Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I rremë lajmi për ndarjen nga jeta të Lulzim Bashës

7 January 2026 at 15:21

Pretendimi: Lulzim Basha ka ndërruar jetë

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————————-

Një postim që ka marrë mbi 400 pëlqime në Facebook njofton vdekjen e papritur të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa lexuesit ftohen të klikojnë një lidhje në komente për të mësuar më shumë mbi shkakun e vdekjes.

Megjithatë, lexuesit nuk duhet të alarmohen. Ky lajm është i rremë. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga familja e Bashës për humbje jete.

Duke përdorur foton e Lulzim Bashës, titulli dhe brendia e artikullit përdorin një dredhi duke iu referuar atij si “Luizin,” “Luiz,” dhe “Luzi.” 

Më tej, ai përshkruhet si “një emër i njohur dhe i dashur në botën e muzikës” dhe një “artist” me “zë unik.” Ky përshkrim nuk ka lidhje me Lulzim Bashën, i cili njihet si politikan, jo si muzikant apo këngëtar.

Ka gjasa që ky artikull, dhe artikuj te ngjashëm të postuar nga e njejta faqe dhe përgënjeshtruar dhe më parë nga Faktoje, janë gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI). Ngatërrimi qesharak i Lulzim Bashës me ndonjë këngëtar duket si një ‘delirim’ karakteristik i këtyre programeve gjenerative.

Faktoje ka përgënjeshtruar dhe lajme të mëparshme nga i njejti portal, i cili ka botuar artikuj të trilluar mbi gjetjen e Bleona Matës së zhdukur në 2010, vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi dhe të politikanit shqiptar Azem Hajdari.

Faktoje ka përgënjeshtruar edhe lajme të mëparshme mbi vdekjen e Bashës. 

Titulli i artikullit keqinformon me qëllim mbledhjen e sa më shumë klikimeve në mënyrë jo etike.

The post I rremë lajmi për ndarjen nga jeta të Lulzim Bashës appeared first on Faktoje.al.

Rama për marrëveshjen e 17 Majit: Basha mori çdo gjë që kërkoi me bekimin e Berishës

18 December 2025 at 22:46

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si Marrëveshja e 17 Majit.

Në një intervistë televizive për emisionin “Opinion”, Rama tha se kishte biseduar me Bashën vetëm për vetëm në një prej sallave të Kuvendit.

Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Berishës.

Rama rrëfeu se takimi u nxit pas kontakteve me përfaqësues të SHBA-së për situatën politike në vend dhe rajon.

“Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë dhe thotë: s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani, thotë, ne po ikim, se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh? – i them unë. Do e takoj, më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika”, tha Rama.

Sipas Ramës, vendimi për të shkuar në Kuvend dhe për ta takuar Bashën u mor pas konsultimeve brenda mazhorancës.

“Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz, i thashë, unë do t’i shkoj atje atij. Do t’i shkoj atje në takim. Më thotë Gramozi: Ke ndonjë merak ti? I thashë unë: Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë? Tha, dy gjëra kam merak unë: data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok, them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje”.

Rama tha se negociatat u zhvilluan në një takim kokë më kokë në ambientet e Kuvendit dhe se marrëveshja u arrit pasi Basha pranoi kushtet e vendosura, me bekimin e Sali Berishës.

“Në një moment të caktuar i them: Hajde, se po të pres te salla tjetër… U futëm, është një sallë e madhe, aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti, i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak: mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo, unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë, tha, se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze”.

“I thashë: do marrësh të pyesësh? Merr pyet, i thashë, se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti, se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes? – tha. Unë i thashë: një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen, tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha: do japë bekimin. Edhe e dha bekimin”, rrëfeu Rama.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2025)

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama për marrëveshjen e 17 Majit: Basha mori çdo gjë që kërkoi me bekimin e Berishës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën

By: Brisi
18 December 2025 at 22:23

Edi Rama ka zbuluar këtë të enjte, çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si marrëveshja e 17 majit. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se ka biseduar me Bashën vetëm për vetëm, në një prej sallave të Kuvendit. Sipas tij, Basha mori çdo […]

The post Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën appeared first on BoldNews.al.

“Ai u mor me gjëra të tjera dhe pastaj iku”/ Berisha: I thashë Bashës më 2021 për të mbrojtur votën

By: armand
12 December 2025 at 18:44

Kryetari i partisë Demokratike mbajti takimin e radhës për Foltoren në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga qindra qytetarë dhe deputetët e qarkut. Në fjalën e tij ai theksoi se qeveria “Rama” përdori gjithçka për të vjedhur zgjedhjet e 11 majit, por opozita nuk u dorëzua dhe mbajti zotimin për të mbrojtur votën e lirë, […]

The post “Ai u mor me gjëra të tjera dhe pastaj iku”/ Berisha: I thashë Bashës më 2021 për të mbrojtur votën appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Lulzim Bashës do t’i vija një kryq të kuq

By: Ela
12 December 2025 at 13:45

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të saj. Për këtë rast ishte organizuar një aktivitet ku ndër të tjera u shfaq një video për historikun e partisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet se pse në atë regjistrim ishte retushuar figura e Lulzim Bashës, i cili ka mbajtur drejtimin e partisë […]

The post Berisha: Lulzim Bashës do t’i vija një kryq të kuq appeared first on BoldNews.al.

PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin?

By: Ela
10 December 2025 at 11:57

Nga Boldnews.al Nëse do rreshtoheshin humbjet ndaj kundërshtarit politik, në zgjedhje qëndrore dhe lokale, por edhe në marrëveshje të nisura bukur dhe bitusura dhunshëm e përbuzshëm edhe me nënqeshje ndërkombëtare, do duheshin disa netë të gjata dimri për të kuptuar minimalisht përsëritjen e së njëjtës histori; që vetë PD-ja është e abonuar me dështimin e […]

The post PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin? appeared first on BoldNews.al.

Berisha ‘mbron’ Bashën për 21 janarin/ Hetimet “bashkojnë” armiqtë: Nuk di të ketë urdhër

By: xhir jeta
26 November 2025 at 15:13

Basha përgjegjes për 21 janarin? Meta thotë po, Berisha thotë jo.

“Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.”

Por atëherë, kush po i fshihet 21 janarit?

“Se çfarë di Meta, atë e di Meta. Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.”

Se çfarë kishte video e Dritan Priftit, e çfarë ndodhi më pas, e di vetëm Meta dhe Berisha por, e vërteta shpesh del kur mbaron romanca e shpallet divorci.

“Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, herën e dytë jo. Për ty doktor, bëj çdo gjë. Se të vinte Dritan Prifti të kërcënonte me videon e Shkëlzenit skam faj unë. A më the shih çfarë më ka bërë ky budallai im” ( 5 mars 2015)

Por tani në romancën opozitare, doktori e bëri një hap pas. Tha se si ai edhe Ilir Meta, për 21 janarin janë bashkë pa faj.

“Edi Rama dhe Filip Çakulli marrin fjalë me copy-paste me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Pra, ky ishte skenar i dhunës. Mua Ilir Meta më ka ardhur më 14-15 janar për të ofruar dorëheqjen, sepse më tha nuk shkoj si zv.kryeministër të hetohem, por si qytetar. Ishin standarde të tjera ato”

Sa për Bashën, doktori ka të drejtë. Ai ende dhe sot e ka kompleks te pranojë pavarësinë e tij në opozitë, jo më në qeveri.

Por sa për vete Berishën dhe djalin e tij, Meta ka premtuar se bën çdo gjë për doktorin, vetëm se kësaj radhe, nuk dihet çfarë do i falë, koalicionin e lirise, apo të burgut./abcnews.al

Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë

25 November 2025 at 10:34

Nëse merr mundimin të ndjekësh këto ditë mediat e shumta proqeveritare, do të hasesh me një mori titujsh alarmistë, të cilët e paralajmërojnë lexuesin se aktualisht, në lojë nuk është thjeshtë fati individual i ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, apo fati individual apo politik i kryeministrit Edi Rama, por në lojë është drejtpërsëdrejti liria e […]

The post Jo “Republika e Prokurorëve”, por “Republika e Prokurimeve” e ka rrënuar Shqipërinë appeared first on Reporter.al.

“Basha më kërkoi të ndërhyj tek Ina Rama”, Berisha zbardh detaje nga marrja në pyetje për “21 Janarin”

By: Ela
19 November 2025 at 11:27

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me marrjen e tij në pyetje për 2 orë nga prokurorët e posaçëm në SPAK në lidhje me ’21 janarin”. Berisha zbulon se u pyet nëse Ka dërguar Lulzim Bashën tek Bamir Topi më 22 janar që të ndërhynte te Ina Rama për të zbutur […]

The post “Basha më kërkoi të ndërhyj tek Ina Rama”, Berisha zbardh detaje nga marrja në pyetje për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

21 janari, SPAK i dërgoi 2 fletë-thirrje Berishës

14 November 2025 at 17:12

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të premten më 14 nëntor se ka thirrur dy herë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ta pyetur lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, kur mbetën të vrarë katër qytetarë, pjesëmarrës në protestën e opozitës së atëhershme. Sali Berisha mbante funksionin e kryeministrit kur ndodhi ngjarja […]

The post 21 janari, SPAK i dërgoi 2 fletë-thirrje Berishës appeared first on Reporter.al.

“Kemi prova të tjera për 21 Janarin”/ Beqiri: Berisha dhe Basha organizatorët, mund të përballen me burg të përjetshëm

By: Rovena
10 November 2025 at 23:46

Avokati Idajet Beqiri deklaroi në “Ora e Fundit” në ABC News se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, mbajnë përgjegjësi penale për ngjarjet e “21 Janarit”, që çuan në vdekjen e katër protestuesve.

Beqiri e cilësoi ngjarjen si “krim çnjerëzor” dhe tha se kallëzimi penal ndaj tyre është nisur nga SPAK-u mbi bazën e provave që avokati dhe bashkëpunëtorët e tij kanë depozituar. Sipas Beqirit, provat janë të pakontestueshme dhe përfshijnë dokumente dhe dëshmitarë që do të dorëzohen në kohën e duhur.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Basha mund të përballet me akuzat për bashkëpunim në vrasje, që mund të sjellin dënim deri në burgim të përjetshëm.

“Kam thënë që Berisha do të marrë burgun e përjetshëm për ‘21 Janarin’. Është një krim çnjerëzor, që nuk e përshkruan dot me fjalë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që kryeministri i vendit të vrasë qytetarët e vet, sepse në emër të fjalët së lirë dhe demokracisë, protestuan për një aferë. Dolën në protestë edhe për votën e lirë, sepse Berisha i vriste. Ai thotë që të vriten, dhe e pranon vetë. Kallëzimi penal është konkret, kundër Berishës dhe Bashës, ku thuhet që këta janë urdhërues të vrasjes. SPAK e ka nisur kallëzimin penal në bazë të provave që ne kemi dhënë.

Basha nuk vajti në SPAK si një person që ka dije, por si ish-ministër i Brendshëm. Basha në SPAK u vu në dijeni të provave që janë të pakontestueshme dhe që është pjesë e asaj dosje dhe do të mbajë përgjegjësi. Basha bashkë me Berishën e kanë komanduar të dy situatën, kanë qenë të dy në Kryeministri, ndërkohë që duhet të ishte në Ministrinë e Brendshme në krye të detyrës. Basha është bashkëpunëtor të vrasjes së 4 protestuese të “21 Janarit”.

Basha shumë shpejt do të jetë në pozitën e të pandehurit, ku mbi të do të rëndojnë veprat e vrasjeve të cilësuara, që mund të shkojnë deri në burgim të përjetshëm. Ai është bashkëpunëtor. Kemi dhe prova të reja që do të jenë bombë, që do të dorëzohen në kohën e duhur. Nuk do të ketë vetëm prova/dokumente, por edhe dëshmitarë të tjerë”, tha Beqiri.

Masakra e “21 Janarit” me 4 të vrarë e 137 të plagosur/ Martin Leka: Nëse SPAK nuk e mbyll çështjen ka dështuar

By: Rovena
30 October 2025 at 20:50

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e “21 Janarit”. Analisti Martin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se nëse SPAK nuk arrin ta mbyllë këtë dosje me zbardhjen e plotë të ngjarjes, “ky SPAK ka dështuar në mënyrë spektakolare”, duke rikujtuar se më 21 janar 2011, përveç katër viktimave, kishte edhe 137 të plagosur me armë zjarri.

Ai shtoi se prania e Bashës në SPAK tregon se çështja është ndër prioritetet e hetuesisë, por paralajmëroi se çdo veprim gjysmak do të perceptohej si “spektakël” dhe jo drejtësi e vërtetë.

“Nëse SPAK nuk e mbyll këtë çështje ky SPAK ka dështuar në mënyrë spektakolare. Atë natë ka pasur edhe 137 të plagosur me armë zjarri. Kjo e bën një masakër të jashtëzakonshme. Kjo është çështja që SPAK do të zbardhë çështjen, ose SPAK ka rënë përfundimisht.

Nëse sot Basha shkon do të thotë që është një dosje në prioritete e SPAK, por nëse bëhet një hap dhe arrihet do të thotë që është një spektakël. E dyta është që Rama të mos çojë lule te pllakat e trotuarit nëse çështja nuk zgjidhet”, tha Martin Leka.

“Konferencën për shtyp njëherë tjetër”/ Pas më shumë se 1 ore, Lulzim Basha del nga SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor

By: M C
30 October 2025 at 17:44

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK, pas më shumë se 1 orë. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Basha foli shkurt përpara gazetarëve, duke theksuar se për momentin nuk mund të japë detaje për shkak të hetimeve që po zhvillohen. Basha tha gjithashtu para gazetarëve konferencë për shtyp do të mbajë njëherë tjetër.

“Duhet të ruaj sekretin hetimor, një herë tjetër do të kem konferencë për shtyp”, është shprehur Basha shkurtimisht për mediat.

Ish-kreu i PD-së është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen me ngjarjen e 21 janarit 2011, kur mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.

The post “Konferencën për shtyp njëherë tjetër”/ Pas më shumë se 1 ore, Lulzim Basha del nga SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor appeared first on Albeu.com.

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

By: armand
30 October 2025 at 16:18

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në SPAK. Basha ka hyrë në ambientet e Prokurorosë së Posaçme rreth orës 16:00, ndërsa përshëndeti edhe gazetarët që ishin në hyrje të SPAK. Raportohet se Basha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për 21 Janarin, si person që ka dijeni. Basha ka […]

The post Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video) appeared first on BoldNews.al.

Lulzim Basha dëshmon në SPAK për ‘21 janarin’

30 October 2025 at 16:57

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme pasditen e të enjtes, i thirrur për t’u marrë në pyetje për sulmin me armë zjarri nga ana e punonjësve të Gardës së Republikës ndaj protestuesve në ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, kur mbetën të vrarë katër qytetarë. Burime nga SPAK […]

The post Lulzim Basha dëshmon në SPAK për ‘21 janarin’ appeared first on Reporter.al.

“21 Janari”, Basha del nga SPAK/ Ish-ministri i Brendshëm u thirr si person që ka dijeni për ngjarjen

By: Rovena
30 October 2025 at 17:26

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë nga ambientet e SPAK. I pyetur nga gazetarët ai ka refuzuar të japë detaje se për çfarë u thirr nga prokurorët e posaçëm.

Më herët është bërë e ditur se Lulzim Basha është thirrur nga Prokurori i Posaçëm Alfred Shehu.

Sipas të dhënave paraprake, Lulzim Basha, është thirrur si deklarues lidhur me hetimin që po kryehet nga SPAK, për vrasjen e 4 prostesueve, ngjarje kjo e ndodhur më 21 Janar 2011.

Në atë kohë Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm. Basha u paraqit i vetëm pranë SPAK pa praninë e avokatit.

21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni

By: redi
30 October 2025 at 17:30

Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar…

Source

Paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

By: M C
30 October 2025 at 16:20

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, por deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij.

Ende nuk dihet nëse ai është thirrur për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim, dëshmitar apo për ndonjë procedurë tjetër hetimore.

The post Paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha appeared first on Albeu.com.

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes

25 July 2025 at 11:33

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj avokates Erida Lazimi dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, për të favorizuar të pandehurit e dosjes së njohur si “Toyota Auris”. Sipas […]

The post “Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes appeared first on Reporter.al.

Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro

22 July 2025 at 07:39

Një shembje e bujshme e një pallati ndërtuar në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i ka sjellë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 13.4 milionë euro – në formën e dëmshpërblimit për pronarët, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018. Por qeveria refuzon të dëmshpërblejë pronarët përfitues, mes të […]

The post Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro appeared first on Reporter.al.

❌
❌