Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen

22 January 2026 at 16:02
people using phone while standing

Nëse ndodh që, të kanë rënë në qafë pa të drejtë, duke të cënuar dinjitetin, përmes shpifjes apo fyerjes, në Shqipëri sot, ke dy rrugë për të marrë shpagim. Njëra është përmes padisë civile, në të cilën mund të kërkosh kompensim financiar për dëmin e pësuar dhe të fusësh paratë në xhep. Tjetra është përmes […]

The post Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen appeared first on Reporter.al.

Pamje nga momenti i shtrëngimit të duarve mes Trump dhe Osmanit

22 January 2026 at 12:33


Kosova tashmë është bërë pjesë e Bordit të Paqes, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Marrëveshja u nënshkrua në Davos, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke shënuar një moment domethënës për rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.



Ajo që ra veçanërisht në sy gjatë kësaj ngjarjeje ishte edhe shtrëngimi i duarve mes presidentes Osmani dhe presidentit Trump, në mesin e shumë përfaqësuesve dhe liderëve nga shtete të ndryshme të botës, edhe pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit.

Një tjetër detaj interesant i kësaj ngjarjeje ishte fakti se Vjosa Osmani ishte e vetmja grua në mesin e liderëve botërorë të pranishëm, duke e bërë përfaqësimin e Kosovës edhe më të veçantë dhe simbolik në një tryezë të dominuar nga figura mashkullore. /Telegrafi/

​Osmani deklarohet sërish pas ftesës së Trump: Ky zhvillim është i një rëndësie historike për Kosovën

21 January 2026 at 15:27


Zhvillim të një rëndësie historike për Kosovën e ka quajtur presidentja Vjosa Osmani, ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu bashkuar Bordit të Paqes për Gazën, raporton KosovaPress.

Osmani tha se Kosova ka marrë ftesën si anëtare themeluese dhe se e njëjta do të ofrojë përvojën e vet në shtetndërtim.

Ajo tha se përfshirja e Kosovës në këtë organizatë multilaterale të udhëhequr nga SHBA-ja e fuqizon Kosovën në aspektin ndërkombëtar.

“Ky është një zhvillim i një rëndësie historike për Republikën e Kosovës. Në radhë të parë se kjo është një organizatë ndërkombëtare, është anëtarësim i Kosovës në një organizatë ndërkombëtare dhe atë si një ndër anëtarët themelues të kësaj organizate. Në radhë të dytë se kjo organizatë themelohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë strategjik dhe në radhë të tretë për shkak se SHBA-ja ka përzgjedhur pikërisht Kosovën në mesin e disa shteteve që janë themeluese, duke pasur parasysh përvojën e Kosovës në shtet-ndërtim. Në ndërtim të paqes, në ndërtim aleancash, përvojë kjo që do të mund të ndihmojë në ndërtimin e paqes edhe në vende të tjera të botës... Me krenari të madhe kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump. E falënderoj për vlerësimin, besimin dhe gatishmërinë, siç e thekson në letër, që të punojmë edhe për një kohë të gjatë për realizimin e misionit për paqe dhe siguri në botë. Ne si Kosovë, sado që jemi shtet i vogël, mund të kemi kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”, tha ajo.

E para e vendit tha se në ftesën që ka pranuar dhe dokumentacionin përcjellës nuk përmendet çështja e ndonjë pagese, por u lihet shteteve anëtare që ta bëjnë këtë në mënyrë vullnetare.

“Edhe në dokumentacionin përcjellës nuk përmendet ndonjë çështje pagese, por u lihet shteteve që këtë gjë ta bëjnë në mënyrë vullnetare. Megjithatë, për të gjitha çështjet jemi në koordinim me SHBA-në. Kontributi i Kosovës do të jetë domethënës për shkak të përvojës tonë për ndërtimin e paqes. Kosova është një ndër sukseset më të mëdha amerikane. Një prej sukseseve më të mëdha të aleancës euroatlantike në ndërtimin e paqes. Kemi çfarë të ofrojmë në aspektin e përvojës, perspektivës dhe vizionit për një iniciativë të tillë. Është me rëndësi që Kosova do të jetë e barabartë dhe është ftuar nga themeluesja dhe udhëheqësja e kësaj organizate, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një arritje e fuqizimit tonë ndërkombëtar dhe e aleancës me SHBA-në”, shtoi ajo.

Këto komente Osmani i bëri pas akademisë përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Bordi i Paqes është një mekanizëm ndërkombëtar, i parashikuar në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në nëntor 2025, që synon të mbikëqyrë administrimin e përkohshëm të Gazës dhe rindërtimin e institucioneve civile.

Krahas Kosovës, ftesë ka marrë edhe Shqipëria. /Kp/Telegrafi/

Haradinaj uron Osmanin: Lajm i mirë ftesa e Donald Trump drejtuar presidentes së Kosovës

21 January 2026 at 14:55


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar presidenten Vjosa Osmani pas ftesës që mori nga presidenti, Donald Trump për të marrë pjesë në Bordin e Paqes në SHBA.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar: “Është lajm i mirë ftesa e Presidentit Trump drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, veçanërisht në këto kohë tejet kritike për sigurinë globale. Pjesëmarrja e Kosovës dhe e Shqipërisë në Bordin e Paqes, si pjesëtare të një strukture ku marrin pjesë liderët e botës demokratike në përpjekje për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump, është një dritare shprese për ne”.

Sipas tij, kjo pjesëmarrje përforcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global.

“Si dhe krijon mundësi konkrete për riforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e sigurisë, shtetndërtimit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës. Rikthimi i Kosovës si një partner i besueshëm dhe serioz i Shteteve të Bashkuara është jetik jo vetëm për garantimin e sigurisë kombëtare, por edhe për avancimin e interesave tona shtetërore, përfshirë integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/


Rama e uroi për ftesën për në Bordin e Paqes, Osmani: Faleminderit nga zemra, Edi

21 January 2026 at 12:32


Pasi kryeministri Edi Rama uroi presidenten e vendit, Vjosa Osmani për ftesën që mori nga presidenti amerikan, Donald Trump që Kosova të jetë pjesë e Bordit të Paqes, i menjëhershëm ishte reagimi i Osmanit.

Osmani përmes një postimi në platformën X ka shkruar “Faleminderit nga zemra, Edi!”.

Tutje Osmani ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/


Faleminderit nga zemra, Edi!

Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara në aleancën e udhëhequr nga lideri i botës së lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
🇽🇰🇺🇸🇦🇱 https://t.co/zxdusD9BR8
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 21, 2026

Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat?

18 January 2026 at 07:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre. Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi  të publikuar […]

The post Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat? appeared first on Reporter.al.

Ngrirja e vizave nga Trump shoqërohet me akuza në Shqipëri

15 January 2026 at 15:41

Ngrirja e vizave të emigracionit për 75 vende nga Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat politik në Shqipëri, me opozitën që fajëson qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Të enjten, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali hodhi poshtë pretendimet e opozitës se lëvizja e Shteteve të Bashkuara ishte një përgjigje ndaj politikave të Ramës. “Vendimi i […]

The post Ngrirja e vizave nga Trump shoqërohet me akuza në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’

8 January 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’ appeared first on Reporter.al.

FOTOLAJM/ Pasojat e sulmit amerikan në Nigeri

By: Rovena
26 December 2025 at 21:20

Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një sulm ajror ndaj luftëtarëve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, në koordinim me qeverinë nigeriane.

Tani mediat kanë publikuar foto që tregojnë pasojat e këtij sulmi.

Sulmi, sipas raportimeve, e habiti popullsinë vendase.

Fshati Jabo ishte një nga zonat e goditura nga sulmet amerikane. Balira Sa’idu thotë se sulmet “ndryshuan gjithçka”.

“Duhet të mendoj për dasmën time, por tani jam në panik. Sulmet kanë ndryshuar gjithçka. Familja ime është e frikësuar dhe as nuk e di nëse është e sigurt të vazhdoj me planin e dasmës në Jabo”, tha ajo.

Aliyu Garba është një udhëheqës tradicional në fshat.

Ai thotë se mbeturinat nga sulmet ishin shpërndarë përreth dhe disa banorë nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin forcat e sigurisë.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Elina Kombi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

10 November 2025 at 12:20

Prokurorja e Tiranës, Elina Kombi u shkarkua nga detyra më 3 shkurt pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk kishte provuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve financiare të deklaruara, duke çmuar se subjekti kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përfundua hetimi […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Elina Kombi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë appeared first on Reporter.al.

Vizita në Amerikë pa takime zyrtare, Kurti i shmanget pyetjeve të gazetarëve

6 October 2025 at 12:32


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nga KP-ja se pse nuk ka pasur takime zyrtare me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kurti heshti, derisa ishte i rrethuar nga mbrojtja e afërt.

Kurti javën e kaluar përmbylli vizitën e tij disaditore në SHBA, ku takoi kongresistë dhe senatorë amerikanë, por nuk zhvilloi takim me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit. /KP/

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

29 September 2025 at 21:58

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi të hënën më 29 shtator shkaqeve të ngritura në ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, ndaj vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani. Prokurori Adnan Xholi që përfaqësoi Dumanin në seancën publike renditi gjithë shkaqet për pasurinë […]

The post Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore appeared first on Reporter.al.

Kurti takoi kongresistin amerikan Mike Lawler, diskutuan për thellimin e partneritetit Kosovë-SHBA

29 September 2025 at 15:21


Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Mike Lawler, njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një njfotimi, ata diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë të bashkëpunimit ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës në këtë drejtim.

"Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor", thuhet në njoftim.

Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan.

Ai gjithashtu përmes platformës X shkroi: “Sot u takova me Kryeministrin Kurti të Republikës së Kosovës. Siguria, prosperiteti dhe vlerat demokratike të Amerikës mbrohen më së miri kur qëndrojmë krah për krah me partnerë si Kosova”. /Telegrafi/

Rama ftohet në SHBA nga gjenerali Timothy Orr, premtohet bashkëpunim i mëtejshëm

29 September 2025 at 13:18


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ftuar që me 30 tetor të shkojë në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur ai në një video me gjeneralin e njohur amerikan, Timothy Orr.

Rama e ka falënderuar gjeneralin amerikan për kontributin në arsim.

“Jam këtu me gjeneralin Orr, mirë se vini në Prishtinë. Kënaqësi të jem këtu në AUK. Faleminderit për gjithçka që bëni për ne, për kontributin tuaj, për ta çuar përpara sistemin arsimor. Dhe kështu mezi pres të vij dhe të vizitoj në Iowa”, tha Rama.

E gjenerali Orr u zotua për vazhdim të bashkëpunimit me kryetarin Rama.

“Jeni të mirëseardhur. Jemi të entuziazmuar të vazhdojmë partneritetin tonë. Dhe shpresojmë vetëm që të iu sjellim në USA, në Des Moines, dhe me të vërtetë të ulemi me qytetin internacional simotër, dhe të diskutojmë si mund të ecim tutje”, tha Orr.

Rama në anën tjetër theksoi se ftesa për vizitë është për 30 tetor, andaj ai duhet të fitojë qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Po e kuptoj që kam ftesë për 30 tetor për disa fonde, kështu që duhet të fitoj më 12 tetor që të vij”, tha Rama. /Telegrafi/



Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

14 September 2025 at 18:20


Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të vendit tonë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

„Pas çdo suksesi të shtetit tonë, por edhe të vendeve në rajon, qëndron vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe jam krenar që si ministër i parë në rajon e kam nënshkruar dialogun strategjik me Uashingtonin. Ai nuk ishte vetëm një dokument, por një proces që i nxiti edhe shtetet tjera në rajon ta ndjekin të njëjtin koncept“, deklaroi Osmani.

Osmani tha se pezullimi i dialogut strategjik është një test serioz për elitën politike në Kosovë, por edhe një sinjal i fuqishëm për tërë rajonin.

"Nuk ka alternativë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne e kemi vendosur politikën e dy shteteve si qëndrim zyrtar të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky ishte qëndrim që përputhej me Bashkimin Evropian. Tani shohim dalje kundër BE-së dhe kundër politikës sonë zyrtare. Qeveria duhet të përgjigjet pse është ndryshuar kursi pas disa vitesh, kur ishte qartë e përcaktuar se ky është interes evropian dhe shtetëror. Qeveria, e veçanërisht partia shqiptare në të, duhet të sqarojë se kur dhe ku është marrë ky vendim. Kush e ka thirrur seancën dhe kush e ka mbështetur këtë kthesë, me të cilën votohet kundër politikës së dy shteteve në Lindjen e Mesme. Populli meriton përgjigje", tha Osmani.

Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut nuk guxon të lejojë devijim nga orientimi evropian dhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Peci për pezullimin e dialogut strategjik nga ana e SHBA-së: Masë e pritur ndaj papërgjegjshmërisë së Kurtit dhe mbështetjes nga Osmani

12 September 2025 at 15:19


Pezullimi i Dialogut Strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe atë politik në vend.

Ky zhvillim, i cilësuar si një sinjal i qartë zhgënjimi nga aleati kryesor i Kosovës, është interpretuar nga drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, si një pasojë direkte e qasjes politike të udhëheqjes aktuale të vendit.

“Pezullimi i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qenë njëra nga masat e pritura që janë pasojë e politikës së papërgjegjshme të VV-së, gjegjësisht të Albin Kurtit me të cilën po vallëzon edhe Vjosa Osmani. Tani ka mbetur të shihet se çfarë do të bëjnë kalorësit e apokalipsit të shtetit të Kosovës, të cilët në mënyrë efektive arritën që t’i dëmtojnë marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA-të. Tash mbani ligjërata, shani e njollosni se kush po punon për Serbinë”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 September 2025 at 14:11


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se SHBA ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Referuar deklaratës së Ambasadës veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

Në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se ShBA-të kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të siç thonë të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë tutje thuhet se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës.

“Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

10 September 2025 at 17:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen […]

The post SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK appeared first on Reporter.al.

❌
❌