bashkë si edhe pensionistë të Tiranës, protestuan […]

The post Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale appeared first on Reporter.al.

PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

27 October 2025 at 11:33

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje. Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë […]

The post PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat appeared first on Reporter.al.

Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

6 October 2025 at 08:18

Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se do të shfuqizonte një vendim qeverie dhe pjesë të ligjit që i mundësonin ndërtuesve të mëdhenj të legalizonin shtesa pa leje me çmime shumë më të ulëta se tregu dhe me përjashtime nga detyrimet fiskale. Në një konferencë për shtyp që zgjati një orë e 40 minuta – […]

The post Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve appeared first on Reporter.al.

Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

3 October 2025 at 18:32

Në një konferencë për shtyp të premten, ku prezantoi legjislacionin ekzistues mbi ndërtimet dhe menaxhimin e territorit, duke përsëritur premtime të vjetra dhe të reja për çrrënjosje të “kancerit” e të ngjashme, kryeministri Edi Rama këmbënguli në shmangien e gjykatës si kontrolluese e vendimeve të institucioneve në varësi të ekzekutivit. “Një tjetër masë e marrë […]

The post Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet për Tiranën/ Redi Muçi: Berisha patericë e Ramës, Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme

By: Rovena
1 October 2025 at 20:33

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ka theksuar se forca politike që ai përfaqëson mbetet e qëndrueshme në parime dhe nuk përfaqëson asnjë lloj ekstremizmi.

Ai kritikoi Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë për mungesë ideologjie dhe ka theksuar distancimin e Lëvizjes Bashkë nga marrëveshjet politike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm rikthimin në skenë të figurave të vjetra si Sali Berisha.

Muçi e konsideroi Berishën si përfaqësues të oligarkisë së vjetër dhe një mbështetje indirekte për kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi gjithashtu se Lëvizja Bashkë do të garojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës të cilat u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj këtë të mërukë dhe u caktuan të mbahen në datën 9 nëntor.

“Nuk kemi asgjë që të na bëjë ekstremist as në programin që u kemi prezantuar qytetarëve. PD është çngjyrosur nga çdo lloj ideologjie dhe PL nuk dihet se çfarë ideologjikë ka, kurse ne jemi koherentë me qëndrimet tona. Partitë e reja negociojnë, për çfarë, për një kandidat që do i shërbejë Berishës dhe e zgjedh ai. Nëse ne në programin tonë flasim për betonizimin dhe Berisha nuk thotë gjysmë llafi për këtë, kjo është kontradikta jonë kryesore. Berisha përfaqëson oligarkinë e vjetër të riciklimit. Kurse ajo që ne sugjerojmë është një model të ri politik. Berisha është paterica e shëndoshë e Ramës. Ne kërkonim shkarkimin e Veliajt që para shumë kohësh. Praktikisht ne një orë e më parë do dalim me kandidatin tonë, do hymë në këto zgjedhje. Ne i shohim këto zgjedhje si një mënyrë shumë të mirë për të shumëfishuar votat e vitit 2023 dhe për të shkuar drejt 2029-ës”, tha Redi Muçi./abcnews.al

 

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

By: armand
28 September 2025 at 14:25

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai bëri të ditur se vendimi për kandidaturën do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë. Në një deklaratë për Euronews Albania, Muçi tha se nëse zgjidhet për kandidat, mandati […]

The post Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori appeared first on BoldNews.al.

Redi Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Arlind Qori

By: V K
28 September 2025 at 14:41

Në një deklaratë për Euronews Albania, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai bëri të ditur se vendimi për kandidaturën, do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.

Muçi tha se nëse zgjidhet për kandidat, mandati i tij në Parlament do t’i kalojë Arlind Qorit, i cili është i dyti në listën e deputetëve të kësaj force politike.

“Kur të shpallet data e zgjedhjeve, do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka.

Ka një sërë figurash që mund të jenë të denja për kreun e Bashkisë së Tiranës. Vendimi do të merret brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë do t’i bindem kolektivit. Nëse unë zgjidhem, vendin tim në parlament do ta marrë Arlind Qori”, tha Muçi.

The post Redi Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Arlind Qori appeared first on Albeu.com.

Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

By: redi
24 July 2025 at 19:05

Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur. ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të…

Source

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

10 July 2025 at 08:58

Me urdhër të Edi Ramës, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm. Por, duket se kjo nismë ka dështuar që në fillim, pasi aksioni po bëhet selektiv, pa prekur bizneset e “miqve” të Qeverisë, të cilët kanë zaptuar hapësiar […]

The post Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja Bashkë mori një mandat, Qori: Ja kush do të futet në Parlament në Shtator

By: gjergji
30 May 2025 at 13:18

Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori i ftuar në Euronews Albania, zbuloi se kush do të hyjë në parlament pasi partia e tij fitoi një mandat në Tiranë. Qori u shpreh se në karrigen e parlamentit do të ulet Redi Muçi, si kandidati i parë në listat e mbyllura të Lëvizjes Bashkë. “Jo, nuk […]

The post Lëvizja Bashkë mori një mandat, Qori: Ja kush do të futet në Parlament në Shtator appeared first on BoldNews.al.

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

20 May 2025 at 12:59

Prej 17 majit profili në rrjetin Facebook i Arlind Qorit, kreu i Lëvizjes Bashkë, e cila fitoi një vend në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit dhe 24 mijë e 600 vota në rang vendi, është pezulluar pasi u  sulmua me raportime jo të vërteta se është profil i rremë apo imitues. “Ma kanë kthyer […]

The post Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme appeared first on Reporter.al.

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

By: Ardit
19 May 2025 at 22:37

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.” Muçi deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë. “Ndryshe nga partitë e tjera, […]

The post A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua appeared first on BoldNews.al.

❌
❌