Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përmbytjet në Shqipëri, dëmet  llogariten 300 milionë euro

25 January 2026 at 17:43


Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve.

Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjës.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

Zhgënjimi i tij shkon përtej dëmit material. Pas 15 vitesh emigracion në Itali, ai u kthye në Shqipëri rreth 12 vite më parë, me bindjen se përvoja dhe kursimet do të mjaftonin për të ndërtuar një fermë funksionale. Sot, kthimin e quan “gabimin e jetës”, jo sepse bujqësia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe përgjegjësia shpesh mbetet pa adresë.

Shqetësimi i Mirlindit nuk është vetëm me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit. “Askush nuk njofton? As për reshjet e pritshme, as për hapjen e portave të HEC-eve”. Mirlindi thotë se nuk pati asnjë paralajmërim për hapjen e portave të digës.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

Në Samaticë, sipas tij, janë dëmtuar rreth 8 hektarë serra të sapombjella, ndërsa 3.5 hektarë lakër, gati për treg, janë shkatërruar plotësisht. Krahas tyre, dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në pemëtore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtë janë prekur në shkallë të ndryshme, pa mundësi për të dhënë ende një shifër përfundimtare. “Janë shumë”, thotë ai, duke theksuar se situata në terren ndryshon nga dita në ditë.

Në të gjithë Beratin, panorama është po aq e rëndë. “Dëmet në serra janë të pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerët janë përballur jo vetëm me përmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 5 gradë. “Problem me ngricat, problem me përmbytjet”, përmbledh ai situatën, duke e cilësuar si një goditje të dyfishtë për prodhimin bujqësor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit. Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime të freskëta nga serrat, me kompaninë e tij “Agrokoni”, tha se, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë fermat e specializuara për eksport që janë të përqendruara në zonën e Beratit, Lushnjës dhe Fierit. Zoti Koni parashikon se këto dëme kanë efekte të gjëra në ekonomi dhe pritet të ndikojnë në uljen e eksporteve deri në 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dëme të shpërndara në disa kultura – 247 ha drithëra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura të tjera dhe 192 ha pemë frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve. Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë. Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

Në nivele specifike drithërat, të kultivuara në 3 598 hektarë, kanë humbur vlera që llogariten nga 2.88 deri në 4.32 miliardë lekë.

Foragjeret, në 3 148 hektarë tokë, përbëjnë një humbje prej 1.57 deri në 3.15 miliardë lekë. Në rastin e kultivimeve të tjera bujqësore, që zënë 4 151 hektarë, dëmet llogariten nga 3.32 deri në 6.23 miliardë lekë.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta. Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerë ka një kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekësh për një sezon për ushqimin dhe shërbimin. Bazuar në këtë vlerësim, dëmet nga bagëtia arrijnë në total rreth 280–570 milionë lekë, duke reflektuar humbjet për fermerët dhe investimet e shpenzuara për përkujdesjen e kafshëve. Në bletari, situata është më e kufizuar në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël.

Janë raportuar 147 koshere të dëmtuara, kryesisht nga përmbytjet dhe ngricat që dobësuan kolonitë e bletëve dhe shkatërruan prodhimin e mjaltit. Vlera mesatare e një koshere është llogaritur rreth 50 000–100 000 lekë, duke dhënë një humbje totale për bletarinë prej rreth 7–15 milionë lekë.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dëmtuar është mijëra kilogramë perimesh, drithërash dhe frutash që nuk arrijnë në treg, një kosto që ndikon në ekonominë kombëtare dhe në sigurimin e ushqimit për qytetarët.

Miliona të tjera dëme, nga rrugët te shtëpitë

Përmbytjet e janarit 2026 nuk shkatërruan vetëm tokën bujqësore dhe fermat, por kanë përfshirë edhe komunitetet urbane dhe infrastrukturën e vendit, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të menaxhimit të ujit dhe planifikimit urban në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga emergjencat civile të paktën 1 587 banesa janë përmbytur në të gjithë vendin, ndërsa mijëra të tjera janë ndikuar nga ujërat që kanë hyrë brenda shtëpive, kanë dëmtuar mobilie, pajisje dhe infrastrukturë të brendshme.

Në disa zona, banorët raportojnë dëme që tejkalojnë dhjetëra miliona lekë për familje, me pajisje shtëpiake, mobilie dhe struktura të brendshme të papërdorshme pasi uji ka depërtuar thellë në hapësirat jetësore.

Këto humbje, të shpërndara në mijëra shtëpi, përbëjnë një ngarkesë të rëndë financiare për familjet e prekura dhe tregojnë një pamje të qartë se sa i cenueshëm është strehimi vendas ndaj motit ekstrem dhe mungesës së sistemeve efektive të parandalimit të përmbytjeve.

Në anën tjetër, rrjetet e transportit, arteriet që lidhin qytetet dhe fshatrat u goditën në mënyrë të konsiderueshme. Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të disa komuniteteve rurale. Janë raportuar edhe shembje të pjesshme të segmenteve të rrugëve dhe dëmtime të mbikalimeve.

Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm shkatërrimi dhe riparimi i segmenteve rrugore kryesore mund të arrijë dhjetëra deri në qindra milionë euro në një vit normal, për shkak të nevojës për rivendosje të shtresave rrugore, urave etj.

Eksportet e frutave dhe zarzavateve pritet të bien me 20-30%

Eksportet frutave dhe perimeve arritën një vlerë prej 19 miliardë lekësh në 11-mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, por për të gjithë vitin 2025, vlera e tyre pritet të kalojë mbi 210 milionë euro.

Eksportuesit paralajmërojnë se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe ngricat në serrat e vendit mund të ulin volumin e prodhimit që shkon në tregjet ndërkombëtare deri në 10–30%, duke çuar në një humbje të pritshme në vlerë midis 21 dhe 63 milionë eurosh të vlerës së eksporteve bujqësore, grupi më i qëndrueshëm në rritje, si në volum dhe në vlerë, në vitin 2025.

Ruzhdi Koni, eksportues i njohur, nënvizon se “serrat e specializuara për eksport janë goditur rëndë dhe një pjesë e konsiderueshme e prodhimit nuk mund të shkojë në eksport. Kjo do të ndikojë menjëherë në marrëdhëniet tona me partnerët dhe në planifikimin për sezonet e ardhshme”.

Përtej humbjes direkte të volumit të eksportit, prodhuesit përballen edhe me shpenzime shtesë për riparimin e serrave dhe për sigurimin e cilësisë së perimeve që mbeten, duke rritur presionin financiar mbi fermerët.

Humbja e një pjese të konsiderueshme të eksporteve nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por ka edhe efekt zinxhir mbi ekonominë kombëtare, duke ndikuar në punësimin rural, stabilitetin e çmimeve dhe konkurrencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët e sektorit bujqësor dhe përfaqësuesit e fermerëve këmbëngulin se duhet një qasje e integruar, që përfshin investime në infrastrukturën e serrave, sisteme paralajmëruese dhe siguri klimatike, si dhe mbështetje financiare për eksportuesit që përballen me humbje të papritura.

Pa këto ndërhyrje, vlerat e eksportit që u deshën të shënonin rritje të qëndrueshme rrezikojnë të tkurren, duke e kthyer progresin e arritur në sektorin bujqësor në një fitim të pasigurt dhe të cenueshëm ndaj kapriçiove të natyrës./Marrë nga Monitor

Spitali i Pejës realizoi mbi tre mijë operime gjatë vitit të kaluar

16 January 2026 at 14:11


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë vitit të kaluar, duke realizuar gjithsej 3,279 operime, apo rreth 9 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Sipas njoftimit të spitalit, ky volum pune nënkupton një mesatare prej rreth 13 operimesh të kryera në çdo ditë pune, duke reflektuar përkushtim të lartë profesional dhe përgjegjësi maksimale ndaj pacientëve.

Nga menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto rezultate janë dëshmi e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor, funksionimit të qëndrueshëm të reparteve kirurgjikale dhe besimit të vazhdueshëm të qytetarëve në shërbimet shëndetësore që ofron ky institucion.

Sa i përket repartit me numrin më të madh të operimeve, kryeson Kirurgjia me 1,453 ndërhyrje, e ndjekur nga Obstetrika me 633 operime dhe Urologjia me 433 operime.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vlerëson se këto shifra pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Pejës dhe rajonit. /Telegrafi/


Perimet shiten në rrugë, në Gjirokastër nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet bujqësore

By: armand
26 December 2025 at 19:23

Si në mesjetë, Gjirokastra sot mbetet pa një treg të mirëfilltë frutash e perimesh. Prodhimet bujqësore dhe bulmeti shiten mes lagjes “18 Shtatori”, në zemër të qytetit, në kushte që nuk i përkasin as një qyteti turistik e as një qendre historike të mbrojtur. Godinat e pakta të tregut janë totalisht jashtë funksionit. Tjegullat e […]

The post Perimet shiten në rrugë, në Gjirokastër nuk ka një treg të mirëfilltë për prodhimet bujqësore appeared first on BoldNews.al.

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta

By: Ela
17 December 2025 at 11:41

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur gjashtë ndërmarrje grumbulluese për bashkërendim të çmimeve në dëm të fermerëve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Pas një hetimi që zgjati gati dy vite dhe përfshiu disa qarqe të vendit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi praktika të ndaluara që kishin shtrembëruar konkurrencën, kishin diktuar çmimet e blerjes si […]

The post Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta appeared first on BoldNews.al.

Të gjeneruara këto pamje të spërkatjes me kimikate të frutave

17 December 2025 at 10:38

Pretendimi: Kjo video tregon se si ngjyrosen frutat dhe perimet që i shiten publikut

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————–

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon pamje të frutave dhe perimeve që ngjyrosen me kimikate duke shkaktuar pasoja shëndetësore për popullatën. 

Megjithatë, video e mësipërme nuk është autentike. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike që përdorin inteligjencë artificiale (AI).

Një tregues parësor i kësaj është etiketa në cepin e majtë lart të videos ku shkruan “AI.” Mbishkrimi në gjuhën kineze në pjesën e poshtme të videos përkthehet në: “Pamjet video janë të kompozuara dixhitalisht dhe nuk ekzistojnë në realitet.”

Më tej, me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është postuar për herë të parë në TikTok nga një llogari që poston përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Pamjet e videos, gjithashtu, përmbajnë një numër treguesish se ajo nuk është autentike.

Sikur videoja të ishte e vërtetë, boja e aplikuar në këtë mënyrë do të kishte ngjyrosur jo vetëm frutat dhe perimet, por edhe sipërfaqen rreth tyre.

Në një skenë tjetër, ngjyra jeshile e pishinës së bojës artificiale nuk përputhet me rezultatin e mollës së kuqe. Për më tepër, personi arrin të mos i bëjë duart me bojë pavarësisht se nuk përdor doreza mbrojtëse.

Në këtë skenë, mollët nuk çahen edhe pse një njeri po ecën mbi to, duke sfiduar forcën e gravitetit.

Shohim që disa nga luleshtrydhet ndryshojnë ngjyrë vetë, përpara se të spërkaten.

Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë imazhe që shpërndahen si të ishin të vërteta, por janë krijuar në fakt me anë të programeve AI. Shpresojmë që identifikimi i këtyre rasteve të përdorimit të inteligjencës artificiale t’ju shërbejë lexuesve për të qënë më vigjilentë në besimin e imazheve dhe videove që u serviren online si prova të teorive të rreme. 

The post Të gjeneruara këto pamje të spërkatjes me kimikate të frutave appeared first on Faktoje.al.

Stentim i arteries karotide tek 99-vjeçari, Rama: Falë ekipit mjekësor

10 December 2025 at 13:23


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar për një nga ndërhyrjet më delikate që është bërë në spitalin publik në Fier, tek 99 vjeçari, Qemal Isufaj.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo u bë e mundur falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, u realizua me sukses stentimi i arteries karotide të djathtë, një ndërhyrje delikate dhe e rëndësishme, e cila kryhet për herë të parë në një spital publik në vend.

“99-vjeçari Qemal Isufaj, u paraqit pak ditë më parë në gjendje të rëndë në Spitalin Memorial Fier, për t’iu nënshtruar Angiografisë Cerebrale në tru”. /Telegrafi/


Drejt përfundimit tregu i ri i fruta perimeve në rajonin nr. 1 në Elbasan

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e tregut të ri të frutave dhe perimeve në rajonin nr. 1 në Elbasan po i afrohen fazës përfundimtare.

Projekti ka përfshirë rindërtimin tërësor të markatës ekzistuese si dhe sistemimin e hapësirës së brendshme të bllokut të pallateve, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale.

Ky investim synon të garantojë standarde të larta higjiene, cilësie dhe sigurie për konsumatorët, si dhe kushte të përmirësuara pune për 35 tregtarët që do të operojnë në këtë hapësirë të re.

Projekti është realizuar falë bashkëpunimit midis bashkisë Elbasan dhe IADSA, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për investime të qëndrueshme në funksion të komunitetit.

Tregu i ri vjen si një premtim i mbajtur i kryebashkiakut Gledian Llatja, i bërë gjatë takimeve me tregtarët dhe banorët e zonës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe sistemimin e hapësirës përreth ndërtesave.

Ky investim do të ofrojë jo vetëm një mjedis të rregullt dhe bashkëkohor, por edhe një pikë të rëndësishme funksionale për furnizimin e qytetarëve me produkte të freskëta dhe cilësore.

 

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Drejt përfundimit tregu i ri i fruta perimeve në rajonin nr. 1 në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës publikon të dhënat javore: 206 seanca dialize dhe 65 operime të suksesshme

3 November 2025 at 09:50


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e punës për javën e kaluar, duke theksuar se janë kryer 206 seanca dialize për pacientët që trajtohen në këtë njësi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës janë realizuar gjithsej 2,648 vizita te mjekët specialistë, ndërsa janë pranuar 248 pacientë të rinj në spital, me një mesatare prej 182 pacientësh të shtrirë në ditë, njofton Telegrafi.

Në laboratorin e spitalit janë kryer 1,842 analiza laboratorike për 20,363 pacientë, ndërsa në repartin e Gjinekologjisë kanë ndodhur 20 lindje — prej tyre 5 djem dhe 15 vajza.

Gjatë javës janë kryer gjithashtu 65 operime të suksesshme, si dhe një numër i lartë ekzaminimesh diagnostike: 423 Rëntgen, 279 ultrazëra, 58 rezonanca magnetike (MRI) dhe 19 mamografi.

Në repartin e Kardiologjisë janë realizuar 23 ergometri dhe 57 ekokardiografi, ndërsa në atë të Gastroenterologjisë 10 kolonoskopi dhe 26 gastroskopi.

Në kuadër të trajtimeve rehabilituese, ekipi i Fizioterapisë ka kryer 261 trajtime fiziatrike, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe rikuperimin e pacientëve.

Nga Spitali i Pejës kanë falënderuar qytetarët për besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se shërbimet zhvillohen pandërprerë, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. /Telegrafi/

GASTRONOMI – Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor

15 October 2025 at 14:52

ROMË, 15 tetor /ATSH/ – Tradita dhe kuzhina mesdhetare gjithmonë ka favorizuar konsumin e produkteve sezonale, por globalizimi dhe tregtia në shkallë të gjerë e kanë turbulluar kalendarin natyror të blerjeve, shkruan salute.it.

Ja një kujtesë e dobishme për perimet sezonale të muajit tetor, thelbësore për mbështetjen e trupit gjatë muajve të ftohtë.

1) Panxhari i kuq

Panxhari është një perime me shumë virtyte, e njohur nga ngjyra e tij e kuqe intensive dhe shija e ëmbël. Është i pasur me fibra, vitamina B dhe minerale si hekuri dhe kaliumi, të cilat janë të vlefshme për qarkullimin e gjakut dhe luftimin e lodhjes.

Falë pranisë së betainës, ai ka veti pastruese për shëndetin e mëlçisë. Jo vetëm rrënja, por edhe gjethet janë të ngrënshme dhe përmbajnë një përqendrim të vitaminave A dhe C.

Në kuzhinë, ai është i përshtatshëm për receta të gjithanshme: nga sallatat, te supat me krem, te pjatat me makarona dhe ëmbëlsirat me ngjyra të mrekullueshme.

2) Brokoli

Brokoli është ndër perimet më të pasura me veti antioksiduese. Ai përmban vitaminë C, kalcium dhe sulforafan, një substancë natyrale që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ.

Ai është i dobishëm për forcimin e sistemit imunitar dhe mbështetjen e shëndetit kardiovaskular.

Tetori shënon fillimin e sezonit të tyre të pikut, i cili vazhdon deri në dimër. Ato mund të zihen në avull, të bëhen au gratin ose të përdoren si bazë për supa me krem: gatimi i shkurtër ruan lëndët ushqyese dhe shijen e tyre karakteristike të fortë.

3) Lakra e zezë

Lakra e Zezë, është një varietet me gjethe të errëta ‘’kaçurrela’’ dhe një shije të hidhur. Konsiderohet si një “superushqim” për dendësinë e saj ushqyese: përmban sasi të larta të vitaminës K, vitaminës C dhe komponimeve antioksiduese që luftojnë proceset inflamatore.

Historikisht, ajo ka qenë përbërësi kryesor në pjatat tipike si supërat. Konsumi i rregullt ndihmon në mbrojtjen e kockave, zemrës dhe sistemit imunitar.

4) Selinoja

Shpesh e anashkaluar për pamjen e saj të çrregullt dhe jo tërheqëse, selinoja është në të vërtetë një perime e vlefshme. Ka një shije delikate, që të kujton selinonë, por me nota më të ëmbla dhe më të shijshme.

Eshtë e pasur me fibra, vitaminë C dhe minerale, duke përfshirë kaliumin dhe fosforin. Ndihmon tretjen dhe ka pak kalori, duke e bërë të përshtatshëm edhe për dieta të lehta.

5) Kungulli

Mbreti i padiskutueshëm i vjeshtës është kungulli. Është i pasur me beta-karotenit, një pararendës i vitaminës A, i cili është e dobishëm për shëndetin e lëkurës dhe shikimit.

Ai gjithashtu përmban fibra dhe kalium, të cilat nxisin rregullsinë e zorrëve dhe ekuilibrin e lëngjeve.

6) Preshi

Preshi, “familjar” i qepëve dhe hudhrave, me një shije më delikate dhe pak të ëmbël. Ai është i pasur me vitaminë C, vitaminë A dhe përbërës të squfurit, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes dhe nxisin pastrimin e organizmit.

8) Rrepat

Rrepat janë një perime tradicionale dimërore, që hahet si rrënjë, ashtu edhe si gjethe (zarzavate rrepash).

Të pasura me vitaminë C dhe minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori, ato kanë veti pastruese dhe forcuese. Rrënjët mund të piqen, zihen ose përdoren në supa.   /os/

The post GASTRONOMI – Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

By: Elva
8 October 2025 at 12:46

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve u rritën edhe në shtator. Ato kushtuan 2.4 për qind më tepër se shtatorin e vitit të shkuar. Krahasuar me gushtin, inflacioni ishte 0.1 për qind më i lartë. Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,83 pikë […]

The post Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024  appeared first on BoldNews.al.

Këto janë dy nga perimet më të rrezikshme për macet dhe qentë

By: gaze tare
5 October 2025 at 18:33

Shumë pronarë kafshësh përpiqen t’u ofrojnë ushqime “të shëndetshme” miqve të tyre me katër putra, duke menduar se frutat dhe perimet që janë të mira për njerëzit janë po aq të mira edhe për ta. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Sipas veterinerëve, qepët dhe hudhrat janë ndër ushqimet më të rrezikshme për macet dhe qentë, dhe duhen shmangur me çdo kusht.

Këto dy perime përmbajnë substanca toksike të quajtura tiosulfate dhe disulfide, të cilat dëmtojnë rëndë qelizat e kuqe të gjakut tek kafshët. Si pasojë, mund të zhvillohet anemia hemolitike, një sëmundje e rrezikshme që pengon transportin normal të oksigjenit në trup. Gjendja mund të përkeqësohet me shpejtësi dhe, në raste ekstreme, të çojë në vdekje.

Edhe një sasi e vogël qepë ose hudhër mund të shkaktojë pasoja serioze, sidomos nëse konsumohen rregullisht ose në formë të përpunuar, si në ushqime të gatuara për njerëz. Simptomat e helmimit zakonisht shfaqen brenda disa orësh deri në disa ditë, dhe përfshijnë:

-vjellje dhe diarre

-mungesë oreksi

-dobësi dhe lodhje të theksuar

-zbehje të mishrave të gojës

-frymëmarrje të shpejtë ose vështirësi në frymëmarrje

Veterinerët theksojnë se as qepët e njoma, as pluhurat e hudhrës apo përbërësit që i përmbajnë këto nuk janë të sigurta. Madje, edhe ushqimet e gatshme për njerëz si qoftet, salcat, supat apo byrekët mund të jenë të rrezikshme nëse kafsha i konsumon.

Nëse dyshoni se macja apo qeni juaj ka ngrënë ndonjë nga këto perime, është jetike të kërkoni menjëherë ndihmë veterinarë. Mos prisni që simptomat të përkeqësohen, pasi sa më herët të trajtohet kafsha, aq më të mëdha janë shanset për shërim të plotë.

Për të parandaluar raste të tilla, specialistët këshillojnë që kafshët të ushqehen vetëm me produkte të përshtatura për to dhe që pronarët të jenë gjithmonë të kujdesshëm me mbetjet e ushqimit në shtëpi. Kujdesi dhe informimi janë mënyra më e mirë për të mbajtur shëndetin dhe jetën e gjatë të miqve tanë me gëzof.

The post Këto janë dy nga perimet më të rrezikshme për macet dhe qentë appeared first on iconstyle.al.

Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës

1 October 2025 at 15:07


Një ngarkesë me perime nga Shqipëria është bllokuar nga autoritet e Kroacisë.

Bëhet me dije se 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës janë bllokuar për shkak të përmbajtjes së pesticideve. Siç raportohet sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.

Ndërkohë pritet që institucionet shqiptare të reagojnë për këtë rast, i cili vjen në një periudhë të ndjeshme për eksportet bujqësore shqiptare drejt tregjeve të BE-së.

Gjithashtu kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë. /Noa.al/

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

20 September 2025 at 09:27

Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjata është mekanizimi i vetëm, që ju jep mundësi prodhuesve që të shesin me shpejtësi produktet. Një raport herë-herë i sforcuar që në raste mosfunksionimi ka shkaktuar probleme të shumta në këtë sektor. Por ky bashkëpunim mes […]

The post “Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini appeared first on BoldNews.al.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës realizohen 19 operime brenda një dite

19 September 2025 at 10:26


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 19 operime të suksesshme, si dhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët.

Sipas të dhënave zyrtare të spitalit, aktiviteti i djeshëm përfshin:

  • 403 vizita specialistike;
  • 43 pranimet e pacientëve të rinj;
  • 213 pacientë të shtrirë aktualisht;
  • 317 analiza laboratorike, duke e çuar totalin e analizave të kryera në 3,696;
  • 4 lindje, përkatësisht 2 djem dhe 2 vajza;
  • 27 dializa;
  • Kryerjen e procedurave diagnostike: 77 rëntgen, 24 ultra zëra, 25 CT, 13 MRI, 1 ergometri, 8 gastroskopi;
  • 48 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës thekson se ky ritëm i punës reflekton angazhimin e stafit mjekësor dhe administrativ për të ofruar shërbime cilësore dhe të menjëhershme për qytetarët. /Telegrafi/


Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr

By: Elva
15 September 2025 at 19:33

Fermerët e fshatit Samaticë në bashkinë e Dimalit po përballen me një situatë kritike për shkak të mungesës së tregut për shitjen e produkteve bujqësore. Tonelata me domate, kastravecë dhe perime të tjera mbeten të palëvizshme në pikat e grumbullimit, ndërsa prodhimet po kalben. Shkak i kësaj krize është bllokimi i 8 tonëve domate me […]

The post Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr appeared first on BoldNews.al.

E rrallë në Tiranë, presidenti i PSG-së filmohet duket blerë fruta në tezga

12 September 2025 at 22:34


Dje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë, ndërsa një ditë më pas, pra sot, është bërë një video virale me Naser Al Khelaifin.

Presidenti i PSG-së ka shfrytëzuar këto ditë në vizitën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë. Kështu sot është shpërndarë video e tij, ndërsa ndodhet në një dyqan fruta-perimesh.

Al Khelaifi prej vitesh investon në futbollin europian. Më konkretisht te PSG ku vetëm në edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampioneve.

Sot pati edhe një mbledhje të Shoqatës Europiane të Klubeve – ECA, pikërisht në Shqipëri. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i dhuroi fanellën e kuqebluve Al Khelaifit.


Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

By: armand
7 September 2025 at 16:22

Kroacia ditë më parë ka bërë ndalimin e disa ngarkesave me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, të cilat rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh dhe metali të rëndë si nikeli. Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, në një reagim për mediat e Kosovës, ka sqaruar se produkte të tilla nuk kanë hyre në tregon vendas. “Kontrollet […]

The post Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm

By: Elva
23 August 2025 at 10:30

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar një aksion në tregun ushqimor të Shkodrës, ku gjatë kontrolleve u vendosën 8 masa administrative me gjobë dhe u bllokuan rreth 3 tonë fruta e perime që nuk plotësonin kriteret ligjore për tregtim. Inspektimet zbuluan shkelje në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve. Megjithatë, […]

The post Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm appeared first on BoldNews.al.

I nxehti pengon mbjelljet, fermerët: Perimet e serave do dalin më vonë në treg

14 August 2025 at 14:04

Perimet dhe frutat e serave  pritet te dalin më vonë në treg këtë vit. Shkak është bërë shtyrja e afatit te atyre qe quhen mbjellje te dyta ne sera, nga vete fermerët. Këta po kërkojnë të shmangin humbjet në këtë faze të mbjelljes së fidanëve ndikuar nga temperaturat e larta.

Megjithatë një kategori fermerësh po kryejnë mbjelljet pasi kane kontrata për të cilat duhet te respektohet afati i vjeljes se produktit.  Janë pikërisht këta fermerë që po pësojnë humbje, pasi fidanët thahen ende pa u mbjelle.

Në Qarkun e Fierit sezonin e parë të vitit u mbollën 1034 ha në sera diellore.

Rreth 70% e sipërfaqes u me perime, ndërsa pjesa tjetër  me luleshtrydhe dhe rrush.

/abcnews.al/

Speca të mbushur me perime – më të shijshëm se me mish!

21 June 2025 at 23:42

Recetë e lehtë dhe plot shije

Përbërësit:

– 12 speca,
– 4 qepë,
– 500 gramë domate,
– 1,5 dl vaj,
– 2 karota,
– majdanoz,
– 4-5 patate,
– 100 g oriz,
– kripë,
– piper,
– erëza.

shutterstock

Përgatitja:

1. Pastroni, grijeni dhe skuqni qepën në vaj, më pas shtoni karotat e grira hollë, majdanozin, orizin, patatet e grira, kripë dhe piper, përzieni të gjitha dhe pas disa minutash hiqni nga zjarri.

2. Qëroni domatet, e prisni në kubikë dhe më pas ia shtoni masës së patates. Mbushni specat e pastruar me këtë përzierje.

3. I vendosni në një tavë të lyer me vaj dhe i piqni për 45 minuta në 200 gradë.

4. I servirni me kos grek ose ajkë kosi

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Speca të mbushur me perime – më të shijshëm se me mish! appeared first on Telegrafi.

❌
❌