Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Këmbimi valutor 30 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Elva
30 November 2025 at 09:06

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan blihet sot, më 30 nëntor, me 82.9 lekë dhe shitet me 84 lekë. Monedha evropiane euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar blihet me 103 lekë dhe shitet me 104  lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 109 […]

The post Këmbimi valutor 30 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

97,7 miliardë lekë në dispozicion, bashkitë kërkojnë më shumë para për vitin e ardhshëm

By: redi
26 November 2025 at 19:18

Për pagat e punonjësve, mirëmbajtur rrugët, ndërtuar çerdhe e kopshte apo të tjera nevoja, 61 bashkitë do të kenë në dispozicion 97,7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Por, shoqatat dhe kryetarët e disa bashkive kërkuan në Komisionin për Ekonominë…

Source

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)

By: V K
13 November 2025 at 09:51

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 37-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh me thyerje në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, është arrestuar Ndriçim Koka, 37-vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje.

Hetimet treguan se ky shtetas, më 8 nëntor 2025, ka vjedhur 12 milionë lekë në një banesë në rrugën “Artan Lenja”.

Po ashtu, më 19 tetor 2025, ai kishte kryer një tjetër vjedhje me thyerje në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku kishte marrë produkte me vlerë rreth 50 mijë lekë.

“Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37-vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;

-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi N. K.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Fatkeqësitë natyrore, 1.2 miliardë lekë për bashkitë

By: redi
7 November 2025 at 15:22

Disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.2 miliardë lekë nga 1 miliard këtë vit.

Source

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

24 October 2025 at 22:42

Më shumë se një dekadë më parë arkëtimi i faturave të energjisë elektrike ishte një nga sfidat më të mëdha të sektorit të energjisë. Në disa zona rurale, por edhe në qytete, energjia elektrike shfrytëzohej shpesh pa pagesë ose me matës të dëmtuar, duke shkatuar humbje të konsiderueshme për arkën e shtetit. Por jo gjithmonë […]

The post Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në appeared first on BoldNews.al.

U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit

20 October 2025 at 21:12

13 shoferë të autoambulancave në Spitalin e Lushnjes janë kapur me shkelje nga auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe duhet të kthejnë para, ndërkohë që ata punojnë dyfishin e orëve që parashikon Kodi i Punës, por administrata nuk ua njeh. Mbrëmjen e sotme, emisioni Fiks Fare ka transmetuar rastin e 13 shoferëve të autoambulancave në […]

The post U kapën me shkelje/ Shoferët e ambulancave në Lushnje detyrohen të kthejnë miliona lekë pas auditit appeared first on BoldNews.al.

“E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë

17 October 2025 at 22:32

Një 75-vjeçar nga Kuçova është ankuar në emisionin “Piranjat”, pasi është mashtruar nga miku i tij, Arben Karakashi, një pronar “exchange”-i në qendër të qytetit, i cili pas marrjes së parave është zhdukur pa lënë gjurmë. I mashtruari rrëfen se më 18 qershor, në orën 4 pasdite, i ka dhënë Arbenit një shumë prej 3 […]

The post “E di që është brenda, por s’hap derën”/ Pronari i “exchange”-it i zhduk të moshuarit 12 mln lekë appeared first on BoldNews.al.

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

By: Elva
4 October 2025 at 09:48

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi çantën e një klienti në një lokal në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë. Sipas denoncimit të bërë nga pronari, në çantë ndodhej një shumë e konsiderueshme parash në euro dhe lekë. Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit nr. 3 u vunë menjëherë në lëvizje dhe identifikuan […]

The post Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

29 September 2025 at 15:36

“Pusho ti o bukurosh!”, kështu i drejtua gjatë seancës së sotme në Kuvend, Belinda Balluku deputetit të PD Klevis Balliu, teksa ky i fundit e ndërpreu gjatë fjalës së saj. Kaq u desh që mes Balluku dhe Balliu të shkëmbeheshin ironi dhe replika. Ky i fundit deklaroi se ka lindur i bukur, kurse sipas tij, […]

The post Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
21 September 2025 at 08:45

Sot, më 21 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.1 lekë.

Euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.3 lekë.

Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të diele. Temperaturat shkojnë deri në …

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

20 September 2025 at 09:27

Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjata është mekanizimi i vetëm, që ju jep mundësi prodhuesve që të shesin me shpejtësi produktet. Një raport herë-herë i sforcuar që në raste mosfunksionimi ka shkaktuar probleme të shumta në këtë sektor. Por ky bashkëpunim mes […]

The post “Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini appeared first on BoldNews.al.

1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët kursyen paçka pushimeve

By: redi
28 August 2025 at 15:40

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para. Përveç parave nën “dyshek”, rreth 1.4 trilionë lekë para kanë kursyer shqiptarët në depozitat e tyre bankare, në rritje krahasuar me korrikun 2024. Ndalur në lekë apo valutë, të dy treguesit kanë shënuar rritje. Në 665 miliardë lekë apo thënë ndryshe 6.8…

Source

“Politico” artikull për Ramën: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030

By: redi
4 August 2025 at 21:15

Plani për të ndaluar paratë e gatshme deri në fund të dekadës do të jetë i vështirë për t’u realizuar, në një vend ku nuk u besohet bankave, sipas “Politico.eu”. Në një vend ku paratë e gatshme janë mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama për ta lënë Shqipërinë pa para deri në vitin 2030 do ta kthente shoqërinë përmbys. Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën…

Source

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

30 July 2025 at 19:14

Pas tre muajsh rënieje, duket se depozitat e përfshira në paranë e gjerë, i janë rikthyer sërish rritjes. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave të përfshira në paranë e gjerë pësoi një rritje të lehtë me 0.3% në krahasim me majin. Konkretisht, në fund të muajit të kaluar, totali […]

The post Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët? appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Paketa për trajtimin e stomës falas, 100 milionë lekë rimbursim për 800 qytetarë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në qershor të këtij viti për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale opinionet e pacientëve që marrin mbështetje për trajtimin e stomës.

Ministrja Koçiu tha se “tashmë, trajtimi i stomës është falas për pacientët që e kanë të nevojshëm. Fondi i rimbursimit ka hyrë në zbatim dhe qytetarët kanë nisur të marrin produktet e stomës pa pagesë në farmaci”.

Sipas Koçiut, “mbështetja buxhetore me 100 milionë lekë për vitin 2025, është një ndihmë konkrete për mbi 800 qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sëmundje”.

Një paciente në Qendrën Shëndetësore Nr. 1 në Durrës thotë se prej 14 vitesh vuan nga sëmundja e stomës dhe të gjitha aparatet e nevojshme për trajtimin e diagnozës së saj ka qenë e detyruar t’i blejë vetë.

“Falënderoj MSHMS që erdhi momenti të na rimbursojë këto materiale që i kemi jetike. Unë pa ato nuk kam asnjë ditë jetë”, thotë ajo.

“Kam një vit e gjysmë që i blej me lekët e mia, ndërsa nga sot i marrë falas. Falënderoj MSHMS për këtë ndihmë që po na bën”, shprehet një tjetër pacient.

Gjithashtu, mjekja e Qendrës Shëndetësore Nr. 1 në Durrës, teksa kryen kontrollin rutinë në banesë për pacientin Vasil Petro, thotë se ka ardhur njëherësh për t’i dhënë lajmin pacientit të saj që nga sot e në vazhdim të gjitha aparatet dhe pajiset e stomës do t’i marrë falas.

“I kam pas blerë në farmaci, kishte raste edhe tre mijë lekë copa. Falënderoj MSHMS që arrita ditën që t’i marrë falas”, u shpreh pacienti, që ka nevojë për vendosjen e stomës.

Stoma është një hapje në bark që lidhet me sistemin tretës ose urinar për të lejuar që mbetjet (urina ose feçet) të devijohen nga trupi. Mbi pjesën e sipërme të stomës mund të vendoset një qese, e cila mund të mbyllet ose të ketë një hapje në fund.

Ka shumë arsye pse disa njerëz kanë nevojë për një stoma. Arsyet e zakonshme përfshijnë kancerin e zorrëve, kancerin e fshikëzës, sëmundjen inflamatore të zorrëve, etj.

Stoma mund të jetë e përkohshme ose e përhershme në varësi të shkakut që po përdoret.

Ekzistojnë tre lloje kryesore të stomës dhe ato janë: kolostomia, urostomia dhe ileostomia.

/e.i/r.e/

The post Koçiu: Paketa për trajtimin e stomës falas, 100 milionë lekë rimbursim për 800 qytetarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit/ Gjykata rishikon masat për katër zyrtarët, ish-nënkryetarja vijon në arrest shtëpie

By: V K
26 July 2025 at 16:00

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku gjyqtarja Aurora Tusha, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e funksioneve publike.

Mësohet se ish-nënkryetarja Adela Hysenaj dhe Vasil Çeku, ky i fundit drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, do të vijojnë të mbahen në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë Anisa Cjapi, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier dhe Martin Dodi, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike dhe kanë masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për Dodin, ndërkohë që Çekut i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie”.

Vendimi u shpall më 26 korrik 2025 dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh.

Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.

 

V E N D I M  I  S H K U R T U A R

“NË EMËR TË REPUBLIKËS”

“Për verfikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit”

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e përbërë nga: GJYQTARE – AURORA TUSHA

Asistuar nga sekretare gjyqësore Esmeralda Hyseni, sot në Fier, më datë 26.07.2025 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale me Nr.1397 regj.Them që i përket:

KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfaqësuar nga prokurori z. Ervis Alliaj.

PERSON NËN HETIM: A. H. e mbrojtur nga av.Gëzim Hajderaj, i zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

E DYSHUAR:  Për  veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 245/1 dhe 248 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIMA.C, nga av. Mexhit Dyrmishi, caktuar kryesisht nga gjykata, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

E DYSHUAR:  Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM:   M. D, i mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

I DYSHUAR: Për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

PERSON NËN HETIM:  V. Ç, mbrojtur nga av.Rozeta Plaku, zgjedhur me deklarim në seancë gjyqësore.

I DYSHUAR: Për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

OBJEKTI:  Kërkesë për marrjen në pyetje të personave nën hetim A. H  A.C, M. D dhe V. Ç

BAZA LIGJORE:Neni 248 i Kodit të Procedurës Penale

Gjykata, bazuar në nenet 228, 229, 232, 237, 240 dhe 248 KPP, pasi dëgjoi palën kërkuese, personat nën hetim dhe mbrojtësit e zgjedhur prej tyre me deklarim në seancë gjyqësore;

V E N D O S I :

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për marrje në pyetje të personave nën hetim A. H, A.C, M. D dhe V.Ç.
  2. Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H, , të caktuar me vendimin nr.62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si e dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
  3. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e saj………….
  4. Të vijojë zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim C, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  5. Të revokojë masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim D. Vijimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim M.D, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si i dyshuar për veprën penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
  6. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal dhe karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për personin nën hetim Ç, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. Revokimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 240, pika1, germa a) të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim V. Ç, të caktuar me vendimin nr. 62-2025-4349(1193), datë 23.07.2025 të kësaj gjykate, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  7. Urdhërohet personi nën hetim Ç të mos largohet nga banesa e tij.
  8. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me ekzekutimin e këtij vendimi.
  9. Shpenzimet gjyqësore të lihen siç janë kryer.
  10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Juridiksionit te Përgjithshëm të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi.                 

U shpall në Fier, sot më datë 26.07.2025!

The post Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë së Fierit/ Gjykata rishikon masat për katër zyrtarët, ish-nënkryetarja vijon në arrest shtëpie appeared first on Albeu.com.

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

6 July 2025 at 19:12

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” . Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e […]

The post “Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

By: Ela
28 June 2025 at 20:54

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin nga qielli, duke shkaktuar trazira. “Shiu i pazakontë i parave” mbi Gratiot Avenue nuk ishte gjë tjetër veçse një homazh prekës për një njeri që la një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin lokal. Konkretisht, hedhja […]

The post SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: V K
22 June 2025 at 14:36

Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

 

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

 

 

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

 

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

 

 

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

20 June 2025 at 18:19

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të deputetit të PS, Plarent Ndreca. Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin […]

The post “Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

❌
❌