Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mali Fuji i dukshëm qartë edhe nga 200 km larg – pamje që mahnitin rrjetin



Një burrë indian që jeton në Japoni ka ndarë një pamje marramendëse të malit Fuji, i cili sipas tij është i dukshëm nga një distancë prej gati 200 kilometrash.

Videoja fitoi vëmendje të konsiderueshme në rrjete sociale.

"Ajri i Japonisë është kaq i pastër", tha Mansoori në video, dhe për ta shpjeguar këtë, ai e lëvizi kamerën për të zbuluar malin ikonik të dukshëm nga rreth 200 km larg.



"Më lejoni t'ju tregoj se sa e qartë duket nga kjo distancë. Mendoj se kjo është provë e mjaftueshme që ajri i Japonisë është shumë i pastër. Ejani në Japoni, jetoni këtu", shtoi ai.

Videoja shkaktoi reagime, me shumicën e përdoruesve që reflektuan mbi cilësinë e dobët të ajrit të disa qyteteve të njohura. /Telegrafi/

“Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë

Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.

“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.

Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.

“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë appeared first on Citizens.al.

E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet pa shenja jete në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë afër një kantieri në Bulevardin e Ri në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për përcaktimin e shkakut dhe të rrethanave të humbjes së jetës.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet pa shenja jete në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri appeared first on Albeu.com.

Një shishe uji e derdhur i kushtoi një shoferi të Hyundai gati 12,000 dollarë



Një drejtues i një Hyundai Ioniq 5 në Florida është përballur me një faturë pothuajse 12 mijë dollarë, pasi një shishe uji e derdhur në makinë dëmtoi instalimet elektrike nën sedilje.

Sipas pronarit, Mike McCormick, shishja “u përplas në dysheme” gjatë frenimit dhe uji depërtoi në lidhësit e kabllove, duke shkaktuar drita paralajmëruese, sinjalizues që pushuan së punuari dhe pamundësinë për ta fikur makinën.

Servisi i Hyundai tha se kabllot nën sedilje dhe nën dysheme duheshin zëvendësuar, duke e vlerësuar dëmin në 11,882 dollarë (rreth 10,250 euro).

- YouTube www.youtube.com

Kompania e quajti dëmin “faktor i jashtëm”, duke refuzuar mbulimin në garanci.

Madje edhe kompania e sigurimeve refuzoi kërkesën, duke pretenduar se dëmi nuk erdhi nga një derdhje e vetme. /Telegrafi/

Shkencëtarët paralajmërojnë, Evropës po i mbaron uji i pijshëm



Një analizë alarmante, bazuar në të dhëna satelitore prej dy dekadash, zbulon se sipërfaqe të mëdha të Evropës po mbeten pa ujë.

Rezervat e ujit të ëmbël po pakësohen në të gjithë Evropën jugore dhe qendrore, nga Spanja dhe Italia në Poloni dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, raporton The Guardian .

Shkencëtarët nga University College London (UCL), në bashkëpunim me The Watershed Investigations dhe Guardian, analizuan të dhënat e mbledhura nga viti 2002 deri në vitin 2024 duke përdorur satelitë që monitorojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës.

Meqenëse uji ka masë, ndryshimet në nivelet e ujërave nëntokësore, lumenjve, liqeneve, lagështisë së tokës dhe akullnajave janë të dukshme në sinjalin e gravitetit, duke u lejuar satelitëve të "peshojnë" në mënyrë efektive se sa ujë ruhet në një zonë.

Rezultatet e analizës zbulojnë një ndarje të mprehtë: veriu dhe veriperëndimi i Evropës - veçanërisht Skandinavia, pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Portugalisë - po bëhen më të lagështa.

Në të njëjtën kohë, pjesë të mëdha të jugut dhe juglindjes, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Rumaninë, Ukrainën dhe gjithashtu pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, po thahen me shpejtësi.

Shkencëtarët thonë se ndarja e klimës është e dukshme në të dhëna.

Kjo duhet të jetë një "thirrje zgjimi" për politikanët që janë ende skeptikë në lidhje me uljen e emetimeve, sipas Mohammad Shamsudduha, profesor i specializuar në krizat e ujit.

Sipas analizës së shkencëtarëve, edhe rezervat e fshehura të ujërave të ëmbla të Evropës po shterohen në mënyrë të rrezikshme.

Por kjo krizë duket të jetë globale.

Problemi nuk kufizohet vetëm në Evropë. Globalisht, me thatësi po përballen edhe vende në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën e Jugut, përgjatë bregdetit perëndimor të SHBA-së dhe në të gjithë Kanadanë, dhe tendenca dramatike janë të dukshme edhe në Grenlandë, Islandë dhe Svalbard.

Një shembull ekstrem vjen nga Irani, ku kryeqyteti Teheran po i afrohet "ditës zero" - momentit kur uji nuk do të rrjedhë më.

Autoritetet po planifikojnë racionimin dhe presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se nëse kjo dështon, Teherani mund të duhet të evakuohet. /Telegrafi/

ITU Shkabaj del jashtë funksionit, disa komuna mbesin pa ujë të pijshëm



KRU “Prishtina” ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) Shkabaj ka dalë jashtë funksionit që nga ora 05:00 e mëngjesit, për shkak të rritjes së madhe të turbullirave në kanalin Ibër–Lepenc, si pasojë e punimeve që po zhvillohen në këtë kanal furnizues.

Si rezultat, pa ujë të pijshëm kanë mbetur këto zona: Fushë Kosova; Drenasi; Obiliqi; Një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë; Pikat e larta të lagjes Arbëria.

Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.

KRU "Prishtina" njofton se "Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues".

"Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara, PA FAJIN TONË, ngase kanali nuk menaxhohet nga KRU" Prishtina".Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal"./Telegrafi/

HAPËSIRË  – Shpella misterioze në Mars mbajnë gjurmë uji të lashtë

SHENZHEN, 25 nëntor /ATSH/ – Shkencëtarët zbuluan shpella të mëdha në Mars që duket se u formuan nga uji miliarda vjet më parë. Këto formacione mund të fshehin prova të jetës së lashtë mikrobiale, sipas “Daily Gakaxy”.

Shpella janë krijuar nga uji acidik që ka tretur shkëmbin e planetit, një proces i ngjashëm me atë që krijon shpella karstike në Tokë. Kjo është hera e parë që shpella të tilla identifikohen në Mars.

Zbulimi u bë nga ekipi i Chunyu Ding në Universitetin e Shenzhenit, Kinë duke përdorur të dhëna nga misionet “Mars Odyssey” dhe “Mars Reconnaissance Orbiter”.  Shpella ndodhen në Hebrus Valles, një zonë me kanale lumi dhe minerale të hidratuara që tregojnë se uji ka rrjedhur dikur aty.

Më shumë se 3,5 miliard vjet më parë, uji ka lënë pas depozita karbonatesh dhe sulfatesh, që sot formojnë shkëmbin rreth shpellave. Ky ambient mund të ketë ofruar një mikroklimë të qëndrueshme për jetë mikrobiale.

Shpella ofrojnë mbrojtje nga temperaturat ekstreme, stuhitë e pluhurit dhe rrezatimi ultraviolet, duke qenë më të sigurta sesa sipërfaqja e Marsit për ruajtjen e dëshmive të jetës.

Eksplorimi i tyre është i vështirë për shkak të tavanit të shpellave, por studiuesit sugjerojnë përdorimin e roverëve, robotëve ngjitës dhe dronëve ajrorë për të marrë mostra nga brenda.

Këto shpella nuk janë të përhapura kudo, por ndodhen në rajone specifike me kushtet e duhura hidrologjike. Ekspertët presin që shpella të tjera të ngjashme të zbulohen në të ardhmen.

Përveç vlerës shkencore, shpella mund të ofrojnë mbrojtje edhe për astronautët e ardhshëm nga rrezatimi dhe stuhitë e pluhurit në sipërfaqe. /Ad.Ab./

 

The post HAPËSIRË  – Shpella misterioze në Mars mbajnë gjurmë uji të lashtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Operatorë kombëtarë për ujin dhe mbetjet, menaxhim në nivel tjetër

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot gjatë dëgjesës publike me qytetarët e Njësisë Nr.2 në Tiranë, te problematika e ujit të pijshëm.

Në takimin, ku të pranishme ishin edhe kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si dhe deputetja e PS Ogerta Manastirliu, Rama tha se po punohet rreth një projekti shumë interesant që do të prezantohet së shpejti dhe që lidhet me çështjen e ujit të pijshëm.

“Po përgatisim fazën e fundit të një reforme që ka marrë shumë kohë, po ka qenë e pashmangshme për të krijuar Ndërmarrjen Kombëtare të Ujit. Siç kemi ndërmarrjet e energjisë, te gjenerimit, të shpërndarjes, që sot janë të suksesshme do të kemi edhe Operatorin Kombëtar të Ujit që do na japë mundësinë që ta ngremë nivelin e menaxhimit në një shkallë tjetër”, tha ai.

“Dhe po ashtu do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të krijuar partneritet strategjik me kompani të mëdha evropiane që kanë eksperiencë dhe që punojnë jashtë vendit të tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se e e njëjta filozofi do të ndiqet edhe për çështjen e mbetjeve.

“Ju e dini që një tjetër pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së Tiranës, është rritja e volumit të mbetjeve. Gjë që ndjehet në Shqipëri shumë fort, në të gjitha territoret ku është rritur turizmi, por në Tiranë shumë fort se nuk është rritur vetëm turizmi, por edhe numri i njësive të banimit dhe njerëzve që banojnë dhe konsumojnë”, tha Rama.

Rama pohoi se po bëhet një reformë për të pasur një operator kombëtar që do të merret me trajtimin e mbetjeve, ndërkohë që çështja e mbledhjes, do t’u mbetet bashkive, dhe në këtë pikë Bashkia Tiranë ka sfidën më të madhe.

“Unë jam shumë besimplot që gjërat të gjitha po vihen në vendin e tyre në një mënyrë të atillë që gjithçka është bërë deri më sot do të konsolidohet, të tjera gjëra që nuk janë bërë do të bëhen. Pa diskutim në fund të këtij mandati në shumëçka duke filluar nga raporti me Evropën dhe pozicioni ynë jo vetëm në kuptimin e dinjitetit dhe respektit, por edhe kuptimin formal, do të jetë një pozicion krejt i ri dhe i pakthyeshëm që do të jetë bekimi i gjithë atyre që janë sot janë fare të rinj ose atyre që do të lindin nesër”, tha Rama.

/e.i/j.p/

The post Rama: Operatorë kombëtarë për ujin dhe mbetjet, menaxhim në nivel tjetër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, çrregullohet furnizimi me ujë në disa zona



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit si shkak i punimeve teknike në kanal nga mesnata ka probleme në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

"Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike në kanal) nga mesnata po kemi problem në ITU Shkabaj.Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe mund të ketë ndikim edhe në disa pjesë të Prishtinës. Aktualisht ITU Shkabaj nuk është duke trajtuar ujë", thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale. /Telegrafi/

Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e Kukësit të vjetër mbulohen nga uji

KUKËS- Reshjet e shiut që përfshinë prej dy ditësh verilindjen e vendit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në liqenin e Fierzës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kuota e tij është rritur me të paktën 5 metra duke zhytur sërish nën ujë rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, të cilat si rrallë herë kishin dalë në sipërfaqe prej disa ditësh./abcnews.al

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme […]

The post Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike appeared first on BoldNews.al.

Probleme të përkohshme me furnizimin me ujë në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Drenas



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër-Lepencit, si pasojë e punimeve teknike, po paraqiten vështirësi në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shkabaj.

Sipas njoftimit të kompanisë, turbullira ka ndikuar në çrregullimin e furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, ndërsa pasojat mund të ndihen edhe në zona të caktuara të Prishtinës dhe Drenasit.

"Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës.Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit. Gjendja është duke u stabilizuar.Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale", thuhet në njoftim./Telegrafi/

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

Problemet me ujin e pijshëm, menaxhimin e mbetjeve, dhe rritja e abuzive e çmimeve bëjnë që të frenohet ardhja e turistëve të huaj dhe të rritet numri i shqiptarëve që zgjedhin të pushojnë jashtë. Sezoni veror për vitin 2025 në Shqipëri nuk përmbushi pritshmëritë e krijuara nga entuziazmi i viteve të fundit. Turizmi është kthyer […]

The post Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet appeared first on BoldNews.al.

Defekte në rrjetin e ujësjellësit në Tetovë, NPK Sharri: Punojmë në terren



Tetova sot mbeti pa ujë për shkak të një sërë defektesh në rrjetin e ujësjellësit.

Ndërmarrja Publike "Sharri" informoi se probleme kanë lindur në më shumë se dhjetë lokacione në qytet që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

"Për shkak të defekteve të shumta, jemi të detyruar të ndërpresim përkohësisht furnizimin me ujë në të gjithë qytetin. Ekipet janë në terren dhe punojnë me kapacitet të plotë për të riparuar të gjitha defektet sa më shpejt të jetë e mundur", njoftoi kompania.

"Sharri" njoftoi se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pasi të përfundojnë të gjitha riparimet dhe u bëri apel qytetarëve të tregojnë mirëkuptim ndërsa ndërhyrjet janë duke vazhduar.

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5 filmave ndërkombëtarë për t’u parë,  (“Five International Movies to Stream Noë”).

Në artikullin e publikuar më 19 shtator 2025 nga kritikja Devika Girish, Neë York Times përshkruan filmin si një vepër që tregon “atmosferën e zymtë të korrupsionit” duke ndjekur historinë e Aida-s (Gresa Pallaska) dhe bashkëshortit të saj Ilir (Arben Bajraktaraj), të cilët “jetojnë në një pallat të lartë mbi qytetin e Pogradecit në Shqipëri, me dritare të mëdha xhami që ofrojnë një pamje mahnitëse të Liqenit të Ohrit.”

Kritikja e Neë York Times vlerëson veprën e regjisorit Robert Budina, duke thënë se “ai i mbështjell personazhet në një atmosferë të zymtë me ngjyra blu dhe gri dhe perspektiva të shtrembëruara, duke theksuar kalbëzimin e thellë që shtrihet nën sipërfaqen e jetëve të të pasurve dhe të fuqishmëve.”

Suksesi i New York Times vjen pas një sërë vlerësimesh pozitive nga publikimet më të respektuara të industrisë së filmit:

Variety – Një Dramë Kaptivuese

Variety e përshkroi filmin si “një dramë kaptivuese shqiptare” që eksploron “sistemin që krijon rrethana të tilla që lejojnë” personazhet e privilegjuar “ta afrojnë atë që bënë me indiferencën e privilegjuarve.”

Cineuropa – Një Akuzë e Fuqishme

Cineuropa e quajti filmin “një akuzë realiste të përfshirjes kolektive në sistemet patriarkale dhunore” dhe theksoi se “një pikë është e gjitha që nevojitet për të thyer digën.”

Rotten Tomatoes – Performanca e Përsosur

Kritikët e Rotten Tomatoes theksuan “performancën e fuqishme” të Gresa Pallaska-s, duke e quajtur “një grua shumë ambicioze që bëri atë që duhej të bënte për të pasur sukses dhe për të lulëzuar në qytetin e vogël shqiptar ku u rrit.”

Filmi është një bashkëpunim ndërkombëtar i prodhuar nga Erafilm e Shqipërisë, Redibis Film e Italisë, Avanpost e Rumanisë, Iliria Film e Kosovës dhe Manufaktura Production e Maqedonisë së Veriut me producente Sabina Kodra.

Siç ka thënë vetë regjisori Robert Budina: “Ne donim të kishim një lloj anatomie të shoqërisë sonë, por edhe të marrëdhënies që keni me familjen, karrierën, shoqërinë dhe politikën.” Filmi trajton tema universale por me një këndvështrim specifik shqiptar, duke eksploruar “sistemin toksik të dhunës mizogjine dhe lojës së pushtetit” në kontekstin e një shoqërie post-komuniste.

 

Neë York Times rekomandon shikimin e filmit në platformën Film Movement Plus, duke e bërë të aksesueshëm për audiencën amerikane dhe ndërkombëtare. Rekomandimi i Neë York Times për “Pikë Uji” përfaqëson një nga arritjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare në dekada. Filmi i Robert Budina-s po hap rrugë të reja për artistët shqiptarë dhe po tregon se kinematografia kombëtare mund të konkurrojë me veprat më të mira botërore.

 

Bashkia Kavajë la pa ujë edhe këtë vit banorët e fshatit Karpen dhe Rrakull

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Fisnik Qosja, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, premtoi zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat Karpen dhe Rrakull. “Ne kemi një projekt që përfshin bashkë me Karpenin edhe fshatin Rrakull, i cili do të mundësojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, aq të rëndësishëm për banorët dhe turizmin!” ,  shkruante Qosja më 3 maj 2023.

Dy vjet më vonë, realiteti në terren duket ndryshe. 

Banorët flasin

Vizita në terren në dy fshatrat tregoi një tablo të qartë të mungesës së ujit. Një zonjë nga Karpeni, që nuk pranoi të identifikohej me emër, na tregoi: “Ne ujim e marrim nga pusi që kemi në shtëpi. Atë ujë përdorim për të larë, shplarë dhe për të gatuar. Ujin e pijshëm e blejmë në dyqan

Ajo kujtoi se dikur, shumë vite më parë, kishin pasur ujë nga rubineti, por sistemi ishte ndalur dhe nuk kishte ardhur më. Kur u pyet për premtimet e kryebashkiakut, reagimi i saj ishte i rezervuar: “Nuk marr vesh unë nga politika

Situata nuk është ndryshe në Rrakull. Një i ri nga fshati na tha: “Unë nuk di të kemi patur ndonjëherë ujë nga ujësjellësi.” Banorët e atjeshëm gjithashtu varen nga pusët dhe uji i blerë për nevojat bazë.

Bashkia shmang përgjegjësinë

Faktoje iu drejtua Bashkisë së Kavajës me një kërkesë për informacion lidhur me këtë zotim, por përgjigjja zyrtare e shmangu përgjegjësinë nga pushteti vendor tek një tjetër institucion: Ujësjellës Kanalizime Durrës. “Janë linjat e furnizimit me ujë shumë të vjetra. Duhet t’i drejtoheni shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës,” thuhej në përgjigje.

Kjo edhe pse sipas asaj që shkruante në rrjete sociale, kandidati Fisnik Qosja ishte tashmë “në dijeni për situatën e linjës furnizuese dhe tubave të ujësjellësit” në këto fshatra.

Por ne kemi një projekt që përfshin bashkë me Karpenin edhe fshatin Rrakull”, vijonte Qosja dy vjet më parë. 

Faktoje.al dërgoi një kërkesë për informacion edhe tek Ujësjellës Kanalizime Durrës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Premtimi që synonte adresimin e një shqetësimi të madh të banorëve, rezulton se nuk u shoqërua me një plan konkret zbatimi. 

Përgjegjësia e Bashkisë në këte rast nuk mund t’i kalojë vetëm një institucioni tjetër, sidomos kur kandidati ishte i njohur me problemet e zonës dhe rrjetit ekzistues ujesjellës.

Përfundimi

Nisur nga verifikimi në terren dhe informacionet e mbledhura, premtimi i kryebashkiakut Fisnik Qosja për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave Karpen dhe Rrakull deri më tani mbetet i pambajtur. Banorët vazhdojnë të varen nga pusët dhe uji i blerë, ndërsa projekti i premtuar nuk “duket” deri më sot.

The post Bashkia Kavajë la pa ujë edhe këtë vit banorët e fshatit Karpen dhe Rrakull appeared first on Faktoje.al.

“Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

Banorët e njësisë administrative të Martaneshit në Bulqizë protestuan të dielën kundër punimeve për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve, që po kryhen nga kompania “Teodori 2003”. Ata paralajmëruan se rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore në katër fshatra të zonës rrezikojnë të mbeten pa ujë vaditës, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbeten […]

The post “Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in appeared first on BoldNews.al.

Osmani flet për ndalimin e kameramanit: Nuk kam kërkuar arrestimin e tij, s’kam çfarë të fsheh



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur të mërkurën, ku kameramani Jetmir Muji u ndalua afër shkollës ku ndjekin mësimet vajzat e saj.

Në një deklarim para mediave, Osmani ka mohuar kategorikisht se ndalimi është bërë me urdhërin e saj apo nga ekipi i saj i sigurisë.

“Ishte gënjeshtër që kinse mbrojtja ime e afërt e ka arrestuar gazetarin. Dje mbrojtja e afërt nuk e ka arrestuar, ata nuk arrestojnë gazetar. Ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, u shpreh presidentja.

Ajo sqaroi se ngjarja ndodhi në kohën kur fëmijët e saj po përgatiteshin të dilnin nga shkolla dhe se incizimi pa leje i të miturve është vepër e ndaluar nga ligji dhe etika mediale.

“Ju e dini shumë mirë që incizimi i paautorizuar është vepër penale, edhe e dini që në kodin e etikës për mediat e shkruara një nga nenet kryesore është ndalimi i incizimit të paautorizuar dhe pa lejen e prindërve për fëmijët nën moshën 18 vjeçare”, shtoi ajo.

Osmani po ashtu sqaroi se nuk është informuar për arrestimin e kameramanit në kohën kur ka ndodhur, dhe se nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkojë ndonjëherë ndalimin e ndonjë gazetari.

“Nuk kam asnjë informatë as kur është arrestuar e as nga kush. Nuk kam bërë kërkesë, e as nuk do të bëjë ndonjëherë që të arrestohet ndonjë gazetar. Nuk kam çfarë të fsheh”, deklaroi presidentja.

Rasti ka hapur debat të gjerë në opinion për balancën mes të drejtës për privatësi dhe siguri të fëmijëve, dhe lirisë së medias për të raportuar, veçanërisht kur përfshihen figura publike dhe familjarët e tyre.

Presidentja ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve të saj është e domosdoshme, sidomos për shkak të kërcënimeve të rënda që ajo dhe familja e saj kanë marrë, përfshirë kërcënime me dhunë dhe jetë. /Telegrafi/

Arrestohet e më pas lirohet gazetari Jetmir Muji, reagon AGK



Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga portali Paparaci, se kameramani Jetmir Muji është arrestuar dhe më pas është dërguar në stacionin policor Qendër në Prishtinë.

AGK thotë se pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit.

Asociacioni i Gazetarëve dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.

Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.

"Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim", thuhet në reagim.

❌