Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur nga një përplasje mes një anijeje të shpejtë që transportonte emigrantë dhe një anijeje patrullimi të rojës bregdetare greke pranë ishullit lindor të Egjeut, Kios.
Një operacion kërkim-shpëtimi që përfshinte anije patrullimi, një helikopter dhe zhytës është duke u zhvilluar për persona që mund të jenë të zhdukur, raporton AP.
Trupat e 14 personave, 11 burra dhe tre gra, janë nxjerrë nga deti, ka bërë të ditur roja bregdetare, ndërsa 25 emigrantë të tjerë, përfshirë rreth 11 fëmijë, janë shpëtuar dhe janë transportuar në një spital në Kios.
Në incident kanë mbetur të lënduar edhe dy oficerë të rojës bregdetare.
Një nga gratë ka vdekur më vonë në spital nga plagët e marra, ka njoftuar roja bregdetare, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në të paktën 15.
Numri i përgjithshëm i personave që ishin në bordin e motoskafit nuk dihet ende.
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Nga Kuvendi, Berisha u shpreh se prania e Belinda Ballukut në Kuvend, është provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Lideri demokrat i bëri thirrje Ramës të paraqitet vetë në Kuvend dhe mos të fshihet pas të tjerëve.
Berisha:Ju mbroni një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje me Edi Ramën. Mos provoko qytetarët. Provokacion i ulët ndaj qytetarëve shqiptarë. Prania e Lubisë në parlament provokacioni më i ulët ndaj shqiptarëve. Po të jetë burrë le të vijë ai tjetri, mos të fshihet pas Lubisë.
MADRID, 19 janar /ATSH-EFE/ – Një tren, i cili ishte nisur dje nga Malaga në orën 18:40 me destinacion stacionin Puerta de Atocha të Madridit, me 317 pasagjerë, nxori nga shinat tre vagonët e tij të fundit duke u përplasur me një tjetër tren Renfe që shkonte në Huelva, i cili gjithashtu doli nga shinat.
Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar sipas raportimeve 39 viktima dhe 73 të plagosur ku 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.
Një numër i madh forcash shpëtimi mbërritën në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit e bllokuar nga rrënojat.
Sipas ministrit spanjoll të Transportit, Oscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi.
Ai tha të hënën se aksidenti hekurudhor në Adamuz (Córdoba) është “i çuditshëm dhe i vështirë për t’u shpjeguar” pasi treni që shkaktoi aksidentin është relativisht i ri dhe infrastruktura është rinovuar kohët e fundit.
Ndërkaq më shumë se 200 trena janë prekur nga pezullimi i trafikut hekurudhor në linjat me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe qyteteve andaluziane të Seviljes, Kordobës, Malagës dhe Huelvës.
TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ndërsa shkonte drejt përfundimit, protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike u tensionua ndërsa dhjetëra koktejle molotov janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë, duke shpërthyer në flakë.
Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha. Ndërsa ai së bashku me drejtuesit e tjerë demokratë u larguan, nisi hedhja e molotovëve që kanë rrezikuar forcat e rendit që ishin mbledhur kordon në ruajtje të institucionit.
Po ashtu, edhe protestuesit rrezikuan nga hedhja e molotovëve ndërsa njëri prej tyre u përfshi nga flakët për disa momente.
Po ashtu protestuesit u përplasen me forcat e Policisë së Shtetit, pasi hoqën një pjesë të gardhit rrethues të vendosur provizorisht pranë godinës së qeverisë dhe vendosën foto të anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Pas këtyre momenteve tensionesh, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në bulevard drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Tiranës duke iu drejtuar Kuvendit dhe duke e përfunduar në selinë e PD-së.
Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. Protesta e opozitës u thirr pas padisë së ngritur nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. /j.p/
Protestuesit hedhin molotovë ndaj Kryeministrisë, foto: Andrin Hoxha
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar përplasjet e fundit që kanë ndodhur brenda PD-së. Ajo thotë se debatet e zhvilluara nëpër salla nuk e ndihmojnë partinë, ndërsa shtoi se këto debate duhet të zhvillohen brenda strukturave dhe forumeve të PD-së. Ajo tha gjithashtu se PD ka nevojë për sinqeritet dhe për të pranuar […]
Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës, Greqi, mëngjesin e kësaj të shtune, ku tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të armatosur midis dy familjeve në fshatin Vorizia, në komunën e Phaistos, Heraklion. Sipas mediave […]
Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për të mos pezulluar punimet e hidrocentralit “Doma” në Kurdari të Matit ka shtuar tensionet mes banorëve dhe kompanisë “Global Interprise Group”.
Pas vendimit, punonjësit e kompanisë janë kthyer në terren, duke nxitur reagime dhe përplasje me banorët, të cilët e kundërshtojnë prej kohësh ndërtimin e impiantit mbi lumin e Lusës.
Gjykata rrëzoi kërkesën e tyre për sigurimin e padisë, deri në përfundim të procesit gjyqësor për ligjshmërinë e projektit.
Inspektim dhe tensione në terren
Të mërkurën, në zonë u panë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të cilët inspektuan mjediset përreth. Ata u shoqëruan nga banorët, të cilët pretendojnë se ndërtimi u shkatërron burimet ujore dhe tokat bujqësore fshatit.
Avokatët e banorëve, Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, paraqitën në gjykatë prova video dhe audio nga terreni.
Materialet tregonin se traseja ishte hapur dhe po përgatitej për shtrirjen e tubacioneve, megjithëse procesi është ende nën shqyrtim. Ata dorëzuan gjithashtu 500 firma të banorëve që kundërshtonin projektin, por kjo nuk mjaftoi për pezullimin e punimeve.
Sidoqoftë, banorët janë shprehur të bindur se do ta vijojnë rezistencën duke mos lejuar makineritë të shkojnë në kantier. Seanca e radhës gjyqësore pritet të zhvillohet më 30 tetor. Banorët shpresojnë për një vendim të drejtë “pro” tyre.
Në të njëjtin lum në zonën e Kurdarisë dhe fshatrave përreth, ishin parashikuar edhe dy hidrocentrale të tjera. Bashkë me HEC-in “Doma” edhe “Lusa 1” dhe “Lusa 2”, të kompanisë “Idrolusa”.
Sipas dokumenteve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), për asnjërin nga këto dy projekte të tjera nuk është zhvilluar dëgjesë publike.
Në një shkresë zyrtare të tetorit 2025, AKM pranon mungesën e dëgjesave dhe thekson se projektet nuk kanë marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu, Bashkia Klos ka kundërshtuar vijimin e procedurave pa përmbushjen e detyrimeve të kompanive ndaj saj.
“AKM […] nuk ka nxjerrë vendim për projektin pa përmbushje të kushteve në lidhje me legjislacionin mjedisor në fuqi,” u tha në shkresën e AKM-së.
Mati kundër HEC-eve
Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.
Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.
Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.
Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.
Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.
“Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.
Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.
Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.
“Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.
Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.
Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.
Banorët iu drejtuan edhe institucioneve ndërkombëtare, sikurse Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit Evropian në Shqipëri. Në shtator ata morën përgjigje vetëm nga Delegacioni Evropian, i cili shprehej se kanë ndjekur shqetesimet e banorëve dhe i shohin me prioritet të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pronës dhe respektimin e mbrojtjes së mjedisit.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk ka mandat ligjor për të ndërhyrë në çështje individuale, por do ta ndjekë këtë rast në kuadër të dialogut që zhvillohet me institucionet e qeverisë shqiptare gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit,” thuhej në komunikimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Një përplasje mes një çifti mësuesish dhe drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore në Tropojë ka përshkallëzuar në një ngjarje shqetësuese, që përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta nga djali i drejtoreshës. Mësuesi Alfred Alfredaj, punonjës në shkollën 9-vjeçare të Fierzës, ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se është kërcënuar me telefon nga Elsi Basha, djali i […]
Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë […]
Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’.
Imer Krrashi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kanë kërkuar ta ontrollojnë automjetin, 31-vjeçari i armatosur, ka tentuar të largohej në drejtim të TEG-ut. Gjatë ndjekjes nga forcat “Shqiponja” ai ka aksidentuar 7 automjete dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.
Si pasojë e përplasjes çifti ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ngjarja ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit nga mbikalimi i Saukut në drejtim të TEGU-ut.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital. Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.
Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë plagosur një efektiv policie dhe bashkëshortja e tij, që ndodhen në gjendje të rëndë.
Burime nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes është arrestuar.
Disa persona janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune nga uniformat blu në zonën e Astirit në kryeqytet, pasi dyshohet se nuk u janë bindur urdhrit të Policisë Rrugore. Nga pamjet e publikuara nga Top Channel, shihet një numër i lartë policësh në vendin e ngjarjes. Nga videoja shihet se një grua po bërtet me […]
Jetë të humbura në lule të rinisë, makina të shformuara dhe plagë sociale që ndoshta nuk shërohen kurrë. Kjo është panorama e shumë aksidenteve tragjike të ndodhura javët e fundit në vendin tonë. Një shëtitje mbrëmjeve, një nxitim për në punë apo një vizitë tek të afërmit u ndërpre nga një aksident fatal. Referuar statistikave […]
Një përplasje në ajër mes dy avionëve të vegjël në Kolorado gjatë fundjavës ka shkaktuar një viktimë dhe tre të plagosur. Incidenti ndodhi mëngjesin e 31 gushtit në Aeroportin Komunal të Fort Morgan, sipas një njoftimi nga Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan.
Sipas autoriteteve, një avion i tipit Cessna 172 ishte në fazën përfundimtare të uljes kur u përplas në ajër me një avion tjetër, model Extra EA 300. Të dy mjetet u rrëzuan dhe shpërthyen në flakë menjëherë pas përplasjes.
Në secilin avion ndodheshin nga dy persona. Pas përplasjes, dy personat që ndodheshin në avionin Cessna pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në vendngjarje. Nga avioni tjetër, një person humbi jetën në vend, ndërsa tjetri u dërgua në spital.
Identitetet e personave të përfshirë nuk janë bërë publike, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje të tjera për shkak të hetimit që vijon. Ngjarja çoi në mbylljen e përkohshme të aeroportit të dielën.
Hetimet do të zhvillohen nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA). Autoritetet kanë falënderuar qytetarët dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë pas aksidentit.
Hetimet pritet të zgjasin disa javë, deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.
Të paktën tetë persona, përfshirë dy gra dhe një fëmijë, humbën jetën ndërsa 43 të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë që ndodhi herët këtë mëngjes në shtetin verior indian të Uttar Pradesh, raportoi policia lokale. Aksidenti ndodhi kur një kamion u përplas me një automjet që transportonte pelegrinë hindu.
Autoritetet thanë se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në spital, ku po mbahen në intubim. Dinesh Kumar Singh, mbikëqyrësi i policisë në distriktin Bhulanchar, bëri të ditur se hetimet për shkakun e aksidentit kanë nisur, ndërsa trafiku në zonë është ndalur për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, pasi automjeti transportonte pelegrinë që po ktheheshin nga një pelegrinazh fetar. Shumë prej tyre ishin pjesëtarë të familjeve dhe grupesh fetare që vizitonin tempuj në rajon.
Policia ka apeluar për kujdes në rrugë dhe ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të shmangin shpejtësitë e larta, veçanërisht gjatë transportit të grupeve të mëdha të pelegrinëve. Operacionet e shpëtimit dhe transporti i të plagosurve vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe te komuniteti lokal, veçanërisht mes familjarëve të pelegrinëve të përfshirë. Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe apelojnë për kujdes maksimal në rrugë për të parandaluar aksidente të ngjashme.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit, në hyrje të qytetit të Pogradecit. U raportua se një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW, e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim. Për pasojë është lënduar në […]
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër -Tepelenë” ku një 21-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një 73-vjeçare. Aktualisht e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura […]
Dy avionë janë përplasur mëngjesin e së premtes në pistën e Aeroportit të Mançesterit, në një incident që ndodhi rreth orës 06:30 sipas kohës lokale. Avioni i kompanisë EasyJet preku me majën e krahut një tjetër avion gjatë lëvizjes në pistë, por, fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Të dy avionët ishin të destinuar për Paris dhe Gjibraltar, dhe pasagjerët janë evakuuar menjëherë nga bordi. Fluturimet në aeroport u pezulluan për një periudhë të shkurtër, derisa autoritetet e sigurisë kryen një vlerësim, i cili konfirmoi dëme të vogla në strukturën e avionëve.
Një pasagjere në fluturimin për në Gjibraltar, Tynisha Chaudhry, e përshkroi incidentin si një “goditje të madhe”, duke thënë se “i gjithë avioni u drodh, ishte si një përplasje makinash”. Ajo shtoi se pasagjerët mbetën të qetë, megjithëse disa fëmijë dhe prindër kishin shqetësime deri në momentin që u kthyen në terminal. Automjetet zjarrfikëse dhe personeli i sigurisë mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Shoqërimi i dy banorëve të fshatit Kurdari nga Policia e Matit të hënën riktheu përplasjet mes banorëve dhe kompanisë që po kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma” në lumin Lusë. Banorët akuzohen nga kompania “Global Enterprise Group” se kanë penguar nisjen e punimeve për gjurmën e projektit. Banorët deklarojnë se i kanë kundërshtuar paqësisht punëtorët e […]