Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmet e Ramës për gjyqësorin/ Reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë

By: Brisi
4 February 2026 at 09:39

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave. Mëngjesin e sotëm Edi Rama e cilësoi situatën si tymnajë populiste, ndërsa nuk i kurseu as sulmet drejt gjyqtarëve të Kushtetueses, duke i cilësuar si të korruptuar dhe gjakpirës të sistemit të drejtësisë. Nisur nga […]

The post Sulmet e Ramës për gjyqësorin/ Reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Seanca për zëvendësimin e masës/ Veliaj lë qelinë e burgut, shkon në GJKKO

By: Brisi
1 February 2026 at 09:29

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka lënë mëngjesin e kësaj të diele, ambjentet e paraburgimit të Durrësit, për tu nisur drejt Gjykatës së Posaçme, në Tiranë, aty ku pritet të shqyrtohet kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj ka kërkuar zëvendësim të masës “arrest me burg”, të dhënë tashmë prej gati një viti, e […]

The post Seanca për zëvendësimin e masës/ Veliaj lë qelinë e burgut, shkon në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Lamallari për ATSh: Masterplan për përmirësimin e godinave të gjyqësorit, rritje e sigurisë

30 January 2026 at 20:58

TIRANË, 30 janar /ATSh-Marseda Qefalia/ Qeveria shqiptare ka parashikuar një masterplan me qëllim rritjen e sigurisë në institucionet e drejtësisë, përmes përmirësimit dhe modernizimit të infrastrukturës gjyqësore. Investimet synojnë krijimin e një mjedisi më të sigurt për zhvillimin e proceseve gjyqësore si dhe rritjen e standardeve të aksesit në godinat e gjyqësorit.

Kështu bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSh) gjatë një konference për shtyp, në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore për të rritur sigurinë në gjykata.

“Siç e ka lançuar dhe kryeministri, qeveria shqiptare ka vizionin e qartë dhe angazhimin e plotë për të vijuar me masterplanin e godinave të gjyqësorit, ku përfshihen jo vetëm gjykatat, por edhe prokuroritë”, tha Lamallari.

Lamallari nënvizoi se Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr procesin e mbledhjes së informacionit nga gjykatat dhe prokuroritë në të gjithë vendin, duke evidentuar problematikat aktuale, përfshirë sigurinë e objekteve dhe mungesën e hapësirave të përshtatshme për ushtrimin e detyrës.

“Ministria e Drejtësisë ka kryesuar punën për mbledhjen e informacionit të disponueshëm nga gjykata dhe prokuroritë në të gjithë vendin, si në kuptim të gjendjes aktuale, ku përfshihet dhe siguria dhe hapësirat e pamjaftueshme për ushtrimin e detyrës, por edhe pritshmëritë e tyre për nevojat si në kuptim të hapësirave fikse, si për stafet që punojnë aty, për gjyqtarë, prokurorët, stafet ndihmës dhe ato për arkivimin e dosjeve”, u shpreh ai.

Lamallari theksoi gjithashtu se po shqyrtohen modele të suksesshme ndërkombëtare, kryesisht nga Italia dhe vende të tjera evropiane, ku funksionojnë të ashtuquajturat “parqe të drejtësisë”, ku institucionet e drejtësisë janë të përqendruara në një hapësirë të përbashkët.

“Por, nga ana tjetër, duke parë edhe modele të ndryshme që ekzistojnë kryesisht në Itali, por edhe në vende të tjera, të parqeve të drejtësisë, ku bëhen bashkë të gjitha këto institucione, të cilat në fund të ditës, jo vetëm është e lehtë dhe më praktike, në kuptim të përditshmërisë të punës të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët e ushtrojnë aktivitetin në një ambient të përbashkët, por edhe të aksesit në drejtësi për qytetarët. Nuk ka kuptim që një qytetar i cili i nënshtrohet një procesi gjyqësor të shkojë sa në prokuroi, më pas të bëjë disa kilometra për të shkuar në gjykatë”, tha ai.

Megjithatë, Ministri i Drejtësisë theksoi se bëhet fjalë për një reformë masive, e cila do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri dhe kërkon financim dhe kohën e nevojshme që të jetë sa më e koordinuar.

“Por duhet të jemi realistë që kjo është një reformë masive, që do të implementohet për herë të parë në Shqipëri dhe kërkon jo vetëm mbështetje të fortë financiare, për të cilën qeveria shqiptare është angazhuar, por kërkon edhe kohën e nevojshme, në mënyrë që të jetë sa më e koordinuar, duke prioritizuar këtu ato gjykata dhe prokurori që janë në gjendje më emergjente për ndërhyrje.

/m.q/j.p/r.e/

The post Lamallari për ATSh: Masterplan për përmirësimin e godinave të gjyqësorit, rritje e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon sot gjykimi ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

22 December 2025 at 07:29


Sot në orën 09:30 po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca do zhvillohet në Gjykatën Themelore ku pritet shqyrtimi i provave dhe procedurave lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.

Të akuzuarit po përballen me drejtësinë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast të rëndë penal, i cili ka ngjallur interes të madh publik.

Seanca e kaluar e planifikuar të mbahej më 12 dhjetor u anulua dhe e njëjta u vendos që të zhvillohet sot.

Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.

Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. /Telegrafi/

Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT)

By: Brisi
16 December 2025 at 19:05

Ka përfunduar seanca gjyqësore maratonë në Elbasan, për caktimin e masave të sigurisë ndaj 16 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metalurgjiku”. Sipas raportimeve, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas rreth katër orësh shqyrtim, gjyqtari i çështjes, Denis Frroku, ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit përfundimtar. Të […]

The post Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa

By: Elva
10 December 2025 at 21:47

Reforma në drejtësi është një ndër proceset më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugëtimin e stërzgjatur drejt Bashkimit Europian. Kapitujt 23 dhe 24 janë të lidhura me mbarëvajtjen e drejtësisë në vendin tonë. Respektivisht “Gjyqësori, të drejtat themelore” dhe “Drejtësia, Liria e Siguria” janë padyshim dy ndër kapitujt që konsiderohen të një rëndësie jetike. Kapitujt […]

The post Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa appeared first on BoldNews.al.

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt ndërpritet për shkak të problemeve teknike, vazhdon më 12 dhjetor

24 November 2025 at 14:40


Pas problemeve teknike, gjyqtarja Fatime Dërmaku ka propozuar qe të ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 dhjetor.

Ne shqyrtimin gjyqësor, ku ishte paraparë shfaqja e sekuencave nga shtëpia e Naim Murselit, për shkak të materialeve të shumta, nuk kanë arritur që të njëjtat të transmetohen para trupit gjykues.

"Trupi gjykues e sheh të arsyeshme të ju jap kohën e nevojshme që t'i bartni sekuencat, përndryshe në këtë formë nuk ka mundësi kështu se folldera ka shumë. Nëse je e gatshme, nëse jo shkojmë me datën 12", ka thënë gjyqtarja Fatime Dërmaku.

Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila tha se nuk është bërë selektim i pamjeve, me qëllim që të mos nxiten dyshime për fshehje nga ana e palës mbrojtëse.

"Në pauza paradite dhe pasdite të shqyrtimit gjyqësor unë kam provuar të kontaktojë me zyrtarin e IT , profesionistë nga prokuroria që të mund të ndajmë video incizimet, mirëpo, pasi që ka qenë pauza nuk kanë qenë të qasshëm, të disponueshëm, ashtu qe do të ishte më së miri pasi që follderi ka të bëjë për video incizimet, pamjet para shtëpisë të të akuzuarit Naim Murseli, është një file (fail) i madh video, diku 700-800 gigabajt, ashtu që do të ishte mirë që kjo seancë të caktohet për ndonjë ditë tjetër apo me datën 12. Prokuroria do të mundohet qe sekuencat të dorëzohen të ndara.

Ne si prokurori, në hardisk, i kemi bartur te gjitha përmbajtjet pa ndarë asgjë. Dhe nuk kemi ndërprerë dhe nuk kemi shkëputur asnjë sekuencë për arsye që mund të kemi kundërshtime nga ana e mbrojtjes. Që mos t'i bien që prokuroria ka dashur diçka të fshehë nga ajo... Lëvizjet e Naim Mueselit ditën kritike si dhe disa veprime ditën e nesërme. Prokuroria pas kësaj do të mundohet t'i ndajë sekuencat të kohës që kemi propozuar dhe të paraqiten për seancën e ardhme", tha ajo.

Trupi gjykues ka vendosur që seanca të ndërpritet dhe seanca e radhës të mbahet me datën 12 dhjetor.

"Në këto rrethana trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit, seanca e sotme ndërpritet dhe e radhës do të jetë me 12.12, sipas agjendës se përcaktuar. Prej orës 9 deri në orën 12", tha ajo.

Paraprakisht është mbajtur një pauzë deri në orën 13:10, për shkak të problemeve të natyrës së njëjtë teknike.

Në gjykatore kanë qenë të pranishëm të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.

Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./kp/

Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Metën, zbulohet arsyeja

By: V K
17 November 2025 at 10:19

Ditën e sotme, seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën, është shtyrë për në datën 27 nëntor, ora 12:30. Shkak u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani, pasi ndodhej në një proces gjyqësor në Lezhë.

Edhe më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.

Kujtojme qe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Pirro Xhixho, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Kreu i PL-se, Ilir Meta, ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi ndodhet me masen e sigurise detyrim paraqitje.

The post Shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Metën, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Veliaj në Kushtetuese: Për herë të parë në publik pas arrestimit

31 October 2025 at 12:14

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, doli sot për herë të parë në publik rreth nëntë muaj pas arrestimit, për të ndjekur në Gjykatën Kushtetuese seancën mbi ankimin kundër vendimeve që çuan në shkarkimin e tij.

Një seancë me tension institucional

Veliaj mbërriti në ambientet e Gjykatës në orën 09:30, i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe me pranga në duar, pasi u transferua nga paraburgimi i Durrësit mëngjesin e së premtes.

Ndryshe nga 10 shkurti, kur një numër i madh mbështetësish të Partisë Socialiste rrethuan mjediset e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), sot, vetëm tre-katër vetë u gjendën aty për të.

“Forca Lali!” thirrën ata teksa Veliaj zbriti nga furgoni i policisë dhe i përshëndeti me një buzëqeshje të thyer.

Në sallën e gjykatës, ai u ul krah përfaqësuesve të Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Avokaturës së Shtetit, në një seancë publike që nisi në orën 10:00.

Veliaj gjatë shoqërimit në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al

Në hapje të seancës, Presidenca kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se ky akt është jashtë juridiksionit të saj. Argumenti u mbështet edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.

Por mbrojtja e Veliajt këmbënguli se çështja është në kompetencë e Kushtetueses, pasi lidhet drejtpërdrejt me kushtetutshmërinë e procedurës së shkarkimit.

Pas një diskutimi procedural, Gjykata rrëzoi me vendim unanim kërkesën e Presidencës, duke deklaruar se dekreti presidencial “do të trajtohet në themel të çështjes”.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta”

Për herë të parë pas arrestimit më 10 shkurt, Veliaj foli publikisht në sallën e gjyqit, duke e cilësuar procesin ndaj tij “një përçmim ndaj votës dhe demokracisë”.

Me syze të zeza, një bllok fletësh A4 në të cilat kishte përgatitur fjalën e tij me shkronja të mëdha, Veliaj theksoi se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë.

“Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,” theksoi Veliaj.

“Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regjim më të rëndë se për një vrasës serial. Kam përjetuar shkelje të të drejtave themelore dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhuri tre herë radhazi.”

Në fjalën e tij, Veliaj pyeti cilën shkelje të rëndë kushtetuese kishte kryer për t’u shkarkuar nga detyra.

“Populli ka vendosur që askush nuk mund t’i ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri përveçse kur ka kryer shkelje të rënda kushtetuese. Pyes: Cilën shkelje kam kryer unë jashtë ushtrimit të mandatit?”

Veliaj gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al

Ai e përfundoi deklaratën me një apel drejtuar trupës gjykuese se nuk ishte në sallë për të mbrojtur veten, apo karrigen e pushtetarit, por “për të kërkuar që të mbrojmë së bashku demokracinë.”

Deklarata e Veliajt shënon një kthesë në komunikimet sa i përket mbrojtjes së tij. Në periudhën janar-mars ai u shfaq për publikun në emisionet televizive përmes inteligjencës artificiale.

Ndryshe nga ato dalje televizive ai tashmë është në një përballje politike për legjitimimin elektoral, duke u pozicionuar dukshëm si një “figurë e sulmuar nga sistemi”.

Vetë mënyrën se si Këshilli Bashkiak votoi shkarkimin e tij, ai e konsideroi si fyerje për faktin se erdhi edhe nga bashkëpunëtorët e ngushtë.

“Zot fali se nuk e dinë se çfarë bënë!” u shpreh ai teksa theksoi disa herë se në mënyrën se si u vendos për shkarkimin e tij është vënë në diskutim edhe prezumimi i pafajësisë.

LexoKauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Një proces që mund të vendosë precedent

Seanca në Kushtetuese shënon një moment kyç për raportet ndërinstitucionale mes Presidencës, qeverisë dhe pushtetit vendor.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë nëse shkarkimi i një kryebashkiaku të zgjedhur mund të mbetet i vlefshëm gjatë një procesi penal ende në zhvillim.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Nëse Kushtetuesja pranon ankimimin e tij, dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë mund të shpallet i pavlefshëm, duke hapur një debat të ri politik dhe juridik mbi legjitimitetin e pushtetit vendor në kryeqytet.

Lexoni gjithashtu:

The post Veliaj në Kushtetuese: Për herë të parë në publik pas arrestimit appeared first on Citizens.al.

Ballanca: Domosdoshmëri rritja e numrit të gjyqtarëve

30 October 2025 at 18:50

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh sot se harta e re gjyqësore dhe ulja e numrit të gjykatave nuk e ka përmirësuar perceptimin e qytetarëve për drejtësinë.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2024, për institucionin e Avokatit të Popullit, Ballanca tha se rritja e numrit të gjyqtarëve mbetet një domosdoshmëri, për një vend si Shqipëria.

Sipas Avokates së Popullit, është dorëzuar një raport për eficiencën e hartës së re gjyqësore, e fokusuar në të drejtat e fëmijëve në procese që lidhen me divorcet e prindërve dhe detyrimin ushqimor të prindërve.

Sipas Ballancës, ajo që është evidentuar është fakti se harta e re gjyqësore ka përkeqësuar ndjeshëm adresimin e çështjeve të fëmijëve në vendimmarrje konkrete.

“Kemi dalë në disa rekomandime, qoftë me masa që duhet të ndërmerren për vendimmarrje paraprake procedurare. Ky rekomandim i është dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili e ka shpërndarë në të gjitha gjykatat e vendit”, tha Ballanca.

“Ne kemi qenë kundër hartës së re gjyqësore, dhe kemi shprehur mendimin tonë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje. Avokati i Popullit vlerëson se ulja e numrit të gjykatave nuk përmirëson shërbimin dhe as perceptimin e drejtësisë sepse mbyllja e gjykatave e çon shumë më larg prezencën e shtetit. Numri i çështjeve gjatë vitit të kaluar në rang republike është ulur, që tregon se qytetarët nuk shkojnë më në gjykata sa më parë për shkak të largësisë, të besimit etj”, theksoi ajo.

Avokatja e Popullit, nënvizoi se Gjykata e Lartë mbetet një shqetësim i madh, pavarësisht faktit se ka përmirësuar stokun e çështjeve. Sipas saj, prurjet në Gjykatën e Lartë janë 1/3 në krahasim me prurjet kur gjykata funksiononte me kapacitetet të plotë.

“Ulja e stokut është e përkohshme sepse mes prurjeve dhe trajtimit të çështjeve, ulja vjen për shkak të gjyqtarëve që janë në sistem. Por, rritja e numrit të gjyqtarëve mbetet një domosdoshmëri, për një vend si Shqipëria”, pohoi Ballanca.

/e.i/j.p/

The post Ballanca: Domosdoshmëri rritja e numrit të gjyqtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

16 October 2025 at 20:25

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, kërkoi të enjten më 16 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut. Subjekti i kundërshtoi konkluzionet e drejtuesit të SPAK për deklarime kontradiktore, ndërkohë që përfaqësuesja e saj […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani appeared first on Reporter.al.

Dështoi seanca ndaj Dardan Molliqajt për sulm ndaj Haki Abazit, do të lëshohet urdhërarrest

16 October 2025 at 13:17


Në mungesë të të akuzuarit Dardan Molliqaj, ka dështuar sërish të nis gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ai dhe Fatos Sahiti, akuzohen për sulmin ndaj Haki Abazit pas një debati televiziv në vitin 2019. Ndaj Molliqajt, do të lëshohet urdhërarrest.

Gjyqtari i rastit, Fisnik Gashi bëri të ditur se për shkak të mungesës në seancë, ndaj Molliqajt do të lëshohet urdhërarrest, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Seanca e sotme e shqyrtimit gjyqësor nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së të pandehurit Dardan Molliqaj. Ndaj të pandehurit Dardan Momlliqaj do të lëshohet urdhërarrest”, tha gjyqtari.

Të pranishëm në seancë ishin i akuzuari Fatos Sahiti dhe avokati i Dardan Molliqajt, Dren Kukaj. Ndërsa, nga pala e dëmtuar Haki Abazi me avokaten Sadije Mjekiqi.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore kjo seancë dështoi.

I akuzuari Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) mungoi edhe në seancën e 4 shtatorit 2025, në të cilën mungesën e kishte arsyetuar me angazhimet për fushatën zgjedhore.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 shkurt 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të pandehurit Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në aktakuzë thuhet se më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë, në Kolegjin “AAB”, të pandehurit e lartcekur pas përfundimit të debatit në emisionin “Pressing” në studion së televizionit T7, ku ishin të ftuar Endrit Shala, Rexhep Hoti, Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj, me të dalë në korridor të kolegjit AAB, i pandehuri Molliqaj fillimisht e ka thirrë të dëmtuarin Abazi “ndalu këtu të flasim çka deshte me thënë në debat”, i cili ishte para tyre në korridor duke dalë në shoqëri me Rexhep Hotin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se posa i afrohet i pandehuri Molliqaj me dashje, duke e përdorë forcën e sulmon të dëmtuarin Haki Abazi në atë mënyrë që fillimisht e ka kapur për duar e më pas e godet me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këtij sulmit i bashkëngjitet edhe i pandehuri Sahiti, i cili e godet të demtuarin me grusht derisa i dëmtuari arrin t’iu largohet dhe të ikë me shpejtësi në drejtim të studios së televizionit T7, dhe kështu i shqetësuar për rastin e thërret policinë. /BetimipërDrejtësi

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

By: Ela
13 October 2025 at 15:09

Nga Boldnews.al Këshilli i Lartë Gjyqësor po e trajton vrasjen tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, si një çështje të lidhur ngushtësisht me sigurinë, si edhe bën thirrje për për shmangien e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqësorit në rrjete sociale, pa analizuar dhe sugjeruar zgjidhje për zvarritjen e tejskajlshme të seancave, e cila besohet […]

The post Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet appeared first on BoldNews.al.

Zhvillohet sot në GJKKO seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha

By: V K
13 October 2025 at 09:57

Këtë të hënë, do të mbahet në GJKKO seanca gjyqësore për kreun e PD, Sali Berisha, në orën 11:00.

Kujtojmë se, ndaj Berishës është ngritur akuza e korrupsionit për procedurat e ndjekura, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Në këtë çështje nën akuzë është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Akuzat që SPAK ka hetuar për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni, fshehje pasurie dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

The post Zhvillohet sot në GJKKO seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

Tjetër incident në gjyqësor, 75-vjeçari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

By: V K
11 October 2025 at 10:31

Një 75-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75-vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Tjetër incident në gjyqësor, 75-vjeçari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit appeared first on Albeu.com.

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

By: Ela
7 October 2025 at 15:25

Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë (9 dhe 10 Tetor). “Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi njëzëri që të bojkotojë te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, për […]

The post Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë appeared first on BoldNews.al.

Një reformë në drejtësi “vrastare”

By: Ela
7 October 2025 at 11:13

Nga Boldnews.al Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, është, për fat të keq, shembulli më tragjik se si Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka rritur acarimin e përgjithshëm publik mbi vonesat ekstreme të vendimeve gjyqësore. Kalaja u vra në sallën e gjyqit nga një 30-vjeçar, i cili, së bashku me babain e tij kishte vite që […]

The post Një reformë në drejtësi “vrastare” appeared first on BoldNews.al.

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

2 October 2025 at 06:47

Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH paraqet një një situatë të zymtë financiare dhe programative, të shkaktuar nga vendimet gjyqësore për shkarkime të padrejta nga puna si dhe mosrealizim të fondit për prodhime të pavarura. Raporti thekson televizioni publik po përballet me një barrë të rëndë financiare si […]

The post RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare appeared first on Reporter.al.

Rama: Ndërmjetësim me inteligjencë artificiale të çështjeve civile

20 September 2025 at 13:30

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama parashtroi sot gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari se duhet menduar për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile.

Kryeministri theksoi se është plotësisht e mundur që njerëzit mos të harxhojnë lekë, mos harxhojnë kohë, mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendtë e kokës në procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procese të ndërmjetësimit të fëmijëve.

Ai vuri në dukje se Diella do ketë së shpejti dhe plot të tjera gjëra.

“Ajo që unë besoj fort dhe duhet ta ndajmë të gjithë bashkë këtë besim është që teknologjia digjitale dhe inteligjenca artificiale janë bekimi i vendeve ne zhvillim sepse na japin mundësinë që të bëjmë kapërcime të atilla që kurrë nuk do t’i bënim në kushtet e progresit linear. Si mund të bënim ne një kohë kaq të shpejt sa ç’na e mundësoi teknologjia dhënien e shërbimeve për qytetarët nëse nuk do kishim teknologjinë dhe s’do kishim platformën E – Albania?  Parafytyrojeni për një moment Covidin dhe pa platformën E-Albania sesi do mundej dot që të shërbeheshin njerëzit pa dalë të gjithë në rrugë për të mbajtur radhën dhe në këtë kuptim këtu ka qenë Covid gjithë jetën”, nënvizoi Rama.

Rama u ndal edhe tek debatet në lidhje me ministren virtuale të Shtetit për Inteligjencën Artificiale.

“‘Sot bëhet diskutim i madh, si ka mundësi, c‘është ky provokim, c‘është ky mëkat, c ‘është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj që në një kohë shumë të shkurtër ministrat jo njeri në qeveri do jenë një normalitet”, tha Rama.

“Diskutojnë sot si do vjedhë Diella sepse kur je hajdut, aty te rri mendja, si do vjedhë ai tjetri atë që ti do ta vjedhësh për vete por që nuk po të bie rruga andej. Si i shkon një njeriu normal mendja, mund të ketë 1000 pyetje për Diellen por nuk i shkon mendja si do vjedhë kjo. I shkon mendja vetëm atyre që ose kanë vjedhur ose vjedhin ose do vidhnin në rast se i caktonte njeri ne vend të Diellës”, theksoi  Rama.

Ndërkohë, vijoi Kryeministri, që ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë.

“Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi; dobësi që i shfrytëzon korrupsioni. Faza e parë janë termat e referencës që mund të bëhen të orientuara siç ishte një tender epik në kohën përpara se sa ne të merrnin detyrën në 2013, ku për të bërë një tunel, ishte vënë një kriter të ketë eksperiencë edhe në sisteme muzikore, në foni, edhe natyrisht, tuneli i shkon dikujt që ka instaluar foninë në ndonjë miting. Pra, tek termat e referencës dhe e dyta, tek gjykimi mbi dokumentacionin. “Jo, nuk ma ke sjellë me vulë të freskët”, “Jo, s’më ke sjellë letrën në kohë se sa punonjës ke”, “Jo, ke sjellë me vonesë këtë, atë”. Atëherë tek terma e referencës, Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial, të dikujt përmes referencave dhe për këtë, ne jemi duke, ne, domethënë ata që po merren me këtë, po punojnë”, theksoi Rama.

E dyta, shtoi Rama, të gjitha dokumentet pafund që bëjnë kompanitë dhe mbledhin lart e poshtë për shkruar ndonjë tender janë fakte publike.

“Pra ekzistojnë në sistemin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Sa punonjës ke? E kanë në Sigurimet Shoqërore, e kanë Taksat. Sa xhiro ke? Sa kështu ke? Sa ashtu ke? Sa makineri ke? Të gjitha këto janë dhe Diella do i mbledhin vetë. Nuk ka nevojë fare të shkojnë njerëzit lart e poshtë, edhe t’i mbledhin, bëjnë dosjet, pastaj del një anëtar komisioni edhe thotë: “Jo, nuk e ke me vulë të freskët”. Do ti mbledhi të gjitha vetë”, tha Rama.

Pra, shtoi Rama, termat e referencës transparent dhe të barabartë dokumentacioni mblidhet në mënyrë uniforme për të gjithë dhe në fund është oferta.

“Oferta flet vetë, ashtu sikundër të gjitha ato kritere që janë kritere të cilësisë, askush nuk i gjykon dot më objektivisht se sa Inteligjenca Artificiale, bazuar te të gjitha këto dhëna që thashë, kaq e thjeshtë është, në të thënë, është shumë e komplikuar në të bërë. Gjitha arkitektura  e sistemit tani është ndërtuar dhe tani do të ecet me implementimit. Do të duhen edhe disa bashkëpunëtorë të Diellës, jo njerëz prapë, që jemi shumë besimplotë, “Diella do t’i lindi në maternitetin e Inteligjencës Artificiale”. Kjo është e gjitha, nuk ka ndonjë shkencë të madhe”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama  mori si shembull edhe sigurinë ushqimore dhe për sigurinë e të gjitha mallrave që vijnë nga importi dhe për sigurinë e cilësisë. “Ne përsëri me Inteligjencë Artificiale do të ndryshojmë komplet mënyrën se si do të kontrollojmë”, theksoi Kryeministri.

“Kemi krijuar një kompani “AlbTrace” me partnerë, një ndër pesë kompanitë më të mira në botë të gjurmimit, pikërisht të mallrave, të produkteve dhe tani po ndërtojmë sistemin. E njëjta gjë për naftën, e kështu me radhë”, përfundoi Rama.

/k.s/j.p/

The post Rama: Ndërmjetësim me inteligjencë artificiale të çështjeve civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij në GJKKO? Ja si përgjigjet Berisha

By: V K
15 September 2025 at 11:05

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën në themel për dosjen “Partizani”, që zhvillohet ditën e sotme në GJKKO.

Gjithashtu, Berisha theksoi se do të shkojë në GJKKO kur ta këshillojnë të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

“Ka një radhë pune atje dhe kur ta gjykojnë të arsyeshme do të shkoj”, u shpreh ai.

“Sot nis seanca në themel e dosjes ‘Partizani’, do të jeni i pranishëm? Cilat do të jenë kërkesat e avokatëve dhe a do kërkojnë heqjen e masës së sigurimit ndaj jush”, u pyet kryedemokrati .

“Nuk flas në emër të avokatëve të mi. Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avokatëve. Nëse ma thonë të shkoj në sallën e gjyqit do të shkoj. Por ka një radhë pune atje, kur të më thonë do të shkoj”, tha Berisha.

The post A do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij në GJKKO? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on Albeu.com.

❌
❌