Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 January 2026Main stream

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

26 January 2026 at 08:45

Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”. Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur […]

The post Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

By: Fax Web
16 January 2026 at 08:38

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie. Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

 

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor

Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje

15 January 2026 at 15:05

Në një takim zyrtar mbi Grupin e Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria – të organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, mbështetur nga Bashkimi Europian, përfaqësues të Policisë së Shtetit, si edhe të European Movement Albania (EMA), diskutuan mbi rëndësinë kombëtare të mbrojtjes së fëmijëve në internet. Drejtuesja pranë Sektorit […]

The post Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje appeared first on Reporter.al.

Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’

8 January 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’ appeared first on Reporter.al.

Asnjë dyshim për grabitje të arit italian nga Banka Qendrore Europiane

By: FAKTOJE
5 January 2026 at 10:40

Pretendimi: Bashkimi Europian po i grabit rezervat e arit Italisë nëpërmjet Bankës Qendrore

Verdikti: I pavërtetë

Barbara Halla

Në 8 dhjetor 2025, është publikuar në median shqipfolëse online lajmi se Bashkimi Europian po “vjedh” rezervat e arit të Italisë, duke çuar vendin drejt daljes nga BE-ja. Kjo narrativë është një interpretim i gabuar i një vendimi të Bankës Qendrore Europiane (BQE) mbi pavarësinë e institucioneve financiare nga pushteti politik.  

fillim të dhjetorit BQE i ka dërguar një opinion qeverisë italiane duke kërkuar sqarime për një amendament në buxhetin e vitit 2026, i cili thekson se rezervat e arit të Bankës së Italisë “i përkasin shtetit, në emër të popullit italian.” BQE-ja ka pyetur se cili është qëllimi konkret i këtij amendamenti, pikërisht pasi gjuha dhe qëllimi i amendamentit nuk janë të qartë.

Ky vendim nuk përbën një përpjekje nga ana e BE-së për të marrë kontrollin e arit italian. Përkundrazi, BQE-ja po kërkon transparencë dhe po kujdeset që Banka e Italisë të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të pavarur, siç kërkojnë traktatet europiane. 

Banka Qendrore Europiane ka dhënë dy herë radhazi një opinion negativ për amendamentin e propozuar nga partia Fratelli d’Italia, partia e kryeministres Georgia Meloni. Pas refuzimit të parë, qeveria italiane paraqiti një version të rishikuar që sqaronte se amendamenti nuk do të mbizotëronte normat europiane. Megjithatë, BQE-ja gjeti se edhe ky rishikim nuk mjafton dhe shprehu shqetësim se mund të cënojë pavarësinë e Bankës së Italisë, një parim themelor i sistemit bankar europian. 

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian, konfirmoi se “Banka e Italisë ka autoritet të plotë mbi rezervat e arit të Italisë”. BQE-ja ka bërë publik edhe në vitin 2019 opinionin e saj se  bazuar në Traktatet e BE-së “nuk ka referencë për pronësinë” e rezervave të arit të vendeve anëtare. Ajo që traktatet thonë, shumë qartë, është se rezervat dhe menaxhimi i rezervave i përkasin bankës qendrore të secilit shtet. Dhe Banka e Italisë nuk është ndryshe nga shtetet e tjera. “Banka e Italisë,” vazhdoi Lagarde, “ka detyrën të mbajë dhe menaxhojë këto rezerva. 

Rezervat e arit të Italisë, që vlejnë rreth 200 miliardë euro, janë një mjet që bankat qendrore i përdorin në raste krizash financiare për të mbajtur stabilitetin e monedhës. Për momentin, ligji italian përcakton se Banka e Italisë i menaxhon këto rezerva në përputhje me normat europiane, të cilat ndalojnë shfrytëzimin e tyre për të financuar shpenzime publike. 

Amendamenti ishte paraqitur nga senatori Lucio Malan pa u konsultuar paraprakisht me BQE-në, duke rihapur një betejë të vjetër. Teksti lë të kuptohet se ari mund të vihet në dispozicion të qeverisë për të financuar shpenzime publike, gjë që do të ishte një shkelje e qartë e ligjeve europiane.

Kjo narrativë është pjesë e një fsushate më të gjerë dezinformuese kundër Bashkimit Europian dhe pavarësisë së vendeve pjesëtare për të vendosur politikat e brendshme. Në vend që të jetë një “vjedhje” e arit italian, kjo çështje demonstron se institucionet europiane po mbrojnë parimet e pavarësisë së bankave qendrore dhe stabilitetit financiar. 

The post Asnjë dyshim për grabitje të arit italian nga Banka Qendrore Europiane appeared first on Faktoje.al.

Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë

29 December 2025 at 15:43

Ndërsa pluhuri po bie pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të dielën, rezultati nuk duket si një ngjarje politike rutinë, por si një gjykim kolektiv. Elektorati nuk ishte delikat. Ai i dërgoi një mesazh të qartë dhe të fuqishëm klasës politike në vend dhe vëzhguesve jashtë Kosovës: paraliza 1-vjeçare institucionale solli kosto dhe kishte […]

The post Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së

22 December 2025 at 16:45

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare po ndërmerr një sërë reformash thelbësore për të përgatitur sektorin bujqësor për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke ndërtuar një sistem të integruar administrimi, kontrolli dhe standardesh në përputhje me kërkesat e BE-së.

Gjatë aktivitetit “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së, Rama theksoi se, qeveria ka nisur dhe do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës institucionale dhe teknike që i nevojitet sektorit.

“Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit dhe të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, të parcelave dhe të kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë”, u shpreh Kryeministri.

Rama nënvizoi se, një tjetër prioritet është ndërtimi i plotë i laboratorëve të akredituar sipas standardeve të Bashkimit Europian, të domosdoshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve.

“Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE. Sot kemi një nivel krejt tjetër të cilësisë së analizës, por na duhet të përfundojmë të gjithë projektin e laboratorëve”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të forcohet ndjeshëm sistemi i shërbimeve këshillimore në terren, me mbështetje të veçantë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Do të shtyjmë shumë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren dhe do të mbështetemi në mënyrë të posaçme tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku kemi të gjitha arsyet të besojmë se vit pas viti do të kemi gjithmonë e më shumë aftësi për të na udhëhequr në rrugën tonë, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, nëse reformat zbatohen siç duhet, tregu i përbashkët europian do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

“Besoni se nëse do të bëjmë gjërat e duhura, tregu i përbashkët do të jetë një bekim për ju”, u shpreh ai.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë e re për bujqësinë shqiptare, ku kapitujt 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare) dhe 13 (Peshkimi) vendosen në qendër të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredi Kievit nga asetet ruse/ Diskutime në Bashkimin Europian, për paratë “e ngrira” të Moskës

By: Rovena
15 December 2025 at 15:22

Bashkimi Europian po përpiqet të sigurojë financimin e nevojshëm për Ukrainën nëpërmjet aseteve ruse, por bisedimet duket se po bëhen gjithnjë e më të vështira.

Shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas tha se po vazhdojnë diskutimet për një kredi dëmshpërblimesh, por ky skenar duket se nuk ka për të shkuar deri në fund.

Ministri i Jashtëm francez Jean Noel Barrot yha se udhëheqësit e bllokut do të marrin një vendim deri në fund të javës, por pengesat janë ende të shumta.

Belgjika, e cila mban më shumë se 193 miliardë euro para ruse, është pala më e shqetësuar dhe nuk pranon të japë dritën jeshile për planin nëse nuk ka garanci të forta se nuk do të ketë pasoja për të.

Të premten, vendet anëtare të unionit ranë dakord me shumicë të madhe për të ngrirë për një kohë të pacaktuar gati 210 miliardë euro asete ruse që mbahen në bankat europiane, kryesisht në Euroclear në Belgjikë.

Po ashtu siç kishte paralajmëruar Banka Qendrore e Rusisë e paditi Euroclear në një gjykatë në Moskë duke kërkuar 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga.

Zhvillimet e fundit nga Bashkimi Europian vijnë teksa këtë të hënë në Berlin mbahet raundi i radhës i bisedimeve mes Ukrainës dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Kancelari Merz, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe shefi i NATO-s Mark Rutte janë krah Volodymyr Zelensky, i cili të dielën tha se vendi i tij është gati të bëjë kompromis dhe të heqë dorë nga NATO në këmbim të garancive të forta të sigurisë për t’i dhënë fund luftës.

Në një reagim pas kësaj deklarate, kremlini tha se kjo çështje është një nga gurët e themelit dhe subjekt i diskutimit të veçantë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të heqë dorë zyrtarisht nga përpjekja e saj për në NATO dhe të tërheqë trupat nga afërsisht 10 përqind e zonës lindore të Donbasit, të cilën Kievi ende e kontrollon.

Rusia ka thënë gjithashtu se Ukraina duhet të jetë një vend neutral dhe asnjë trupë e NATO nuk mund të vendoset në të.

Rama me fermerët: Anëtarësimi në BE duhet t’ju gjejë me standardet e duhura të cilësisë

15 December 2025 at 13:38

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së projekteve dhe standardeve të cilësisë për t’iu përgjigjur kërkesave të Bashkimit Europian.

“Bashkimi Europian vjen si një bekim për të gjithë ata që janë të përgatitur, por vjen edhe si një mallkim për ata që nuk janë gati”, tha Rama.

“Kërkesa për standardet e sigurisë, kërkesa për cilësi, jo thjesht bëhet e pranishme në çdo hap, por shoqërohet me instrumente kontrolli shumë të rreptë që faktikisht të nxjerrin nga tregu”, shtoi Rama.

Ai shtoi se katër vitet e ardhshme janë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe për të hedhur hapa të tjerë përpara

“4 vjet janë të mjaftueshme për t’u përgatitur për atë ditë që ajo ditë t’ju gjejë gati. T’ju gjejë gati për të hedhur hapa të tjerë përpara. jo për t’u përballur me një furtunë që t’ju rrëzojë në tokë pasi nuk i përgjigjeni me standardet e duhura të cilësisë”, iu drejtua Rama fermerëve.

Kreu i qeverisë ftoi të gjithë fermerët që të jenë akoma më aktivë në kërkimin e më shumë mbështetjeje financiare.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përdorimit të instrumenteve financiare ekzistuese, duke përmendur buxhetin e shtetit, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, linjën e kreditimit të Bankës së Shqipërisë, agrokreditin dhe Bankën Shqiptare të Zhvillimit.

“Mirëpo përsëri ndodhemi dhe nuk duhet të ndodhemi ende për një kohë të gjatë në atë situatën që nuk është më problemi tek paraja, është problemi tek projektet. Nuk është më problemi tek aftësia mbuluese me fonde e projekteve, por është problemi tek mungesa e projekteve. Nuk është më problemi tek vullneti dhe tek fuqia e qeverisë për të mbështetur rritjen e sipërmarrjes në bujqësi, por është problemi tek mungesa e i një sipërmarrjeje aktive në kërkim të fondeve me projektet e duhura dhe me formulat e duhura”, tha Rama.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe universitetet.

“Bashkërisht qeveria, ministria e Bujqësisë dhe ju duhet t’i vendosim bashkitë në një presion pozitiv”, iu drejtua Rama fermerëve.

“Bashkitë duhet të jenë aty tek toka, me ata që punojnë tokën dhe që kanë nevojë për mbështetje, për të nxjerrë më shumë prej tokës për familjet e tyre dhe për ekonominë kombëtare”, tha Rama.

Në buxhetin 2026 parashikohen 16.3 miliardë lekë mbështetje të shtuar për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agro-përpunimin dhe agroturizmin, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

/gj.m/j.p/

The post Rama me fermerët: Anëtarësimi në BE duhet t’ju gjejë me standardet e duhura të cilësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Integrimi në BE kërkon disiplinë financiare

By: Mira Leka
13 December 2025 at 22:08

Intervistë me Drejtoreshën e Qendrës për Ekselencën e Financave (CEF), Jana Repanšek

 

Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, ku cilësia e reformave, koordinimi institucional dhe planifikimi realist financiar po bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Ndonëse vendi ka bërë përparime të dukshme në përafrimin me standardet e BE-së, institucionet europiane theksojnë se procesi i buxhetimit duhet të harmonizohet sistematikisht me koston reale dhe kohëzgjatjen e reformave në të gjitha ministritë, e jo vetëm në disa fusha pilote.

Kjo kërkon kapacitete të forta administrative, vlerësim më të saktë të politikave dhe mbi të gjitha, koordinim të qëndrueshëm ndërinstitucional.

Në këtë kontekst, një rol të rëndësishëm po luan Qendra për Ekselencën e Financave (Center of Excellence in Finance – CEF), organizatë ndërkombëtare e bazuar në Slloveni, që punon me ministri financash, banka qendrore dhe institucione të tjera publike në Europën Juglindore dhe Lindore.

Në Shqipëri, CEF bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë dhe institucionet qendrore, duke përmirësuar kapacitetet e administratës publike, duke ndihmuar në standardizimin e reformave sipas kërkesave të BE-së dhe duke siguruar që angazhimet politike të përkthehen në rezultate konkrete për qytetarët.

Në një intervistë për “Monitor”, Drejtoresha e CEF, Jana Repanšek, analizon progresin e Shqipërisë, sfidat që mund të ngadalësojnë ritmin e reformave dhe hapat që vendi duhet të ndërmarrë në dy-tre vitet e ardhshme për të ruajtur momentum-in e negociatave me Bashkimin Europian.

 

Nga këndvështrimi juaj, si do ta vlerësonit progresin e Shqipërisë në avancimin e reformave të besueshme dhe të mirëkalkuluara, të harmonizuara me pritshmëritë e BE-së, veçanërisht në fusha si qeverisja fiskale, konkurrueshmëria dhe kapitali njerëzor?

Shqipëria ka kaluar me vendosmëri nga angazhimet e përgjithshme drejt reformave teknikisht të qëndrueshme, të mbështetura në analiza fiskale dhe të përafruara me standardet e BE-së.

Hapja e katër grupeve të negocimit tregon se vendi jo vetëm po harton reformat e duhura, por edhe po tregon një aftësi gjithnjë e më të madhe për t’i zbatuar ato në praktikë.

Investimet në forcimin e administratës publike – veçanërisht përmes programeve të trajnimit nga CEF, të fokusuara në hartimin dhe zbatimin e reformave strukturore prioritare të vendit – po japin qartësisht rezultat.

Paketa e Zgjerimit BE 2025 e njeh këtë momentum pozitiv, por njëkohësisht i kujton Shqipërisë se vijimësia në zbatim është thelbësore për të përputhur ambicien e saj për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

 

Shqipëria ka intensifikuar së fundmi punën për forcimin e menaxhimit të financave publike dhe përmirësimin e cilësisë së planifikimit të reformave. Cilat zhvillime do t’i veçonit si më domethënëset në këtë proces?

Përparimet më të rëndësishme janë ato që e bëjnë procesin e reformave të matshëm, të mbështetur financiarisht dhe të planifikuar në mënyrë realiste në kohë.

Mbështetja e vazhdueshme e CEF — veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave mes kolegëve dhe programeve të strukturuara të zhvillimit të kapaciteteve — u ka mundësuar ekipeve institucionale të integrojnë udhëzimet e përafruara me BE-në në punën e tyre të përditshme. Së bashku, këto ndryshime u përgjigjen drejtpërdrejt kërkesës së BE-së për reforma të mbështetura fort në një proces të besueshëm buxhetimi afatmesëm.

Ne e kemi mbështetur Shqipërinë në hartimin e Agjendës së Reformave, në vlerësimin e ndikimit ekonomik të reformave dhe kemi asistuar SASPAC në ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune me qëllim monitorimin efektiv të zbatimit të tyre.

Po ashtu, kemi trajnuar me sukses një grup audituesish të sektorit publik, të cilët tashmë mbajnë certifikime të njohura ndërkombëtarisht.

Për të forcuar më tej infrastrukturën e qeverisjes, kemi punuar edhe me Bankën e Shqipërisë për çështje të rregullimit dhe mbikëqyrjes bankare, veçanërisht në fushën e digjitalizimit.

 

Sa e përgatitur është sot Shqipëria për të garantuar mbikëqyrje të fortë të brendshme në institucionet e saj publike?

Shqipëria është dukshëm më e përgatitur se në vitet e mëparshme. Kapacitetet në auditimin e brendshëm po përmirësohen si në cilësi, ashtu edhe në profesionalizëm.

Vitin e kaluar përfunduam një trajnim gati dyvjeçar për audituesit e sektorit publik, që përfshiu edhe detyra praktike në vendin e punës, si dhe përditësimin e metodologjive të auditimit, duke lehtësuar integrimin e standardeve ndërkombëtare. BE-ja e njeh progresin e bërë në ngritjen e institucioneve të mbikëqyrjes, veçanërisht pas reformave në drejtësi.

Megjithatë, niveli i përgatitjes nuk është ende i njëtrajtshëm në të gjitha institucionet publike. Hapi i radhës është që këto përmirësime të shndërrohen në praktika të institucionalizuara, të zbatueshme në të gjithë sistemin dhe të pavarura nga ciklet politike.

 

Cilat i shikoni si rreziqet më të mëdha që mund të ngadalësojnë ritmin e reformave në Shqipëri?

Rreziqet kryesore lidhen me kapacitetin e pabarabartë administrativ, koordinimin e dobët ndërmjet institucioneve dhe boshllëqet midis ambicies së reformave dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Përparimi mund të ngadalësohet gjithashtu nga mënyrat e ndryshme të përllogaritjes së kostove të reformave, cilësia ende e kufizuar e të dhënave dhe sfida për t’i shndërruar reformat në struktura ligjore dhe administrative të qëndrueshme.

Vlerësimi i BE-së për vitin 2025 nënvizon se, në mungesë të një koordinimi më të mirë dhe një dialogu politik vërtet gjithëpërfshirës, Shqipëria mund të hasë vonesa në përmbushjen e kërkesave kryesore të grupit themelor të negociatave.

Këto sfida janë reflektuar edhe në diskutimet rajonale të ndërmjetësuara nga CEF, ku qeveritë theksojnë në mënyrë të vazhdueshme se pengesa kryesore nuk është ambicia, por kapaciteti për të çuar reformat deri në fund.

 

Sfidat

Vlerësimi i BE-së për vitin 2025 nënvizon se, në mungesë të një koordinimi më të mirë dhe një dialogu politik vërtet gjithëpërfshirës, Shqipëria mund të hasë vonesa në përmbushjen e kërkesave kryesore të grupit themelor të negociatave. Këto sfida janë reflektuar edhe në diskutimet rajonale të ndërmjetësuara nga CEF, ku qeveritë theksojnë në mënyrë të vazhdueshme se pengesa kryesore nuk është ambicia, por kapaciteti për të çuar reformat deri në fund.

 

Si e vlerësoni punën e Shqipërisë për të integruar më mirë masat e reformave në buxhetin kombëtar? Sa e suksesshme ka qenë në lidhjen e ambicieve politike me planifikimin financiar realist dhe zbatimin?

Shqipëria është në rrugën e duhur dhe po përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme. Masat e reformave po vlerësohen gjithnjë e më mirë në aspektin financiar, po prioritarizohen më qartë dhe po përfshihen në kuadrin afatmesëm buxhetor në mënyra që pasqyrojnë pritshmëritë e BE-së.

Përmbushja e pjesshme e Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes dhe disbursimet përkatëse nga BE-ja tregojnë se Shqipëria është në gjendje t’i lidhë angazhimet politike me financimin.

Megjithatë, për të arritur besueshmëri të plotë, procesi i buxhetimit duhet të harmonizohet sistematikisht me koston reale dhe kohëzgjatjen e reformave në të gjitha ministritë, jo vetëm në fushat pilote.

 

Si i vlerësoni reformat që po ndjek Shqipëria në lidhje me tranzicionin e gjelbër, transformimin digjital dhe rritjen e konkurrueshmërisë? Cila nga këto fusha, sipas jush, ofron potencialin më të madh për përshpejtim të progresit?

Nga këndvështrimi i CEF, secila prej këtyre fushave të reformës —transformimi digjital, tranzicioni i gjelbër dhe konkurrueshmëria —kërkon kapacitete të forta institucionale për të kaluar nga planet në rezultate konkrete. Ajo që shohim më qartë janë segmentet ku ndërtimi i kapaciteteve shtesë do të ketë ndikimin më të madh.

Transformimi digjital ofron mundësi të mëdha, por vetëm nëse institucionet forcojnë qeverisjen e të dhënave, ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e koordinimit.

Tranzicioni i gjelbër kërkon ekspertizë më të thelluar në buxhetimin e gjelbër dhe vlerësimin e rreziqeve klimatike, ndërsa reformat për konkurrueshmërinë varen nga aftësi më të forta analitike dhe monitoruese.

Në vend që të gjykojmë se cila fushë mund të avancojë më shpejt, fokusi ynë është t’i ndihmojmë institucionet shqiptare të ndërtojnë aftësitë, sistemet dhe bashkëpunimin e nevojshëm për të arritur progres të qëndrueshëm dhe të përputhur me standardet e BE-së në të tria objektivat.

 

Institucionet e BE-së po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi reformave që sjellin rezultate të prekshme për qytetarët. Në rastin e Shqipërisë, cilat përmirësime konkrete shihni që po shfaqen tashmë, ose që mund të ndihen së shpejti?

Qytetarët tashmë po përjetojnë shërbime publike digjitale më të mira dhe sisteme pagesash më të shpejta e më të besueshme, si rezultat i reformave në sektorin financiar.

Përmirësimi i vlerësimit të kostove të reformave dhe proceset më të besueshme të buxhetimit po ulin numrin e projekteve të bllokuara dhe po garantojnë shërbime publike më të qëndrueshme.

Ndërsa kuadri i financimeve të gjelbra konsolidohet, familjet dhe bizneset pritet të përfitojnë nga programe të reja për eficiencën e energjisë dhe produkte financiare më miqësore me mjedisin.

Këto janë shenjat e para të “Integrimit gradual në Tregun e Vetëm Europian”, të cilin BE-ja e thekson vazhdimisht si objektiv.

 

Duke parë përpara, ku mendoni se Shqipëria duhet t’i përqendrojë përpjekjet e saj reformuese në dy apo tre vitet e ardhshme për të avancuar në mënyrë domethënëse drejt integrimit në BE?

Forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe nxitja e një dialogu politik më gjithëpërfshirës do të jenë thelbësore për të ruajtur ritmin e reformave.

Në rolin tonë si qendër rajonale trajnimi për zyrtarët e financave publike, CEF mund të vazhdojë të ofrojë bashkëpunimin e strukturuar dhe shkëmbimin e përvojave që i nevojitet Shqipërisë për të avancuar me qëndrueshmëri në klasterin e themeleve dhe për të mbajtur në fokus objektivin e përmbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027.

The post Integrimi në BE kërkon disiplinë financiare appeared first on Revista Monitor.

Dëshmitë e reja për trajnimet terroriste në Serbi, heshtje nga ndërkombëtarët

12 December 2025 at 18:58


Mbi një vit pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, e mbi dy vite pas sulmit terrorist në Banjskë, faktori ndërkombëtar përpos deklaratave publike, nuk e ka ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese a sanksionuese ndaj Serbisë. Analist ndërkombëtar dhe të Rajonit vlerësojnë se rreziku që Serbia paraqet ndaj Kosovës është shumë i madh mund të kthehet në konflikt të pashmangshëm, nëse ndërkombëtarët nuk veprojnë e nëse politika kosovare përçahet e nuk arrin ta mposht propagandën serbe.

Jovan Viqentijeviq, njëri nga të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ka thënë se 120 veta kanë marrë pjesë në trajnim në njërin nga poligonet më të njohura stërvitore ushtarake në Serbi.

Edhe për sulmin terrorist në Basnjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, edhe aktakuza por edhe faktet që janë prezantuar nga Policia e Kosovës tregojnë qartë përfshirjen shtetërore të Serbisë, në furnizim, trajnim dhe organizim të sulmit.

Përkundër se faktet janë publike e madje ndërkombëtarët kanë ndihmuar në gjetjen e tyre, deri më tani nuk ka pasur reagime, përpos deklaratave pas Banjskës që mbetën vetëm të tilla, deklarative.

TV Dukagjini ka kërkuar të ketë një qëndrim nga Ambasada amerikane, britanike, gjermane e franceze në Kosovë.

Përpos nga ambasada gjermane, të tjerat përfaqësi dipolmatike nuk e kanë komentuar këtë çështje.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe presim që autoritetet serbe të bashkëpunojnë plotësisht me homologët e tyre kosovarë, në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike. Megjithatë, Ambasada Gjermane nuk komenton mbi gjyqet në zhvillim”, u tha nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Edhe nga Bashkimi Europian kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve që e dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në sulmet terroriste ndaj Kosovës.

Prapa gjithë këtyre sulmeve sipas profesorëve ndërkombëtar qëndron pushteti i Vuçiqit i cili që nga viti 2012, përpos që e ka kapur shtetin e pushtetin, ka pasur edhe një qëllim tjetër, ndarjen e Bosnjës dhe shkatërrimin e pavarësisë së Kosovës.

Aidan Hehir, profesor në universitetin publik në Londër, “Westminster University”, vlerëson se armatimi në Kosovë me origjinë nga Beogradi, ka ardhur bashkë me propagandën e Vuçiqit se kinse ndaj serbëve në Kosovë po kryhet spastrim etnik.

“Qëllimi është i qartë: të shkaktojnë trazira, të krijojnë një krizë që përfshin konflikte të hapura mes serbëve të Kosovës dhe forcave të sigurisë së Kosovës, dhe pastaj të dërgojnë trupat serbe për të “rivendosur rendin”. Vuçiq po kopjon thelbësisht taktikat e përdorura nga Millosheviqi në vitet 1980 dhe gjithashtu nga udhëheqësi i tij shpirtëror, Putini, në Ukrainë”, tha Hehir.

Hehir thotë se komuniteti ndërkombëtar në vend se t’i luftojë këto veprime të Serbisë, i ka mbyllur sytë duke e ndjekur politikën e pajtimit, për të cilën historia tregon se nuk funksionon, duke i dhënë hapësirë një konflikti që mund të jetë i pashmangshëm.

“Në veçanti, populli i Kosovës duhet të zgjohet ndaj realitetit se KFOR-i ka qëndruar duarkryq ndërsa Serbia ka kontrabanduar armë në Kosovë për vite me radhë, ka mbështetur aktivisht ata që janë përfshirë në aktivitete terroriste brenda Kosovës dhe gjithashtu ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës disa herë gjatë pesë viteve të fundit”.

“Supozimi se KFOR-i është efektiv dhe i përkushtuar në mbrojtjen e Kosovës duhet, pra, të vihet në pikëpyetje, dhe KFOR-i duhet të mbahet përgjegjës për dështimet e tij deri tani. Është thelbësore që politika e KFOR-it, që thjeshtë të vëzhgojë dhe raportojë për sjelljen e Serbisë, të zëvendësohet me një angazhim shumë më aktiv dhe me publikimin e vlerësimeve transparente për mënyrën se si milicitë serbe u armatosën dhe rolin e Serbisë në mbështetjen e terrorizmit brenda Kosovës”, u shpreh ai.

Ashtu sikurse Hehir edhe njëri ndër njohësit më të mirë të politikës Rajonale dhe asaj në Serbi, Ben Andoni porosit që përçarja në Kosovë të zhduket nga skena politike, në mënyrë që të luftohet propaganda serbe.

“Nuk kanë për të qenë radikal asnjëherë ndaj Serbisë, ky është iluzion i yni, për arsyen e vetme se Serbia ka konjukturat shumë më të mëdha se shqiptarët në BE, por neve i bëjmë një shërbim të madh Serbisë kur jemi kaq shumë të përqarë, i vetmi moment për ne për shkak sepse siguria kombëtare e Kosovës është e rrezikuar në çdo moment është që faktori politik kur është puna për Kosovën të ketë narracion të përbashkët, sepse ma besoni këtë autoritet e Brukselit janë gati të gjejnë çdo lloj elementi për të sformuar gjithçka që bën Serbia”, u shpreh Andoni.

Andoni thotë se autoritetet ndërkombëtare vlerësojnë se e kanë kryer punën e tyre në momentin që terroristët në Banjskë janë detyruar të tërhiqen dhe e dyta ata e kanë për synim qetësimin e Serbisë përballë problemeve të mëdha që ajo paraqet, në vend të demokratizimit të saj.

Sipas tij pritjet për presion dhe ndëshkim të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë për përfshirje terroriste në Kosovë, janë iluzione e jo realitet./Tv Dukagjini/

Terras në Prishtinë: Angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja për të ecur përpara

9 December 2025 at 12:58

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ndodhet në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Zyrës së BE-së Aivo Orav.

Orav shkruan në X se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, përfshirë Planin e Rritjes.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”-shkruan Orav

Takimin e parë Terres e ka patur me presidenten Osmani ku kjo e fundit theksoj se zgjedhjet lokale u zhvilluan në të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Në këtë kontekst, e para e shtetit kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë.

Sipas presidentes, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.

Bashkimi Europian ka treguar në mënyrë konstante mbështetje për integrimin e Kosovës por pengesat kanë ardhur nga politika e brendshme e Prishtinës zyrtare.

Ata kërkojnë një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm që të çojnë përpara bashkëpunimin dypalësh, përfshirë këtu edhe arritjen e objektivave që për Kosovën janë urgjente: heqjen e masave sanksionuese dhe lëvrimin e fondeve nga plani i Rritjes.

Mbërritja e Terres vjen vetëm pak ditë përpara samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor në 17 dhjetor në Bruksel.

Takimi i nivelit të lartë që bën bashkë liderët e rajonit me homologët europiane, mbahet për të katërtin vit radhazi, në prag të mbledhjes së fundit të këshillit europian për këtë vit.

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

8 December 2025 at 21:50


Bashkimi Europian ka miratuar sot, 8 dhjetor, rregulloren e re për procedurat e emigracionit dhe listën e vendeve “të treta të sigurta”, duke hapur rrugën për zbatimin e politikave të reja të emigracionit që Italia pret t’i përdorë për të aktivizuar qendrën e pritjes dhe verifikimit të ngritura në Shqipëri.

Sipas medias italiane “La Repubblica”, ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili ndodhej në Bruksel për Këshillin e Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë, deklaroi se miratimi i listës ka qenë kusht kyç për t’i propozuar qeverisë italiane ratifikimin e marrëveshjeve që do të lejojnë funksionimin e plotë të qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar.

Sipas vendimit të BE-së, vendet që klasifikohen si të sigurta janë Bangladesh, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunisia.

Këta shtetas do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të azilit, të cilat zakonisht përfundojnë me refuzim të kërkesës, përveç rasteve të veçanta. Gjithashtu nëse emigrantët kanë kaluar përmes një vendi të tretë të sigurt, aplikimi i tyre mund të shqyrtohet pikërisht në atë vend.

Vendimi favorizon Italinë, pasi shumica e mbërritjeve të fundit në brigjet italiane vijnë nga Bangladeshi dhe Egjipti, si dhe nga Tunizia.

Çfarë do të thotë “vend i tretë i sigurt”?

Rregullorja i lejon vendet anëtare të BE-së të shpallin një kërkesë azili të papranueshme kur kërkuesit kanë pasur mundësi të marrin mbrojtje në një vend tjetër të sigurt para se të hynin në BE.

Një vend konsiderohet i sigurt kur përqindja e dhënies së azilit për shtetasit e tij është më pak se 20%; ekziston një lidhje mes emigrantit dhe vendit të tretë; emigranti ka kaluar përmes atij vendi; ekziston një marrëveshje midis BE-së dhe vendit të tretë për shqyrtimin e kërkesave.

Megjithatë, këto rregulla nuk zbatohen për të miturit e pashoqëruar.

Komisioneri Europian për Migracionin, Magnus Brunner, tha se tashmë ekziston baza ligjore për ide “të reja dhe inovative” në menaxhimin e flukseve emigratore.

Ai përmendi vendet që tashmë po negociojnë marrëveshje të tilla si Holanda me Ugandën dhe Italia me Shqipërinë

“Do të ishte pozitive nëse disa vende bashkojnë forcat,” tha Brunner, duke theksuar se vendimmarrja finale i takon shteteve anëtare dhe vendeve të treta./RTSH

Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate

21 November 2025 at 10:32

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Samitin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor “Rruga jonë drejt BE”, të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, theksoi se, rajoni po lëviz nga pasiguria drejt mundësive të reja dhe se marrëdhëniet me Bashkimin Europian po ndërtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kërkesa për favore.

Rama u ndal fillimisht tek lidhja mes zhvillimit ekonomik dhe uljes së emigracionit, duke deklaruar se, kur vijnë investimet, migracioni ulet. Kur ekonomitë rriten, sigurisht që kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur mundësitë rriten në vend, Europa do të bëhet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje.”

Sipas tij, Ballkani Perëndimor sot po tregon se është më i qëndrueshëm dhe më i parashikueshëm se sa perceptohej për vite të tëra.

“Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po e vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk është pika e dobët e Europës, por mundësia e Europës. Një treg i ri, një krah pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike. Një rajon që do të rritet me Europën dhe jo në kurriz të Europës.”

Kryeministri theksoi se rajoni po largohet nga periferia dhe po pozicionohet në qendër të historisë europiane.

“Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe përmes ekonomisë. Europa nuk është diçka të cilën po e presim, Europa është diçka që po e ndërtojmë.”

Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara në samit, ai nënvizoi se vendet e rajonit nuk kërkojnë favore, por vijnë me rezultate dhe punë të kryer.

“Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet, e mund të dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqësve përreth tryezës. Askush nuk po kërkon nder, askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak”, u shpreh Rama.

Ai iu drejtua qytetarëve të rajonit duke theksuar se rruga drejt BE-së po bëhet me rezultate të prekshme.

“Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate”, tha Rama.

Rama shtoi se konvergjenca mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është thelbësore për forcimin e të gjithë kontinentit:

“Në konvergjencë me Ballkanin Perëndimor, Europa bëhet më e fortë. Nëse Ballkani Perëndimor është në stanjacion, atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant të një Europe më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj”.

Në përmbyllje, Kryeministri theksoi vullnetin e vendeve të rajonit për të hyrë në Bashkimin Europian jo si përfitues pasivë, por si kontribuues të sigurisë dhe zhvillimit europian.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij”, tha Rama.

“Për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas, dhe kjo funksionon gjithmonë. Dhe për sigurinë e Europës zgjidhni ballkanasit. Ne mund të jemi truprojat e Europës dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurt, shumë e shumë më e qetë në gjumin e saj”, theksoi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Tiranë me Komisioneren Kos në prag të Samitit të BE për Planin e Rritjes

20 November 2025 at 16:31

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Në vigjilje të Samitit të Bashkimit Europian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Spiropali dhe Kos u shfaqën në rrugët e Tiranës mes qytetarëve.

Gjatë takimit miqësor që zhvilluan në kryeqytet, ministrja Spiropali vlerësoi energjinë, përkushtimin dhe qasjen mbështetëse të Komisioneres Kos ndaj reformave dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ajo theksoi se vizita e Komisioneres në Tiranë, në këtë moment të rëndësishëm politik e strategjik, është një sinjal i qartë i mbështetjes së BE-së për vendin tonë.

“Me Martën, nëpër Tiranë. Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkroi Spiropali, në një postim në rrjetet sociale.

Nesër Shqipëria do të mirëpresë në Tiranë Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet këtë të premte në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

/gj.m/r.e/

The post Spiropali në Tiranë me Komisioneren Kos në prag të Samitit të BE për Planin e Rritjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria krenare për hapjen dhe jo përfundimin e kapitujve të BE-së

By: FAKTOJE
17 November 2025 at 15:03

Pretendimi: Kryeministri Edi Rama njofton përfundimin e të gjithë grup-kapitujve të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————————

“Rama njofton përfundimin e të gjithë grup-kapitujve: Shqipëria rekord drejt BE,” jep lajmin e mirë një artikull i botuar më 12 nëntor 2025 nga Euronews Albania.

Me të lexuar titullin e mësipërm, lexuesi mund të mendojë me të drejtë se Shqipëria është pranë hyrjes në Bashkimin Europian, duke patur mbyllur procesin e negocimit të gjithë grup-kapitujve.

Megjithatë, lexuesi nuk duhet të gëzohet para kohe.

Në brendinë e tij, artikulli i referohet si burim kryeministrit Rama, i cili citohet të ketë postuar në rrjete sociale: “Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh rekord absolut në procesin e integrimeve evropiane.”

Pra, Shqipëria nuk ka përfunduar të gjithë grup-kapitujt e negociatave, por vetëm procesin e hapjes së tyre. Në rastin më të mire, vendit tonë do t’i nevojitet 2-3 vite të mëtejshme negocimi përpara se të njoftohet transpozimi i plotë i legjislacionit të Bashkimit Evropian në legjislacionin vendas.

Deri në nëntor 2025, Shqipëria ende nuk ka mbyllur ndonjë nga grup-kapitujt e negociatave.

The post Shqipëria krenare për hapjen dhe jo përfundimin e kapitujve të BE-së appeared first on Faktoje.al.

Dyfytyrësia e Gonzatos

By: armand
13 November 2025 at 12:05

Nga Boldnews.al Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha në studion e Grida Dumës se vitin tjetër do të dalë në pension. Ai tha gjithashtu se, pas pensionimit, ka vendosur të blejë një shtëpi të madhe në Verona, ku do të mirëpresë familjen e tij të zgjeruar. Natyrisht, me një eksperiencë prej gati 40 vitesh […]

The post Dyfytyrësia e Gonzatos appeared first on BoldNews.al.

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

13 November 2025 at 07:21

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE […]

The post Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

4 November 2025 at 14:37

Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duke dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e lirisë së shprehjes dhe të medias në vend, qeveria shqiptare ka bërë progres të kufizuar drejt reformimit të sektorit, nënvizon Komisioni Evropian në raportin e tij vjetor mbi Shqipërinë. “Situata mbetet kryesisht […]

The post Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias appeared first on Reporter.al.

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

28 October 2025 at 10:26

Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj përmes së cilit synon që të legalizojë lobimin në Shqipëri si dhe të krijojë një regjistër të lobuesve. Projektligji është produkt i një grupi pune të ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në korrik të këtij viti dhe drafti është propozuar nga ministrja e Shtetit […]

The post Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret appeared first on Reporter.al.

❌
❌