Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 February 2026Main stream

Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Ramës për pagat: Po ushtrohet presion dhe linçim publik ndaj GJK! Nuk kërkojmë rritje page, por zbatim të Kushtetutës

By: M C
3 February 2026 at 22:48

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj asaj që e cilëson si një fushatë publike spekulative dhe populiste të ndërmarrë nga Kryeministri dhe e amplifikuar nga mediat, në një moment kur Gjykata Kushtetuese ndodhet në fazën përfundimtare të vendimmarrjes për çështjen e statusit financiar të magjistratëve.

Në një deklaratë të gjatë publike, shoqata thekson se kjo klimë synon linçimin e gjyqtarëve dhe ushtrimin e presionit të drejtpërdrejtë mbi Gjykatën Kushtetuese, duke cenuar parimet e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Sipas shoqatës, nuk është detyrë e saj të argumentojë më tej kërkesat kushtetuese, pasi ato ndodhen tashmë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, por është e domosdoshme të ndalet keqinformimi i opinionit publik dhe presioni politik ndaj gjyqtarëve.

Shoqata rikujton se prej vitit 2016 e në vijim, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ kanë ndërhyrë në mënyrë të përsëritur në statusin financiar të magjistratëve, duke devijuar nga standardet e parashikuara fillimisht në reformën në drejtësi dhe nga neni 138 i Kushtetutës, i cili sanksionon se paga dhe përfitimet e gjyqtarëve nuk mund të ulen.

Në deklaratë renditen disa raste konkrete, ku sipas shoqatës, qeveria dhe Kuvendi kanë vepruar me “keqbesim”, duke ndryshuar ligje, dispozita tranzitore dhe referenca pagash, të cilat janë shfuqizuar në disa raste nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Shoqata thekson se iniciativat e saj nuk kanë si qëllim rritjen e pagave, por mbrojtjen e statusit kushtetues, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratëve, duke e cilësuar si spekulative dhe të pavërtetë narrativën se bëhet fjalë për privilegje financiare.

Shoqata paralajmëron se sulmet publike ndaj gjyqësorit dhe paralajmërimet për ndërhyrje të reja edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një rrezik serioz për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe për demokracinë.

Në përfundim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve nënvizon se veprimet e saj nuk janë destabilizuese, por përkundrazi kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në mbrojtjen e parimeve kushtetuese nga çdo ndërhyrje politike.

DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese.

Ndaj e vlerësojmë të nevojshme, jo të argumentojmë drejtësinë kushtetuese të pretendimeve të parashtruara në dy kërkesat e paraqitura, pasi artikulimi juridik dhe parashtrimi i tyre në gjykatën e ligjeve tashmë është një fazë e mbyllur procesi, por të mos lejojmë keqinformimin e publikut mbi qëllimet e këtyre iniciativave gjyqësore. Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që Republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim, në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti, stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimit të rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestë në rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta është se janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin, as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare.

Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

The post Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Ramës për pagat: Po ushtrohet presion dhe linçim publik ndaj GJK! Nuk kërkojmë rritje page, por zbatim të Kushtetutës appeared first on Albeu.com.

Sindikata e Gjykatësve kundër Kryeministrit/ Sulm me gjuhë të ashpër, pse Rama reagoi për kërkesën për rrogat

By: Rovena
3 February 2026 at 22:35

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se gjyqtarët kanë kërkuar “tinëz” rritje pagash që do t’i kushtonin buxhetit të shtetit 37 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ka ardhur reagimi i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Shoqata mundohet ti hedh poshtë fjalët e Ramës duke u shprehur e keqardhur dhe e shqetësuar për atë që e cilëson si një fushatë publike populiste dhe linçuese në një moment delikat, kur çështja ndodhet në fazën përfundimtare të vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje që duhet të zhvillohet vetëm në sallën e gjykimit”.

Deklarata vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Rama publikoi fragmente nga seanca në Gjykatën Kushtetuese, duke ironizuar argumentet e gjyqtarëve që kërkojnl rritje page dhe duke deklaruar se ata po përpiqen të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë.

Por Shoqata e Gjyqtarëve mendon ndryshe, duke thënë se procesi nuk ka të bëjë me “rritje page”, por me zbatimin e nenit 138 të Kushtetutës, i cili parashikon se paga dhe përfitimet e gjyqtarëve nuk mund të ulen.

“Termi ‘rritje page’ është i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulativ, për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike.”

Gjyqtarët rendisin një seri shqetësimesh, ku sipas tyre ka pasur ndërhyrje të njëpasnjëshme të qeverive dhe Kuvendit që nga viti 2016, të cilat sipas tyree kanë cenuar statusin financiar, duke ulur sipas tyre referencat e pagave përmes akteve nënligjore.

Në mënyrë indirekte, reagimi i Shoqatës i përgjigjet edhe paralajmërimit të Ramës se, në rast të një vendimi të papëlqyeshëm, qeveria do të “gjejë ilaçe të tjera”.

“Paralajmërimi publik dhe kërcënues për zgjidhje alternative pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën keqbesimin e radhës dhe cenon rëndë parimin e ndarjes së pushteteve.”

Në fund, Shoqata vlerëson se kerkesat e tyre nuk janë destabilizuese për vendin, por përkundrazi, shërbejnë për forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë në ditët në vijim vendimin përfundimtar mbi kërkesën e shoqates se gjyqtarëve.

Gratë toksike të Rilindjes dhe “pikat e voçkla” të Kumbaros

By: Elva
3 February 2026 at 20:23

Nga Boldnews.al Kudo që vendosin këmbën mbetet gjurmë aferash, ndërsa mbyllin sytë dhe hapin xhepat në çmenduri që shkojnë tej çdo imagjinate, edhe kur bëhet fjalë për mbetje helmuese. Plot 102 kontejnerë gjenden në zonën e Porto Romanos prej shtatorit të vitit 2024 dhe së fundmi u vërtetua se ishin me mbetje toksike të rrezikshme. […]

The post Gratë toksike të Rilindjes dhe “pikat e voçkla” të Kumbaros appeared first on BoldNews.al.

Vizitat e nderit të Ramës dhe marrëveshjet që fshihen pas tyre

By: Elva
3 February 2026 at 20:11

Javën që lamë pas, Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni në Jerusalem dhe u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit, akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Nga entuziazmi i madh i medaljes dhe i fjalimit pompoz që mbajti, duke përsëritur shprehjen se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama nuk […]

The post Vizitat e nderit të Ramës dhe marrëveshjet që fshihen pas tyre appeared first on BoldNews.al.

Rama e quajti “aludim patologjik”/ Prokuroria e Durrësit, arreste masive për kontrabandën e mbetjeve

By: Elva
3 February 2026 at 17:55

Nga Boldnews.al Prokuroria e Durrësit ka urdhër arrestimin e 33 personave, ndër të cilët zyrtarë e drejtues të kompanive private, në dyshimet se kanë kryer kontrabandë me mallra të ndaluara, në vijim të hetimeve për eksportin e dhjetra kontenierëve me lëndëve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azisë Juglindore, në gusht të vitit 2024. Burime zyrtare […]

The post Rama e quajti “aludim patologjik”/ Prokuroria e Durrësit, arreste masive për kontrabandën e mbetjeve appeared first on BoldNews.al.

Fatjon Tafaj emërohet trajner i Kombëtares U-19, Armand Dama te Kombëtarja U-17

3 February 2026 at 16:49

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Federata e Futbollit ka vendosur të bëjë dy ndryshime në drejtimin teknik të kombëtareve të moshave, në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të futbollit të të rinjve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja U-19 për djem do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Fatjon Tafaj, i cili më herët ka qenë në krye të Kombëtares U-17. Ndërkohë, drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë trajneri Armand Dama.

Në muajin mars, Kombëtarja U-19 do të zbresë në fushë për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B4, së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën, dhe do të drejtohen nga trajneri Fatjon Tafaj në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.

Ndërkohë, prova e parë për trajnerin Armand Dama në krye të Kombëtares U-17 do të jetë në muajin mars, me dy ndeshje miqësore që pritet të zyrtarizohen së shpejti. Në muajin prill, ai do të drejtojë Kombëtaren në turneun UEFA Development U-16 për djem, i cili do të organizohet nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Austrisë, Suedisë dhe Japonisë.

Gjithashtu, në muajin qershor, Kombëtarja U-17 për djem do të zhvillojë ndeshjet e raundit të dytë kualifikues, ku Shqipëria do të përballet me Ukrainën dhe Letoninë.

/gj.m/j.p/

The post Fatjon Tafaj emërohet trajner i Kombëtares U-19, Armand Dama te Kombëtarja U-17 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekuipazhet e helikopterëve Black Hawk, stërvitje për transport trupash apo evakuime mjekësore

3 February 2026 at 16:15

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore janë të angazhuar në situatat e emergjencave civile si dhe operacionet e kërkim–shpëtimit.

Ndërkohë ekuipazhet e këtyre helikopterëve vijojnë stërvitjet ushtarake si dhe trajnohen në vijimësi që të kryejnë transport trupash apo evakuime mjekësore në raste emergjencash civile.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga energjia e stërvitjes së ushtarëve të helikopterëve Black Hawk.

Pas investimit për modernizimin e infrastrukturës, Baza e Farkës ofron të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët.

Në vijimësi pilotët shqiptarë janë trajnuar nga aleatët amerikanë për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e helikopterëve Black Hawk, që janë tashmë pjesë e flotës ajrore shqiptare.

/m.m/j.p/

The post Ekuipazhet e helikopterëve Black Hawk, stërvitje për transport trupash apo evakuime mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekuipazhet e helikopterëve Black Hawk, Rama poston pamjet: Stërvitje për transport trupash apo evakuime mjekësore

By: redi
3 February 2026 at 16:47

Helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore janë të angazhuar në situatat e emergjencave civile si dhe operacionet e kërkim–shpëtimit. Ndërkohë ekuipazhet e këtyre helikopterëve vijojnë stërvitjet ushtarake si dhe trajnohen në vijimësi që të kryejnë transport trupash apo evakuime mjekësore në raste emergjencash civile. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook momente nga energjia e stërvitjes…

Source

Dështon reforma territoriale e Ramës!

By: Ela
3 February 2026 at 14:51

Shqipëria ndërmori një dekadë më parë reformën më të thellë territoriale në Rajon, por më shumë se 10 vite nga zbatimi i saj një pjese e konsiderueshme nuk ka gjetur zbatim në terren. Një raport i ri i SIGMA-s pranë OECD-së dhe Bashkimit Europian vë në dukje se, pavarësisht reformës së thellë territoriale, pushteti vendor […]

The post Dështon reforma territoriale e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Sinjalet e Ramës për Kushtetuesen/ Gjykata sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

By: Brisi
3 February 2026 at 14:29

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të merrte një vendim as këtë të martë, për ankimin e kryeministrit Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut. Sipas raportimeve, mbledhja ne dhomë këshillimi nuk arriti të prodhonte një vendimmarrje duke e shtyrë sërish çështjen për një seancë tjetër. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimin […]

The post Sinjalet e Ramës për Kushtetuesen/ Gjykata sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja appeared first on BoldNews.al.

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, mblidhet sërish Gjykata Kushtetuese

By: Brisi
3 February 2026 at 13:53

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish mesditën e kësaj të marte lidhur me vendimin që pritet të japë për ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja mblidhet për Ballukun, ndërsa mbetet për tu parë nëse Gjykata do të dalë me […]

The post Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, mblidhet sërish Gjykata Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

“GEO Magazine” artikull për Shqipërinë turistike, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

3 February 2026 at 18:03

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar nga revista e njohur franceze “GEO Magazine”.

Ndërsa ndau sot artikullin, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria përshkruhet si një destinacion i larmishëm, me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.

Po ashtu, në artikull përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës.

Kryeministri theksoi se e gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

Revista e njohur franceze “GEO Magazine” e cilëson vendin tonë si perla e re e Mesdheut, ndërsa promovon destinacionet kryesore turistike në vend.

/m.m/r.e/a.f/

The post “GEO Magazine” artikull për Shqipërinë turistike, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama çdo ditë çon një sinjal për Kushtetuesen

By: Ela
3 February 2026 at 12:35

Nga Boldnews.al Me syzet skeletkuqe, që vetë ai a ndonjë tjetër ia ka shtënë në mendjen e mbushur plot se i shkojnë dhe ngjan si “akademik politik”, kryeministri Edi Rama nisi një monolog të përhershëm. U ndal në kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve që në referencë të ligjeve dhe VKM-së kërkojnë rritje page. “Jemi në […]

The post Rama çdo ditë çon një sinjal për Kushtetuesen appeared first on BoldNews.al.

Nga 638 shërbime, vetëm 1 përfitim real/ Karta e Studentit, tjetër mashtrim i qeverisë

By: Brisi
3 February 2026 at 09:53

Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të barabartë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve. Në këtë kuadër, Karta e Studentit u konceptua si një instrument i rëndësishëm i shtetit social, me synimin për të lehtësuar barrën financiare që shoqëron ndjekjen […]

The post Nga 638 shërbime, vetëm 1 përfitim real/ Karta e Studentit, tjetër mashtrim i qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

3 February 2026 at 10:25

TIRANË, 3 shkurt/ATSh/ Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.

Përfshirja e mjekëve dhe infermierëve të rinj vjen si një eksperiencë praktike që u krijon atyre kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se profesionistët e rinj të Spitalit Universitar të Traumës janë dr. Anri Gongo, dr. Emiljana Toslluku, dr. Fjoralba Lapi, dr. Argjend Kosiqi dhe dr. Darjo Horjeti.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se një brez i ri mjekësh i është bashkuar ekipit të Spitalit Universitar të Traumës.

Më herët, një grup prej pesë infermierësh të rinj iu bashkua ekipit ekzistues në këtë strukturë spitalore në kryeqytet.

Me rihapjen në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Përgjatë viteve të fundit MShMS ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e mjekëve dhe infermierëve.

Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj plotëson nevojat në specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.

/e.i/r.e/ /a.g/

The post Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalai Lama fiton për herë të parë Grammy, Kina reagon ashpër

3 February 2026 at 07:12

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ – Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetan, ka fituar për herë të parë çmimin Grammy për veprën “Meditations: The Reflections of His Holiness the Dalai Lama”, një nderim që ai e ka pranuar me “mirënjohje dhe përulësi”. Për këtë çmim, i cili u mor në emër të tij nga muzikanti Rufus Wainwright, Dalai Lama theksoi se e sheh jo si një çmim personal, por si një përkujtim të përgjegjësisë universale që ndajmë të gjithë.

Megjithatë, lajmi ka shkaktuar reagim të ashpër nga Kina. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë për shtyp deklaroi se Pekini “kundërshton fuqimisht përdorimin e çmimeve artistike si një mjet për manipulim politik anti-Kinë”. Dalai Lama, i cili jeton në Dharamshala të Indisë që nga 1959, është konsideruar nga Pekini si rebel dhe separatist, pasi u detyrua të largohej nga Tibeti pas shtypjes nga trupat kineze të një kryengritjeje.

Lideri shpirtëror, i cili është gjithashtu fitues i Çmimit Nobel për Paqen, ka mbajtur për dekada fjalime dhe fushata për më shumë autonomi për Tibetin, ndërkohë që Kina e konsideron provincë të pandashme të saj. Fitimi i këtij Grammy shihet si një moment historik që vlerëson ndikimin e tij shpirtëror dhe përkushtimin ndaj paqes dhe mesazheve universale të bashkëjetesës dhe tolerancës.

The post Dalai Lama fiton për herë të parë Grammy, Kina reagon ashpër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi përzuri ‘trurin e vendit’, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

By: Ela
3 February 2026 at 08:08

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë […]

The post Pasi përzuri ‘trurin e vendit’, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë appeared first on BoldNews.al.

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Bushati: Rama përdor SPAK për të krijuar iluzionin e drejtësisë së pavarur

By: Elva
2 February 2026 at 22:50

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se veprimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përfaqësojnë një goditje reale ndaj pushtetit, por sipas tij shërbejnë për të krijuar perceptimin e një drejtësie të pavarur. I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Bushati u shpreh se SPAK ka funksionuar deri tani si një instrument në shërbim të […]

The post Bushati: Rama përdor SPAK për të krijuar iluzionin e drejtësisë së pavarur appeared first on BoldNews.al.

“Protothema” profil për Ramën: E dërguam në Harvard si emigrant, ai tallet me grekët

By: Elva
2 February 2026 at 22:32

Nga Protothema.gr Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane, dy fëmijët tanë më të mëdhenj janë ortodoksë dhe më i vogli mund të zgjedhë një ditë të bëhet hebre”, u tha ai deputetëve izraelitë, duke shtuar se Shqipëria ishte i vetmi vend me më shumë […]

The post “Protothema” profil për Ramën: E dërguam në Harvard si emigrant, ai tallet me grekët appeared first on BoldNews.al.

❌
❌