Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te âZyber Hallulliâ
Konkursi pĂ«r zhvillimin e truallit tĂ« jetimores âZyber Hallulliâ u mbyll sot me shpalljen e dy fituesve tĂ« ndarĂ«: grupi i udhĂ«hequr nga studio Rojkind Arquitectos do tĂ« zhvillojĂ« 3 kulla deri 35 kate, ndĂ«rsa grupi i udhĂ«hequr nga Hector Barroso do tĂ« zhvillojĂ« kampusin e ri tĂ« jetimores dhe zyrave tĂ« inspektorateve te ish-vilat gjermane.
Vendimi u mor pas rreth katër orësh diskutime, ku juria arriti në përfundimin se asnjë projekt-propozim nga 5 grupet finaliste nuk i trajtonte në mënyrë plotësisht të suksesshme kërkesat duke bërë kështu që fituesit të ishin të ndarë sipas funksioneve.
Pesë finalistë, e njëjta qasje vertikale
Pavarësisht ndarjes së çmimeve, prezantimet e pesë projekteve finaliste treguan një uniformitet të qartë në qasje: të gjitha studiot propozuan tre deri në katër kulla me lartësi deri në 45 kate.
Trualli i ish-jetimores u trajtua nga të gjitha ekipet si një nyje intensive zhvillimi imobiliar, ku dominoi vertikalizimi, densiteti i lartë dhe funksionet rezidenciale elitare, ndërsa hapësirat publike mbetën të kufizuara dhe kryesisht dekorative.

Ndryshimet mes projekteve u kufizuan në fasada, volumetri dhe gjuhë simbolike, por asnjë prej tyre nuk doli nga paradigma e zhvillimit intensiv vertikal, duke e kthyer konkursin më shumë në një garë estetike sesa në një debat real mbi alternativat e përdorimit të truallit publik.
Lexo: âShteti si agjent imobiliarâ, nga Sazani te Zyber Hallulli
Juria përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtueset e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe arkitektë ndërkombëtarë.
Në këtë përbërje ra në sy mungesa e përfaqësimit të Bashkisë Tiranë, e cila në konkurse të mëparshme ishte e përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje përmes kryetarit Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim si i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Mungesa e pushtetit lokal në një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë urban për kryeqytetin ngre pikëpyetje mbi formulën e vendimmarrjes dhe rolin e bashkisë në zhvillimet madhore të Tiranës.
ĂfarĂ« parashikonte thirrja e KISH?
Thirrja âduo pĂ«r projekt-propozim dhe investimâ, e hapur mĂ« 15 shtator 2025, parashikonte shpĂ«rnguljen e jetimores dhe zyrave tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« punĂ«s nga trualli aktual, si dhe ndĂ«rtimin e njĂ« kampusi tĂ« ri te rruga âGramoz Pashkoâ, nĂ« ish-kompleksin rezidencial tĂ« diplomatĂ«ve tĂ« GjermanisĂ« Lindore.
Sipas kushteve, ndërtimi i godinave të reja për jetimoren dhe zyrat do të mbulohet nga investitori privat, ndërsa një pjesë e sipërfaqes së ndërtimit në kullat e reja do të jepet për përdorim publik.
Gara pĂ«r zhvillimin e truallit u fitua nga grupi i kryesuar prej studios Rojkind Arquitectos S.C (me bashkĂ«punĂ«torĂ« Asab, Son Engineering & Construction, dhe Julian Kasharaj). Ky grup qe angazhuar nga kompania Motus (e zotĂ«ruar nga sipĂ«rmarrĂ«si Idajet Ismailaj, aksionere nĂ« kompaninĂ« Alb-Star e njohur pĂ«r ndĂ«rtimin e stadiumit âArena KombĂ«tareâ).
âQuhet Kor, si zĂ«ri i shumĂ« njerĂ«zveâ tha gjatĂ« prezantimit arkitekti meksikan tĂ« projektit qĂ« parashikon tre kulla 20-25-35 katĂ«she tĂ« lidhura me ura (korridore tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta) dhe shfrytĂ«zim maksimal tĂ« truallit pĂ«r parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen pĂ«r rezidenca teksa fasada propozohet tĂ« jetĂ« e varur me forma unike tĂ« çrregullta.

Ndërsa pjesa e kampusit të ri të jetimores iu dha grupit të kryesuar nga studio Taller Hector Barroso (me bashkëpunëtorë Studio B&L, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci). Ky grup qe angazhuar nga PROGEEN (e zotëruar nga sipërmarrësi Genc Kuçuku, i cili mbetet në diskutime me KISH për të zhvilluar projektin e Void Tower në këmbim të ndërtimit të zyrave qeveritare te Komuna e Parisit).
Lexo: Darka e Sazanit, si u vu pasuria publike në tryezë
Pritet qĂ« mes dy investitorĂ«ve tĂ« paraqitet ofertĂ« ndaj KISH pĂ«r tâu vendosur mĂ« pas se cili do tĂ« jetĂ« sipĂ«rmarrĂ«si qĂ« do tĂ« pĂ«rfitojĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r ta zhvilluar kĂ«tĂ« thirrje.
Ndër grupet e tjera propozuese ishin:
- BE-IS (e sipërmarrësit Hamz Islamaj) dhe CEBRA Arkitekter A/S, me LOFT Architects dhe Superflex Studio
- Gruppo Koni SRL (e sipërmarrësve Nik dhe Sandër Nikolli), që përfshin Stefano Boeri Architetti, Gross.Max, AEI Progetti dhe artistin Patrick Tuttofuoco, së bashku me kontraktorë lokalë
- DIAGONAL Projektim & Zbatim (e sipërmarrësit Nikolin Jaka), + ASL shpk me Carrilho da Graca Arquitectos.
Diskurs optimist, bilanc problematik
NĂ« fjalĂ«n e tij para konkursit, Kryeministri Edi Rama e paraqiti thirrjen si njĂ« mundĂ«si pĂ«r krijimin e kushteve mĂ« tĂ« mira pĂ«r fĂ«mijĂ«t jetimĂ« dhe si pjesĂ« tĂ« njĂ« serie veprash madhore arkitekturore qĂ«, sipas tij, e kthejnĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« pikĂ« referimi pĂ«r arkitektĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe nĂ« njĂ« âuniversitet tĂ« hapurâ pĂ«r brezat e rinj.
Por përtej këtij diskursi, bilanci i KISH në konkurset për pronat publike mbetet problematik. Në më shumë se 16 thirrje të hapura prej vitit 2024, nuk është njoftuar asnjë kontratë finale e përfunduar, ndërsa në të paktën një rast investitori i shpallur fitues është tërhequr (AIBA Company te thirrja për Void Tower).

Edhe thirrja për Bibliotekën Kombëtare, e lidhur me ndërtimin e një kulle në të njëjtën zonë, u anulua për mungesë interesimi dhe aktualisht nuk ka një proces të ri të hapur.
Në praktikë, puna e Korporatës dhe agjencive partnere ka prodhuar kryesisht konkurse dhe projekte në formë vizualizimesh, me një faturë prej të paktën 1.4 milionë euro shpërblime për finalistët, por pa rezultate konkrete në terren.
Ndërkohë, fakti që pesë studio të ndryshme përfundojnë në të njëjtën zgjidhje urbane (3 kulla!) sugjeron se korniza e konkursit ishte e orientuar që në fillim drejt ndërtimeve shumëkatëshe (paralajmëruar nga Citizens.al që në fillim), duke lënë pak ose aspak hapësirë për modele alternative zhvillimi.
NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, konkursi pĂ«r âZyber Hallullinâ nuk hap njĂ« debat mbi interesin publik, por e konsolidon mĂ« tej praktikĂ«n ku trualli publik shihet kryesisht si potencial ndĂ«rtimi maksimal, ndĂ«rsa funksioni social dhe ndikimi urban mbeten çështje dytĂ«sore dhe madje shpĂ«rngulen sa mĂ« larg rrugĂ«ve kryesore tĂ« kryeqytetit.
Lexoni gjithashtu:
- Stadiumi âSelman StĂ«rmasiâ me dy kulla
- Bjarke Ingels nĂ« PetrelĂ«: âParku i Besimitâ mbi zonĂ«n antike tĂ« PĂ«rsqopit
- Thirrjet âpa garĂ«â dhe âpa llogariâ tĂ« KorporatĂ«s sĂ« Investimeve
The post Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te âZyber Hallulliâ appeared first on Citizens.al.
