Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Progresi i Shqipërisë drejt BE-së “tregon më shumë për Brukselin sesa për Tiranën”

1 February 2026 at 12:08

Progresi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian i detyrohet më pak përpjekjeve të qeverisë dhe më shumë një entuziazmi të ripërtërirë për zgjerim brenda vetë bllokut, thotë sociologu dhe analisti politik Ergys Mërtiri. Pasi hapi “grupin” e parë të kapitujve të negociatave me BE-në në tetor 2024, Shqipëria e hapi grupin e fundit në […]

The post Progresi i Shqipërisë drejt BE-së “tregon më shumë për Brukselin sesa për Tiranën” appeared first on Reporter.al.

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

29 January 2026 at 20:31

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri tha në “Real Story” se reforma territoriale e pak viteve më parë ka dështuar, sepse nuk u bë në interes të qytetarëve, por të interesave politikës.

“Mua më duket se problemi i madh është që rëndësi që i është dhënë efektit politik, interesave që lidhen me reformën territoriale, e kanë nxjerrë në plan të dytë nevojën që kanë qytetarët.

Pyetja e parë është se pse po ndryshohet. Pse po ribëhet? Kjo do të thotë se ka dështuar e para”, tha ai.

Ai theksoi se territori i vendit është ndarë deri tani në bazë të parimeve elektorale dhe jo të interesave bazike të qytetarëve.

“E para ka dështuar, sepse nuk është parë në funksion të qytetarëve, por në funksion të interesave për të ndarë votat në terren, ku marrim një deputet më shumë apo një më pak.

Qëllimi është ta ndajmë territorin në atë mënyrë, që të marrim më shumë vota”, theksoi ai./abcnews.al

 

Shqipëria në Bordin e Paqes, analisti Mërtiri: Është një lajm i mirë

By: redi
22 January 2026 at 19:26

Për analistin Ergys Mërtiri pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald trump është një lajm i mirë në vetvete, pasi bëhet fjalë për paqen kudo që ajo ndodhet. “Marrëdhëniet tona me SHBA-në nuk janë marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Trump, ndaj mendoj se nuk ka ccështje në këtë mes”, u shpreh ndër të tjera analisti Ergys Mërtiri në një…

Source

Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’/ Mërtiri: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

By: Rovena
19 January 2026 at 20:33

Trump i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama një ftesë për t’iu bashkuar Bordit të Administrimit të Paqes në Gaza, një nismë e re me ndikim ndërkombëtar. Duke komentuar deklaratën e një gazetare se Rama arrestohet me 20 janar, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se këto janë deklarata të pavërtetë që nuk janë aspak të bazuara. Duke përmendura edhe opozitën, e aq më tepër liderin e saj Sali Berisha, Mërtiri tha se opozita e kalbur tenton të kapët pas gjetheve për të mbijetuar.

“Nëse unë nuk kam burime të cilat nuk i citoj dot unë nuk mund ta them. Parimisht ti nuk mund të thuash gjëra të cilat nuk mund t’i mbrosh dot. Aq më tepër gjëra që do të vërtetohen. Po këtë sëmundje shqiptarët kanë pasur prej kohësh dhe këtu është i vetmi vend që bëhet politikë me gjëra të cilat i di vetëm unë që i them. Berisha deri më dje ishte sovranist, sot është bërë servil. Nëse Berisha është ‘non grata’, dosja e tij ka filluar që para Trump, sistemi në drejtësi po ashtu ka filluar që para kohës së Trump.

Deri dje PD nuk na sjell Amerika ë pushtet, po votat e shqiptare, kurse në zgjedhjet e 11 majit tha që na sjell në pushtet LaCivita e Trump. A ka thënë që Trump që jemi kundër Ramës?! Loja politike është shumë e vogël. Lajmet për arrestimin e tij në SHBA, janë të pabaza. Nuk merren me çështje të qeverisjes apo të korrupsionin, por me të pavërteta dhe telenovela. Narrativa ka shkuar shumë ulët. Opozita është e kalbur dhe kapet pas gjetheve për të siguruar mbijetesën. Gënjeshtër pas gënjeshtre telenovelë”, tha analisti.

“Po sikur të ishte ti o Bushat ambasadori amerikan?!”/ Bushati: Unë më mirë ndërroj seksin, sesa të jem ambasador

By: M C
11 December 2025 at 22:25

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe ndikimin e ambasadës së SHBA-ve në zgjedhjen e Brahos.

Bushati tha se ambasadorët nuk mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë në vendin tonë, ndaj më mirë drejtësia të jetë e paaftë ose e kapur nga politikanët tanë, derisa të reformohet vërtetë, sesa të kapet nga ambasadorët.

I pyetur nga Ergys Mërtiri, se ç’do të bënte Bushati nëse do të ishte ai ambasador amerikan, analisti u përgjigj me batutë se më kollaj ndërron seksin, sesa të bëhet ambasador amerikan…

Biseda:

Andi Bushati: Në këta rast ata bënë falsifikatorin. Unë thashë, midis dy të këqijave zgjedh që SPAK ta kontrolljë siç e kontrollon Edi Rama, sa ta kontrollojnë ca njerëz pa përgjegjësi, si. Yuri Kimi. Nëse Dumanin e nxjerr nga xhepi Yuri Kim dhe Yuri Kim lobon për të sjellë me Ballukun dy tigrat që kushtojnë 90 mijë euro në ditë, kujtoni se ka prokuror që heton Yuri Kimin? Mendoni se po të kishte Klod Braho ose Duman mbi kokë Rama, ditën që do të merrte vendimin për të kundërshtuar armët kimike, do të guxonte ta bënte?

Është rreziku i prokurorëve, që janë vegla të ambasadorëve, të cilët mbajnë punët e tyre, ikin dhe nuk mbajnë përgjegjësi.

Më mirë prokuroria e Llallës, që e tërhiqte nga një ana Berisha dhe tjetra Rama, sesa me njerëz të tillë, që i promovuam në emër të konsolidimit të institucioneve, por pamë se i kemi institucionet me brekë nëpër këmbë?

Ergys Mërtiri: Nëse do të ishe ambasador amerikan ti Bushat sot, çfarë do të bëje? Për të penguar kapjen e SPAK nga Berisha dhe Rama?

Andi Bushati: Më përpara kisha imagjinuar të ndërroj seksin sesa të bëhem amabsador amerikan… Po çfarë do të bëja? Do të vija kambanat e alarmit, kut vettingun e bënte motra e Ballukut. Do të vija kambanat kur kapën në gjenezë reformën. Nuk do të përshëndesja anëtarë të GJK që betohet te Lana, të thosha kjo po çon para reformën. Këta shkallmuan sistemin dhe duan të zgjidhin me njerëz që i nxjerrin nga xhepi. Ne nuk duhet të presim zgjidhje deus ex machina, duke lënë të gjithë çelësat që duhet të mbajmë vetë, të huajve.

The post “Po sikur të ishte ti o Bushat ambasadori amerikan?!”/ Bushati: Unë më mirë ndërroj seksin, sesa të jem ambasador appeared first on Albeu.com.

“Berisha në alarm”, Mërtiri: Po tenton të shuajë lëvizjen e Salianjit që në embrion! Sula: Politikan që s’jeton dot pa konflikt

2 December 2025 at 21:23

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit pranë tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit.

I ftuar në “Real Story”, Mërtiri theksoi se Sali Berisha ndodhet në alarm dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në PD.

“Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit.

Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur.

Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo mjet që ta shuajë atë që në embrion.

Berisha është sot në alert, ai tenton t’i mbyllë gojën e kujdo që flet, sepse hapet precedenti”, tha ai.

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, u shpreh se Sali Berisha është një politikan, i cili nuk jeton dot pa konflikt.

“Sali Berisha është një politikan, që nuk prodhon politikë dot pa konflikt. Jeton në politikë në saj të konfliktit”, tha ai./abcnews.al

“Lëvizja e Salianjit, për t’i shpëtuar dinjitetin partisë”/ Mërtiri: Berisha i dështuar, askush s’ka kurajë të kërkojë largimin e tij

2 December 2025 at 20:27

Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha.

Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë.

“Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar. Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka parë asnjëri që të thotë ne duam të largojmë Berishën, nuk e kanë kurajën. Deri tani ata kanë pasur kurajë për të thënë që Berisha ka bërë gabime. Mendoj që duhen mbështetur dhe shtyrë që ta krijojnë këtë kurajën. Ato që janë pas Berishës e kuptojnë që ai duhet të ikë”, tha Mërtiri.

/abcnews.al/

Berisha të mërkurën në SPAK/ Ergys Mërtiri: Ka penguar hetimet për 21 janarin dhe ka fshirë serverat

18 November 2025 at 18:24

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të japë llogari për veprimet e tij në lidhje me 21 janarin, një ngjarje e rëndë, të cilën edhe Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar si “krim shtetëror”.

Sipas Mërtirit, Berisha “ka frikë nga kjo çështje”, pasi ajo mund ta rëndojë ndjeshëm politikisht dhe ligjërisht atë.

Ai theksoi se ka shumë elementë për të cilët Berisha nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa vuri theksin te pengimi i punës së prokurorisë.

Mërtiri shtoi se organet e drejtësisë duhet të vijojnë hetimet deri në fund për të zbardhur çdo rrethanë të çështjes, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Berisha ka frikë për këtë çështje, sepse me sa duket jo është një çështje që e rëndon vërtet. Ka shumë gjerë për të cilat ai kurrë s’ka dhënë shpjegime. Nuk po them ka dhënë apo s’ka dhënë urdhër, kjo mbetet për t’u hetuar, por ai ka penguar prokurorinë të hetojë ngjarjen. Ai ka fshirë dhe serverat. Ai është përpjekje dukshëm të fshijë provat dhe për këtë duhet të japë llogari”, tha ai./abcnews.al

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Arben Agovi paraqesin parashtrimet në KPA

29 October 2025 at 12:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 28 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e profesionalizmit. Sipas Brahos, nga verifikimi i çështjeve profesionale, konstatohet […]

The post Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Arben Agovi paraqesin parashtrimet në KPA appeared first on Reporter.al.

KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

6 October 2025 at 21:23

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 6 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”, vepra penale për të cilat u dënua në muajin maj […]

The post KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka appeared first on Reporter.al.

“Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë”, Ergys Mërtiri: E di që i ka të humbura, prandaj nuk ka kandidat

25 September 2025 at 18:35

TIRANË- Qeveria vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që miratoi propozimin e mbërritur nga Këshilli Bashkiak.

Tashmë i hapet rruga zgjedhjeve të reja për kreun e bashkisë. Socialistët kanë ndezur motorët e fushatës, në krye të së cilës do të jetë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Partia Socialiste do të kandidojë me Ogerta Manastirliun. Kurse Sali Berisha nuk ka ende një kandidat për Tiranën dhe nuk është gati për këtë garë të rëndësishme, por vazhdon të bëjë avokatin e Veliajt.

Analisti i njohur Ergys Mërtiri, u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike është gati të mbrojë cilindo person, i cili ka probleme me SPAK. Sipas tij, Sali Berisha “luftën” kryesore e ka me drejtësinë dhe në këto rrethana kërkon të shtojë aleatë, të cilët preken drejtpërdrejt nga SPAK.

Ai theksoi se Sali Berisha në vetvete nuk dëshiron të ketë zgjedhje në Tiranë pasi e di shumë mirë se do t’i humbasë ato.Gjatë diskutimit në studio, Mërtiri pohoi se demokratët janë  lodhur me Sali Berishën, sepse e ka kthyer PD në një parti të pabesueshme.

“Berisha gjen aleatë dhe mbron këdo, i cili është duke u hetuar nga SPAK. Berisha është bërë avokat it ë gjithë të korruptuarve. Berisha do donte që këto zgjedhje jo vetëm të shtyhen, por të mos bëhen fare.  Ed i që i ka të humbura, prandaj nuk nxjerr kandidat.  Berisha e ka bërë PD parti të pabesueshme dhe zgjedhjet në Tiranë do t’i humbasë. prandaj kandidatët nuk duan të kandidojnë. Demokratët e kanë humbur besimi te Partia Demokratike.  Berisha e ka futur Partinë Demokratike në një marrëzi”, tha Mërtiri.

Analisti u shpreh se nëse opozita e ka seriozisht garën për Bashkinë e Tiranës, emrin sfidues përballë  Ogerta Manastirliut duhet ta zgjedhë përtej “hijes” së Sali Berishës.

“Duhet kërkuar jashtë PD. Nëse e ka seriozisht betejën me Ramën, do duhet të gjejë një kandidat që është jashtë sferës së ndikimit nga Berisha. Por, Berisha nuk do ta bëjë këtë, sepse ai nuk po bën politikë për të mundur Ramën, por interesi i tij është thjesht të qëndrojë aty”, tha ai./abcnews.al

Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

24 September 2025 at 12:51

Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës të martën nga Këshilli Bashkiak i qytetit, në një lëvizje që do të sjellë zgjedhje të reja për kryetar bashkie dhe që përbën një tjetër goditje për karrierën e një politikani, që dikur shihej […]

The post Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

Nacionalizmi si antishqiptarizëm

8 September 2025 at 11:39

Në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në fillimgushtin e sapo ikur, salla ku zhvillohej ndeshja, në Kumanovë, papritur u pushtua nga thirrje naziste. Të rinj maqedonas, në kor korbash, kërkonin shfarosjen e shqiptarëve. Po ç’hynin shqiptarët në këtë ndeshje të skuadrës maqedone me atë rumune? Dhe, kjo nuk është rastësi. Sepse gjuha e urrejtjes ndaj bashkështetasve, fqinjëve të tyre rri ndezur përballë, por edhe nën hirin e deklaratave të qeveritarëve dhe politikanëve maqedonas, duke kultivuar më tej pasionet e njohura nacionaliste.

Nacionalizmi si antishqiptarizëm është transferuar në mënyrë të vazhdueshme te gjeneratat e reja. Kështu ndodh në Serbi, kështu ndodh në Maqedoni. Ndryshe nuk shpjegohet përsëritja e të njëjtave brohoritje, thirrjeve nacionaliste në stadiumin e Kumanovës “dhoma e gazit për shqiptarët”, “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” …

Copy-paste e këtyre thirrjeve-kudo, në kohë të ndryshme, edhe në stadiumin në mes të Shkupit në ndeshjen e futbollit kohë më parë midis skuadrës maqedonase “Vardari” dhe asaj “Shkëndija” të shqiptarëve, në Kavadarc dhe kudo gjetkë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut. Pra, në vend që të inkurajohen sadopak arritjet për një bashkëjetesë normale, bëhet e kundërta. Aq më keq kur partitë politike, liderë të tyre, në forma të ndryshme i nxisin drejtpërdrejt ato. Të mos shkojmë më tej. Në ndeshjen që përmendëm në fillim të shkrimit, shikues dhe dëgjues i zellshëm pranë atyre të rinjve dhe korit antishqiptar ishte dhe kryetari i qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i Brendshëm dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Asnjë fjalë, asnjë reagim nga ata. Çfarë emri t’i vendosësh memecërisë së tyre? Retorikat e kryeministrit se, çka ngjau në Kumanovë “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vijnë”, mbeten fjalë në erë. Sepse, vështirë t’i ndahen rrugës së antishqiptarizmit.

Pak më shumë se një vit më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryeministri i sotëm që drejtonte partinë VMRO-DPMNE pas Nikola Gruevskit, tundte dhe shkundte kartën antishqiptare. Vetë ardhja e tij në krye të ekzekutivit pati për suport këtë kartë në rritjen e numrit të votave të maqedonëve, duke i dhënë fitore bindëse krahut nacionalist VMRO-DPMNE, deri atëherë në opozitë. Për fat të keq, investues deri diku në këtë fitore u bënë edhe shqiptarët, mbetur në rrugën e mbrapshtë të përçarjes, në vend të fuqizimit të përbashkët. Madje, këtij investimi i shërbeu edhe ndonjë lider i njohur i Kosovës, duke synuar defaktorizimin e shqiptarëve përballë potencialit të njohur të tyre në këtë republikë.

Ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE me në krye Mickoskin, vështirë t’i fashitë qëndrimet antishqiptare të tyre. Qeveria aktuale ka mbi pesëmbëdhjetë muaj në pushtet, pa folur për njëzet e katër vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001, por dhe si themel mbi të cilin ndërtohet shteti dhe ku plotësimit të të drejtave të shqiptarëve u hapej një dritë e re.

Pavarësisht atyre arritjeve që njihen jo gjithçka është realizuar. Mokra e paragjykimeve nuk është ndalur. Ajo frenon ndryshimet e duhura në Kushtetutën e vendit, shqiptarët, kur është fjala për disa vende elitare në institucione të ndryshme mbahen larg tyre, si në polici, në shërbimin informativ, në Akademinë e Shkencave etj. Çuditërisht, gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdohet t’i vihen ngarkesa të shumta negative. Ende me vlerësime të tilla “qytetarë të dorës së parë dhe të dytë”, kur në qeverinë e sotme bën pjesë dhe koalicioni i shqiptarëve “Vlen”?

Me urrejtjen ndaj shqiptarëve, Maqedonia e Veriut do të identifikohet si komb evropian? Shqiptarët, së toku me maqedonët e kanë treguar dhe e tregojnë se vetëm të bashkuar forcojnë shtetin e përbashkët dhe jo mbi kalbësirat e paragjykimeve që shfaqen jo rrallë dhe kërkojnë të dobësojnë vendin. Në rastin konkret, qeveria e Mickoskit, sikurse dhe të mëparshmet, janë të të gjithë qytetarëve: të maqedonëve, shqiptarëve dhe pakicave të tjera që jetojnë në këtë vend. Pa barazi të tyre, shteti nuk mund të funksionojë.

The post Nacionalizmi si antishqiptarizëm appeared first on Telegrafi.

“PD, biznesi familjar i Berishës”, Mërtiri: Në Kuvend me të njëjtën strategji të dështuar të “mosbindjes civile”

By: Rovena
5 September 2025 at 18:32

Gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News, analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, duke u ndalur te veprimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Mërtirit, Berisha po tenton të rikthejë të njëjtin skenar të “mosbindjes civile” të përdorur më parë në parlament, një strategji që ai e cilësoi si të dështuar dhe të drejtuar vetëm për të tërhequr vëmendjen publike.

Analisti thekson se pas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për humbjen dhe për të mos dhënë dorëheqjen, siç e kërkon ligji. Sipas tij, Partia Demokratike nuk funksionon më si një forcë politike demokratike, por është kthyer në një “biznes familjar”, ku mungojnë gara dhe zëra alternativë.

“Berisha do të përdorë të njëjtin skenar që ne e kemi parë në atë që quhej mosbindja civile në parlament. Nuk ishte një mosbindje civile, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e opinionit me zhurmë. Berisha kërkon që të kthejë të njëjtin skenar që e ka përdorur dukshëm të dështuar në betejën për votën e lirë. E gjitha është që një justifikim i Berishës, për të mos dhënë dorëheqjen, të cilën ai duhet ta japë me ligj, ndërkohë që duhet të japë edhe llogari për humbjen. Lideri duhet që të mbajë përgjegjësi. Kapja e partisë është aq  e madhe, saqë nuk lejon zëra ndryshe, garë brenda PD. PD tashmë nuk është më një parti, por një biznes familjar. Problemi që ka Berisha është besueshmëria”, tha analisti./abcnews.al

“Berisha jeton me ëndrra”, Mërtiri: Kërkon të shesë miqësinë imagjinare me Trump

28 August 2025 at 18:36

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij.

Doktori  duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, e cilësoi reagimin e Berishës si një përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi partinë dhe militantët përmes “shpresave të rreme”.

“Çfarë thotë sot, nuk thotë nesër. Berisha jeton me ëndrra. Kërkon të shesë miqësinë imagjinare me Trump. Përpjekja që ka bërë Berisha është që të mbajë militantët dhe partinë me shpresa të rreme. Po Lufton për të mbijetuar, sepse është një hap larg ndaj pensionimit të tij politik” – u shpreh Mërtiri.

Sipas tij, mungesa e rivalitetit politik në vend e ka dëmtuar thellësisht skenën politike, ndërsa theksoi se kryeministri aktual Edi Rama nuk rrezikon humbjen e zgjedhjeve për shkak të mungesës së një kundërshtari të besueshëm.

“Politika është vrarë, sepse nuk ka rivalitet. Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet. Nëse ai pranon zgjedhjet, pranon edhe humbjen dhe duhet të zbatojë statutin e partisë – që në rast humbjeje, kryetari duhet të largohet dhe nuk ka të drejtën e rikandidimit” – shtoi analisti.

Më tej, Ergys Mërtiri përmendi gjithashtu se në Partinë Demokratike ekziston një klimë “represive” ndaj zërave kritikë.

“Përjashtohet nga partia kush kërkon largimin e Sali Berishës”, theksoi ai./abcnews.al

Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

By: BIRN
18 August 2025 at 10:26

Nga Geri Emiri, Erjola Azizolli, Bardha Nergjoni dhe Xhevahir Zhabina Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për […]

The post Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike appeared first on Reporter.al.

Mërtiri: Duhet “Foltore” kundër Berishës! Bejko: Po të prevalojë ideali, dalin edhe kundër doktorit, por s’kanë këllqe

31 July 2025 at 20:56

Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se figurat e votuara në PD si Ilir Alimehmeti apo edhe Jorida Tabaku duke qëndruar pas Sali Berishës, nuk kanë për të fituar kurrë.

Gjatë intervistës, në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se duhet një “Foltore” kundër doktorit.

“Duke qëndruar pas doktori nuk kanë për të fituar kurrë. Alimehmeti nuk ka për të fituar kurrë. Duhet të bashkohen kundër doktorrit…Kështu si janë, janë thjesht vartës së një kauzë të humbur. Duhet foltore kundër doktorit”, tha Mërtiri.

Nga ana e tij eksperti ligjor Indrit Sefa, tha se i detyrohen demokratëve që të mbajnë një qëndrim dhe të bëjnë bashkë Partinë Demokratike që presin demokratët.

Ndërsa analisti Roland Bejko u shpreh se në rast se do të prevalonte ideali, atëherë figurat që morën më shumë vota nga demokratët, do të dilnin edhe kundër Berishës që shihet si figura që po e dëmton PD.

Pjesë nga biseda në studio:

Bejko: U mbështetën mbi parime, mbi moralin, ndërkombëtarët, moralin. Humbëm na mundi. Ne ikëm me njollën se u ndamë nga Saliu. Ndërsa Lapaj kishte avantazhin se ishin të rinj.

Mërtiri: Berisha nuk është i fortë. Në momentin që njerëzit perceptojnë se nuk e mund dot Ramës, atëherë nuk vlen. Ndaj duhet që forca të reja duhet të grumbullojnë të gjithë votat që mos shkojnë te Berisha.

Sefa: A i ke parë të gjithë eksponentët dhe që kanë marrë vota në listë të hapur. Thonë të ikin të gjithë, por ai jo (Berisha). Ai duhet të reformojë PD.

Bejko: Ky kontigjent votuesish nëse nuk do gjente Joridën, Alimehmetit, apo Aulon Kalanë, ose do qëndronin në shtëpi, por vota Berishës nuk do i jepnin. Pra në rast se këto vota që i kanë shkuar Lapaj dhe Shabanit për shkak se donin një figurë të re…po të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme Berisha po ndryshoi strategji, mund të kthehen votat, lëre pastaj po të ikën Berisha, mund të jetë edhe më mirë. Ata kanë marrë vota të demokratëve që janë për PD, por jo për Saliun. Po të prevalojnë interesat e idealit, del kundër Berishës, por kërkon këllqe dhe besim te vetja. Ata nuk kanë besim te vetja.

Sefa: Edhe për detyrimin që i kanë demokratëve, duhet të mbajnë një qëndrim për atë që ka ndodhur. Por ata kanë detyrimin të dalin përballë dhe të bëjnë PD.

/abcnews.al/

Doktori nuk pyet për statut, Mërtiri: Sindroma e një lideri që nuk ndryshon, praktikisht sot Berisha është i shkarkuar

By: Rovena
22 July 2025 at 18:42

Analisti Ergys Mërtiri ka bërë një koment të drejtpërdrejtë dhe kritik lidhur me situatën e brendshme në Partinë Demokratike dhe figurën e liderit historik të saj, Sali Berisha. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri analizoi zhvillimet e fundit politike në PD, duke theksuar se Berisha ka qenë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes, edhe kur formalisht nuk ka qenë në krye të partisë.

Sipas tij, Berisha ka ndërtuar një model të qëndrueshëm kontrolli personal mbi strukturat e PD-së dhe nuk ka treguar asnjë shenjë vullneti për t’u tërhequr nga skena politike, madje edhe në kushtet kur, sipas statutit të vetë partisë, ai konsiderohet i shkarkuar.

“Berisha ka qenë dhe do që të jetë i përjetshëm edhe kur vendosi Bashën kryetar ka qenë gjithmonë pas perdes. Berisha po tregohet qartë që është një lider që nuk pranon që të ikë nga politika në asnjë mënyrë, ai pranon të jetë edhe kur shkatërron partinë e vet. Nuk mund të ketë nen statuti që e largon, kur nuk e largojnë kushtet reale, nuk ka nen që e largon.”

Mërtiri solli në vëmendje edhe paradokset në qëndrimet e Berishës, të cilat sipas tij ndryshojnë në varësi të rrethanave politike, si dhe mungesën e reformës dhe modernizimit në parti për gati katër dekada. Ai theksoi se Partia Demokratike sot ndodhet në një krizë të thellë identiteti dhe funksionaliteti, pikërisht për shkak të qëndrimit të gjatë të një lideri të vetëm në krye.

“Statuti u fut në vitin 2021 kur futi Lulzim Bashën, dhe këtë gjë e tha me idenë që lideri i ardhshëm të mos ankohej për vjedhjen e zgjedhjeve, kurse tani që është vetë thotë që Bashës nuk ia vodhën dhe mua mi vodhën. Berisha nuk largohet edhe sikur zgjedhjet të ishin më të mirat që janë bërë ndonjëherë. Këto janë thjeshte sebepe, sepse statuti e thotë qartë. Praktikisht sot Berisha është i shkarkuar sipas statutit.  Berisha në 35 vite ka thënë që do e modernizojë partinë dhe këtë gjë nuk e ka bërë në 35 vite. Kjo është sindroma e një lideri që nuk ndryshon, ndërkohë që gjërat dhe koha ka ndryshuar. Këtu tregon që kjo parti ka një problem të madh reformimi, dhe sigurisht që nuk mund të reformohet kur mban për 35 vite të njëjtin lider. Kjo parti është zhytur në një pikë ku pikësëpari ka humbur arsyen.”

Në vijim, analisti trajtoi edhe tendencën e Berishës për të etiketuar si “armiq” apo “të shitur” çdo figurë që del jashtë rrethit të tij të ngushtë, përfshirë edhe persona apo institucione që në të kaluarën kanë qenë në favor të Partisë Demokratike. Si shembull, Mërtiri përmendi kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të cilin tha se ka marrë disa vendime që kanë përmbushur kërkesat e PD-së, por që gjithsesi është bërë objekt sulmesh nga Berisha.

“Berisha bën atë që ka bërë gjithmonë, akuzon këdo që i del përpara, këdo që nuk është në oborrin e tij dhe e konsideron të shitur. Në fakt Celibashi më shumë ka qenë në krah të PD, në çdo vendim që ka marrë. Celibashi hoqi votimin elektronik vetëm se e kërkoi PD. Po, Berisha këtë gjë ka bërë gjithmonë, ka sulmuar gjithmonë ata që i kanë shërbyer.”/abcnews.al

Debati për SPAK/ Bushati: Janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet! Mërtiri: SPAK ka goditur qeverinë!

By: M C
21 July 2025 at 22:05

Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me SPAK dhe hetimet për politikanët e lartë. Bushati tha se SPAK duhet të mbyllet nëse nuk heton Edi Ramën, ndërsa Mërtiri deklaroi se ka vend për kritika, por SPAK ka goditur politikanë nga të dy krahët politikë, madje tha se ka goditur më shumë te qeveria.

Debati:

Ergys Mërtiri: Për mua ndikon, edhe hetimi i Berishës në zgjedhje ka ndikuar, por ka ndikuar edhe hetimi i njerëzve të Ramës. Nuk mund të themi që SPAK ndikon kur heton Berishën, por nuk ndikon kur heton Veliajn. Ajo që ka provuar SPAK, është që kemi të bëjmë me dy palë hajdutë, të vjetërit dhe të rinjtë. Ky është mesazhi që ka nxjerrë publiku nga kjo. Kush ia ka fajin opozitës, që nuk reformohet dhe nuk largon ata persona që janë në hetim?

Andi Bushati: Jo nuk po flasim për opozitën, i ka të gjithë fajet opozita, por nuk po flasim për opozitën.

Ergys Mërtiri: Mos ta hetojë SPAK Berishën vetëm se është në krye të opozitës?

Andi Bushati: Në çdo studio, kur nuk ka argument thuhet “opozitë e poshtër”.

Ergys Mërtiri: Ne po themi që SPAK ka ndikuar në zgjedhje duke arrestuar. Nuk e mohoj që patjetër që hetimi që i bëhet kreut të opozitës ndikon në zgjedhje.

Andi Bushati: Shkatërroi parti me 100 e ca mijë vota. Ilir Metën, që parti personale është ajo.

Ergys Mërtiri: Unë nuk e quaj shkatërrim të opozitës që hetohet Meta.

Andi Bushati: Ikën ato vota.

Ergys Mërtiri: Të gjithë te Rama shkojnë këto? Ajo parti po vajti lideri në burg, këta pastaj shkojnë te Rama? Po ajo nuk qenka parti. Pra SPAK ka ndikuar që një klient i opozitës të ikë.

Andi Bushati: Po godite vetëm klientelistët e njërës palë, fiton ky klientelisti tjetër, kaq bën SPAK-u.

Ergys Mërtiri: Po godet më shumë klientelistët e palës në pushtet, ka futur me dhjetëra, qindra njerëz të Ramës në burg.

Andi Bushati: A e pe çfarë bëri Belinda Balluku në Fier? U dobësua pushteti? Rezultati i Fierit është korruptimi i opozitës dhe paaftësia e saj për t’u rinovuar, nuk është Belinda Balluku? Hajde hajdeeeee….. Mirë, po shkuam deri këtu…

Ergys Mërtiri: Jam dakord që mund të bësh kritika.

Andi Bushati: Unë nuk bëj kritika, se kritika është kur e respekton, unë them është mashë e Ramës, nuk e kritikoj, e denoncoj.

Ergys Mërtiri: Elementet që ti kap i merr si fakte të shitjes, ndërkohë unë po them që SPAK ka goditur të dy dhe më shumë qeverinë, por në kushtet kur qeveria dhe opozita janë të dyja të kompromentuara, fiton qeveria, sepse luhet mes dy palëve të korruptuara, pa moral dhe fiton ai që ësht ënë pushtet. SPAK nuk mundet ti lejojë vetes të mos e hetojë opozitën vetëm që ta lërë balancën nga krahu tjetër. Si do të hetohet Berisha, kur ai rri gjithë jetën në pushtet?

Andi Bushati: Kjo opozitë, e korruptuar, e parinovuar dhe me një fashist si Beleri fitoi zgjedhjet. Hyri SPAK, ia mori, bënë zgjedhje pas një viti e gjysëm dhe fitoi Rama. Këto janë zgjedhjet në Shqipëri.

***

Andi Bushati: Është skandal inceneratori? SPAK mund ta merrte Ramën një herë në pyetje? Gjënë më të thjeshtë.

Ergys Mërtiri: Supozojmë se SPAK ka frikë ta marrë.

Andi Bushati: Mbyllet! Mbyllet! Sepse ai është kryehajduti, po nuk kape kryebanditin, të mbyllet!

Ergys Mërtiri: Ti thua po nuk godite Ramën, je i shitur te Rama? Ç’është kjo? A ke shkallë të mesme ti nga e bardha te e zeza?

Andi Bushati: E di që jetojmë në një shoqëri që ësht tabu të mendosh se mund të merret Rama nën hetim. Për nderin e tij, thjesht ta merrte njehëre në pyetje, atë që i kërkon Albin Kurti, të mos e thërrasin në SPAK, t’i shkojnë në zyrë, ta respektojnë, por ta pyesin.

Ergys Mërtiri: Mendoj se mund të ketë edhe përshkallëzim, mund të shkojnë te Rama, por supozojmë se kanë frikë.

Andi Bushati: Janë minj bodrumesh pra.

Ergys Mërtiri: Ti thua ose je hero, ose mi bodrumesh, nuk ka asgjë midis heroit dhe frikacakut.

Andi Bushati: Bëj detyrën, ti si gazetar, po pate frikë të kritikosh Ramën, unë prap mi bodrumesh do të them, sepse njeriu kur del të bëjë një punë…

Ergys Mërtiri: Nuk është kështu, ai ka patur kurajon që shokët e Ramës, njerëzit e Ramës, projektet e Ramës, i ka çuar në burg.

Andi Bushati: Ahmetajn që i dha urdhër Rama.

The post Debati për SPAK/ Bushati: Janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet! Mërtiri: SPAK ka goditur qeverinë! appeared first on Albeu.com.

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

16 July 2025 at 22:28

Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator.  Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me […]

The post Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌